Ndërkohë që e gjithë Tirana zien për fletë-thirrjen që Prokuroria e Posaçme (SPAK) i ka dërguar në zyrë për ta marrë në pyetje sot, Belinda Ballukun,ish-komandanti i Forcave Detare, Artur Meçollari ka rikthyer në vëmendje dokumente të vjetra që lidhen me koncesionin për Portin e Limionit, duke nxjerrë në pah situatën e vështirë në të cilën ndodhet ministrja, pasi edhe kjo dosje po hetohet nga SPAK. “Bella, të paketoi Barjami”, shkruan Meçollari duke nxjerrë faktet. Sipas tij, Presidenti Begaj ishte në dijeni të shkeljeve ligjore lidhur me koncesionin, të kryera nga ministria e Ballukut, por nuk arriti t’i shmangë ato. Meçollari citon SPAK-un, sipas të cilit dhënia me koncesion e Portit Turistik “Marina Limion” është në kundërshtim me nenin 6 të Ligjit nr. 125/2013 “Për koncesionet”. Begaj dorëzoi vullnetarisht dokumentet që përmbajnë firmën e Ballukut, pa kërkesë të SPAK-ut. “SPAK: “dhënia me koncesion të Portit Turistik (“Marina Limion”) ËSHTË NË KUNDËRSHTIM EDHE ME PARASHIKIMIN E NENIT 6 TË LIGJIT NR. 125/2013 “PËR KONCESIONET”. Sipas Meçollarit, Begaj dorëzoi me vullnet, pa kërkesën e SPAK, këtë praktikë ku figurojnë disa shkresa me firmën e ministres Belinda Balluku. “Me shkresën nr. 402, datë 13 janar 2020, e MIE për Ministrinë e Mbrojtjes (MM) dhe katër ministri të tjera, firmosur nga Belinda Balluku, me objekt “kërkohet mendim për projejektvendimin”, bashkalidhur gjenden 1) projektvendimi i Këshillit të Ministrave, relacioni i MIE për Këshillin e Ministrave “për miratimin e kontratës konçesionale / PPP të Portit Turistik dhe Shërbimeve “Marina Limion” me firmën e Ballukut dhe draft-kontrata midis MIE dhe shoqërisë “Marina Limion”’, shkruan Meçollari.
Detajet
Sipas Artur Meçollarit, më 23 qershor 2020, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë (MIE) lidh kontratën me shoqërinë “Marina Limion” për dhënien e Portit Turistik dhe shërbimeve me koncesion, në formë Partneriteti Publik-Privat. Kjo kontratë u miratua edhe nga Këshilli i Ministrave me VKM nr. 515, datë 1 korrik 2020. Problemi është se prona ku do të bëhej investimi, prona nr. 696 “Baza Ndihmuese Limion” në Sarandë, ishte nën administrimin e Ministrisë së Mbrojtjes, e cila i kishte dhënë përgjigje negative MIE-së. Megjithatë, Balluku vijoi procedurat dhe kontrata u lidh, pavarësisht paralajmërimeve. SPAK nënvizon se kjo pronë ka status të veçantë, sepse është bazë ushtarake dhe ka rëndësi për sigurinë kombëtare. Ligji për koncesionet nuk lejon që prona të tilla të jepen me koncesion pa masa të veçanta sigurie. Prandaj, miratimi i kontratës është në kundërshtim me ligjin dhe rrit përgjegjësitë penale për të gjithë të përfshirët. “Në datën 23 qershor 2020 MIE lidhi kontratën nr. 864 Rep. dhe nr. 380 kol. me shoqërinë “Marina Limion” për dhënen me konçesion / Partneritet Publik Privat (PPP) të Portit Turistik dhe të Shërbimeve “Marina Limion”. Po ashtu KM do të miratonte VKM Nr. 515, datë 1.7.2020, për miratimin e kontratës së e firmosur nga MIE me shoqërinë “Marina Limion” më 23 qershor 2020. Të dy këto dokumenta janë të njëjtë me draftet që MIE i dërgoi MM me shkresën nr. 402, datë 13 janar 2020, pavarësisht se prona mbi të lidhej kontrata ishte në një prone në administrim të MM dhe kjo e fundit i kishte kthyer përgjigje negative MIE. Pas kërkesës së “Marina Limion” në MIE, në datën 2.9.2019, komisioni i dhënies me koncesion pa verifikuar statusin e pronës, miraton kërkesën dhe në 10.10.2019 njofon “Marina Limion” se ishte fitues. Shihet qartë nga skema e investimit që gjendet në Relacion me firmën e Ballukut, se investimi do të kryhet në pronën nr. 696 “Baza Ndihmuese Limion, Sarandë”, në Planin e Vendosjes dhe Përhapjes nga vitit 2014, si dhe kjo skemë investimi do të bllokonte hyrjen e bazës detare. Edhe pse MIE morri përgjigje negative nga Ministria e Mbrojtjes në datë 30.01.2020, ministrja Balluku vijojë me lidhjen e kontratës me “Marina Limion” në datën 23 qershor 2020 dhe miratimin e saj me VKM nr. 515, date 1 korrrik 2020. Sipas SPAK (Vendimi i Gjykatës se Lartë Nr.00-2023- 1001, datë 15.06.2023) “Ministri i Mbrojtjes nëpërmjet shkresës nr. 227/6 prot., datë 30.01.2020, i drejtuar Ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë (më poshtë referuar si MIE) shpreh mosdakordësinë për miratimin e projektit”. në datë 2.9.2019, ora 14:00, ofertuesi ka paraqitur propozimin e tij në lidhje me procedurën konkurruese “Oferta e koncesionarit”, e pranuar nga Autoriteti Kontraktues (komisioni i dhënies me koncesion) dhe Autoriteti Kontraktues, me shkresën nr. 8507 prot., datë 10.10.2019, i ka dërguar koncesionarit “Njoftimin e fituesit”, nëpërmjet të cilës është ftuar ofertuesi fitues (koncesionari) për negocimin e kontratës koncesionare”. Po ashtu SPAK shprehet se “Në përfundim të këtij procesi, është hartuar dhe miratuar VKM nr. 515, datë 1.7.2020, “Për miratimin e Kontratës së Koncesionit Partneritet Publik Privat, për dhënien me koncesion partneritet publik privat te Portit Turistik dhe të Shërbimeve Marina Limion, ndërmjet Republikës së Shqipërisë të përfaqësuar nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë dhe ofertuesit. Prokuroria e Posaçme ka analizuar se është disponuar me një kontratë koncesioni mbi një pronë të vendosur në Planin e Vendosjes dhe Përhapjes, të miratuar me Dekret të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, pronë e cila shërben për ruajtjen e sigurisë kombëtare dhe se, nga korrespondenca e kryer me Presidentin e Republikës, por dhe nga tërësia e akteve të administruara, nuk ka asnjë komunikim me këtë institucion në lidhje me pronën nr. 696, pronë e cila sipas Dekretit nr. 8539, datë 17.6.2014, bën pjesë në Planin e Vendosjes dhe Përhapjes”. Në fund SPAK konkludon se “Përfshirja e kësaj prone me status të veçantë, pasi përbën bazë ushtarake, ku funksioni primar i saj është ruajtja e sigurisë kombëtare, në VKM-në për dhënien me koncesion të Portit Turistik ËSHTË NË KUNDËRSHTIM EDHE ME PARASHIKIMIN E NENIT 6 TË LIGJIT NR. 125/2013 “PËR KONCESIONET”: “Ky ligj nuk zbatohet për koncesionet/partneritetet publike private, në rastet e mëposhtme: b) kur realizimi i tyre duhet të shoqërohet me masa të veçanta të sigurisë, në përputhje me ligjet, rregulloret ose dispozitat administrative në fuqi apo kur një gjë e tillë kërkohet nga mbrojtja e interesave thelbësorë të shtetit”, shkruan ndër të tjera Meçollari.
Tag: limion
-

Artur Meçollari i kujton Belinda Ballukut se Presidenti Bajram Begaj e ka “paketuar” për në SPAK, ja firmat që…