Tag: lindje

  • Trump takohet me emirin e Katarit në Air Force One: Ju keni një Lindje të Mesme të sigurt dhe shpresoj të mbetet kështu

    Trump takohet me emirin e Katarit në Air Force One: Ju keni një Lindje të Mesme të sigurt dhe shpresoj të mbetet kështu

    Donald Trump u takua këtë të shtunën me Emirin e Katarit, Tamim bin Hamad Al Thani, në Doha, gjatë një ndalese për furnizim me karburant të Air Force One, si pjesë e turneut të tij në Azi.

    Takimi u zhvillua me ftesë të Emirit, i cili deklaroi: “Sapo mora vesh se ai do të furnizohej me karburant, thashë: ‘Nuk do ta lë të ngrihet pa ndaluar për ta përshëndetur’”.
    Nga ana e tij, Trump kundërshtoi, duke i dhënë vlerësim të veçantë Emirit: “Ai është një nga udhëheqësit më të mëdhenj në botë”. Pastaj, presidenti amerikan shtoi: “Dua të them se shprehim mirënjohjen tonë dhe se keni një Lindje të Mesme të sigurt tani dhe shpresoj që të mbetet kështu për një kohë të gjatë”.

    .@POTUS welcomes the Emir and Prime Minister of Qatar aboard Air Force One while refueling at Al-Udeid Air Base:
    “The Emir is one of the great rulers of the world… and the Prime Minister has been my friend… What we’ve done is incredible—peace in the Middle East.” pic.twitter.com/B4VOxW7Dgs
    — Rapid Response 47 (@RapidResponse47) October 25, 2025

    Të pranishëm në takim ishin edhe kryeministri i Katarit, Mohammed bin Abdulrahman bin Jassim Al Thani, të cilin Trump e përshkroi si një “mik të botës”, dhe Sekretari i Shtetit i SHBA-së, Marco Rubio. Takimi nuk përfshinte pyetje nga gazetarët.

    Top Channel

  • Gjinia në gjendje civile hap debat! PD: Dy gjini që në lindje, e pandryshueshme! PS kundër: S’ka kufizim ligjor

    Gjinia në gjendje civile hap debat! PD: Dy gjini që në lindje, e pandryshueshme! PS kundër: S’ka kufizim ligjor

    mbledhja në Komisionin e Shëndetësisë

    TIRANË- 35 deputetë të Partisë Demokratike kanë dorëzuar një amendament në Kuvendin e Shqipërisë, ku kërkojnë përcaktimin e gjinisë që në lindje, të vendosur biologjikisht e të pandryshueshëm. Nisma, kaloi sot për diskutim në Komisionin e Shëndetësisë, atje ku u shtjellua si pjesë e Ligjit 10129 për Gjendjen Civile.
    Socialistët vendosën ta rrëzonin amendamentin në parim me 5 vota kundër dhe 4 pro, ku PD-së i mungoi vota e Mesila Dodës për ta miratuar nen për nen. Tashmë ky amendament do ti kalojë Kuvendit në seancë plenare për shqyrtim. Por çfarë kërkoi PD?
    Amendamenti në fjalë kërkon një përcaktim të qartë të gjinisë që në lindje. Më konkretisht, në pikën 1 të nenit thuhet “Pas nenit 38/1 shtohet nen i ri 38/2 me këtë permbajtje si vijon: “Gjini biologjikisht e pandryshueshme”
    Në Republikën e Shqipërisë në kuptimin e këtij ligji ka vetëm dy gjini njerzore, gjinia mashkull dhe gjinia femër dhe mbeten të pandryshueshme gjinia e percaktuar ligjerisht që me aktin e lindjes, e cila mund të jetë mashkull ose femër. 
    Por për këtë demokratët, të cilët thonë se janë bazuar edhe te dekreti i Trump, shtojnë edhe një përcaktim të dy gjinive “mashkull” dhe “femër”. Përcaktimet janë si më poshtë:
    Në këtë kuptim gjini biologjikisht e pandryshueshme i referohet specifikisht për:a) “Grua” ose “grat®” dhe “vajza” ose “vajzat” do të nënkuptohen respektivisht të moshës madhore ose të mitur.b) “Burrë” ose “burrat” dhe “djalë” ose “djemtë” do të nënkuptohen respektivisht të moshës madhore ose të mitur.c) “Femër” nënkupton një person që i përket, që në lindje sipas karakteristikave shkencore fiziologjike dhe anatomike të njohura dhe pranuara botërisht, të seksit që prodhon qelizën e madhe riprodhuese.d) “Mashkull” nënkupton një person që i përket, që në lindje sipas karakteristikave shkencore fiziologjike dhe anatomike të njohura dhe pranuara botërisht, të seksit që prodhon gelizën e vogëlriprodhuese.
    Çfarë ndodhi në Komision
    Kryetari i këtij komisioni, Bardh Spahia kërkoi edhe nga deputetët e mazhorancës që ky projektligj të merret në konsideratë për rëndësinë që sjellë në plotësimin e kuadrit ligjor të brendshëm për të ofruar garanci shtesë në mbrojtjen e familjes, dinjitetin njerëzor dhe mbrojtjen e interesave kombëtare.
    Mes socialistëve u hodh propozimi që të mos ketë kufizim ligjor vetëm në “burrë” dhe “grua” pasi përjashton qytetarë që nuk identifikohen me këto kategori, si personat interseks, jo-binarë apo transgjinorë.
    “Një shtet që njeh më shumë se dy kategori gjinore është më gjithëpërfshirës, më i drejtë dhe më në përputhje me parimet e barazisë dhe dinjitetit njerëzor. Shumë vende kanë bërë hapa përpara në këtë drejtim, kanë futur opsionin X ose jo binar në dokumente zyrtare”, u shpreh Enriketa Jaho, deputete e PS.
    Deputeti i PD, Tritan Shehu tha se gjinia është një kategori biologjike e përcaktuar shkencërisht dhe nuk duhet të ngatërrohet me orientimin seksual. Duke iu referuar pyetjeve të Shalsit, (përfshi  interseksin) Shehu tha se, “deformimet nga norma”  duhen trajtuar nga shkenca mjekësore, por nuk mund të përmbysin, në interpretimin e tij, kolonat e sotme të shoqërisë.
    “Unë jam mjek dhe në lindje themi mashkull apo femër. Ka edhe deformime nga norma absolutisht që ka, shohim fëmijë dy bashkë, ashtu si një fëmijë mund të lindë edhe pa organe gjenitale, këto janë probleme të deformimit nga norma dhe këta duhen trajtuar rehabilituar për një jetë sa më normale, por pa dëmtuar kolonat e shoqërisë njerëzore. Thelbi i shoqërisë njerëzore nuk varet nga raste të veçanta. Interseksi është pak e shumë ajo që thashë më siper. Norma është burrë dhe grua. Nëse në certifikatat tona nuk përcaktohet qartë gjinia në momentin e lindjes, nëse ajo bëhet e ndryshueshme sipas perceptimit personal, atëherë bie themeli i identitetit ligjor. Nuk mund të ketë administratë të besueshme me identitete të paqarta”,-tha Tritan Shehu.
    “Që të flasim për gjëra që nuk ekzistojnë është absurde të flas kështu që zana mund të jetë zani është absurde. Këto kanë shkuar në shkollat shqiptare. Kjo është po e njëjta, hapja e rrugës të pikërisht këtij problemi dhe propozimi që kemi bërë ne, sanksionimi i kësaj çështjeje ndalon këto”, tha Klevis Balliu. 
    Ndërkohë një tjetër debat në Kuvend po zhbillohet edhe për draftin për barazinë gjinore, ku Partia Socialiste ka tërhequr termin “gjithëpërfshirëse” që linte hapësirë për identitete të tjera gjinore përveç burrit dhe gruas. Terma si  ‘gjithërfshirëse, përkatësi gjinore, diversitet gjinor’, u fshinë nga projektligji me propozim të PS-së në mbledhjen e Konisionit të Ekonomisë mbajtur më 21 tetor.

    Këto terma ishin të përfshirë më herët në draftin fillestar të propozuar për konsultim publik të propozuar nga Ministria e Shëndetësisë. Drafti u kundërshtua nga komunitetet fetare dhe opozita që prej hedhjes së tij për konsultim publik, të cilit akuzonin se projektligji cenon familjen. Projektligji është depozituar në Kuvend dhe tashmë, bashkë me ndryshimet e socialistëve, do të diskutohet në komisione parlamentare./ZËRI

  • Sulmet ruse vijojnë, dronët vrasin dy gazetarë në lindje të Ukrainës

    Sulmet ruse vijojnë, dronët vrasin dy gazetarë në lindje të Ukrainës

    Gjatë një sulmi rus me dronë janë vrarë dy gazetarë ukrainas dhe është plagosur një koleg i tyre në lindje të Ukrainës, sulm që sipas presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky, tha se ishte pjesë e “sulmeve të qëllimshme” ndaj gazetarëve.

    Freedom Media, një organizatë mediatike ukrainase e financuar nga shteti, tha se ekipi i tyre u godit nga një dron rus i llojit Lancet ndërsa ndodhej në makinën e tyre në një stacion karburanti, në Kramatorsk, në lindje të Ukrainës.

    Kjo media, që publikon lajme në gjuhën ruse, tha se gazetarët e vrarë ishin Olena Gramova, 43-vjeçare nga rajoni i Donjeckut dhe Yevgen Karmazin, 33 vjeç nga Kramatorsku. Ndërkaq, gazetari Alexander Kolychev është dërguar në spital për trajtim.

    “Këto nuk janë aksidente apo gabime, por një strategji e qëllimshme ruse për të heshtur të gjitha zërat e pavarur që raportojnë për krimet e luftës së Rusisë në Ukrainë”, shkroi Zelensky në rrjetet sociale.

    Sulmi i së enjtes ndodhi pasi një korrespondent i një media shtetërore ruse u vra në një sulm me dron ukrainas në pjesën e rajonit të Zaporizhjës, të pushtuar nga Moska.

    Më herët këtë muaj, fotoreporteri francez Antoni Lallican u vra gjatë raportimit afër vijës së frontit në rajonin e Donjeckut.

    Që kur ka nisur pushtimi rus i Ukrainës më 2022, disa gazetarë janë vrarë teksa kanë qenë duke mbuluar luftën, megjithëse numri i saktë i viktimave ndryshon në varësi të organizatave monitorues.

    Reporterët pa Kufij thanë se Lallican ishte gazetari i 14-të i vrarë nga ushtria ruse, ndërsa UNESCO njoftoi se ai ishte të paktën punonjësi i 23-të i mediave që ishte vrarë gjatë mbulimit të luftës në dy anët e frontit./REL

  • Dronët rusë vrasin dy gazetarë në lindje të Ukrainës

    Dronët rusë vrasin dy gazetarë në lindje të Ukrainës

    Gjatë një sulmi rus me dronë janë vrarë dy gazetarë ukrainas dhe është plagosur një koleg i tyre në lindje të Ukrainës, sulm që sipas presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky, tha se ishte pjesë e “sulmeve të qëllimshme” ndaj gazetarëve.
    Freedom Media, një organizatë mediatike ukrainase e financuar nga shteti, tha se ekipi i tyre u godit nga një dron rus i llojit Lancet ndërsa ndodhej në makinën e tyre në një stacion karburanti, në Kramatorsk, në lindje të Ukrainës.
    Kjo media, që publikon lajme në gjuhën ruse, tha se gazetarët e vrarë ishin Olena Gramova, 43-vjeçare nga rajoni i Donjeckut dhe Yevgen Karmazin, 33 vjeç nga Kramatorsku. Ndërkaq, gazetari Alexander Kolychev është dërguar në spital për trajtim.

    “Këto nuk janë aksidente apo gabime, por një strategji e qëllimshme ruse për të heshtur të gjitha zërat e pavarur që raportojnë për krimet e luftës së Rusisë në Ukrainë”, shkroi Zelensky në rrjetet sociale.
    Sulmi i së enjtes ndodhi pasi një korrespondent i një media shtetërore ruse u vra në një sulm me dron ukrainas në pjesën e rajonit të Zaporizhjës, të pushtuar nga Moska.
    Më herët këtë muaj, fotoreporteri francez Antoni Lallican u vra gjatë raportimit afër vijës së frontit në rajonin e Donjeckut.
    Që kur ka nisur pushtimi rus i Ukrainës më 2022, disa gazetarë janë vrarë teksa kanë qenë duke mbuluar luftën, megjithëse numri i saktë i viktimave ndryshon në varësi të organizatave monitorues.
    Reporterët pa Kufij thanë se Lallican ishte gazetari i 14-të i vrarë nga ushtria ruse, ndërsa UNESCO njoftoi se ai ishte të paktën punonjësi i 23-të i mediave që ishte vrarë gjatë mbulimit të luftës në dy anët e frontit./rel

  • E mërkura me kthjellime dhe vranësira të pakta, reshje të dobëta në lindje

    E mërkura me kthjellime dhe vranësira të pakta, reshje të dobëta në lindje

    Ditën e mërkurë, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme.

    Moti parashikohet me kthjellime dhe alternime vranësirash të pakta deri mesatare, më të theksuara përgjatë maleve. Reshjet e shiut do të jenë të dobëta në lindje, në male.

    Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, era do të fryjë me drejtim verilindje–veri me shpejtësi mesatare 10 m/s, ndërsa në bregdet dhe lugina do të arrijë shpejtësinë 20 m/s.

    Valëzimi i detit do të jetë i forcës 3–4 ballë në detet Adriatik dhe Jon.

  • VIDEO/ Dronët nga Turqia rrethojnë flotën me ndihma për Gazën, ndërsa anijet lundrojnë në lindje

    VIDEO/ Dronët nga Turqia rrethojnë flotën me ndihma për Gazën, ndërsa anijet lundrojnë në lindje

    Turqia i është bashkuar Spanjës, Italisë dhe Greqisë në monitorimin e flotës, e cila po lundronte në lindje përmes Detit Mesdhe të hënën, pavarësisht paralajmërimeve nga Izraeli për të ndaluar misionin.

    Flotilla Global Sumud mban parlamentarë, avokatë dhe aktivistë, përfshirë aktivisten suedeze për klimën, Greta Thunberg.

    Ata janë zotuar të shkelin bllokadën detare izraelite rreth Rripit të Gazës së sulmuar, ku uria ka përfshirë disa pjesë, sipas një monitoruesi global të urisë.

    Tre dronë me qëndrueshmëri të gjatë, me origjinë nga një bazë ajrore turke, kanë qarkulluar mbi flotilje për tre ditë.

    Reuters nuk ishte në gjendje të konfirmonte arsyen e fluturimeve me dronë.

    Ministritë e jashtme dhe të mbrojtjes së Turqisë, si dhe agjencia e inteligjencës, nuk iu përgjigjën kërkesave për koment.

    Flotilja ishte ende qindra milje larg vijës bregdetare të Gazës të hënën.

    Por po i afrohej një zone ku flotilje të tjera janë ndaluar më parë, thanë njerëzit në bord.

    Javën e kaluar, një sulm me dron dëmtoi disa nga anijet e saj në brigjet e Greqisë.

    Më herët gjatë muajit, u raportuan sulme të tjera me dronë, ndërsa disa anije ishin të ankoruara në Tunizi.

    Izraeli nuk bëri koment, por më parë ka thënë se do të përdorë çdo mjet për të parandaluar flotiljen të arrijë në Gaza.

    Ajo argumenton se bllokada e saj detare është e ligjshme, ndërsa lufton militantët e Hamasit në enklavën bregdetare.

    Italia dhe Spanja kanë vendosur anije të marinës për të shoqëruar flotiljen në rast shpëtimi ose nevojash humanitare, por kanë thënë se nuk do të angazhohen ushtarakisht./ Reuters.

  • A e dini se cili është muaji më i popullarizuar i lindjes së vitit?

    A e dini se cili është muaji më i popullarizuar i lindjes së vitit?

    Sipas statistikave globale, shumica e fëmijëve lindin në fillim të vjeshtës, më saktësisht në shtator. Por cilat janë ditët më të zakonshme për të ardhur në jetë?

    Një studim i kryer nga Harvard midis viteve 1973 dhe 1999, i raportuar nga The New York Times në vitin 2006, zbuloi se data më e zakonshme e lindjes në SHBA ishte 16 shtatori. Në një përmbledhje më të fundit të lindjeve nga viti 1994 deri në vitin 2014, Matt Stiles nga The Daily Viz zbuloi se data më popullore është 9 shtatori, sipas raportimeve të 24sata.hr.

    Edhe pse data ka ndryshuar me dekadat, shtatori mbetet padyshim muaji më i popullarizuar për lindje. Të dhënat tregojnë se 9 nga 10 ditët më të zakonshme për lindje bien midis 9 dhe 20 shtatorit. Duke marrë parasysh që shtatzënia mesatare zgjas rreth 38 javë, shumica e foshnjave ngjizen në dhjetor, gjatë periudhës së festave.

    Në Britaninë e Madhe, statistikat tregojnë se numri më i madh i foshnjave lindin më 26 shtator, që korrespondon me 38 javë pas 2 janarit, duke bërë që ky të quhet “Dita Kombëtare e Konceptimit”.

    Nga ana tjetër, muajt e dimrit – dhjetori, janari dhe shkurti – janë më pak të popullarizuar për lindje. Ditët më të rralla për lindje janë 25 dhjetori, 1 janari dhe 29 shkurti. Kjo mund të lidhet me planifikimin e lindjeve, pushimet e mjekëve, ose lindjet e planifikuara si prerjet cezariane dhe induksionet, të cilat shmangin festat.

  • Tërmet i frikshëm në Rusi 7.8 ballë

    Tërmet i frikshëm në Rusi 7.8 ballë

    Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 7.8 ballë Rihter është regjistruar në orët e para të mëngjesit në brigjet e Kamchatkës, në lindje të Rusisë.

    Sipas të dhënave nga USGS, lëkundjet u regjistruan 128 km në lindje të qytetit Petropavlovsk-Kamchatsky, në një thellësi 10 km.

    Paraprakisht u dha alarm për tsunami në disa zona të Paqësorit, por që më pas ky alarm ra.

    Kjo është hera e dytë që rajoni i Kamchatkës goditet nga një tërmet kaq i fortë brenda shumë pak ditësh.

    Paraprakisht nuk raportohen të lënduar teksa lëkundja kryesore është pasuar nga disa tërmete më të vegjël.

  • Moti me reshje shiu në jug-lindje të vendit, shkaktohen dëme në Maliq

    Moti me reshje shiu në jug-lindje të vendit, shkaktohen dëme në Maliq

    Stuhia e shoqëruar me reshje shiu ka përfshirë juglindjen e vendit, duke shkaktuar probleme në qytetin e Maliqit.
    Era e fortë ka rrëzuar disa pemë përgjatë bulevardit kryesor, duke krijuar vështirësi në qarkullim.
    Në terren ndodhen forcat zjarrfikëse dhe punonjës të shërbimeve, të cilët po punojnë për pastrimin e rrugës dhe normalizimin e situatës.
    Autoritetet u bëjnë apel qytetarëve për kujdes gjatë lëvizjes, për shkak të motit të paqëndrueshëm.

  • Çfarë është korridori E1 në lindje të Jeruzalemit, përse e do me ngulm Izraeli!

    Çfarë është korridori E1 në lindje të Jeruzalemit, përse e do me ngulm Izraeli!

    Një Breg Perëndimor i ndarë në dy pjesë: Nga njëra anë, një territor që bashkon Jerusalemin Lindor me koloninë e Maale Adumim, në skajet e Shkretëtirës Judeane dhe një hapësirë tjetër që ndan rajonin e Ramallahut nga ai i Betlehemit.

    Ky është i ashtëquajturi blloku E1 (East 1), korridori kontrovers i projektuar që në vitet 1990 në lindje të Jerusalemit, por që duket vetëm tani po mendohet të vihet realisht në jetë. Bëhet fjalë për një sipërfaqe prej afërsisht 12 kilometrash katrorë në të cilën, sipas planeve të qeverisë izraelite, do të ndërtohen mbi 3,400 njësi banimi për kolonët hebrenj.
    Qëllimi është të parandalohet në mënyrë efektive krijimi i një zone të gjerë metropolitane mes Ramallahut dhe Betlehemit, e cila të mund të kthehej në kryeqendrën e një shteti të ardhshëm palestinez. Izraeli duket kërkon ta parandalojë një gjë të tillë.
    Në vend të kësaj, zona do të popullohej nga dhjetëra mijëra kolonë të cilët do t’u bashkoheshin afërsisht 40,000 banorëve që tashmë jetojnë në vendbanimin e Maale Adumim.
    Interesi strategjik i Izraelit është i qartë, me mbështetësit e qeverisë që theksojnë hapur qëllimin e operacionit: të parandalojnë përfundimisht krijimin e një shteti palestinez, duke minuar kështu propozimin kryesor të bashkësisë ndërkombëtare, atë të “zgjidhjes me dy shtete”, që pretendohet të garantojë një bashkëjetesë paqësore mes Izraelit dhe Palestinës.
    Projekti u bllokua në vitin 2012 për shkak të presionit të madh ndërkombëtar që u ushtrua mbi qeverinë e atëhershme të Benjamin Netanyahut, teksa u pa si një kërcënim real për procesin e paqes. Tani, janë po njerëz pranë Netanyahut që e rikthejnë idenë, përfshirë Ministrin e Financave Bezalel Smotrich, i cili njoftoi dritën jeshile për vendbanimin e ri.
    Vendbanimet janë komunitete të banuara nga qytetarë izraelitë në territoret palestineze të pushtuara në mënyrë të paligjshme që nga Lufta Gjashtëditore e vitit 1967.
     

    Top Channel