Tag: lindur

  • Në dashuri, sot mund të ndjeni nevojën për më shumë pavarësi! Shmangni…. Çfarë kanë rezervuar yjet për sot

    Në dashuri, sot mund të ndjeni nevojën për më shumë pavarësi! Shmangni…. Çfarë kanë rezervuar yjet për sot

    Dashi 
    Të lindur më: 21 Mars – 19 Prill 
    Në marrëdhënie, sot do të ndiheni më të hapur për të diskutuar ndjenjat tuaja dhe kjo mund të sjellë afrim me partnerin. Në punë, mund të përballeni me sfida të vogla që kërkojnë përqendrim dhe durim; mos lejoni që stresin t’ju ndikojë. Shëndeti do të jetë i qëndrueshëm, por mos e neglizhoni pushimin dhe ushqimin e shëndetshëm. Financat do të jenë të balancuara, por shmangni shpenzimet e panevojshme sot. 
    Demi 
    Të lindur më: 20 Prill – 20 Maj 
    Sot është një ditë e mirë për të forcuar lidhjet emocionale, sidomos nëse keni pasur keqkuptime kohët e fundit. Në punë, bashkëpunimi me kolegët do të japë fryte dhe mund të merrni një propozim të ri interesant. Kujdesuni për trupin, sidomos për sistemin tretës, duke shmangur ushqimet e rënda. Në aspektin financiar, është koha të rishikoni disa shpenzime të mëparshme dhe të planifikoni më mirë për të ardhmen. 
    Binjakët 
    Të lindur më: 21 Maj – 20 Qershor 
    Në jetën tuaj dashurore do të ndjeni një nevojë për më shumë spontanitet, ndaj surprizoni partnerin tuaj me një gjest të vogël. Në punë mund të merrni lajme pozitive ose të merrni një detyrë të re që do të rrisë përgjegjësitë tuaja. Shëndeti është i mirë, por mos harroni të ushtroni për të larguar tensionin. Financat janë të qëndrueshme, por investoni me kujdes dhe mos u nxitoni në vendime të mëdha. 
    Gaforrja 
    Të lindur më: 21 Qershor – 22 Korrik 
    Në marrëdhëniet personale, një bisedë e hapur mund të zgjidhë një keqkuptim të vogël dhe të forcojë lidhjen tuaj. Puna kërkon më shumë vëmendje ndaj detajeve, ndaj mos nxitoni në përfundime të shpejta. Shëndeti është i mirë, por mund të ndiheni të lodhur nga ritmi i shpejtë, ndaj pushoni sa më shumë. Financiarisht, është një ditë e mirë për të kursyer dhe për të planifikuar shpenzimet afatgjata. 
    Luani 
    Të lindur më: 23 Korrik – 22 Gusht 
    Sot do të ndjeni më shumë pasion dhe dëshirë për t’u lidhur emocionalisht me të dashurit tuaj. Në vendin e punës mund të hapet një mundësi për të treguar aftësitë tuaja krijuese, ndaj mos hezitoni të shfaqni idetë tuaja. Kujdesuni për shëndetin mendor, duke marrë kohë për relaks dhe aktivitete që ju pëlqejnë. Në ekonomi, është e rëndësishme të shmangni investimet e rrezikshme dhe të qëndroni të kujdesshëm me shpenzimet. 
    Virgjëresha 
    Të lindur më: 23 Gusht – 22 Shtator 
    Në dashuri, dita sjell qetësi dhe mirëkuptim, ideale për të forcuar marrëdhëniet ekzistuese. Në punë, një projekt i rëndësishëm mund të kërkojë angazhim shtesë, por rezultatet do të jenë të kënaqshme. Shëndeti është i qëndrueshëm, por merrni kohë për aktivitet fizik dhe për të ruajtur ekuilibrin emocional. Financat janë të mira, por është mirë të shmangni huazimet apo blerjet e mëdha sot. 
    Peshorja 
    Të lindur më: 23 Shtator – 22 Tetor 
    Sot do të ndiheni më të tërhequr ndaj partnerit dhe do të kërkoni më shumë intimitet në marrëdhënie. Në aspektin profesional, mund të merrni një lajm të mirë ose një shpërblim të vogël për përpjekjet tuaja. Kujdesuni për shëndetin, sidomos për sistemin nervor, duke shmangur stresin. Në lidhje me paratë, është një ditë e përshtatshme për të bërë plane të reja financiare dhe për të menduar për kursime. 
    Akrepi 
    Të lindur më: 23 Tetor – 21 Nëntor 
    Marrëdhëniet romantike mund të jenë pak të tensionuara sot, ndaj përpiquni të jeni më të kuptueshëm dhe të dëgjoni më shumë. Në punë, një koleg mund t’ju kërkojë ndihmë, gjë që mund t’ju afrojë me ekipin. Kujdesuni për shëndetin tuaj duke mos e tepruar me ushqimin dhe duke bërë ushtrime të lehta. Financiarisht, shmangni huazimet dhe shpenzimet e panevojshme për të ruajtur balancën. 
    Shigjetari 
    Të lindur më: 22 Nëntor – 21 Dhjetor 
    Sot është një ditë e mirë për të hapur zemrën dhe për të shprehur ndjenjat që keni mbajtur përbrenda, duke përmirësuar marrëdhëniet personale. Në punë, mund të lindin mundësi të reja për të mësuar ose për të marrë një rol më të rëndësishëm. Shëndeti do të jetë i mirë, por mos harroni të pushoni mjaftueshëm. Financat janë të qëndrueshme, por është mirë të mos bëni shpenzime impulsive. 
    Bricjapi 
    Të lindur më: 22 Dhjetor – 19 Janar 
    Në jetën sentimentale, sot do të keni mundësi të forconi lidhjet me dikë të veçantë përmes një bisede të thellë. Në punë, mund të përballeni me disa sfida që kërkojnë zgjidhje kreative; mos hezitoni të kërkoni ndihmë nga kolegët. Shëndeti është përgjithësisht i mirë, por i kushtoni vëmendje të veçantë dietës. Nga ana financiare, është një ditë e favorshme për të bërë plane afatgjata dhe për të vlerësuar investimet ekzistuese. 
    Ujori 
    Të lindur më: 20 Janar – 18 Shkurt 
    Marrëdhëniet sot janë të mbushura me mirëkuptim, dhe mund të merrni një surprizë të këndshme nga dikush i afërt. Në punë, bashkëpunimi do të jetë çelësi i suksesit, ndaj jini të hapur për ide të reja. Shëndeti është i mirë, por bëni kujdes me aktivitetet fizike të lodhshme. Financiarisht, është një ditë e mirë për të bërë një plan kursimi ose për të rishikuar buxhetin familjar. 
    Peshqit 
    Të lindur më: 19 Shkurt – 20 Mars 
    Në dashuri, sot mund të ndjeni nevojën për më shumë hapësirë dhe pavarësi, ndaj komunikoni hapur me partnerin tuaj. Në punë, një detyrë e re do të kërkojë përkushtim të plotë, por do të sjellë edhe kënaqësi personale. Shëndeti është i kënaqshëm, por është mirë të mos e neglizhoni aktivitetin fizik. Në aspektin financiar, është një ditë neutrale, ndaj shmangni shpenzimet e tepërta dhe ruani ekuilibrin. 

  • Këto 5 shenja të horoskopit janë “magnet” për suksesin

    Këto 5 shenja të horoskopit janë “magnet” për suksesin

    Disa njerëz duket se kanë një aftësi të lindur për të tërhequr fatin dhe suksesin, ndërkohë që të tjerët përpiqen më shumë për të arritur aty ku duan. Sipas astrologjisë, disa shenja kanë një lidhje të veçantë me mundësit, falë planetëve që i sundojnë dhe tipareve të tyre të veçanta. Këto janë 5 shenjat që duket se e kanë suksesin të shkruar në yje!
    Dashi
    Kur bëhet fjalë për të rrezikuar dhe për të marrë atë që duan, Dashët janë të parët që hidhen në aksion. Sunduar nga Marsi, planeti i veprimit dhe energjisë, ata nuk kanë frikë të ndjekin qëllimet e tyre me vendosmëri. Pikërisht kjo qasje i ndihmon të shohin dhe të kapin mundësitë që të tjerët i shmangin. Ata janë natyralisht magnet për suksesin, sepse nuk i frikësohen sfidave – përkundrazi, i kërkojnë ato!

    Luani
    Sunduar nga Dielli, Luani është një lider i lindur dhe një qenie që shkëlqen në çdo aspekt të jetës. Karizma, vetëbesimi dhe aftësia për të qenë gjithmonë në qendër të vëmendjes i ndihmon t’i tërheqin mundësitë më të mira. Qoftë në karrierë, biznes apo në jetën personale, Luanët dinë si ta kthejnë çdo situatë në favorin e tyre. Për ta, suksesi nuk është një rastësi – është thjesht mënyra se si funksionon bota rreth tyre.
    Shigjetari
    Nëse ka një shenjë që konsiderohet me fat nga natyra, është Shigjetari. Sunduar nga Jupiteri, ata janë aventurierë të lindur, gjithmonë në kërkim të mundësive të reja. Pasioni i tyre për eksplorimin, njohuritë dhe përvoja të reja shpesh i çon drejt suksesit të papritur. Ata nuk kanë frikë të hedhin hapa të mëdhenj dhe të ndjekin instinktet e tyre – dhe universi i shpërblen për këtë guxim.
    Peshqit
    Peshqit janë një ndër shenjat më intuitive të zodiakut dhe duket se kanë një lidhje të fshehtë me universin. Ata kanë një prirje natyrale për të ndjekur rrugën e duhur, edhe kur të tjerët nuk e shohin atë. Qoftë në art, biznes apo jetën personale, Peshqit shpesh përballen me mundësi që duken si “rastësi”, por në fakt janë rezultat i ndjeshmërisë dhe intuitës së tyre të fortë. Kur diçka nuk shkon mirë, ata ndjejnë sinjalet e para dhe ndryshojnë rrjedhën për të shmangur dështimin.
    Demi
    Demi nuk është nga ata që kërkon suksesin e menjëhershëm, por falë punës së palodhur dhe durimit, ata gjithmonë përfundojnë në vendin e duhur, në kohën e duhur. Sunduar nga Afërdita, planeti i luksit, ata janë natyralisht të aftë për të ndërtuar një jetë të begatë. Nëse një mundësi nuk vjen vetë, Demi do ta krijojë atë me përkushtim dhe këmbëngulje.
     

  • Këto 5 shenja të horoskopit janë magnet për suksesin

    Këto 5 shenja të horoskopit janë magnet për suksesin

    Disa njerëz duket se kanë një aftësi të lindur për të tërhequr fatin dhe suksesin, ndërkohë që të tjerët përpiqen më shumë për të arritur aty ku duan.
    Sipas astrologjisë, disa shenja kanë një lidhje të veçantë me mundësit, falë planetëve që i sundojnë dhe tipareve të tyre të veçanta. Këto janë 5 shenjat që duket se e kanë suksesin të shkruar në yje!
    Dashi

    Kur bëhet fjalë për të rrezikuar dhe për të marrë atë që duan, Dashët janë të parët që hidhen në aksion. Sunduar nga Marsi, planeti i veprimit dhe energjisë, ata nuk kanë frikë të ndjekin qëllimet e tyre me vendosmëri. Pikërisht kjo qasje i ndihmon të shohin dhe të kapin mundësitë që të tjerët i shmangin. Ata janë natyralisht magnet për suksesin, sepse nuk i frikësohen sfidave – përkundrazi, i kërkojnë ato!
    Luani
    Sunduar nga Dielli, Luani është një lider i lindur dhe një qenie që shkëlqen në çdo aspekt të jetës. Karizma, vetëbesimi dhe aftësia për të qenë gjithmonë në qendër të vëmendjes i ndihmon t’i tërheqin mundësitë më të mira. Qoftë në karrierë, biznes apo në jetën personale, Luanët dinë si ta kthejnë çdo situatë në favorin e tyre. Për ta, suksesi nuk është një rastësi, është thjesht mënyra se si funksionon bota rreth tyre.
    Shigjetari
    Nëse ka një shenjë që konsiderohet me fat nga natyra, është Shigjetari. Sunduar nga Jupiteri, ata janë aventurierë të lindur, gjithmonë në kërkim të mundësive të reja. Pasioni i tyre për eksplorimin, njohuritë dhe përvoja të reja shpesh i çon drejt suksesit të papritur. Ata nuk kanë frikë të hedhin hapa të mëdhenj dhe të ndjekin instinktet e tyre  dhe universi i shpërblen për këtë guxim.
    Peshqit
    Peshqit janë një ndër shenjat më intuitive të zodiakut dhe duket se kanë një lidhje të fshehtë me universin. Ata kanë një prirje natyrale për të ndjekur rrugën e duhur, edhe kur të tjerët nuk e shohin atë. Qoftë në art, biznes apo jetën personale, Peshqit shpesh përballen me mundësi që duken si “rastësi”, por në fakt janë rezultat i ndjeshmërisë dhe intuitës së tyre të fortë. Kur diçka nuk shkon mirë, ata ndjejnë sinjalet e para dhe ndryshojnë rrjedhën për të shmangur dështimin.
    Demi
    Demi nuk është nga ata që kërkon suksesin e menjëhershëm, por falë punës së palodhur dhe durimit, ata gjithmonë përfundojnë në vendin e duhur, në kohën e duhur. Sunduar nga Afërdita, planeti i luksit, ata janë natyralisht të aftë për të ndërtuar një jetë të begatë. Nëse një mundësi nuk vjen vetë, Demi do ta krijojë atë me përkushtim dhe këmbëngulje.

  • E quajti “bukurosh”, Klevis Balliu i kthehet Ballukut: Unë kështu kam lindur, ti u bërë me lekët e shqiptarëve

    E quajti “bukurosh”, Klevis Balliu i kthehet Ballukut: Unë kështu kam lindur, ti u bërë me lekët e shqiptarëve

    Seanca plenare e kësaj të hëne, më 29 shtator, është shoqëruar me replika dhe tone të ashpra mes zëvendëskryeministres Belinda Balluku dhe deputetit të Partisë Demokratike, Klevis Balliu. Debati nisi kur Balliu ndërpreu fjalën e Ballukut gjatë diskutimeve për investimet e huaja në vend, çka solli reagimin e saj me një koment ironik: “Pusho ti o bukurosh!”
    Kaq mjaftoi që tensioni mes të dyve të përshkallëzohej në replika të ndërsjella.
    Klevis Balliu iu përgjigj:

    “Zonja Balluku, e para faleminderit për fjalën ‘bukurosh’. Unë bukurosh kam lindur, kurse ty bukurosh të kanë bërë paratë e shqiptarëve. Do bëje mirë të flisje për projektet ‘Tigri 1’ dhe ‘Tigri 3’, për kilometrin më të shtrenjtë të botës që ke ndërtuar në vendin më të varfër të Europës, 25 milionë euro për kilometër. Me 40 mijë lekë ndihmë ekonomike për qytetarët, ti ndërtove rrugë që shkatërrohen me një shi.”

    /vizionplus.tv

  • I lindur në Stamboll, Kombëtarja shqiptare në kërkim të talentit 18-vjeçar

    I lindur në Stamboll, Kombëtarja shqiptare në kërkim të talentit 18-vjeçar

    Berat Lus (Berat Lush) është 18-vjeçari i vendosur në objektivin e kombëtares për t’u bashkuar me Shqipërinë. Repor TV mëson se trajneri i kombëtares U-21 Alban Bushi po negocion prej kohësh për ta veshur kuqezi.
    Madje me babain e futbollistit Bushi ka njohje të vjetër dhe e konsideron shok të tijin.
    Lush është prodhim i akademisë së Galatasaray-t dhe në pronësi të këtij klubi, por në verë është huazuar te Erokspor në Kategorinë e parë turke.
    Madje në ndeshjen e fundit, të fituar 5-0 kundër Istanbulspor realizoi 4 gola, teksa njërin prej tyre e festoi me shqiponjë, duke treguar se asnjëherë nuk i ka harruar rrënët e tij.

  • Kush janë 28 gratë që u ndoqën nga Sigurimi/U arrestuan, torturuan, vdiqën…

    Kush janë 28 gratë që u ndoqën nga Sigurimi/U arrestuan, torturuan, vdiqën…

    Autoriteti për Informim mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit ka kujtuar, kohë më parë, disa prej grave që u përndoqën nga Sigurimi i Shtetit, u arrestuan, torturuan, vdiqën në burgje dhe u pushkatuan. Ja disa prej tyre:

    Marie Tuçi- Lindur në Mirditë (Orosh). Kryen studimet në shkollën e Motrave Stigmatiane Shkodër. Ka punuar për vite me radhë në arsim. Arrestohet në ngjarjet e vitit 1949 në Mirditë. Torturohet në hetuesi dhe vdes nga torturat në vitin 1950.

    Marta Doda–Lindur në Austri 1884, mbesë e princit Preng Bib Doda. Në 1912 krijon në Shkodër “Shoqatën e Gruas Shqipëtare”. Arrestohet në vitin 1947 dhe dënohet me 12 vjet burg. Kundërshtare e vendosur e diktaturës. Lirohet në vitin 1954 në agoni të jetës së saj.

    Hava Golemi– Lindur në Golem më 1912. Arrestohet në vitin 1946. Akuzohej për komplot për vrasjen e Shefqet Peçit. Dënohet me 20 vjet burgim politik. E torturuan çnjerëzisht por ajo qëndroi. Lirohet nga burgu në vitin 1957.

    Shanisha Dosti- Lindur në Gjirokastër më 1922. Me arsim të mesëm. Internohet familjarisht. Arrestohet në vitin 1962 dhe dënohet me 5 vjet burgim për agjitacion e propagandë. Lirohet në vitin 1966 dhe më pas internohet deri në vitin 1990.

    Meshan Çiniu– Lindur në Delvinë 1925. Gjimnaziste. Arrestohet në vitin 1952 dhe dënohet 20 vjet burg për tentativë arratisje. Lirohet në vitin 1962.

    Agime Pipe- Lindur në Shkodër 1924. Arrestohet në vitin 1946 dhe dënohet 10 vjet burg për agjitacion propagandë. Lirohet në vitin 1951.

    Rita Koçi (Koka)- Lindur në Tiranë 1932. Kryen shkollën e mesme shkëlqyeshëm. I mohohet e drejta për shkollën e lartë. Arrestohet në vitin 1951 dhe dënohet me 10 vjet burg për agjitacion propagandë. Lirohet nga burgu në vitin 1959.

    Marie Medicina- Lindur në Korçë në vitin 1925. Kreu studimet në një kolegj mjekësor në Firence, Itali. Arrestohet në vitin 1952 dhe dënohet me vdekje, për krime kundër shtetit. I falet jeta. Dënohet 25 vjet burgim, lirohet në 1966.

    Vera Dema- Lindur në Shkodër 1931. Arrestohet në vitin 1947 dhe dënohet 5 vjet burg. Lirohet në vitin 1949, mandej internohet deri në vitin 1990.

    Drita Kosturi- Lindur në Lezhë në 1920. Aktiviste në frontin nacional-çlirimtar (partizane, e fejuara e Qemal Stafës). Arrestohet në vitin 1946 dhe dënohet me 20 vjet burgim. Kundërshton vendosjen e diktatures komuniste. Lirohet në vitin 1959.

    Bardha Bici (Gjonmarkaj)- Lindur në Mirditë 1920. Arrestohet në vitin 1945 dhe dënohet me 10 vjet burgim si armike e popullit. Lirohet në vitin 1951 dhe internohet familjarisht deri në vitin 1990 (Vajza e Bajraktarit Gjon Marka Gjoni).

    Azize Ferati- Lindur më 1930 në Vlorë. Arrestohet në vitin 1968 dhe dënohet 20 vjet burgim si armike e pushtetit. Lirohet në vitin 1982.

    Shega Këlcyra- Lindur në Këlcyrë (Përmet) 1922. Burgoset në vitin 1947 dhe dënohet 8 vjet burg për agjitacion dhe propagandë. Lirohet në vitin 1952.

    Ana Daja- Lindur në Shkodër 1928. Arrestohet në vitin 1946 dhe dënohet 10 vjet burg për agjitacion e propagandë. Lirohet nga burgu 1952.

    Dylbere Zeneli- Lindur në Vlorë 1922. Arrestohet në vitin 1955 dhe dënohet 15 vjet burgim si armike e pushtetit. Lirohet nga burgu në vitin 1962.

    Fatime Dega- Lindur në Tiranë në vitin 1938. Arrestohet në vitin 1952 dhe dënohet 7 vjet burgim për agjitacion dhe propagandë. Lirohet në vitin 1957.

    Jolanda Katbunara- Lindur në Napoli 1936. Arrestohet në vitin 1952 dhe dënohet 15 vjet burgim për tentativë arratisje. Lirohet nga burgu në vitin 1965.

    Makbule Frashëri- Lindur në Korçë 1927. Arrestohet në vitin 1951 dhe dënohet 15 vjet burg si armike e pushtetit. Lirohet në vitin 1965.

    Tefta Tasi- Lindur në Athinë në 1933. Arrestohet në vitin 1979, duke qenë e internuar familjarisht në kampet e internimit. Dënohet 5 vjet burg për agjitacion e propagande. Lirohet në vitin 1982.

    Zybejte Alizoti- Lindur në Tiranë 1929. Arrestohet në vitin 1960 dhe dënohet 10 vjet për agjitacion dhe propagandë. Lirohet në vitin 1968.

    Sanie Doko- Lindur në Kolonjë 1905. Arrestohet në vitin 1946 dhe dënohet 5 vjet burgim. Akuzohej si strehuese e të arratisurve. Lirohet pas 2 vjetësh.

    Donika Doko- Lindur në Kolonjë 1930. Arrestohet në moshën 14-vjeçare. Vajza e Sanijes dhe motra e Bujar Dokos. Për arsye moshe lirohet 2 vjet me kusht.

    Drita Ahmeti- Lindur në Shijak 1935. Mbaroi të lartën për Histori–Letërsi me korespodencë sepse i përkiste një familjeje “të deklasuar”. Arrestohet dhe dënohet 5 vjet burg për agjitacion e propagandë. Faji i saj ishte sepse nuk pranoi të bëhej spiune.

    Fatbardha Qorri- Lindur në 1927 në Gjirokastër. Burgoset në vitin 1978 për agjitacion e propagandë dënohet 8 vjet burg. Lirohet në 1982 me amnisti si nënë me fëmijë.

    Afërdita Starja- Lindur në 1937 në Starje, Kolonjë. Arrestohet në vitin 1972 për agjitacion e propagandë. Dënohet 8 vjet burg. Lirohet në 1977.

    Bice Pistuli- Lindur në 1918 në Shkodër. Arrestohet në 1951 për agjitacion e propaganda dhe dënohet me 4 vjet burg. Lirohet në 1953.

    Beatrice Berati- Lindur në Tiranë më 1943. Arrestohet në vitin 1980 dhe dënohet me 4 vjet burg për agjitacion e propagandë. Lirohet në 1982.

    Behije Zdrava- Lindur në Lushnjë në 1895. Arrestohet në 1945 dhe dënohet me 8 vjet burg për agjitacion e propagandë. Lirohet nga burgu në 1949 mandej internohet.

    Këto janë vetëm një pjesë e zonjave që vuajtën nga aparati i dhunës së regjimit komunist. Me qindra vajza dhe gra vuajtën internimet e padrejta, izolimin, padrejtësinë dhe mbajtën mbi supe etikën e armikut të klasës. Atio mbeten martire të një kohe që nuk duhet të vijë më./GSH

    ObserverKult

    Foto ilustrim

    Lexo edhe:

    EMRAT E INTELEKTUALËVE DHE ARTISTËVE QË ISHIN NËN SURVEJIM NGA SIGURIMI I SHTETIT

    SI E PËRNDIQNIN PETRO MARKON, JA ÇFARË SHKRUANTE SIGURIMI I SHTETIT MË 1946

  • Eurobasket, finale/ Gjermani-Turqi, shqiptari nga Tropoja lideri absolut i turqëve

    Eurobasket, finale/ Gjermani-Turqi, shqiptari nga Tropoja lideri absolut i turqëve

    I lindur në Tropojë, Erxhan Osmani (2.13 m, 27 vjeç) e ka nisur sportin e basketbollit në Shqipëri për të kaluar në Kosovë e më pas (nga 2022) është bërë lojtar i kombëtares turke.

    Sot në Riga të Letonisë me fillim orën 20:00, finalja e Kampionatit Europian të Basketbollit midis kampionëve të Botës në fuqi, Gjermanisë dhe Turqisë ‘shqiptare’ e cila rikthehet në finale pas 24 viteve. Ajo parashikohet të jetë një ndeshje me tension të lartë dhe nivel po aq të lartë sportiv.

    Gjermania dhe Turqia do të përballen, pasi dominuan dy gjysmëfinale. Gjermanët, të udhëhequr nga performancat e mahnitshme të Schroder (26) dhe Franz Wagner (22), mposhtën Finlandën 98-86.

    Turqia e udhëhequr nga basketbollisti shqiptar Erxhan Osmani (mban numrin 24 në shpinë), tregoi guximin e saj kundër një Greqie të mefshtë, e cila u mposht me rezultatin 94-68 dhe mundi të luante vetëm për medaljen e bronztë: Erxhan (Ercan) Osmani (28) ishte lojtari vendimtar për ta dërguar Turqinë në finale.

    Në fakt, duket se Erxhan Osmani lindur me 4 gusht 1998 në Tropojë nuk është i vetmi shqiptar i skuadrës turke. Me Turqinë figuron edhe Kenan Spahiu nga Prishtina dhe Cedi Osman nga Ohri i cili në ndeshjen me Greqinë shënoi 17 pikë. Për Cedi Osman janë burime që vijnë nga Maqedonia e Veriut që shkruajnë se është shqiptar nga Ohri./Sportiim.al/

    Vazhdo leximin

  • Financat janë të qëndrueshme, por mos bëni investime të nxituara, çfarë kanë rezervuar yjet për sot

    Financat janë të qëndrueshme, por mos bëni investime të nxituara, çfarë kanë rezervuar yjet për sot

    Dashi
    Të lindur më: 21 Mars – 19 Prill
    Sot do të ndiheni më të afërt me partnerin tuaj dhe është një ditë e mirë për të ndarë ndjenjat tuaja më të thella. Në punë mund të përballeni me disa sfida të vogla, por aftësia juaj për t’u përshtatur ju ndihmon të gjeni zgjidhje kreative. Shëndeti është i qëndrueshëm, por mos neglizhoni pushimin. Financat kërkojnë kujdes; shmangni shpenzimet impulsive.
    Demi
    Të lindur më: 20 Prill – 20 Maj
    Marrëdhëniet sot marrin një kthesë pozitive, veçanërisht nëse jeni të hapur për dialog. Bashkëpunimi në vendin e punës sjell rezultate të mira dhe mund të merrni vlerësime nga eprorët. Shëndeti është i mirë nëse ruani një rutinë të balancuar ushqimore. Në aspektin financiar, investimet e vogla do të tregohen të frytshme.
    Binjakët
    Të lindur më: 21 Maj – 20 Qershor
    Sot ndjeni dëshirë për të bërë surpriza për të dashurit tuaj, çka sjell momente të bukura. Në punë, idetë tuaja të reja priten mirë nga kolegët, por kërkohet pak më shumë përkushtim. Kujdesuni për relaksimin dhe shmangni stresin e tepërt. Paratë duhen menaxhuar me zgjuarsi, sidomos nëse keni plane afatgjata.
    Gaforrja
    Të lindur më: 21 Qershor – 22 Korrik
    Komunikimi me partnerin mund të jetë i ngatërruar sot, ndaj tregohuni të duruar. Projektet në punë kërkojnë vëmendje ndaj detajeve dhe bashkëpunimi me të tjerët është thelbësor. Shëndeti është i mirë, por mos anashkaloni aktivitetin fizik. Financiarisht, shmangni huazimet dhe fokusohuni në kursime.
    Luani
    Të lindur më: 23 Korrik – 22 Gusht
    Energjia pozitive në marrëdhënie ju ndihmon të zgjidhni keqkuptime të vjetra dhe të afroheni më shumë me njeriun e zemrës. Në punë, kreativiteti juaj bie në sy dhe mund të merrni një ofertë interesante. Kujdesuni për shëndetin duke bërë një shëtitje në natyrë. Në planin financiar, mund të merrni një pagesë të vonuar.
    Virgjëresha
    Të lindur më: 23 Gusht – 22 Shtator
    Sot ndiheni të qetë në dashuri dhe jeni gati të bëni plane të reja me partnerin. Në vendin e punës, bashkëpunimi me kolegët sjell rezultate të kënaqshme, ndaj mos hezitoni të kërkoni ndihmë. Shëndeti është i mirë, por mos e teproni me ushqimet e ëmbla. Financat janë të qëndrueshme, por është mirë të vazhdoni të kurseni.
    Peshorja
    Të lindur më: 23 Shtator – 22 Tetor
    Në marrëdhënie, jeni të gatshëm të falni dhe të harroni të kaluarën, duke krijuar një atmosferë më të ngrohtë. Në punë, dita është e ngarkuar me detyra, por organizimi juaj ju ndihmon të përfundoni gjithçka në kohë. Shëndeti kërkon më shumë vëmendje ndaj pushimit. Në aspektin financiar, kontrolloni mirë shpenzimet për të shmangur surpriza.
    Akrepi
    Të lindur më: 23 Tetor – 21 Nënto
    Sot mund të merrni lajme të mira nga partneri ose dikush që ju pëlqen, duke ju ngjallur optimizëm. Në punë, përparimi është i ngadaltë, por këmbëngulja ju shpërblehet. Kujdesuni për shëndetin mendor duke medituar ose lexuar libra motivues. Financiarisht, është momenti i duhur për të planifikuar investime të reja.
    Shigjetari
    Të lindur më: 22 Nëntor – 21 Dhjetor
    Sot, marrëdhëniet personale kërkojnë më shumë vëmendje dhe mirëkuptim nga ana juaj. Në punë, një projekt i rëndësishëm kërkon përqendrim maksimal dhe bashkëpunim me kolegët. Shëndeti është i mirë nëse i kushtoni kohë aktivitetit fizik. Në aspektin financiar, shmangni shpenzimet për gjëra të panevojshme.
    Bricjapi
    Të lindur më: 22 Dhjetor – 19 Janar
    Ditë e mbushur me pasion dhe afeksion në marrëdhënie, veçanërisht nëse jeni të gatshëm të ndani ndjenjat tuaja. Në punë, do të keni mundësi të merrni përgjegjësi të reja që do të ndikojnë pozitivisht në karrierën tuaj. Kujdesuni për shëndetin, mos e neglizhoni ushqyerjen e shëndetshme. Financat janë stabile, por planifikoni me kujdes shpenzimet e ardhshme.
    Ujori
    Të lindur më: 20 Janar – 18 Shkurt
    Sot do të ndiheni të lidhur më shumë me miqtë dhe partnerin, duke ndarë momente të veçanta. Në vendin e punës, bashkëpunimi sjell rezultate më të mira se puna individuale. Kujdesuni për shëndetin duke shmangur lodhjen e tepërt. Financiarisht, është ditë e mirë për të rishikuar buxhetin tuaj.
    Peshqit
    Të lindur më: 19 Shkurt – 20 Mars
    Në dashuri, ndiheni të qetë dhe të sigurt, duke gjetur harmoni në raportet personale. Në punë, përpjekjet tuaja të vazhdueshme fillojnë të japin fryte, por është e rëndësishme të mos dorëzoheni tani. Shëndeti është i mirë nëse vijoni me rutinën tuaj të zakonshme. Financat janë të qëndrueshme, por mos bëni investime të nxituara.

  • Dje dha dorëheqjen, Ermal Dredha në Asamblenë e PS: Kam lindur socialist dhe do mbetem socialist

    Dje dha dorëheqjen, Ermal Dredha në Asamblenë e PS: Kam lindur socialist dhe do mbetem socialist

    Ish-kryebashkiaku i Vlorës, Ermal Dredha, i cili dha dorëheqjen ditën e djeshme, dha një prononcim për mediat pak para nisjes së Asamblesë së Partisë Socialiste.
    “Dashuria për Vlorën mbetet e para. Jam djalë Vlorë, kam lindur aty. Dashuria është e pashtershme, nuk ka për të mbaruar kurrë. Unë do të vazhdoj të kontribuoj dhe të shërbej për Vlorën time, kudo që të jem i angazhuar në vijim. Jam i sigurt që do të ketë një ekip shumë të mirë që do ta çojë Vlorën përpara dhe do të bëjë maksimumin për qytetin sepse Vlora ka një ritëm të tillë që kërkon angazhim maksimal nga të gjithë. Unë do e mbështes sa të mundem”, tha fillimisht Dredha.
    Kur u pyet nëse pret post ministror ditën e sotme, ish-kryebashkiaku i Vlorës u përgjigj: “Unë socialist kam lindur dhe socialist do të jem gjithë kohës sepse është familje, është gjenezë, kështu që nuk diskutohet”.

  • Dorëheqja, Ermal Dredha: Kam lindur dhe do mbetem socialist!

    Dorëheqja, Ermal Dredha: Kam lindur dhe do mbetem socialist!

    Ish kreu i bashkisë Vlorë, Ermal Dredha, i cili dha dorëheqjen ditën e djeshme, ka pasur një prononcim për mediat pak para nisjes së Asamblesë së PS.
    Dredha tha: Ka kohë që e mendoj dashuria për Vlorën nuk shteret jam djalë Vlorë dhe do të vijoj të kontribuoj për të. Jam i sigurt që do të ketë një ekip shumë i mirë për të çuar përpara Vlorën. Do ta mbështes sa të mundem ekipin që do të krijohet. Socialist kam lindur dhe i tillë do mbetem.