Ukraina urdhëroi më shumë evakuime në lindje, nga një qytet pranë zonës ku ushtria e Moskës bëri së fundi një përparim të shpejtë, teksa forcat ruse po shtojnë presionin para samitit mes Shteteve të Bashkuara dhe Rusisë.
“Ne filluam evakuimin e detyrueshëm të familjeve me fëmijë nga qyteti Druzhkivka”, tha kreu i administratës ushtarake rajonale të Donjeckut, Vadym Filashkin, duke shtuar se katër fshatra të tjerë pranë qytetit u urdhëruan po ashtu që të evakuohen.
Ai shtoi se 1.879 fëmijë janë ende në këto vendbanime.
Më herët gjatë së enjtes, forcat ruse pretenduan se kanë marrë nën kontroll fshatin Iskra dhe qytezën Shçerbinivka në rajonin e Donjeckut.
Rusia pretendon se në shtator të vitit 2022 e ka aneksuar rajonin e Donjeckut, që gjendet në lindje të Ukrainës.
Ndërkaq, të martën forcat ruse përparuan me shpejtësi pranë qyteteve Dobropillia dhe Druzhkivka, që gjenden në vijën e frontit.
Më herët gjatë javës, Ukraina po ashtu urdhëroi evakuimin e banorëve nga Billozerske, një tjetër qytezë jo shumë larg kësaj zone, ku rusët kanë bërë përparime në fushëbetejë.
Këto përparime të Rusisë vijnë para se presidenti amerikan, Donald Trump, të takohet në Alaskë me homologun rus, Vladimir Putin, për përfundimin e luftës në Ukrainë, që Rusia e nisi më 2022.
Udhëheqësi amerikan e ka paralajmëruar Rusinë për “pasoja shumë të rënda”, nëse nuk i jep fund luftës./REL
Tag: lindje
-

Rusia avancon në lindje të Ukrainës, evakuohen mbi 1 mijë fëmijë
-

Thellohet rënia e lindjeve, shtesa natyrore drejt zeros/ Gjirokastra dhe Kukësi me shifra minimale
Foto ilustruese
TIRANË- Rënia e lindjeve po thellohet nga viti në vit, duke sinjalizuar zhvillime negative në demografinë e vendit në dekadat në vijim. Sipas të dhënave të INSTAT në 6 -mujorin e parë të vitit 2025 linden 9,644 bebe me rënie 6.5 për qind në krahasim me 6 -mujorin e parë 2024. Rënia e lindjeve u thellua edhe me shumë në gjysmën e e parë të këtij viti, pasi në vitin 2024 lindjet ranë me 5 për qind në krahasim me vitin 2023. Ndërkohe shtesa natyrore në tremujorin e dytë ishte vetëm 48 lindje më shumë se vdekje.
Në periudhën janar–qershor 2025 janë regjistruar gjithsej 9.322 lindje, nga të cilat 4.340 në tremujorin e parë dhe 4.982 në tremujorin e dytë. Kjo përbën një ulje prej 6.5% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2024, kur u regjistruan gjithsej 10.325 lindje (5.056 në tremujorin e parë dhe 5.269 në të dytin).
Pothuajse të gjitha qarqet kanë shënuar ulje të lindjeve, me përjashtime të vogla lokale. Tirana vijon të mbajë rekordin kombëtar për numrin e lindjeve, por ka pësuar gjithashtu një rënie të ndjeshme. Qarqe të vogla si Gjirokastra dhe Kukësi mbeten me shifra minimale, duke theksuar kontrastin e madh mes zonave metropolitane dhe atyre periferike.Në tremujorin e dytë të vitit 2025, një qark i vendit shënoi rritje të numrit të lindjeve, ndërsa njëmbëdhjetë qarqe të tjera shënuan rënie, në krahasim me tremujorin e dytë të vitit 2024. Qarku me numrin më të lartë të lindjeve ishte Tirana me 1.982 lindje, ndërsa qarku me numrin më të ulët Gjirokastra me 74 lindje. Qarku i Kukësit shënoi rritjen më madhe në përqindje të lindjeve, gjatë tremujorit të dytë të vitit 2025, krahasuar me tremujorin e dytë 2024, përkatësisht me 6,5 %, ndërsa qarku i Korçës shënoi rënien më madhe me 26,0 %.
Ky rezultat për gjashtëmujorin e parë 2025 nxit shqetësime për efektet afatgjata mbi tregun e punës, sistemin e pensioneve dhe qëndrueshmërinë e popullsisë aktive, ndërkohë që politikat për nxitjen e lindshmërisë ende nuk kanë dhënë efektet e pritshme.Rënia e lindjeve është produkt i disa faktorëve të njëkohshëm që veprojnë si “kaskadë” dhe ulin numrin e çifteve që zgjedhin të kenë fëmijë, si dhe reduktojnë bazën e njerëzve në moshë riprodhuese.
Një pjesë e madhe e popullsisë në moshë pune dhe riprodhuese, sidomos në zonat rurale dhe në qytetet e vogla, po emigron drejt vendeve të BE-së dhe më tej, duke u larguar nga vendi pikërisht grupmoshat që kontribuojnë më shumë në lindshmërinë. Kjo zvogëlon bazën demografike që mund të bëjë fëmijë dhe e bën të vështirë rikthimin e normave të mëparshme të lindshmërisë.
Shkalla e lindshmërisë për grua është ulur dekadash dhe për pasojë ka më pak gra në grupmoshat me fertilitet të lartë, çka përkeqëson efektin e çdo rënieje të momentit.
Pasiguria ekonomike dhe kostot e jetesës ndikojnë drejtpërdrejt vendimet familjare. Çiftet shtyjnë ose kufizojnë numrin e fëmijëve për shkak të punësimit të pasigurt, çmimeve të banesave dhe kostove të rritura të edukimit dhe kujdesit./MONITOR -

Rënie e pandalshme e lindjeve, INSTAT: Prill-qershor, 7.4 % më pak lindje se një vit më parë
Në Shqipëri vijon të bjerë numri i lindjeve. Gjatë muajve prill-qershor, sipas INSTAT, u regjistruan afro 5 mijë lindje, duke shënuar rënie me 7.4% në krahasim me të njëjtën periudhë të 2024.
Duke vijuar krahasimin me një vit më parë, vetëm qarku i Kukësit shënoi rritje të numrit të lindjeve, në raport me vitin e kaluar, ndërsa 11 qarqe të tjera regjistruan rënie.
Si tremujor, qarku me numrin më të lartë të lindjeve ishte Tirana me 1.982 lindje, ndërsa qarku me numrin më të ulët Gjirokastra me 74 lindje.
Nga ana tjetër, në tremujorin e dytë u regjistruan vetëm 48 vdekje më pak se lindje, duke bërë që shtesa natyrore e popullsisë të rezultojë pozitive për këtë periudhë.Qarku me numrin më të ulët të vdekjeve ishte Kukësi me 119 vdekje, ndërsa qarku me numrin më të lartë Tirana me 1.291 vdekje.
/vizionplus.tv -

Shifra shqetësuese, lindjet bien me 6.5% në 6-mujorin e parë të 2025
Rënia e lindjeve po thellohet nga viti në vit, duke sinjalizuar zhvillime negative në demografinë e vendit në dekadat në vijim.
Sipas të dhënave të INSTAT në 6 -mujorin e parë të vitit 2025 linden 9,644 bebe me rënie 6.5 për qind në krahasim me 6 -mujorin e parë 2024.
Rënia e lindjeve u thellua edhe me shumë në gjysmën e e parë të këtij viti, pasi në vitin 2024 lindjet ranë me 5 për qind në krahasim me vitin 2023. Ndërkohe shtesa natyrore në tremujorin e dytë ishte vetëm 48 lindje më shumë se vdekje.
Në periudhën janar–qershor 2025 janë regjistruar gjithsej 9.322 lindje, nga të cilat 4.340 në tremujorin e parë dhe 4.982 në tremujorin e dytë. Kjo përbën një ulje prej 6.5% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2024, kur u regjistruan gjithsej 10.325 lindje (5.056 në tremujorin e parë dhe 5.269 në të dytin).
Pothuajse të gjitha qarqet kanë shënuar ulje të lindjeve, me përjashtime të vogla lokale. Tirana vijon të mbajë rekordin kombëtar për numrin e lindjeve, por ka pësuar gjithashtu një rënie të ndjeshme. Qarqe të vogla si Gjirokastra dhe Kukësi mbeten me shifra minimale, duke theksuar kontrastin e madh mes zonave metropolitane dhe atyre periferike.
Në tremujorin e dytë të vitit 2025, një qark i vendit shënoi rritje të numrit të lindjeve, ndërsa njëmbëdhjetë qarqe të tjera shënuan rënie, në krahasim me tremujorin e dytë të vitit 2024.
Qarku me numrin më të lartë të lindjeve ishte Tirana me 1.982 lindje, ndërsa qarku me numrin më të ulët Gjirokastra me 74 lindje. Qarku i Kukësit shënoi rritjen më madhe në përqindje të lindjeve, gjatë tremujorit të dytë të vitit 2025, krahasuar me tremujorin e dytë 2024, përkatësisht me 6,5 %, ndërsa qarku i Korçës shënoi rënien më madhe me 26,0 %.
Ky rezultat për gjashtëmujorin e parë 2025 nxit shqetësime për efektet afatgjata mbi tregun e punës, sistemin e pensioneve dhe qëndrueshmërinë e popullsisë aktive, ndërkohë që politikat për nxitjen e lindshmërisë ende nuk kanë dhënë efektet e pritshme.
Rënia e lindjeve është produkt i disa faktorëve të njëkohshëm që veprojnë si “kaskadë” dhe ulin numrin e çifteve që zgjedhin të kenë fëmijë, si dhe reduktojnë bazën e njerëzve në moshë riprodhuese.
Një pjesë e madhe e popullsisë në moshë pune dhe riprodhuese, sidomos në zonat rurale dhe në qytetet e vogla, po emigron drejt vendeve të BE-së dhe më tej, duke u larguar nga vendi pikërisht grupmoshat që kontribuojnë më shumë në lindshmërinë. Kjo zvogëlon bazën demografike që mund të bëjë fëmijë dhe e bën të vështirë rikthimin e normave të mëparshme të lindshmërisë.
Shkalla e lindshmërisë për grua është ulur dekadash dhe për pasojë ka më pak gra në grupmoshat me fertilitet të lartë, çka përkeqëson efektin e çdo rënieje të momentit.
Pasiguria ekonomike dhe kostot e jetesës ndikojnë drejtpërdrejt vendimet familjare. Çiftet shtyjnë ose kufizojnë numrin e fëmijëve për shkak të punësimit të pasigurt, çmimeve të banesave dhe kostove të rritura të edukimit dhe kujdesit./ Monitor.al
-

Thellohet rënia e lindjeve, 6-mujori 6.5% më pak, shtesa natyrore drejt zeros
Rënia e lindjeve po thellohet nga viti në vit, duke sinjalizuar zhvillime negative në demografinë e vendit në dekadat në vijim.Sipas të dhënave të INSTAT në 6 -mujorin e parë të vitit 2025 linden 9,644 bebe me rënie 6.5 për qind në krahasim me 6 -mujorin e parë 2024.Rënia e lindjeve u thellua edhe me shumë në gjysmën e e parë të këtij viti, pasi në vitin 2024 lindjet ranë me 5 për qind në krahasim me vitin 2023. Ndërkohe shtesa natyrore në tremujorin e dytë ishte vetëm 48 lindje më shumë se vdekje.Në periudhën janar–qershor 2025 janë regjistruar gjithsej 9.322 lindje, nga të cilat 4.340 në tremujorin e parë dhe 4.982 në tremujorin e dytë. Kjo përbën një ulje prej 6.5% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2024, kur u regjistruan gjithsej 10.325 lindje (5.056 në tremujorin e parë dhe 5.269 në të dytin).Pothuajse të gjitha qarqet kanë shënuar ulje të lindjeve, me përjashtime të vogla lokale. Tirana vijon të mbajë rekordin kombëtar për numrin e lindjeve, por ka pësuar gjithashtu një rënie të ndjeshme. Qarqe të vogla si Gjirokastra dhe Kukësi mbeten me shifra minimale, duke theksuar kontrastin e madh mes zonave metropolitane dhe atyre periferike.Në tremujorin e dytë të vitit 2025, një qark i vendit shënoi rritje të numrit të lindjeve, ndërsa njëmbëdhjetë qarqe të tjera shënuan rënie, në krahasim me tremujorin e dytë të vitit 2024.Qarku me numrin më të lartë të lindjeve ishte Tirana me 1.982 lindje, ndërsa qarku me numrin më të ulët Gjirokastra me 74 lindje. Qarku i Kukësit shënoi rritjen më madhe në përqindje të lindjeve, gjatë tremujorit të dytë të vitit 2025, krahasuar me tremujorin e dytë 2024, përkatësisht me 6,5 %, ndërsa qarku i Korçës shënoi rënien më madhe me 26,0 %.Ky rezultat për gjashtëmujorin e parë 2025 nxit shqetësime për efektet afatgjata mbi tregun e punës, sistemin e pensioneve dhe qëndrueshmërinë e popullsisë aktive, ndërkohë që politikat për nxitjen e lindshmërisë ende nuk kanë dhënë efektet e pritshme.Rënia e lindjeve është produkt i disa faktorëve të njëkohshëm që veprojnë si “kaskadë” dhe ulin numrin e çifteve që zgjedhin të kenë fëmijë, si dhe reduktojnë bazën e njerëzve në moshë riprodhuese.Një pjesë e madhe e popullsisë në moshë pune dhe riprodhuese, sidomos në zonat rurale dhe në qytetet e vogla, po emigron drejt vendeve të BE-së dhe më tej, duke u larguar nga vendi pikërisht grupmoshat që kontribuojnë më shumë në lindshmërinë. Kjo zvogëlon bazën demografike që mund të bëjë fëmijë dhe e bën të vështirë rikthimin e normave të mëparshme të lindshmërisë.Shkalla e lindshmërisë për grua është ulur dekadash dhe për pasojë ka më pak gra në grupmoshat me fertilitet të lartë, çka përkeqëson efektin e çdo rënieje të momentit.Pasiguria ekonomike dhe kostot e jetesës ndikojnë drejtpërdrejt vendimet familjare. Çiftet shtyjnë ose kufizojnë numrin e fëmijëve për shkak të punësimit të pasigurt, çmimeve të banesave dhe kostove të rritura të edukimit dhe kujdesit.Burimi: INSTATKy është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.
-

Godine antike në lindje të qytetit të Vlorës
REXHEPAJ (VLORË) Në fshatin Rexhepaj, rreth 30 km në lindje të qytetit të Vlorës, prej kohësh ishin konstatuar mbeturinat e një godine antike. Në qershor të 1984 Qendra e Kërkimeve Arkeologjike Tiranë në bashkëpunim me Muzeun Historik të rrethit të Vlorës organizuan këtu një ekspeditë arkeologjike.
Gjatë punimeve dolën në dritë disa rrënoja ambientesh dhe gjurmë tubacionesh, shenja këto që dëshmonin për ekzistencën e një banjoje termale të vjetër. Për kohën e ndërtimit të tij rëndësi kanë lënda arkeologjike e përbërë kryesisht nga qeramika masive si tulla, tjegulla e pak fragmente enësh, që u përkasin shekujve të parë të erës sonë.
© Ilia Çano
-

Godine antike në lindje të qytetit të Vlorës
REXHEPAJ (VLORË) Në fshatin Rexhepaj, rreth 30 km në lindje të qytetit të Vlorës, prej kohësh ishin konstatuar mbeturinat e një godine antike. Në qershor të 1984 Qendra e Kërkimeve Arkeologjike Tiranë në bashkëpunim me Muzeun Historik të rrethit të Vlorës organizuan këtu një ekspeditë arkeologjike.
Gjatë punimeve dolën në dritë disa rrënoja ambientesh dhe gjurmë tubacionesh, shenja këto që dëshmonin për ekzistencën e një banjoje termale të vjetër. Për kohën e ndërtimit të tij rëndësi kanë lënda arkeologjike e përbërë kryesisht nga qeramika masive si tulla, tjegulla e pak fragmente enësh, që u përkasin shekujve të parë të erës sonë.
© Ilia Çano
-

Keni lindur në verë? Mund të jeni më të fortë dhe më të shëndetshëm, ja pse
Një studim interesant hedh dritë mbi një fakt befasues: foshnjat që lindin gjatë muajve të verës priren të jenë më të rënda në lindje dhe më të gjata kur arrijnë moshën madhore. Sipas shkencëtarëve, ky avantazh lidhet drejtpërdrejt me një element kyç – vitaminën D.
Gratë shtatzëna që kalojnë tremujorin e dytë dhe të tretë gjatë stinës së verës përfitojnë më shumë rrezatim diellor, gjë që ndihmon trupin të prodhojë sasi më të larta të vitaminës D. Kjo vitaminë është thelbësore për zhvillimin e skeletit dhe rritjen e fetusit.
Më shumë diell, më shumë zhvillimStudimet tregojnë se ekspozimi ndaj diellit gjatë shtatzënisë nuk ndikon vetëm në shëndetin e nënës, por ka pasoja pozitive afatgjata edhe për fëmijën. Fëmijët e lindur në muajt korrik, gusht apo shtator, rezultojnë në mënyrë të qëndrueshme me peshë më të lartë në lindje dhe me gjatësi më të madhe në moshë të rritur, krahasuar me ata që lindin në dimër.Natyrisht, faktorët kryesorë të zhvillimit mbeten gjenetika dhe ushqyerja, por shkencëtarët theksojnë se edhe detajet e vogla, si stina e lindjes, mund të kenë ndikim real. -

Zemra në Lindje, mendja në Perëndim, ja pse serbët ende preferojnë Rusinë më shumë se BE-në
Zemër në Lindje, arsye në Perëndim – ky është përfundimi i sondazhit të fundit të opinionit publik në Serbi, i cili është ende më i favorshëm për Rusinë. Më pak se 40% e qytetarëve të vendit tonë janë në favor të anëtarësimit në Bashkimin Evropian, megjithëse shumica pohon qartë se Unioni është partneri ynë kryesor ekonomik. Ju mund të ndiqni analizën e rezultateve të hulumtimit në Blic TV në emisionin “Blic Live”. Dr. Zoran Milosavljeviç nga Instituti për Studime Politike dhe eksperti i mbrojtjes dhe sigurisë Ivan Miletić flasin për shkaqet dhe pasojat e mbështetjes së ulët për Unionin, aktin tonë balancues midis Lindjes dhe Perëndimit. Ato zbulojnë nëse rezultatet e anketës, të cilat tregojnë se shumica e qytetarëve thonë se janë kundër anëtarësimit të Serbisë në BE, janë paradoksale, edhe pse ata besojnë se Unioni është partneri ynë më i rëndësishëm ekonomik, dhe ekziston gjithashtu një trend i marrjes së shtetësisë së shteteve anëtare të BE-së për të përdorur disa avantazhe.
Sondazhi më i fundit i opinionit publik në Serbi, i zhvilluar në mars 2025 nga Instituti për Studime Politike, konfirmon një ndarje të thellë mes orientimit emocional dhe atij racional të qytetarëve serbë, një dilemë që është përmbledhur në mënyrë simbolike si “zemër në Lindje, arsye në Perëndim”. Vetëm 38.9 për qind e të anketuarve do të votonin për anëtarësimin e Serbisë në Bashkimin Evropian nëse do të mbahej një referendum, ndërsa 43.2 për qind do të ishin kundër dhe pjesa tjetër e qytetarëve mbetet e pavendosur. Kjo tregon një rënie të vazhdueshme të mbështetjes për integrimin evropian, pavarësisht faktit se BE-ja shihet gjerësisht si partneri kryesor ekonomik i vendit.
