Tag: lindjeve

  • Hulumtimi zbulon dallime racore në lindjet cezariane

    Hulumtimi zbulon dallime racore në lindjet cezariane

    Një studim i ri nga Qendra për Shëndetin e Grave në Oregon Health & Science University ka analizuar tendencat kombëtare të lindjeve me operacion çezarian në SHBA dhe ka zbuluar dallime të vazhdueshme mes grupeve racore. Studimi, botuar në JAMA Network Open, tregon se ndërsa norma totale e lindjeve çezariane ka rënë pak që nga viti 2014, rreziku për personat me origjinë afro-amerikane ka vazhduar të rritet.

    Në vitin 2014, Kolegji Amerikan i Obstetrisë dhe Gjinekologjisë publikoi udhëzime për të ulur në mënyrë të sigurt numrin e lindjeve çezariane dhe për të nxitur më shumë lindjet natyrale. Megjithatë, dekadën pas kësaj nisme, për individët e zinj rreziku jo vetëm që nuk u ul, por u rrit. Ky grup ka nivelin më të lartë të lindjeve çezariane ndër të gjitha grupet racore dhe etnike.

    Sipas autores kryesore, dr. Marie Boller, ka shumë arsye mjekësore që mund ta bëjnë të nevojshëm një lindje çezariane, por raca nuk është një prej tyre. Ajo thekson se këto dallime nuk kanë bazë biologjike, por lidhen me racizmin strukturor në kujdesin shëndetësor.

    Studiuesit analizuan më shumë se 30 milionë lindje nga vitet 2012 deri në 2021. Edhe pas marrjes parasysh të faktorëve të tjerë mjekësorë, rreziku për një lindje çezariane ishte 12% më i lartë për personat e zinj në vitin 2012 dhe u rrit në 17% në vitin 2021. Për lindjet e para, rreziku ishte 20% më i lartë në 2012 dhe 23% në 2021. Edhe tek personat që kishin pasur më parë lindje natyrale, rreziku ishte mbresëlënës: 32% në 2012 dhe 33% në 2021.

    Këto rezultate lidhen me problematikën më të gjerë të pabarazive në shëndetin e nënës dhe foshnjës. Personat afro-amerikanë përballen me norma më të larta të vdekjeve gjatë shtatzënisë dhe lindjes, si edhe me rrezik më të madh për lindje të parakohshme.

    Sipas dr. Aaron Caughey-t, një faktor i rëndësishëm është paragjykimi i pavetëdijshëm tek mjekët, i cili mund të ndikojë në vendimet klinike. Ai thotë se spitalet duhet të punojnë për të njohur dhe adresuar këto paragjykime përmes trajnimeve dhe vlerësimeve të vazhdueshme. Në OHSU, çdo lindje çezariane shqyrtohet veçmas për të kuptuar arsyet mjekësore dhe për të mësuar nga secili rast.

    Në nivel më të gjerë, autorët theksojnë se duhet një forcë punëtore më e larmishme në shëndetësi dhe më shumë investime për të mbështetur komunitetet që preken më shumë. Dr. Boller thotë se përmirësimi vjen “një familje në një kohë”, me kujdes të personalizuar dhe përkushtim ndaj cilësisë së trajtimit. / Medicalxpress – Syri.net

  • Alarmi i rënies së lindjeve! Bashkia Përmet: Në 2031 në shkollat e vendit do të ketë vetëm dy nxënës

    Alarmi i rënies së lindjeve! Bashkia Përmet: Në 2031 në shkollat e vendit do të ketë vetëm dy nxënës

    FOTO ILUSTRUESE

    PËRMET-Numri i nxënësve të regjistruar në të gjithë sistemin arsimor në Shqipëri ka shënuar një rënie 1.5% në total për vitin shkollor 2024–2025, duke zbritur në 528,602 nga 536,780 që ishte një vit më parë. Situata alarmante raportohet të jetë në Përmet, ku Bashkia e qytetit njofton se sipas parashikimeve në vitin 2031 në dy shkollat e vendit do të ketë vetëm dy nxënës në klasën e parë.
    Me anë të një postimi Bashkia Përmet arsyeton se numri i lindjeve ka rënë dhe këtë vit kanë lindur vetëm dy fëmijë dhe nëse vijon kështu në vitin 2043 mbyllet përgjithmonë gjimnazi i qytetit.
    Postimi: Këtë vit në Përmet vetëm dy nëna kanë lindur dy fëmijë. Sipas parashikimeve demografike në vitin 2031 do kemi dy shkolla 9 vjeçare me vetëm dy nxënës në klasën e parë, ndërkohë në vitin 2043 mbyllet përgjithmonë gjimnazi i qytetit.Përmetit i duhen urgjentisht politika sociale stimuluese!!!
    Të dhënat e fundit të INSTAT tregojnë se Shqipëria po përballet me një rënie të vazhdueshme të lindjeve, e cila nuk kufizohet më vetëm në zonat e thella apo rurale, por po shtrihet në gjithë territorin. Në nëntëmujorin e vitit 2025 kanë lindur gjithsej 16,052 foshnja, me një rënie prej 4.6% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar./ZËRI

  • Lindjet bien, popullsia në rrezik për shkak të emigracionit dhe krizës ekonomike

    Lindjet bien, popullsia në rrezik për shkak të emigracionit dhe krizës ekonomike

    Shtesa natyrore e popullsisë u përmirësua në tremujorin e tretë të vitit 2025, falë rënies së numrit të vdekjeve, por lindjet vijojnë të pakësohen.
    Të dhënat e fundit të INSTAT tregojnë se Shqipëria po përballet me një rënie të vazhdueshme të lindjeve, e cila nuk kufizohet më vetëm në zonat e thella apo rurale, por po shtrihet në gjithë territorin. Qendrat e mëdha urbane, që dikur kompensonin deficitin demografik të qarqeve të tjera, po shfaqin shenja ngopjeje dhe frenimi, ndërsa qarqet e brendshme dhe veriore po boshatisen.
    Në nëntëmujorin e vitit 2025 kanë lindur gjithsej 16,052 foshnja, me një rënie prej 4.6% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
    Tirana mbetet qarku me numrin më të lartë të lindjeve, por ka shënuar një tkurrje të lehtë prej 2.2% në nëntëmujorin e 2025 krahasuar me vitin 2024. Kjo rënie, ndonëse më e moderuar se në pjesën tjetër të vendit, tregon ngadalësimin e ritmit të shtesës natyrore edhe në kryeqytet, që tradicionalisht ka qenë më tërheqës për familjet e reja për shkak të punësimit dhe shërbimeve. Kostoja e lartë e jetesës dhe mungesa e stabilitetit ekonomik po fillojnë të ndikojnë gjithnjë e më shumë edhe te familjet urbane të Tiranës.
    Nga ana tjetër, Korça ka shënuar rënien më të fortë të lindjeve në vend, me -16.8% në nëntëmujorin e 2025. Ky rezultat lidhet me emigrimin e vazhdueshëm të të rinjve dhe me moshimin e popullsisë, çka ka sjellë një ulje strukturore të lindshmërisë.
    Elbasani dhe Fieri regjistrojnë gjithashtu rënie të ndjeshme, përkatësisht 6.3% dhe 6.7%. Në këto qarqe, dikur me bazë të gjerë industriale dhe bujqësore, shkaqet lidhen me vështirësitë ekonomike dhe mungesën e perspektivës për të rinjtë, duke nxitur migrimin drejt Tiranës ose jashtë vendit.
    Durrësi, një tjetër qendër urbane e rëndësishme, ka pësuar ulje me 4%, çka tregon se edhe zonat me zhvillim më të lartë ekonomik nuk po arrijnë të ruajnë nivelet e lindjeve. Shtrenjtimi i banesave dhe pasiguria në tregun e punës duket se po frenojnë familjet e reja për të pasur fëmijë.
    Në Shkodër, lindjet kanë rënë me 6.2%, duke reflektuar një kombinim të emigrimit masiv dhe moshës së lartë të popullsisë rurale.
    Dibra, një qark tradicionalisht me lindshmëri të lartë, ka pësuar rënie me 11.3%, që tregon boshatisje të mëtejshme të zonave malore.
    Ndërkohë, Berati është ndër të paktët qarqe që ka shënuar një rritje të lehtë prej 1.8%, ndoshta si pasojë e rikthimit të disa familjeve nga emigracioni ose e politikave vendore për mbështetje sociale.
    Vlora ka shënuar një rënie të lehtë me -2.6%, ndërsa Gjirokastra, Kukësi dhe Lezha kanë pasur ndryshime minimale, por me prirje të përgjithshme në rënie ose stagnim.

  • SHIFRAT- Rënia drastike e lindjeve përhapet në gjithë vendin, Korça me -16.8%

    SHIFRAT- Rënia drastike e lindjeve përhapet në gjithë vendin, Korça me -16.8%

    FOTO ILUSTRUESE

    TIRANË- Shtesa natyrore e popullsisë u përmirësua në tremujorin e tretë të vitit 2025, falë rënies së numrit të vdekjeve, por lindjet vijojnë të pakësohen.
    Të dhënat e fundit të INSTAT tregojnë se Shqipëria po përballet me një rënie të vazhdueshme të lindjeve, e cila nuk kufizohet më vetëm në zonat e thella apo rurale, por po shtrihet në gjithë territorin. Qendrat e mëdha urbane, që dikur kompensonin deficitin demografik të qarqeve të tjera, po shfaqin shenja ngopjeje dhe frenimi, ndërsa qarqet e brendshme dhe veriore po boshatisen.
    Në nëntëmujorin e vitit 2025 kanë lindur gjithsej 16,052 foshnja, me një rënie prej 4.6% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
    Tirana mbetet qarku me numrin më të lartë të lindjeve, por ka shënuar një tkurrje të lehtë prej 2.2% në nëntëmujorin e 2025 krahasuar me vitin 2024. Kjo rënie, ndonëse më e moderuar se në pjesën tjetër të vendit, tregon ngadalësimin e ritmit të shtesës natyrore edhe në kryeqytet, që tradicionalisht ka qenë më tërheqës për familjet e reja për shkak të punësimit dhe shërbimeve. Kostoja e lartë e jetesës dhe mungesa e stabilitetit ekonomik po fillojnë të ndikojnë gjithnjë e më shumë edhe te familjet urbane të Tiranës.
    Nga ana tjetër, Korça ka shënuar rënien më të fortë të lindjeve në vend, me -16.8% në nëntëmujorin e 2025. Ky rezultat lidhet me emigrimin e vazhdueshëm të të rinjve dhe me moshimin e popullsisë, çka ka sjellë një ulje strukturore të lindshmërisë.
    Elbasani dhe Fieri regjistrojnë gjithashtu rënie të ndjeshme, përkatësisht 6.3% dhe 6.7%. Në këto qarqe, dikur me bazë të gjerë industriale dhe bujqësore, shkaqet lidhen me vështirësitë ekonomike dhe mungesën e perspektivës për të rinjtë, duke nxitur migrimin drejt Tiranës ose jashtë vendit.
    Durrësi, një tjetër qendër urbane e rëndësishme, ka pësuar ulje me 4%, çka tregon se edhe zonat me zhvillim më të lartë ekonomik nuk po arrijnë të ruajnë nivelet e lindjeve. Shtrenjtimi i banesave dhe pasiguria në tregun e punës duket se po frenojnë familjet e reja për të pasur fëmijë.
    Në Shkodër, lindjet kanë rënë me 6.2%, duke reflektuar një kombinim të emigrimit masiv dhe moshës së lartë të popullsisë rurale.
    Dibra, një qark tradicionalisht me lindshmëri të lartë, ka pësuar rënie me 11.3%, që tregon boshatisje të mëtejshme të zonave malore.

    TABELA

    Ndërkohë, Berati është ndër të paktët qarqe që ka shënuar një rritje të lehtë prej 1.8%, ndoshta si pasojë e rikthimit të disa familjeve nga emigracioni ose e politikave vendore për mbështetje sociale.
    Vlora ka shënuar një rënie të lehtë me -2.6%, ndërsa Gjirokastra, Kukësi dhe Lezha kanë pasur ndryshime minimale, por me prirje të përgjithshme në rënie ose stagnim./Monitor

  • Rënia e lindshmërisë, sfida e madhe e Rusisë

    Rënia e lindshmërisë, sfida e madhe e Rusisë

    Pas sanksioneve të Perëndimit dhe konfliktit të armatosur në Ukrainë, rënia e lindshmërisë duket të jetë sfida e radhës me të cilën po përballet sëfundmi Rusia
    Nga Eljanos Kasaj*
    Moskë,Rusi-Më herët këtë muaj, Presidenti rus Vladimir Putin ka deklaruar se “mbështetja për familjet” dhe stimulimi i lindshmërisë ishin “më të rëndësishmet” nga të gjitha projektet dhe planet strategjike kombëtare të Rusisë.
    “Atësia dhe amësia janë lumturi dhe lumturia nuk duhet të shtyhet”, tha Presidenti Putin gjatë fjalës së tij në një takim të këshillit presidencial mbi gjendjen demografike të Rusisë.
    Ai gjithashtu dhe shembullin se si gjatë kohës së Perandorisë Ruse, ndonëse standarti i jetesës ishte mbrapa atij të vendeve Perëndimore(si Perandoria Gjermane ose Mbretëria e Holandës), familjet ruse kishin nga 8,9 ose 11 fëmijë, gjë që tregonte respektin që ata kishin për vlerat tradicionale dhe familjare, por pa përmendur faktin se Perandoria Ruse asokohe kishte një nga numrat më të lartë të vdekshmërisë foshnjore në Evropë ose se nuk qenë të pakta rastet e incesitit brenda familjes(midis pjestarëve të së njëjtës kurorë ose kurorave të ndryshme të të njëjtit trung familjar).
    Sot, zyrtarët rusë, të cilët e kanë përshkruar vazhdimisht demografinë dhe shkallën “shumë të ulët” të lindjeve si një shqetësim serioz rajonal dhe komëtar, po intensifikojnë përpjekjet e tyre për të inkurajuar qytetarët të kenë më shumë fëmijë.
    Megjithatë, pavarësisht përpjekjeve më të mira të zyrtarëve, ekspertët rus thonë se situata aktuale demografike në Rusi duhet të shihet si një krizë e thellë, e cila mund të ketë pasoja afatgjata në strukturën e shoqërisë ruse dhe të ardhmen e vetë popullit rus.
    Aktualisht shkalla e lindjeve në Rusi është në një nga pikat e saj më të ulëta në historinë e saj modern(ndoshta që pas viteve kaotik 1990′).
    Shkalla totale e fertilitetit në vend — numri mesatar i fëmijëve që një grua pritet të ketë gjatë jetës së saj — është rreth 1.41, sipas të dhënavetë publikuara prej Agjencisë Federale Shtetërore të Statistikave “Rosstat”/Федеральная служба государственной статистики”Росстат”. Kjo është nën nivelin e kërkuar për zëvendësimin e popullsisë, që do të thotë se çdo brez i ri i qytetarëve rusë është më i vogël se brezi i prindërve të tyre.
    Për shembull, në vitin 2024, rënia natyrore e popullsisë së Rusisë — numri i vdekjeve minus numri i lindjeve — arriti në 596,200 persona. Numri i përgjithshëm i lindjeve atë vit ra në 1.22 milionë, një rënie prej 3.4% nga 1.27 milionë vitin e kaluar. E vetmja herë që kjo shifër ishte më e ulët ishte në vitin 1999, kur numri i të porsalindurve ra në 1.21 milionë.
    Gjithësesi, pozicioni i Rusisë më shumë se sa një prodhim i një numri faktorësh politiko-social,duket se pasqyron trendet më të gjera globale në rënien e lindshmërisë, sidomos në “Perëndim”-ku në vitin 2023 shkalla totale e lindshmërisë në Bashkimin Evropian ishte 1.38 lindje për grua, ndërsa në Shtetet e Bashkuara ishte 1.59 për grua në vitin 2024.
    Diferencat rajonale të lindshërisë një tregues i dallimeve midis popujve të Rusisë
    Pavarësisht se shkalla e lindjeve në të gjithë Rusinë është në rënie, nivelet e fertilitetit duket se ndryshojnë nga një rajon në tjetrin.
    Vitin e kaluar, Presidenti Putin prezantoi shkallën totale të fertilitetit si një pikë referimi për vlerësimin e performancës së guvernatorëve të rajoneve dhe etniteteve politike të Rusisë.
    -Republika e Çeçenisë/Нохчийн Республика (2.7),
    -Republika e Tuvës/Тыва Республика (2.3),
    -Okurgu Autonom Jamal-Nenec/Ненэцие” автономной округ’ (1.9),
    -Republika e Altait/Алтай Республика (1.8)
    dhe Republika e Ingushetisë/ГӀалгӀай Мохк (1.8)
    krenohen sot me normat më të larta të lindjeve në vend. Ndërsa shifra surprizuese duket se ka treguar edhe Republika Kabardino-Balkaria/Къэбэрдей-Балъкъэр Республикэ/Къабарты-Малкъар Республика, nataliteti në të cilën është rritur nga 1.44 në vitin 2019 në 1.61 në vitin 2024.
    Këto rajone kryesore shfaqin modele të ndryshme të lindshmërisë. Në republikat e Kaukazit të Veriut, Çeçeni dhe Ingusheti, nivelet e larta të lindjeve nxiten kryesisht nga traditat e familjeve të mëdha, normat kulturore më konservatoro-patriarkale dhe praktika e Islamit, thonë ekspertët rus.
    Ndërsa duhet theksuar se normat e larta të lindjeve në Tuva shoqërohen nga një tregues tjetër: një numër i madh nënash të mitura. Në vitin 2023, republika e Lindjes së Largët regjistroi një rekord në të gjithë Rusinë prej 9.5 lindjesh për 1,000 vajza të moshës 15 deri në 17 vjeç.
    Sipas ekspertëve, 33 rajone, kryesisht në Distriktet Federale Qendrore dhe Veriperëndimore, kanë norma shumë të ulëta të fertilitetit (nën 1.3). Normat më të ulëta të fertilitetit në vitin 2024 u regjistruan në Obllastin e Leningradit/Ленинградская область (0.89), Republika e Mordovias/Мордовия Республикась (0.99) dhe në Qytetin Federal të Sevastopolit në Republikën e Krimesë /Къырым Джумхуриети (1.0).
    Iniciativat e ndërmara prej autoriteteve ruse
    Autoritetet ruse kanë prezantuar një gamë të gjerë programesh për të inkurajuar familjet të kenë më shumë fëmijë vitet e fundit.
    Një nga masat qendrore është programi i kapitalit të maternitetit, i cili u ofron familjeve pagesa të njëhershme për lindjen e fëmijës së tyre të parë dhe të dytë, si dhe për fëmijët pasardhës. Nënat tani mund të marrin pagesa të njëhershme midis 690,266 dhe 912,162 rubla (8,700-11,500 dollarë) për lindjen e fëmijës.
    Përveç kësaj, shteti rus ofron ndihma të ndryshme për familjet me fëmijë dhe pagesa mujore për gratë shtatzëna që regjistrohen për kujdes para lindjes.
    Autoritetet kanë zgjeruar gjithashtu mbështetjen për strehimin, duke ofruar programe preferenciale hipotekare dhe përfitime të tjera për familjet e mëdha, duke përfshirë propozime për kredi makinash me zbritje dhe programe lehtësimi tatimor që rriten me rritjen e numrit të fëmijëve-masa këto fillimisht të aplikuara prej qeverisë konservatore të Kryeministrit Viktor Orban, për të shtuar numrin e lindjeve në familjet hungareze.
    Pas stimujve financiarë qëndron një fushatë e fuqishme shtetërore për promovimin e të ashtuquajturave vlera tradicionale dhe idealeve familjare, e cila është intensifikuar vitet e fundit, me autoritetet ruse që bëjnë një kontrast me atë që e përshkruajnë si “degjenerim perëndimor”.
    Ndërsa një nga masat më të debatuara të kohëve të fundit ka qenë një ligj që vendos gjoba të rënda për atë që autoritetet e përshkruajnë si promovim të dëmshëm të “ideologjisë pa fëmijë/child free ideology”.
    Të paktën 27 rajone ruse kanë futur gjithashtu gjoba për “inkurajimin e aborteve”, të cilat mbulojnë çdo përpjekje për të ndikuar te një grua që të bëjë abort, si dhe dhënia e çdo informacioni në lidhje me abortin ose ndonjëherë edhe mbi masat e mbrojtjes gjatë aktit seksual, mund të rezultojë në përgjegjësi administrative.
    Sipas opinionit të ekspertëve rus ,me këto masa deri diku radikale që janë aplikuar deri më tani, programet qeveritare “kryesisht kanë ndikuar në ‘kohën e lindjeve’ – duke i inkurajuar familjet të kenë fëmijë më herët se sa ishte planifikuar – por ato kanë pasur pak efekt në numrin e përgjithshëm të fëmijëve që një familje synon të ketë.
    Impakti i konfliktit të armatosur ruso-ukrainas
    Sipas mendimit të përgjithshëm midis ekspertëve të cilët janë skeptik të angazhimit ushtarak të Rusisë në Ukrainë, shpallja e mobilizimit dhe dërgimi i trupave rezerviste ose atyre të rekrutuara me anë të kontratave të super-paguara në frontin ruso-ukrainas mund të thuhet se ka pasur një ndikim katastrofal në shkallën e lindshmërisë kombëtare në Rusi, sidomos në popujt e saj indigjen, shumë prej të cilëve sot janë në prag të zhdukjes.
    Ndërsa për një pjesë tjetër të ekspertëve kjo rrjedhje e burrave në vijat e frontit, e shoqëruar në të njëjtën kohë pagesat e mëdha për personelin ushtarak dhe benefitet sociale mund të inkurajojnë familjet të kenë më shumë fëmijë duke rritur të ardhurat e familjes.
    Por zhvillimet aktuale politiko-ekonomike në Rusi nuk duken aq pozitive sa ç’prezantohen prej medias shtetërore ruse ose ekspertëve që mbështesin politikat konservatore dhe inicativat ushtarake të Kremlinit.
    Konflikti i stërgjatur ushtarak ruso-ukrainas, sanksionet ekonomike, rritja e ndjenjave ksenofobe kundër forcës punëyore të ardhur prej republikave ish-sovjetike dhe mungesa e fondeve do të çojnë në mënyrë të pashmangshme në degradimin e sistemit të kujdesit shëndetësor dhe rritjen e stresit social, gjë që në planin afatmesëm do të rezultojë në rritje të numrave të vdekshmërisë që nuk do të ndodhte në rrethana normale-ndërsa në planin afatgjatë do të sjellë një stanjacionin ekonomik dhe politik të vendit, i cili do të gjendet i paaftë të menaxhoj tensiont social-kulturale që do të lindin me rritjen e dispropocioneve midis popujve të tij.
    **Fakulteti i Shkencave Politike. Universiteti i Wroclaw (Uniwersytet Wrocławski), Poloni

  • 112 mijë nxënës më pak në një dekadë

    112 mijë nxënës më pak në një dekadë

    Numri i nxënësve në shkolla është në rënie, prej uljes së lindjeve dhe emigracionit, por pas pandemisë, fenomeni po përkeqësohet.
    Në vitin shkollor 2024-2025, numri i nxënësve të regjistruar në arsimin 9-vjecar ishte 250.6 mijë. Të dhënat zyrtare të INSTAT tregojnë se për periudhën 2020-2025, totali i nxënësve të regjistruar në të gjitha nivelet ka rënë me rreth 61 mijë, që përbën një tkurrje prej 10%. Ndërsa gjatë dekadës nga viti 2015 deri më 1 janar 2025, numri i nxënësve në arsimin parauniversitar ra më mbi 31%, ose 112 mijë më pak.
    Në nivelet më të ulëta të arsimit, përkatësisht në kopshte, numri i fëmijëve të regjistruar është ulur me 8%, duke kaluar nga 71,332 në vitin 2020 në 65,914 fëmijë në vitin e fundit. Ky fenomen është tregues i tranzicionit të fortë demografik me uljen e lindjeve poshtë nivelit 1.5 fëmijë për grua dekadën e fundit, në krahasim me vitet 1990, ku ky tregues ishte mbi tre fëmijë për grua.
    Arsimi fillor dhe cikli i lartë i arsimit bazë (klasat 5-9) kanë pësuar tkurrje më të theksuar. Në shkollat fillore, numri i nxënësve ka rënë me 14% ndërmjet 2020 – 2025, ndërsa në ciklin e lartë të arsimit bazë, reduktimi është 11%, duke reflektuar emigracionin e lartë të familjeve, përveç rënies së lindjeve.
    Situata bëhet edhe më shqetësuese në arsimin e mesëm, ku numri i nxënësve ka rënë me 17% në periudhën në fjalë. Gjatë këtyre viteve, regjistrimet në gjimnaze dhe shkolla profesionale kanë pësuar rënie prej 19%, duke reflektuar largimin e të rinjve në emigrim. Arsimi profesional ka shënuar gjithashtu ulje prej 11%, por kjo është më pak në krahasim me gjimnazet.
    Kthimi në shkollë këtë vit po vjen mes kontrastesh të forta, nga vrulli demografik që po çon drejt mbylljes shumë shkolla në zonat rurale. Rënia e numrit të nxënësve ka vënë në sfidë edhe qytetet e mëdha, ku numri i klasave paralele është në rënie vit pas viti.
    Nga ana tjetër, Inteligjenca Artificiale po transformon të mësuarit. Nxënësit duket se janë para mësuesve në këtë drejtim, teksa gjenerata “Z” ka avantazh në njohuritë mbi teknologjinë dhe po vë në përdorim IA për mësimet dhe detyrat e shtëpisë, në anën tjetër, armata e mësuesve që në pjesën dërrmuese janë mbi 45 vjeç, nuk po mund të ndjekin ritmin.
    Teksa në Tiranë, infrastruktura teknologjike mundëson aksesin në teknologji, në bashkitë e vogla dhe të thella të vendit mësimi bëhet ende me metoda primitive, në klasa kolektive, pa internet, pa laboratorë etj.
    Zhvillimet demografike dhe ato ekonomike po rrisin gjithnjë e më shumë pabarazitë në arsim, duke e bërë të pamundur zhvillimin e talenteve për nxënësit më të varfër dhe në zonat e thella të vendit.
    Sistemet arsimore po transformohen shpejt nga rënia e nxënësve, por politikat arsimore nuk janë duke e përkthyer boshatisjen e shkollave në arritje më të mëdha për ata që kanë mbetur./Monitor

  • Nisja e vitit të ri shkollor, 112 mijë nxënës më pak në një dekadë

    Nisja e vitit të ri shkollor, 112 mijë nxënës më pak në një dekadë

    Numri i nxënësve në shkolla është në rënie, prej uljes së lindjeve dhe emigracionit, por pas pandemisë, fenomeni po përkeqësohet.
    Në vitin shkollor 2024-2025, numri i nxënësve të regjistruar në arsimin 9-vjecar ishte 250.6 mijë. Të dhënat zyrtare të INSTAT tregojnë se për periudhën 2020-2025, totali i nxënësve të regjistruar në të gjitha nivelet ka rënë me rreth 61 mijë, që përbën një tkurrje prej 10%. Ndërsa gjatë dekadës nga viti 2015 deri më 1 janar 2025, numri i nxënësve në arsimin parauniversitar ra më mbi 31%, ose 112 mijë më pak.
    Në nivelet më të ulëta të arsimit, përkatësisht në kopshte, numri i fëmijëve të regjistruar është ulur me 8%, duke kaluar nga 71,332 në vitin 2020 në 65,914 fëmijë në vitin e fundit. Ky fenomen është tregues i tranzicionit të fortë demografik me uljen e lindjeve poshtë nivelit 1.5 fëmijë për grua dekadën e fundit, në krahasim me vitet 1990, ku ky tregues ishte mbi tre fëmijë për grua.
    Arsimi fillor dhe cikli i lartë i arsimit bazë (klasat 5-9) kanë pësuar tkurrje më të theksuar. Në shkollat fillore, numri i nxënësve ka rënë me 14% ndërmjet 2020 – 2025, ndërsa në ciklin e lartë të arsimit bazë, reduktimi është 11%, duke reflektuar emigracionin e lartë të familjeve, përveç rënies së lindjeve.
    Situata bëhet edhe më shqetësuese në arsimin e mesëm, ku numri i nxënësve ka rënë me 17% në periudhën në fjalë. Gjatë këtyre viteve, regjistrimet në gjimnaze dhe shkolla profesionale kanë pësuar rënie prej 19%, duke reflektuar largimin e të rinjve në emigrim. Arsimi profesional ka shënuar gjithashtu ulje prej 11%, por kjo është më pak në krahasim me gjimnazet.
    Kthimi në shkollë këtë vit po vjen mes kontrastesh të forta, nga vrulli demografik që po çon drejt mbylljes shumë shkolla në zonat rurale. Rënia e numrit të nxënësve ka vënë në sfidë edhe qytetet e mëdha, ku numri i klasave paralele është në rënie vit pas viti.
    Nga ana tjetër, Inteligjenca Artificiale po transformon të mësuarit. Nxënësit duket se janë para mësuesve në këtë drejtim, teksa gjenerata “Z” ka avantazh në njohuritë mbi teknologjinë dhe po vë në përdorim IA për mësimet dhe detyrat e shtëpisë, në anën tjetër, armata e mësuesve që në pjesën dërrmuese janë mbi 45 vjeç, nuk po mund të ndjekin ritmin.
    Teksa në Tiranë, infrastruktura teknologjike mundëson aksesin në teknologji, në bashkitë e vogla dhe të thella të vendit mësimi bëhet ende me metoda primitive, në klasa kolektive, pa internet, pa laboratorë etj.
    Zhvillimet demografike dhe ato ekonomike po rrisin gjithnjë e më shumë pabarazitë në arsim, duke e bërë të pamundur zhvillimin e talenteve për nxënësit më të varfër dhe në zonat e thella të vendit.
    Sistemet arsimore po transformohen shpejt nga rënia e nxënësve, por politikat arsimore nuk janë duke e përkthyer boshatisjen e shkollave në arritje më të mëdha për ata që kanë mbetur. Monitor

     

  • (Mos) kthimi në shkolla, 112 mijë nxënës më pak në një dekadë

    (Mos) kthimi në shkolla, 112 mijë nxënës më pak në një dekadë

    Numri i nxënësve në shkolla është në rënie, prej uljes së lindjeve dhe emigracionit, por pas pandemisë, fenomeni po përkeqësohet.Në vitin shkollor 2024-2025, numri i nxënësve të regjistruar në arsimin 9-vjecar ishte 250.6 mijë. Të dhënat zyrtare të INSTAT tregojnë se për periudhën 2020-2025, totali i nxënësve të regjistruar në të gjitha nivelet ka rënë me rreth 61 mijë, që përbën një tkurrje prej 10%. Ndërsa gjatë dekadës nga viti 2015 deri më 1 janar 2025, numri i nxënësve në arsimin parauniversitar ra më mbi 31%, ose 112 mijë më pak.Në nivelet më të ulëta të arsimit, përkatësisht në kopshte, numri i fëmijëve të regjistruar është ulur me 8%, duke kaluar nga 71,332 në vitin 2020 në 65,914 fëmijë në vitin e fundit. Ky fenomen është tregues i tranzicionit të fortë demografik me uljen e lindjeve poshtë nivelit 1.5 fëmijë për grua dekadën e fundit, në krahasim me vitet 1990, ku ky tregues ishte mbi tre fëmijë për grua.Arsimi fillor dhe cikli i lartë i arsimit bazë (klasat 5-9) kanë pësuar tkurrje më të theksuar. Në shkollat fillore, numri i nxënësve ka rënë me 14% ndërmjet 2020 – 2025, ndërsa në ciklin e lartë të arsimit bazë, reduktimi është 11%, duke reflektuar emigracionin e lartë të familjeve, përveç rënies së lindjeve.Situata bëhet edhe më shqetësuese në arsimin e mesëm, ku numri i nxënësve ka rënë me 17% në periudhën në fjalë. Gjatë këtyre viteve, regjistrimet në gjimnaze dhe shkolla profesionale kanë pësuar rënie prej 19%, duke reflektuar largimin e të rinjve në emigrim. Arsimi profesional ka shënuar gjithashtu ulje prej 11%, por kjo është më pak në krahasim me gjimnazet.Kthimi në shkollë këtë vit po vjen mes kontrastesh të forta, nga vrulli demografik që po çon drejt mbylljes shumë shkolla në zonat rurale. Rënia e numrit të nxënësve ka vënë në sfidë edhe qytetet e mëdha, ku numri i klasave paralele është në rënie vit pas viti.Nga ana tjetër, Inteligjenca Artificiale po transformon të mësuarit. Nxënësit duket se janë para mësuesve në këtë drejtim, teksa gjenerata “Z” ka avantazh në njohuritë mbi teknologjinë dhe po vë në përdorim IA për mësimet dhe detyrat e shtëpisë, në anën tjetër, armata e mësuesve që në pjesën dërrmuese janë mbi 45 vjeç, nuk po mund të ndjekin ritmin.Teksa në Tiranë, infrastruktura teknologjike mundëson aksesin në teknologji, në bashkitë e vogla dhe të thella të vendit mësimi bëhet ende me metoda primitive, në klasa kolektive, pa internet, pa laboratorë etj.Zhvillimet demografike dhe ato ekonomike po rrisin gjithnjë e më shumë pabarazitë në arsim, duke e bërë të pamundur zhvillimin e talenteve për nxënësit më të varfër dhe në zonat e thella të vendit.Sistemet arsimore po transformohen shpejt nga rënia e nxënësve, por politikat arsimore nuk janë duke e përkthyer boshatisjen e shkollave në arritje më të mëdha për ata që kanë mbetur./ B.HoxhaKy është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.

  • “700 shkolla mbyllen”, Musk trondit me parashikimin: Rënia e lindjeve po shuan Greqinë

    “700 shkolla mbyllen”, Musk trondit me parashikimin: Rënia e lindjeve po shuan Greqinë

    Elon Musk, miliarderi i njohur, u rikthye sërish te çështja e uljes së lindjeve në Greqi me një postim në platformën X. Në postimin e tij, Musk e quajti këtë fenomen “vdekja e Greqisë” dhe shpërndau lajmin për 700 shkolla të mbyllura në vend.
    Ky nuk është hera e parë që Musk merret me këtë çështje për Greqinë; më parë, në prill 2024, ai kishte shkruar se “Greqia po përjeton një kolaps demografik”, ndërsa në shtator të njëjtit vit shprehu habinë e tij për faktin që në vendin tonë numri i vdekjeve është dyfish më i madh se ai i lindjeve.

    Kjo situatë e uljes së lindjeve dhe emigracionit po sfidon seriozisht strukturën demografike të Greqisë, duke sjellë pasoja të rëndësishme për shoqërinë dhe ekonominë e vendit.