Tag: liqeni

  • Liqeni i kuq i Tanzanisë, një mrekulli natyrore

    Liqeni i kuq i Tanzanisë, një mrekulli natyrore

    Ngjyra e kuqe e liqenit Natron në Tanzani është si pasojë e disa baktereve që rriten në të, të cilat prodhojnë pigment të kuq. Ky fenomen verifikohet vetëm gjatë stinës kur përqendrimi i kripërave është mjaft i lartë, uji arrin një temperaturë deri në 60 gradë Celsius dhe nisin të rriten baktere e mikroorganizma, që e ngjyrosin në tonalitetet e së kuqes dhe portokallisë, në varësi të thellësisë së ujit, pavarësisht se maksimumi i saj është vetëm 3 metra.

    Janë të pakta gjallesat që mund të qëndrojnë në këtë liqen, pasi mjedisi ka një pehash 10.5, i ngjashëm me amoniakun, gërryen lëkurën dhe ndër speciet e vetme që rezistojnë të prekin në ujërat e tij, është një lloj pelikani, që është përshtatur për të qëndruar mbi të pasi gjymtyrët kanë një shtresë të dyfishtë mbrojtëse të lëkurës.

    Ndërsa nëse një kafshë apo organizëm i ngodhur bie në kontakt këtu, nuk dekompozohet, por balsamoset atumatikisht, pasi natron, përbërësi kimik ushtron një efekt mumifikues, duke i kthyer në statuja kripe.

  • Dinjiteti? Ah, i shkreti, trajtohet shpesh si pare xhepi!

    Dinjiteti? Ah, i shkreti, trajtohet shpesh si pare xhepi!

    Zija Çela

    Nga Zija Çela

    Çdo ditë njeriut i shtohet një plagë morale që ose ia bën vetes, ose ia bëjnë të tjerët. Megjithatë, ai ec dhe ec… Derisa vjen dita që një plagë e tillë mund ta vrasë, dhe kjo ndodh kur shkelmon dinjitetin.Dinjiteti?… Ah, i shkreti!

    Dinjiteti i personit është guri më i çmuar i njeriut, xhevahiri që për ta shitur gjen treg përherë, lehtësisht përherë, ndërsa për ta blerë kurrë dhe asnjëherë, veçse po të ketë qenë gur i rremë.Kur nuk e ke, dinjitetin s’ka pushtet që ta jep, por kur e ke, s’ta heq dot as edhe një mbret.

    Dinjiteti?… Ah, i shkreti, trajtohet shpesh si pare xhepi.

    ObserverKult

    Lexo edhe:

    FILMI I FUNDIT I GJERGJ XHUVANIT DO TË SHFAQET NË PEJË

    Në Kinemanë “Jusuf Gërvalla” në Pejë me datë 8, 9 dhe 10 shkurt duke filluar nga ora 19:00 do të shfaqet filmi “My Lake” (“Liqeni im”) me regji të Gjergj Xhuvanit.

    Pasi kishte mbaruar xhirimet e filmit “Liqeni im” në Shqipëri, Gjergj Xhuvani edhe pse vuante nga sëmundja e diabetit, në vapë gushti s’e ndali punën. Regjisori i njohur u nda nga jeta në sheshxhirim në moshen 56-vjeçare, në vitin 2019, nga një sulm në zemër! U nda nga jeta pikërisht në sheshxhirimin e filmit “Liqeni im” që po bënte në shtetin italian.

    Filmi ‘Liqeni im’, megjithëse është një rrëfim kinematografik në vetvete, është një histori e zakonshme, e natyrshme për realitetin e tij të jashtëzakonshëm, e panatyrshme për shoqërinë shqiptare.

    Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

    ObserverKult

  • Lura, perla e maleve shqiptare/ Shtatë sy të kaltër me qerpikë të gjelbër

    Lura, perla e maleve shqiptare/ Shtatë sy të kaltër me qerpikë të gjelbër

    “Shtatë sy të kaltër me qerpikë të gjelbër”…duhet të jetë ndër simbolikat më të goditura për këtë vend të mrekullueshëm. Lura është quajtur si perla e maleve shqiptare.

    Nga Gjergj Marku

    Historianë të huaj, kalimtarë e udhëpërshkrues, i ka lënë pa mend kjo bukuri e rrallë. Austriaku Stinmestz shkruan se “Pamja nën shkëmbin e Kunorës është kaq e këndëshme sa s’ka shoqe në tërë Shqipërinë”, ndërsa një mjeshtër projektesh sportive, që kishte ardhur të shihte këndej thotë se “për dy ditë isha në Zvicrën e Shqipërisë, aty ku Zoti ka falur shumë, ndërsa njeriu ka punuar pak”. Ndërsa aty nga viti 1908 Edit Durham do të shënonte në ditarin e saj se “kur dola në Qafë Lurë, pashë një fushë kaq të bukur, që nuk e kisha parë në asnjë vend të Ballkanit”.

    Si është në të vërtetë Lura? Mjafton të ngjitesh në Majën e Kurorës, 2121 metra e lartë, ku syri të kap një hapësirë të gjerë, para ke një “det” të tërë me male dhe lugina. Shikon prej këtu tërë vargun lindor të maleve që matanë kufirit që vijnë vargas: Kërçini, Skërteci, Korabi, Sosokoli, Gjallica e Lumës e deri malet e Hasit. Nga veriu shikon malet e Mirditës e të Shkodrës, kurse nga jugu, me një dylbi kundron edhe Durrësin deri thellë në det.

    Mbi 1800 metra ndodhet Guri i Neshtës, një shkëmb interesant, ndër shekuj prej andej janë shembur miliona metër kub gurë, këtu gjindet dhe Lerasi ku dëbora është gjithëstinore, një çudi më vete kjo. Poshtë Gurit të Neshtës vijnë një pas një liqenet e bukur të Lurës, ose “sytë e kaltër” të natyrës. Më duhet t’i përshkruaj këto liqene si të ishin para 15 vitesh në ekosistemin e plotë të tyre. Më i moçmi është Liqeni i Madh, rreth 8 ha, i veshur dikur rreth e rrotull me pisha. Në të tri anët e tij ka lëndina dhe kodrina të ngritura butas, kurse nga perendimi mali vjen e ngrihet thiktasi. Ç’mund të bëjë këtu dorë e njeriut, me motele e hotele, ngrehina alpine për rrotull tij dhe ato që mund të shtrihen me panela mbi ujët e pastër si këtu; rreth e qark ka burime uji të pijshëm.

    Ka legjenda të thurura kushedi se në ç’kohë ky liqen. Thonë se dikur jetonte këtu “e bukura e liqenit”, kjo dilte në breg dhe kur shihte njeri zhdukej në ujë. I zoti i Liqenit (lurasit i kanë vënë dhe emrin Kolë Koçeku), e diktoj dhe për ta zënë, mori një këmishë pa grykë, një pasqyrë dhe një krëhër, i vendosi aty ku ajo dilte.

    Një ditë ajo doli, mori pasqyrën dhe filloje të krihej, pastaj veshi këmishën. Kola i fshehur diku, tërhoqi litarin e lidhur në këmishë dhe e zuri të bukurën e liqenit, për ta çuar në shtëpinë e tij. Pas një kohe lindi djalë, por ajo nuk fliste. Dikush e mësoj Kolën, të tentonte të therte djalin, në atë momet “e bukura e liqenit” bërtiti fort. Ajo i tha Kolës që të priste një vit, atëhere të mirat do të vinin pa masë. Dhe ra e vdiq bashkë me djalin duke e nemun Kolën. Nuk e dij se si e ka mbledhur këtë gojëdhënë pasardhësi i Koçekëve, por sa herë kaloj m’atanë më duket se më shungullon në veshë ajo legjendë e hershme, të duket vetja se je në pritje të daljes nga uji të ndonjë zane!…

    Legjenda kanë në vetvete dhe liqenjtë e tjerë. Nuk mund të ngelnin këto bukuri akullnajore pa legjenda e gojëdhëna të atribuara. Në veri vjen Liqeni i Rrasave e pak më tutje ai i Lopëve, me një pamje shumë të bukur të rrethuar me livadhe e pyje. Mesi i tij është shumë i thellë, mendohet që këtu sipas gojëdhënave të përcjella, të jetë mbytur një lopë me 12 qe, ndaj mori këtë emër. M’atanë liqenit është Blaçi, një lëndinë shumë e bukur me ujëra të ftohta, ndërsa ujë i Krojit të Bardhë është shumë kurativ për gurët në veshka.

    Në jug të Liqenit të Madh vjen Liqeni i Bruçit, me një pamje përrallore nga sipër ku shquan uji i kristaltë, rrethuar me pisha dhe ahe të lartë. Po nga jugu vijnë liqeni i Hotit, ata të Kallabës dhe pak më tej Liqeni i Zi, me ngjyrë tepër të kaltërt dhe i rrethuar me pisha të dendura e lëndina ku buron dhe ujë i ftohtë. Nga liqenet lurasit marrin dhe ujin e bollshëm në dimër për të vënë në punë turbinat e dy hidrocentraleve të vegjël, njëri i shkatërruar tashmë, por që nuk para u qet gjë në dritë sa i përket furnizimit me energji elektrike, sepse ai që punon është i futur në rrjetin kombëtar.

    Ngrihesh pak më sipër dhe para ke një ndër “mrekullitë e botës”, një margaritar i vërtetë. Liqeni i Luleve, në mes të një lëndine të butë, mbushur me bar të jeshiltë dhe hijeshuar me lule të shumta shumgjyrëshe. Liqeni, sidomos në pranverë është i mbushur tej e tej me një lloj zambaku, një pamje mahnitëse. Pylli rreth e rreth ka qenë tepër i bukur, nuk mund të gjeje vend të dytë si këtu. Tërë ky brezar liqenesh dhe pyllnajesh ka qenë i jashtëzakonshëm, me pamje magjepsëse, dhe kështu ulesh deri poshtë në qendër Lurë. Pak më në jug të liqenit të Luleve vjen Fusha e Pelave, rreth 7 kilometra lëndinë e mrekullueshme.

    Prej kohësh duhet të jetë banuar ky vend, ose së paku të ketë patur fushime, madje gojëdhëna thotë se ky vend ka qenë vendqëndrimi dhe përgatitjeje usharake për kalorës dhe kuaj, ndaj dhe i mbeti ky emër. Rrënojat duken dhe sot atje. Po sipas gojëdhënës Filipi i Maqedonisë kishte qytezën verore për përgatitjet e tij luftarake këtu, ndaj vjen dhe një poezi e Murat Toptanit, ku thuhet: “…dimrit në Selanik zbriste/ Verën në Mat-Dibër qiste/ Aty ku i thonë qytet/ Ku përpiqen malet dhe retë.Afër këtyre lëndinave ndodhet qyteti i Varoshit, pranë kalsasë së Stelushit (Skëndërbeut). Zbulimet arkeologjike kanë nxjerrë një qytezë të vërtetë, ka mundësi që i biri i Filipit, Aleksandri i Madh, në kujtim të qyetëzës të të atit, i vuri emrin kryeqendrës së tij të re “Pela” afër Selanikut.

    Dhe kështu vijon Lura e bukur me luginën tjetër të gjelbëruar, Pllaun. Kjo luginë vijon deri sa ngushtohet dhe zbret në Sheun e Thatë ku është “kalaja e Skëndërbeut” dhe përballë saj në anën tjetër rri madhështor “Karakolli”, vendroja e kalasë, më tej zbresim në një gropë disa hektarë të rrethuar me shkëmbinj tejet të thepisur që quhet Xhaxhani.

    Këtu duket një gur i sheshtë disa metra katrorë, me një gropë ovale në mes, lurasit i thonë “dybeku i kafesë”. Mendohet se aty bluhej kafeja e Skëndërbeut. Ky vend këtu ka qenë dhe strehë e muhaxhirëve dibranë që ndiqeshin nga serbët. Prej këtu lurasit i merrnin në shtëpitë e tyre për t’i mbrojtur.Largohem nga Lura, ne mes legjendave, dhe epjes luriane per ta pare vendin e tyre me ate krenarine e dikurshme. Por jo me kete rruge pa rruge si deri me sot. Ata presin qe “premtimet rotacionale” te mbahen ndonjehere dhe Lura te “mesyhet” si dikur ne kohet e arta te saj nga shtegtare vendas e te huaj, sepse siç shkruante Homeri shqiptar At Gjergj Fishta, “nese nuk e ke pare Luren zere se nuk ke qene ne Shqiperi”!…

    ObserverKult

    Lexo edhe:

    ALI PODRIMJA E DESHI PA FUND ATDHEUN, SHQIPËRIA E TIJ NUK NDAHEJ NË VILAJETE…

  • Alarm në Fierzë/ Liqeni po zbrazet me ritme të shpejta çdo ditë, ndalet prodhimi i energjisë

    Alarm në Fierzë/ Liqeni po zbrazet me ritme të shpejta çdo ditë, ndalet prodhimi i energjisë

    Liqeni i Fierzës po shkon çdo ditë drejt niveleve kritike, duke rënë me mbi 40 centimetra në ditë vetëm gjatë javës së fundit.
    Aktualisht, niveli i ujit ka arritur në 268.28 metra mbi nivelin e detit, nga kuota maksimale prej 296.5 metrash.
    Për shkak të mungesës së prurjeve në Drin, rreth 30 metër kub në sekondë, asnjë nga katër turbinat e hidrocentralit nuk është në punë, çka ka sjellë ndalimin e prodhimit të energjisë në HEC-in më të madh të kaskadës.
    Rënia e shpejtë e nivelit ka zbuluar bazamentet e dy urave mbi Drinin e Zi, ndërsa liqeni po tërhiqet çdo ditë rreth digës së Fierzës.
    Sipas të dhënave, nëse situata vazhdon kështu, rreziku për afrimin me nivelet kritike është i lartë.
    “Pika e vdekjes” së HEC-it llogaritet në 242 metra mbi nivelin e detit. Korporata Elektroenergjetike Shqiptare po alternon prodhimin me hidrocentralet e Komanit dhe Vaut të Dejës, ndërsa nevojat për konsum po mbulohen me import energjie.
    Në kapacitetin maksimal, Liqeni i Fierzës mban rreth 2.7 miliardë metër kub ujë, por aktualisht i mungon gati dy e treta e kësaj sasie.
    Ditët e thata të fundit të gushtit pritet ta thellojnë më tej krizën hidrike në kaskadën e Drinit.

  • Perëndim në liqenin e Shkodrës, Rama ndan pamjet

    Perëndim në liqenin e Shkodrës, Rama ndan pamjet

    Liqeni i Shkodrës është një ndër atraksionet më të pëlqyera të turizmit në vend, si një ofertë argëtimi për pushuesit vendas dhe ata të huaj.

    Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale pamje nga perëndimi i diellit mbi liqenin e Shkodrës, i cili njëherësh është i pëlqyer edhe për sportet ujore.

    Liqeni i Shkodrës është më i madhi në gadishullin e Ballkanit dhe shtrihet në kufirin ndërmjet Shqipërisë dhe Malit të Zi. Ai cilësohet si një nga qendrat turistike më të rëndësishme të rajonit.

    Ky liqen është gjithashtu një nga zonat më të pasura në Evropë për biodiversitetin, me larmishmëri peshqish dhe shpendësh ujorë. Në Censin Ndërkombëtar të Shpendëve Ujorë për vitin 2025, Liqeni i Shkodrës u rendit në vendin e dytë me 23 899 individë, për numrin e specieve.

    Fauna e liqenit është e shumëllojshme dhe e pasur me 45 lloje peshqish e 270 lloje shpendësh. Këto shpendë përbëjnë 87% të gjithë Ornitofaunës të Shqipërisë.

    Një perlë e kësaj pasurie është pa dyshim pelikani, zogu më i madh në Europë. Pika më e thellë e liqenit është rreth 45 metra. Në skajin juglindor shtrihet qyteti i Shkodrës, nga i cili ka marrë edhe emrin./atsh/ KultPlus.com

  • Në Zogaj, në fshatin e gurtë të njerëzve të Liqenit, atje ku pamja deh si një magjepsje

    Në Zogaj, në fshatin e gurtë të njerëzve të Liqenit, atje ku pamja deh si një magjepsje

    Nga Albert Vataj
    Kryebashkiaku i Shkodrës, Benet Beci, përmes një postimi në mediat sociale na çon në Zogaj, atje në skaj ku pluskon e kuqëlimta e perëndimit liqenor. Atje, ku në verë Liqeni mbërrin deri te varkat dhe rrjetat, dhe në dimër shkumëzon zoritshim, duke e bërë më të thellë blunë e Liqenit të Shkodrës dhe më cingëritës erën që fishkëllen.Dhe ja ku jemi në Zogajn mistike, që fle dhe zgjohet më simfoni valësh. Na çon kjo video atje ku fshati struket në pjerrësinë e Taraboshit, ku mali i jep dorën liqenit dhe ku jeta merr frymë mes gurit, ujit dhe gjelbërimit. Zogaj është porta e heshtur e Shkodrës drejt një bote tjetër, ku Liqeni i madh i Shkodrës shtrihet e zgjatet, duke e marrë me vete shikimin dhe mendimin, deri në skajet ku fillon Kraja. Është sikur uji vetë të ketë një kujtesë, një thirrje të përjetshme, që lidh brigjet e liqenit dhe shpirtrat e njerëzve përtej tij.

    Shkallaret e gurta që të shpien te shtëpitë e peshkatarëve, shpërfaqin në këtë material video dhe në ëndjen e atyre që kanë shkuar deri atje tej, në skaj, atje ku nuk më harrohet kur im atë më thoshte se manat i kanë rrënjët mbi shkëmbinjë, bëjnë fruta të vegjël por të mjaltë, si zemra e banorëve të kësaj lartësie që sheh mbi idilikën e Liqenit.Ky vend, i thjeshtë e i thellë njëkohësisht, nuk është vetëm një hapësirë gjeografike, por një kujtim i gjallë i marrëdhënies së pandarë mes njeriut dhe natyrës. Zogaj, me varkat e tij, me rrjetat e shtrira mbi brigje dhe me qetësinë e vet të kristaltë, bëhet pasqyrë ku Shkodra e sotme shikon jo vetëm bukurinë, por edhe identitetin e vet më të thellë. Nga ky skaj, liqeni nuk përfundon, por nis të bëhet thirrje, të zgjerohet, të kthehet në një këngë që fton shikuesin të shohë përtej kufirit të vet dhe të ndiejë frymën e Krajës, që duket sikur pret nga horizonti si një jehonë e amshuar.Në këtë mënyrë, fjala e kryebashkiakut nuk është thjesht një promovim turistik, por një ftesë për të lexuar ndryshe peizazhin, për ta parë Zogajn si pikë ku Shkodra i shtrin rrënjët në ujë dhe i zgjaton degët në qiell, si vend ku gjeografia bëhet metaforë dhe kujtesa kthehet në poezi.Zogaj është një fshat që duket sikur ka lindur nga një marrëveshje e fshehtë midis malit dhe liqenit. Ai ngulitet në shpatin e Taraboshit si një stoli e bardhë e mbjellë mbi gjelbërimin e përjetshëm, ndërsa përballë, Liqeni i Shkodrës hapet i qetë, i gjerë, si një pasqyrë ku qielli dhe shpirti i vendit shihen njëri-tjetrin në sy. Rruga që të çon në Zogaj është e ngushtë, dredharake, por çdo kthesë hap një horizont të ri, një tablo ku peizazhi ndryshon ngjyrë, frymë dhe ritëm.Shtëpitë prej guri, me oborre të mbjella me fiq, ullinj e hardhi, janë si fole të heshtura ku banorët e kanë thurur jetën brez pas brezi. Çdo mëngjes, liqeni përthith hapa dhe shpresat e peshkatarëve që lundrojnë mbi të, ndërsa rrjetat që shtrihen mbi brigje për t’u tharë bëhen si perde të bardha, si krahë të shtrirë të një teatri të përjetshëm.Zogaj nuk është thjesht një fshat, është një ritëm i ngadaltë, një frymëmarrje tjetër. Është një vend ku cicërimat e zogjve bëhen melodi mbi heshtjen e liqenit, ku çdo gur i rrugicave ka dëgjuar hapa dashurie, lodhjeje e pritjeje. Ai ruan një qetësi që nuk është boshësi, por një thesar i mbushur me kujtime, me rrëfenja të ulëta në breg, me legjenda të thëna si nëpër dhëmbë nën hijen e Taraboshit.
    Sot, Zogaj është një portë e vogël për ata që kërkojnë të ikin nga ngutja e qytetit, një strehë ku koha ngadalësohet dhe bëhet më e ndjeshme. Aty ku peshku i liqenit shndërrohet në shije të pastër, ku shëtitjet në shpatet e malit bëhen lutje të qeta, dhe ku dielli, në çdo perëndim, digjet si një qiri i madh mbi pasqyrën e ujit.
    Zogaj është një poezi që nuk shkruhet me fjalë, por me dritë, ujë dhe gur. Ai është një vend ku njeriu e gjen veten jo si kalimtar, por si pjesë e një harmonie të madhe, që natyra e ka thurur me kujdes, si një këngë që nuk plaket kurrë.

  • Nuk kishte ndodhur kurrë më parë, ngrin liqeni i dytë më i kripur në botë

    Nuk kishte ndodhur kurrë më parë, ngrin liqeni i dytë më i kripur në botë

    Liqeni Issyk-Kul në Kirgistan nuk ngrin kurrë as në dimër

    Liqeni Issyk-Kul është një destinacion i preferuar pushimesh në Kirgistan dhe jo vetëm. Ky liqen vizitohet çdo vit nga mijëra turistë nga vende të ndryshme të botës.

    Issyk-Kul përkthehet si “liqen i nxehtë” në Kirgistan dhe ka marrë këtë emër për shkak se temperatura e ujit këtu nuk bie në minus as në dimër, kështu që liqeni nuk ngrin kurrë.https://www.youtube.com/embed/SVStWMCFYuk

    Por këtë vit diçka e pazakontë ka ndodhur liqeni ka ngrirë për shkak të temperaturave ekstreme. Një vendas që foli për agjencinë e lajmeve  Reuters u shpreh se ai dhe fqinjët e tij nuk e kishin parë kurrë liqenin të ngrinte.

    “Akulli  ka shkuar në rreth 150 metra nga bregu në qendër të liqenit. Kishte gurë të mëdhenj akulli, por të gjithë janë copëtuar. Në disa vende akulli  është 1.5 metra i trashë. Ne, vendasit nuk kemi parë kurrë diçka të tillë. Është diçka  e re për ne”.

    Liqeni ndodhet në një lartësi prej 1608 metrash mbi nivelin e detit dhe zë vendin e shtatë në listën e liqeneve më të thellë në botë është i dhjeti më i madhi për nga vëllimi dhe liqeni i dytë i kripur në botë.

    Klan News

  • 7 udhëtimet e reporterit Reuben Henry Markham nëpër shqipëri rrëfyer në gazetën amerikane më 1931

    7 udhëtimet e reporterit Reuben Henry Markham nëpër shqipëri rrëfyer në gazetën amerikane më 1931

    “The Christian Science Monitor” ka botuar, të premten e 20 shkurtit 1931, në ballinë, rrëfimin e dytë të reporterit amerikan Reuben Henry Markham rreth 7 udhëtimeve që ai ka realizuar asokohe nëpër Shqipëri, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet blogut të tij “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :

    Drini, i padisiplinuari i Shqipërisë, duhet të kontrollohet në regjimin modern të rendit dhe ligjit

    Burimi : The Christian Science Monitor, e premte, 20 shkurt 1931, ballinë

    Kullat e rrënuara të bëhen shtëpi

    Fiset e kullave do të kenë shkolla, rrugë dhe gjykata

    Korrespondenti i stafit të The Christian Science Monitor

    Shkodër, Shqipëri — Shkodra, ose siç quhet zakonisht në botën perëndimore Scutari, ka qenë prej kohësh një qytet sovran, megjithëse tani është rrëzuar, ose të paktën reduktuar në gradën e një princeshe modeste.

    Ajo ndodhet në skajin veriperëndimor të Shqipërisë në skajin e poshtëm të një liqeni që mban të njëjtin emër. Liqeni dhe qyteti bashkëjetojnë me vështirësi, sepse është një trup ujor me temperament, edhe nëse nuk është plotësisht përgjegjës për dëmet që shkakton.

    Këtu është një lumë që “ngacmon” gjithë rrethin. Quhet Drin, por mendoj se duhet të quhet Drin Pasha, pasi u ngjan pushtuesve të egër të vjetër, të cilët vendosën fortesa në të gjitha këto kodra dhe për shekuj me radhë morën haraç nga tokat përreth.

    Drini, i cili përshkon gjithë Shqipërinë, është i egër dhe i furishëm në pjesën më të madhe të rrjedhës së tij dhe ka një mënyrë të çuditshme dhe të pakëndshme për të dalë në det. Deri para një gjysmë shekulli më parë, ai thjesht përshëndeti kalimthi qytetin e Shkodrës, dërgoi përshëndetje për liqenin afër, u kthye në jug dhe derdhej i qetë në Adriatik përmes një duzinë degësh (grykësh), të cilat nuk i shkaktuan askujt dëm. Por gjatë një pranvere jashtëzakonisht të lagësht, ai doli nga shtrati dhe nxitoi në lumin e shkurtër të Bunës që mbart ujërat e liqenit të Shkodrës.

    Grumbullon tonelata zhavorri

    Dhe ky rezultoi të ishte një nga pushtimet më shkatërruese që ka pësuar ndonjëherë kjo luginë, e mësuar prej kohësh të shkelej nga këmbët e pushtuesve. Sepse kanali i vogël modest i Bunës nuk ishte aq i madh dhe as i thellë sa duhet për Drinin e egër të vjetër.

    Duke mbledhur tonelata zhavorri dhe rërë në rrugën e tij nëpër më shumë se 100 milje male, ai i derdhi të gjitha në shtratin e tij të ri, duke e mbushur atë shpejt, në mënyrë që ujërat të mos arrinin në det.

    Megjithatë Drinit plak nuk i interesonte asgjë për këtë; asgjë nuk mund ta ndalonte atë. Nëse do të ishte në gjendje ta drejtonte tufën e tij të shkumëzuar e të leshtë nëpër malet më të padepërtueshme të Ballkanit, me siguri do t’u gjente një shtëpi (stan) në fund dhe meqenëse nuk mund t’i fuste në liqen.

    Por atje nuk ka vend për to; liqeni është plot pa to. Rrjedhimisht në stinë të caktuara bëhet pothuajse një det; ai shtrihet në të gjitha brigjet e saj, mbulon pemët në breg, dërgon qindra fshatarë në male, pret tregjet në rrugët e Shkodrës dhe madje pushton gjysmë duzine qytetesh jugosllave, si çdo pasha tjetër pushtues, duke bërë një çështje ndërkombëtare për këtë.

    Kështu Drini i vullnetshëm i shqetëson mjaft diplomatët dhe kur ata e qortojnë, ai përgjigjet se fillon në Jugosllavi dhe ka të drejtë të mbarojë aty nëse do, duke pretenduar se në pasaportë ka vetëm një vizë tranziti shqiptare.

    Megjithatë, kjo është konsideruar si një përgjigje shumë e pakënaqshme dhe do të merren masa për të kulluar Bunën dhe për të mbajtur brenda kufijve rrjedhën e padisiplinuar. Duhet të mësojë se ligji dhe rendi sundon në Shqipërinë e re.

    Këtë e ka mësuar vetë Shkodra. Për shekuj ishte një zonë e vogël autonome dhe shërbeu si kështjella e shumë zotërve të fuqishëm. Është e njohur në mbarë Ballkanin. Zotërit e saj dominonin dikur pjesë të Malit të Zi, të gjithë Shqipërinë veriore dhe pjesën më të madhe të Maqedonisë. Ata shkëmbenin me Kostandinopojën, Venedikun dhe Vjenën.

    Përzierje e shumë racave

    Shkodra ka shumë ngjyra, një qytetërim të caktuar, një farë begatie. Të gjitha gjuhët fliten në të, të gjitha monedhat kalojnë këtu. Në të përzihen shumë raca. Qytetarët e saj udhëtojnë shumë larg, kthehen dhe enden përsëri. Në dyqane shiten mallra të huaja.

    Disa nga shkollat e saj janë të shkëlqyera dhe sigurisht që ka qenë një qendër jetike e kulturës shqiptare. Por ajo ka qenë viktimë e kapriçove dhe çrregullimeve. Liqeni mbi të cilin është ulur është i padisiplinuar, lumi që vërshon pranë saj është shkatërrues; kështjellat shkëlqejnë nga të gjitha majat rreth saj, malet madhështore që e rrethojnë kanë qenë foletë e Robin Hoods-ve më të guximshëm të Evropës. Dhe gratë në të, madje edhe të krishterët, përzihen me ndrojtje me fytyra të mbuluara ose të shmangura.

    Shqipëria e re nuk mund të ndërtohej në krahët e këtyre maleve të egra, në hijen e despotëve. Shkodra është e rrethuar si Orienti dhe e kërrusur nën një të shkuar të rrëmujshme. Është një qytezë e pashallarëve me mjekër të thinjur.

    Por tani Shqipëria është e re dhe virile, me fytyrë të pambuluar dhe shpatulla të ngritura. Pra, ka një mbret të ri, ka ndërtuar një kryeqytet të ri në fusha të hapura dhe shikon nga perëndimi. Burrat e fisit të Shkodrës do të fitojnë rrugë, shkolla, gjykata dhe rend, lumenjtë do të kthehen në shtëpi dhe rinia do të flakë peshën e përkuljes së epokave kaotike skllavëruese.

  • Njihuni me qytetin “e varrosur” 100 metra nën Liqenin e Ohrit (FOTO)

    Njihuni me qytetin “e varrosur” 100 metra nën Liqenin e Ohrit (FOTO)

    Liqeni i Ohrit llogaritet si një nga liqenet më të vjetra në mbarë botën. Mosha e tij llogaritet të jetë 2 deri më 5 milion vjet. Liqeni u krijua nga një shembje e tokës. Këtë e vërtetojnë aktivitetet e shumta tektonike si dhe ekzistenca e një mali prej 100 metrash nën nivelin e liqenit. Liqeni i Ohrit eshte nje nga terheqjet e shumta per turiste vendas dhe te huaj.

    Kur Zoti krijoi Liqenin e Ohrit, ai tha: “Kam krijuar vendin më të bukur në botë, por njerëzit janë shumë mëkatarë për të jetuar në paqe në brigjet e këtij liqeni. Pra, unë do të dërgoj një përbindësh. Askush nuk e dinte se çfarë përbindëshi ishte, por të gjithë ishin të frikësuar dhe askush nuk kishte guximin të jetonte pranë liqenit. Një ditë, një djalë i quajtur ‘Strugë’ shkoi drejt liqenit dhe u zhyt në ujë për t’u përleshur me përbindëshin. Ishte një luftë deri në vdekje. Në fund të saj, përbindëshi e fitoi betejën dhe e përpiu të riun. Pas kësaj ngjarje njerëzit e zonës vendosën të sfidojnë përbindëshin. Ata gjetën guximin për të ndërtuar një fshat në bregun e liqenit, duke e quajtur atë, në nder të heroit, Strugë.

    Ekziston edhe një histori e vërtetë nga pala shqiptare. Ajo flet për një qytet të varrosur nën Liqenin e Ohrit që i përket fisit Enkelejdas të Ilirisë. Mbetjet e këtij qyteti gjenden nën ujë. Legjenda thotë se një tërmet, shkaktoi zhytjen e qytetit nën ujë. Legjendat e bëjnë këtë liqen të vjetër edhe më interesant./bota.al