Papa Françesku, i lindur si Jorge Mario Bergoglio në Buenos Aires të Argjentinës, ka vdekur më 21 prill në moshën 88-vjeçare.“Të dashur vëllezër e motra, ju njoftojmë me pikëllim të thellë se Papa Françesku ka vdekur”, tha kardinali Kevin Farrell përmes një njoftimi në kanalin televiziv të Vatikanit.
“Në orën 7:34 mëngjesin e sotëm, peshkopi i Romës, Françesku, u kthye në shtëpinë e Atit”, tha ai.Si Papa i 266-të i Kishës Katolike Romane, ai ishte i pari prej kontinentit amerikan, dhe i pari i lindur jashtë Evropësn që u ngjit në krye të Selisë së Shenjtë, në më shumë se një mijëvjeçar.
Bergoglio, i biri i imigrantëve italianë, kishte punuar si teknik kimik para se t’iu bashkohej jezuitëve më 1958.
Ai ishte shuguruar si prift më 1969 dhe ishte bërë udhëheqës superior i jezuitëve të një province të Argjentinës në periudhën 1973-1979.
Më 1988, ai ishte emëruar peshkop i Buenos Airesit. Tre vjet më vonë, Papa Gjon Pali II e kishte ngritur atë në Kolegjin e Kardinalëve.
I zgjedhur Papë më 2013, pas dorëheqjes së Papa Benediktit XVI, ai e zgjodhi emrin Françesk, për të nderuar Shën Françeskun e Asizit, duke pasqyruar angazhimin e tij ndaj përulësisë dhe të varfërve.
Periudha e tij në krye të Selisë së Shenjtë kujtohet për fokusin në mëshirë, në drejtësinë sociale dhe kujdesin mjedisor.
Më 2015, Papa Françesku publikoi enciklikën “Laudato si”, duke bërë thirrje për veprim global për t’i luftuar ndryshimet klimatike dhe për kujdes ndaj ambientit.
Ai i kushtoi rëndësi edhe dialogut ndërfetar, duke nënshkruar Dokumentin për Vëllazërinë Njerëzore, bashkë me imamin e Al-Azharit në Egjipt, Ahmed el-Tayebin, më 2019, një marrëveshje e rëndësishme për promovim të paqes dhe bashkekzistencës mes besimeve të ndryshme.
Papa Françesku u njoh për thirrjet për “një Kishë të varfër për të varfrit” dhe për afrim me komunitetet e margjinalizuara.
Ai bëri përpjekje për të reformuar sistemin financiar të Vatikanit dhe për t’i adresuar abuzimet seksuale të klerikëve brenda institucionit të Kishës.
Më 2025, ai publikoi autobiografinë “Shpresa”, duke ofruar më shumë hollësi për jetën e tij dhe misionin.
Në vitet e fundit, Papa Françesku ishte përballur me disa komplikime shëndetësore.
Më 2021, ai i ishte nënshtruar një operimi në zorrën e trashë, ndërsa më 2023 ka pasur një operim tjetër në abdomen për të trajtuar herninë.
Ai ishte përballur edhe me dhimbje kronike të gjurit dhe shpinës, dhe shpesh kishte përdorur karrige lëvizëse.
Pavarësisht këtyre komplikimeve, ai pati agjendë të ngarkuar, dhe i kreu detyrat e një pape, si dhe udhëtoi nëpër botë.
Në fillim të vitit 2025, ai u shtrua në spital për shkak të një infeksioni në traktin e frymëmarrjes, çka më vonë i rezultoi me pneumoni të dyfishtë.
Gjendja e tij ishte e rënduar, duke e detyruar të qëndronte ditë të tëra në spital./REL
Tag: lindur
-

Kush ishte Papa Françesku, kreu i parë jezuit i Kishës Katolike
-

Këto janë shenjat e Horoskopit që e kuptojnë se po i tradhëtojnë
Ata e ndjejnë në ajër se diçka nuk është në rregull. Ky është një talent i lindur. Ata kanë lindur me këtë element, pasi asgjë nuk i shpëton. Pasuria e tyre më e madhe është se ata vëzhgojnë gjithçka, edhe detaji më i vogël.
A e kuptoni për cilat shenja të horoskopit po flasim? Janë tre që kanë elementet që përshkruam më sipër.
Akrepi, Demi dhe Bricjapi. Dhe nëse po pyesni veten pse vetëm këta të tre, ne do t’ju themi se janë të vetmit që kanë një mprehtësi të tillë, që u kushtojnë vëmendje detajeve dhe që kanë mjaft dyshime brenda tyre.
Këto shenja dyshojnë për gjithçka dhe analizojnë lëvizjet dhe fjalët tuaja. Ata vëzhgojnë, janë vazhdimisht vigjilentë dhe madje kontrollojnë shprehjet në fytyrën tuaj. Nëse shohin një ndryshim në sjelljen apo stilin tuaj do të “shkëputen”. Nuk ka të bëjë fare nëse është fusha romantike, familjare, miqësia apo profesionale e jetës së tyre. Ata janë vazhdimisht në vëzhgim, duke analizuar atë që shohin dhe duke qenë një hap përpara të tjerëve. -

Këto shenja Horoskopi kanë një talent të veçantë
Ata e ndjejnë në ajër se diçka nuk është në rregull. Ky është një talent i lindur. Ata kanë lindur me këtë element, pasi asgjë nuk i shpëton. Pasuria e tyre më e madhe është se ata vëzhgojnë gjithçka, edhe detaji më i vogël.
A e kuptoni për cilat shenja të horoskopit po flasim? Janë tre që kanë elementet që përshkruam më sipër.
Akrepi, Demi dhe Bricjapi. Dhe nëse po pyesni veten pse vetëm këta të tre, ne do t’ju themi se janë të vetmit që kanë një mprehtësi të tillë, që u kushtojnë vëmendje detajeve dhe që kanë mjaft dyshime brenda tyre.Këto shenja dyshojnë për gjithçka dhe analizojnë lëvizjet dhe fjalët tuaja. Ata vëzhgojnë, janë vazhdimisht vigjilentë dhe madje kontrollojnë shprehjet në fytyrën tuaj. Nëse shohin një ndryshim në sjelljen apo stilin tuaj do të “shkëputen”. Nuk ka të bëjë fare nëse është fusha romantike, familjare, miqësia apo profesionale e jetës së tyre. Ata janë vazhdimisht në vëzhgim, duke analizuar atë që shohin dhe duke qenë një hap përpara të tjerëve.
-

“Mes viktimave një foshnje e lindur këtë vit”, Zelensky reagon pas sulmit rus: Vetëm të çmendurit mund ta bëjnë këtë
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky tha se një foshnje e lindur këtë vit ishte ndër viktimat e sulmit rus në Sumy.
“Raketa goditi mu në zemër të qytetit. Të dielën e Palmave”, tha Volodymyr Zelensky në një fjalim pas sulmeve në Sumy.
Ai tha se në mesin e viktimave nga sulmi rus është edhe një vajzë e vogël që ka “lindur këtë vit”.
Zelensky shtoi se ajo humbi jetën në të dytin nga dy sulmet që “shpërthyen në rrugë”.
Dy fëmijë u vranë në sulmet ruse dhe 15 të tjerë u plagosën.
“Vetëm të çmendurit mund të bëjnë diçka të tillë”, tha Zelensky.Top Channel
-

Rama shpërthen ndaj LaCivita: Latifi ka lindur me këmishë, ha paratë e Berishës
Kryeministri Edi Rama ka shpërthyer në akuza ndaj kryedemokratit Sali Berisha dhe strategut amerikan të Partisë Demokratike, Chriss Lacivita, gjatë hapjes së fushatës së PS në sheshin Skënderbej në Tiranë.
Gjatë fjalës së tij, Rama tha se LaCivita ka lindur me këmishë dhe që po i ha paratë kryedemokratit Sali Berisha, duke publikuar video me bufa dhe minj. Nuk dihet se kush e si po paguhet ai!Pjesë nga fjala e Ramës:
Për këtë prioritet Bufi ka sjellë me kushedi se sa para, që kushedi ku i ka gjetur, edhe një Latif nga Amerika, i cili të kujton tamam atë të fortin e lagjes që qullsi poshtë pallatit e thërriste kur i lageshin pantallonat.
Latifi dje kishte publikuar një buf që hante një mi dhe kishte ngritur pyetjen kush është miu?
Atij bravo i qoftë, se të gjesh budallenj të tillë që të paguajnë tërë ato para, për të të duartrokitur edhe kur i’a fut kot në atë farë feje, është vërtetë të kesh lindur me këmishë.
Se që Bufi është Bufi kjo s’ka diskutim, kurse për miun ka shumë kandidatë, që nga Luli i shkretë që harroi që ishte mi e u soll si ari, deri tek ai i shkreti nga Kavaja, fituesi i primareve të Tiranës, që besoi tek Bufi si njeri dhe Bufi e kullufiti si të ishte thjesht një mi.
-

Këto shenja të zodiakut kanë aftësi të jashtëzakonshme negociuese!
Disa njerëz thjesht kanë një talent të jashtëzakonshëm për negociata. Ka të ngjarë që ata të kenë lindur nën një nga këto shenja të zodiakut.
PeshorjaAta janë diplomatë të lindur dhe negociatat i qasen gjithmonë me një buzëqeshje dhe sharm të jashtëzakonshëm. Ata e dinë saktësisht se si t’ju bëjnë të mendoni se keni marrë atë që dëshironit, kur në fakt ata arritën gjithçka në mënyrën e tyre. Peshorja do t’ju shpjegojë në mënyrë kaq të zgjuar pse duhet të marrë copën e fundit të tortës ose një afat më të favorshëm huadhënieje, saqë do të përfundoni duke rënë dakord me ta dhe madje do t’i falënderoni për këtë.
AkrepiAkrepat nuk negociojnë, ata kanë një strategji. Ndërsa ju jeni vetëm duke paraqitur argumentet tuaja, ata tashmë janë tre hapa përpara jush dhe e dinë se si do të përfundojë biseda. Avantazhi i tyre? Fuqitë e pabesueshme të vëzhgimit dhe aftësia për të lexuar njerëzit më mirë se një poligraf. Nëse jeni duke negociuar me një Akrep, më mirë jini të përgatitur, sepse ata dinë të shtypin butonat e duhur për të marrë atë që duan.BricjapiNëse jeni duke negociuar me një Bricjap, përgatituni për një sfidë serioze. Atyre nuk u pëlqen të humbin kohë në debate emocionale apo bindje të panevojshme. Bricjapi hyn drejt e në pikën kryesore dhe përdor fakte të pamohueshme për t’ju bindur për atë që ata duan. Sekreti i tyre? Këmbëngulje e pabesueshme. Ata nuk do të dorëzohen, pa marrë parasysh sa kohë duhet. Nëse jeni duke negociuar me një Bricjap për diçka, më mirë pranoni propozimin e tyre menjëherë. Do i kurseni vetes orë e orë diskutimi sepse nuk do të dorëzohen derisa të arrijnë qëllimin.
BinjakëtBinjakët janë folës të lindur. Fuqia e tyre negociuese qëndron në aftësinë e tyre për të folur aq bindshëm dhe shpejt, saqë as nuk e kuptoni se kur ju kanë drejtuar në drejtimin që dëshironin. Ata kanë një fuqi të jashtëzakonshme përshtatjeje. Nëse debatoni me ta për diçka, një moment ata do të jenë në anën tuaj dhe në momentin tjetër do të pyesni veten se si keni menduar ndonjëherë se keni pasur të drejtë. -

Ka lindur në Shqipëri, këngëtari: Jam grek! Nuk kam kujtime të mira nga atje
Këngëtari Christos Santikai, i cili ka lindur në vendin tonë, ka folur për periudhën kur u zhvendos nga Shqipëria në Greqi me familjen e tij.
Gjatë një interviste për mediat greke, këngëtari ka deklaruar se kujtimet e tij për Shqipërinë janë të pakta, si pushkatimet, për shkak të luftës civile. Reklama në FieriWeb – “VEGA GROUP”
Lidhur me vendimin për t’u larguar nga vendi i tyre, Christos Santikai ka shpjeguar se ai është marrë brenda natës, pasi nuk kishte zgjidhje tjetër.Reklama në FieriWeb – “VODAFONE ALBANIA”
“Kam lindur në vitin 1994 në Shqipëri dhe kam ardhur në Greqi në vitin 1997. Kam ardhur këtu në moshën e djalit tim, vogëlush. Nuk mendoj se jam larguar nga shtëpia sepse nuk e ndjej. Më duket sikur jam grek dhe jam rritur këtu. Të vetmet kujtime që kam janë të shtënat me armë zjarri, sepse ato kanë filluar edhe në qytetin tim”, ka thënë ai.
Reklama në FieriWeb – “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”