Tag: lindje

  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e premte, 20 qershor 2025…

    MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e premte, 20 qershor 2025…

    Sot, vendi ynë do të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike relativisht të paqëndruesheme.
    Fillimisht, moti parashikohet të jetë pjesërisht i kthjellët, me vranësira në shtim përgjatë orëve të pasdites. Më të theksuara vranësirat paraqiten përgjatë relieveve malore në lindje e juglindje
    Parashikohen reshje shiu me intensitet të ulët në pjesën më të madhe të territorit nga orët e mesditës, ndërsa në lindje e juglindje, parashikohet hera –herës reshje me intensitet deri mesatar në formën e shtrëngatave afatshkurtra, shoqëruar me shkarkesa elektrike dhe lokalisht breshër.
    Në mbrëmje pritet ndërprerja graduale e këtyra shirave.
    Era do të fryjë me drejtim verilindje – veriperëndim, me shpejtësi mesatare 5 m/s. Në lugina dhe bregdet, hera-herës fiton shpejtësi deri në 10m/s. Valëzimi i detit shënohet 1 – 2 ballë.

    Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd.
    Ju mirëpresim!

  • Temperaturat sot deri 28° C, priten reshje në relievet malore në lindje

    Temperaturat sot deri 28° C, priten reshje në relievet malore në lindje

    Ditën e sotme mbi vendin tonë pritet depërtimi i masave ajrore relativisht të lagështa dhe të paqëndrueshme me origjinë perëndimore.

    Moti parashikohet me kthjellime e alternime vranësirash mesatare deri të dendura.

    Në orët e mesditës dhe pasdites, në relievet malore në lindje, vranësirat e dendura do të shoqërohen me reshje shiu me intensitet të ulët dhe në periudha afatshkurtra këto reshje do të marrin formën e shtrëngatave.

    Era do të fryjë me drejtim veriperëndim–jugperëndim me shpejtësi mesatare 3 m/s, ndërsa në lugina dhe bregdet do të fitojë shpejtësi 6 m/s, e shoqëruar me valëzim të forcës 1 ballë në detet Adriatik dhe Jon.

    Temperaturat parashikohen:

    • në zonat malore 11 deri 24°C
    • në zonat e ulëta 10 deri 28°C
    • dhe në bregdet 13 deri 28°C