Tag: linda

  • Rama mban fjalimin e fitores nga sheshi: Nuk kam fjalë për t’ju falenderuar!

    Rama mban fjalimin e fitores nga sheshi: Nuk kam fjalë për t’ju falenderuar!

    Edi Rama: Faleminderit Shqipëri! Kjo fjalë fitoreje kjo ka qenë më e vështira deri më sot. Ndjesë sepse realisht është e pamundur që ta them me gojë gjithçka që ndjej dhe mendoj përballë një arritje të tillë, e cila është historike. Nuk ka fjalë për të falenderuar dhjetra e mijëra gra dhe burra e familjes sonë të madhe politike. Ata u tërhoqin jashtë nga varri dua t’u them të ma bëjnë hallall dhe besoj se po më shohin nga lart së bashku dhe janë krenar për mua dhe për Shqipërinë që ne të gjithë bashkë po ndërtojmë. Jam krenar për Rean dhe për Gregun që vazhdojnë dhe mos të na shkaktojnë asnjë dhimbje koke që jetojnë jetën e tyre dhimbjen e kokës, duke duruar sidomos Rea…”sorry” akuza dhe shpifje. Por faleminderimin më të veçantë e kam për të vetmen opozitë që unë vazhdoj të mos e mund dot, Linda Ramën. Linda është shtylla që i mban në këmbë, 4 këndet e këtij tavani. Faleminderit grua! Falenderoj Zahon që na rri ngjitur si bateri me energji diellore. 

  • Kryeministri Rama i shoqëruar nga bashkëshortja Linda votojnë në Surrel: Të presim çfarë do të thotë populli

    Kryeministri Rama i shoqëruar nga bashkëshortja Linda votojnë në Surrel: Të presim çfarë do të thotë populli

    Kryetari i Partisë Socialiste njëherësh Kryeministri Edi Rama shoqëruar nga bashkëshortja Linda Rama kanë votuar në në shkollën “Ymer Lala” të Surrelit.

    “Të presim çfarë do të thotë populli”, tha ai për mediat shqiptare.
    Ndërkohë që dha edhe një prononcim për mediat e huaja, ku tha: Ta bëjmë Shqipërinë pjesë të BE.
     

    Top Channel

  • ”Luxus Magazine”: Linda Rama, mision për të ringjallur fuqinë e demokracisë

    ”Luxus Magazine”: Linda Rama, mision për të ringjallur fuqinë e demokracisë

    Ekonomistja, aktivistja dhe bashkëshortja e kryeministrit shqiptar, Linda Rama ka dhënë një intervistë ekskluizve për gazetarin Màrio de Castro për ”Luxus Magazine”. ”Për ne shqiptarët, Bashkimi Evropian nuk është një thes financiar, por një vend si ai që e imagjinuan themeluesit e Evropës kur ata ëndërronin projektin më të jashtëzakonshëm politik në historinë e botës”,-shprehet Rama.
    M de C: Do ta konsideronit veten si një mbrojtëse të të drejtave të grave?

    Linda Rama: Shqipëria renditet në krye të tabelës së Kombeve të Bashkuara për përfaqësimin e grave në politikë dhe në shoqëri. Unë dhe gjenerata ime e shohim veten si aktiviste të shoqërisë civile, të angazhuara për të drejtat dhe përfaqësimin e grave. Kjo nuk vjen nga ndonjë interes personal; misioni ynë i parë është të sjellim ndryshim. Si gra, kemi përgjegjësinë të bëjmë diferencën — sepse mundemi, dhe në shumë raste, mund të bëjmë më mirë se burrat. Por të bësh ndryshim nuk është një akt i vetëm; është një përpjekje e vazhdueshme.
    M de C: Mendoni se beteja për të drejtat e grave nuk përfundon kurrë?
    Linda Rama: Çfarëdo funksioni apo detyre që të kesh në qeverisje, ndryshimi i vërtetë duhet të ndodhë në parlament. Për shembull, kur je e vetëdijshme se diçka nuk po funksionon në një komunitet të caktuar, nuk duhet ta pranosh si të pandryshueshme. Status quo-ja duhet të sfidohet. Po rrisim një brez të ri, shumë ndryshe nga brezi im, dhe ne duhet të përshtatemi me nevojat dhe realitetet e tyre. Edhe pse Edi ka qenë shumë mbështetës — dhe unë jam thellësisht mirënjohëse për njerëz si ai dhe të tjerë që e kuptojnë nevojën për të fuqizuar përfaqësimin e grave ndonjëherë ndiej se ende nuk po ecim me ritmin e duhur, dhe kjo më bën të ndiej njëfarë zhgënjimi.
    M de C: Si një grua e lindur dhe rritur në Shqipëri, ju keni kaluar me sukses tranzicionin post-komunist. Cila është vizioni juaj për të ardhmen e grave në Shqipëri?
    Linda Rama: Jam rritur me një gjyshe që punonte me kohë të plotë në shtëpi, e cila investoi të gjithë talentin, inteligjencën dhe autoritetin e saj brenda familjes, pa pasur kurrë mundësinë të shprehej përtej atyre mureve. Nëna ime është gruaja tipike e realizmit socialist. Ajo punonte jashtë dhe brenda shtëpisë, pa e larguar kurrë vëmendjen dhe kujdesin ndaj mirëqenies sonë, duke na nxitur të arsimoheshim dhe duke na rrënjosur ndjenjën e punës dhe përgjegjësisë. Jeta për gratë në një shtet komunist ishte e vështirë dhe e mundimshme, deri në atë pikë sa çdo grua e atyre dekadave meriton të quhet një heroinë.
    Nëna ime ka punuar gjatë gjithë jetës së saj një vetëm një punë, atë që shteti ia kishte zgjedhur. Kur e shoh sot në të tetëdhjetat e saj dhe e shoh se si arrin të shfrytëzojë të gjitha mundësitë që teknologjia ofron për informacion, komunikim dhe zgjidhje, më vjen keq që ajo nuk pati mundësinë ta zbulojë veten dhe të përdorte plotësisht potencialin e saj.
    Megjithatë, nëna ime pati fatin të shihte vajzat e saj, që ishin më të arsimuara se vetja, dhe që bënë punën që e kishin zgjedhur vetë, jo atë që shteti ose ideologjia kishte zgjedhur për to, dhe që arritën të përballonin një tranzicion jashtëzakonshëm të vështirë në çdo aspekt.
    Ndërkohë, për vajzën time dhe dy mbesat e mia, spektri i të drejtave dhe mundësive është i papërshkrueshëm dhe asnjëherë nuk ka qenë kaq i madh. Ato mund të jetojnë dhe të ndjekin ëndrrat dhe pasionet e tyre. Ajo që përshkrova shkurtimisht më lart është zhvilluar në një kontekst shumë të vështirë dhe kompleks, me përpjekje të jashtëzakonshme për të arritur në botën e civilizuar, duke luftuar çdo ditë me një të kaluar osmane-komuniste shumë të ndërlikuar
    Sot, ende ka vajza dhe gra që vuajnë nga pasojat e të kaluarës, ashtu siç ka shumë vajza dhe gra të angazhuara në arsim, shëndetësi, shërbime sociale, drejtësi, art dhe kulturë, dhe deri në nivelet më të larta të administratës publike, qeverisjes dhe krijimit të politikave. Përparimi i dukshëm dhe fuqia e madhe e kësaj ushtrie më bën të besoj se të gjitha vajzat dhe gratë e të ardhmes do të kenë kaluar pragun e nënshtrimit dhe do të jenë në gjendje të jetojnë jetën që kanë zgjedhur vetë dhe jo atë që është zgjedhur për to. Ndërkohë, asnjë vizion i së ardhmes për gratë nuk mund të ndahet nga vizioni i së ardhmes për djemtë. Ka ardhur koha që të flasim po aq për të ardhmen e vajzave, sa për të ardhmen e djemve.
    M de C: Ju ndani jetën me Edi Ramën, Kryeministrin, i cili, përveç angazhimeve të tij politike, është gjithashtu një artist. Si është kjo jetë për ju?
    Linda Rama: A e keni pyetur ndonjëherë veten: “Si e përballon një Kryeministër, që është gjithashtu artist, një grua që është profesore dhe kërkuese e politikave publike dhe njëkohësisht aktiviste për çështjet shoqërore?” Për t’iu përgjigjur kësaj pyetjeje, mund të them se përgjegjësia politike e Edit si Kryeministër i Shqipërisë e bën të pamundur që vëmendja jonë të kufizohet vetëm në aftësitë e përballimit të jetës së përditshme, por përpiqemi që çdo minutë e Edit të jetë e dobishme për realizimin e vizionit të tij transformues për Shqipërinë. A është e vështirë? Po, është e vështirë.
    M de C: Ndërkohë që gjithë vëmendja është drejtuar në Shqipëri, kush janë talentet e reja shqiptare në art, kinematografi, muzikë, letërsi, teatër, operë, arkitekturë dhe fusha të tjera krijuese?
    Linda Rama: Mund të ndiqni shkëlqimin e artistëve shqiptarë nëpër botë për të parë potencialin dhe kapacitetin krijues të këtij vendi të vogël. Kemi Ismail Kadarenë, Ibrahim Kodrën, Ermonela Jahon, Tedi Papavramin, Angjelin Preljocaj, Dua Lipën, Anri Salën, Ermal Metën, Rita Orën, Sajmir Pirgun, Nensi Dojakën, Fadil Berishën, Luiza Gegën, djemtë e kombëtares së futbollit në Euro2024, apo Mira Muratin, e cila, në vitet e fundit, është ngjitur në majat e krijimtarisë teknologjike. Historitë e këtyre njerëzve janë po aq të jashtëzakonshme sa dhe talenti i tyre, dhe arritjet e tyre janë shembuj të qartë se asgjë nuk është e pamundur për ata që ëndërrojnë dhe që janë të papërmbajtur në realizimin e ëndrrave të tyre.
    M de C: Thuhet se BE-ja është ofruesi më i madh i ndihmës financiare për Shqipërinë. A është kjo e saktë?
    Linda Rama: Po, kjo është plotësisht e vërtetë në lidhje me financimin, dhe mendoj se për Europën kjo ndihmë është shumë e rëndësishme për politikat e saj. Nuk mund të presësh që shtete si ne të mbijetojnë vetëm. Është e pamundur! Një nga studimet e fundit që kam bërë – që u publikua disa muaj më parë – është një analizë shumë e thellë e rregullave fiskale dhe si të përballesh me objektivat e zhvillimit: ku mund të gjejmë burime, ku janë burimet që mund të përdorim.
    Ky studim tregon qartë se ambiciet tona janë shumë më të mëdha se mundësitë tona, dhe shumica e burimeve tani nuk janë brenda mundësive të financimit të Bashkimit Europian apo financimit nga qeveria, sepse hapësirat fiskale mbeten shumë të ngushta edhe nëse do të përmirësonim efikasitetin. Gjithashtu, kemi një përqindje të vogël të asaj që është aktualisht ndihma zyrtare, sepse sot vemendja është drejtuar drejt kapitalit privat, të huaj dhe vendas.
    Të mobilizosh kapitalin privat të huaj nuk është aspak e lehtë, natyrisht, ata ndajnë të njëjtin objektiv, por nuk është e thjeshtë, dhe mendoj se një nga gjërat fantastike që Edi ka bërë që në fillim është mobilizimi – si për shembull në arkitekturë – për të gjetur mënyra të reja për të kaluar mbi burokracitë që vrasin investimet, dhe për ta bërë vendin më tërheqës nga pikëpamja e investitorëve.
    Investimet e mëdha që janë bërë në turizëm si projekte të njohura arkitekturore shumica e të cilave janë strategjike. Ato klasifikohen si investime strategjike. Kështu kursen kohë, duke mobilizuar dhe lehtësuar procedurat për të bërë që investimet të funksionojnë. Por ende burimet janë padyshim shumë më të pakta se sa ato që na nevojiten, dhe, në këtë mënyrë, Europa duhet të jetë një kontribues kryesor. Sigurisht, kjo varet nga kapaciteti ynë për t’i absorbuar ato.
    M de C: Pasi diktatura shqiptare përfundoi në vitin 1991, në cilën fazë filluat të angazhoheshit me Bashkimin Europian?
    Linda Rama: Kontakti im i parë i vërtetë me Europën ishte, nëse nuk gaboj, në vitin 1996. U ftova në një takim të madh me një grup ekspertesh financiare për transformimin e Njësisë së Monedhës Europiane (ECU). Ishim në një takim në Hungari, dhe mbaj mend se sa pasionante dhe brilante ishin diskutimet, ishte idealizëm në veprim. Nuk e gjej këtë tani. Sepse edhe brezat kanë ndryshuar. Por mendoj se Europana duhet, dhe Europa për ne është shumë e rëndësishme, sepse nuk janë institucionet tona që monitorojnë përparimin tonë, në terma të standardeve dhe përparimeve që duhet të bëjmë. Monitorimi i tyre është shumë profesional, dhe ne prej tyre kuptojmë se çfarë na mungon dhe – nëse shihni raportet e progresit – do të shihni që nga viti 2007, çdo vit kemi bërë hapa për të kapërcyer çdo pengesë, dhe kjo është shumë e rëndësishme për ne.
    M de C: A mund të na tregoni më shumë rreth Qendrës për Promovimin e Zhvillimit të Njeriut (HDPC)?
    Linda Rama: Unë e kam bashkë-themeluar HDPC me një kolegun tim që fatkeqësisht ka ndërruar jetë dy vjet më parë. Nga viti 1993 deri në dhjetor 1998, kam punuar për qeverinë. Kam udhëhequr Agjencinë e Privatizimit nën Këshillin e Ministrave, nën Kryeministrin e atëhershëm. Pastaj, në dhjetor 1999, Kryeministri i ri që u emërua vendosi që të mos punonte më me mua, vendosi të më nxjerrë nga agjencia. Unë isha një person teknik, nuk isha një person politik. Isha shumë e re, 34 vjeçe në atë kohë dhe udhëhoqa agjencinë më të rëndësishme në vend, dhe reformat më të rëndësishme.
    M de C: Si grua dhe ekonomiste në një Shqipëri post-diktature, cilat jane sfidat që keni hasur?
    Linda Rama: Unë jam diplomuar në ekonomi, por isha e para që shkova jashte dhe u ktheva në vitin 1993 me një master në fushën time, kështu që isha plot shpresë. Dija se çfarë duhej të bëja: të arrija ritmin vendeve te bllokut lindor si Çekia, Polonia, Hungaria, që ishin shumë më përpara në aspektin e reformave, gjithashtu sepse e kaluara e tyre ishte krejt ndryshe nga e jona, ata kishin institucione para se të kalonin në bllok, si institucionet e tregut, dhe nuk kishin kaluar në ekstremet që kaluam ne, të kontrollit total shtetëror pa asnjë subjekt privat. Ata kishin, natyrisht, më shumë avantazhe, por e kuptova shumë herët se e gjithë loja ishte shpejtësia dhe cilësia e reformave që do të përmbushnin njëkohësisht objektiva shumëdimensionalë që në Shqipëri ishin shumë më të pranishme krahasuar me vendet e tjera. Por ne kishim nevojë të kapnim ritmin.
    M de C: A filloi të shfaqej fjala “privatizim” në Shqipëri në fillim të viteve 1990?
    Linda Rama: E dija që kur u ktheva, po udhëhiqjja një lëvizje të madhe privatizimi, dhe një privatizim strategjik, nga pozita ime duke krijuar kuadrin ligjor dhe atë rregullator. Që lidhej gjithashtu me çështjen e zbatimit të tij. Fillova të kuptoja se politika ishte shumë e komplikuar. Ne ndanim të njëjtin objektiv me njerëzit teknikë, të njëjtën shpejtësi dhe të njëjtën dije. Për ta thënë thjesht, mendoj se njerëzit po ndiqnin rrugë të ndryshme, pa ditur se çfarë të bënin, si të përballeshin. Fitoret politike gjithashtu ishin një aspekt shumë i rëndësishëm. Fituesit donin gjithnjë e më shumë të punonin me “njerëzit e tyre”, dhe unë nuk isha një nga ta.
    M de C: A e gjetët rrugën tuaj në politikë gjatë fillimit të transformimit ekonomik të Shqipërisë?
    Linda Rama: Po, por kam kaluar tre kryeministra gjatë kësaj periudhe. Aleksandër Meksi ishte nga Partia Demokratike dhe qëndroi më gjatë pas Edi . Ai u zgjodh në vitin 1992 dhe qëndroi në pushtet deri në vitin 1996. U zgjodh edhe për një mandat të dytë, por më pas, vitin 1997 e ndryshoi gjithçka, duke përfshirë skemat piramidale, kolapsin financiar, dhe unë punova edhe me qeverinë që duhej të rivendoste normalitetin në vend. Kryeministri tjetër ishte Fatos Nano, lider i Partisë Socialiste. Pra, tre kryeministra. Ishte shumë presion politik, dhe privatizimi ishte një reformë shumë politike.
    Më pas, në vitin 1999, isha pjesë e një projekti në Poloni me Leszek Balcerowicz dhe Ewa Balcerowicz, gruan e tij. Balcerowicz ishte Ministri i Financave në Poloni në atë kohë, dhe gjithashtu zëvendëskryeministër. Kishin një fondacion, CASE, një qendër për studime ekonomike dhe sociale, e njohur për mbledhjen e ekspertëve nga shtete të ndryshme. Unë isha pjesë e një projekti me ta në atë periudhë, gjithashtu jepja mësim në universitet për financat ndërkombëtare, dhe isha e angazhuar në kërkime.
    Fillimisht me një profesor nga Universiteti i Stanfordit. Kështu që pata disa angazhime me projekte të ndryshme jashtë shtetit. Qëllimi im ishte të ndiqja vazhdimisht se çfarë po ndodhte, dhe gjithashtu kam qenë një nga kontribuueset e para në Project Syndicate nga viti 1995 deri në 1997, një platformë shumë e njohur sot, isha një nga katër personat e parë, për shkak të angazhimit tim në universitet.
    M de C: Si arrini të qëndroni e përqendruar tek objektivat tuaja afatgjata?
    Linda Rama: Është një pyetje shumë interesante. Siç dihet, e kam nisur në fushën e kërkimeve ekonomike, dhe më pas u largova nga qeveria. Që në fillim e kuptova se të thellohesha vetëm në ekonomi nuk ishte për mua, sepse rrezikoje të bëheshe tepër teorike, dhe në atë kohë kjo nuk ishte ajo që i nevojitej vendit. Nuk mund të ishe i dobishëm thjesht duke u zhytur në teori! Unë isha grua, dhe kisha një fëmijë për t’u kujdesur. Në atë kohë Rea ishte tetë vjeç, dhe më kujtohet që mendoja: “Nëse unë, që kam privilegjin të jem e shkolluar mirë, e pavarur, luftëtare dhe e lirë, e ndjej kaq shumë këtë sfidë midis jetës personale dhe profesionit, çfarë ndodh me çdo grua tjetër në botë që nuk është në pozitën time?” Babai më rriti që gjatë komunizmit të mendoja si njeri i lirë, dhe jam jashtëzakonisht mirënjohëse për këtë. Kjo më shtyu të reflektoj thellë. Vendosa që misioni im i parë nuk ishte të lija mënjanë çështjen e ekonomisë në Shqipëri, por ta ndjek atë me këmbëngulje. Misioni i dytë ishte të shihja lidhjen midis zhvillimit ekonomik dhe përvojës njerëzore, si dhe sfidave sociale. Çështjet që lidhen me të drejtat e njeriut janë veçanërisht të rëndësishme për mua, duke ardhur nga një vend dhe një sistem ku nuk kishim asnjë të drejtë.
    M de C: Çfarë po nxit këtë valë të re simpatie dhe interesi për Shqipërinë, jo vetëm në Europë por edhe në mbarë botën?
    Linda Rama: Gjatë këtyre 35 viteve tranzicion, ne shqiptarët kemi arritur të përballojmë dy sfida historike: të hapim dyert e botës për veten tonë dhe ta sjellim botën në derën tonë. Faza e parë nisi në korrik të vitit 1990, kur mijëra shqiptarë mbushën oborret e ambasadave në Tiranë dhe hipën në anijet e Durrësit për t’i shpëtuar izolimit komunist dhe varfërisë. Atëherë, dhe për shumë vite më pas, dhjetëra mijëra shqiptarë çdo vit kapërcyen male, dete e kufij për të ndjekur ëndrrën europiane apo amerikane. Me një përpjekje të jashtëzakonshme, ata fituan të drejtën për të qenë qytetarë të vendeve ku vendosën të jetojnë, duke mposhtur shume paragjykime.
    Linda Rama: Teorikisht, me rënien e izolimit komunist në vitin 1990, Shqipëria i hapi gjithashtu vetes derën për në botë. Të parët që mbërritën ishin institucionet ndërkombëtare dhe një numër i vogël të huajsh që vinin për punë. Për më shumë se një çerek shekulli, të vetmit “turistë” të vërtetë në Shqipëri ishin shqiptarët nga diaspora që vizitonin familjet e tyre, ose shqiptarë nga rajoni.
    Mbaj mend një bisedë me kolegët rreth vitit 2008. Ishim të shqetësuar që bota ende mezi na njihte — dhe kur Shqipëria përmendej në mediat ndërkombëtare, ishte shpesh për ndonjë incident ose problem diku matanë kufirit. Po përpiqeshim të kuptonim si ta ndryshonim këtë perceptim. Diskutuam gjatë, derisa një koleg tha: “Mos kërkoni zgjidhje imazhi i Shqipërisë do të ndryshojë kur të ndryshojë vetë Shqipëria.”
    Shqipëria ka ndryshuar. Sot, Shqipëria është një vend që mund të vizitohet, promovohet dhe jetohet. Rritja e simpatisë dhe interesit për Shqipërinë në Europë dhe në botë lidhen me faktin se Shqipëria sot ofron natyrë, histori, kulturë, shërbime, sport, argëtim, komoditet, aventurë, infrastrukturë, arkitekturë, punë dhe siguri. Në Shqipëri je i sigurt kudo dhe nuk ke asnjë arsye të ndihesh i pasigurt.
    Të sjellësh botën në derën e Shqipërisë dhe ta bësh Shqipërinë të njohur në botë, besoj se ka qenë udhëtimi më i paimagjinueshëm, më i vështirë dhe më i dhimbshëm i tranzicionit, i cili shënon edhe fundin e izolimit ekstrem komunist. Deri një dekadë më parë, ne ishim – në rastin më të mirë – një potencial. Sot jemi një realitet turistik me ende shumë potencial të pashfrytëzuar. Ajo që ka ndodhur në dekadën e fundit është një produkt i prekshëm i vizionit zhvillimor të udhëheqjes politike dhe i punës së jashtëzakonshme të shqiptarëve në Shqipëri dhe të shqiptarëve anembanë botës, atje ku jetojnë e punojnë në këto tri dekada post-komuniste.
    M de C: Ju jeni një grua shumë e kujdesshme dhe e lidhur me grupet më të cenueshme të shoqërisë. Cilat janë motivimet dhe pritshmëritë tuaja?
    Linda Rama: Unë besoj se mënyra se si mendojmë, sillemi dhe veprojmë në raport me cenueshmërinë na përkufizon si individë dhe si shoqëri. Në Shqipëri, struktura sociale që kemi trashëguar nga komunizmi dhe tranzicioni i vështirë i këtyre tri dekadave të fundit ka prodhuar cenueshmëri që edhe shtetet më të fuqishme ekonomikisht do ta kishin të vështirë t’i trajtonin në kohë reale.
    Gjithashtu, ndër vite kam kuptuar gjithnjë e më shumë se ekziston një perceptim që në shoqëri termi “cenueshmëri” barazohet me “varfërinë”, duke e ndarë shoqërinë në “ne” dhe “ata”. Është e vërtetë që varfëria është një formë e thellë cenueshmërie — dhe fatkeqësisht, kjo shpesh trashëgohet nga brezi në brez. Por unë mendoj se cenueshmëria nuk u përket vetëm të varfërve, veçanërisht në kohën që po jetojmë, kur askush nuk është i përjashtuar nga rreziku për t’u bërë i cenueshëm. Prandaj, është në interesin e gjithsecilit të kultivojë një ndjeshmëri të veçantë dhe solidaritet ndaj grupeve të cenueshme.
    Unë gjithashtu mbetem shpresëplotë se shteti shqiptar dhe shoqëria shqiptare do të garantojnë që brezi i ardhshëm i fëmijëve të mos ndëshkohet në rrugën e tyre drejt së ardhmes nga cenueshmëria e prindërve të tyre, por të mbështetet që të ketë akses të barabartë në të gjitha mundësitë, ashtu si bashkëmoshatarët e tyre.
    M de C: Çfarë përfitimesh shihni nga anëtarësimi i Shqipërisë në Bashkimin Evropian?
    Linda Rama: Para se Bashkimi Evropian të bëhej një realitet, ekzistonte një ëndërr që nën të njëjtin qiell dhe mbi të njëjtën tokë, të kishte një flamur. Ishte kjo ëndërr e etërve të themeluesve dhe ëndrra e kombeve të tyre për paqe, bashkim dhe mirëqenie që krijoi projektin e Bashkimit Evropian.
    Ne shqiptarët e kemi qiellin, e kemi dheun, por ende nuk e kemi flamurin e Europës. Ëndrra për ta pasur atë flamur është ndoshta ëndrra e vetme që nuk eshte zbehur asnjëherë gjatë këtyre tre dekadave e gjysme shumë të vështira, pavarësisht kalimit të kohës dhe pavarësisht ndryshimit të brezave. Fakti që Shqipëria i përket Evropës mbetet thellësisht në ndërgjegjen tonë të përbashkët. Dhe ne shqiptarët e dimë më mirë se kushdo tjetër çfarë do të thotë të mos e kemi këtë lidhje. Ne e provuam më shumë se të tjerët, kur nuk e kishim, gjatë gjysmë shekulli të diktaturës komuniste dhe izolimit. Dhe në vitin 1990, për herë të parë në historinë tonë, ne e zgjodhëm Evropën vetë dhe lirisht si fatin tonë, kur thirrëm kundër diktaturës: ” E duam Shqipërinë si gjithë Europa.”
    Prandaj, për ne shqiptarët, Bashkimi Evropian nuk është një thes financiar, por një vend si ai që e imagjinuan themeluesit e Evropës kur ata ëndërronin projektin më të jashtëzakonshëm politik në historinë e botës.
    M de C: A është Shqipëria në rrugën e duhur për t’u bashkuar me Bashkimin Evropian?
    Linda Rama: Bëhet fjalë për përkatësinë dhe dëshirat. Dhe ne flasim shumë për përkatësinë, në fakt ne i përkasim Evropës, dhe kështu që e marrim këtë nocion të përkatësisë ndaj Evropës dhe e zhvillojmë atë, e dini, si një filozofi, për shtete si ne, është shumë e rëndësishme. Ne jemi një vend që kurrë nuk e vë në dyshim faktin që i përkasim Evropës, dhe kjo nuk duhet marrë si e mirëqenë nga shtetet si ne, dhe nuk mendoj që rajoni i Ballkanit është i njëjtë. Në këtë drejtim ne jemi evropianë, dhe po përpiqemi me gjithë forcën për të arritur nivelin e një integrimi të mirë, nga pikëpamja e përkatësisë. Sepse, nga pikëpamja e dëshirës, ne tashmë jemi atje!
    /Luxus Magazine/

  • “Zarja” e Linda Ramës zgjidhet drejtoreshë e RTSH, gazeta “SOT” e njoftoi dy muaj më parë, Sali Berisha në gjunjë…

    “Zarja” e Linda Ramës zgjidhet drejtoreshë e RTSH, gazeta “SOT” e njoftoi dy muaj më parë, Sali Berisha në gjunjë…

    Kapja përfundimtare e Radiotelevizionit Shqiptar nuk ndodhi me një përplasje të fortë publike, por me një marrëveshje të heshtur që vulosi fundin e pavarësisë së medias publike. Në qendër të kësaj lëvizjeje qëndron një emër i njohur për publikun shqiptar: Eni Vasili, gazetarja e ekranit të mbrëmjes, e cila tashmë zyrtarisht është vendosur ditën e djeshme në krye të RTSH-së. Një zhvillim që nuk erdhi si surprizë, por si pjesë e një vendimi të Linda Ramës dhe të zbatuar me kujdes nga strukturat e pushtetit për të vendosur miken e saj në krye të këtij televizioni. Gazeta “SOT” e paralajmëroi këtë lëvizje që dy muaj më parë. Ajo që e bën më të rëndë këtë zhvillim është fakti se kapja nuk u realizua vetëm nga mazhoranca, por me pjesëmarrjen e drejtpërdrejtë të opozitës.
    Berisha në gjunjë para çiftit kryeministror
    Preferencat e Linda Ramës bënë që kryeministri Edi Rama të arrinte pazarin e radhës me PD e Sali Berishës. Një gjunjëzim i plotë i tij përballë çiftit kryeministror. Si fillim u shkarkua një këshill i tërë nga PS-PD vetëm për tekat e Lindës. Si Evis Kushi e PS ashtu dhe Ina Zhupa e PD i dilnin në krahë njëra-tjetrës në muajin shkurt kur kërkuan shkrirjen e këshillit drejtues. “Po e dëgjoj shpesh argumentin nuk jam ekspert ligjor e nuk marr përgjegjësi. Nuk është argument. Edhe njerëzit që janë në rrugë janë në shkelje të ligjit e kjo nuk do të thotë që dalin në gjykatë e thonë unë e shkela se nuk e njoh ligjin. Për më tepër që je pjesë e një institucioni të rëndësishëm. Nuk është argument kjo. Dhe ne nuk jemi jurist por miratojmë çdo ditë ligje.
    Çfarë do të thotë që ne nuk mbajmë asnjë përgjegjësi. Ankoheni se statute ka probleme. Keni përgjegjësinë ta ndryshoni. Është akoma më e rëndë që statuti ta dini që ka probleme e të mos merrni asnjë masë”, tha Kushi. “Ju vazon me paligjshmëri e keni mbushur por kjo ishte pika që e derdhi. Ju keni bërë dhe kur zgjodhët Alfred Pezën duke votuar për të skualifikuar një kandidat që i kishte të gjithë kriteret, si Ëngjëll Musai. Gjithë kohën kam qenë koherente”, tha Zhupa disa javë më parë. Më pas në Parlament u vendosën emra që vijnë kryesisht nga rrethet e pushtetit dhe ndikimi i drejtpërdrejtë politik. Kryetar i tij u zgjodh Fatjon Hoxhalli, një njeri i afërt i qeverisë, me eksperiencë pranë Niko Peleshit dhe grupit parlamentar socialist. Ndërkohë që pjesa më e madhe e anëtarëve të rinj vijnë nga rrethet e politikës, duke e kthyer institucionin që duhet të ishte i pavarur, në një mekanizëm kontrolli të plotë nga pushteti.
    Kapja e RTSH
    RTSH është operatori i vetëm publik në vend dhe, në bazë të dispozitave ligjore e standardeve të lirisë së medias, do të duhej të ishte i pavarur nga politika. Standardet janë rrezikuar plotësisht me zgjedhjen e fundit, duke ngritur shqetësime për angazhimet që vendi ka ndërmarrë në procesin e integrimit. Delegacioni i Bashkimit Europian në Tiranë tha pak ditë më parë se ndikimi politik në një transmetues publik rrezikon integrimin e Shqipërisë në BE. “Pavarësia e transmetuesit publik të Shqipërisë, përfshirë edhe rreziqet e ndikimit politik në emërimet e Drejtorit të Përgjithshëm dhe Këshillit Drejtues, ka qenë një çështje afatgjatë e theksuar nga BE-ja për rrugën e anëtarësimit të Shqipërisë,” thuhet në reagimin e zyrës së BE-së në Tiranë.
    BE i kujton Shqipërisë angazhimet e marra në kuadër të negociatave, angazhime që sigurojnë ndër të tjera, “një reformë të plotë të kuadrit ligjor dhe rregullator për mediat, përfshirë synimin për të forcuar pavarësinë e transmetuesit publik”. Në progres-raportet e Komisionit Evropian theksohet rëndësia e një transmetuesi publik të pavarur dhe në mënyrë të veçantë ndikimi politik në përzgjedhjen e bordit, si një nga shtyllat e vlerësimit të lirisë së medias. Kujtojmë se RTSH ka qenë në qendër të debatit publik prej më shumë se një viti, pasi ish-drejtori Alfred Peza dha dorëheqjen, pasi u përball me kritika për shkarkime masive nga puna të gazetarëve dhe punonjësve të këtij institucioni gjatë vitit që mbajti detyrën.

  • Linda dhe Edi Rama në SPAK për sarajet e Surelit, Altin Dumani “para provës së zjarrit” për kallëzimin e grabitjes…

    Linda dhe Edi Rama në SPAK për sarajet e Surelit, Altin Dumani “para provës së zjarrit” për kallëzimin e grabitjes…

    Çifti kryeministror, Linda dhe Edi Rama, janë përballë një hetimi të mundshëm në Prokurorinë e Posaçme lidhur me grabitjen e pronës shtetërore në Surrel dhe ndërtimin e sarajeve luksoze që ata disponojnë atje. Ky kallëzim penal është ngritur nga Kryetarja e Gjykatës së Apelimit në PD, Adriana Kalaja, e cila kërkoi nga Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë, GJKKO, që të detyrojë SPAK të regjistrojë kallëzimin për krimin e dyshuar të grabitjes së pronës shtetërore, që ka ndodhur gjatë periudhës kur Linda Rama ka pasur interes në këtë pronë. Sipas Kalasë, në regjistrat e Kadastrës rezulton se prona ku janë ndërtuar sarajet e çiftit Rama ka qenë pronë shtetërore, por ka kaluar në duar private në mënyrë të paligjshme, duke u shndërruar në pasuri të familjes kryeministrore.
    Ajo ka theksuar se që në vitin 2008, Linda Rama kishte shprehur interes për këtë pronë dhe kishte tentuar ta përvetësonte atë me një çmim të papërfillshëm, duke i dhënë kështu një përfitim të jashtëligjshëm çiftit të saj. “Në shtator 2024 kemi kallëzuar në SPAK vjedhjen mafioze të pronës shtetërore në Surrel ky çifti ka kryer ndërtimin e sarajeve në mënyrë të paligjshme. Dumani, në rastet e familjes kryeministrore, e kalon për kompetencë në Prokuroria e Tiranës. Sapo u informua, vendosi mos fillimin e çështjes. Vendimi për mosfillim është për një afat 15 ditor. Në kundërshtim me ligjin ka nisur mosfillimin e çështjes edhe duke marrë konfliktin e interesit, që kishte drejtuesi Arenc Çela me gjyqtaren Arbena Ahmetaj, që kishte dhënë vendimin. Ne e ankimuam vendimin dhe Gjykata. e Tiranës, e cila vendosi që çështjen ta kalojë në SPAK, pasi vlerëson se kallëzimi është kompetencë e SPAK.
    GJKKO të zbatojë ligjin dhe ketë çështje ta delegojë në SPAK, duke i treguar detyrat përkatëse për këtë çështje, duke bërë që hetimi të shkojë deri në fund”, tha Adriana Kalaja.
    Hetimet
    Ping-pongu sipas Kalasë për çështje kompetencash, është e papranueshme, sa kohë që ligji e shpreh qartë se kush është objekt dhe subjekt hetimi i SPAK. “Kryeministri Rama ka kohë që lavdëron Dumanin dhe ka të drejtë, sa kohë që Dumani në shkelje të detyrës e falsifikim të provave e dosjeve penale që meriton të gjykohet Rama, i mbyll çështjet dhe i kalon për kompetencë në prokuroritë që s’është kompetencë e tyre. Më 27 shkurt, prok. e Tiranës vendos mosfillim hetimi pas 6 muajsh. Dumani nuk e mbron dot se faktet e provat janë aty, ne do t’i shkojmë deri në fund. Se mbron vendimin e gjyqtares Arbena Ahmetaj, që është bashkëshortja e Arenc Çelës.
    Ky vendim shpreh qartë se edhe avokatura e shtetit s’ka kryer ankim siç e kërkon ligjin. Dumani s’e mbron dot Linda e Edi Ramën që më 2008, Linda i kishte vënë syrin kësaj prone të lakmueshme, që ka qenë pronë shtet. Nga një pronë shtet, ka kaluar në mënyrë të paligjshme te çifti kryeministror. Dhe Dumani se shikon që është objekt e subjekt i SPAK. Nga ky veprim i Lames kur drejtonte Kadastrën, prona nga emërtimi shtet kalon në 2-3 duar si blerës e më pas kalon te Linda Rama. Kadastra e evidenton se është pronë shtet dhe që është grabitur në mënyrë kriminale nga çifti Rama. GJKKO të detyrojë SPAK të regjistrojë kallëzimin penal, pasi as Dumani as tjerë s’e mbrojnë dot çiftin Rama, pas 12 majit do dalin para ligjit dhe prokurorët e gjyqtarët që mbrojnë krimin e korrupsionin”, u shpreh Adriana Kalaja.

  • Pasi shkatërruan Këshillin Drejtues të RTSH për kapriçot e Linda Ramës,njeriu i gruas së kryeministrit drejt marrjes…

    Pasi shkatërruan Këshillin Drejtues të RTSH për kapriçot e Linda Ramës,njeriu i gruas së kryeministrit drejt marrjes…

    Është mbyllur dje zyrtarisht gara për postin e Drejtorit të Përgjithshëm të RTSH, ku 13 kandidatë kanë dorëzuar dokumentacionin për të marrë drejtimin e medias publike. Mes emrave në garë janë edhe figura të njohura si Eni Vasili, Laureta Roshi dhe Enrik Mehmeti, por burime nga Këshilli Drejtues flasin për një prapaskenë të fortë politike. Pas prishjes së procedurës së parë dhe rihapjes së garës me vendim të bordit të ri të emëruar politikisht, në sfond shfaqet një emër që duket se ka “bekimin” e padiskutueshëm të pushtetit: Eni Vasili.
    Gazetarja e njohur dhe njëherazi mikesha e Linda Ramës, bashkëshortes së kryeministrit Edi Rama, përflitet si favoritja e pakontestueshme në këtë proces që për zërat kritikë është një farsë. Pra pas pazareve politike të heshtura Rama-Berisha për përbërjen e bordit të RTSH, kjo garë shihet si mbyllja e ciklit të kapjes së institucionit më të rëndësishëm mediatik në vend. Shumë nga kandidatët e tjerë cilësohen si “figura për fasadë”, ndërsa vendimi duket se është marrë që në nisje. Në këtë klimë mosbesimi, e vetmja pyetje që mbetet është: a do të ketë guxim Këshilli Drejtues të shkelë “porositë nga lart”? Për momentin, duket se Radio Televizioni Shqiptar po ecën drejt një epoke të re, jo të pavarur, por të komanduar.
    Mbyllet gara
    Konkretisht janë mbyllur dje zyrtarisht aplikimet për postin e Drejtorit të Përgjithshëm të Radio Televizionit Shqiptar (RTSH), në përputhje me vendimin e Këshillit Drejtues të datës 1 prill, që caktonte 15 prillin si afatin përfundimtar për dorëzimin e dokumentacionit nga kandidatët. Sipas burimeve, 13 persona kanë shprehur interesin për të drejtuar median publike, mes tyre edhe figura të njohura të ekranit, si gazetarja Eni Vasili dhe Enrik Mehmeti. Këshilli Drejtues pritet të shqyrtojë dokumentacionin dhe të shpallë fituesin e kësaj gare në ditët në vijim. Kjo është gara e dytë për zgjedhjen e drejtuesit të RTSH, pasi procedura e mëparshme, e nisur më 6 janar, u pezullua më 30 janar pas një kërkese nga Komisioni Parlamentar i Medias, duke bërë që Këshilli ta rihapë procesin nga e para.
    Lista e kandidatëve që synojnë drejtimin e RTSH:
    1. Gëzim Nazif Xhaxhaj2. Flamur Buçpapaj3. Kliton Rama4. Zoje Jakaj (Marashi)5. Jetmir Shpuxa6. Laureta Roshi7. Ermal Hoxha8. Eni Vasili9. Harrila Koçi10. Engjëllush Musai11. Mimoza Haxhiaj12. Elton Metaj13. Enrik Mehmeti
    Megjithatë tashmë mbetet në dorën e Këshillit Drejtues për të përzgjedhur kandidatin që do të udhëheqë RTSH-në në një periudhë të rëndësishme për median publike shqiptare, ku me shumë gjasa frenat e këtij institucioni do t’i marrë Eni Vasili, e cila është mikesha Linda Ramës, mikesha e bashkëshortes së kryeministrit Edi Rama.

  • Sherri me Demaliajn e Linda Ramës, Gjuzi: Isha i shoqëruar… tentativë për të grushtuar dhe sulmuar

    Sherri me Demaliajn e Linda Ramës, Gjuzi: Isha i shoqëruar… tentativë për të grushtuar dhe sulmuar

    Kryetari i Partisë Konservatore Kujtim Gjuzi ka reaguar në lidhje me dhunimin e tij nga Ilir Demaliaj, kushëriri Linda Ramës, nusja e kryeministrit Edi Rama.

    Ish-deputeti Kujtim Gjuzi u shprehet se Demaliaj ka hyrë në ambientet e hotelit dhe ka shkuar në drejtim të tij duke e sharë dhe fyer.

    Ai thotë se ka qenë i shoqëruar në tavolinë me kryetaren e degës së Tropojës Sanije Hajdarmataj. Gjithashtu thotë se i ka kërkuar disa herë Demaliajt të tërhiqej, po ai s’ka dëgjuar.

    Gjuzi: Isha me kryetaren e degës së Tropojës, Sanije Hajdarmataj, po diskutonim në tavolinën tonë. Hyn Demaliaj në holl dhe filloi me fyerje dhe sharje, me fjalë burrash që nuk thuhen në sy të një gruaje. Filloi të më fyejë, i thashë se unë jam në kafe me njerëz… më sulmoi, por u tërhoqa sepse nuk doja të merrja goditje. Doli dhe kryetarja përpara, ai nuk ndaloi, më pas ika në holl, ndërhynë badigardët e Hotel Tirana dhe çdo gjë u shua. Ishte tentativë për të grushtuar dhe sulmuar, por unë ruajta qetësinë. 

  • Edi Rama dhe bashkëshortja e tij, Linda Rama, shtruan një iftar mbrëmjen e sotme në Elbasan

    Edi Rama dhe bashkëshortja e tij, Linda Rama, shtruan një iftar mbrëmjen e sotme në Elbasan

    “MUAJI I BEKUAR
    Agjërim dhe lutje të pranuara për të gjithë besimtarët”- shkruan Edi Rama dhe publikon videon e mëposhtëme:

    Kryeministri Edi Rama dhe bashkëshortja e tij Linda Rama kanë shtruar një iftar mbrëmjen e së premtes në qytetin e Elbasanit, në ambientet e xhamisë së Balliajve.
    Rama e ka quajtur iftar i posacëm, duke kujtuar se sot në Tiranë ka hapur dyert më në fund pas shyumë vitesh pritje dhe xhamia e madhe e Namazgjasë
    “Kjo sofër tradicionale më jep ndjesi fëmijënore gëzimi dhe e shijoj këtë muaj pasi na jep mundësi të ndjehemi mirë, ku paudhësitë dhe shëmtitë e kohës na duken të kapërcyeshme dhe të papërfillshme, kudo ku politika anon nga tensionimi e shoq shoqit, dhe bëjnë dua që të jetë gjithmonë kështu, fqinji me fqinjin dhe komshiu me komshiun.

  • Ilir Proda pret Linda Pustinën

    Ilir Proda pret Linda Pustinën

    Marrëveshje bashkëpunimi ndërmjet Policisë së Shtetit  dhe Agjencisë Kombëtare të Kontrollit të Cannabis-it për të bashkërenduar veprimet konkrete, mbështetje reciproke për sigurimin e parandalimit të devijimit dhe përdorimit të paligjshëm të produkteve dhe nënprodukteve të cannabis-it për qëllime mjekësore dhe industriale sipas parashikimeve ligjore.
    Firmosen drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda dhe drejtores së Përgjithshme te Agjencisë Kombëtare të Kontrollit të Cannabis-it , Linda Pustina.