Tag: lippi

  • Davide Lippi: Babai i kërkoi falje gjyshit te varri pse pranoi ofertën e Juventusit

    Davide Lippi: Babai i kërkoi falje gjyshit te varri pse pranoi ofertën e Juventusit

    30 Tetor 2025

    11:04

    Alfred Lleshi

    Davide Lippi rrëfeu marrëdhënien me babanë, Marcello Lippi. Ai kujton ditën kur babai pranoi ofertën e Luciano Moggi te Juventusi: “Shkoi te varri i gjyshit, një socialist toskan kundër Agnellit, për t’i kërkuar falje pse po e pranonte atë ofertë. Të tilla janë vlerat tona familjare”.
    Vlerat e forta familjare e bënë Lippin të refuzonte vazhdimin si trajner i Italisë pas Botërorit 2006, për të mbrojtur djalin e tij, i përfshirë në skandalin “Calciopoli”: “Nuk ma tha kurrë, por ai e la kombëtaren për të më mbrojtur, edhe pse donin që të qëndronte.
    Emri im mund të përdorej në ‘Calciopoli’. Mund ta kishte fituar edhe Europianin, por zgjodhi të ishte baba e jo trajner. Më pas bëri gabimin e kthimit te Moggi pas dy vitesh”.
     
     

  • “Uroj që të ketë fat sa unë”, Lippi bekon trajnerin Gattuso tek Italia

    “Uroj që të ketë fat sa unë”, Lippi bekon trajnerin Gattuso tek Italia

    7 Shtator 2025

    11:34

    Telesport

    Legjenda Marcello Lippi është shprehur shumë i lumtur për suksesin në ndeshjen e parë të Gennaro Gattuso si trajner i kombëtares italiane. Ai i ka uruar fat ish-lojtarit të tij.
    “Jam shumë i lumtur me atë që ka arritur Rino. Unë e di mirë se sa shumë e donte. Më vjen mirë që filloi me fitore bindëse dhe me spektakël. Rino është pak si unë. Le të shpresojmë se është po aq me fat sa unë”, është shprehur ish-kampioni i botës.
    Gattuso e ka veshur fanellën e Italisë 73 herë, duke debutuar në vitin 2000.