Tag: limit

  • “Të hetohen dy tendera fiktivë me vlerë 7.5 mln euro të OSSH”/ Denoncimi i PD: Fituesi i paracaktuar fiton me 98%…

    “Të hetohen dy tendera fiktivë me vlerë 7.5 mln euro të OSSH”/ Denoncimi i PD: Fituesi i paracaktuar fiton me 98%…

    Zëdhënësja e Antikorrupsionit në PD, Genta Vangjeli, ka kërkuar të hetohen, sipas saj, dy tendera fiktivë me vlerë 7.5 milionë euro të OSSH.
    “Konkretisht: ‘Ndërtim i linjës 35kV N.St Koplik 220kV-N.St Vukpalaj me dy qarqe’ me fond limit prej 3 milionë euro; ‘Ndërtim i linjës së re 35kV N.St Vukpalaj-Tamare dhe Nënstacion i ri 35/10 kV në Tamare’ me fond limit prej 4.5 milionë euro”, u shpreh Vangjeli.
    Ajo shtoi se të dy tenderat u zhvilluan në të njëjtën datë, (më 1 shtator), me pjesëmarrje të të njëjtëve ofertues, “të cilët u vlerësuan në të njëjtën mënyrë, duke shpallur fitues të njëjtin bashkim operatorësh për të dyja procedurat”.
    “Fituesi i këtyre tenderave paraqiti oferta me vlerë rreth 98% të fondit limit, duke treguar dyshime se nuk ka pasur konkurrencë reale, por procese të paracaktuar”, theksoi zëdhënësja e Antikorrupsionit në PD.
    Deklarata e plotë:
    Opozita dhe Partia Demokratike vijojnë të denoncojnë tenderat fiktivë dhe të dyshimtë, që administrata e Edi Ramës zhvillon përmes institucioneve publike, duke i kthyer ato në mekanizma abuzimi me fondet e qytetarëve shqiptarë.
     
    Këtë herë bëhet fjalë për 7.5 milion euro të prokuruara me dy tendera të zhvilluar nga Drejtoria e Tensionit të Lartë në OSSH sh.a, konkretisht:
    ‘Ndërtim i linjës 35kV N.St Koplik 220kV-N.St Vukpalaj me dy qarqe’ me fond limit prej 3 milionë euro;
    ‘Ndërtim i linjës së re 35kV N.St Vukpalaj-Tamare dhe Nënstacion i ri 35/10 kV në Tamare’ me fond limit prej 4.5 milionë euro.
    Të dy tenderat u zhvilluan në të njëjtën datë, (më 1 shtator), me pjesëmarrje të të njëjtëve ofertues, të cilët u vlerësuan në të njëjtën mënyrë, duke shpallur fitues të njëjtin bashkim operatorësh për të dyja procedurat.

    Fituesi i këtyre tenderave paraqiti oferta me vlerë rreth 98% të fondit limit, duke treguar dyshime se nuk ka pasur konkurrencë reale, por procese të paracaktuar.
    Kjo pjesëmarrje dhe vlerësimi tregojnë:
    mungesën e nxitjes së pjesëmarrjes së operatorëve ekonomikë në prokurimet publike;
    mungesën e konkurrencës ndërmjet operatorëve;
    rënien e besimit të publikut tek institucionet shtetërore.
    Pjesëmarrja e njëjtë, me të njëjtën renditje dhe të njëjtin fitues në procedura të ndryshme, ngre dyshime serioze se autoritetet kontraktore nuk kanë garantuar trajtim të barabartë, jodiskriminues dhe transparent, siç e kërkon ligji për prokurimet publike (LPP), neni 2 dhe neni 3.
    Partia Demokratike i bën thirrje organeve përgjegjëse të hetojnë menjëherë këto praktika, që dëmtojnë konkurrencën, deformojnë tregun dhe nuk garantojnë mirëmenaxhimin e fondeve publike.

  • VIDEO/ Gola pa limit te Bayern-Chelsea në pjesën e parë, Liverpool dhe PSG argëtohen në Champions

    VIDEO/ Gola pa limit te Bayern-Chelsea në pjesën e parë, Liverpool dhe PSG argëtohen në Champions

    Mbrëmje magjike në Champions League, me pjesët e para që prodhuan rezultate interesante. Bayern po fiton 2-1 ndaj Chelseat. Autogoli i Chalobah dhe goli i Kane i dhuruan avantazhin e dyfishtë bavarezëve, ndërsa te Blutë e Londrës reagoi Palmer.
     
    Liverpool po triumfon 2-1 ndaj Atletico Madrid, falë golave të Robertson dhe Salah. Për spanjollët, Llorente ngushtoi shifrat.

    Në sfidat e tjera, Inter udhëheq 0-1 ndaj Ajax, sakaq PSG-Atalanta ëshë 2-0 në favor të kampionëve.
     
    © BalkanWeb

  • Domenicali: Formula 1 ka arritur në limit, nuk ka vend për një skuadër të 12-të në pistë

    Domenicali: Formula 1 ka arritur në limit, nuk ka vend për një skuadër të 12-të në pistë

    11 Shtator 2025

    10:39

    Telesport

    Formula 1 po i mbyll dyert për skuadra të reja. Presidenti Stefano Domenicali beson se ky sport ka arritur limitin e tij me hyrjen e Cadillac, që pritet të debytojë në vitin 2026 dhe është i gatshëm të tërhiqet vetëm nëse ka një ofertë vërtet me vlerë të lartë.
    “Ne do të shqyrtojmë vetëm një ofertë shumë të rëndësishme sepse mendoj se kemi arritur tashmë në një pikë ku nuk ka më vend për skuadra të tjera. Nga pikëpamja logjistike, jemi në limit“, paralajmëroi Demoenicali pas bgarës së fundit zhvilluar në Monza.
    Më tej, presidenti i Formula 1, komentoi: “Shoh shumë interes nga fonde dhe investitorë që kërkojnë të blejnë ekipet ekzistuese, sepse vlera e një ekipi po rritet në mënyrë eksponenciale. Për këtë arsye interesi financiar për të investuar në F1 po rritet gjithashtu”.
    “Ne e shohim këtë nga afër sepse marrim shumë kërkesa dhe e njëjta gjë po ndodh me ekipet. Por pikërisht për këtë arsye, ne duhet të jemi të kujdesshëm dhe të mbrojmë vlerën e asaj që kemi ndërtuar”, tha Domenicali, që ia mbyll derën hyrjeve të reja.

  • Tenderi 5 milionë euro, kompanitë më të mëdha të internetit kapin AKSHI-n në gabim: Lumë ankesash në KPP

    Tenderi 5 milionë euro, kompanitë më të mëdha të internetit kapin AKSHI-n në gabim: Lumë ankesash në KPP

    Pesë kompani të shërbimit të internetit në Shqipëri janë ankuar në Komisionin e Prokurimit Publik (KPP) lidhur me tenderin e shpallur nga Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit (AKSHI) për ofrimin e shërbimit të internetit dhe intranetit për organet e qeverisjes qendrore.
    Tenderi, me fond limit 5 milionë euro, parashikon që shërbimi të shpërndahet mes katër kompanive fituese. Por, siç evidentohet në dokumentacion, operatorët më të mëdhenj në treg pretendojnë se ka gabime të mëdha në raportin mes fondit limit dhe kërkesave teknike, duke theksuar se me këtë çmim nuk mund të ofrohet shërbimi në kapacitetin e kërkuar.
    Në thelb, kompanitë kërkojnë rritjen e fondit limit, duke marrë si referencë tenderin e mëparshëm, i cili kishte një vlerë disa herë më të madhe.

    Kompani ankuese janë: One Albania, MC Networking, Abissnet, Vodafone Albania dhe Albanian Satellite Communication. Të gjitha ato kërkojnë të njëjtën gjë: rishikimin e fondit limit ose të kërkesave teknike, pasi sipas tyre të dyja nuk mund të qëndrojnë bashkë.
    One Albania dhe Abissnet kanë paraqitur edhe një përllogaritje për KPP-në, duke argumentuar se mënyra si AKSHI ka llogaritur kapacitetet e internetit dhe intranetit është e papërshtatshme dhe nuk përputhet me praktikën e sektorit të telekomunikacionit. “Paraqitja e volumit në formën e një shume të përgjithshme nuk jep qartësi mbi kërkesat teknike dhe krijon pengesa në llogaritjen e kostove, duke detyruar ofertuesit të bazohen në supozime hipotetike”, theksohet në ankesë.
    Sipas tyre, kërkesat teknike duhet të përcaktohen qartë dhe në mënyrë të detajuar, duke parashikuar shpejtësitë e dedikuara për çdo institucion, si dhe emrat dhe adresat e institucioneve që do të furnizohen me shërbim.
    Tenderi
    AKSHI shpalli tenderin me vlerë mbi 5 milionë euro për shërbimin e internetit dhe intranetit për institucionet publike. Procedura është konceptuar si një marrëveshje kuadër, ku do të lidhen kontrata me katër kompani.
    Afati për dorëzimin e ofertave është 22 shtatori 2025, ndërsa kontrata parashikon një kohëzgjatje dyvjeçare.
    Tenderët e AKSHI-t janë shoqëruar shpesh me debate, ankesa në KPP dhe akuza për favorizime, ndërsa disa prej procedurave të mëparshme janë ende nën hetim nga SPAK. Megjithatë, institucioni ka hapur një tjetër tender të madh, i cili ka shumë gjasa të përfundojë sërish në Komisionin e Prokurimit Publik.
    /skyweb.al/

  • Si Soft & Solution e Ermal Beqirit “pushtoi” AKSH-in, ofertat fiktive, pjesëmarrja minimale dhe dyshime për manipulim

    Si Soft & Solution e Ermal Beqirit “pushtoi” AKSH-in, ofertat fiktive, pjesëmarrja minimale dhe dyshime për manipulim

    Tenderat e mëdhenj të Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI) shpesh rezultojnë me pjesëmarrje minimale, duke ngritur shqetësime serioze për mungesën e konkurrencës dhe transparencës. Sipas një analize të tregut, në çdo tender të zhvilluar nga AKSHI paraqiten mesatarisht vetëm 2.5 oferta, ndërkohë që në rang kombëtar mesatarja është dukshëm më e lartë, rreth 8.6 oferta për tender.
    Por edhe kjo shifër e ulët prej 2.5 ofertash nuk përfaqëson realisht konkurrencën, pasi një pjesë e tyre rezultojnë oferta fiktive. Në praktikë, numri mesatar i ofertave të vlefshme (ose të kualifikuara) në tenderat e AKSHI-t është vetëm 1.25 për tender. Kjo do të thotë se në shumicën e rasteve nuk ka garë të mirëfilltë, por thjesht ndarje të fondeve publike mes disa operatorëve të preferuar, të cilët duket se kanë përfituar sistematikisht nga skemat e prokurimeve. Një tjetër sinjal domethënës i mungesës së konkurrencës është fakti që ofertat fituese rezultojnë të jenë shumë pranë fondit limit, në intervalin 90–99% të shumës së paracaktuar.
    Ky tregues tregon qartë mungesë presioni konkurrues, pasi në një garë normale, kur operatorët rivalizojnë realisht, çmimet kanë prirje të zbresin ndjeshëm nën tavanin e vendosur. Në rastin e tenderave të AKSHI-t, janë dokumentuar rregullisht oferta fituese që arrijnë deri në 94% të fondit limit, duke treguar se kontrata i është dhënë operatorit “të preferuar”, pothuajse me vlerën e plotë të fondit të parashikuar. Këto tregues konsiderohen “flamuj të kuq” për integritetin e prokurimeve publike, ashtu siç i ka cilësuar edhe vetë platforma Open Data Albania në analizat e saj mbi tenderat problematikë të këtij institucioni.
    Rastet konkrete të tenderave
    Raste të shumta tregojnë për skualifikimin e ofertave më të ulëta, me qëllim që t’i hapet rruga fituesit të paracaktuar. Një shembull tipik është tenderi i vitit 2023 për ngritjen e një sistemi të qendërzuar dokumentesh me nënshkrim elektronik, me fond limit prej rreth 5.7 milionë eurosh. Në këtë procedurë morën pjesë 4 oferta, por dy operatorët që kishin paraqitur çmimet më të ulëta u skualifikuan. Në fund, kontrata iu dha ofertës së tretë në radhë, kompanisë Soft & Solution, me vlerë prej rreth 5.1 milionë eurosh. Një tjetër tender i ngjashëm ishte ai për përmirësimin e sistemit e-Leje (platforma për lejet e ndërtimit), me fond limit prej rreth 3.1 milionë eurosh. Në këtë procedurë morën pjesë vetëm dy operatorë, ndërsa fituesi rezultoi sërish Soft & Solution e Ermal Beqirit, me ofertë prej rreth 2.8 milionë eurosh.
    Të dy këta shembuj ngrenë dyshime të forta për manipulim të procedurave, duke përdorur si mekanizëm kryesor skualifikimin selektiv të ofertave konkurruese. Një rast edhe më flagrant është tenderi për zhvillimin e platformës qeveritare e-Albania, zhvilluar në vitin 2022–2023, me një fond limit gjigant prej 14.6 milionë eurosh. Ky ishte një nga projektet më të rëndësishme të qeverisë në fushën e digjitalizimit dhe pritej të tërhiqte interes të gjerë nga operatorët e tregut. Megjithatë, në garë u paraqitën vetëm dy oferta. Ajo që e bën edhe më skandaloze këtë procedurë është fakti se njëra prej ofertave, e paraqitur nga kompania Infosoft Systems, ishte krejtësisht fiktive. Kjo kompani nuk dorëzoi as ofertë financiare dhe as dokumentacion të plotë, duke marrë pjesë vetëm në mënyrë formale. Si rezultat, tenderi iu dha ofertës tjetër, një konsorciumi të krijuar posaçërisht nga katër kompani: Fastech, Soft & Solution, Image & Communications dhe Helius.
    Ky konsorcium u shpall fitues me një ofertë prej rreth 13.7 milionë eurosh, që përbënte përafërsisht 94% të fondit limit. Ndërkohë, “konkurenti” Infosoft u skualifikua automatikisht, pa pasur asnjë ofertë reale në dorë. Ky rast tregon se edhe kur procedurat etiketohen si “tendera të hapur”, në fakt nuk ka garë reale. Një kompani fiktive hyn vetëm për të plotësuar numrin e pjesëmarrësve, ndërsa kontrata i kalon konsorciumit apo operatorit të paracaktuar.
    Dyshimet për marrëveshje të fshehta
    Këto praktika të përsëritura kanë bërë që Autoriteti i Konkurrencës të ketë tashmë indicie të forta për ekzistencën e koluzionit (marrëveshjeve të fshehta) midis operatorëve që marrin pjesë në tenderat e AKSHI-t. Është vënë re se disa kompani paraqiten herë si ortakë në oferta të përbashkëta dhe herë si “konkurrentë”, duke ndarë tregun mes tyre sipas interesave të momentit. Kjo sjellje përforcon idenë se tenderat nuk janë një proces i hapur dhe transparent, por një skemë e koordinuar mes operatorëve dhe institucioneve për të garantuar që fondet publike përfundojnë gjithmonë tek një rreth i ngushtë fituesish të paracaktuar.
    /Gazeta Sot/

  • Ja si Soft & Solution e Ermal Beqirit “pushtoi” AKSH-in, ofertat fiktive, pjesëmarrja minimale dhe dyshime për…

    Ja si Soft & Solution e Ermal Beqirit “pushtoi” AKSH-in, ofertat fiktive, pjesëmarrja minimale dhe dyshime për…

  • Aferat e Mirlinda Karçanajt të AKSHI-t, ja tenderët e dyshimtë me vlerë miliona euro që shpërndahen në duar të një …

    Aferat e Mirlinda Karçanajt të AKSHI-t, ja tenderët e dyshimtë me vlerë miliona euro që shpërndahen në duar të një …

    Drejtoresha e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI), Mirlinda Karçanaj vazhdon të mbetet e paprekshme nga drejtësia edhe pas një serie skandalesh të bujshme. Sulmet kibernetike që paralizuan shtetin, rrjedhja e pagave dhe të dhënave personale të qindra mijëra qytetarëve, tenderë me vlera marramendëse lekësh që shkojnë vazhdimisht në të njëjtat duar, të gjitha janë regjistruar nën drejtimin e saj. Por asgjë nga këto nuk ka prodhuar asnjë hetim serioz penal ndaj saj.
    SPAK, që është kthyer në makthin e shumë zyrtarëve të lartë, duket se e ka kursyer AKSHI-n dhe drejtuesen e tij. Ajo edhe pse është thirrur vitin e kaluar në SPAK për të dhënë shpjegime për aferat e shumta që i kanë plasur, vazhdon të promovojë publikisht projekte me shifra marramendëse, të mbuluara nga retorika e dixhitalizimit. Ndërkohë, një grusht kompanish të lidhura drejtpërdrejt me rrethin e saj të besuar, vijojnë të fitojnë tenderë të mëdhenj, me garë minimale ose thuajse fiktive.
    “Zonja e Rilindjes Digjitale”
    Në korridoret e administratës dhe qarqet mediatike të pavarura, Karçanaj njihet jo vetëm si “arkitekte” e dixhitalizimit të qeverisë, por edhe si një nga figurat më të mbrojtura politikisht nga kryeministri Edi Rama. Ajo është përkrahur në heshtje edhe pas skandaleve të bujshme si rrjedhja e pagave apo sulmet kibernetike ndaj e-Albania, çka ka bërë që të ngrihen dyshime se mbrojtja politike e saj është “e hekurt”, si rrallë për një drejtoreshë agjencie. Rama nuk ka lejuar asnjë hetim të brendshëm serioz, përkundrazi ka dalë publikisht në mbrojtje të AKSHI-t dhe znj. Karçanaj, madje shpesh me një ton mospërfillës ndaj kritikëve.
    “Fëmijët e AKSHI-t”
    Një aspekt që ngre vetulla është rritja e papritur e pasurisë së një grupi të vogël biznesmenësh të lidhur me tenderat e AKSHI-t, të cilët janë quajtur në media si “Fëmijët e Karçanajt”. Persona si Ermal Beqiri (Soft & Solution), Panajot Gjiknuri (Kreatx) apo përfaqësues të Fastech dhe Horizon kanë përfituar dhjetëra miliona euro në kontrata shtetërore në vetëm pak vite, dhe janë parë të shfaqen me makina luksoze, rezidenca në Rolling Hills dhe jetë që nuk përputhet me një “kompani IT në treg të lirë”. Disa investigime mediatike flasin për një “klub të brendshëm” që i ka duart në çdo kontratë mbi 1 milion euro në AKSHI.
    “Sistemi heshtës” dhe frika e punonjësve
    Ish-punonjës të AKSHI-t, të kontaktuar në mënyrë joformale nga media dhe OJF-të, kanë pranuar në mënyrë anonime se në institucion mbizotëron një kulturë e fortë heshtjeje dhe frike. Shumë punonjës të IT-së në institucione të tjera janë ankuar (edhe në forume profesionale) se AKSHI, nën drejtimin e Karçanajt, imponon vendime teknike, pengon procese dhe “nuk lejon asgjë pa firmë nga lart”. Ka raste ku drejtues IT në institucione të ndryshme janë detyruar të miratojnë zgjidhje teknike që vinin nga kompanitë “e shtëpisë”, edhe kur nuk ishin më të mirat për sistemin konkret.
    Hetimi që dyshohet se u mbyll pa u hapur
    Një tjetër detaj që ka qarkulluar në qarqe të brendshme është se një procedurë hetimore ndaj një tenderi të AKSHI-t u tentua të hapet nga një prokurori e rrethit, por materialet u zhvendosën menjëherë në SPAK me urdhër të lartë “për kompetencë”, ku më pas çështja u “arkivua për mungesë provash”. Kjo ka ngjallur spekulime se çështjet që prekin Karçanajn kalohen vetëm në SPAK, ku konsiderohet se ka një mbulim institucional më i kontrolluar politikisht për raste “delikate”. Deri më sot, pavarësisht denoncimeve të shumta, asnjë hetim nuk ka përfunduar me masë sigurie ndaj saj apo stafit të saj të ngushtë, duke krijuar perceptimin se ajo gëzon një “paprekshmëri digjitale”.
     
    Tenderët kryesorë të AKSHI-t (2018–2025)
    Tabela përmbledh disa nga tenderët më me vlerë ose më të debatueshëm të zhvilluar nën drejtimin e znj. Karçanaj

    Projekti / Tenderi
    Viti
    Vlera (Euro)
    Fituesi
    Procedura dhe Komente

    Rindërtimi i portalit e-Albania (platformë e re gjithëpërfshirëse e shërbimeve elektronike)
    2024
    13.7 milion € (ofertë fituese)(Fondi limit: 14.6 mln €)
    Konsorcium i 4 firmave: Fastech, Soft&Solution, Image & Communications, Helius
    Garë me vetëm 2 oferta; njëri ofertues (Infosoft Systems) hyri formalisht pa dorëzuar ofertë financiare apo dokumente, duke e bërë garën fiktive. Konsorciumi u shpall fitues me 13.7 mln €, sa 94% e fondit limit.

    Sistem i centralizuar i dokumenteve me nënshkrim elektronik (platformë për dokumente zyrtare me e-firma)
    2024
    ~5.1 milion € (pa TVSH)
    Soft & Solution sh.p.k.
    Fond limit ~5.7 mln €. Morën pjesë 4 oferta; 2 më të ulëta u skualifikuan. Fituesi doli Soft&Solution me ofertën e tretë në renditje (~5.1 mln €). Dyshime mbi skualifikimet.

    Përmirësimi i sistemit e-Leje (portal për lejet e ndërtimit)
    2024
    ~2.8 milion €
    Soft & Solution sh.p.k.
    Fond limit ~3.1 mln €. Vetëm 2 operatorë morën pjesë; mungesë e dukshme e konkurrencës.

    “Dixhitalizimi i Kadastrës” – Sistemi elektronik i regjistrimit të pronave (ASHK)
    2023
    ~4 milion € (projekt pilot, pjesë e paketës ~40 mln € me financim BE)
    Dyshohet konsorcium nën kontrollin e Soft&Solution
    Ekspertët (p.sh. Gent Progni) denoncuan se AKSHI “pilotoi” sistemin me punonjës të Soft&Solution në zyrat e Kadastrës. Tenderi u shpall më 27 qershor 2023, por sistemi u prezantua si “gati” përpara mbylljes së procedurës. Hetim nga SPAK në vijim.

    Sistemi i Thesarit të Shtetit – Përmirësimi dhe mirëmbajtja e sistemit financiar (MF)
    2025
    7.6 milion € (fond limit ~750 mln lekë)
    BOE “Communication Progress” & “Horizon” (JV)
    Fituesi: konsorcium me 51% Communication Progress dhe 49% Horizon (e Ermal Beqirit). Oferta ~679 mln lekë, ndërsa ABS & Datalog kishin ofertë shumë më të ulët – 511 mln lekë. Skualifikimi për serverë Lenovo, çka u konsiderua si kriter teknik i debatueshëm.

    Nga 6 tenderët më të mëdhenj të AKSHI-t në vitin 2024, katër janë fituar nga Soft & Solution, dy nga Fastech, ndërsa vetëm dy të tjerë (me vlera më të vogla ~1.5 mln € dhe ~0.33 mln €) i kanë fituar kompani jashtë këtij duopoli.

  • Pretendimet e Metës për izolimin në qeli, Drejtoria e Burgjeve: Ka telefonata pa limit, s’ka bërë asnjë ankesë!

    Pretendimet e Metës për izolimin në qeli, Drejtoria e Burgjeve: Ka telefonata pa limit, s’ka bërë asnjë ankesë!

    Drejtoria e Burgjeve ka hedhur poshtë pretendimet e Metës se i janë mohuar të drejtat në qeli dhe nuk i lejohen takime.
    Në një reagim në media, Drejtoria thotë se Metës nuk i është shkelur asnjë e drejtë bazuar në Kodin Penal dhe çdo i dënuar ka të drejtën e komunikimit pa limit nga kabina telefonike.
    Gjithashtu në reagim thuhet se të burgosurit mund të bëjnë dhe biseda në ‘Skype’.
    “Meta është në cilësinë e të paraburgosurit, aktualisht rri në dhomë vetëm dhe garantojmë që ndaj tij nuk janë shkelur asnjë të drejtë duke u bazuar në rregulloren e burgjeve dhe kodin e proçedurës penale. 
    Ai në institucion nuk ka referuar asnjë ankesë ndaj trajtimit të tij sa i përket jetesës dhe banimit institucionin 313.
    Çdo i dënuar ka të drejtën e komunikimit telefonik nga gabina pa limit gjithashti sipas kërkesës së tyre ata mund të komunikojnë dhe me ‘Skype’. Për këtë garantojmë ne si institucion me përgjegjshmëri të plotë”, thuhet në reagim.

  • Skema fiktive e tenderave që po “rrjep” QSUT-në: Ermal Rizaj dhe Orjada Jaho “bëjnë golin” 2 milionë Euro

    Skema fiktive e tenderave që po “rrjep” QSUT-në: Ermal Rizaj dhe Orjada Jaho “bëjnë golin” 2 milionë Euro

    Në një tjetër episod të turpshëm të keqpërdorimit të fondeve publike, tre tendera të zhvilluar nga Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza” në Tiranë, nën varësinë e Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, janë fituar në mënyrë të dyshimtë nga e njëjta kompani – “O.E.S DISTRIMED” sh.p.k, në pronësi të Ermal Rizajt dhe Orjada Jahos.
    Bëhet fjalë për një total prej rreth 2 milionë euro (afërsisht 1.9 miliardë lekë të vjetra me TVSH) të dhëna nëpërmjet tre procedurave që ndjekin të njëjtën skemë: garë fiktive, kompani të tjera që nuk japin asnjë ofertë, dhe një fitues i vetëm që merr thuajse të gjithë fondin limit.
    Tenderi i parë, me objekt “Materiale Sintetike për Trajtim Vaskular Kirurgjikal”, kishte një fond limit prej 89,960,350 lekë të reja pa TVSH, ndërsa vlera fituese është 89,500,000 lekë të reja pa TVSH, që përbën 99.5% të fondit limit. Duke përfshirë edhe TVSH-në, kjo shumë arrin rreth 1 miliard lekë të vjetra.

    Tenderi i dytë, për “Sutura Specifike Vaskulare”, kishte një fond limit prej 42,924,600 lekë të reja pa TVSH, dhe është fituar me 42,525,600 lekë të reja, ose 99.07% e fondit. Me TVSH, vlera kap 510 milionë lekë të vjetra.

    Tenderi i tretë, për “Materiale për Trajtim Endovaskular”, kishte një fond limit prej 32,355,943 lekë të reja, dhe është fituar me 31,950,100 lekë të reja, që përbën 98.75% të fondit limit. Me TVSH, afro 380 milionë lekë të vjetra.

    Skema e ndjekur është e njëjtë në të treja procedurat: disa kompani futen në garë vetëm për numër, por nuk japin asnjë ofertë ekonomike. Fituesi është gjithmonë i njëjtë – “O.E.S DISTRIMED” – që shpallet fitues me çmime afër tavanit maksimal të lejuar.

    Kjo praktikë përbën një formë të pastër të garës fiktive, ku përfituesi dihet paraprakisht dhe procedura përdoret vetëm për të ligjëruar ndarjen e fondeve publike. E gjitha ndodh në emër të shëndetësisë publike, ndërsa spitaleve shpeshherë u mungojnë edhe gjërat bazë.
    Në total, nga këto tre tendera, kompania e Ermal Rizajt dhe Orjada Jahos ka përfituar mbi 205 milionë lekë të reja me TVSH, që përkthehet në gati 2 milionë euro të marra pa konkurrencë reale.

    /.JOQ/

  • Nis kufizimi, jo më kredi pa limit! Hyn në fuqi vendimi i BSH, 85% për kredinë në lekë, 75% në valutë

    Nis kufizimi, jo më kredi pa limit! Hyn në fuqi vendimi i BSH, 85% për kredinë në lekë, 75% në valutë

    Duke nisur nga 1 korriku fillon zbatimi i vendimit të Bankës së Shqipërisë për kufizimin e kredive që japin bankat ndaj kredive për shtëpi.

    Qytetarët nuk do të marrin më kredi pa limit.
    Për të gjithë qytetarët që duan të blejnë shtëpinë e parë do të jepet një shumë sa 85% e vlerës së banesës. Ndërsa për ata qytetarë të cilët duan të marrin kredi në valutë do të jepet sa 75% e vlerës totale.
    Përveç tavaneve të kredisë, Banka e Shqipërisë vendosi kufizime edhe për sa i përket peshës që duhet të zërë kredia në të ardhurat e qytetarit. Kështu, kësti duhet të jetë 40% e të ardhurave të kredi marrësit për monedhën lekë dhe 35% për monedhën në valutë të huaj.
    Një vendim i tillë erdhi pasi Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) i rekomandoi Bankës së Shqipërisë aplikimin e disa kërkesave shtesë të administrimit të rrezikut, me qëllim frenimin e rritjes së shpejtë të kredive për pasuri të paluajtshme. Në 2024 në 54.9 miliardë lekë ose thënë ndryshe 545 milionë euro arriti kredia e re për blerje banesash.
     
    Top Channel