Jani Gura i lindur në vitin 1791 në Dremisa, Çamëri, nga një familje çame, që fëmijë praktikohej me armë. Disa vite para revolucionit grek ishte ushtarë i Odise Andruços, ku fitoi dhe respektin e tij duke u bërë udhëheqës disa muaj para revolucionit. Jani së bashku me Odisenë morën pjesë në betejën e Hanit të Gravisë, ku u dallua për guximin e tij. Kur kushëriri i tij, Dhimitër Panourgias ishte i rrethuar në Amfissa nga turqit, në 27 mars 1821 Jani e shpëtoi atë me vetëm 400 ushtarë. Ata arritën të mbyllnin turqit në kështjellën e qytetit deri sa i detyruan të dorëzohen pas 10 ditësh. Më pas mori pjesë në betejën e Vasiliqis ku tregoi zotësi të madhe dhe plani i tij i betejës nuk u pranua. Më 1822 u emërua sigurues i Athinës dhe në 1825 komandant i përgjithshëm i Greqisë qëndrore dhe lindore. Gjatë luftës civile pushtoi Peloponezin. Më 7 prill 1825 arreston ish-komandantin e tij Odise Andruçon dhe e burgos në Akropoli. Jani Gura vritet në 1 tetor 1826 nga Mehmet Reshit Pasha në rrethimin e Akropolit.
Tag: lindur
-

Banditë dhe gangsterët e Perandorisë Osmane 1900
Nga lart majtas:Nikolla i prerë: Lindur në Stamboll në vitin 1849. Ai i kalonte ditët e tij duke luajtur bixhoz me paratë e “mbrojtjes” qe i bënte tregtareve.Ardash bastard: Lindur në Sivas në 1886. Vret një gangster tjetër për t’u bërë Don i lagjes Uskudar. I mungonte gishti i madh dhe ai tregues në dorën e djathtë.Hüsnü arab: një njeri gjigant i lindur në Tripoli. Ai sundoi si një tiran dhe e bëri jetën ferr për banorët e lagjes Tophane të Stambollit.Manol il Chìc: Lindur në Tokat në vitin 1890. Ai ishte i famshëm vetëm për përdorimin e grushteve dhe kokës në përleshje.Kosti nga Odessa: I lindur në Greqi, ai mblidhte paratë e mbrojtjes nga bizneset përreth Perës me ndihmën e forcave pushtuese.Osmani i Konias: lindur më 1887, Konia. Ai ishte i njohur për mizorinë dhe sadizmin e tij. Ai vdiq duke vjellur gjak dhe duke u mbytur.
-

Klerikët shqiptarë që dhanë jetën për çështjen kombëtare
Gjatë historisë sonë, kemi pasur klerikë të shumtë, musliman e të krishterë, të cilët sakrifikuan jetën për çështjen kombëtare. Në këtë post do flasim për 3 klerikë të shquar shqiptarë, Atë Shjefën Gjeçovi, Mulla Idriz Gjilani dhe Papa Kristo Negovanin, të cilët u vranë pabesisht nga armiqtë tanë për veprimtaritë e tyre atdhetare.
1️⃣ Atë Shjefën Gjeçovi, i lindur në Janjevë më 3 tetor 1873, ishte një frat françeskan shqiptar, veprimtar i lëvizjes kombëtare, folklorist, arkeolog dhe publicist i njohur. Ai konsiderohet si babai i studimeve folklorike shqiptare, ndërsa kryevepra e tij, “Kanuni i Lekë Dukagjinit”, është përmbledhja më e përmendur e ligjit zakonor shqiptar. Për shkak të veprimtarisë së tij kombëtare, u vra nga shovinistët serbë në Zym, më 14 tetor të vitit 1929.
2️⃣ Mulla Idriz Gjilani, i lindur më 4 qerdhor 1901 në Veleknicë, ishte një imam musliman shqiptar, luftëtar i lirisë dhe patriot i flaktë i çështjes kombëtare. Gjatë Luftës së Dytë Botërore, ishte myfti dhe imam ushtarak i Regjimentit IV të Ushtrisë Mbretërore Shqiptare në Tokat e Lirueme. Drejtoi forca paraushtarake nën flamurin e Mbretërisë Shqiptare duke luftuar për Shqipërinë Etnike kundër jugosllavëve dhe bullgarëve deri në vjeshtën e 1944, ku më pas jetoi i fshehur nga Regjimi Jugosllav deri sa u kap nga barbarët serbë, të cilët e dogjën për së gjalli natën e 25-26 nëntorit 1949.
3️⃣ Papa Kristo Negovani, i lindur në vitin 1875 në Negovan, ishte një prift ortodoks shqiptar, arsimtar, botues dhe veprimtar i lëvizjes kombëtare. Luftoi kundër synimeve shkombëtarizuese të kishës e të qarqeve shoviniste greke. Papa Kristo Negovani meshonte në gjuhën shqipe, gjë që nuk i pëlqente aspak kishës dhe hierarkisë greke, të cilët madje e kishin shpallur gjuhën shqipe të mallkuar. U masakrua barbarisht me sëpata nga andartët kriminelë grekë me urdhër të priftit grek Karavangelis, më 12 shkurt 1905.
-

Si sot, më 1860 vdiq në Vjenë Karl Gega (Carlo Ghega; Carl Ritter von Ghega, lindur në Venedik më 1802)
Jahja Drancolli
Si sot, më 1860 vdiq në Vjenë Karl Gega (Carlo Ghega; Carl Ritter von Ghega, lindur në Venedik më 1802). Edhe sot në këtë qytet ruhet monumenti i varrit të tij. Nderkaq në vitin 2018, Karl Gega, do të shpallet nga Këshilli i Gjeodezëve Europianë (Council of European Geodetic Surveyors), për gjeodezin e vitit!
The Council of European Geodetic Surveyors, që nga viti 2012 ka shpallur për çdo vit nga një gjeodez emblematik europian, si më poshtë: Gerardus Mercator për vitin 2012; Galileo Galilei për vitin 2013; Friedrich Georg Wilhelm von Struve për vitin 2014, Euclid-i për vitin 2015; Rumer Josip Bošković për vitin 2016; Guillaume-Henri Dufour për vitin 2017, dhe Karl Gega (Carl Ritter von Ghega) për vitin 2018 (më 21 mars 2018, në Washington DC, SHBA).
Nga burimet e shumta të ruajtura veçanërisht në Itali, Austri, dhe gjithandej botës mund te zbulohet se si studiuesi botëror me origjinë shqiptare, i lindur në Venedik, dhe student i Universitetit të Padovës, ka luajtur një rol të rëndësishëm në gjeodezi dhe profesionin e survejimit deri në ditët e sotme. Ne mund të zbulojmë sfondin e tij dhe detajet e rrugës së tij profesionale, arsimimin dhe kontributet më të rëndësishme në fushat e gjeodezisë dhe inxhinierisë në përgjithësi. Kontributi tij më domethënëse është ndërtimi i hekurudhës malore Semmering (Austri, në vitet 1848-1854), e cila në vitin 1998 do të regjistrohet në Listën e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s. Krahas këtij projekti, i cili la mbresa të mëdha në profesionin e inxhinierit, Karl Gega gjithashtu është shquar për ndërtimin e Viaduktit Borovnica në Slloveni, si dhe për realizues të dhjetëra e dhjetëra projekteve gjatë viteve 1820-1853!
Burimet: Archivio Antico dell`Università di Padova, Facoltà filosofico-matematica, b. 27, n. 84; Biblioteca Nazionale Marciana, Venezia: Mss. it., IV, 508-509 (5082-5083); Friedrich Wallisch (1931), Neuland Albanien, Franckh’sche Verlagshandlung; Piero Del Negro (2000), Ghega Carlo, Dizionario Biografico degli Italiani, v. 53; Robert Elsie (2012), A Biographical Dictionary of Albanian History. I. B. Tauris, etc. /Trungu & InforCulture.info
-

Jeta dhe fundet e tyre tragjike e disave nga 40 firmëtarëvë të Aktit të Pavarësisë?!
Shqipëria u vetëshpall e pavarur në Vlorë më 28 nëntor 1912 nga Ismail Qemali. Në shpalljen pavarësisë morën pjesë 83 delegatë nga të gjitha trevat shqiptare, ndërsa 40 firmëtarët ishin ata të cilët nënshkruan aktin e Pavarësisë.
ISMAIL QEMAL BEJ VLORA (1844-1919)
Lindur në Vlorë. Shkollën fillore e vijoi në Selanik, meqë aty ishte e internuar familja e tij për shkak të veprimtarive patriotike. Më 1858 u regjistrua në gjimnazin e Janinës “Zosimea”, ku pati bashkënxënës të vet Sami Frashërin, Naim Frashërin, etj. Më 1860 filloi punë si përkthyes i frëngjishtes në ministrinë e Punëve të Jashtme, në Stamboll. Aty përfundoi shkollën e drejtësisë. Pak vite më vonë, u emërua shef kabineti në Tesali, i Ismail Rahimpashës, që ishte daja i tij. Më 1868 u emërua kryesekretar i ministrisë së Punëve të Jashtme dhe dy vjet më vonë, deri më 1875, guvernator në Varnë dhe guvernator i Danubit të Poshtëm. Por, dy vjet më vonë, duke qenë kundërshtar i Portës së Lartë, u internua në Qytahi, pranë Anadollit, vend ku qëndroi deri më 1882. Në fillim të shek. XX, Ismail Qemali filloi t’i përkushtohej çështjes shqiptare, duke ngritur zërin për autonominë e Shqipërisë. Lidhi kontakte me pothuaj të gjithë kolonitë patriotike të shqiptarëve jashtë e brenda vendit, sidomos në zonën e Vlorës. Në nëntor 1908 hyri në parlamentin osman si deputet i sanxhakut të Beratit. Një vit më vonë, u arratis nga Stambolli dhe vijoi të jetojë nëpër Evropë, duke nisur kështu rrugën e pakthyeshme të veprimtarisë politike në favor të Shqipërisë. Ndihmoi lëvizjen e armatosur të shqiptarëve në kryengritjet e përgjithshme të viteve 1910-1912. Ishte organizatori kryesor i mbledhjes historike të 5 nëntorit 1912 në Bukuresht, ku u vendos e ardhmja e Shqipërisë. Më 28 nëntor, deklaroi në Vlorë pavarësinë e Shqipërisë nga Porta e Lartë, duke e krijuar kështu shtet më vete. Firmoi i pari dokumentin e pavarësisë kombëtare, me siglën “Ismail Kemal”. U zgjodh kryeministër i qeverisë shqiptare dhe ministër i Punëve të Jashtme. Më 22 janar 1914 jep dorëheqjen dhe pushtetin ja dorëzoi Komisionit Ndërkombëtar të Kontrollit. Largohet nga Shqipëria për në Itali ku edhe vdes në rrethana të dyshimta më 24 janar 1919.
DOM NIKOLL KAÇORRI (1862-1917)
Lindur në fshatin Kre i Bajrakut të Lurës. Më 1884 mbaroi studimet filozofiko – teologjike për meshtar dhe u shugurua në Shkodër. Për veprimtarinë frytshme kishtare, Papa i asaj kohe e nderoi me “Kryqin e artë”: “për Kishë dhe Papë”. Emërohet Ipeshkv. Gjatë 1905-1907 drejtoi kryengritjen e armatosur kundër turqve në Kurbin. Më 1908, Kaçorri mori pjesë në Kongresin e Manastirit. Në nëntor të vitit 1912, si delegat i Durrësit, mori pjesë në kuvendin e Vlorës dhe firmoi dokumentin e pavarësisë me siglën “Kaçorri”. U zgjodh nënkryetar i qeverisë shqiptare. Pas rënies së kësaj qeverie, emigroi jashtë atdheut, ku vazhdoi veprimtarinë e vet politike e patriotike, derisa vdiq në Vjenë në maj 1917.
VEHBI DIBRA AGOLLI (1867-1937)
Lindur në Dibër të Madhe. Biri i Myftiut të Dibrës së Madhe. Mësimet fillestare dhe ato të mesme i kreu në Dibër, ndërsa studimet e larta në Stamboll. Pas diplomimit, menjëherë kthehet nga Stambolli në Dibër, ku u emërua Myfti. Më 1909 mori pjesë në Kongresin e Dibrës. U zgjodh kryetar i Kongresit; më 1912, mori pjesë në Kuvendin e Vlorës, si përfaqësues i Dibrës firmoi vendimin e pavarësisë me siglën në turqisht “Vehbi Dibra”. Haxhi Vehbi Dibra u zgjodh kryetar i Pleqësisë si dhe nënkryetar i qeverisë. Në vitin 1913, Qeveria e Përkohshme e Vlorës e ngarkon me detyrën e Myftiut të Përgjithshëm të Komunitetit Mysliman Shqiptar të mbarë Shqipërisë. Ndërsa, më 1923, Dibra u zgjodh Kryetar i Kongresit të Parë të Myslimanëve Shqiptarë. Shkroi, botoi dhe përktheu gjatë gjithë jetës, një pjesë e tyre u botuan në shtypin e kohës, kryesisht në revistën “Zani i Naltë”, që botohej në Tiranë. vdiq në Tiranë.
JORGJI KARBUNARA – BABË DUDË KARBUNARA (1842-1917)
Lindur në Berat. Shërbeu si mësues i shqipes dhe bashkëpunoi me Kostandin Kristoforidhin. Filloi të meshonte në shqip, por kjo iu ndalua. Shqiptarizmi i theksuar i tij ra në sy të turqve, të cilët më 1895 i dogjën shtëpinë në Berat. U angazhua në ngritjen e degës së Lidhjes Shqiptare të Prizrenit në Korfuz. Studimet e larta i përfundoi në Itali, për italisht. Si veprimtar i dalluar i rretheve patriotike, u zgjodh delegat i Beratit në kuvendin e Vlorës, ku si i tillë, firmosi aktin e shpalljes së pavarësisë me siglën “J. Karbunara”. Gjithashtu, u zgjodh anëtar i Pleqësisë. Pati përplasje me mercenarët e Esat Pashë Toptanit, të cilët i shkatërruan pasurinë në vitin 1915. vdiq në Berat.
ELMAS BOCE (1852-1925)
Lindur në Gjirokastër. Bashkëkohës i Naim e Sami Frashërit, si ata, Boce përfundoi gjimnazin e Janinës “Zosimea”. Mbështetës i flaktë i komitetit “Për lirin’ e Shqipërisë” dhe nga themeluesit e klubit patriotik “Drita”. Gjithashtu, ndihmoi pa kursyer hapjen e shkollës shqipe të Gjirokastrës “Lirija”. Ndërsa, në nëntor 1912 u zgjodh delegat i Gjirokastrës në kuvendin e Vlorës, ku firmoi dokumentin e pavarësisë kombëtare, me siglën “Elmas Boce”.
VELI HARÇI (1850-1914)
Lindur në Gjirokastër. Studimet i përfundoi në Stamboll, në degën e administrimit dhe ekonomisë. Pas studimeve punoi në Stamboll, ku u lidh me veprimtarë të çështjes shqiptare, që ndodheshin aty. Nga fillimi i shekullit që lamë pas, Harçi u kthye në Shqipëri, si i emëruar i Portës së Larë në nënprefekturën e Vlorës. Përfaqësoi Gjirokastrën në kuvendin e Vlorës dhe firmoi aktin e pavarësisë, me siglën “Veli Harçi”. vdiq nga një atak kardiak në Vlorë, ku kishte edhe familjen, të zhvendosur nga Gjirokastra që në kohën kur u emërua me detyrë zyrtare në Vlorë.
QAZIM KOKOSHI (1882-1945)
Lindur në qytetin e Vlorës. Mori pjesë në kuvendin e Vlorës në nëntor 1912, si delegat i Vlorës. Firmosi aktin e pavarësisë me siglën “Qazim Kokoshi”. Konkurroi në zgjedhjet parlamentare që u zhvilluan në vitin 1921 ku dhe u zgjodh deputet i Parlamentit të parë shqiptar. Pas tre vjetësh, në Lëvizjen e Qershorit të vitit 1924, u bashkua me grupin opozitar që udhëhiqej nga Fan Noli e Luigj Gurakuqi. Pas dështimit emigroi në Itali e më pas në Austri. Më 1928 u kthye në atdhe pas amnistisë së mbretit, por në vitin 1932 u arrestua me akuzë komploti kundër Zogut dhe u burgos, për të dalë sërish më 1936. Pas vrasjes së të dhëndrit të tij, dëshmorit Reshit Çollaku, Kokoshi u arrestua nga nazistët dhe u internua në Bergamo. Në prill 1946, komunistët arrestuan Qazim Kokoshin, i cili ishte kthyer në Shqipëri nga internimi nazist, në vitin 1945. I izoluar në hetuesinë e Vlorës, vdiq nga torturat.
JANI MINGA (1872-1947)
Lindur në fshatin Shënpjetër të Fierit. Mësues e patriot, mori pjesë në të gjitha kongreset arsimore. Ishte nismëtar për hapjen e shkollës shqipe në Kaninë më 1909. Në nëntor 1912, u zgjodh delegat i Vlorës dhe si i tillë firmoi vendimin e pavarësisë me siglëm “J. Minga”. Atë kohë, me hapjen e shkollës së Vlorës, u emërua drejtor i saj. Minga vdiq në Vlorë. “Mësues i Popullit”
REXHEP MITROVICA (1888-1960)
Lindur në Mitrovicë në një familje atdhetare. U shqua si aktivist i lëvizjes për çlirim kombëtar dhe si i tillë mori pjesë në kuvendin e Vlorës. Kosova, duke qenë e pushtuar nga serbët, u përfaqësua në kuvend nga Rexhep Mitrovica, Sali Gjuka e Bedri Pejani, delegatë të Gjakovës, Pejës e Gucisë. Firmoi aktin e pavarësisë kombëtare, me siglën “Rexhep”. Pas emigrimit disa vjeçar jashtë, në fillim të viteve ’40 u kthye në Shqipëri. Në vitin 1941 e emëruan anëtar të Këshillit të Shtetit Shqiptar. U zgjodh kryetari i parë i Komitetit Qendror të Lidhjes II të Prizrenit. Pas rënies së qeverisë së tij dhe triumfit të komunistëve, u largua nga atdheu dhe vdiq në Ankara.
DHIMITËR TUTULANI (1875-1937)
Lindur në Berat. Në nëntor 1912 u zgjodh delegat i Beratit në kuvendin e Vlorës, ku firmoi aktin e pavarësisë kombëtare, me siglën “Dh. Tout”. në dhjetor 1918 ishte delegat në Kongresin e Durrësit, ndërsa afërsisht dy vjet më vonë mori pjesë si delegat në Kongresin e Lushnjes. Në vitet ‘20 të shek. XX, përkrahu politikën e Fan Nolit dhe më 1925 u zgjodh kryetar bashkie i Beratit. Mori pjesë edhe në formimin e kishës autoqefale shqiptare, që doli nga Kongresi i Beratit, më 1922. vdiq në Berat, duke lënë të shkruar në testament se një pjesë të pasurisë së tij ia falte qytetit për shkolla, rrugë, mirëqenie, etj.
ARISTIDH RUÇI (1875-1950)
Lindur në Sheper të Zagorisë. Si delegat i Vlorës merr pjesë në kuvendin që shpalli pavarësisë dhe firmoi aktin me siglën “A. Ruci”. Mori pjesë në Lu.ftën e Vlorës në vitin 1920. Anëtar i federatës “Atdheu” me kryetar Avni Rustemin. U aktivizua në jetën administrative të qytetit të Vlorës; u zgjodh anëtar i kryesisë së Bankës Kombëtare Shqiptare më 1937; inspiroi krijimin e degës së Kryqit të Kuq në Vlorë. Pushtuesit fashistë e internuan në Itali. vdiq në Vlorë.
ABDI TOPTANI (1864-1942)
Lindur në Tiranë. Në nëntor 1912 priti në Durrës Ismail Qemalin dhe e shoqëroi atë deri në Vlorë, ku mori pjesë në ngritjen e flamurit. U zgjodh ministër i Financave në qeverinë e parë shqiptare. Me ardhjen e Princ Vidit më 1914, caktohet ministër i Bujqësisë dhe Industrisë. Përkrahu kryengritjen e marsit 1922 udhëhequr nga Bajram Curri. Kushëri i parë me Esad pashë Toptanin, por i ndarë me të, për divergjenca politike. Kështu që, dera e madhe e Toptanasve u nda pothuaj në dy pjesë: një me Esad Pashën e tjetra me vëllezërit Abdi e Murad. Toptani vdiq në Tiranë. Në kuvendin e Vlorës, përfaqësoi Tiranën e Krujën dhe firmoi aktin e pavarësisë me siglën “Abdi”.
ABAS DILAVER CELKUPA (1855-1926)
Lindur në Durrës. kryengritjen e përgjithshme të vitit 1910, Celkupa u angazhua denjësisht dhe ndihmoi lu.ftëtarët e zonës së veriut në veprimet e tyre luftarake. Priti në Durrës Ismail Qemalin e më pas, bashkë me delegatët që e shoqëronin atë, mbërriti në Vlorë, në ditët e fundit të nëntorit 1912, ku mori pjesë në mbledhjen e parë kuvendit të Vlorës, kuvend i cili vendosi pavarësimin e Shqipërisë nga Turqia. Aktin e pavarësisë kombëtare e firmoi edhe Abas Cekluka, si delegat i Durrësit, me siglën “Abas Dilaver”. Celkupa vdiq në Durrës
MIT’HAT FRASHËRI (1880-1949)
Lindur më 1880 në Janinë. Biri i Abdyl Frashërit dhe nipi i Sami Frashërit dhe Naim Frashërit, u rrit nën kujdesin e xhaxhallarëve. Mori pjesë në Kongresin e Manastirit, 1908. U zgjodh kryetar i Kongresit dhe nënkryetar i Komisionit të hartimit të alfabetit. Në kongresin e Vlorës, Frashëri ishte delegat i Elbasanit e Ipekut dhe firmoi aktin e pavarësisë me siglën “Mid’hat Frashëri”. Në qeverinë e Ismail Qemalit zgjidhet ministër i punëve botore. Mirëpriti ardhjen e Princ Vidit në Shqipëri dhe u angazhua në Ministrinë e Punëve të Jashtme. Pas largimit të Princ Vidit, Frashëri largohet nga Shqipëria dhe deri në vitin 1918 jeton në disa shtete të Evropës. Në vitin 1916 vendoset në Bukuresht, ku arrestohet nga policia dhe internohet në Moldavi. Në vitin 1918, me mbarimin e Lu.ftës së Parë Botërore, lejohet të largohet dhe vendoset në Lozanë të Zvicrës. Më 1920 shkon në SHBA. Kthehet në Shqipëri në vitin 1922. Në janar 1923 fillon detyrën e Ministrit Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë në Athinë, deri në dhjetor 1925. I zhgënjyer nga zhvillimet politike në Shqipëri dha dorëheqjen dhe deklaroi largimin e tij nga aktiviteti politik. Më 1927, fillon të botojë në Tiranë, revistën Dituria dhe themelon librarinë Lumo Skëndo. Pas pushtimit të vendit nga Italia, vendos të rikthehet në politikë. Më 1941 është ideologu kryesor dhe një nga themeluesit e Organizatës Nacionaliste – Balli Kombëtar. Kundërshtar i komunistëve, u detyrua në nëntor 1944, të largohet nga Shqipëria dhe të vendoset në Itali. Gjatë një udhëtimi për në Nju Jork vdes si pasojë e një ataku kardiak, në tetor 1949, në dhomën e një hoteli.
SHEFQET DAJIU (1882-1946)
Lindur në Elbasan. Përshëndeti organizimin e Kongresit të Elbasanit dhe hapjen e Normales, ngjarje këto që mbartnin në vetvete edhe kontributin e madh të Shefqet Dajiut. Kryengritja e përgjithshme e gjeti në Dibër, duke hapur shkolla shqipe e duke shpërndarë tekstet ne shqipes. Në nëntor 1912, gjendet ne Vlorë, si delegat i Elbasanit dhe firmoi dokumentin e pavarësisë me siglën “Shefqet Daji”. Vite më vonë, iu përkushtua aktivitetit pedagogjik. Bashkëpunoi me Aleksandër Xhuvanin në shoqërinë kulturore “Kopshti letrar” si dhe në revistën e përkohshme të këtij klubi, me të njëjtin titull. I cilësuar si bashkëpunëtor me pushtuesit, Dajiu u arrestua nga fronti nacional-çlirimtar dhe u burgos, për të vdekur në burg në vitin 1946.
ZIHNI ABAS KANINA HAMZARAJ (1885-1957)
Lindur në Kaninë të Vlorës në një familje të vjetër feudalësh. U dallua si politikan e diplomat. U burgos prej autoriteteve turke, kur u kthye në Shqipëri dhe u aktivizua me grupet patriotike. Në kuvendin e Vlorës, si delegat i Vlorës, firmoi dokumentin e pavarësisë, me siglën “Zihni Abbas Kanina”. U zgjodh drejtor i përgjithshëm në ministrinë e Punëve të Jashtme. Ishte nga themeluesit e shkollës tregtare të Vlorës, ku edhe dha mësim gjuhën frënge. Me fillimin e Lu.ftës së Dytë Botërore, Kanina u bë pjesë e Ballit Kombëtar, përkrah mikut të tij të vjetër të idealit Mid’hat Frashërit. Kjo nuk u pëlqeu komunistëve të paslu.ftës, të cilët në vitin 1951 e arrestuan Zihni Kaninën dhe e burgosën në Tiranë. vdiq duke u lënë në harresë nga regjimi i kohës dhe duke mos i vlerësuar punën e tij në shërbim të kombit ndër dekada.
XHELAL KOPRËNCKA
Lindur në Skrapar. Veprimtar i lu.ftës për çlirim kombëtar, sidomos me një të afërm të tij, Ali Koprëncka. Të dy pjesë e komitetit të fshehtë “Për lirin’ e Shqipërisë”, ushtronin veprimtarinë e tyre patriotike në Korçë dhe Manastir, në klubin e shqiptarëve të atjeshëm. Si delegat i Skraparit, merr pjesë në shpalljen e pavarësisë kombëtare dhe firmon dokumentin e indipendencës me siglën “Xhelal Ko”. I ndjekur nga elementë antikombëtarë, Koprëncka u v.ra pabesisht në vitin 1919 në zonën e Skraparit nga forcat greke.
HAJREDIN CAKRANI (1860-1942)
Lindur në Cakran të Fierit më 1860. Veprimtar i lëvizjeve patriotike në Fier dhe zonën përreth, kur filloi të shpërndajë programet kombëtare, që propagandonin emancipimin e vendit. Mori pjesë në kuvendin e Vlorës dhe në nëntor 1912 firmoi aktin e shpalljes së pavarësisë, me siglën “Hajredin Cakrani”, duke qenë nga të vetmit përfaqësues dhe firmëtarë të zonës së Mallakastrës. Cakrani ka lënë një dëshmi interesante në ditaret e tij mbi rrugëtimin e pavarësisë si dhe për zhvillimet e asaj kohe. Ai ishte shoqëruesi kryesor në rrugëtimin e Ismail Qemalit nga Durrësi për në Vlorë. Në qeverinë e parë shqiptare, u caktua si këshilltar në Ministrinë e Lu.ftës, ministër i së cilës ishte Mehmet pashë Dëralla Kalkandeleni. Hajredin Cakrani dha ndihmesë të shquar në organizimin e ushtrisë së parë shqiptare, në pajisjen me armatime dhe stërvitje ushtarake. Si veprimtar i shquar, mori pjesë edhe ne luftën e Vlorës, më 1920, duke komanduar dallueshëm disa njësi që vepruan ushtarakisht në zonën e Vlorës. vdiq në vitin 1942, ndërsa teqeja ku kishte va.rrin u hodh ne erë gjatë regjimit totalitar.
QEMAL KARAOSMANI ELBASANI (1875-1949)
Lindur në Elbasan. Kishte popullaritet në zonën e Beratit dhe për këtë veprimtaria e tij patriotike nuk ra në sy të osmanëve. Në nëntor 1912 u zgjodh delegat i Elbasanit në kuvendin e Vlorës dhe si i tillë, Karaosmani firmoi dokumentin e pavarësisë kombëtare, me siglën “Qemal Elbasani”. Ishte pjesë e administratës civile në qeverinë e Vlorës. Pena e nënshkrimit të aktit të pavarësisë shume vite më vonë gjendej në shtëpinë në Karaosmanit dhe më 1962, ajo u dorëzua në Arkivin e Shtetit. Mbështeti qeverinë e Sulejman bej Delvinës, të dalë nga Kongresi i Lushnjes dhe për disa vite ishte asamblist. Ka qenë zgjedhur kryetar bashkie në Elbasan. Vitet e Lu.ftës II Botërore i kaloi i tërhequr nga jeta politike. Rrethanat e krijuara pas Çlirimit, e vendosën në Kavajë, qytet ku vdiq.
ILJAZ VRIONI (1882-1932)
Lindur në Berat më 1882. Djali i Mehmet Ali Pashë Vrionit, patriotit të shquar shqiptar, nën-kryetarit të Lidhjes së Prizrenit dhe babai i përkthyesit të shquar Jusuf Vrioni, nënshkrues i Deklaratës së Pavarësisë, me siglën “Iljas Vrijon”, si delegat i Beratit; shërbeu tri here si Kryeministër i Shqipërisë dhe disa herë si Ministër i Jashtëm dhe si Ministër i Plotfuqishëm i Shtetit Shqiptar në Paris. Shërbeu gjithashtu për një kohë shumë të gjatë si deputet i Parlamentit të Shqipërisë. Dekoruar nga Republika Franceze në vitet ‘20 me urdhërin e lartë “Grand Officier de la Légion d’Honneur”. vdiq në Paris dhe u var.ros në Berat. Në vitin 1946, komunistët zhva.rrosën eshtrat e tij dhe i hodhën ato në lumin Osum.
SALI GJUKA (1876-1925)
Lindur në Pejë, në vitin 1876. Mori pjesë me ar.më në dorë në kryengritjen e përgjithshme të viteve 1910- 1912. Me nismën e tij, në prill 1912 u formua në Selanik, klubi “Bashkimi”, në favor të edukimit të ndjenjave atdhetare dhe përhapjen e gjuhës shqip. Si përfaqësues nga Kosova dhe delegat i Pejës, Gjakovës, Plavës e Gucisë, mori pjesë në shpalljes e pavarësisë kombëtare dhe firmoi aktin me siglën “Salih Gjuka”. U zgjodh këshilltar i Pleqësisë (Senatit). Në vitin 1920 përmendet si një nga përkrahësit e Kongresit të Lushnjes dhe katër vite më vonë mbështet Nolin, kur ky u bë kryeministër. Tuberkulozi e mposhti, në tetor 1925 në Berat. “Mësues i Popullit”
DHIMITËR BERATTI (1888-1970)
Lindur në Korçë në vitin 1888. Përfundoi në Rumani fakultetin e shkencave politike dhe atë juridik. Pas vitit 1905 kthehet në Korçë, ku punon si mësues në shkollën e parë shqipe të Korçës. Nga të parët pjesëmarrës në mbledhjen e hotel “Kontinental”-it në Bukuresht. Zgjidhet delegat i kolonisë shqiptare të Bukureshtit. Ka firmosur aktin historik të shpalljes së pavarësisë, me siglën “D. Beratti”, në emër të kolonisë së Bukureshtit. U emërua drejtor i përgjithshëm në gazetën e qeverisë së Vlorës “Përlindja e Shqipëniës” dhe u zgjodh anëtar i pleqësisë. Më 1913 sekretar i delegacionit shqiptar që udhëton në Londër, Paris, Romë, etj. Më 1913 administratori i spitaleve të vendit. Në korrik 1914 emigron në Rumani, ku punoi për krijimin e kishës ortodokse shqiptare të Rumanisë. Beratti është delegat i shqiptarëve të Bukureshtit në Konferencën e Paqes më 1919. Më 1935 ministër i ekonomisë kombëtare. Një vit më vonë ministër në Romë. U emërua më 3 dhjetor 1941 ministër sekretar shteti i kulturës popullore në qeverinë e Mustafa Merlikës. Pas rënies së qeverisë së Rexhep Mitrovicës, u largua nga Shqipëria përgjithmonë, u vendos në Itali, ku u mor me veprimtari të shumta patriotike. Ka botuar dy vëllime me titull “Shqipëria më 1937”, të cilët shërbejnë në ditët tona si model për shkrimin e historisë së shtetit shqiptar. Dekoruar me urdhërin “Për veprimtari patriotike” të klasit të parë. vdiq në Romë më 1970 nga një aksident automobilistik.
DHIMITËR MBORJA EMANOIL (1884-1945)
Lindur në Mborje. Anëtar i shoqërisë “Dituria” të Korçës më 1908. Kryetar i shoqërisë patriotike të shqiptarëve të Bukureshtit. Boton e shpërndan programin e komitetit të fshehtë “Për lirinë e Shqipërisë”. Më 28 nëntorit 1912, firmon aktin e pavarësisë me siglën “Dh Emmanuel” në emër të kolonisë së Bukureshtit. Ai i dha Ismail Qemalit një shumë prej 1000 frangave, të cilat u vunë në themel të krijimit të Ministrisë së Financave. Rreth vitit 1920, lëshoi falas godinën e shtëpisë së tij në Korçë si ambient mësimor për Liceun Kombëtar. Më 1924 mbështet qeverinë e Nolit. Largohet në Rumani për t’u rikthyer në atdhe vite më vonë. V.diq në Bukuresht.
DHIMITËR ZOGRAFI (1878-1947)
Lindur në Korçë. Në fund të shekullit XIX së bashku me vëllezërit emigroi në Rumani. Më 1906 merr pjesë në themelimin e shoqërisë patriotike të shqiptarëve te Bukureshtit “Bashkimi-Unirea”. U zgjodh delegat i kolonisë shqiptare të Bukureshtit për të marrë pjesë në Shpalljen e Pavarësisë. Më 28 nëntor 1912 firmos vendimin e Pavarësisë me siglën “Dimitri Zografi”. Anëtar i pleqësisë. Kundërshton vendimet e padrejta të Konferencës së Parisit në kurriz të popullit shqiptar dhe firmos protesta drejtuar kryesisë së saj në qershor 1919. vdiq në Bukuresht rreth vitit 1947.
MURAD TOPTANI (1867-1918)
Lindur në Aká (Turqi), ku ishte internuar i ati Seremedin pashë Toptani, nga turqit për arsye të aktivitetit të tij nacionalist. Ai u martua me vajzën e Naim Frashërit, Asijen. Pas vitit 1895, Toptani u vendos pothuajse përfundimisht në qytetin e Tiranës. Në atdhe, filloi organizimin me miqtë tij, veprimtarë patriotë në Tiranë dhe më gjerë se kaq. Mori pjesë në kuvendin e Vlorës në nëntor 1912 dhe si delegat i Tiranës, firmosi aktin e pavarësisë, me siglën “Murad Toptani”. Pas rënies së qeverisë së Vlorës, Esat Pasha i dogji shtëpinë dhe një pjesë të madhe të pasurisë së tij që ndodhej brenda saj. I detyruar, Muradi emigron në Vjenë. vdiq në Tiranë, një vit pasi u kthye ne atdhe. Murad Toptani ishte një artist i shquar, piktor e skulptor
PANDELI CALE (1879-1923)
Lindur në Korçë. Në vitet 1900-1904 punon në koloninë e Bukureshtit. Më 1904 kthehet në Shqipëri. Bashkë me Themistokli Gërmenjin dhe Mit’hat Frashërin vuri bazat e Komitetit të Fshehtë Shqiptar në Selanik. Merr pjesë në mbledhjen e 5 nëntorit 1912 dhe shoqëron Ismail Qemalin për në Shqipëri. Më 28 nëntor 1912, si delegat i Korçës, firmos manifestin e pavarësisë me siglën “Pandeli Cale”. Emërohet Ministër i Bujqësisë, Industrisë dhe Tregtisë. Vitet e L.uftës së Parë Botërore i kalon në Zvicër, Ukrainë, Bullgari, Francë. Më 1919 kthehet në atdhe. Në shkurt 1921 zgjidhet deputet në të parin parlament shqiptar. vdiq i sëmurë në një spital të Selanikut.
LUIGJ GURAKUQI (1879-1925)
Lindur në Shkodër. Nga vitet 1906 takoi për herë të parë Ismail Qemalin dhe një vit më vonë lidhi bashkëpunim dhe ndihmoi patriotin Bajo Topulli në organizimin e komitetit të fshehtë kombëtar. Viti 1908 e gjen në Manastir, në Kongresin e atij vendi, ku ishte përfaqësues i Shkodrës. Aty u zgjodh nënkryetar i Komisionit për caktimin e alfabetit të shqipes. Ndërsa, një vit më vonë e shohim në Elbasan, ku merr pjesë në punimet e Kongresit të Elbasanit, i cili mes të tjerash vendosi hapjen e shkollës Normale po në Elbasan. Gurakuqi u zgjodh drejtor i saj që ditën e hapjes, më 1 dhjetor 1909. Në fillim të kryengritjeve të përgjithshme, është me ar.më në dorë e më pas takon Ismail Qemalin për te lobuar rreth fatit të Shqipërisë nëpër kancelaritë e huaja. Kthehet në atdhe bashkë me delegatët e tjerë dhe si përfaqësues i vetëm i Shkodrës merr pjesë në kuvendin kombëtar të Vlorës. Ai firmosi aktin e pavarësisë me siglën “Luz Gurakuqi”. Bashkëpunëtor gjatë viteve ’20 me Nolin e Rustemin. Ne qeverinë e Nolit u zgjodh ministër i Financave. Me triumfin e legalitetit, në dhjetor 1924, u largua përgjithmonë nga Shqipëria, në Itali, duke humbur jetën një vit më vonë, nga pistoleta e Balton Stamollës, kushëririt të tij të dytë, akt që siç e përcjellin gazetat italiane, ishte gjatë një zënke sporadike. Pretendimet se Gurakuqi është vrarë nga Zogu, kanë mbetur enigmë dhe të pasqaruara.
BEDRI PEJANI (1885-1946)
Lindur në Pejë. Në nëntor 1912, u zgjodh përfaqësues i Plavës, Gucisë, Gjakovës dhe Pejës, mori pjesë në mbledhjen e Vlorës dhe firmoi aktin e pavarësisë me siglën “Bedri Pejan”. Mbështetës i kryengritjes së Fan Nolit dhe anëtar i KONARE-së. U angazhua në mbrojtjen e të drejtave të Kosovës dhe Çamërisë. Ka bashkëpunuar edhe me aktorin e famshëm shqiptar Aleksandër Moisiu. Mori pjesë në Komintern dhe u integrua në lëvizjen nacionalçlirimtare. Më 1945 u arrestua në Shkodër nga Sigurimi i Shtetit dhe iu dorëzua autoriteteve jugosllave. vdiq në spitalin-burg të Prizrenit.
SPIRIDON ILO (1876-1950)
Lindi në Korçë. Emigroi në Bukuresht ku u lidh me koloninë shqiptare të atjeshme. Thuhet se Spiridon Ilo solli flamurin shqiptar që u ngrit në Vlorë. Në mbledhjen e 28 nëntorit, si përfaqësues i Korçës, firmosi aktin e pavarësisë me siglën “Spiro T. Ilo”. Në vitin 1913 u kthye në Rumani. Në vitin 1916 emigroi në New York ku vazhdoi veprimtarinë patriotike. Themeloi shoqërinë e parë diskografike “Albanian Phonograf Records” në vitin 1923. Regjistroi për herë të parë himnin tonë kombëtar. Kallëpet e pllakave i solli në Shqipëri dhe më 1946 ia dhuroi Komitetit Ekzekutiv, por ato fatkeqësisht u shpërdoruan dhe meqë ishin prej bakri u futën në bazamentet e antenës së Radio Korçës. Veprimtarinë e tij patriotike e vazhdoi më pas në Rumani. Më 1926 u vendos përfundimisht në Korçë. Më 1938 anëtar i Dhimogjerondisë. Më 1 prill 1945 iu akordua pension si Patriot i Rilindjes Kombëtare. Në vitet ’20 botoi e shpëndau kartolina me temë patriotike. Ka botuar komedinë “Vërtet ëndërr” si dhe përmbledhjen me këngë patriotike “Dëshirat e zemrës”. vdiq në Korçë.
THANAS FLOQI (1884-1945)
Lindur në Korçë. Përfundoi studimet universitare në Athinë, në fakultetin e drejtësisë. Në vitin 1905 vendoset në qytetin Xhejmstaun. Kthehet në atdhe në korrik 1908, qëndron në Vlorë. Themelon mandolinatën “Labëria” dhe qëndron dirigjent i saj. Në Kongresin historik të Vlorës, mori pjesë si delegat i Korçës dhe më 28 nëntor 1912 firmoi vendimin e pavarësisë me siglën “Thanas V. Floqi”. Caktohet gjyqtar në Elbasan. Ka përkthyer me mjeshtëri në gjuhën shqipe disa romane; ka botuar një fjalor italisht-shqip më 1939. Më 1910 botoi një gramatikë të gjuhës shqipe. vdiq në Elbasan.
QEMAL MULLAJ (1881-1966)
Lindur në Berat. Shkollën e lartë e përfundoi në Stamboll, për gjeografi. Pas shpalljes së kushtetutës xhonturke dhe faljes së lirisë, u kthye në Shqipëri dhe u vendos në afërsi të Lushnjes. Si delegat i Lushnjes, ai në nëntor 1912 mori pjesë në kuvendin historik të Vlorës dhe firmoi aktin e shpalljes së pavarësisë, me siglën “Qem. Mullaj”. Deputet në parlamentin e parë shqiptar. Merr pjesë në var.rimin e Avni Rustemit në Vlorë, më 1 maj 1924 dhe mbështet forcat e kryengritjes së një muaji më pas. Pas rrëzimit të kabinetit të Nolit, emigroi jashtë, ku thuhet se mund të ketë organizuar një atentat kundër Ahmet Zogut. Vitet e fundit të jetës i kaloi në Tiranë, pothuaj i pashqetësuar nga regjimi i kohës, duke u nderuar me urdhërin “Për veprimtari patriotike të klasit I”. vdiq në Tiranë.
LEF NOSI (1873-1946)
Lindur në Elbasan. Zotëronte një bagazh kulturor dhe ishte poliglot. Zotëronte pesë gjuhë të huaja. Më 1910 botoi në Elbasan gazetën “Tomorri”. Në nëntor 1912 ishte delegat i Elbasanit në kuvendin e Vlorës, ku firmoi aktin e pavarësisë me siglën “Lef Nosi”. Ai mbajti në ruajtje dokumentin origjinal të shpalljes së pavarësisë kombëtare dhe e botoi atë me rastin e 25 vjetorit të pavarëisë, më 28 nëntor 1937, me qëllim që të mos falsifikohej. Më datë 5 dhjetor 1912 mori detyrën e ministrit të postë-telegraf-telefonit, detyrë që e ushtroi deri më 24 janar 1914. Ishte pjesë e delegacionit shqiptar pranë Konferencës së Paqes në Paris. Pas vitit 1920 shërbeu në Elbasan si kryetar bashkie. Më 1924 botoi serinë e vyer “Dokumenta Historike – për t’i shërbye historis s’onë kombëtare”. Ushqente bindje demokratike dhe antimonarkist, refuzoi kërkesën e Zogut për t’u bërë ministër. Më 1940 pushtuesit fashistë e internuan në Itali dhe pas kapitullimit të tyre në shtator 1943, iu rikthye jetës politike në vend. U zgjodh kryetar i Asamblesë Kushtetuese. Pas luftës, Nosi u shpall në kërkim nga komunistët, të cilët pasi e lokalizuan vendndodhjen e tij, e arrestuan dhe e dënuan me pushkatim. Lef Nosi ishte një njohës i shkëlqyer i antikuareve dhe koleksionist i famshëm në Ballkan.
Dr. HAFIZ MYRTEZA ALI STRUGA
Lindur në Strugë, rreth dekadave të fundit të shek. XIX. Shumë pak të dhëna diskutohen nga biografia e tij. Përveç studimeve për mjekësi, ai përfundoi studimet edhe për teologji dhe ishte Hafiz. Në Kuvendin e Vlorës, në nëntor 1912, përfaqësoi Strugën dhe me këtë status firmoi aktin e shpalljes së pavarësisë, me siglën “Dr. H. Myrteza”. Shërbeu në Tiranë si mjek dhe farmacist, ku dhe vdiq vitin 1937.
NURI SOJLIU (1870-1940)
Lindur në Strugë. Veprimtar i lëvizjeve për çlirim kombëtar. Në nëntor 1912, u zgjodh delegat i Strugës në kuvendin e Vlorës, ku firmoi aktin e pavarësisë kombëtare, me siglën “Nuri”. Mbështeti lëvizjet politike me frymë demokratike të viteve ‘20. vdiq në Strugë.
MUSTAFA MERLIKA KRUJA (1887-1958)
Lindur në Krujë. Fundi i dhjetëvjeçarit të parë të shek. XX e gjen në Stamboll, të regjistruar në institutin superior Fakulteti i Shkencave politike, prej nga do të dalë në vitin 1910 me diplomë në shkencat politike e sociale. Kthehet në atdhe dhe dy vjet më vonë gjendet në Vlorë, si delegat i Krujës dhe merr pjesë në kuvendin e Vlorës. Aty firmoi aktin e pavarësisë kombëtare, me siglën “Mustafa Asim Kruja”. Ishte kryeministër i vendit gjatë pushtimit italian, që nga dhjetori i vitit 1941 deri më 19 janar 1943. U nda nga jeta më 27 dhjetor 1958 në Nju Jork të Shteteve të Bashkuar të Amerikës
FERIT VOKOPOLA (1887-1969)
Lindur në Vokopolë të Beratit. Në nëntor 1912 zgjidhet delegat i Lushnjes për në kuvendin e Vlorës. Aty firmoi aktin e pavarësisë kombëtare, me siglën “M. Ferit Vokopola”. Më 1920 mori pjesë në organizimin e Kongresit të Lushnjës. Ishte ndër themeluesit e Medresesë së Tiranës dhe bashkëpunëtor i njohur i shtypit laik e fetar. Gjatë kohës së monarkisë ishte deputet i Beratit dhe për një farë kohe ministër i Bujqësisë. Autor i veprës “Gjëmimi i Tomorrit” (fetare), përmbledhjes me vjersha “Symbyllazi dhe ëndërrime”. La në dorëshkrim Kalendarin osman dhe Kur’anin. vdiq në Durrës.
YMER DELIALLISI (1873-1944)
Lindur në Shijak. Bashkë me miqtë e tij Abdi e Murad Toptani, mori pjesë në kryengritjen e përgjithshme, e cila çoi në shpalljen e pavarësisë së Shqipërisë më 28 nëntor 1912. Deliallisi mori pjesë në këtë ngjarje historike dhe firmoi certifikatën e lindjes së shtetit shqiptar, me siglën “Ymer”. Kundërshtar i politikës së Esat pashë Toptanit dhe përfaqësues i Shijakut në Kongresin e Lushnjes. Viti 1920 shënon ngarkimin e tij me detyrën e kryetarit të bashkisë së Shijakut. Mori pjesë me kryengritjen e vitit 1922 dhe pas dështimit të saj, u largua jashtë vendit. Pas disa vitesh, i kthyer në atdhe, u arrestua dhe u burgos. Më pas iu vu veprimtarisë tregtare dhe materializoi ndihmën ndaj lu.ftës antifashiste. I internuar nga nazistët, vdes në burg, në Tiranë.
XHEMAL DELIALLISI (1880-1941)
Lindur në Shijak. Në nëntor 1912, si delegat i Shijakut, mori pjesë në shpalljen e pavarësisë. Firmoi dokumentin e pavarësisë me shënim në osmanisht “Xhemmalyyddin bej”. Përkrahu forcat e Bajram Currit dhe Elez Isufit. Më 1924 mbështeti kryengritjen e Fan Nolit. Pas dështimit të saj, u largua nga Shqipëria, për t’u rikthyer pas disa vitesh. U vendos në Tiranë, ku ndiqte me interes zhvillimet politiko- shoqërore të vendit. vdiq në Tiranë.
NEBI SEFA (1861-1942)
Lindur në Lushnje. Mori pjesë në kryengritjen e përgjithshme të viteve 1911 dhe 1912. Në nëntor të atij viti u zgjodh delegat i Lushnjes për në kuvendin e Vlorës. Sefa mori pjesë në mbledhjen e parë të këtij kuvendi historik dhe më 28 nëntor nënshkroi aktin e pavarësisë, me siglën “Nebi Sefa Lushja”. Me forcat e tij, i erdhi në ndihmë organizimit të njësive të para ushtarake të qeverisë së Vlorës, në zonën e Mallakastrës, së bashku me ministrinë e Lu.ftës, kreu i së cilës ishte Mehmet pashë Kalkandeleni Tetova (Dërralla). Në vitet ‘20 përkrahu kursin politik të ndjekur prej forcave fanoliane. vdiq në Lushnje.
ZYHDI OHRI (1872-1938)
Lindur në Ohër. I zgjedhur nga Ohri si delegat, mori pjesë në kuvendin e Vlorës dhe firmoi aktin e pavarësisë, me siglën “Zuhdi Ohria”. Ishte pjesë e Senatit të dalë nga qeveria e Ismail Qemalit. Më pas, shkoi në Elbasan, ku bashkëpunoi me Aqif pashë Biçakçiun. Mbështeti qeverinë e Sulejman Delvinës, të dalë nga Kongresi i Lushnjes më 1920. / DITA
-

Kush janë 29 gratë që u përndoqën nga Ish-Sigurimi i Shtetit, që u torturuan dhe vdiqën në burgje
Autoriteti për Informim mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit ka kujtuar disa prej grave që u përndoqën nga Sigurimi i Shtetit, u arrestuan, torturuan, vdiqën në burgje dhe u pushkatuan.
Ja disa prej tyre:
Marie Tucçi– Lindur në Mirditë (Orosh). Kryen studimet në shkollën e Motrave Stigmatiane Shkodër. Ka punuar për vite me radhë në arsim. Arrestohet në ngjarjet e vitit 1949 në Mirditë. Torturohet në hetuesi dhe vdes nga torturat në vitin 1950.
Marta Doda– Lindur në Austri 1884, mbesë e princit Preng Bib Doda. Në 1912 krijon në Shkodër “Shoqatën e Gruas Shqipëtare”. Arrestohet në vitin 1947 dhe dënohet me 12 vjet burg. Kundërshtare e vendosur e diktaturës. Lirohet në vitin 1954 nëagoni të jetës së saj.
Hava Golemi – Lindur në Golem më 1912. Arrestohet në vitin 1946. Akuzohej për komplot për vrasjen e Shefqet Peçit. Dënohet me 20 vjet burgim politik. E torturuan çnjerëzisht por ajo qëndroji burrëreshë. Lirohet nga burgu në vitin 1957.
Shanisha Dosti– Lindur në Gjirokastër më 1922. Me arsim të mesëm. Internohet familjarisht. Arrestohet në vitin 1962 dhe dënohet me 5 vjet burgim për agjitacion e propagandë. Lirohet në vitin 1966 dhe më pas internohet deri në vitin 1990.
Meshan Çiniu– Lindur në Delvinë 1925. Gjimnaziste. Arrestohet në vitin 1952 dhe dënohet 20 vjet burg për tentativë arratisje. Lirohet në vitin 1962.
Agime Pipe- Lindur në Shkodër 1924. Arrestohet në vitin 1946 dhe dënohet 10 vjet burg për agjitacion propagandë. Lirohet në vitin 1951.
Rita Koçi (Koka)– Lindur në Tiranë 1932. Kryen shkollën e mesme shkëlqyeshëm. I mohohet e drejta për shkollën e lartë. Arrestohet në vitin 1951 dhe dënohet me 10 vjet burg për agjitacion propagandë. Lirohet nga burgu në vitin 1959.
Marie Medicina- Lindur në Korcë në vitin 1925. Kreu studimet në një kolegj mjekësor në Firence, Itali. Arrestohet në vitin 1952 dhe dënohet me vdekje, për krime kundër shtetit. I falet jeta. Dënohet 25 vjet burgim, lirohet në 1966.
Vera Dema– Lindur në Shkodër 1931. Arrestohet në vitin 1947 dhe dënohet 5 vjet burg. Lirohet në vitin 1949, mandej internohet deri në vitin 1990.
Drita Kosturi- Lindur në Lezhë në 1920. Aktiviste në frontin nacional-çlirimtar (partizane, e fejuara e Qemal Stafës). Arrestohet në vitin 1946 dhe dënohet me 20 vjet burgim. Kundërshton vendosjen e diktatures komuniste. Lirohet në vitin 1959.
Vera Dema- Lindur në Shkodër 1931. Arrestohet në vitin 1947 dhe dënohet 5 vjet burg. Lirohet në vitin 1949, mandej internohet deri në vitin 1990.
Bardha Bici (Gjonmarkaj)- Lindur në Mirditë 1920. Arrestohet në vitin 1945 dhe dënohet me 10 vjet burgim si armike e popul- lit. Lirohet në vitin 1951 dhe internohet familjarisht deri në vitin 1990 (Vajza e Bajraktarit Gjon Marka Gjoni).
Azize Ferati– Lindur më 1930 në Vlorë. Arrestohet në vitin 1968 dhe dënohet 20 vjet burgim si armike e pushtetit. Lirohet në vitin 1982.
Shega Këlcyra– Lindur në Këlcyrë (Përmet) 1922. Burgoset në vitin 1947 dhe dënohet 8 vjet burg për agjitacion dhe propagandë. Lirohet në vitin 1952.
Ana Daja– Lindur në Shkodër 1928. Arrestohet në vitin 1946 dhe dënohet 10 vjet burg për agjitacion e propa- gandë. Lirohet nga burgu 1952.
Dylbere Zeneli– Lindur në Vlorë 1922. Arrestohet në vitin 1955 dhe dënohet 15 vjet burgim si armike e pushtetit. Lirohet nga burgu në vitin 1962.
Fatime Dega– Lindur në Tiranë në vitin 1938. Arrestohet në vitin 1952 dhe dënohet 7 vjet burgim për agjitacion dhe propagandë. Lirohet në vitin 1957.
Jolanda Katbunara– Lindur në Napoli 1936. Arrestohet në vitin 1952 dhe dënohet 15 vjet burgim për tentativë arratisje. Lirohet nga burgu në vitin 1965.
Makbule Frashëri– Lindur në Korçë 1927. Arrestohet në vitin 1951 dhe dënohet 15 vjet burg si armike e pushtetit. Lirohet në vitin 1965.
Tefta Tasi– Lindur në Athinë në 1933. Arrestohet në vitin 1979, duke qenë e internuar familjarisht në kampet e internimit. Dënohet 5 vjet burg për agjitacion e propagande. Lirohet në vitin 1982.
Zybejte Alizoti- Lindur në Tiranë 1929. Arrestohet në vitin 1960 dhe dënohet 10 vjet për agjitacion dhe propa- gandë. Lirohet në vitin 1968.
Sanie Doko-Lindur në Kolonjë 1905. Arrestohet në vitin 1946 dhe dënohet 5 vjet burgim. Akuzohej si strehuese e të arratisurve. Lirohet pas 2 vjetësh.
Donika Doko– Lindur në Kolonjë 1930. Arrestohet në moshën 14 vjeçare. Vajza e Sanijes dhe motra e Bujar Dokos. Për arsye moshe lirohet 2 vjet me kusht.
Drita Ahmeti– Lindur në Shijak 1935. Mbaroi të lartën për Histori – Letërsi me korespodencë sepse i përkiste një familjeje te deklasuar. Arrestohet dhe dënohet 5 vjet burg për agjitacion e propagandë. Faji i saj ishte sepse nuk pranoi të bëhej spiune.
Fatbardha Qorri– Lindur në 1927 në Gjirokastër. Burgoset në vitin 1978 për agjitacion e propagandë dënohet 8 vjet burg. Lirohet në 1982 me amnisti si nënë me fëmijë.
Afërdita Starja- Lindur në 1937 në Starje, Kolonjë. Arrestohet në vitin 1972 për agjitacion e propagandë. Dënohet 8 vjet burg. Lirohet në 1977.
Bice Pistuli- Lindur në 1918 në Shkodër. Arrestohet në 1951 për agjitacion e propaganda dhe dënohet me 4 vjet burg. Lirohet në 1953.
Beatrice Berati- Lindur në Tiranë më 1943. Arrestohet në vitin 1980 dhe dënohet me 4 vjet burg për agjitacion e propagandë. Lirohet në 1982.
Behije Zdrava-Lindur në Lushnjë në 1895. Arrestohet në 1945 dhe dënohet me 8 vjet burg për agjitacion e propagandë. Lirohet nga burgu në 1949 mandej internohet.
Këto janë vetëm një pjesë e zonjave që vuajtën nga aparati i dhu.nës së regjimit komunist. Me qindra vajza dhe gra vuajtën internimet e padrejta, izolimin, padrejtësinë dhe mbajtën mbi supe etikën e armikut të klasës. Atio mbeten martire të një kohe që nuk duhet të vijë më.
-

Keqkuptime dhe durim, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot
Dashi
Të lindur më: 21 Mars – 19 Prill
Në dashuri sot mund të ndiheni disi të papërqendruar, por një bisedë e sinqertë me partnerin mund t’ju ndihmojë të riktheni harmoninë. Në punë do të shfaqen mundësi të reja që kërkojnë guxim dhe vendosmëri; mos hezitoni të merrni iniciativën. Kujdesuni për shëndetin, pasi stresi mund të ndikojë në energjinë tuaj, ndaj merrni kohë për relaksim. Financat janë të qëndrueshme, por shmangni shpenzimet impulsive për të ruajtur balancën.
Demi
Të lindur më: 20 Prill – 20 Maj
Në marrëdhënie dashurie sot do të ndjeni nevojën për më shumë vëmendje dhe përkushtim, ndaj shprehni ndjenjat tuaja pa frikë. Në aspektin profesional, puna në grup do të sjellë rezultate të mira dhe do të ndiheni të vlerësuar nga kolegët. Shëndeti është i mirë, por mos e teproni me ushqimet e pashëndetshme për të mos ndikuar negativisht energjinë tuaj. Financat kërkojnë pak kujdes, ndaj planifikoni shpenzimet me maturi.
Binjakët
Të lindur më: 21 Maj – 20 Qershor
Sot në dashuri do të përjetoni momente të bukura dhe spontane, duke ju sjellë më afër me personin e zemrës. Në punë do të keni ide të reja dhe kreative që mund t’ju çojnë drejt suksesit, kështu që mos hezitoni t’i ndani me të tjerët. Shëndeti është i mirë, por mos harroni të ushtroni aktivitet fizik për të ruajtur vitalitetin. Në aspektin financiar, një mundësi e papritur mund të shfaqet, por analizoni mirë para se të ndërmerrni hapa të mëdhenj.
Gaforrja
Të lindur më: 21 Qershor – 22 Korrik
Në jetën sentimentale mund të përballeni me një keqkuptim të vogël, por durimi dhe mirëkuptimi do të jenë çelësi për ta tejkaluar. Në punë kërkohet të jeni të përqendruar dhe të mos lini pas dore detajet, pasi mund të ndikojnë në rezultatet përfundimtare. Shëndeti kërkon më shumë vëmendje ndaj pushimit dhe gjumit të rregullt. Financat janë të stabilizuara, por është një ditë e mirë për të bërë plane afatgjata.
Luani
Të lindur më: 23 Korrik – 22 Gusht
Dashuria do të jetë në qendër të vëmendjes sot, me mundësi për të forcuar lidhjen ose për të njohur dikë të veçantë. Në punë do të jeni energjik dhe të motivuar, duke arritur të përfundoni detyra të rëndësishme me sukses. Kujdesuni për shëndetin mendor dhe mos harroni të bëni pushime të shkurtra gjatë ditës. Financat do të përmirësohen falë një vendimi të mençur që keni marrë kohët e fundit.
Virgjëresha
Të lindur më: 23 Gusht – 22 Shtator
Në marrëdhënie, sot do të ndjeni mbështetjen e partnerit dhe do të keni mundësi të ndani plane të përbashkëta për të ardhmen. Në fushën profesionale, një projekt i rëndësishëm kërkon vëmendjen tuaj maksimale, ndaj përqendrohuni tek detyrat kryesore. Shëndeti është i mirë, por mos harroni të hidratohemi mjaftueshëm dhe të ushqeheni shëndetshëm. Financat janë në një periudhë të qëndrueshme, por shmangni investimet e rrezikshme.
Peshorja
Të lindur më: 23 Shtator – 22 Tetor
Sot do të ndiheni të frymëzuar në dashuri dhe do të keni mundësi të thelloni lidhjet emocionale me partnerin. Në punë do të përballeni me sfida të vogla, por aftësia juaj për të bashkëpunuar do t’ju ndihmojë të tejkaloni çdo pengesë. Shëndeti kërkon që të kushtoni vëmendje aktivitetit fizik dhe të shmangni lodhjen e tepërt. Financat janë të balancuara, por është mirë të mbani nën kontroll shpenzimet e përditshme.
Akrepi
Të lindur më: 23 Tetor – 21 Nëntor
Në dashuri mund të lindë një situatë e re që do të sjellë emocione të forta, ndaj tregohuni të hapur ndaj ndryshimeve. Në punë do të ndiheni të motivuar dhe të gatshëm për të marrë përgjegjësi të reja, duke fituar respektin e kolegëve. Shëndeti është i kënaqshëm, por përpiquni të menaxhoni më mirë kohën për të shmangur stresin. Nga ana financiare, priten përmirësime të ndjeshme falë një vendimi të zgjuar.
Shigjetari
Të lindur më: 22 Nëntor – 21 Dhjetor
Sot në marrëdhënie do të ndjeni nevojën për më shumë intimitet dhe do të kërkoni afërsinë e partnerit. Në punë do të keni mundësi të shfaqni aftësitë tuaja kreative, duke marrë vlerësime nga të tjerët. Kujdesuni për shëndetin emocional, pasi mund të ndiheni të mbingarkuar nga përgjegjësitë. Financat janë të qëndrueshme, por është mirë të shmangni shpenzimet e panevojshme sot.
Bricjapi
Të lindur më: 22 Dhjetor – 19 Janar
Në dashuri sot do të jeni të qartë dhe të sinqertë, duke sqaruar çdo paqartësi me partnerin tuaj. Në punë pritet një ditë e ngarkuar, por organizimi i mirë do t’ju ndihmojë të arrini qëllimet. Shëndeti është në gjendje të mirë, por mos e anashkaloni aktivitetin fizik për të ruajtur ekuilibrin emocional. Financat janë të sigurta, por tregoni kujdes me kontratat dhe marrëveshjet.
Ujori
Të lindur më: 20 Janar – 18 Shkurt
Marrëdhëniet sentimentale sot do të jenë të ngrohta dhe të mbushura me momente të këndshme, ndaj shfrytëzoni kohën me të dashurit tuaj. Në punë do të keni mundësi të merrni një përgjegjësi të re që do t’ju ndihmojë të rriteni profesionalisht. Kujdesuni për shëndetin duke ruajtur një rutinë të balancuar dhe duke shmangur tensionin e panevojshëm. Financat janë të stabilizuara, por mbani një sy të hapur për mundësi të reja investimi.
Peshqit
Të lindur më: 19 Shkurt – 20 Mars
Në dashuri mund të ndiheni disi të tërhequr, por një hap i vogël drejt partnerit do të përmirësojë situatën. Në aspektin profesional, do të përballeni me disa detyra të papritura, por fleksibiliteti juaj do t’ju ndihmojë të menaxhoni gjithçka me sukses. Shëndeti kërkon më shumë vëmendje ndaj pushimit dhe relaksit. Financat janë të qëndrueshme, por mos u tërhiqni nga ofertat që duken shumë të mira për të qenë të vërteta. -

Aron Demaj, 10-vjeçari shqiptar që përfaqësoi Kanadanë në Botërorin Taek Won Do
Aron Demaj, një djalë 10-vjeçar me origjinë shqiptare nga Shipshani i Tropojës, është lindur dhe rritur në Mississauga, Kanada. Ai praktikon sporte të ndryshme që në moshë të hershme, përfshirë Taekwon-Do dhe Karate, me të cilat ka nisur që kur ishte katër vjeç.Gjatë këtyre viteve, Aroni ka marrë pjesë në shumë gara sportive në nivel lokal, kombëtar dhe ndërkombëtar, duke fituar dhjetëra çmime dhe trofe. Vetëm gjatë vitit 2025, ai ka fituar mbi 20 kupa si vend i parë në kompeticione të ndryshme.Më 19 korrik 2025, Aron Demaj u përzgjodh anëtar i ekipit kombëtar të Kanadasë për Kampionatin Botëror të Taekwon-Do, që u zhvillua në Glasgow, Skoci. Në këtë turne, ai siguroi dy vende të para dhe një të dytë, duke përfaqësuar me sukses vendin ku është lindur dhe rritur.Fotot e publikuara janë marrë gjatë garave të fundit dhe janë bërë të mundura falë bashkëpunimit të të atit të Aronit, Bujar Demaj./ Pasqyra Shqiptare/Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.Aron Demaj, një djalë 10-vjeçar me origjinë shqiptare nga Shipshani i Tropojës, është lindur dhe rritur në Mississauga, Kanada. Ai praktikon sporte të ndryshme që në moshë të hershme, përfshirë Taekwon-Do dhe Karate, me të cilat ka nisur që kur ishte katër vjeç.Gjatë këtyre viteve, Aroni ka marrë pjesë në shumë gara sportive në nivel lokal, kombëtar dhe ndërkombëtar, duke fituar dhjetëra çmime dhe trofe. Vetëm gjatë vitit 2025, ai ka fituar mbi 20 kupa si vend i parë në kompeticione të ndryshme.Më 19 korrik 2025, Aron Demaj u përzgjodh anëtar i ekipit kombëtar të Kanadasë për Kampionatin Botëror të Taekwon-Do, që u zhvillua në Glasgow, Skoci. Në këtë turne, ai siguroi dy vende të para dhe një të dytë, duke përfaqësuar me sukses vendin ku është lindur dhe rritur.Fotot e publikuara janë marrë gjatë garave të fundit dhe janë bërë të mundura falë bashkëpunimit të të atit të Aronit, Bujar Demaj./ Pasqyra Shqiptare/
-

“Prindërit e morën vesh pas dy vjetësh që studioja për aktor”, Kapexhiu rrëfen si “dezertoi” nga Inxhinieria e Ndërtimit
Artisti shumëplanësh Bujar Kapexhiu, ishte i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, për të rrëfyer jetën dhe veprën e tij të gjatë dhe të larmishme.
I lindur në Tiranë, Kapexhiu është shquar si aktor, regjisor dhe më vonë edhe si karikaturist. Ai tregoi se edhe pse mori të drejtën e studimit për inxhinieri, triumfoi dashuria që kishte për teatrin, e cila e çoi të konkuronte dhe të hynte në Institutin e Arteve dhe kjo pa dijeninë e prindërve, të cilëve ua mbajti të fshehtë për gati dy vite, derisa u emërua që të jetë regjisor në Estradën e Tiranës.
“Unë kam lindur në Tiranë, në një lagje që është afër Liceut Artistik, rruga “Qamil Guranjaku”. Në atë rrugë jam lindur dhe rritur dhe jam larguar nga viti 1972 sepse shtëpitë tona përdhese me qerpiç, ato bahçet e mëdha me pemë frutore të bukura dhe filloi ndërtimi i pallateve. Me nostalgji kur kaloj ndonjëherë gjej shtëpinë, portën…Nëna ime tërë jetën e saj punoi si kuzhiniere dhe rrobaqepëse dhe të gjitha rrobat i bënte ajo.
Unë kam lindur në Tiranë, por prindërit e mi, babai është nga Dibra e Madhe që erdhi në vitin 1013, nëna im ishte nga Korça. Po të marrësh hartën dhe ta palosësh në mes Dibra bie mbi Korçë.Prindërit e Kapexhiut
Nuk kam qenë fëmijë i prapë, por i shkathët, i lëvizshëm dhe që fëmijë jam marrë me teatër lagjeje.
Motra dhe vëllai im ishin binjakë. Tani ata me siguri janë në parajsë dhe na shohin nga lart. Motra iku para 3-4 vitesh, vëllai më shpejt.
Kapexhiu me binjakët, motrën dhe vëllain
Adoleshenca për mua ishte kohë kur e kalova bukur, mirë, këndshëm. Isha nxënës shumë i mirë, kam mbaruar shkollën «Kosova».
Dashuria ime e parë ka qenë 10-12 vjeç që mendoja dikë që e kisha në lagje, që e ndjeja shumë të afërt. Unë kam patur një shans se kam patur shtëpi me oborr me shumë fruta dhe në mes ka qenë një man i madh ku mblidhej gjithë lagjja kur shkundej dhe kurr rritej në maksimum bëhej rozë. Atëherë vinte edhe ajo vajza. Mbeti një dëshirë platonike dhe kënaqësi kur rrinim bashkë.
Që në vogëli jam marrë me teatër, me teatrin e hijeve me perde kur i vendonim drita prapa, jam marrë me pikturë, recitoja jashtëzakonisht shumë. Kur vinin mysafirët në shtëpi unë i thoja nënës : Të filloj të recitoj? Çdo vit fitoja fletë kampi me recitime, në Durrës, në Vlorë, Pogradec.student inxhinierie
Në gjimnaz filloi konflikti familjar. Prindërit donin që të bëhesha inxhinier se atëherë doktor dhe inxhinier kishin vlerë. Donin të bëhesha arkitekt, meqë merresha me pikturë. Unë desha teatrin. Mua më doli e drejta e studimit për inxhinieri ndërtimi dhe unë mbarova vitin e parë. Në këtë kohë kur unë bëja praktikën e gjeodezisë erdhi Dhimitër Pecani që ishte në vitin e parë për aktor dhe më thotë eja se ka nisur konkursi. I mora leje profesorit dhe mora provën. Pasi recitova pedagogët më thanë fiton.
Kapexhiu si volejbollist
Prindërit e morën vesh pas dy vjetësh që isha për aktor. Nëna me thoshte që në vitin e parë bëja shumë vizatime tani jo. I bëjmë në shkollë, i thashë.
Nëna ime ishte te kuzhina, im atë te mekaniku, ndërsa unë vazhdoja shkolën dhe kur mbarova ata u gëzuan shumë se të gjithë shokët e inxhinierisë i dërguan në veri, mua më mbajtën në Tiranë. Unë u caktova regjisor në Estradën e Tiranës, meqë merrsha me humor, me karikaturën”- rrëfeu Kapexhiu. -

Postonte video ku pretendonte se Brigitte Macron ka lindur burrë, çifti presidencial francez padit influenceren amerikane
Presidenti francez, Emmanuel Macron dhe bashkëshortja e tij Brigitte ngritën sot një padi për shpifje në Shtetet e Bashkuara kundër influencueses amerikane, Candace Owens për promovimin dhe shfrytëzimin e gjerë në video të lajmit të rremë se Brigitte Macron “ka lindur burrë”.
Ky informacion i rremë, i cili u rishfaq shpesh në Francë në mediat sociale pas zgjedhjeve të para të Emmanuel Macron në vitin 2017, u qarkullua gjerësisht jashtë vendit, veçanërisht në SHBA, pasi blogerja e ekstremit të djathtë, Candace Owens e shfrytëzoi atë në mars 2024, duke i dhënë asaj jehonë globale që nga janari 2025 përmes një serie videosh të titulluara “Duke u bërë Brigitte”.
Çifti presidencial ngriti sot një padi për shpifje në një gjykatë të Delaware, duke kërkuar një shumë “shembullore” dëmshpërblimi, që do të përcaktohet gjatë gjyqit.
Avokatët e tyre argumentojnë në padi se Candace Owens ishte plotësisht në dijeni të falsitetit të këtyre akuzave dhe sistematikisht hodhi poshtë çdo kërkesë për korrigjim, duke këmbëngulur në “fushatën shpifëse” me qëllim “të fitojë famë dhe të fitojë para”, duke theksuar se ajo aktualisht ka 6.9 milionë ndjekës në llogarinë e saj X dhe 4.7 milionë në YouTube.
Sipas këtij lajmi të rremë, i cili është përhapur gjerësisht në Francë nga teoricienët e konspiracionit, skeptikët e Covid dhe madje edhe qarqet e ekstremit të djathtë, Brigitte Macron, e lindur Tronier, nuk ka ekzistuar kurrë, por vëllai i saj Jean-Michel e mori këtë identitet pasi ndryshoi gjininë.
Dy gra, Natasha Ray dhe Amadine Roy, të cilat e kishin qarkulluar gjerësisht këtë lajm të rremë, u dënuan në shtator nga gjykatat franceze për të paguar mijëra euro kompensim për Brigitte Macron dhe 5,000 për Jean-Michel Tronier, por u liruan nga akuzat në një gjykatë të shkallës së dytë më 10 korrik të këtij viti.Top Channel