Ish-banorja e Big Brother Vip Kosova, Linda Rei, ka folur për eksperiencën e saj jo të mirë në shtëpinë e BBV.
Teksa shprehu pakënaqësitë nga produksioni, Linda Rei tha se producentja e emisionit, Olsa Muhameti ishte e gatshme të shkelte mbi çdo njeri, vetëm e vetëm për të rritur shikueshmërinë e formatit.
“Uria që ka patur Olsa, producentja e atij emisioni që është e gatshme të shkeli me këmbë çdo kënd dhe çdo njeri që ta rrisi emisionin kudo.Duhet të jetë kështu një producent, por jo me shëndetin”, tha Linda Rei.
Në podkastin për Grida Dumën, Linda Rei, tha se u detyrua të hiqte dorë nga loja për shkak të problemeve shëndetësore që kishte dhe mungesës që mbështetjes nga produksioni lidhur me sëmundjen e saj, diabet tip 1. Sipas saj ndonëse produksioni i kishte premtuar se do i siguronte matësin e diabetit, ajo nuk pati kurrë akses te një pajisje e tillë brenda në shtëpi.
“Mua më mashtruan. Unë i thashë përpara se të fillonte emisioni ma jepni ta vendos sepse do një orë që të aktivizohet, dhe më thanë ‘mos ki merak futu se aty e ke’, dhe në momentin që unë u futa dhe nuk ishte, doja të dilja. Më kanë mashtruar një javë të tërë. …Por unë isha shumë e qartë ‘show me shëndetin tim nuk bëj’. E para nuk flisja dot sepse e kisha sheqerin 400, me merrej goja dhe më merreshin këmbët. Dhe ti të më thuash mua në momentin që unë them do dal, e ti të thuash që pulla që mat diabetin po vjen , aty vërtetuan se donin të bënin show. Kur unë i pyeta si e gjetët pullën tani, ata më thanë ‘jeni 18 veta, çdo kush ka tekat e veta’. Diabeti im është autoimun. Isha me vërtet keq, sepse për ndryshe nuk do qaja kur po dilja nga atje. Aty është çdo gjë e bërë gati para. Çdo gjë që flitet pritet”, u shpreh ish-banorja e BBV.
Megjithatë, Linda nuk e fshehu zhgënjimin që la garën më herët se sa kishte dëshiruar.
“Më vjen shumë keq që s’jam aty. Nuk jam penduar se po vdisja aty brenda, por kam qenë gati për atë format”, tha Linda.
Ajo falënderoi banorët për respektin që i kanë treguar, por theksoi se problemi i saj ka qenë vetëm me produksionin dhe jo me dinamikat brenda shtëpisë.
Linda Rei: Më vjen shumë keq që s’jam aty më. Domethënë nuk jam penduar sepse po vdisja aty brenda, por me vjen shumë keq që nuk jam, sepse me vërte isha gati për atë format dhe e kam dëshiruar si test për veten time. Banorët kanë qenë shumë të respektueshëm, domethënë nuk kanë dalë kurrë në banalitete me mua.
Uria që ka patur Olsa, producentja e atij emisioni që është e gatshme të shkeli me këmbë çdo kënd dhe çdo njeri që ta rrisi emisionin kudo. Duhet të jetë kështu një producent, por jo me shëndetin. Po flasim thjesht për pullën që mua më mat diabetin orë e sekondë. Ata e dinin një muaj më para se çfarë më duhej mua brenda në shtëpi dhe e kam me mesazh, dhe ata më thanë mua ok se e rregullojmë ne. Dhe natën e parë që unë u bëra virale me videon që bërtisja e thosha ‘nuk ekziston’.
Mua më mashtruan. Unë i thashë përpara se të fillonte emisioni ma jepni ta vendos sepse do një orë që të aktivizohet, dhe më thanë ‘mos ki merak futu se aty e ke’, dhe në momentin që unë u futa dhe nuk ishte, doja të dilja. Më kanë mashtruar një javë të tërë. Ai reagimi im i fortë e natës së parë, ata donin të bënin show me mua. Por unë isha shumë e qartë ‘shoë me shëndetin tim nuk bëj’ dhe në momentin që unë shoh që po do reagime të forta nga ana ime kam ndenjur pa folur. E para nuk flisja dot sepse e kisha sheqerin 400, me merrej goja dhe më merreshin këmbët. Dhe ti të më thuash mua në momentin që unë them do dal, e ti të thuash që pulla që mat diabetin po vjen , aty vërtetuan se donin të bënin show. Kur unë i pyeta si e gjetët pullën tani, ata më thanë ‘jeni 18 veta, çdo kush ka tekat e veta’. Diabeti im është autoimun. Isha me vërtet keq, sepse për ndryshe nuk do qaja kur po dilja nga atje. Aty është çdo gjë e bërë gati para. Çdo gjë që flitet pritet.
Tag: linda
-

Linda Rei flet për eksperiencën në BBV Kosova: Olsa Muhameti, e gatshme të shkeli çdo njeri
-

Linda Rei shpërthen ndaj produksionit të BBVK: S’ma ktheni as sot sendet personale
Linda Rei, ish-banore e “Big Brother VIP Kosova”, ka reaguar ashpër kundër produksionit të formatit pas largimit të saj nga shtëpia. Ajo pretendon se ende nuk i janë kthyer disa sende personale, pavarësisht se ka kërkuar zyrtarisht rikthimin e tyre.
Në një postim të bërë në rrjetet sociale, Linda Rei ka publikuar një mesazh të drejtpërdrejtë ndaj produksionit, ku shprehet e zhgënjyer që duhet të bëjë story për diçka që, sipas saj, duhej zgjidhur privatisht.
Postimi i saj:
“@bigbrothervipkosova ju lutem, unë akoma po pres të më ktheni gjërat e mia personale, këpucët dhe setin me extensions. Më vjen keq që duhet të bëj story në Instagram, por nëse doni t’i mbani gjërat e mia personale sepse nuk i pëlqejnë dikujt nga produksioni apo thjesht për inat, atëherë është mirë të dihet,” shkruan ajo.
Linda tregon se më herët ka kontaktuar edhe anëtarë të stafit të BBVK, por pa marrë përgjigje:
“Para se të bëj story, i kam shkruar Majlindës, por nuk më ka kthyer përgjigje.”Ajo shton se po pret ende një komunikim zyrtar, ndërsa kërkesa e saj mbetet e pazgjidhur. Reagimi i saj ka ngjallur diskutime në rrjet dhe shumë ndjekës e kanë mbështetur duke kërkuar transparencë nga produksioni.
-

Drama në “Big Brother VIP Kosova” shpërthen sërish: Linda Rei braktis garën mes tensioneve dhe akuzave
Tensionet në “Big Brother VIP Kosova” nuk po marrin fund, dhe këtë herë qendra e gjithë vëmendjes është banorja Linda Rei, e cila ka vendosur të ndërpresë garën në mënyrë të menjëhershme. Vendimi i saj erdhi pas një seri ngjarjesh të ndërlikuara, debatimesh dhe pretendimesh që kanë ndezur diskutime si brenda shtëpisë, ashtu edhe në rrjetet sociale.
Linda refuzoi të pranonte nominimet dhe i kërkoi produksionit largimin nga shtëpia, duke u justifikuar me arsye shëndetësore. Ajo deklaroi se disa kërkesa personale nuk ishin marrë parasysh, përfshirë kërkesën për një takim. Por pretendimet e saj u kundërshtuan menjëherë gjatë transmetimit live nga moderatori Alaudin Hamiti, i cili e mohoi kategorikisht versionin e Lindës, duke theksuar se kërkesat e saj janë trajtuar plotësisht sipas rregullores.
Drama nuk përfundoi me aq. Ndërsa Linda qëndronte ende në dhomën e rrëfimit, banorëve të tjerë iu dorëzua një zarf urgjent me një njoftim të prerë nga produksioni:
“Banorë, Big Brother ka marrë vendim të lejojë Lindën të dalë nga shtëpia, televotimi vazhdon.”
Kjo lëvizje solli reagime të shumta brenda shtëpisë, me banorët që mbetën të habitur nga mënyra e papritur se si u zhvillua situata. Me largimin e Lindës, dinamika e lojës pritet të ndryshojë ndjeshëm, duke hapur një kapitull të ri në garën që çdo javë sjell surpriza të reja. -

Probleme me diabetin, klipi ku Linda Rei shfaqet në gjendje të rënduar
Spektakli i sotem në Big Brother VIP Kosova 4 solli një moment të rëndë emocional dhe shumë të diskutueshëm, pasi produksioni publikoi një klip ku protagonistja ishte Linda Rei, një nga banoret më të komentuara të këtij edicioni dhe njëkohësisht një transgjinore që vuan nga diabeti.
Pamjet tregonin Lindën të ulur në Dhomën e Rrëfimit, dukshëm të tensionuar, të çorientuar dhe në gjendje të vështirë fizike. Ajo shihej duke e humbur ekuilibrin, me lëvizje të shqetësuara dhe duke kërkuar me ngulm ndihmë për matjen e insulinës një proces thelbësor për të mbajtur nën kontroll gjendjen e saj shëndetësore.Sipas klipit, Lindës iu kërkua të përdorte aparatin për matjen e insulinës nën mbikëqyrjen e stafit, pasi ky lloj pajisjeje, për arsye sigurie, nuk lejohet të mbahet brenda shtëpisë. Ky fakt ndezi polemika të reja, pasi situata e shfaqur dukej se e vendoste banoren në një moment paniku, stres të lartë dhe pasiguri.
Videoja ndezi diskutime të gjera në rrjete sociale për rregullat e ashpra të Big Brother-it, të cilat shpesh përplasen me nevojat mjekësore të banorëve. Shumë komentues theksuan se diabeti është një gjendje kronike që kërkon kujdes të vazhdueshëm dhe se një vonesë apo hezitim i vogël mund të shkaktojë pasoja serioze.
Ndërkohë, të tjerë ngritën pyetje mbi protokollet e sigurisë së programit dhe mënyrën si trajtohen situatat urgjente brenda shtëpisë. -

”Krijimi i familjes është detyrë ndaj krijuesit”, debat mes banorëve. Linda Rei: Nuk doja të lindja
Showbiz E Mërkurë, 19 Nëntor 2025 21:30
Arditi ka sjellë një temë tejet interesante për diskutim në ”BBVK4”, martesa dhe krijimi i familjes. Ai u shpreh se çdo njeri në jetë ka një mision të caktuar dhe se ndërtimi i familjes është një detyrë e rëndësishme, jo vetëm ndaj vetes, por edhe ndaj krijuesit. “Krijimi i familjes është detyrë ndaj vetës dhe krijuesit”, deklaroi Arditi. Linda Rei dha tjetër qëndrim, pasi trasgjinorja thotë se nuk ka dashur që të lindi siç lindi, mashkull.
-

Fatos Nano përcillet në banesën e fundit, Linda Rama ngushëllon Xhoana Nanon
Lideri historiki i PS po përcillet në banesën e fundit.
Gjatë këtyre momenteve bashkëshortja e kryeministrit Rama, Linda Rama është parë duke ngushëlluar Xhoana Nanon e cila që prej fillimit të ceremonisë është parë e prekur dhe me lot në sy.
-

Balluku, “Linda” qeveritare e Ramës…
Gazeta Standard është portali zyrtar i gazetës se përditshme “Standard”. Parimi ynë është informimi i thelluar i mbeshtetur ne objektivitet dhe investigim. “Behu pjese e lajmit”- eshte motoja jone kryesore qe fton lexuesit te jene pjese e jona


