Tag: liqeni

  • Rolling Hills Liqeni, vendndodhja e biznesit tuaj të ardhshëm

    Rolling Hills Liqeni, vendndodhja e biznesit tuaj të ardhshëm

    Vitet e fundit periferia e Tiranës ka njohur një zhvillim të jashtëzakonshëm, ku zona e Farkës është shndërruar në një nga destinacionet më tërheqëse për investime. Vetëm pak minuta larg qendrës së kryeqytetit, ajo ofron një mjedis natyror unik buzë liqenit, ajër të pastër dhe peizazhe të gjelbëruara. Përmirësimi i infrastrukturës dhe lidhjet e shpejta me pikat kryesore të qytetit e kanë pozicionuar Farkën si një zonë të sigurt edhe për zhvillime afatgjata.

    Në këtë realitet, projekti Rolling Hills, spikat si një alternativë e kompletuar, duke kombinuar banimin me shërbimet e integruara dhe ambientet e gjelbëruara. Me një shtrirje prej 300,000 m² dhe një komunitet që pritet të arrijë deri në 4,000 banorë, kompleksi është konceptuar për të ofruar një mënyrë jetese ekskluzive, ku qetësia e natyrës bashkohet me komoditetin modern. Vilat dhe apartamentet premium janë projektuar sipas standardeve më të larta arkitektonike, ndërsa Parku Rekreativ brenda kompleksit do të ofrojë hapësira të dedikuara për sport, relaks dhe aktivitete në natyrë, duke krijuar një stil jetese aktiv dhe të shëndetshëm.

    Brenda këtij vizioni, Piazza përbën elementin inovativ që do ta kthejë Rolling Hills Liqeni në një destinacion të frekuentuar jo vetëm nga banorët, por dhe nga vizitorët. E menduar si qendra komerciale dhe sociale e kompleksit, Piazza do të ofrojë shërbime, argëtim dhe mundësi biznesi me potencial të lartë të kthimit të investimit. Pozicionimi i saj në qendër të rezidencës dhe lidhja direkte me Lungolagon e Liqenit të Farkës, garantojnë lëvizje të vazhdueshme vizitorësh, duke e kthyer atë në një pikë referimi për jetën ekonomike dhe sociale të zonës.

    Hapësirat komerciale të Piazza-s janë konceptuar për të mbuluar një gamë të gjerë shërbimesh që variojnë nga supermarketet, farmacitë dhe dyqanet, tek baret, restorantet, palestrat dhe qendrat SPA. Infrastruktura e projektit është e detajuar për të siguruar funksionim efikas të çdo biznesi, me parkime të dedikuara për klientë dhe furnitorë, ashensorë të veçantë për mallra dhe vizitorë, akses të garantuar për persona me aftësi të kufizuara, si dhe administrim dhe siguri 24/7.

    Piazza në Rolling Hills Liqeni nuk do të jetë thjesht një qendër shërbimesh, por një hapësirë dinamike ku komuniteti takohet, ndërvepron dhe ndërton një tjetër stil jetese. Më shumë se një hapësirë komerciale, Piazza është garancia e një investimi të sigurt dhe afatgjatë, që ngrihet në qendër të zhvillimit të ri, që po përcakton të ardhmen e zonës së Farkës.

  • Zbardhet ngjarja te Liqeni i Thatë/ Efektivi dhe bashkëshortja po udhëtonin me motor kur u përplasën ( EMRI)

    Zbardhet ngjarja te Liqeni i Thatë/ Efektivi dhe bashkëshortja po udhëtonin me motor kur u përplasën ( EMRI)

    Zbardhet emri i autorit të ngjarjes te Liqeni i Thatë. Raportohet se autori i arrestuar është 31-vjeçari Imer Krrashi.
    Ndërkohë policia bën me dije se 31-vjeçari ka tentuar arratisjen pasi blutë i kanë bërë shenjë të ndalojë sepse do t’i nënshtrohej një kontrolli.
    “31-vjeçari ka vijuar lëvizjen me shpejtësi duke perplasur disa automjete dhe 1 motomjet. Si pasojë është dëmtuar drejtuesi dhe pasagjeri në motomjet, të cilët ndodhen në spital”, njofton policia.
    Tiranë/Informacion paraprak
    Rreth orës 12:30, tek Liqeni i Thatë, Forca e Posaçme “Shqiponja” i kanë bërë shenjë ndalimi automjetit me drejtues shtetasin Imer Krrashi, 31 vjeç, pasi kishin marrë informacion se 31-vjeçari qarkullonte me armë zjarri.
    Pas ndalimit, në momentin që shërbimet e Policisë i kanë bërë të ditur se ndaj tij dhe automjetit do ushtrohej kontroll, 31-vjeçari ka vijuar lëvizjen me shpejtësi duke perplasur disa automjete dhe 1 motomjet. Si pasojë është dëmtuar drejtuesi dhe pasagjeri në motomjet, të cilët ndodhen në spital.
    Pas një ndjekje intensive u bë ndalimi i automjetit. Gjatë kontrollit të automjetit i është gjetur një armë zjarri pistoletë.
    Infomacion më të detajuar do të jepet në përfundim të veprimeve proceduriale.

  • Rama na çon te “thesari natyror i Veriut”, Liqeni i Shkodrës

    Rama na çon te “thesari natyror i Veriut”, Liqeni i Shkodrës

    Në një postim që tingëllon si një kartolinë poetike nga zemra e Veriut, Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamje magjepsëse nga Liqeni i Shkodrës, të cilin e ka quajtur me të drejtë “thesari natyror i Veriut”. Por më shumë se një peizazh, ky liqen është një gjendje shpirtërore – një vend ku heshtja e natyrës flet më shumë se fjalët, dhe ku gjallëria e aktiviteteve nuk prish paqen, por e pasuron atë.

    Në videon e ndarë, lundrimi me kanoe mbi ujërat e qetë të liqenit shfaqet si një ritual i përbashkët mes njeriut dhe natyrës. Çdo goditje e lehtë e vozitës është një përqafim me sipërfaqen e kaltër, një ftesë për të ndalur kohën dhe për të dëgjuar frymën e liqenit. Për turistët, kjo nuk është thjesht një aktivitet, është një udhëtim drejt vetes, një meditim në lëvizje, një aventurë pa zhurmë.

    Liqeni i Shkodrës nuk është vetëm një destinacion, është një univers i hapur, ku mund të shijosh; pushimin e qetë nën hirin e maleve që zgjatojnë brigjeve; aventurën e gjallë përmes sporteve ujore dhe eksplorimeve natyrore; kulturën e rrënjosur në qytetin që i jep emrin, ku historia dhe mikpritja janë të pashkëputura, por edhe një prej habitateve më të veçanta të shpendëve migratorë.

    Ky liqen, më i madhi në Gadishullin e Ballkanit, është gjithashtu një nga zonat më të pasura në Evropë për biodiversitetin, me 270 lloje shpendësh dhe 45 lloje peshqish, ku pelikani madhështor fluturon si një kujtesë e bukurisë së egër dhe të paprekur.
    Në këtë vend, çdo vizitor bëhet poet, çdo pamje është një varg, dhe çdo përjetim është një strofë e re në këngën e Shkodrës, në romantikën e kësaj hijeshije që shpërfaqet e bukur dhe e qetë, befasuese dhe e adhurueshme, siç është vetë shpirti i këtij qyteti dhe zemra e banorëve të saj.
    Albert Vataj

  • Rishfaqet fshati i ‘humbur’, po thahet liqeni që furnizon me ujë miliona banorë të Athinës

    Rishfaqet fshati i ‘humbur’, po thahet liqeni që furnizon me ujë miliona banorë të Athinës

    Pamje dramatike kanë dalë në sipërfaqe në Morno, burimin kryesor të ujit për Athinën, ku nga mungesa e reshjeve është rishfaqur fshati i dikurshëm Kallio, i cili kishte mbetur i zhytur në ujërat e liqenit artificial për dekada.

    Fotot tregojnë rrënojat e fshatit që deri pak kohë më parë mbuloheshin totalisht nga uji, duke shërbyer si një sinjal alarmi për nivelin kritik të rezervuarit.

    Sipas të dhënave të Meteo.gr dhe Observatorit Kombëtar të Athinës, më 9 shtator 2025, sipërfaqja e liqenit u mat në vetëm 8,9 km², shifra më e ulët që prej vitit 2014 kur nisën matjet satelitore nga Sentinel-2.

    Për krahasim, në shtator 2024 liqeni kishte një sipërfaqe prej 11,4 km², ndërsa në vitin 2023 arrinte në 15,3 km², që është edhe mesatarja e dekadës. Aktualisht, rezervuari ndodhet vetëm në 58% të nivelit mesatar të dhjetë viteve të fundit.

    Ekspertët paralajmërojnë se situata është jashtëzakonisht e rrezikshme për furnizimin me ujë të Athinës, duke theksuar se mungesa e reshjeve dhe valët e zgjatura të thatësirës mund të çojnë në probleme të mëdha për miliona banorë

  • Liqeni ndotet nga ujërat e zeza/ KLSH evidenton mosfunksionimin e zgjidhjes së situatës së krijuar në Tiranë

    Liqeni ndotet nga ujërat e zeza/ KLSH evidenton mosfunksionimin e zgjidhjes së situatës së krijuar në Tiranë

    Përballë Tiranës urbane, “mushkëria e gjelbër” e qytetit po ndotet nga ujërat e zeza.

    Liqeni Artificial i Tiranës i cili prej vitesh mbledh mijëra shqiptarë si edhe të huajë përreth tij, po dëmtohet nga shkarkimet e ujërave nga bizneset të cilat operojnë në të.
    Ky shqetësim është ngritur nëpërmjet një auditimi nga Kontrolli i Lartë i Shtetit i cili vë në dukje se strutkurat përgjegjëse publike janë në dijeni të rastit por pa rezultat në marrjen e masave.
    “Edhe pse nga strukturat shtetërore është evidentuar që në muajin tetor 2024 (pra rreth 6 muaj më parë) se në Liqenin Artificial të Tiranës ka shkarkime të ujërave të ndotura urbane të patrajtuara, aktualisht përveç korrespondencave shkresore, nuk janë marrë masa konkrete për evidentimin e shkaqeve dhe shkaktarëve të ndotjes, marrjen e masave për ndërprerjen e menjëhershme të shkaqeve që shkaktojnë ndotje, si dhe përmirësimin e situatës mjedisore në liqenin artificial të Tiranës. Bashkëpunimi ndërinstitucional për zgjidhjen e problematikës nuk ka funksionuar, fakt i shprehur edhe nga vetë strukturat e APR gjatë auditimit.”
    KLSH thekson në dokument se kjo situatë ka ardhur si pasojë e moskoordinimit mes institucioneve lokale dhe qendrore të pranuara dhe nga vet Agjencia e Parqeve dhe Rekreacionit.  Ndonëse janë realizuar dhe tendera pastrimi përsëri nuk kanë patur si qëllim menaxhimin e ujërave të zeza dhe reduktimine  tyre.
    “Për periudhën objekt auditimi 2021–2024, Agjencia e Parqeve dhe Rekreacionit ka shpenzuar mbi 10.6 milionë lekë për pastrimin e basenit të Liqenit Artificial të Tiranës. Ky pastrim ka konsistuar vetëm në pastrim mekanik, pra heqje e plastikave nga sipërfaqja e liqenit, e bimësisë së tepërt, etj., por jo i lidhur me reduktimin/ eliminimin e elementëve që shkaktojnë ndotje në ujin e liqenit, të cilët janë në nivele të larta.”
    Liqeni Artificial i Tiranës nuk ka një sistem qarkullues uji, por furnizohet vetëm me prurjen e shirave. Auditimi tregon se parkut i mungon rrjeti i kanalizimeve dhe subjektet private që operojnë aty përdorin zgjidhje individuale, si gropa septike, të cilat nuk monitorohen nga asnjë institucion.

    Top Channel

  • Faik Konica: As bukë, as brekë s’ju lanë, ju punoni, ata hanë!

    Faik Konica: As bukë, as brekë s’ju lanë, ju punoni, ata hanë!

    Faik Konica

    Poezi nga Faik Konica

    O të humbur shqipëtarë,Seç qenkeni për të qarë!

    Për të qar’ e për të sharë,Për të shar’ e për të vrarë!

    Armiqtë mbë dhé ju hodhnë,Dhe ju shtypnë sa u lodhnë!

    Sa u lodhn’ e sa ju ngopnëJu gdhendnë edhe ju rropnë.

    As bukë, as brekë s’ju lanë,Ju punoni, ata hanë!

    Nuk ju lan’ as pakë nderëQ’e kini pasur përherë.

    As nder, as turp, as gjak s’kiniUnjni kryet dhe po rrini.

    I duroni vet armiqtë;Prisni vdekjen apo vdiqtë?

    Shërbëtorë t’Anadollit,Kleçk e lodra të Stambollit.

    Në mos u shove fare,Ndizu, zemra shqipëtare!

    O shqipëtarë barkzbrazur,Fustançjerr’ e këmbëzbathur

    Zemërohuni një herë,Mprehni kordhët për të prerë,

    Mprehni kordh’ e mprehni pallëTë ju ndritin yj mi ballë,

    Ti frikësoni zuzarëtÇ’i shuan shqipëtarët,

    E në vend tuaj të rroniSi të doni e si të thoni!

    ObserverKult

    Lexo edhe:

    FAIK KONICA: MARTESA E SKËNDERBEUT

    JA ÇKA THOSHTE FAIK KONICA PËR FLAMURIN KOMBËTAR

    KUR FAIK KONICA SHKRUANTE PËR POEZINË E EQREM ÇABEJT

    Lexo edhe:

    FAIK KONICA: NATA PO AFROHET…

    Nata po afrohet. Drita e ditës tretet dalë nga dalë: e mbi tjegullat e shtëpive, mbi rrasat e gurëve, mbi fletët e pemëve, përmbi trupat e epta të çupave që shkojnë, një ngjyrë manushaqe – një ngjyrë gushëpëllumbi, si thonë në ca male tona – shtrihet e i mpshtjell.

    Mbasandej, pak nga pak manushaqet shfletohen. Hijet bëhen të dendura, me të zeza. Njëri pas tjetrit, yjtë çpojnë qiellin, e pikojnë dritë. Nata u afrua. Nata erdhi.

    E kur afrohet nata, kur vjen nata, më pëlqen të vete të rri anës liqenit. S’është si liqeni i Ohrit me ujra të kulluara si të një rrëkeje, si liqeni i Janinës që shkëlqen si një fushë e shtruar me pasqyra, si liqeni i Shkodrës, det i vogël i rrahur tej e këtej nga lundra të metshme sa Shkodra e në anë të cilit gjallojnë malsorë të rreptë.

    Tekstin e plotë e gjeni KETU

    ObserverKult

  • Rama ndan pamje nga Liqeni i Komanit dhe Lumi i Shalës: “Tajlanda e Europës” që magjeps turistët

    Rama ndan pamje nga Liqeni i Komanit dhe Lumi i Shalës: “Tajlanda e Europës” që magjeps turistët

    Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka ndarë mëngjesin e së martës pamje mahnitëse nga Liqeni i Komanit dhe Lumi i Shalës, dy prej destinacioneve më të njohura të turizmit malor në Shqipëri.

    Pamjet pasqyrojnë madhështinë e maleve që rrethojnë liqenin, i cili shtrihet mes tyre dhe u ofron vizitorëve eksperiencën unike të lundrimit gjatë gjithë vitit. Ndërkohë, Lumi i Shalës – i quajtur nga mediet ndërkombëtare “Tajlanda e Europës” – spikat me ujërat e tij kristaltë dhe natyrën e paprekur, transmeton KultPlus.

    “Pamje nga Liqeni i Komanit e Lumi i Shalës, mikpritës të mijëra vizitorëve që shijojnë përvojat e turizmit malor”, shkroi Rama në rrjetet sociale.

    Këto dy atraksione në veri të vendit ofrojnë një gamë të gjerë përvojash: lundrim me varkë apo kanoe, ngjitje në majat përreth me panoramë spektakolare, zhytje në ujërat e Shalës, si dhe ushqime tradicionale në bujtinat vendase.

    Liqeni i Komanit, i krijuar si rezervuar në vitin 1978, shtrihet përgjatë 34 kilometrave nga fshati Koman deri në Fierzë dhe njihet për biodiversitetin e tij, me mbi 13 specie peshqish dhe amfibësh. Udhëtimi me traget ose kanoe përgjatë liqenit konsiderohet një nga eksperiencat më të veçanta të udhëtimit në Shqipëri.

    Nga ana tjetër, Lumi i Shalës buron nga Alpet dhe rrjedh për 37 kilometra, duke tërhequr çdo vit një numër gjithnjë e më të madh turistësh vendas e të huaj, falë ujit të tij të kaltër, troftës së famshme dhe mikpritjes tradicionale të zonës./KultPlus.com

  • Rama: Liqeni i Komanit e Lumi i Shalës, mikpritës të mijëra vizitorëve

    Rama: Liqeni i Komanit e Lumi i Shalës, mikpritës të mijëra vizitorëve

    Kryeministri i vendit, Edi Rama, ka publikuar në rrjetet sociale pamje nga Liqeni i Komanit dhe Lumi i Shalës, si dy prej destinacioneve me të pëlqyera të turizmit malor në Shqipëri.
     “Pamje nga Liqeni i Komanit e Lumi i Shalës, mikpritës të mijëra vizitorëve që shijojnë përvojat e turizmit malor”, shkruan Rama.
    Lumi i Shalës, i cili derdhet në liqenin e Komanit, është përshkruar nga ndërkombëtare si “Tajlanda e Europës” për bukuritë e tij natyrore.
    Lumi i Shalës buron në rrëzë të Alpeve dhe ka një gjatësi prej 37 kilometrash, nga maja e Radohinës deri në derdhjen e tij në Drin. Ai dallohet për ujin me ngjyrë të kaltër të thellë dhe të ftohtë, për shkëmbinjtë e thepisur që e rrethojnë dhe për shumëllojshmërinë e peshqve që strehohen në të, ku më i përhapuri është trofta.

  • Rama ndan pamjet: Liqeni i Komanit e Lumi i Shalës, mikpritës të mijëra vizitorëve

    Rama ndan pamjet: Liqeni i Komanit e Lumi i Shalës, mikpritës të mijëra vizitorëve

    Kryeministri Edi Rama ndau mëngjesin e së martës, 2 shtator, pamje nga Liqeni i Komanit dhe Lumi i Shalës, dy prej destinacioneve më të pëlqyera të turizmit malor në Shqipëri.
    Pamjet pasqyrojnë madhështinë e maleve që rrethojnë liqenin, i cili shtrihet mes tyre dhe u mundëson vizitorëve të shumtë vendas e të huaj lundrimin gjatë gjithë vitit, i shoqëruar me pamje magjike. Ndërkohë, Lumi i Shalës, që derdhet në liqenin e Komanit, është cilësuar nga mediet ndërkombëtare si “Tajlanda e Europës” për bukuritë e tij natyrore.
    “Pamje nga Liqeni i Komanit e Lumi i Shalës, mikpritës të mijëra vizitorëve që shijojnë përvojat e turizmit malor”, shkruan Rama në rrjetet sociale.
    Këto atraksione në veri të vendit ofrojnë për turistët eksperienca të shumta: eksplorim me varkë, ngjitje në majat përreth me panoramë mbresëlënëse, zhytje në ujërat e kristalta të Shalës, si dhe ushqime tradicionale në bujtinat e zonës.
    Liqeni i Komanit është një rezervuar në lumin Drin, që ushqehet nga lumenjtë Shala dhe Valbona. Shtrihet në një sipërfaqe prej 34 kilometrash, nga fshati Koman gjatë gjithë rrugës deri në fshatin Fierzë. Ky liqen është shtëpia e 13 specieve të ndryshme të peshkut dhe amfibëve.
    Liqeni i Komanit shtrihet mes maleve të qarkut të Shkodrës dhe Kukësit. Është e pabesueshme që një vend kaq i bukur është rezultat i një rezervuari të ndërtuar në 1978 pranë fshatit Koman.
    Udhëtimi përgjatë liqenit nga Komani deri në Fierzë zgjat më pak se tri orë dhe konsiderohet si një nga përvojat më unike të udhëtimeve në Shqipëri. Udhëtimi me kanoe ofron panoramën më të mrekullueshme të kësaj natyre të paprekur që rrethon liqenin.
    Lumi i Shalës buron në rrëzë të Alpeve dhe ka një gjatësi prej 37 kilometrash, nga maja e Radohinës deri në derdhjen e tij në Drin. Ai dallohet për ujin me ngjyrë të kaltër të thellë dhe të ftohtë, për shkëmbinjtë e thepisur që e rrethojnë dhe për shumëllojshmërinë e peshqve që strehohen në të, ku më i përhapuri është trofta.
    Ky kombinim i natyrës së paprekur dhe mikpritjes tradicionale ka bërë që çdo vit Lumi i Shalës dhe Liqeni i Komanit të tërheqin një numër gjithnjë e më të madh turistësh vendas dhe të huaj.

  • Rama ndan pamje nga liqeni i Vaut të Dejës

    Rama ndan pamje nga liqeni i Vaut të Dejës

    Liqeni i Vaut të Dejës po vizitohet gjithnjë e më shumë nga ata që adhurojnë natyrën dhe duan të eksplorojnë bukuritë që ofron.

    Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale pamje nga liqeni i Vaut të Dejës, i cili po bëhet çdo ditë e më tërheqës dhe ku numri i turistëve është shtuar shumë vitet e fundit.

    I formuar në vitin 1971 nga ujëmbledhësi i Drinit, liqeni zgjatet nëpër gryka malesh, duke e bërë mjaft tërheqës peizazhin. Sipërfaqja e liqenit është 24,7 km dhe ka një thellësi prej 52 metrash dhe në të është ngritur hidrocentrali i Vaut të Dejës.

    Vizitorët në këtë liqen mund të shijojnë që nga peshkimi, deri te shëtitjet me varka, apo  produktet lokale në restorantet e zonës.

    Një ndër zonat më të vizituara janë rrënojat e qytetit mesjetar, që dikur njihej me emrin e Sardës, sot si Ishulli i Shurdhahut (apo edhe kalaja e Shurdhahut). Aty bashkohen kulturat e ndryshme të Malësisë, Mirditës apo Zadrimës dhe është një vend eksplorimi mjaft interesant për antropologët.

    Një tjetër zonë pranë liqenit të Vaut të Dejës që po kthehet në një pikë interesante për t’u vizituar falë bukurive dhe historisë së saj është edhe fshati Mazrek./atsh/KultPlus.com