Tag: lionel

  • Cristiano, Messi dhe më shumë: Julian Alvarez zgjedh 5 futbollistët më të mirë të të gjitha kohërave

    Cristiano, Messi dhe më shumë: Julian Alvarez zgjedh 5 futbollistët më të mirë të të gjitha kohërave

    Ylli i Atletico Madridit, Julian Alvarez, zgjodhi pesë futbollistët e tij më të mirë të të gjitha kohërave, duke përfshirë Lionel Messin dhe Cristiano Ronaldon. Si bashkëkombës i Messit, argjentinasi ka ndarë skenën me të edhe në faza të rëndësishme, duke përfshirë Kupën e Botës 2022.
    Pavarësisht se janë në perëndim të karrierës së tyre, Cristiano Ronaldo dhe Lionel Messi vazhdojnë të jenë ndër lojtarët më të mirë në botë sot.
    Argjentinasi është aktualisht tek Inter Miami dhe ka regjistruar 32 gola dhe 17 asiste në 41 ndeshje në të gjitha kompeticionet këtë vit. Ndërkohë, Ronaldo ka regjistruar pesë gola dhe një asist në gjashtë ndeshje këtë sezon për Al-Nassr.

    🐐 Julián Álvarez’s picks for the greatest footballers of all time:
    1. Lionel Messi 🇦🇷2. Diego Maradona 🇦🇷3. Alfredo Di Stéfano 🇦🇷4. Ronaldo Nazário 🇧🇷5. Cristiano Ronaldo 🇵🇹 @IbaiLlanos 🎥 pic.twitter.com/bCX102WVat
    — All About Argentina 🛎🇦🇷 (@AlbicelesteTalk) October 9, 2025

    Në një intervistë me gazetarin Ibai Llanos, Julian Alvarez-it iu kërkua të zgjidhte pesë lojtarët më të mirë në historinë e futbollit. Argjentinasi i renditi ata nga vendi i pestë tek i pari, duke thënë:
    “Cristiano Ronaldo, Ronaldo Nazario, Alfredo Di Stefano, Diego Maradona dhe Lionel Messi”.

  • Nga Lionel Mesi te Son dhe Myrto Uzuni, përcaktohet formacioni i javës në MLS, shqiptari krah emrave gjigand të futbollit botëror

    Nga Lionel Mesi te Son dhe Myrto Uzuni, përcaktohet formacioni i javës në MLS, shqiptari krah emrave gjigand të futbollit botëror

    Myrto Uzuni është duke përjetuar një tjetër kulm të karrierës, këtë herë në MLS me Austin. Futbollisti shqiptar ka zhvilluar disa ndeshje fantastike radhazi dhe në takimin e fundit të Austin ishte heroi i ekipit.
    Një fitore 2-1 dhe një gol i shënuar në aksionin e fundit mjafton për të kuptuar rëndësinë e këtij lojtari për skuadrën. Ndërkohë shpërblimi ka ardhur edhe nga specialistët e futbollit në MLS që e kanë lënë Myrto Uzunin në ekipin ideal të javës krahë emrave si Son apo Lionel Mesi. Uzuni duket se e ka ndezur turbon para takimit të tetorit me Serbinë. /Sport Ekspres/

     

  • E pazakontë/ MLS pezullon Mesin në kampionat pas mungesës në miqësore…

    E pazakontë/ MLS pezullon Mesin në kampionat pas mungesës në miqësore…

    Lionel Mesi nuk mori pjesë në ndeshjen shumë të pritur All-Star, të fituar nga lojtarët më të mirë të MLS kundër një përzgjedhjeje yjesh të Liga MX. Në fakt vendimi për të mos u paraqitur në miqësoren e luksit u mor në marrëveshje me stafin e trajnerëve të Inter Majemit për shkak të gjendjes së Mesit, i cili nuk ishte në gjendjen e tij më të mirë fizike. Megjithatë, Major League Soccer ekonsideroi “faul” të rëndë.

    Vendimi për të pezulluar si Lionel Mesin ashtu edhe Zhordi Alban për mungesë pa ‘leje’ në ndeshjen All-Star të së mërkurës së kaluar në Austin tani është bërë zyrtar. Numri 10 argjentinas dhe spanjolli Alba do të humbasin ndeshjen e MLS të së shtunës kundër Cincinnati.

    Vazhdo leximin

  • Po magjeps botën me talentin e tij, Yamal tregon modelin që ndjek: Më ka frymëzuar Lionel Messi, për mua është lojtari më i mirë në histori

    Po magjeps botën me talentin e tij, Yamal tregon modelin që ndjek: Më ka frymëzuar Lionel Messi, për mua është lojtari më i mirë në histori

    Yamal u shfaq në skenën e futbollit pothuajse dy vjet më parë kur ishte vetëm 16 vjeç, dhe askush nuk e priste atë që do të bënte adoleshenti i Barcelonës. Që në sezonin e parë, ai luftoi për një vend në ekipin kombëtar spanjoll, me të cilin u bë kampion i Evropës një vit më parë, dhe tregoi cilësinë e tij në sezonin që kemi lënë pas.
    Yamal arriti të fitojë kurorën e trefishtë në Spanjë me Barcelonën dhe e vetmja gjë që klubi katalanas nuk arriti të fitonte sezonin e kaluar ishte Champions League. Shumë besojnë se Yamal është tashmë një nga lojtarët më të mirë në botë dhe, së bashku me Ousmane Dembele, kandidati kryesor për të fituar Topin e Arte.
    Ai është aktualisht me pushime dhe dha një intervistë në të cilën vendosi të zbulojë se kë e konsideron lojtarin më të mirë të të gjitha kohërave. Sigurisht, zgjedhja ra mbi Lionel Messin, të cilin e shijoi duke e parë ndërsa argjentinasi luante për Barcelonën, me të cilën fitoi gjithçka që kishte për të fituar.
    “Për mua, Leo Messi është futbollisti më i mirë në histori. U frymëzova nga gjithçka që bëri ai brenda dhe jashtë fushës, ai më frymëzon admirim në çdo kuptim të fjalës. Leo pati një ndikim global. Më pëlqeu absolutisht çdo aspekt i lojës së tij dhe për mua është diçka vërtet e bukur”, tha Yamal. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

  • “Nuk kam dyshime, Mesi është më i miri i historisë”, Luis Enrike: Ishte në kulmin e karrirës për 15 vite

    “Nuk kam dyshime, Mesi është më i miri i historisë”, Luis Enrike: Ishte në kulmin e karrirës për 15 vite

    Luis Enrike është përballur sot me Luis Suarezin, Zhordi Albën dhe Lionel Mesin. Dikur i drejtonte në fushë drejt suksesit te Barcelona, ndërsa sot i duhej t’i mposhtte si kundërshtarë në Botërorin e Klubeve. PSG-ja fitoi thellë 4-0 ndaj Inter Majemit, duke u kualifikuar në raundin pasardhës.
    Luis Enrike i ka thurur elozhe Lionel Mesit në konferencën për shtyp. Trajneri i PSG-së ka thënë se ylli argjentinas është më i miri i të gjitha kohërave dhe këtë e dëshmon fakti se kulmi i tij në karrierë ka zgjatur mbi 10 vite.
    “Për mua, padyshim që Lionel Mesi është futbollisti më i mirë në histori. Kulmi i karrierës së Mesit zgjati 10-15 vite. Ai është etaloni matës për lojtarin më të mirë në histori. Jetëgjatësia e tij zgjati për shumë vite, duke garuar në nivelin më të lartë çdo 3 ditë”, ka deklaruar Luis Enrike./Sport Ekspres/
     

  • “Nuk kam luajtur kurrë ndaj Messit, por ai ka frymëzuar një brez të tërë”

    “Nuk kam luajtur kurrë ndaj Messit, por ai ka frymëzuar një brez të tërë”

    29 Qershor 2025

    8:44

    Alfred Lleshi

    Në prag të ndeshjes shumë të pritur të 1/8 finale të Botërorit për Klube mes PSG-së dhe Inter Miami të Lionel Messit, ishte Désiré Doué, ai që u paraqit në zonën e intervistave për të folur rreth sfidës dhe emocionit për t’u përballur me njërin prej lojtarëve më të mëdhenj në historinë e futbollit.
    Pas stërvitjes së mëngjesit të së shtunës në Atlanta, e përfunduar me një seancë goditjesh në portë dhe disa shkëmbime me Kvaratskhelia, i riu iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve me qetësi dhe respekt.
    Kur u pyet se çfarë do të thotë për të të luajë kundër Messit dhe nëse flitet për këtë në dhomat e zhveshjes, Doué u përgjigj me thjeshtësi: “Flasim për ndeshjen, si për të gjitha të tjerat. Është emocion i vërtetë për mua, sepse nuk kam luajtur kurrë ndaj Messit. E di që do të jetë një ndeshje shumë interesante për t’u zhvilluar”.
    Më pas, kur u pyet se çfarë përfaqëson për të Lionel Messi, talenti i ri francez nuk kishte asnjë dyshim: “Është thjesht një nga lojtarët më të mëdhenj në histori. Një ‘GOAT’. Më ka frymëzuar që kur isha fëmijë, ka frymëzuar një brez të tërë. Besoj se do të flitet për të edhe pas 20, 30, 50 vitesh”.

  • Barcelona shlyen borxhet e prapambetura karshi mbi 20 lojtarëve, mes tyre edhe… Lionel Messi

    Barcelona shlyen borxhet e prapambetura karshi mbi 20 lojtarëve, mes tyre edhe… Lionel Messi

    Nuk është sekret që gjatë presidencës së Josep Maria Bartomeu, Barcelona kaloi vështirësi të mëdha financiare, aq sa u detyrua t’i thoshte lamtumirë Lionel Messit. E paaftë të paguante pagën e argjentinasit, kriza u thellua edhe më shumë për shkak të pandemisë së Covid-it. Në atë periudhë, klubi negocioi shtyrjen e pagesave të pagave për skuadrën, duke krijuar kështu një “borxh” që u zvarrit për shumë kohë.
    Barcelona duhej të paguante edhe shuma të mëdha ndaj disa lojtarëve si Samuel Umtiti, i cili përfitoi plot 20 milionë euro, si dhe ndaj Philippe Coutinho e Lionel Messi. Sipas asaj që ka zbuluar sot gazeta “Sport”, Barcelona më në fund ka përfunduar shlyerjen e këtyre borxheve ndaj lojtarëve. Klubi kishte vendosur t’i shpërndante këto pagesa në tetë këste: dhjetor 2021, 2022, 2023 dhe 2024, dhe qershor 2022, 2023, 2024 dhe 2025. Pagesa e fundit, e parashikuar për më 30 qershor 2025, sapo është konfirmuar nga departamenti financiar i klubit blaugrana.
    Në total, Barcelona ka paguar 16 milionë euro për të shlyer detyrimet e prapambetura. Ky borxh përfshinte 20 lojtarë të skuadrës së parë, si dhe trajnerin Ronald Koeman me tre ndihmësit e tij. Lojtarët e përfshirë janë ndër të tjerë: Lionel Messi, Samuel Umtiti, Ousmane Dembélé, Miralem Pjanic, Sergi Roberto, Neto, Dest, Braithëaite, Junior Firpo, Aleñá, Matheus Fernandes, Pedri, Trincao, Ansu Fati, Ronald Araujo dhe Riqui Puig.
     

  • Rikthehet dueli i madh? Ronaldo dhe Messi mund të përballen sërish

    Rikthehet dueli i madh? Ronaldo dhe Messi mund të përballen sërish

    Pesë vite pas përballjes së fundit zyrtare, Cristiano Ronaldo dhe Lionel Messi mund të rikthejnë rivalitetin mes tyre, këtë herë në Saudi Pro League.
    Takimi i fundit zyrtar mes tyre daton në dhjetor 2020, kur Juventusi i Ronaldos mposhti Barcelonën në “Camp Nou”, në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve. Që prej asaj kohe, të dy kanë ndërruar kontinent dhe ligë, por fansat mund të shpresojnë sërish për një përballje epike.
    CR7 sapo ka rinovuar kontratën me Al Nassr deri në qershor 2027, duke u zotuar të luajë deri në moshën 42-vjeçare. Nga ana tjetër, Al Hilal, klubi që tashmë drejtohet nga Simone Inzaghi, po përgatit një tjetër “goditje” në merkato, transferimin e Lionel Messit. B
    abai i yllit argjentinas, Jorge Messi, pritet të takohet këto ditë me drejtuesit sauditë për të shqyrtuar një kalim të mundshëm.
    Vitin e kaluar, Al Hilal i kishte ofruar Messit një kontratë rekord prej 1.4 miliardë euro, por ai e refuzoi për shkak të dëshirës së familjes për të jetuar në SHBA. Tani, me ndryshime të mundshme në horizont, një marrëveshje nuk përjashtohet, dhe kjo do të sillte përsëri përballjen më të ndjekur në historinë e futbollit modern.
    Messi dhe Ronaldo janë përballur 36 herë, ku argjentinasi ka dalë fitues 16 herë, përkundër 11 fitoreve të Ronaldos, ndërsa 7 ndeshje kanë përfunduar në barazim. Edhe në gola, Messi kryeson me 22, ndaj 21 të portugezit.

  • Rikthehet dueli i madh? Ronaldo dhe Messi mund të përballen sërish

    Rikthehet dueli i madh? Ronaldo dhe Messi mund të përballen sërish

    Pesë vite pas përballjes së fundit zyrtare, Cristiano Ronaldo dhe Lionel Messi mund të rikthejnë rivalitetin mes tyre, këtë herë në Saudi Pro League.
    Takimi i fundit zyrtar mes tyre daton në dhjetor 2020, kur Juventusi i Ronaldos mposhti Barcelonën në “Camp Nou”, në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve. Që prej asaj kohe, të dy kanë ndërruar kontinent dhe ligë, por fansat mund të shpresojnë sërish për një përballje epike.
    CR7 sapo ka rinovuar kontratën me Al Nassr deri në qershor 2027, duke u zotuar të luajë deri në moshën 42-vjeçare. Nga ana tjetër, Al Hilal, klubi që tashmë drejtohet nga Simone Inzaghi, po përgatit një tjetër “goditje” në merkato, transferimin e Lionel Messit. B
    abai i yllit argjentinas, Jorge Messi, pritet të takohet këto ditë me drejtuesit sauditë për të shqyrtuar një kalim të mundshëm.
    Vitin e kaluar, Al Hilal i kishte ofruar Messit një kontratë rekord prej 1.4 miliardë euro, por ai e refuzoi për shkak të dëshirës së familjes për të jetuar në SHBA. Tani, me ndryshime të mundshme në horizont, një marrëveshje nuk përjashtohet, dhe kjo do të sillte përsëri përballjen më të ndjekur në historinë e futbollit modern.
    Messi dhe Ronaldo janë përballur 36 herë, ku argjentinasi ka dalë fitues 16 herë, përkundër 11 fitoreve të Ronaldos, ndërsa 7 ndeshje kanë përfunduar në barazim. Edhe në gola, Messi kryeson me 22, ndaj 21 të portugezit.