Tag: linjat

  • “Po falimentojmë”, pronarët e bizneseve të Patosit në protestë pas ndërprerjeve të energjisë elektrike, fajësojnë ‘Albpetrol’

    “Po falimentojmë”, pronarët e bizneseve të Patosit në protestë pas ndërprerjeve të energjisë elektrike, fajësojnë ‘Albpetrol’

    “Po falimentojmë. Po na digjen pajisjet, dhe po hedhim mallin poshtë”. Kështu janë shprehur në protestën e tyre pronarë të bizneseve të ndryshme në fshatin “Ofiçinë të Vjetër” të bashkisë Patos.

    Ata pohojnë njëzëri në kulmin e indinjatës se prej tre muajsh ndërprerjet e vazhdueshme të energjisë elektrike, po i paralizojnë në aktivitetet e tyre, duke i çuar drejt falimentimit. Jemi 30 familje dhe 11 biznese që furnizohemi nga linjat e naftës, dhe pavarësisht se jemi taksapagues të rregullt, jemi né situatën e ndërprerjeve të vazhdueshme të energjisë. Dyqane mishi, furra buke, markete, lavazho, fabrika vaji , janë duke u përballur me stopim të aktivitetit dhe humbje të mëdha financiare.
    “Nuk dimë ku të ankohemi”, thonë ata, ndërsa për riparimin e defekteve kanë paguar edhe vetë, por pavarësisht kësaj, problematika vijon të mbetet e pandryshueshme.
    Aktiviteti jonormal i këtyre bizneseve ka penalizuar jo vetëm banorët e zonës, por edhe të fshatrave përreth. Ata apelojnë njëzëri për zgjidhje te shpejtë, ose shkëputje nga linjat e naftës.
    Ndërkohë burime nga kompania “Albpetrol” bëjnë të ditur se ndërprerjet kanë ndodhur për shkak të proceseve teknologjike që vetë kompania kryen, ndërsa mohojnë faktin se ndërprerjet janë të shpeshta. Po sipas të njëjtave burime “ Albpetrol” është në tratativa me OSHE, për të gjetur një zgjidhje përfundimtare për banorët e zonës që furnizohen nga linjat e naftës.

    Top Channel

  • Patos – Bizneset në fshatin “Ofiçinë e Vjetër” paralajmërojnë falimentimin për shkak të ndërprerjeve të energjisë

    Patos – Bizneset në fshatin “Ofiçinë e Vjetër” paralajmërojnë falimentimin për shkak të ndërprerjeve të energjisë

    Fshati “Ofiçinë e Vjetër” në bashkinë Patos është bërë epiqendra e shqetësimit të banorëve dhe pronarëve të bizneseve të vogla, të cilët dolën në protestë për shkak të ndërprerjeve të vazhdueshme të energjisë elektrike. Ata paralajmërojnë se situata po i çon drejt falimentimit.Reklama në FieriWeb – “Oazi i Pishave”

    “Jemi 30 familje dhe 11 biznese që furnizohemi nga linjat e naftës. Pavarësisht se paguajmë rregullisht taksat, ndërprerjet e vazhdueshme të energjisë po ndalojnë aktivitetin tonë dhe po shkaktojnë humbje të mëdha financiare,” thonë pronarët. Reklama në FieriWeb – “KETU MUND TE JETË REKLAMA JUAJ”

    Biznese të ndryshme të zonës, përfshirë dyqane mishi, furra buke, markete, lavazho dhe fabrika vaji, po përballen me ndërprerje të aktivitetit dhe dëme të konsiderueshme. Banorët shprehen se kanë financuar edhe vetë riparimet e difekteve, por problemi mbetet i pazgjidhur.Reklama në FieriWeb – “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

    Reklama në FieriWeb – “BREGU CLIMA”

    “Ne nuk dimë ku të ankohemi. Kërkojmë një zgjidhje të shpejtë ose të jemi të shkëputur nga linjat aktuale të energjisë,” thonë ata, duke apeluar për ndërhyrje të menjëhershme.Reklama në FieriWeb – “COVIM CAFFE”

    Ndërkohë, burime nga kompania “Albpetrol” bëjnë të ditur se ndërprerjet kanë ndodhur për shkak të proceseve teknologjike që kompania kryen dhe mohojnë se ndërprerjet janë të shpeshta. Sipas të njëjtave burime, Albpetrol është në tratativa me OSHE-në për të gjetur një zgjidhje përfundimtare për banorët dhe bizneset që furnizohen nga linjat e naftës.

  • Tensionet me SHBA, Venezuela shpall “non grata” 6 kompani të mëdha ajrore

    Tensionet me SHBA, Venezuela shpall “non grata” 6 kompani të mëdha ajrore

    Venezuela ka ndaluar gjashtë linja ajrore ndërkombëtare të mëdha që të ulen në këtë vend, pasi ato nuk arritën të përmbushnin një afat 48-orësh për të rifilluar fluturimet atje.
    Linjat ajrore kishin pezulluar përkohësisht rrugët e tyre drejt kryeqytetit, Karakas, pasi SHBA paralajmëroi për “aktivitet të shtuar ushtarak” në zonë.
    E zemëruar nga kjo, qeveria venezuelase u dha kompanive një ultimatum që skadoi të mërkurën. Ndërsa një numër linjash ajrore më të vogla vazhdojnë të fluturojnë drejt Venezuelës, mijëra pasagjerë janë prekur.
    SHBA ka dislokuar një forcë të madhe në ujërat pranë Venezuelës, për të cilën thotë se është për të luftuar trafikun e drogës, por që udhëheqësi i Venezuelës e ka denoncuar si një përpjekje për ta rrëzuar nga pushteti.
    Siç shkruan BBC, autoriteti i aviacionit civil të Venezuelës, që raporton te ministria e transportit, njoftoi të mërkurën se Iberia, TAP Portugal, Gol, Latam, Avianca dhe Turkish Airlines do të humbnin menjëherë të drejtat e uljes dhe ngritjes.
    Duke iu referuar aktivitetit të shtuar ushtarak amerikan pranë bregdetit të Venezuelës, auoriteti gjithashtu akuzoi linjat ajrore se “po bashkohen me veprimet e terrorizmit shtetëror të promovuar nga qeveria e Shteteve të Bashkuara dhe po pezullojnë në mënyrë të njëanshme operacionet ajrore tregtare”.
    SHBA ka dislokuar 15 mijë trupa dhe aeroplanmbajtësen më të madhe në botë, USS Gerald Ford, pranë Venezuelës.
    SHBA thotë se qëllimi i dislokimit, më i madhi nga SHBA në rajon që nga pushtimi i Panamasë në 1989, është të luftojë trafikun e drogës.
    Forcat amerikane kanë kryer të paktën 21 sulme ndaj varkave që sipas tyre transportonin drogë, duke vrarë më shumë se 80 persona.
    Megjithatë, nuk kanë ofruar prova se varkat transportonin drogë dhe shumë analistë kanë theksuar se dislokimi amerikan është jashtëzakonisht i madh për një operacion kundër narkotikëve.
    Qeveria venezuelase mendon se qëllimi i operacionit është të rrëzojë Presidentin Nicolás Maduro, rizgjedhja e të cilit vitin e kaluar u denoncua nga opozita vendase dhe shumë vende të huaja si e manipuluar.
    Mes tensioneve në rritje, Autoriteti Federal i Aviacionit i SHBA (FAA) lëshoi të premten një paralajmërim për operatorët e fluturimeve që operojnë në Maiquetía, aeroportin ndërkombëtar që shërben Karakasin.
    Ai u kërkoi linjave ajrore “të tregojnë kujdes… në të gjitha lartësitë për shkak të përkeqësimit të situatës së sigurisë dhe aktivitetit të shtuar ushtarak në dhe rreth Venezuelës”.
    Ishte pas atij paralajmërimi që linjat ajrore, tashmë të ndaluara, pezulluan fluturimet drejt Venezuelës.
    Një përpjekje nga trupi i industrisë së aviacionit Iata për të zbutur situatën, duke theksuar se linjat ajrore anëtare ishin të gatshme të rivendosnin operacione, nuk arriti ta qetësonte qeverinë venezuelase.
    Në ditët e fundit, si Maduro ashtu edhe homologu i tij amerikan Donald Trump kanë sinjalizuar gatishmëri për të mbajtur bisedime të drejtpërdrejta.
    I pyetur për këtë në Air Force One, Trump tha se ai “mund të flasë” me Maduron, por paralajmëroi gjithashtu se “mund ta bëjmë në mënyrën e lehtë, kjo është në rregull, dhe nëse duhet ta bëjmë në mënyrën e vështirë, kjo është gjithashtu në rregull”.
    Ndërkohë, Maduro ngarkoi një video të tij duke vozitur nëpër Karakas duke treguar dekorimet e Krishtlindjes, në atë që dukej si një përpjekje për të treguar se jeta në qytet po vazhdonte normalisht.

  • Greva tre-ditore paralizon Belgjikën/ Anulohen fluturimet, mbyllen edhe shkollat

    Greva tre-ditore paralizon Belgjikën/ Anulohen fluturimet, mbyllen edhe shkollat

    Belgjika po përgatitet për tre ditë grevë kombëtare. Kjo vjen në shenjë proteste ndaj reformave të qeverisë së Bart De Wever të cilat sindikatat i përshkruajnë si një “shkatërrim” të shtetit të mirëqenies.
    Kompania publike hekurudhore kishte reduktuar tashmë linjat e saj që nga dje e diel. Sot vetëm një linjë pritet të funksionojë në dy ose tre në varësi të linjës, ndërsa vlerësohet se edhe pjesa tjetër e transportit publik do të paralizohet.
    Linjat Eurostar, të cilat lidhin Brukselin me Parisin, pritet të preken gjithashtu. Tubimi do të kulmojë të mërkurën, kur do të marrin pjesë shumë sektorë të sektorit privat. Nuk priten nisje nga dy aeroportet më të mëdha të Belgjikës, në Bruksel dhe Charleroi, sipas kompanive menaxhuese. Do të ketë gjithashtu probleme në mbërritje, pasi stafi tokësor dhe personeli i sigurisë do të bëjnë grevë.
    Koalicioni qeverisës i qendrës së djathtë ka njoftuar masa shtrënguese që synojnë kursimin e 10 miliardë eurove deri në vitin 2030.

  • Rritja e çmimit të biletës në linjat Kamzë-Tiranë, PL: Pasojë e keqqeverisjes

    Rritja e çmimit të biletës në linjat Kamzë-Tiranë, PL: Pasojë e keqqeverisjes

    Sekretarja për Marrëdhëniet me Publikun pranë Partisë së Lirisë, Arla Merja tha sot në një deklaratë për mediet se rritja e çmimit të biletës në linjat Kamzë-Tiranë nga bashkia e Kamzës, është pasojë e keqqeverisjes dhe mungesës së vizionit.
    Përfaqësuesja e PL-së u shpreh se “në vend që të përmirësojë cilësinë e transportit publik, bashkia Kamëz ka zgjedhur të rëndojë mbi xhepat e qytetarëve.

    Autobusët që qarkullojnë në linjat Kamëz–Tiranë janë të amortizuar, shpesh pa ajër të kondicionuar, me ndenjëse të dëmtuara dhe kushte të papranueshme higjienike. Udhëtimi me to është lodhje dhe poshtërim për qytetarët që çdo mëngjes përpiqen të arrijnë në punë apo në shkollë”.

    “Në vend të rritjes së tarifave, duhej të kishte investime në infrastrukturë, në rrugë dytësore dhe linja alternative, në orare të sakta dhe kontrolle të rregullta mbi cilësinë e shërbimit. Por sot, në Kamëz, qytetari paguan më shumë për të marrë më pak”, tha Merja.

  • Nga sot në dy linja urbane të Kamzës çmimi i biletës rritet në 50 lekë, aboneja 1,400 lekë

    Nga sot në dy linja urbane të Kamzës çmimi i biletës rritet në 50 lekë, aboneja 1,400 lekë

    Kronikë E Shtunë, 1 Nëntor 2025 14:04
    Qytetarët që përdorin dy nga 10 linjat urbane të bashkisë Kamëz, konkretisht Kamëz–Tiranë dhe Paskuqan–Tiranë nga sot do të paguajnë 50 lekë për biletë, nga 40 lekë që është aktualisht.
    Kryetari i Shoqatës së Transportit Urban dhe Ndërqytetës, Dashnor Memaj tha sot për ATSH-në se “ky vendim u miratua në mbledhjen e 26 tetorit të këshillit bashkiak të Kamzës, pas kërkesës së operatorit privat të licensuar që menaxhon shërbimin e dy linjave. Pra nga sot, 1 nëntor bileta është rritur 10 lekë”.

    Memaj vuri në dukje se “ky vendim në bazë të analizës financiare të thelluar, ku kostot tejkalonin dukshëm të ardhurat dhe bashkia Kamzë nuk kishte buxhet për ta subvencionuar transportin publik, siç e bën aktualisht bashkia Tiranë”.

    Këshilli Bashkiak ka miratuar gjithashtu edhe rritja e abonesë mujore për këto linja, e cila nga 1,200 lekë ka shkuar në 1,400 lekë, një rritje prej 200 lekësh.

    Sipas Memaj, nga ndryshimet nuk preket çmimi i abonesë së përgjithshme, por ndryshon vetëm për këto 2 linja.
    Kreu i Shoqatës së Transportit Urban dhe Ndërqytetës pohon se “për bashkinë e Kamzës funksionojnë rreth 8 linja urbane, të cilat menaxhohen nga operatorët privatë të licensuar”.
    “Ndërsa në bashkinë Tiranë ka 16 linja urbane, shërbim që menaxhohet nga 12 operatorë privatë të licensuar, por të cilët subvencionohen nga Bashkia e Tiranës për abonetë mujore të pensionistëve dhe të studentëve dhe 10 lekë për çdo biletë të shitur”, theksoi Memaj.
    I pyetur nëse parashikohet rritje çmime në linjat urbane të kryeqytetit, Memaj tha se “për linjat e Tiranës nuk ka rritje e as nuk parashikohet sepse aktualisht subvencionohen nga bashkia”.
    “Subvencionet e dhëna nga bashkia e Tiranës kanë ndikuar në mosndryshimin e çmimit, ku disa herë nga operatorët privatë është kërkuar rritja e biletës me 40 lekë. Për linjat urbane të Tiranës çmimi i biletës vijon të mbetet 40 lekë”, tha Memaj.
    Sa i përket përmirësimit të shërbimeve të transportit publik brenda kryeqytetit, Memaj theksoi se “padyshim që ka nevojë për përmirësimin në infrastrukturën urbane në tërësi, por edhe në mjete sepse duhet të ketë lëvizje më të shpeshta e më të shpejta, por kjo duhet të bëhet nga infrastruktura e korsive të dedikuara, të cilat rrisin ndjeshëm shpejtësinë e lëvizjes”.

  • Pse linjat ajrore po anulojnë porositë për Airbus A321XLR të ri?

    Pse linjat ajrore po anulojnë porositë për Airbus A321XLR të ri?

    Airbus SE e ka promovuar A321XLR si një avion që ofron aftësitë e një avioni të gjerë me ekonominë e një trupi të ngushtë, një propozim tërheqës për linjat ajrore me kosto të ulët që kërkojnë të zgjerohen. Tani, disa klientë po shprehin keqardhje për blerjen, pasi përpiqen të përfitojnë nga këto avantazhe.
    A321XLR supozohej të hapte rrugë të gjata për Wizz Air Holdings Plc, Frontier Airlines Inc. dhe JetBlue Airways Corp., me tre linjat ajrore që porosisin gjithsej 78 XLR. Megjithatë, linjat ajrore mund të përfundojnë duke blerë vetëm 23 njësi, pasi disa argumentojnë se diapazoni aktual i avionit është më i vogël se sa reklamohet kur është i ngarkuar plotësisht me pasagjerë dhe bagazhe.
    Rezervuari shtesë i karburantit, i promovuar nga Airbus si një risi revolucionare, ndërkohë kufizon hapësirën e ngarkesës.
    A320 është deri tani avioni më i suksesshëm i Airbus, duke e shtyrë prodhuesin evropian të zgjerojë specifikimet e tij gjatë viteve me variante më të mëdha si A321, i cili është modeli më i popullarizuar në gamë.
    Me XLR, që qëndron për “rang shumë të gjatë”, Airbus mund të ketë arritur kufijtë e asaj që mund të bëjë një aeroplan i projektuar fillimisht në vitet 1980, duke pasur parasysh kufizimet e tij në hapësirën e kabinës dhe bagazhit krahasuar me avionët e vërtetë me trup të gjerë si Airbus A330 dhe A350.
    Prodhuesi thotë se XLR mund të fluturojë 4,700 milje detare, ose rreth 11 orë, me një maksimum prej 244 pasagjerësh. Kjo është rreth 18 përqind më shumë se A321neo. XLR djeg gjithashtu 30 përqind më pak karburant, thotë Airbus.
    Në teori, këto statistika duhet të jenë tërheqëse. Megjithatë, vargu i anulimeve ngre pyetje nëse Airbus e nënvlerësoi tregun dhe ndoshta prodhoi një derivat të A320 që nuk ishte i nevojshëm.
    Kjo pakënaqësi mund të jetë gjithashtu një paralajmërim për Boeing Co., e cila anuloi planet për një avion me rreze të mesme të quajtur NMA në vitin 2022. Konkurrenti i saj më i afërt është 757, i cili që atëherë është ndërprerë.
    Megjithatë, Airbus paraqet një pamje më optimiste. XLR po “performon shumë mirë” dhe ka “një nivel shumë të lartë kënaqësie” midis klientëve, tha drejtori ekzekutiv i kompanisë muajin e kaluar.
    Një XLR kushton rreth 72 milionë dollarë, ose 9 milionë dollarë më shumë se A321 neo, sipas të dhënave të Cirium. Kjo do të thotë që linjat ajrore me kosto të ulët duhet të justifikojnë pagesën më të lartë për një aeroplan që mund të mos performojë aq mirë sa pritej.
    Por modeli “nuk i përmbushi pritjet” për sa i përket aftësive të rrezes dhe peshës, tha drejtori ekzekutiv i Wizz Air në një intervistë të kohëve të fundit.
    Cebu Air Inc. nënshkroi një marrëveshje për 10 aeroplanë, por më pas i anuloi ato për shkak të vonesave, ndryshimeve në specifikime dhe kufizimeve të peshës, tha një zëdhënës i kompanisë.
    Nga ana tjetër, linjat ajrore tradicionale janë ndër mbështetësit më të mëdhenj të XLR. United Airlines Holdings Inc., American Airlines Group Inc. dhe InterGlobe Aviation Ltd., e cila operon IndiGo, kanë bërë porosi të mëdha. Iberia e IAG SA tha se aeroplani është më ekonomik nga sa pritej, ndërsa Qantas Airways Ltd. porositi së fundmi 20 aeroplanë të tjerë. /tesheshi.com/

  • A janë linjat ajrore me kosto të ulët po aq të sigurta sa ato me çmime më të larta?

    A janë linjat ajrore me kosto të ulët po aq të sigurta sa ato me çmime më të larta?

    Shpesh ekziston perceptimi se linjat ajrore më të shtrenjta ofrojnë edhe fluturime më të sigurta, por ekspertët thonë se kjo nuk është e vërtetë.

    Sipas një raportimi të HuffPost, rregulloret ndërkombëtare të aviacionit i bëjnë standardet e sigurisë të panegociueshme për çdo kompani ajrore, pavarësisht çmimit të biletave. George Novak, president i Shoqatës Kombëtare të Transportuesve Ajrorë dhe ish-avokat i FAA-s, thekson:
    “Transportuesit me kosto të ulët janë po aq të sigurt sa konkurrentët e tyre me kosto më të lartë. Edhe linjat më të vogla duhet të ruajnë standardet minimale të sigurisë.”

    Organizata Ndërkombëtare e Aviacionit Civil (ICAO) kryen auditime të rrepta mbi autoritetet kombëtare të aviacionit, duke siguruar që çdo kompani të respektojë rregullat bazë të mirëmbajtjes, trajnimit të pilotëve dhe kontrolleve teknike.

    Si ulin kostot kompanitë buxhetore?
    Linjat ajrore me kosto të ulët arrijnë çmime më të lira falë efikasitetit: shtojnë më shumë vende në avion, tarifojnë veçmas bagazhet dhe ofrojnë fluturime “pikë për pikë” duke shmangur aeroportet e mëdha e të shtrenjta. Këto masa mund të ndikojnë në orare e shërbim, por jo në siguri.

    Dean Van Ess, drejtor i Fast Cover Travel Insurance, thekson se rregullatorët ndërkombëtarë kanë fuqi të plotë për të ulur çdo avion në tokë nëse haset ndonjë rrezik.

    Qasja e kompanive të sigurimeve
    Fakti që kur blini siguracion udhëtimi askush nuk ju pyet për linjën ajrore që keni zgjedhur, tregon se për kompanitë e sigurimeve të gjitha janë njësoj të sigurta. “Fitimet tona varen nga vlerësimi i saktë i rrezikut – nëse linjat ajrore me kosto të ulët do të ishin më të rrezikshme, kjo do të reflektohej në primet e sigurimit,” shpjegojnë ekspertët.

    Pse udhëtarët dyshojnë ende?
    Jessica Kameko Rooks, krijuese përmbajtjesh udhëtimesh, thotë se përvoja shpesh perceptohet si më “kaotike” për shkak të pasagjerëve me më pak eksperiencë ose shërbimit të thjeshtësuar. Por, kjo nuk ka lidhje me sigurinë teknike të avionëve.

    Në përfundim, çmimi i biletës nuk është tregues i sigurisë së fluturimit. Siguria garantohet në hangarët e mirëmbajtjes dhe nën mbikëqyrjen e rreptë të autoriteteve globale të aviacionit, jo në shërbimet shtesë që ofron kompania.

  • Kilogramët shtesë, kosto shtesë/ Linjat ajrore vendosin tarifim të ri për pasagjerët

    Kilogramët shtesë, kosto shtesë/ Linjat ajrore vendosin tarifim të ri për pasagjerët

    Rregullat po ndryshojnë: ata që nuk bien nën një peshë të caktuar duhet të paguajnë një taksë shtesë dhe udhëtimi tani kushton shumë më tepër.
    Në vitet e fundit, çështja e kostos së vërtetë të udhëtimit ajror është bërë gjithnjë e më qendrore. Nuk ka të bëjë vetëm me tarifat e bagazheve të dorës apo shtesat e fshehura, por edhe me mënyrën se si linjat ajrore po e ripërcaktojnë vetë konceptin e “vendit në bord”.
    Një transformim që rrezikon të ripërcaktojë kriteret për të drejtën e fluturimit. Midis kufijve të peshës, matjeve të standardizuara dhe kontrolleve gjithnjë e më të rrepta, pasagjerët gradualisht reduktohen në një sërë parametrash që përcaktojnë se kush mund të zërë hapësirë.
    Kjo dinamikë nuk ka të bëjë vetëm me rehatinë në bord. Është një ndryshim që ngre pyetje më të gjera: sa larg mund të shkojnë linjat ajrore në përcaktimin e kritereve selektive pa i shndërruar ato në forma diskriminimi? Dhe kush vendos për ekuilibrin e duhur midis fitimit të korporatave dhe mbrojtjes së udhëtarëve?
    Çështja bëhet edhe më urgjente sepse nuk është më vetëm çështje hipotezash abstrakte. Disa linja ajrore ndërkombëtare kanë filluar tashmë të futin rregulla që ndikojnë drejtpërdrejt në jetën e përditshme të pasagjerëve, duke prishur një industri që tradicionalisht perceptohej si gjithëpërfshirëse dhe uniforme në tarifa.
    Në krye të kësaj përmbysjeje është Southëest Airlines, gjiganti amerikan me kosto të ulët. Siç zbulon TgCom 24, duke filluar nga 27 janari 2026, ata që nuk mund të futen në një vend të vetëm do të detyrohen të blejnë një biletë të dytë paraprakisht. Nuk ka garanci për rimbursim, përveç rasteve shumë specifike, ndryshe nga politika e mëparshme, e cila konsiderohej ndër më përfshirëset në industri.
    Deri më tani, pasagjerët mund të kërkonin një vend të dytë direkt në aeroport dhe, nëse fluturimi nuk ishte i plotë, të merrnin një rimbursim. Megjithatë, tani blerja duhet të bëhet para regjistrimit dhe sipas kritereve më të rrepta. Masa mund të ketë një ndikim të thellë në një popullsi në të cilën mbi 70% e të rriturve klasifikohen si mbipeshë ose obezë.
    Southëest nuk është e vetmja në këtë qasje. Air France, Ryanair dhe Virgin Atlantic kanë prezantuar tashmë politika të ngjashme, megjithëse me metoda të ndryshme. Ideja e pagesës më të lartë për më shumë hapësirë ​​mund të bëhet një standard i ri ndërkombëtar, duke sjellë një të ardhme ku fluturimi nuk do të jetë më i njëjtë për të gjithë.

  • Pse vera nuk është më stina e artë për linjat ajrore

    Pse vera nuk është më stina e artë për linjat ajrore

    Udhëtimet verore, dikur periudha më e artë për kompanitë ajrore, po bëhen gjithnjë e më të paparashikueshme. Çmimet e biletave rriten, por fitimet nuk ndjekin të njëjtin ritëm. Pasagjerët po ndryshojnë zakone, shkollat po nisin vitin gjithnjë e më herët dhe kompanitë po përballen me një realitet ku vera nuk është më “garanci suksesi”.Dikur, korriku dhe gushti ishin muajt kur avionët ishin plot dhe bilancet fryheshin. Sot, skema është ndryshe. Shumë udhëtarë po zgjedhin të fluturojnë në maj ose qershor, ndërsa ata që duan Europën po zhvendosin planet drejt vjeshtës.Rezultati? Gushti nuk është më kulmi i udhëtimeve, por një muaj boshatisjeje të papritur. Vetëm këtë vit, kapaciteti i brendshëm ajror në SHBA ra me 6% nga korriku, një shenjë se linjat po detyrohen të përshtatin oraret.Çmimet, siç pritej, kanë shkuar lart. Një biletë në korrik kushtonte mesatarisht 0,7% më shumë se një vit më parë, dhe 4% më shumë se në qershor. Por ky “bonus” nuk mjafton për të zbutur koston e lartë të karburantit dhe pagave. Gjigantët e industrisë, nga Delta te American Airlines, kanë rishikuar parashikimet e fitimit, duke pranuar se vera nuk po jep më atë që jepte dikur.Edhe zakonet e prenotimit janë përmbysur. Në vend që të sigurojnë biletën muaj më parë, udhëtarët presin momentin e fundit. JetBlue raportoi një valë rezervimesh për vetëm dy javë para Memorial Day në SHBA, një ‘simptomë’ e qartë e kohëve të reja.Ndikimin e vet e kanë edhe shkollat, sidomos në SHBA, ku nisja e vitit të ri akademik është zhvendosur gjithnjë e më herët. Në Dallas dhe Atlanta, nxënësit u kthyen në klasa që në fillim të gushtit, duke mbyllur sezonin e udhëtimeve familjare përpara kohe. Southwest e shpalli verën të mbyllur më 5 gusht, plot dhjetë ditë më herët se vitin e kaluar.Kompanitë, megjithatë, po mësojnë. Në vend që të “ndërtojnë kisha për Pashkë”, pra të krijojnë kapacitete gjigante vetëm për pikat kulmore, ato po eksperimentojnë me orare më të shpërndara dhe me destinacione të reja ndërkombëtare.Në horizont shihet një verë e re, më fleksibël, më e shtrenjtë, por edhe më e paparashikueshme.Nëse deri dje vera ishte sinonim i qetësisë financiare për linjat ajrore, sot është një lojë strategjish ku fiton ai që përshtatet më shpejt. Dhe për udhëtarët, kjo do të thotë një gjë të thjeshtë: prisni më pak garanci, por ndoshta më shumë mundësi për aventura jashtë sezoneve të pikut. / CNBC, Shqip.alKy është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.