Tag: lindur

  • Ambasada Amerikane sqaron: Ja pse vizat turistike nuk vlejnë për lindje fëmijësh

    Ambasada Amerikane sqaron: Ja pse vizat turistike nuk vlejnë për lindje fëmijësh

    Ambasada e SHBA-ve në vendin tonë ka bërë një thirrje që qytetarët shqiptarë të mos keqpërdorni vizat turistike, konkretisht të mos udhëtojnë për të lindur në SHBA.
    Me anë të një njoftimi në Facebook, ambasada sqaron se vajtja me vizë turistike në SHBA për të lindur quhet turizmi i lindjes dhe kjo do të refuzohet nga oficerët konsullorë.

    Kjo është e papranueshme -thekson ambasada- dhe nëse viza turistike keqpërdoret për këtë rast atëherë qytetarët mund të humbasin të drejtën për vizë apo për të udhëtuar në SHBA.
    “Është e papranueshme që prindër të huaj të përdorin një vizë turistike amerikane me qëllimin parësor për të lindur në Shtetet e Bashkuara që të sigurojnë nënshtetësinë për fëmijën, çka mund të përfshijë edhe shpenzime për kujdesin mjekësor që mbulohen nga taksapaguesit amerikanë. Ky njihet si “turizmi i lindjes” dhe oficerët konsullorë të ShBA refuzojnë të gjitha aplikimet për viza të tilla sipas ligjit të emigracionit të ShBA. Ata që keqpërdorin sistemin tonë të emigracionit përmes turizmit të lindjes mund të humbasin të drejtën për viza në të ardhmen ose për të udhëtuar në Shtetet e Bashkuara. Kjo është një mënyrë më shumë se si Departamenti Amerikan i Shtetit po u shërben dhe mbron taksapaguesit dhe komunitetet amerikane”, thote ambasada.

  • Ambasada Amerikane në Tiranë: E papranueshme që prindër të huaj të përdorin një vizë turistike amerikane me qëllimin parësor për të lindur atje

    Ambasada Amerikane në Tiranë: E papranueshme që prindër të huaj të përdorin një vizë turistike amerikane me qëllimin parësor për të lindur atje

    Ambasada Amerikane në Tiranë, thotë se është e papranueshme që prindër të huaj të përdorin një vizë turistike amerikane me qëllimin parësor për të lindur atje, që të sigurojnë nënshtetësinë për fëmijën. Ky është mesazhi për qytetarët shqiptarë, të cilëve u bën thirrje të mos keqpërdorin vizat turistike dhe të mos udhëtojnë për të lindur në SHBA.
    Mesazhi i plotë

    Është e papranueshme që prindër të huaj të përdorin një vizë turistike amerikane me qëllimin parësor për të lindur në Shtetet e Bashkuara që të sigurojnë nënshtetësinë për fëmijën, çka mund të përfshijë edhe shpenzime për kujdesin mjekësor që mbulohen nga taksapaguesit amerikanë.
    Ky njihet si “turizmi i lindjes” dhe oficerët konsullorë të ShBA refuzojnë të gjitha aplikimet për viza të tilla sipas ligjit të emigracionit të ShBA.
    Ata që keqpërdorin sistemin tonë të emigracionit përmes turizmit të lindjes mund të humbasin të drejtën për viza në të ardhmen ose për të udhëtuar në Shtetet e Bashkuara.
    Kjo është një mënyrë më shumë se si Departamenti Amerikan i Shtetit po u shërben dhe mbron taksapaguesit dhe komunitetet amerikane”, shkruan Ambasada Amerikane në rrjetet sociale.

  • Ambasada e SHBA thirrje qytetarëve: Mos përdorni vizat turistike për të lindur në Amerikë, kjo është e papranueshme!

    Ambasada e SHBA thirrje qytetarëve: Mos përdorni vizat turistike për të lindur në Amerikë, kjo është e papranueshme!

    Ambasada e SHBA-ve në vendin tonë ka bërë një thirrje që qytetarët shqiptarë të mos keqpërdorni vizat turistike, konkretisht të mos udhëtojnë për të lindur në SHBA.
    “Është e papranueshme që prindër të huaj të përdorin një vizë turistike amerikane me qëllimin parësor për të lindur në Shtetet e Bashkuara që të sigurojnë nënshtetësinë për fëmijën, çka mund të përfshijë edhe shpenzime për kujdesin mjekësor që mbulohen nga taksapaguesit amerikanë. Ky njihet si “turizmi i lindjes” dhe oficerët konsullorë të ShBA refuzojnë të gjitha aplikimet për viza të tilla sipas ligjit të emigracionit të ShBA. Ata që keqpërdorin sistemin tonë të emigracionit përmes turizmit të lindjes mund të humbasin të drejtën për viza në të ardhmen ose për të udhëtuar në Shtetet e Bashkuara. Kjo është një mënyrë më shumë se si Departamenti Amerikan i Shtetit po u shërben dhe mbron taksapaguesit dhe komunitetet amerikane”, thote ambasada.

  • Alizoti: Ti, Edvin Kristaq Rama do mbetesh një delenxhi sepse i tillë ke lindur!

    Alizoti: Ti, Edvin Kristaq Rama do mbetesh një delenxhi sepse i tillë ke lindur!

    Alizoti: Ti, Edvin Kristaq Rama do mbetesh një delenxhi sepse i tillë ke lindur!

    Drejtuesi politik i PD për Qarkun Elbasan, Tomorr Alizoti, i është përgjigjur kryeministrit Edi Rama, pasi ky e fundit e ofendoi publikisht duke e quajtur çyryk.

    Në postimin e tij në Facebook, Alizoti i drejtohet Ramës si një delenxhi i lindur dhe pasardhës i gjysmëopingës.

    Alizoti shkruan se, ti ke qenë, je, dhe do mbetesh gjysmëopingë. Para meje, ti je soj delenxhiu, si dje, si sot, si përgjithmonë’, shkruan Alizoti.

    Reagimi i Alizotit

    Kur dëgjova reagimin tënd, më erdhi ndër mend çfarë thotë Niçe për njerëz si ty. Ai ka një krahasim të mrekullueshëm kur tregon ndryshimin mes shtazës dhe njeriut. Kur e lexon në gjermanisht tingëllon shumë bukur. Por më pas mendova se, është shpenzim shumë i madh kohe t’i shpjegosh dikujt, që kulmin e imagjnatës e ka të lidhur me figura që flasin në ekrane, se çfarë është shkëputja e njeriut nga shtaza. Prandaj, po të përgjigjem me atë çfarë ti kupton më mirë, vulgaritetin.

    Ti Edvin Kristaq Rama, do mbetesh një delenxhi, sepse i tillë ke lindur. Ti je pasardhës i gjysmëopingës, dhe do mbetesh përgjithmonë i tillë. Ky është guri jot, që se blen dot as me milionat që i vjedh popullit më të varfër në Evropë, as me shishet e verës 35 mijë euro me të cilat të qerasin shokët e tu ordinerë netët kur ti firmos vjedhjet. As me krekosjen mes idiotëve të tu të dobishëm. Ti ke qenë, je, dhe do mbetesh gjysmëopingë. Para meje, ti je soj delenxhiu, si dje, si sot, si përgjithmonë.

  • E quajti “çyryk”, Tomor Alizoti-Ramës: Do mbetesh një delenxhi, se i tillë ke lindur

    E quajti “çyryk”, Tomor Alizoti-Ramës: Do mbetesh një delenxhi, se i tillë ke lindur

    Drejtuesi politik i Partisë Demokratike për Qarkun e Elbasanit, Tomor Alizoti i është përgjigjur kryeministrit Edi Rama, pasi ky i fundit i tha se është çyryk.
    Përmes një postimi në rrjete sociale, Alizoti tha se ‘Rama do mbetet një delenxhi, sepse i tillë ka lindur’.
    “Kur dëgjova reagimin tënd, më erdhi ndër mend çfarë thotë Niçe për njerëz si ty. Ai ka një krahasim të mrekullueshëm kur tregon ndryshimin mes shtazës dhe njeriut. Kur e lexon në gjermanisht tingëllon shumë bukur.
    Por më pas mendova se, është shpenzim shumë i madh kohe t’i shpjegosh dikujt, që kulmin e imagjnatës e ka të lidhur me figura që flasin në ekrane, se çfarë është shkëputja e njeriut nga shtaza. Prandaj, po të përgjigjem me atë çfarë ti kupton më mirë, vulgaritetin. Ti Edvin Kristaq Rama, do mbetesh një delenxhi, sepse i tillë ke lindur. Ti je pasardhës i gjysmëopingës, dhe do mbetesh përgjithmonë i tillë.
    Ky është guri jot, që s’e blen dot as me milionat që i vjedh popullit më të varfër në Evropë, as me shishet e verës 35 mijë euro me të cilat të qerasin shokët e tu ordinerë netët kur ti firmos vjedhjet. As me krekosjen mes idiotëve të tu të dobishëm. Ti ke qenë, je, dhe do mbetesh gjysmëopingë. Para meje, ti je soj delenxhiu, si dje, si sot, si përgjithmonë”, shkruan Alizoti.

  • Dy shtetas të huaj esktradohen drejt Turqisë dhe Greqisë, ja për çfarë akuzohen

    Dy shtetas të huaj esktradohen drejt Turqisë dhe Greqisë, ja për çfarë akuzohen

    Interpol Tirana ka finalizuar me sukses ekstradimin e dy shtetasve të kërkuar ndërkombëtarisht, njëri drejt Turqisë dhe tjetri drejt Greqisë, pas koordinimit të veprimeve me Interpol Ankaranë dhe Interpol Athinën.
    Ekstradimi në Turqi – Burak Kara, 39 vjeç, i lindur në Turqi, u ekstradua pasi ishte dënuar nga Gjykata e Mersinit në vitin 2022 me 8 vjet e 4 muaj burg, për marrëdhënie seksuale me dhunë ndaj një shtetaseje turke në vitin 2011. Ngjarja ndodhi në një banesë në Mersin, ndërsa i dënuari ndodhej në gjendje të dehur. Ai kishte edhe rreth 4 vjet e gjysmë burg të pashlyer.
    Ekstradimi në Greqi – Shtetasi I. A., 59 vjeç, i lindur në Bullgari, u ekstradua në Greqi ku akuzohet për ndërmjetësim për birësim të paligjshëm. Ai dyshohet se në bashkëpunim me të tjerë, rekrutonte gra shtatzëna në kushte të vështira ekonomike, të cilat i dërgonte në Greqi për të lindur dhe më pas ndërmjetësonte shitjen e foshnjave për 2000 deri në 4000 euro për rast. Ai u arrestua nga Policia Kufitare në Korçë.

  • Të dënuar për vepra të ndryshme penale, ekstradohen në Turqi dhe Greqi dy persona

    Të dënuar për vepra të ndryshme penale, ekstradohen në Turqi dhe Greqi dy persona

    Dy shtetas janë ekstraduar nga Shqipëria drejt Turqisë dhe Greqisë, pasi akuzohen për dy vepra të ndryshme penale.
    Në Turqi u ekstradua një shtetas i dënuar për marrëdhënie seksuale me dhunë, ndërsa drejt Greqisë një shtetas i akuzuar për ndërmjetësim për birësim të kundërligjshëm.
    “Si rezultat i koordinimit të veprimeve operacionale të Interpol Tiranës me homologët e Interpol Ankarasë dhe Interpol Athinës, u finalizuan procedurat për ekstradimin nga Shqipëria, të shtetasve:
    -Burak Kara, 39 vjeç, i lindur në Turqi, sepse Gjykata e Mersin, në vitin 2022, e ka dënuar këtë shtetas, me 8 vjet e 4 muaj burgim, pasi në vitin 2011, në gjendje të dehur, ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë, me një shtetase turke, në banesën e një shtetaseje tjetër, gjithashtu turke, në Mersin. Nga dënimi, 39-vjeçarit i kanë mbetur për të vuajtur rreth 4 vjet e gjysmë burgim;
    -I. A., 59 vjeç, i lindur në Bullgari, sepse ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Athina, mbi akuzën se në bashkëpunim me të tjerë, gjente gra shtatëzënë (në vështirësi ekonomike), të cilat i çonte në Greqi për të lindur dhe më pas ndërmjetësonte për dhënien e foshnjës, për birësim. Nga kjo veprimtari kriminale ky shtetas dyshohet se ka përfituar 2000-4000 euro/rast. Ai është arrestuar nga shërbimet e Policisë Kufitare të Korçës”, njofton policia.

  • Këto shenja Horoskopi e kanë suksesin të shkruar në yje

    Këto shenja Horoskopi e kanë suksesin të shkruar në yje

    Disa individë duket se kanë një aftësi të lindur për të tërhequr fatin dhe suksesin, ndërsa të tjerë duhet të punojnë më shumë për të arritur atje ku duan. Sipas astrologjisë, disa shenja kanë një lidhje të veçantë me mundësitë, falë planetëve që i sundojnë dhe tipareve të tyre të veçanta. Ja cilat janë 5 shenjat që duket se e kanë suksesin të shkruar në yje:
    DashiDëshirues për të rrezikuar dhe për të arritur qëllimet, Dashi është gjithmonë i gatshëm të veprojë. Sunduar nga Marsi, planeti i veprimit dhe energjisë, ata nuk friksohen nga sfidat dhe janë të gatshëm të kapin mundësitë që të tjerët i shmangin. Kjo vendosmëri dhe guxim i ndihmon ata të shohin mundësi që mund të shpërblehen me sukses.
    LuaniLuani është një lider i lindur, i ndihmuar nga Dielli që e mbështet me karizëm dhe vetëbesim. Ai ka aftësinë për të shkëlqyer në çdo fushë dhe të tërheqë mundësitë më të mira, qoftë në karrierë, biznes, apo jetën personale. Succesin për të nuk është një rastësi, por një pasojë e natyrës së tij.

    ShigjetariNjë tjetër shenjë me fat është Shigjetari, i cili është gjithmonë në kërkim të mundësive të reja. Sunduar nga Jupiteri, ky shenjë është një aventurier i lindur dhe gjithmonë në kërkim të mundësive të reja, me një pasion të fortë për eksplorimin dhe përvojat e reja. Guximi për të ndjekur instinktet shpesh i shpërblehet me sukses të papritur.
    PeshqitPeshqit janë një ndër shenjat më intuitive dhe duket se kanë një lidhje të fshehtë me universin. Ata shpesh përballen me mundësi që duken si “rastësi”, por janë rezultat i ndjeshmërisë dhe intuitës së tyre të fortë. Kur ndiejnë se diçka nuk po shkon, ata e ndryshojnë rrjedhën dhe shmangin dështimin.
    DemiDemi është i njohur për punën e palodhur dhe durimin. Ai nuk është nga ata që kërkojnë suksesin e menjëhershëm, por falë këmbënguljes dhe përkushtimit, gjithmonë arrin të ndjekë rrugën e duhur në kohën e duhur. Sunduar nga Afërdita, Demi ka një aftësi natyrale për të ndërtuar një jetë të begatë dhe për të krijuar mundësi edhe kur ato nuk vijnë vetë.
    Këto janë shenjat që duket se kanë suksesin të shkruar në yje, duke shfrytëzuar natyrën dhe karakteristikat e tyre të veçanta për të arritur majat.

  • Vatikani: Papa Françesku do të varroset më 26 prill

    Vatikani: Papa Françesku do të varroset më 26 prill

    Varrimi i Papa Françeskut do të mbahet të shtunën, më 26 prill, në orën 10:00 në Bazilikën e Shën Pjetrit në Vatikan, njoftoi Vatikani të martën.Françesku, i lindur si Jorge Mario Bergoglio në Buenos Aires të Argjentinës, vdiq më 21 prill në moshën 88-vjeçare.
    Ai vdiq nga sulmi në tru dhe si pasojë nga dështimi i pakthyeshëm i zemrës, tha Vatikani.Në vitet e fundit, Papa Françesku ishte përballur me disa komplikime shëndetësore.
    Më 2021, ai i ishte nënshtruar një operimi në zorrën e trashë, ndërsa më 2023 ka pasur një operim tjetër në abdomen për të trajtuar herninë.
    Ai ishte përballur edhe me dhimbje kronike të gjurit dhe shpinës, dhe shpesh kishte përdorur karrige lëvizëse.
    Pavarësisht këtyre komplikimeve, ai pati agjendë të ngarkuar, dhe i kreu detyrat e një pape, si dhe udhëtoi nëpër botë.
    Në fillim të vitit 2025, ai u shtrua në spital për shkak të një infeksioni në traktin e frymëmarrjes, çka më vonë i rezultoi me pneumoni të dyfishtë. Gjendja e tij ishte e rënduar, duke e detyruar të qëndronte ditë të tëra në spital.
    Si Papa i 266-të i Kishës Katolike Romane, ai ishte i pari prej kontinentit amerikan, dhe i pari i lindur jashtë Evropës që u ngjit në krye të Selisë së Shenjtë, në më shumë se një mijëvjeçar.
    Bergoglio, i biri i imigrantëve italianë, kishte punuar si teknik kimik para se t’iu bashkohej jezuitëve më 1958.
    Ai ishte shuguruar si prift më 1969 dhe ishte bërë udhëheqës superior i jezuitëve të një province të Argjentinës në periudhën 1973-1979.
    Më 1988, ai ishte emëruar peshkop i Buenos Airesit. Tre vjet më vonë, Papa Gjon Pali II e kishte ngritur atë në Kolegjin e Kardinalëve.
    I zgjedhur Papë më 2013, pas dorëheqjes së Papa Benediktit XVI, ai e zgjodhi emrin Françesk, për të nderuar Shën Françeskun e Asizit, duke pasqyruar angazhimin e tij ndaj përulësisë dhe të varfërve.
    Periudha e tij në krye të Selisë së Shenjtë kujtohet për fokusin në mëshirë, në drejtësinë sociale dhe kujdesin mjedisor./REL