Tag: limani

  • Të shtënat me armë në koncertin e tij në Palasë, reagon Yll Limani

    Të shtënat me armë në koncertin e tij në Palasë, reagon Yll Limani

    Momente paniku dhe kaosi janë regjistruar mbrëmjen e djeshme (18 korrik) në klubin e natës “Lollipop” në Palasë, ku po këndonte Yll Limani.
    Sipas dëshmive të të pranishmëve, ngjarja ka nisur pas një sherri mes dy grupeve brenda lokalit, i cili ka degjeneruar në përplasje fizike. Dyshohet se gjatë konfliktit është përdorur edhe armë zjarri, çka ka rritur ndjeshëm ndjenjën e frikës mes publikut.
    Në kushtet e pasigurisë, stafi i sigurisë ndërhyri për të larguar këngëtarin nga skena, ndërsa publiku u përfshi nga paniku.
    Të pranishmit raportojnë se njerëzit filluan të vraponin drejt daljeve të emergjencës, duke shtyrë njëri-tjetrin në përpjekje për të dalë sa më shpejt jashtë. Gjatë rrëmujës, shumë persona janë rrëzuar apo janë dëmtuar nga sendet e thyera në ambient.
    Në reagimin e tij pas koncertit, Ylli Limani u shpreh i zhgënjyer në rrjetet sociale: “Çka nisi si një mbramje perfekte, u la në gjysmë për shkak të një konflikti që ndodhi. Më vjen shumë keq edhe ishalla jeni krejt mirë”.

  • DETAJE nga sherri në “Lollipop”, dy grupet e zonave VIP u përplasën me armë, rrezikuan dhe këngëtarin Ylli Limani

    DETAJE nga sherri në “Lollipop”, dy grupet e zonave VIP u përplasën me armë, rrezikuan dhe këngëtarin Ylli Limani

    Ylli Limani

    VLORË- Janë zbardhur detaje nga sherri i ndodhur në një prej klubeve më të njohur në Palasë, “Lollipop”. Mësohet se përplasja ka nisur mes një grupi djemsh që ndodhej i ulur në një prej zonave VIP të klubit, shumë pranë këngëtarit Ylli Limani dhe një tjetri që ndodhej vetëm pak metra larg tyre. Përplasja ka nisur verbalisht dhe më pas mes dy grupeve ka pasur edhe sherr fizik si dhe përdorim të gotave apo sendeve të forta. Në momentin që situata ka agravuar, palët kanë nxjerrë armët dhe kanë nisur të qëllojnë.

    Të panikosur njerëzit kanë nisur të dalin nga klubi, por janë shtyrë dhe përplasur me njëri-tjetrikn e për pasojë ka pasur të lënduar. Këtë version e konfirmojnë dhe dëshmitarë okularë për ZËRI, por Policia e Vlorës e ka mohuar një gjë të tillë. Në njoftim zyrtar, Policia e Vlorës ka bërë me dije se bëhet fjalë për një konflikt fizik dhe se është lënduar vetëm një person që nuk ka qenë pjesë e asnjërit prej grupeve./ZËRI/

  • Maqedonia e Veriut planifikon hapjen e konsullatës në Korçë

    Maqedonia e Veriut planifikon hapjen e konsullatës në Korçë

    Maqedonia e Veriut planifikon hapjen e një konsullate në qytetin e Korçës.
    Lajmin e ka bërë të ditur ministri maqedonas i Çështjeve Sociale, Demografisë dhe Rinisë, Fatmir Limani, gjatë një vizite në Korçë, ku u prit nga kryebashkiaku Sotiraq Filo.
    Sipas ministrit Limani, po vijojnë përpjekjet për hapjen e një konsullate në Korçe, që do të rriste bashkëpunimin mes dy vendeve në fushën e turizmit, por edhe aspekte të tjera në marrëdhëniet dypalëshe.
    “Ka lajme pozitive. Ne do të përpiqemi që në të ardhmen të krijojmë kushte për hapjen e një konsullate këtu, të emërojmë një konsull këtu dhe ai të merret më rrënjësisht, me guxim e pa frikë në kuptimin e hapjes së të gjitha dyerve për bashkëpunim, si në aspektin e tur-operatorëve që janë edhe pjesë e Maqedonisë së Veriut edhe të pjesës së Shqipërisë.
    Në fund të fundit, edhe në rast se i sjellin vizitorët këtu në Korçë nuk kanë çfarë të humbin, përveç se përfitimit të dyanshëm. Mendoj se s’ka të bëjë këtu edhe pjesa e frikës, ndrojes, sepse Shqipëria është nga shtetet e para e cila pranoi pavarësinë e Maqedonisë së Veriut, ndërkohë që vende të tjera fqinje akoma edhe sot kemi kontestime të paqartësuara e të papranueshme për palën tjetër.
    Sido që të jetë, mendoj se është më tepër vullnet i yni i dyanshëm për të bashkëvepruar. Të shfrytëzojmë të gjitha pasuritë që i kemi, edhe kulturën e dyanshme sepse vetëm në këtë mënyrë mund të shtegtojmë drejt asaj që është qëllimi i përbashkët. Do ta mbyll këtë intervistë me një fjali. Sado që u përpoqa unë ta ndal djalin tim të jetojë në vendlindje, në Kërçovë, në Maqedoni, ai në fund zgjodhi Zvicrën. Sado të përpiqemi ne t’i ndalim edhe vizitorët edhe turistët të cilët pretendojnë Korçën, ata do të vijnë, me ose pa lejen tonë.
    Është mirë që ne bashkë t’iu japim një dorë, t’iu lehtësojmë mundësinë dhe t’u mundësojmë atyre të shijojnë bukuritë e rralla që ka Korça, Ohri, Struga dhe vise të tjera”, u shpreh ministri Fatmir Limani./tvklan.al