Tag: lindur

  • Dje dha dorëheqjen, Ermal Dredha: Kam lindur socialist dhe do mbetem socialist

    Dje dha dorëheqjen, Ermal Dredha: Kam lindur socialist dhe do mbetem socialist

    Ish-kryebashkiaku i Vlorës, Ermal Dredha, i cili dha dorëheqjen ditën e djeshme, dha një prononcim për mediat pak para nisjes së Asamblesë së Partisë Socialiste.
    “Dashuria për Vlorën mbetet e para. Jam djalë Vlorë, kam lindur aty. Dashuria është e pashtershme, nuk ka për të mbaruar kurrë. Unë do të vazhdoj të kontribuoj dhe të shërbej për Vlorën time, kudo që të jem i angazhuar në vijim. Jam i sigurt që do të ketë një ekip shumë të mirë që do ta çojë Vlorën përpara dhe do të bëjë maksimumin për qytetin sepse Vlora ka një ritëm të tillë që kërkon angazhim maksimal nga të gjithë. Unë do e mbështes sa të mundem”, tha fillimisht Dredha, shkruan A2.
    Kur u pyet nëse pret post ministror ditën e sotme, ish-kryebashkiaku i Vlorës u përgjigj: “Unë socialist kam lindur dhe socialist do të jem gjithë kohës sepse është familje, është gjenezë, kështu që nuk diskutohet”.

  • Kishte fobi mjekët, gruaja lind parakohe në shtëpi, humb jetën bashkë me foshnjen

    Kishte fobi mjekët, gruaja lind parakohe në shtëpi, humb jetën bashkë me foshnjen

    pamje nga apartamenti

    GREQI- Një tragjedi ka ndodhur në një familje në Patisia, Greqi, ku një nënë 34-vjeçare u gjet e vdekur në apartamentin e saj, pasi kishte lindur para kohe foshnjen që mbante në bark, e cila gjithashtu u gjet e pajetë. Kjo ishte lindja e tretë për gruan e ndjerë e cila kishte dy fëmijë, 5 dhe 3 vjeç, të cilët i kishte lindur në Spitalin “Aleksandra”.Megjithatë, në të tre shtatzënitë e saj, 34-vjeçarja kishte zgjedhur të mos ndiqej nga një gjinekolog pasi kishte fobi nga mjekët. Kur mbërriti data e lindjes, ajo shkoi e vetme në maternitet dhe lindi. Megjithatë, kjo fobi rezultoi fatale këtë herë pasi lindja erdhi para kohe, dhe çoi në vdekjen e saj dhe të foshnjes.
    “Vajza ishte mirë, nuk kishte asgjë. Nuk ishte ndjekur me mjek gjatë shtatzënisë. Ishte pak e turpshme, nuk shkoi te mjeku. Kishte lindur dy herët e mëparshme në Alexandra”, thotë tezja e 34-vjeçares për protothema.gr, duke shpjeguar se mbesa e saj ishte e sigurt se gjithçka do të shkonte mirë, njësoj si në dy lindjet e saj të mëparshme. Në të njëjtën kohë, ajo thotë se zgjedhja e 34-vjeçares për të mos pasur gjinekolog kishte të bënte me fobinë e saj nga mjekët.
    Bashkëshorti i viktimës, tha se kishte qenë në punë në momentin e tragjedisë, ndërsa ka rrëfyer skenën e rëndë, ndërsa gruaja e kishte prerë vetë kordonin umbilikal.
    “Nuk isha në shtëpi, erdha nga puna. Dy fëmijët erdhën drejt meje, e gjeta të vdekur. Nuk pashë asnjë gërshërë”, tha i shokuar burri i gruas, duke folur për protothema.gr. Burri u përpoq me ndihmën e një fqinji që ti jepte 34-vjeçares ndihmën e parë mjekësore, por pa sukses. Në momentin e tragjedisë kanë qenë në banesë dhe fëmijët e tjerë të çiftit, 3 dhe 5 vjeç.
    Fëmija 5-vjeçar, i cili ishte në shtëpi me vëllain e tij 3-vjeçar në kohën e tragjedisë, u ka thënë autoriteteve se nëna e tij kishte gjakderdhje dhe më pas lindi foshnja. Më pas, së bashku me nënën e tij, ata e çuan të porsalindurin në banjo për ta pastruar, ndërsa fëmija konfirmoi se babai ishte larg shtëpisë dhe erdhi në apartament më vonë.
    Autoritetet po hetojnë rastin dhe mjeku ligjor do të japë më shumë përgjigje rreth asaj që ndodhi saktësisht në apartament. /ZËRI 

  • Prishtina zgjedh/ Profilet e kandidatëve për kryetarë komune

    Prishtina zgjedh/ Profilet e kandidatëve për kryetarë komune

    Loreta Koleci

    KOSOVË- Më 12 tetor në Kosovë do të mbahen zgjedhjet e treta lokale që nga shpallja e pavarësisë. Vëmendja kryesore pritet të përqendrohet në kryeqytet, në Prishtinë, ku gara për kryetar është një nga më të ndjekurat. Deri tani janë pesë kandidatë që do të garojnë për këtë post. Kush janë kandidatët për kryetarë të Prishtinës? Dhe a e kanë nisur ende fushatën në kryeqytet? Le t’i ndjekim!

    Përparim Rama
    I lindur me 20 janar 1976 në Prishtinë, Rama është arkitekt dhe urbanist i njohur. Në vitin 1992, në moshën 16-vjeçare u shpërngul në Britani të Madhe ku përfundoi edhe studimet për arkitekturë. Përparim Rama është i martuar dhe ka tre fëmijë.
    Në maj të vitit 2021, kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku prezantoi Ramën si kandidatin e kësaj partie për të parin e Prishtinës, nga ku doli dhe fitues përballë kandidatit të Lëvizjes Vetëvendosje, Arben Vitia. Ai kandidon sërish për mandatin e dytë për të marrë komunën e Prishtinës nën siglën e Lidhjes Demokratike të Kosovës.
    Edhe pse fushata nuk ka nisur zyratisht, Rama duket se po e fokuson fushatën e vet në arritjet që ka pasur gjatë 4-vjeçarit, ku thuajse çdo ditë ndan në rrjetet e tij sociale pamje nga punimet në qytet për premtimet e dhëna para 4 vitesh.
    Uran Ismaili
    I lindur me 19 tetor 1979 në Prishtinë, Ismaili ka mbaruar studimet e larta në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për psikologji dhe më pas në Harvard kreu studimet master në Administartë Publike. Urani Ismaili që nga viti 2007 është angazhuar në Partinë Demokratike të Kosovës. Deri në vitin 2016 ai ishte anëtar i kryesisë së Degës së Prishtinës. Ai është i martuar dhe ka 2 fëmijë. Zgjedhjet për kryetar të Prishtinës nuk janë të parat për të, pasi Ismaili ka kandiduar në vitin 2021, por pa rezultat të kënaqshëm.
    Urani duket se ka nisur të punojë për fushatën. Në rrjetet e tij sociale ka postime me sloganin “Koha për Prishtinën”, që nënkupton se ky do të jetë slogani i fushatës së tij. Ai ka krijuar një plaftormë digjitale ku qytetarët e interesuar mund të regjistrohen dhe më pas të zhvillojnë një takim me të, për të folur në lidhje me vizionin dhe programin e tij për kryeqytetin. Fokusi i tij deri më tani janë takimet me qytetarët dhe nxjerrja në pah të problematikave që hasin qytetarët çdo ditë.
    Bekë Berisha
    Bekë Berisha ka lindur më 14 gusht 1978 në Istog. Ai ka përfunduar studimet në Fakultetin Juridik në Kosovë. Që nga viti 2017 ai është Pjesë e Kuvendit të Kosovës si deputet nën siglën e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.
    Deputeti Bekë Berisha do të garojë për kryetar të Prishtinës në zgjedhjet lokale të 12 tetorit, përfaqësues i AAK-së. Edhe Berisha ka nisur fushatën e tij, kryesisht në rrjetet sociale, duke vënë në pah përkushtimin që ka ai për rimëkëmbjen e qytetit dhe duke specifikuar zonat më problematike në Prishtinë, duke sjellë edhe denoncime nga terreni. Duket se slogani i tij është ky “Beka e bon”!
    Hajrulla Çeku
    I lindur më 1983 në Prizren, Çeku është aktualisht ministëri i Kulturës, Rinosë dhe Sportit në Kosovë. Çeku ka studiuar Shkencë Politike në Universitetin e Prishtinës dhe kryer 2 herë studimet master në Qeverisje dhe Zhvillim Lokal në Itali dhe në Gjermani, duke u bërë kështu i vetmi kandidat që ka studiuar për politika lokale. Hajrullau është i martuar dhe ka një fëmijë. “Prishtina 2035” është vzioni i tij, me tri shtyllat kryesore të programit të tij, qytet funksional, qytet zhvillimor me rritje të mirëqënies ekonomike dhe qytet i barazive.
    Çeku po e zhvillon fushatën e tij deri më tani në kryeqytet jo vetëm duke “denoncuar”, por edhe duke dhënë zgjidhje alternative për secilën problematikë. Gjithashtu është fokusuar tek takimet me qytetarët si dhe aktivitet publike kulturore ku ai merr pjesë së bashku me ekipin e tij.
    Besa Shahini
    E vetmja kandidate grua për drejtimin e Prishtinës. Besa Shahini ka lindur në Prishtinë, në vitin 1982, e arsimuar në Kanda në Shkencat Politike. Ajo ka qenë Ministre e Arsimit, Sporteve dhe Rinisë në Shqipëri nga dhjetori i vitit 2018 deri në shtator të vitit 2020. Shahini është prej kohësh analiste e pavarur e politikave për arsimin dhe për çështjet e edukimit në Kosovë. Ajo është e martuar dhe ka dy fëmijë. Besa Shahini do të garojë për kryetare të Prishtinës në zgjedhjet lokale të 12 tetorit, duke përfaqësuar Partinë Socialdemokrate.
    Fushata e Besës është e fokusuara te infrastuktura e munguar në arsim dhe shëndetësi publike, strehimin social, dhe hapesirat publike me sloganin “Prishtina është e jotja”. Deri më tani në rrjetet sociale Shahini është fokusuar në takime me qytetarët për të kuptuar problematikat e tyre, identifikimin e zonave problenatike në Kosovë, për parkimin, ndotjen dhe mungesën e hapësirave të gjelbërta si dhe për mungesën e investimeve publike në zona pak më periferike në qytet.
    Tashmë ngelet në dorë të qytetarëve të Prishtinës për të vendosur se kush do e drejtojë kryeqytetin për 4 vitet e ardhshme!/ZËRI

  • Zhegrova e Openda vishën bardhezi

    Zhegrova e Openda vishën bardhezi

    Edon Zhegrova i bashkohet Juves në Serie A.Futbollsti shqiptar mbërriti në Torino në orën 10 të mëngjesit, i blerë nga Lilë (Francë) për 22 milionë euro, duke përfshirë bonuset (pritet të përfshihet një përqindje e rishitjes së ardhshme).

    Kështu anësori kosovar, i lindur në vitin 1999, tani do t’i nënshtrohet vizitave mjekësore dhe do të nënshkruajë një kontratë deri në vitin 2030 me një pagë prej 2.5 milionë eurosh në sezon.

    Të tjerët:Drejtuesit e Juventusit po përpiqen të mbyllin një marrëveshje për mbrojtësin e djathtë të Nice-s, Xhonatan Klaus i lindur në vitin 1992. Ai është një lojtar që mund të garantojë cilësi dhe përvojë.

    Openda:Duke pasur parasysh vështirësinë në sigurimin e rikthimit të Kolo Muanit te Juventusi nga PSG, drejtuesit bardhezi i’u drejtuan lojtarit belg të Lajpcig, i lindur në vitin 2000, dhe e mbyllën marrëveshjen në kohë rekord me një kredi prej 5 milionë eurosh me një opsion blerjeje prej 35 milionë eurosh, i cili bëhet i detyrueshëm pas 50% të paraqitjeve.

    Vazhdo leximin

  • E lindur 115 vite më parë/ Sot ditëlindja e Nënë Terezës, kush ishte shqiptarja që u shenjtërua

    E lindur 115 vite më parë/ Sot ditëlindja e Nënë Terezës, kush ishte shqiptarja që u shenjtërua

    Sot është ditëlindja e Nënë Terezës! Anjezë Gonxhe Bojaxhiu e njohur në mbarë botën si Nënë Tereza ka lindur më 26 gusht të 1910 në Shkup. Ajo gjatë gjithë jetës së saj u kujdes për njerëzit që ishin në nevojë.
    Në moshën 18-vjeçare, ajo iu bashkua manastirit irlandez, ku prej aty mori emrin Motra Mari Tereza. Pas disa muajsh ajo nisi misionin e saj në Kalkuta në Indi, ku prej aty u quajt Shën Nënë Tereza. Ajo u kujdes për të varfrit dhe dha mësim për vajzat në shkollën e Shën Marisë.
    Ajo themeloi Misionarët e Bamirësisë për t’iu shërbyer më të varfërve të të varfërve. Sipas rrëfimëve, pothuajse 20 vjet më vonë teksa ndodhej në një tren në Indi, ajo ndjeu një thirrje nga Jezusi për t’u kujdesur për të varfërit, dhe e ndoqi misionin e saj deri në fund të jetës. Nëse Nënë Tereza do të ishte gjallë, ajo do të mbushte 114 vjeçe sot.
    Nënë Tereza është nderuar me çmimet dhe nderimet më të larta, duke përfshirë: më 1962 Çmimin e Paqes “Ramon Magsaysay” dhe 1979 Çmimin “Nobel për Paqe”. Më 6 Shtator 2017, Tereza dhe Shën Françesk Xavier u emëruan bashkë-mbrojtës të Argjipeshkës Katolike Romake të Kalkutës.

  • Nga marrëdhëniet seksuale te fekondimi, a mund të lindë një fëmijë në hapësirë? Ja çfarë thotë shkenca

    Nga marrëdhëniet seksuale te fekondimi, a mund të lindë një fëmijë në hapësirë? Ja çfarë thotë shkenca

    Deri më sot, lindja në hapësirë ka mbetur thjesht një temë e fantashkencës.

    Asnjë qenie e gjallë nuk ka lindur jashtë Tokës, pavarësisht misioneve të shumta hapësinore në Hënë apo në Stacionin Ndërkombëtar Hapësinor (ISS). NASA nuk e diskuton hapur temën e seksit në hapësirë dhe astronautet marrin pilula për të ndalur ciklin menstrual.
    Me planet dhe programet e eksplorimit dhe kolonizimin e Marsit, lind pyetja nëse njerëzit mund të riprodhohen në hapësirë. Udhëtimi në Mars zgjat 7-9 muaj dhe kthimi në Tokë për të lindur fëmijë do të ishte i pamundur. Shkencëtarët po studiojnë ndikimin e mikrogravitetit dhe rrezatimeve në riprodhim, por të dhënat janë të pakta – asnjë gjitar nuk është riprodhuar ndonjëherë jashtë Tokës.
    Akti seksual në mikrogravitet është i vështirë për shkak të mungesës së gravitetit, privatësisë dhe kushteve higjienike. Sipas shkencëtarëve, për të pasur kontakt fizik, partnerët duhet të lidhen mes tyre dhe të mbështeten diku. Edhe pse teorikisht i mundur, akti është i komplikuar. Nuk është ende e sigurt nëse fekondimi mund të ndodhë normalisht në hapësirë, pasi lëvizja e vezës në mitër ndikohet nga graviteti. Gjithashtu, mikrograviteti mund të ndikojë në prodhimin e hormoneve dhe në funksionin erektil. Në mungesë të gravitetit, shtytja e fetusit gjatë lindjes varet vetëm nga kontraksionet. Fluidet e gjakut, urinës dhe lëngu amniotik do të fluturonin në të gjitha drejtimet, duke e bërë lindjen shumë të vështirë. Nga ana e bebes, lindja në mikrogravitet mund të jetë më pak traumatike.
    Një foshnje e lindur në mikrogravitet nuk do të mësojë të ecë, por të fluturojë. Mungesa e forcës së gravitetit ndikon negativisht në zhvillimin e kockave dhe muskujve. Fëmijët nuk mund të bëjnë ushtrimet që bëjnë astronautët, gjë që mund të çojë në probleme serioze motorike.
    Rrezatimet janë një kërcënim i madh për embrionin dhe fëmijë. Ato mund të dëmtojnë ADN-në, të shkaktojnë mutacione apo të ndikojnë në zhvillimin e trurit dhe sistemeve jetësore. ISS është ende pjesërisht e mbrojtur nga fusha magnetike e Tokës, por misionet në Mars do të ekspozojnë astronautët (dhe pasardhësit e ardhshëm) ndaj rreziqeve të mëdha.
    Janë kryer disa eksperimente me spermatozoide të njeriut dhe miut, ku u vërejtën dëmtime të ADN-së. Megjithatë, spermatozoidi i miut i ruajtur në hapësirë mundi të fekondojë vezë në Tokë dhe të lindnin mi të shëndetshëm. Ka pasur edhe përpjekje për të dërguar minj shtatzënë në orbitë, por asnjë lindje nuk ka ndodhur ende në hapësirë.
    Një projekt i ri europian synon dërgimin e një kolonie minjsh në Hënë për të studiuar mundësinë e lindjes në një gravitet të pjesshëm dhe në kushte rrezatimi të ndërmjetme.
    Në përfundim, rruga drejt riprodhimit njerëzor jashtë Tokës është ende e gjatë, plot sfida biologjike, teknologjike dhe etike.

    Top Channel

  • Hena e Re ne shenjen tuaj me 23 gusht eshte ftesa per…/ Parashikimi i Horoskopit nga Meri Shehu

    Hena e Re ne shenjen tuaj me 23 gusht eshte ftesa per…/ Parashikimi i Horoskopit nga Meri Shehu

    DashiJava nis me nje vale te fuqishme energjie. Idete tuaja, karizma dhe deshirat tuaja jane ne sinkron te plote me universin. Sidomos per ju qe keni lindur ne dhetediteshin e pare por Henen e Re me 23 gusht afron nje fillim ne pune ose nje ndryshim do t’ju befasoje.
    •DemiNe fillim te javes vemendja juaj perqendrohet ne ceshtje familjare. Nje bashkepunim apo biznes brenda familjes mund te rezultoje shume i favorshem. Hena e re me 23 gusht ndez interesin per flirt dhe nje flake e vjeter mund te ndizet serish.
    •BinjaketKjo jave vjen me plane te medha. Do ndiheni sikur gjithcka me ne fund po lidhet kontaktet, udhetimet, mundesite. Por mos nxitoni, pas dt 23 gusht nje ndryshim ne shtepi ose ne rrethin tuaj te ngushte do sjelle te papritura.
    •GaforrjaGjithcka duket e qendrueshme ne ndjenja dhe ekonomi por dicka po ndryshon ne heshtje. Sidomos ju qe keni lindur ne fillim te shenjes tuaj po ndjeni thirrjen per te investuar. Pas 23 gushtit ndodh nje kthese qe nuk e kishit parashikuar.
    •LuaniJava nis me fuqi te plote dhe motoret e energjise tuaj jane ne maksimum. Rruga eshte e hapur per ju, sidomos per te lindurit rreth datave 26, 27 dhe 28 korrik. Pas dates 23 gusht, nje ceshtje ekonomike fillon te luaje nje rol te ri ne jeten tuaj.
    •VirgjereshaGjerat qe kane ndodhur ne hije, tani dalin ne drite. Vecanerisht per ju qe keni lindur me 25–28 gusht, kjo jave eshte kyce. Hena e Re ne shenjen tuaj me 23 gusht eshte ftesa per te nisur nje kapitull te ri.
    •PeshorjaMarsi ne shenjen tuaji ju ka futur ne loje me plot energji. Nuk jeni me spektatore jeni ne qender te veprimit. Pas 23 gushtit, nje ceshtje e fshete pune del ne drite. Kjo mund te jete mundesia qe keni pritur ose nje prove qe do t’ju testoje.
    •AkrepiKjo jave duket sikur ka ardhur per t’ju cliruar nga barrat e brendshme. Eshte momenti te leshoni helmin dhe te ndiheni me te lehtesuar. Lajme te mira vijne me Henen e re me 23 gusht ne Virgjereshe percjell pp.hilsn.com.
    •ShigjetariKjo eshte nje jave e gjalle dhe plot levizje. Ju qe keni lindur nga 25 deri me 29 nentor jeni vecanerisht te favorizuar. Por mos harroni me 23 gusht, nje ndryshim ne pune mund te ndryshoje me shume se vetem ditarin tuaj.
    •BricjapiGjerat jane ne kontroll ose te pakten keshtu duket. Por kujdes pas dates 23 gusht, nje udhetim i larget ose nje levizje personale mund t’ju trondite strukturen qe keni ndertuar.
    •UjoriEnergjia juaj shperthen ne marredhenie dhe takime kete jave. Vecanerisht ju qe keni lindur nga 27 janar deri me 2 shkurt jeni ne nje faze te zjarrte. Hena e Re me 23 gusht sjell zhvillime ekonomike qe kerkojne vemendje.
    •PeshqitKjo jave kerkon fokus ne pune dhe ekonomi dhe ju e ndjeni se dicka po ndertohet. Me 23 gusht, nje bashkepunim i ri ose nje mundesi e papritur do te dale perballe jush. Koha per rigjenerim, ndryshim dhe rikonstruksion ka ardhur.

  • Quentin Tarantino zbulon se cilin film e konsideron ‘më të mirin’ e tij

    Quentin Tarantino zbulon se cilin film e konsideron ‘më të mirin’ e tij

    Regjisori i famshëm i Hollivudit, Quentin Tarantino, ka zbuluar se cilin nga filmat e tij e konsideron veprën më të mirë, duke ndarë me publikun edhe filmin e tij të preferuar personal dhe atë për të cilin ndihet se “ka lindur” për ta bërë.

    Në një intervistë për podkastin “The Church of Tarantino”, regjisori 62-vjeçar bëri një ndarje të qartë mes tre filmave kryesorë të tij:

    Filmi i tij më i mire

    Tarantino e cilësoi filmin e vitit 2009, “Inglourious Basterds”, si “kryeveprën” e tij. Filmi, me protagonistë Brad Pitt dhe Christoph Waltz, ndjek një grup ushtarësh amerikanë që planifikojnë të vrasin udhëheqës nazistë.

    Filmi i tij i preferuar

    Për këtë kategori, ai zgjodhi filmin e tij më të fundit me metrazh të gjatë, “Once Upon a Time… in Hollywood”.

    Filmi që ndien se ka lindur për ta bërë

    Tarantino tha se filmi “Kill Bill”, i ndarë në dy vëllime, është filmi për të cilin ai ndjen se “ka lindur”. Ai theksoi se çdo aspekt i këtij filmi vjen drejtpërdrejt nga imagjinata dhe pasionet e tij.

    Tarantino, fitues i dy çmimeve Oscar për skenarët e filmave “Pulp Fiction” dhe “Django Unchained”, theksoi gjithashtu se, pavarësisht sa i do këta filma, ai i vlerëson “Pulp Fiction” dhe “Reservoir Dogs” si vepra me “budallallëqe amatoreske”, duke pranuar se i kishte bërë në fillim të karrierës kur “nuk dinte se çfarë duhej të dinte”.

    Gjatë intervistës, ai zbuloi se projekti i tij i fundit, “Aventurat e Cliff Booth”, një vazhdim i “Once Upon a Time… in Hollywood”, sapo ka filluar xhirimet. Kjo vjen pasi ai hoqi dorë nga ideja për filmin e tij të fundit, “The Movie Critic”, duke shpjeguar se kishte humbur entuziazmin për ta sjellë atë në ekranin e madh.

  • Aksident tragjik në Prishtinë-Pejë, humbin jetën burrë e grua

    Aksident tragjik në Prishtinë-Pejë, humbin jetën burrë e grua

    Një çift bashkëshortësh humbën jetën mbrëmjen e kaluar në aksin rrugor Prishtinë-Pejë, si pasojë e një aksident rrugor.
    Ngjarja ndodhi pranë fshatit Llapushnik, ku në aksident mbeti i plagosur dhe djali 19 vjeçar i viktimave.
    Viktimat janë identifikuar me inicialet Sh.G. (i lindur më 1979) dhe A.G. (i lindur më 1979).
    Shkaqet e aksidentit janë ende të paqarta, teksa policia e Kosovës ka nisur hetimet për zbardhjen e tij.

  • Ku kanë lindur Vezirët e Mëdhenj të Perandorisë Otomane

    Ku kanë lindur Vezirët e Mëdhenj të Perandorisë Otomane

    Ku kanë lindur Vezirët e Mëdhenj (praktikisht kryeministrat) e Perandorisë Otomane? Bazuar në hartën më lart, numërojmë:  9 te sigurte nga Shqiperia plus 15 qe mund te jene nga te gjitha trojet etnike edhe ato jashte Shqiperise.

    Pervec ketyre jane edhe 3 nga Kosova, 5 nga Maqedonia. Nuk e di nese te gjithe shqiptare.Per nga raporti me popullsine, eshte e qarte se shqiptaret, qe ishin nje pakice e vogel ne Perandori Otomane, kane prodhuar nje numer shume te madh udheheqesish shtetërorë të saj.Nuk do te perjashtoja ndonje shqiptar edhe nga Veziret e Medhenj te dale nga Greqia. E madje edhe nga Turqia vete.

    Per ta kuptuar harten, ajo tregon me ngjyre te kuqerremte Veziret e Medhenj qe u dihet vendlindja, me te kuqe, ata qe u merret me mend nga etnia, si dhe me te kuqe te zbehte ata per te cilet ka teori te ndryshme te debatueshme. (ruben.avxhiu