Tag: lindjes

  • Përkujtohet akademiku Aleks Buda në ditën e tij të lindjes

    Përkujtohet akademiku Aleks Buda në ditën e tij të lindjes

    Akademia e Shkencave përkujtoi sot 115-vjetorin e lindjes së akademikut Aleks Buda. Ai ishte kryetari i parë i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë në vitet (1972-1993).

    Më 7 shtator 1910 lindi historiani dhe akademiku Aleks Buda.  Mësimet e para, i nisi kur ishte 7 vjeç në shkollën fillore të qytetit të lindjes. Pa kryer klasën e dytë i vijoi studimet në Leçe të Italisë. Më 1920 bashkë me dy vëllezërit e tij shkon me studime në Austri. Atje plotësoi filloren dhe kreu më 1929 gjimnazin në Salzburg. Më tej ndoqi studimet në Universitetin e Vienës, në Institutin Ballkanistik, në vitet 1930-1935 ku mori mësime nga profesorë të njohur, si Karl Paç, Reiniger dhe Norbert Jokl.

    Gjatë kësaj periudhe u aktivizua në Shoqëninë e studentëve shqiptarë Albania të Vjenës, së bashku me Lasgush Poradecin, Skënder Luarasin, Eqrem Çabejn, Krist Malokin, Qemal Butkën etj., duke qenë edhe bashkëpunëtor i revistës “Dialëria” të kësaj shoqërie.

    Në vitin 1938 u kthye në Shqipëri. Punoi së pari, si arsimtar në Gjimnazin e Tiranës. U lidh me Lëvizjen Nacionalçlirimtare dhe më 1944 zgjidhet nënkryetar i Këshillit Antifashist të qarkut të Elbasanit.

    Në vitin 1955 u bë njëri nga organizatorët dhe studiuesit më me përvojë të Institutit të Historisë dhe të Gjuhësisë, i sapokrijuar. Me krijimin e Universitetit të Tiranës më 1957, A. Buda do të ishte një nga themeluesit e katedrës së historisë dhe të kursit të historisë së Shqipërisë në këtë universitet.

    Aleks Buda vdiq pas një sëmundjeje të rëndë, në Tiranë, më 7 korrik 1993.

  • Parashqevi Simaku bën 59 vjeçe, në ditën e lindjes tregon brengën që i mundon zemrën: Luke, biri im sot ëndërroja të më uroje! Por t’i as që e di

    Parashqevi Simaku bën 59 vjeçe, në ditën e lindjes tregon brengën që i mundon zemrën: Luke, biri im sot ëndërroja të më uroje! Por t’i as që e di

    Artistja e madhe Parashqevi Simaku feston sot ditëlindjen. Ajo ka ndarë një fotografi të veçantë dhe zbulon se në këtë përvjetor të 59-të, ka një brengë që i mundon zemrën, malli për të birin Luke.
    Ajo thotë se çdo nënë ëndërron që në ditën e lindjes të urohet e përqafohet nga fëmijët, fat të cilin ajo nuk e ka sepse Luke, siç tregon vetë Parashqevia, as nuk e di datën e ditëlindjes së saj.
    “Sot, në ditëlindjen time të 59-të, zemra ime është e mbushur me mall për ty. Çdo nënë, kur zgjohet në mëngjesin e ditëlindjes së saj, ëndërron që fëmija ta përqafojë dhe t’i thotë: “Gëzuar ditëlindjen, nëna ime!”
    Sa shumë do të doja ta dëgjoja këtë nga ty… Por e di që ti as nuk e di kur është ditëlindja ime, dhe kjo më dhemb thellë.
    Megjithatë, zemra ime rreh gjithmonë me ty – ashtu si atëherë kur ishe në barkun tim, edhe sot, në çdo frymë të jetës sime. Edhe pse jemi larg, ti je gjithmonë pjesë e imja – drita dhe shpresa ime. Të dua pafund, Luke”, shkruan Parashqevi Simaku.

  • Amaneti të prehet në fshatin e lindjes, Dhimitër Anagnosti udhëton për herë të fundit drejt Vunoit

    Amaneti të prehet në fshatin e lindjes, Dhimitër Anagnosti udhëton për herë të fundit drejt Vunoit

    Nesër i jepet lamtumira e fundit Dhimitër Anagnostit. Homazhet do të mbahen në Hollin e Teatrit të Operas dhe Baletit, nga ora 10:00 deri në 13:00.
    Ai kishte lënë amanet që do të varroset në fshatin e lindjes, Vuno të Himarës. Detajet u benë me dije nga vajza e tij, Juna Anagnosti përmes një postimi në rrjete sociale.
    “Homazhet për Dhimitër Anagnostin do të zhvillohen të martën datë 02 shtator në Hollin e Teatrit të Operës dhe Baletit, ora 10.00 – 13.00.”, ka shkruar ajo.
    Regjisori dhe një nga mjeshtrat më të mëdhenj të kinematografisë shqiptare, Dhimitër Anagnosti, ka ndërruar jetë sot, më 1 Shtator, pas një sëmundjeje të rëndë që e kishte munduar prej vitesh.
    Anagnosti mbetet një figurë e shquar e artit shqiptar, autor i disa prej filmave më të njohur dhe më të vlerësuar në historinë e kinemasë shqiptare.
    Ai ka realizuar filma që kanë lënë gjurmë të paharruara në kujtesën e publikut, si “Lulëkuqet mbi mure”, “Përrallë nga e kaluara”, “Gjoleka, djali i Abazit” dhe shumë të tjerë. Përveçse një regjisor i njohur, ai ka qenë gjithashtu skenarist dhe autor librash.
    Për kontributin e tij të jashtëzakonshëm në art, Anagnosti u nderua me titullin “Artist i Popullit” dhe u vlerësua me dhjetëra çmime.
    Në vitet ’90, ai u angazhua gjithashtu në politikë, duke shërbyer si deputet dhe më pas si Ministër i Kulturës, Rinisë dhe Sporteve.

  • 115-vjetori i lindjes së Nënë Terezës, Biblioteka Kombëtare hap ekspozitën filatelike dhe historiko-biografike për shenjtoren shqiptare

    115-vjetori i lindjes së Nënë Terezës, Biblioteka Kombëtare hap ekspozitën filatelike dhe historiko-biografike për shenjtoren shqiptare

    Në një aktivitet përkujtimor në 11-vjetorin e lindjes së Nënë Terezës, në Bibliotekën Kombëtare u çel një ekspozitë filatelike dhe historiko-biografike mbi jetën dhe veprën e shenjtores.

    Studiuesi Hysen Dizdari prezantoi koleksionin e pullave postare të kushtuar Nënë Terezës.
    Nënë Tereza ia kushtoi të gjithë jetës e saj familjeve të varfra dhe personave të sëmurë, por për profesor Anton Nikë Berishën, ajo nuk ishte thjesht një bamirëse.
    Sinkron Anton Nikë “Ajo nuk ishte bamirëse, ishte vetëflijuese. Nuk pyeti asnjëherë askënd se i kujt feje apo i kujt shteti ishte… sa më shumë nderojmë Nënë Terezën, aq më shumë nderojmë veten…”, u shpreh profesori, Anton Nikë Berisha.
    Anjezë Gonxhe Bojaxhiu e njohur si Nënë Tereza lindi më 26 gusht të 1910 në Shkup. Përveç kujdestare e jetimëve dhe të varfërve ajo ishte e vetmja në botë që trajtonte të sëmurë të lebrozës.
    U nderua me çmimet dhe nderimet më të larta, përfshirë Çmimin “Nobel për Paqe”. Pjesën më të madhe të jetës e kaloi në Kalkuta të Indisë ku edhe ndërroi jetë më 5 shtator të vitit 1997.

    Top Channel

  • 115-vjetori i lindjes së Nënë Terezës, Biblioteka Kombëtare hap ekspozitën filatelike dhe historiko-biografike mbi shenjtoren shqiptare

    115-vjetori i lindjes së Nënë Terezës, Biblioteka Kombëtare hap ekspozitën filatelike dhe historiko-biografike mbi shenjtoren shqiptare

    Në një aktivitet përkujtimor në 11-vjetorin e lindjes së Nënë Terezës, në Bibliotekën Kombëtare u çel një ekspozitë filatelike dhe historiko-biografike mbi jetën dhe veprën e shenjtores.

    Studiuesi Hysen Dizdari prezantoi koleksionin e pullave postare të kushtuar Nënë Terezës.
    Nënë Tereza ia kushtoi të gjithë jetës e saj familjeve të varfra dhe personave të sëmurë, por për profesor Anton Nikë Berishën, ajo nuk ishte thjesht një bamirëse.
    Sinkron Anton Nikë “Ajo nuk ishte bamirëse, ishte vetëflijuese. Nuk pyeti asnjëherë askënd se i kujt feje apo i kujt shteti ishte… sa më shumë nderojmë Nënë Terezën, aq më shumë nderojmë veten…”, u shpreh profesori, Anton Nikë Berisha.
    Anjezë Gonxhe Bojaxhiu e njohur si Nënë Tereza lindi më 26 gusht të 1910 në Shkup. Përveç kujdestare e jetimëve dhe të varfërve ajo ishte e vetmja në botë që trajtonte të sëmurë të lebrozës.
    U nderua me çmimet dhe nderimet më të larta, përfshirë Çmimin “Nobel për Paqe”. Pjesën më të madhe të jetës e kaloi në Kalkuta të Indisë ku edhe ndërroi jetë më 5 shtator të vitit 1997.

    Top Channel

  • Përkujtohet sot 116-vjetori i lindjes së Nënë Terezës, simboli i dashurisë dhe përkushtimit

    Përkujtohet sot 116-vjetori i lindjes së Nënë Terezës, simboli i dashurisë dhe përkushtimit

    26 gushti shënon 116-vjetorin e lindjes së Anjezë Gonxhe Bojaxhiu, e njohur botërisht si Nënë Tereza.

    Nobelistja shqiptare Gonxhe Bojaxhiu u lind më 26 gusht 1910 në Shkup. Ajo tërë jetën e saj ia kushtoi çështjes së bamirësisë, duke ndihmuar familjet e varfra dhe personat e sëmurë.

    Në vitin 1950, Nënë Tereza themeloi urdhrin e Misionarëve të Bamirësisë, që u shndërrua në një nga organizatat humanitare më të njohura në botë. Ajo dhe motrat e urdhrit të saj punuan për të ndihmuar njerëzit më të margjinalizuar. Për përkushtimin e saj.

    Në vitin 1979 ajo u nderua me Çmimin Nobel për Paqen në Tribunën e Oslos. Siç i referohet një artikull i posaçëm i “Radio Vatikanit”, mbi këtë çmim të madh të dorëzuar ndaj saj prej jurisë ndërkombëtare të Akademisë së Shkencave të Suedisë, shqiptarja Gonxhe Bojaxhiu e pranoi çmimin vetëm pasi një pranim i tillë do t’u vlente shumë të varfërve të saj.

    Lidhja e Nënë Terezës me Shqipërinë ishte e fortë dhe e thellë. Ajo mbante me krenari rrënjët e saj shqiptare, dhe shpesh e përmendte origjinën e saj. Edhe pse jetoi dhe punoi kryesisht në Indi, zemra e saj ishte gjithmonë e lidhur me popullin shqiptar.

    Nënë Tereza ndërroi jetë më 5 shtator 1997. Për vlerat e saja jetësore, Nënë Tereza u shpall Shën Tereza nga Kisha e Shenjtë në Vatikan.

  • Koncert solemn nderimi për 115 vjetorin e lindjes së Shën Nënë Terezës

    Koncert solemn nderimi për 115 vjetorin e lindjes së Shën Nënë Terezës

    Me rastin e 115-vjetorit të lindjes së Shën Nënë Terezës dhe 20-vjetorit të bekimit të gurthemelit të Katedrales “Nëna Terezë” do të organizohet një koncert solemn në nderim të jetës dhe veprës së shenjtëreshës Shën Nënë Terezës.

    Përmes kësaj mbrëmjeje që vjen si ndërthurje e artit, kujtesës dhe mirënjohjes shënohet zyrtarisht edhe fillimi i “DITËVE TË NËNË TEREZËS” 2025.

    “Kjo mbrëmje do të sjellë një ndërthurje arti, kujtese dhe mirënjohjeje, në përulësi ndaj një figure që i përket mbarë njerëzimit dhe tempullit të saj në zemër të Prishtinës” thuhet në njoftim.

    Koncerti mbahet  më 26 gusht 2025, në orën 19:30, në Katedralen “Shën Nënë Tereza”. Pas koncertit organizohet edhe koktej në Qendrën “Bogdanipolis”./ KultPlus.com

  • 79-vjetori i lindjes së Bill Clinton, mikut të shqiptarëve

    79-vjetori i lindjes së Bill Clinton, mikut të shqiptarëve

    Bill Clinton, i lindur William Jefferson Clinton më 19 gusht 1946, ishte një politikan amerikan që shërbeu si Presidenti i 42-të i Shteteve të Bashkuara nga viti 1993 deri në 2001, shkruan KultPlus.

    Ai lindi në Hope, Arkansas. Clinton ishte i njohur për personalitetin e tij karizmatik, arritjet politike dhe polemikat gjatë kohës së tij në detyrë

    Bill Clinton luajti një rol të rëndësishëm në konfliktin e Kosovës, i cili ndodhi në fund të viteve 1990. Konflikti përfshiu shqiptarët etnikë që kërkonin pavarësinë nga Serbia, gjë që çoi në një goditje brutale nga qeveria jugosllave nën presidentin Slobodan Millosheviç.

    Situata u përshkallëzua në një krizë humanitare me abuzime të shumta të të drejtave të njeriut dhe zhvendosje të njerëzve.

    Udhëheqja e Bill Klintonit ishte e rëndësishme në avokimin për ndërhyrjen e NATO-s për të ndaluar dhunën dhe për të mbrojtur popullsinë civile në Kosovë. /KultPlus.com

  • Funerali i Pippo Baudo-s do të zhvillohet në vendin e tij të lindjes, ja data dhe ora

    Funerali i Pippo Baudo-s do të zhvillohet në vendin e tij të lindjes, ja data dhe ora

    Funerali i Pippo Baudo-s, i cili ndërroi jetë të shtunën, më 16 gusht, në moshën 89-vjeçare, do të mbahet të mërkurën, më 20 gusht, në orën 15:00, në Santuario Madonna della Stella në Militello në Val di Catania. Njoftimi u bë nga Giovanni Burtone, kryebashkiaku i Militello-s, qytetit të lindjes së legjendarit të spektaklit italian.
    “Ne gjithmonë kemi qenë krenarë që jemi qyteti i lindjes së Pippo Baudo-s, por tani ka kaq shumë vuajtje”, shtoi ai, duke shpallur ditë zie për të mërkurën.
    Pikërisht këtu, në të njëjtën ndërtesë ku prezantuesi kaloi ditët e tij të fundit, salla e funeralit do të jetë e hapur të dielën, më 17 gusht, por me hyrje të rezervuar për familjen dhe miqtë.
    Teatro delle Vittorie në Romë, një nga vendet ku ai performoi kaq shpesh, do të marrë arkivolin e Pippo Baudo-s për një lamtumirë të fundit nga publiku që e deshi aq shumë gjatë karrierës së tij të jashtëzakonshme gjashtëdhjetëvjeçare.
    Salla do të jetë e hapur të hënën, më 18 gusht, nga ora 10:00 deri në orën 20:00 dhe të martën, më 19 gusht, nga ora 9:00 deri në orën 12:00.
    Një monument për televizionin italian, ai lindi në Militello në Val di Catania më 7 qershor 1936. Një karrierë shumë e gjatë si protagonist, i shpërblyer me nderin e Kalorësit të Kryqit të Madh të Urdhrit të Meritës së Republikës Italiane, njohja më e lartë, të cilën Presidenti Sergio Mattarella ia dorëzoi në Quirinale më 22 shtator 2021.
    Pippo Baudo ishte një simbol i televizionit italian, duke drejtuar trembëdhjetë Festivale Muzikore të Sanremos dhe dhjetëra programe shumë të suksesshme, nga “Canzonissima” te “Domenica in”. Lajmi për vdekjen e tij u mësua nga burime pranë familjes së tij dhe u konfirmua nga avokati i tij i hershëm dhe miku i ngushtë, Giorgio Assumma. Ai ndërroi jetë në paqe në spitalin e Campus Biomedico në Romë, i rrethuar nga të dashurit e tij.

  • 28 vjet më parë vdiq Çesk Zadeja, një nga themeluesit e muzikës klasike shqiptare

    28 vjet më parë vdiq Çesk Zadeja, një nga themeluesit e muzikës klasike shqiptare

    Çesk Zadeja (Shkodër, 8 qershor 1927 – Romë, 15 gusht 1997) ka qenë kompozitor shqiptar.

    Zadeja ka lindur në Shkodër, në një familje qytetare. Mësimet e para i mori në vendin e lindjes, në shkollën françeskane, ku krahas mësimit të përgjithshëm, merr dhe njohuritë e para të muzikës.

    Ka qenë anëtar i korit të Kishës Françeskane që drejtohej nga kompozitori i shquar patër Martin Gjoka dhe më vonë nga Filip Mazreku e Prenk Jakova.

    Që në vegjëli, në qytetin e lindjes u angazhua në grupet amatore. Shfaqi që herët talentin e tij dhe si nxënës 14-vjeçar studion në Accademia di Santa Cecilia në Romë, Itali, me kompozitorin Umberto Semproni.

    Ai ishte i njohur për kompozimet e tij, sikurse “Suita e Veriut”, “Suitë korale”, “Skica simfonike”, Poema vokale” etj, derisa ishte dekoruar edhe me “Nderi i Kombit” nga Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta.

    Vdiq në Romë, më 15 gusht 1997. /KultPlus.com