Tag: limit

  • VIDEO/ “Ajo po komandon në shtratin tonë”, kush u bë shkak për sherrin mes Albës dhe Limit në Ferma VIP

    VIDEO/ “Ajo po komandon në shtratin tonë”, kush u bë shkak për sherrin mes Albës dhe Limit në Ferma VIP

    Pas spektaklit të mbrëmjes së djeshme, tensionet janë rritur mes çiftit Alba dhe Limi, ku një situatë me Keisin është bërë shkak për një debat të ashpër mes tyre.
    Ngjarja ndodhi teksa Keisi ishte në shtrat duke biseduar me Limin dhe e ftoi edhe Albën të bashkohej. Kjo ftesë nuk u prit mirë nga Alba, e cila reagoi menjëherë dhe ngriti zërin ndaj partnerit të saj.
    Alba, e irrituar nga pranisë së Keisit në hapësirën që ajo e konsideron private, u shpreh:

    “A ka mundësi t’i ndash muhabetet si burrat? Nuk mund të vijë dikush tjetër te dysheku ynë e të japë komandën.”
    Nga ana tjetër, Limi mbrojti veten duke i kërkuar Albës të mos vendoste kufizime mbi sjelljen e tij:“Jo kushte mua, nuk mund të më vendosësh. Nëse ti i ke bezdi këto gjëra, unë nuk i kam. Mua mos ma ngri zërin.”

    Alba nuk u tërhoq nga qëndrimi i saj, duke akuzuar Keisin për sjellje përçmuese dhe kontrolluese:
    “Ajo sillet me komandë te dysheku ynë. Vjen, më shan mua te dysheku ynë. Bën komandën. E kupton çfarë po lejon apo jo?”
    Debati mes tyre u mbyll me largimin e Limit nga ambienti ku po diskutohej, duke lënë të hapur tensionin mes çiftit. Situata ka ngjallur interes të madh edhe në rrjetet sociale, ku ndjekësit po ndajnë mendime të ndryshme për sjelljen e të treve.
    /vizionplus.tv

  • Surprizat s’kanë fund në Fermë, 5 konkurrentë në televotim, njëri eleminohet të hënën

    Surprizat s’kanë fund në Fermë, 5 konkurrentë në televotim, njëri eleminohet të hënën

    E paparashikueshme, plot emocione, debate, formula të reja dhe sfida ishte mbrëmja e tetë e “Ferma vip 2”.
    Moderatorja Luana Vjollca mbajti ritmin e spektaklit, ndërsa opinionistët Kastro Zizo dhe Zhaku ofruan analiza të thelluara mbi ngjarjet e zhvilluara këtë javë në fermë.
    Debatet, rivaliteti dhe raportet e krijuara ishin në qendër të vëmendjes. E tillë është marrëdhënia mes Limit dhe Albën, që ka krijuar përçarje mes fermerëve. Konkurrentët pas një darke që nuk shkoi sipas parashikimeve të Albës, duke krijuar jo pak konfuzim të pjesa tjetër, u mbyll me një propozimin e Limit.

    Elinara, e cila gjatë këtyre ditëve ka patur ditëlindjen u surprizua përmes një videomesazhi nga motra e saj. Teksa fermerja ndodhej në plevicë, vajza e saj e priste në arenë. Moment ky që veç emocioneve të bukura që përcolli te publiku i dhuroi këngëtares një kujtim që do ta mbaj mend gjatë.
    Fermerët u përballën me sfida të reja ku treguan edhe njëherë aftësitë e tyre fizike, duke i shtyrë ata në kufijtë e mundësive të tyre.
    Alba Pollozhani kryefermerja e kësaj jave sipas një formule të paracaktuar nga Agai pati mundësinë e zgjedhjes së sfidantëve që më pas do të shkonin në një sfidë kokë më kokë.
    Nur ishte e zgjedhura e Albës, të cilës gjithashtu iu desh të zgjidhte një tjetër fermer për t’iu bashkuar sfidës. Ganiu u bë sfidanti i dytë që do të përballej me të. Ky e fundit duhet të thoshte po ashtu një emër, atë të Big Bastës, që u bë automatikisht pjesë e televotimit për t’u emiminuar javën e ardhshme.
    Gjatë sfidës pati tension dhe grind, pas një beteje disa minuta, Nur u shpall fituese, gjë që çoi në një televotim humbësin e kësaj sfide, Ganiun së bashku me Big Bastën.
    Por rrethit të emrave të të nominuarve iu bashkuan edhe 3 fermerë të tjerë.
    Ishte Lim Hoti ai që gjatë këtyre ditëve ka rrëmbyer simpatinë e publikut, duke u zgjedhur kështu fermeri më i votuar.
    Si i zgjedhuri i publikut pati një avantazh në lojë. Një qyp magjik e vuri fermerin mes sy zgjedhjesh. Brenda në qyp gjendeshin dy papiruse, ku njëri në bazë të nëj avantazhi, e kaloi automatikisht kryefermer i ri, ndërsa tjetri e bëri të shtonte 3 emra të tjerë për t’i kaluar në televotin për eliminim ditën e hënë.
    Limi duket se e ka nisur lojën e tij ndaj dhe një zgjedhje strategjike çoi në televotim dhe tre djem të tjerë, Erandin, Andrean dhe Yllin.Zgjedhjet e Limit nuk mbaruan këtu. Elinara u bashkua me kryefermerin për të kaluar ditët bashkë në shtëpinë e njëshit.
    Nën ritmet e bukur atë muzikës dhe energjisë pozitive u mbyll edhe kjo mbrëmje, ndërsa 24 orë në 7 ditë të javës, Ferma VIP vjen për publikun në dy kanale të dedikuara të platformës Tring, si dhe në ekranin e Vizion Plus.

  • Nuk njeh limit, Vesa Luma ekspozon linjat

    Nuk njeh limit, Vesa Luma ekspozon linjat

    Vesa Luma vendosi të bëjë një gjë krejtësisht të zakonshme në Instagram: të postojë një foto me një trupore.
    Por siç e dimë tashmë, interneti nuk është vendi më dashamirës i mundshëm.
    Komentet “a e kishe të nevojshme?”, “kriza e moshës së mesme?”, “uaa po kjo?” nuk munguan.
    Pas gjithë komenteve, Vesa reagoi me stil. Ajo publikoi në Instagram Story një video të Aulona Mustës ku kjo e fundit shkruan:
    “Fotot nga palestra, apo fotot me rrobabanjo ngacmojnë dhe acarojnë vetëm ato gra që nuk janë stërvitur një ditë në jetën e tyre!”
    “Aulona, vazhdo të na frymëzosh,” shkroi Vesa.

    Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e
    raportoni këtu.

    JOQ Sondazh

  • “Ju të dy jeni bashkë”, Zhaku e drejtëpërdrejtë me Limin dhe Kejsin! Çfarë qendron pas shoqërisë së tyre?

    “Ju të dy jeni bashkë”, Zhaku e drejtëpërdrejtë me Limin dhe Kejsin! Çfarë qendron pas shoqërisë së tyre?

    Opinionistja e Ferma VIP 2, Zhaku, ndërsa është ndalur duke analizuar lojën e fermerëve gjatë këtyre ditëve, është fokusuar te marrdhënia mes Kejsit dhe Limit.
    Zhaku ngriti dyshime se mes Kejsit dhe Limit nuk ka shoqëri jashtë siç ata pretendojnë, por diçka më shumë.
    Por sërish ky pretendim i Zhakut është mohuar nga ana e Kejsit.

    Pjesë nga diskutimi:
    Zhaku: Sa të dashura i gjete Limit?
    Kejsi: Nuk është se ka shumë këtu.
    Zhaku: Pse kam përshtypjen unë që ju të dy jeni bashkë.

  • Alba dhuron kërcim sensual në Ferma VIP, përplasja me Keisin për prehrin e Limit

    Alba dhuron kërcim sensual në Ferma VIP, përplasja me Keisin për prehrin e Limit

    Alba ka dhuruar sot një skenë sensuale në Ferma VIP. Këngëtarja ka bërë një kërcim provokues për Limin, i cili e shijoi deri në fund i ulur në karrige.
    “Pse nuk po zhvishesh?”, i thot Alba Limit duke e detyruar të heq bluzën.
    Por gjatë këtij kërcimi ka patur edhe një ndërhyrje nga Keisi e cila ka tentuar të ulet në prehrin e Limit, por Alba e ka ndaluar me pretekstin: Ta mbaroj diçka.
    Kujtojmë se Limi është përfshirë në disa hipoteza për një romancë në fermë.
    Mbrëmjen e djeshme gjatë spektaklit ai dhe Ester folën në plevicë për marrëdhënien e tyre, por mbetet të shohim si do zhvillohen situatat, tashmë edhe me përfshirjen e Albës në lojë.

  • VIDEO/ Alba dhuron kërcim sensual në Ferma VIP, përplasja me Keisin për prehrin e Limit

    VIDEO/ Alba dhuron kërcim sensual në Ferma VIP, përplasja me Keisin për prehrin e Limit

    Alba ka dhuruar sot një skenë sensuale në Ferma VIP. Këngëtarja ka bërë një kërcim provokues për Limin, i cili e shijoi deri në fund i ulur në karrige.
    “Pse nuk po zhvishesh?”, i thot Alba Limit duke e detyruar të heq bluzën.
    Por gjatë këtij kërcimi ka patur edhe një ndërhyrje nga Keisi e cila ka tentuar të ulet në prehrin e Limit, por Alba e ka ndaluar me pretekstin: Ta mbaroj diçka.

    Kujtojmë se Limi është përfshirë në disa hipoteza për një romancë në fermë.
    Mbrëmjen e djeshme gjatë spektaklit ai dhe Ester folën në plevicë për marrëdhënien e tyre, por mbetet të shohim si do zhvillohen situatat, tashmë edhe me përfshirjen e Albës në lojë./vizionplus.tv

  • Italia vendos limit turistësh për plazhin e njohur, do të rezervojnë përmes një aplikacioni

    Në mes të përpjekjeve të vazhdueshme në Itali për të luftuar mbipopullimin e siteve të njohura, autoritetet kanë vendosur se turistët do të duhet të rezervojnë përpara nëse duan të vizitojnë një nga plazhet më të njohura të ishullit të Sardenjës.

    Tuerredda është një gji spektakolar në formë gjysmëhëne që ndodhet në ishullin idilik italian, më pak se 200 metra larg bregut jugor të Sardenjës.

    Në muajt e verës, numri i plazhistëve tashmë është kufizuar nga autoritetet lokale në vetëm 1,100 në ditë, por këshilli lokal i Teulada tani dëshiron që vizitorët të rezervojnë një vend nëpërmjet një aplikacioni përpara se të shijojnë rërën e saj të hollë me ngjyrë të artë dhe ujërat e kristaltë.

    “Shpresojmë të fillojmë me sistemin e ri që në korrik”, tha për mediat lokale Angelo Milia, kryebashkiaku i Teulada.

    Me rreth 50 milionë turistë çdo vit, Italia është një nga disa vende evropiane që po përpiqet të ndalë fluksin e turistëve mes shqetësimeve për dëmet që ata bëjnë në vendet historike dhe sitet e bukurisë natyrore.

    Kontrolle agresive

    Qeveria kombëtare ka qenë e ngadaltë në miratimin e masave që mund të pengojnë vizitorët, veçanërisht gjatë festimeve të Vitit Jubilar të Vatikanit, duke ia lënë në dorë këshillave lokalë që të aplikojnë një qasje më agresive për të kontrolluar numrin e vizitorëve.

    Në Tuerredda, autoritetet e Sardenjës kanë kufizuar numrin e vizitorëve që nga viti 2020 dhe kanë vendosur ndalime për qeset plastike të disponueshme, pirjen e duhanit dhe marrjen e rërës ose guralecave nga plazhi.

    Javën e kaluar, ata u bashkuan me drejtuesit e 25 qyteteve turistike nga e gjithë Italia, duke përfshirë kryebashkiakët e Capri-t dhe Positano, për një samit të krizës në qytetin e Amalfit për t’u përballur me plagën e mbiturizmit.

    Të pranishëm ishin gjithashtu kryebashkiakë nga vendpushimi alpin i skive Courmayeur në kufirin francez, qytetet bregdetare të Cinque Terre në Liguria dhe Taormina, qyteti në majë të kodrës siciliane që ka tërhequr një valë të re turistësh pas serialit të suksesshëm televiziv, White Lotus, të filmuar atje.

    Kryetarët e bashkive duan më shumë fleksibilitet për të kufizuar aksesin e turistëve në periudha me kërkesë të lartë, më shumë në koordinimin e trenave, trageteve dhe mënyrave të tjera të transportit publik, dhe fleksibilitet më të madh për të vendosur taksat lokale ose për të urdhëruar bizneset të punësojnë staf të përkohshëm.

    Paolo Falco, kryebashkiaku i Capri-t, po kërkon më shumë pushtet mbi kohën e mbërritjeve të turistëve, veçanërisht të udhëtarëve ditorë, të cilët përmbytin ishullin me mijëra çdo verë. Ai ka sugjeruar një limit për orë të numrit të trageteve.

    “Është thelbësore që komuna jonë të vendosë limit orar të lidhjeve detare, të vendosur aktualisht vetëm në nivel rajonal. Në Capri, ne duam të mbrojmë në maksimum ata që vijnë të na vizitojnë dhe të sigurojmë një përvojë cilësore për të gjithë”, tha ai në një deklaratë.

    Numri i turistëve dominon mbi popullsinë vendase në Capri gjatë muajve të verës, pasi 16,000 të huaj vizituan ishullin në maj dhe qershor të vitit të kaluar, 3000 më shumë, krahasuar me 13,000 banorë rezidentë të ishullit. 

  • “Është homosek*ual”/ Përplasje mes Limit dhe Yllit në Ferma VIP: Më ke kërcënuar!

    “Është homosek*ual”/ Përplasje mes Limit dhe Yllit në Ferma VIP: Më ke kërcënuar!

    Përplasjet mes fermerëve nuk kanë munguar në “Ferma VIP”, edhe pse spektakli ka vetëm pesë ditë që ka startuar. Ishte deklarata e Limit ajo që ndezi gjakrat mes tij dhe Yllit.
    Sipas Limit, Ylli është homoseksual, deklaratë e cila është mohuar publikisht në spektaklin e sotëm nga ky i fundit.
    Nga ana tjetër, Ylli është shprehur se gjatë një bisede në fermë, Limi e ka kërcënuar.

    Pjesë nga biseda:
    Ylli: Limi është shumë djalë i mirë, por ai nuk mundet t’a përcaktojë seksualitetin. Është mendimi i tij. Unë e pranoj publikisht që nuk jam gej. Ai më kërcënoi. Më tha: Kur të dalim jashtë, do e shohësh. Nuk thashë që është djalë i keq. Ky është mendimi im.
    Limi: Ylli mu duk djalë i mirë, interesant. Më pëlqeu si djalë, por ne u ndamë për disa gjëra. Po flisnim për familjen dhe mu duk fallco. Punët e shtëpisë i bën vetëm për të rënë në sy. Deklaratën e dhashë nga mënyra si rri, si flet, zihet vetëm me gocat. Nuk bëjnë burrat ashtu.
    Zhaku: Nuk ka çfarë i duhet Limit. Pse të ndikon seksualiteti i një personi? Çfarë të duhet ty nëse është gej?
    Limi: Është e rëndësishme, dua të di kë kam afër.
    Zhaku: Ke frikë se të kap me zor natën? Edhe Ylli nuk ka pse justifikohet. Për mendësinë time, nuk i përket askujt seksualiteti i dikujt aty.
    /vizionplus.tv