Tag: limaj

  • Sërish s’ka konstituim të Kuvendit, Nisma pret sinjal pozitiv nga LVV-ja

    Sërish s’ka konstituim të Kuvendit, Nisma pret sinjal pozitiv nga LVV-ja

    Deputetët e Kuvendit të Kosovës dështuan për të 49-tën herë me radhë për të konstituuar përbërjen parlamentare të dalë nga zgjedhjet e shkurtit.
    Seanca e së shtunës u mbajt mes paralajmërimeve se më vonë gjatë ditës kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, do të takohet me udhëheqësin e Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, në përpjekje për të arritur një marrëveshje për dalje nga ngërçi politik.
    Seanca e radhës do të mbahet më 21 korrik në orën 11:00. Deputeti i LVV-së, Artan Abrashi, tha se partia e tij është konstruktive dhe u bëri thirrje deputetëve të partive të tjera që të hapin rrugë për formimin e institucioneve të reja.
    Sa i përket takimit Kurti-Limaj, tha se partia e tij është e gatshme për diskutime, por tha se kërkon partner për koalicion qeverisës.
    “Bashkëpunimi nënkupton bashkëqeverisje, pjesëmarrje në bashkëqeverisje”, tha Abrashi, duke shtuar se “nuk kemi dëgjuar ndonjëherë modelitet të bashkëpunimit që prek vetëm Kuvendin e Kosovës”.
    Ai u shpreh i bindur se ekzekutivi i ri do të udhëhiqet nga Albin Kurti. Ndërkaq, para seancës, deputetja e Nismës Socialdemokrate, Xhevahire Izmaku, tha se pret që sot të ndodhë takimi Kurti-Limaj dhe të ketë “vullnet” nga kreu i LVV-së.
    “Ne presim që sot të zhvillohet takimi. Jemi në afatet e fundit kushtetuese. Unë pres një sinjal pozitiv nga ky takim, që besoj që sot do të ndodhë, dhe vulllnet politik nga lideri i LVV-së”, tha ajo për gazetarët.
    Sipas Izmakut, partia e saj pret që Limaj të bëhet kryeparlamentar dhe LVV-ja të udhëheqë Qevernë. Ajo tha se nuk ka ofertë tjerët, por shtoi se kjo është alternativa e vetme që vendi të dalë nga ngërçi dhe shteti të ketë institucione.
    Izmaku po ashtu pretendoi se Limaj ka mbështetjen edhe të deputetëve e partive të tjera. Deputeti nga AAK-ja, Lah Brahimaj, para nisjes së seancës pretendoi se Nisma, LVV-ja dhe Lista Serbe veçse kanë një marrëveshje në parim. Ai tha se kjo mbështetet në sjelljen e tyre, pasi pas çdo dështimi të seancës, deputetët e Nismës, LVV-së dhe Listës Serbe lëshojnë sallën plenare, ndërkaq partitë e tjera jo. Sipas tij, AAK-ja nuk ka vota për Limajn kryeparlamentar.
    Nga PDK-ja kishte qëndrime të ndryshme para nisjes së seancës. Nait Hasanaj tha se nuk do ta votonte Limajn për kryeparlamentar, por Fadil Nura tha se partia e tij ka interes që vendi të ketë institucione sa më shpejt.
    “Shpresoj që PDK-ja do t’ia japë voton Fatmir Limajt”, tha ai.
    Deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) dhe Listës Serbe, që nga 1 maji po refuzojnë të propozojnë anëtarë për një komision që do të mbikëqyrte votimin e fshehtë për zgjedhjen e kryeparlamentarit.
    LVV-ja, si parti fituese e zgjedhjeve, e ka të drejtën ekskluzive të propozimit të kryeparlamentarit, e ka propozuar Albulena Haxhiun për kryetare të organit ligjvënës. Megjithatë, Haxhiu është konsideruar si figurë përçarëse nga PDK-ja dhe AAK-ja që kanë kërkuar nga LVV-ja të ndryshojë propozimin, ndërkaq LDK-ja ka thënë se nuk do të votojë asnjë emër të partisë fituese për këtë post.
    Lidhur me çështjen e konstituimit të Kuvendit, Gjykata Kushtetuese ka obliguar deputetët që brenda 30 ditësh – deri më 26 korrik – të zgjedhin kreun e ri të Kuvendit dhe më pas të votojnë nënkryetarët, duke përmbyllur kështu konstituimin e organit ligjvënës.
    Izmaku një ditë më parë kishte konfirmuar për Radion Evropa e Lirë se partia e saj qëndron në kërkesën që Limaj të zgjidhet kryeparlamentar.
    “Ne qëndrojmë me kërkesën tonë – që mendojmë se është e arsyeshme – për pozitën e kryetarit të Kuvendit. Votat i kemi. Nëse propozohet emri i Fatmir Limajt, atëherë të hënën mund të konstituohet Kuvendi”, ka thënë Izmaku për Radion Evropa e Lirë.
    Sipas saj, deri më tani nuk ka ndonjë sinjal të qartë nga Lëvizja Vetëvendosje se mund të arrihet një marrëveshje me Nismën Socialdemokrate, por “ekziston një ambient pozitiv”.
    “Por, nuk mund të them se si do të jetë vendimmarrja. Situata është e paparashikueshme”, ka thënë mes tjerash ajo.
    Teksa afati i caktuar nga Gjykata Kushtetuese po afrohet, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, më herët gjatë javës paralajmëroi se nëse këto ditë nuk konstituohet Kuvendi, atëherë javën e ardhshme e para e shtetit do t’i drejtohet Kushtetueses.
    Partitë që mandatin e kaluar ishin në opozitë argumentojnë se ndryshimi i votimit nga kryesuesi i seancës, Avni Dehari, për kryeparlamenetarin – nga i hapur në të mbyllur – është jokushtetues. Por, LVV-ja argumenton të kundërtën.
    LVV-ja kërkon që për Albulena Haxhiun të votohet vetëm një herë përmes votimit të fshehtë dhe nëse nuk i siguron 61 votat e nevojshme, ajo do të tërhiqet nga gara.
    Ajo nuk i ka siguruar votat e nevojshme në disa seanca radhazi që janë mbajtur me votim të hapur. Pjesëtarë të shoqërisë civile kanë protestuar disa herë para ndërtesës së Kuvendit duke i thirrur deputetët në përgjegjësi.
    Kush sa vota i ka?
    Në Kuvendin e Kosovës me 120 ulëse, nevojiten 61 vota për të votuar me sukses emrin e ri të kryekuvendarit.
    Lëvizja Vetëvendosje, si fituesja e më së shumti votave në zgjedhjet e 9 shkurtit, i ka 48 ulëse në Kuvend, pasuar nga Partia Demokratike e Kosovës me 24, Lidhja Demokratike e Kosovës me 20, Lista Serbe – partia më e madhe e serbëve në Kosovë me 9 dhe koalicioni mes Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nismës Socialdemokrate, me 8 të tilla. Edhe 11 ulëse tjera janë të pakicave.
    Vetëm Nisma Socialdemokrate i ka tre deputetë në Kuvend. Përveç Limajt kjo parti përfaqësohet nga Xhevahire Izmaku dhe Arbëreshë Kryeziu.
    Ministri në detyrë i Administrimit dhe Pushtetit Lokal dhe kryetari i Iniciativës së re Demokratike të Kosovës (IRDK), Elbert Krasniqi, ka sinjalizuar më parë se shtatë deputetë të pakicave joserbe do të votonin pro konstitutimit të Kuvendit të ri dhe një qeverie të re të udhëhequr nga Lëvizja Vetëvendosje.
    Në një skenar kur Lëvizja Vetëvendosje, deputetët e Nismës dhe shtatë të pakicave do të votonin për konstituim të Kuvendit, do të duheshin edhe tri vota për finalizim të procesit me sukses.
    Deri më tani, deputetët e pakicave, Duda Balje, Veton Berisha dhe Adem Hoxha janë deklaruar se nuk ofrojnë mbështetje pa u plotësuar kushtet e tyre. REL

  • Seanca e 49- të dështon si paraardhëset, Kuvendi i Kosovës nuk arrin të kryejë konstituimin e tij…

    Seanca e 49- të dështon si paraardhëset, Kuvendi i Kosovës nuk arrin të kryejë konstituimin e tij…

    Për herë të 49-të sot ka dështuar përpjekja për konstituimin e Kuvendit të Republikës së Kosovës.
    Kryesuesi i seancës, Avni Dehari, kërkoi sërish sot nga subjektet politike parlamentare të cilat nuk i kanë propozuar emrat për anëtarë të komisionit zgjedhor për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit që ta bëjnë këtë, por propozime nuk pati.
    Nga 90 deputetë të pranishëm në sallë, per votuan 50 deputetë, nuk pati asnjë votë kundër e asnjë abstenim. Dehari ndërpreu punimet dhe njoftoi se seanca e 50-të do të mbahet të hënën më 21 korrik.
    Deputeti i AAK-së, Lahi Brahimaj, para nisjes së seancës, ka akuzuar Lëvizjen Vetëvendosje se ka arritur një marrëveshje në parim me Listën Serbe dhe Nismën Socialdemokrate. Ai theksoi ka theksuar se nuk do të ketë votë për kreun e Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj.
    ““Që nga fillimi e kemi thënë që këta kanë një marrëveshje. Limaj e ka pranuar edhe vetë që janë takuar disa herë. Po, sigurisht nëse ata bien në dakordancë, votën time personale Limaj nuk do ta ketë”, ka deklaruar ai.
    Pak para nisjes së seancës, deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës Nait Hasani, ka thënë se kryetarët e partive parlamentare, pa përjashtim, më shumë po kalkulojnë për interesa të ngushta sesa për interes të shtetit.
    “Secili kryetar, pa përjashtim, po kalkulon në interesa të ngushta dhe asnjë në interes të shtetit. Shteti i Kosovës ka nevojë për qeverisje, sidomos ka interes për Gjykatën Speciale pas rrëzimit të mocionit atje dhe t’i dalim në mbështetje të tyre”, ka derklaruar Hasani.

    Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd.
    Ju mirëpresim!

  • 48 përpjekje të dështuara, fundjava pritet të sjellë marrëveshjen Limaj–Kurti për konstituimin e Kuvendit dhe…

    48 përpjekje të dështuara, fundjava pritet të sjellë marrëveshjen Limaj–Kurti për konstituimin e Kuvendit dhe…

    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka zhvilluar ditën e djeshme takim me kryetarin e Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, pak para seancës parlamentare që mbahet sot për konstituim të Kuvendit të Kosovës. Deri më tani, 48 përpjekje kanë rezultuar të pasuksesshme. “Ky takim vjen në prag të përfundimit të afatit kushtetues të përcaktuar me Aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese në rastin KO124/25, i cili obligon deputetët që të konstituojnë Kuvendin brenda 30 ditëve, konkretisht deri më 26 korrik”, është thënë në një komunikatë të lëshuar nga Presidenca. Gjykata Kushtetuese e ka përcaktuar 26 korrikun si afat të fundit për konstituim, por ajo nuk ka ofruar më shumë hollësi se çfarë ndodh tutje nëse partitë nuk merren vesh deri atëherë. Presidentja Osmani është cituar të ketë thënë se zbatimi i këtij aktgjykimi është detyrim i qartë kushtetues dhe e ka potencuar rëndësinë që të gjithë përfaqësuesit e qytetarëve të veprojnë në frymën e bashkëpunimit dhe mirëbesimit, me qëllim të arritjes së një zgjidhjeje sa më të shpejtë për konstituimin e Kuvendit.
    Marrëveshja
    Palët janë takuar një ditë pasi deputetja e Nismës Socialdemokrate, Xhevahire Izmaku, ka thënë se pret që kryetari i partisë, Fatmir Limaj, të takohet me liderin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, për një marrëveshje të mundshme në fundjavë. “Presim që në fundjavë të ketë një epilog pozitiv, pra shpresojmë se këto bisedime që kanë vazhduar me muaj të tërë, të prodhojnë rezultat dhe Kosova të ketë institucione”, ka thënë Izmaku për gazetarë. Sipas saj, temë e bisedimeve është që Limaj të jetë kandidat për kryetar të Kuvendit, duke shtuar se “më në fund dikush po del mbi egot personale dhe partiake, e ky duket që do të jetë zoti Limaj pra, sepse nga fillimi e ka ndryshuar diskursin në këtë vend”.
    Kush sa vota i ka?
    Në Kuvendin e Kosovës me 120 ulëse, nevojiten 61 vota për të votuar me sukses emrin e ri të kryekuvendarit. Lëvizja Vetëvendosje, si fituesja e më së shumti votave në zgjedhjet e 9 shkurtit, i ka 48 ulëse në Kuvend, pasuar nga Partia Demokratike e Kosovës me 24, Lidhja Demokratike e Kosovës me 20, Lista Serbe – partia më e madhe e serbëve në Kosovë me 9 dhe koalicioni mes Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nismës Socialdemokrate, me 8 të tilla. Edhe 11 ulëse tjera janë të pakicave. Vetëm Nisma Socialdemokrate i ka tre deputetë në Kuvend. Përveç Limajt kjo parti përfaqësohet nga Xhevahire Izmaku dhe Arbëreshë Kryeziu. Ministri në detyrë i Administrimit dhe Pushtetit Lokal dhe kryetari i Iniciativës së re Demokratike të Kosovës (IRDK), Elbert Krasniqi, ka sinjalizuar më parë se shtatë deputetë të pakicave joserbe do të votonin pro konstitutimit të Kuvendit të ri dhe një qeverie të re të udhëhequr nga Lëvizja Vetëvendosje. Në një skenar kur Lëvizja Vetëvendosje, deputetët e Nismës dhe shtatë të pakicave do të votonin për konstituim të Kuvendit, do të duheshin edhe tri vota për finalizim të procesit me sukses. Deri më tani, deputetët e pakicave, Duda Balje, Veton Berisha dhe Adem Hoxha janë deklaruar se nuk ofrojnë mbështetje pa u plotësuar kushtet e tyre. Osmani ka paralajmëruar se do t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese në javën e ardhshme, nëse Kuvendi i Kosovës nuk do të konstituohet brenda këtyre ditëve. Situata është bllokuar pasi Partia Demokratike e Kosovës, Lidhja Demokratike e Kosovës , Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Lista Serbe nuk pranojnë të propozojnë nga një kandidat për formim të një komisioni për votim të fshehtë, me arsyetimin se mënyra e ndryshimit të votimit nga kryesuesi i seancës Avni Dehari është jokushtetuese. Lëvizja Vetëvendosje kërkon që për Albulena Haxhiun – të propozuar për kryeparlamentare – të votohet vetëm një herë përmes votimit të fshehtë dhe nëse nuk i siguron 61 votat e nevojshme, ajo do të tërhiqet nga gara. Ajo nuk i ka siguruar votat e nevojshme në disa seanca radhazi që janë mbajtur me votim të hapur. Për disa parti, ajo është figurë përçarëse dhe e papranueshme. Pjesëtarë të shoqërisë civile kanë protestuar disa herë para ndërtesës së Kuvendit duke i thirrur deputetët në përgjegjësi.

  • Përpjekjet për konstituimin e Kuvendit, Osmani takon kryetarin e Nismës Socialdemokrate

    Përpjekjet për konstituimin e Kuvendit, Osmani takon kryetarin e Nismës Socialdemokrate

    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka zhvilluar të premten takim me kryetarin e Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, pak para seancës parlamentare të së shtunës për konstituim të Kuvendit të Kosovës.
    Deri më tani, 48 përpjekje kanë rezultuar të pasuksesshme.
    “Ky takim vjen në prag të përfundimit të afatit kushtetues të përcaktuar me Aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese në rastin KO124/25, i cili obligon deputetët që të konstituojnë Kuvendin brenda 30 ditëve, konkretisht deri më 26 korrik”, është thënë në një komunikatë të lëshuar nga Presidenca.
    Gjykata Kushtetuese e ka përcaktuar 26 korrikun si afat të fundit për konstituim, ajo nuk ka ofruar më shumë hollësi se çfarë ndodh tutje nëse partitë nuk merren vesh deri atëherë.
    Presidentja Osmani është cituar të ketë thënë se zbatimi i këtij aktgjykimi është detyrim i qartë kushtetues dhe e ka potencuar rëndësinë që të gjithë përfaqësuesit e qytetarëve të veprojnë në frymën e bashkëpunimit dhe mirëbesimit, me qëllim të arritjes së një zgjidhjeje sa më të shpejtë për konstituimin e Kuvendit.
    Palët janë takuar një ditë pasi deputetja e Nismës Socialdemokrate, Xhevahire Izmaku, ka thënë se pret që kryetari i partisë, Fatmir Limaj, të takohet me liderin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, për një marrëveshje të mundshme në fundjavë.
    “Presim që në fundjavë të ketë një epilog pozitiv, pra shpresojmë se këto bisedime që kanë vazhduar me muaj të tërë, të prodhojnë rezultat dhe Kosova të ketë institucione”, ka thënë Izmaku për gazetarë.
    Sipas saj, temë e bisedimeve është që Limaj të jetë kandidat për kryetar të Kuvendit, duke shtuar se “më në fund dikush po del mbi egot personale dhe partiake, e ky duket që do të jetë zoti Limaj pra, sepse nga fillimi e ka ndryshuar diskursin në këtë vend”.

  • Presidentja Osmani takim ‘kokë më kokë’ me Fatmir Limaj, zbulohet tema e diskutimit

    Presidentja Osmani takim ‘kokë më kokë’ me Fatmir Limaj, zbulohet tema e diskutimit

    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka zhvilluar të premten takim me kryetarin e Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, pak para seancës parlamentare të së shtunës për konstituim të Kuvendit të Kosovës.
    Deri më tani, 48 përpjekje kanë rezultuar të pasuksesshme.
    “Ky takim vjen në prag të përfundimit të afatit kushtetues të përcaktuar me Aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese në rastin KO124/25, i cili obligon deputetët që të konstituojnë Kuvendin brenda 30 ditëve, konkretisht deri më 26 korrik”, është thënë në një komunikatë të lëshuar nga Presidenca.
    Palët janë takuar një ditë pasi deputetja e Nismës Socialdemokrate, Xhevahire Izmaku, ka thënë se pret që kryetari i partisë, Fatmir Limaj, të takohet me liderin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, për një marrëveshje të mundshme në fundjavë.
    “Presim që në fundjavë të ketë një epilog pozitiv, pra shpresojmë se këto bisedime që kanë vazhduar me muaj të tërë, të prodhojnë rezultat dhe Kosova të ketë institucione”, ka thënë Izmaku për gazetarë.
    Sipas saj, temë e bisedimeve është që Limaj të jetë kandidat për kryetar të Kuvendit, duke shtuar se “më në fund dikush po del mbi egot personale dhe partiake, e ky duket që do të jetë zoti Limaj pra, sepse nga fillimi e ka ndryshuar diskursin në këtë vend”.
    Osmani ka paralajmëruar se do t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese në javën e ardhshme, nëse Kuvendi i Kosovës nuk do të konstituohet brenda këtyre ditëve.
    Gjykata Kushtetuese e ka përcaktuar 26 korrikun si afat të fundit për konstituim, ajo nuk ka ofruar më shumë hollësi se çfarë ndodh tutje nëse partitë nuk merren vesh deri atëherë.
    Presidentja Osmani është cituar të ketë thënë se zbatimi i këtij aktgjykimi është detyrim i qartë kushtetues dhe e ka potencuar rëndësinë që të gjithë përfaqësuesit e qytetarëve të veprojnë në frymën e bashkëpunimit dhe mirëbesimit, me qëllim të arritjes së një zgjidhjeje sa më të shpejtë për konstituimin e Kuvendit.
    Situata është bllokuar pasi Partia Demoratike e Kosovës, Lidhja Demokratike e Kosovës , Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Lista Serbe – partia më e madhe e serbëve në Kosovë – nuk pranojnë të propozojnë nga një kandidat për formim të një komisioni për votim të fshehtë, me arsyetimin se mënyra e ndryshimit të votimit nga kryesuesi i seancës Avni Dehari është jokushtetuese.
    Lëvizja Vetëvendosje, partia që ka fituar më së shumti vota në zgjedhje, kërkon që për Albulena Haxhiun – të propozuar për kryeparlamentare – të votohet vetëm një herë përmes votimit të fshehtë dhe nëse nuk i siguron 61 votat e nevojshme, ajo do të tërhiqet nga gara.
    Ajo nuk i ka siguruar votat e nevojshme në disa seanca radhazi që janë mbajtur me votim të hapur. Për disa parti, ajo është figurë përçarëse dhe e papranueshme.
    Pjesëtarë të shoqërisë civile kanë protestuar disa herë para ndërtesës së Kuvendit duke i thirrur deputetët në përgjegjësi./ REL

  • Afron seanca numër 49 për konstituimin e Kuvendit, Presidentja Osmani takim me Fatmir Limaj

    Afron seanca numër 49 për konstituimin e Kuvendit, Presidentja Osmani takim me Fatmir Limaj

    Kosova E Premte, 18 Korrik 2025 17:07
    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka zhvilluar të premten takim me kryetarin e Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, pak para seancës parlamentare të së shtunës për konstituim të Kuvendit të Kosovës. Deri më tani, 48 përpjekje kanë rezultuar të pasuksesshme. “Ky takim vjen në prag të përfundimit të afatit kushtetues të përcaktuar me Aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese në rastin KO124/25, i cili obligon deputetët që të konstituojnë Kuvendin brenda 30 ditëve, konkretisht deri më 26 korrik”, është thënë në një komunikatë të lëshuar nga Presidenca.
    Palët janë takuar një ditë pasi deputetja e Nismës Socialdemokrate, Xhevahire Izmaku, ka thënë se pret që kryetari i partisë, Fatmir Limaj, të takohet me liderin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, për një marrëveshje të mundshme në fundjavë. “Presim që në fundjavë të ketë një epilog pozitiv, pra shpresojmë se këto bisedime që kanë vazhduar me muaj të tërë, të prodhojnë rezultat dhe Kosova të ketë institucione”, ka thënë Izmaku për gazetarë.

    Sipas saj, temë e bisedimeve është që Limaj të jetë kandidat për kryetar të Kuvendit, duke shtuar se “më në fund dikush po del mbi egot personale dhe partiake, e ky duket që do të jetë zoti Limaj pra, sepse nga fillimi e ka ndryshuar diskursin në këtë vend”. Osmani ka paralajmëruar se do t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese në javën e ardhshme, nëse Kuvendi i Kosovës nuk do të konstituohet brenda këtyre ditëve. Gjykata Kushtetuese e ka përcaktuar 26 korrikun si afat të fundit për konstituim, ajo nuk ka ofruar më shumë hollësi se çfarë ndodh tutje nëse partitë nuk merren vesh deri atëherë.
    Presidentja Osmani është cituar të ketë thënë se zbatimi i këtij aktgjykimi është detyrim i qartë kushtetues dhe e ka potencuar rëndësinë që të gjithë përfaqësuesit e qytetarëve të veprojnë në frymën e bashkëpunimit dhe mirëbesimit, me qëllim të arritjes së një zgjidhjeje sa më të shpejtë për konstituimin e Kuvendit. Situata është bllokuar pasi Partia Demoratike e Kosovës, Lidhja Demokratike e Kosovës , Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Lista Serbe – partia më e madhe e serbëve në Kosovë nuk pranojnë të propozojnë nga një kandidat për formim të një komisioni për votim të fshehtë, me arsyetimin se mënyra e ndryshimit të votimit nga kryesuesi i seancës Avni Dehari është jokushtetuese.
    Lëvizja Vetëvendosje, partia që ka fituar më së shumti vota në zgjedhje, kërkon që për Albulena Haxhiun të propozuar për kryeparlamentare – të votohet vetëm një herë përmes votimit të fshehtë dhe nëse nuk i siguron 61 votat e nevojshme, ajo do të tërhiqet nga gara. Ajo nuk i ka siguruar votat e nevojshme në disa seanca radhazi që janë mbajtur me votim të hapur. Për disa parti, ajo është figurë përçarëse dhe e papranueshme. Pjesëtarë të shoqërisë civile kanë protestuar disa herë para ndërtesës së Kuvendit duke i thirrur deputetët në përgjegjësi./REL/

  • Limaj synon të bëhet kryeparlamentar, pritet takimi mes kreut të Nismës dhe Albin Kurtit

    Limaj synon të bëhet kryeparlamentar, pritet takimi mes kreut të Nismës dhe Albin Kurtit

    Deputetët e zgjedhur të Kosovës dështuan edhe këtë të enjte në seancën e 48 të zyrtarizojnë kuvendin.

    Dështimi i fundit vjen rreth një javë para skadimit të afatit vendosur nga Gjykata Kushtetuese për konstituimin, ndërsa një marrëveshje mes kryetarit të Vetëvendosjes Albin Kurti dhe kryetarit të Nismës Fatmir Limaj pritet t’i japë zgjidhje ngërçit.
    Një takim mes të dyve pritet të ndodh deri në fundjavë.

    “Më në fund dikush po del mbi egot personale dhe egot partiake. E ky duket që do të jetë zotëri Limaj, sepse nga fillimi e ka ndryshuar diskursin në këtë vend, sikur të gjithë të kishim menduar nga fillimi që t’i tejkalojmë inatet dhe egot personale. Jemi pra në atë diagonale të bisedimeve me çështjen që zotëri Limaj të jetë në krye të kuvendit dhe të presim në fundjavë që të kemi një epilog pozitiv të këtyre bisedimeve”, tha deputetja e Nismës Socialdemokrate, Xhevahire Izmaku.
    Limaj i cili doli nga zgjedhjet me tre deputetë, e ka kërkuar postin e kryetarit të kuvendit që prej fillimit por një gjë e tillë nuk ishte pranuar nga Kurti i cili argumentonte se posti në fjalë duhet të kishte mbështetje më të madhe qytetare. Megjithatë, në kushtet e asnjë rrugëdaljeje tjetër, propozimi i Limajt mbetet një opsion për t’i dhënë zgjidhje situatës më shumë se katër muaj pas zgjedhjeve. Afati i fundit i vendosur nga Kushtetuesja është 26 korriku./vizionplus.tv

  • Vijon kriza në Kosovë për konstituimin e Kuvendit, “NISMA” paralajmëron marrëveshje me Kurtin

    Vijon kriza në Kosovë për konstituimin e Kuvendit, “NISMA” paralajmëron marrëveshje me Kurtin

    Deputetët e dalë nga zgjedhjet e 9 shkurtit në Kosovë kanë dështuar të konstituojnë kuvendin. Dështimi vjen edhe pas afatit të dhënë nga gjykata më e lartë e vendit për formimin e institucionit ligjvënës deri më 26 korrik.
    Midis kësaj ngecjeje të vazhdueshme, deputetja e Nismës Socialdemokrate, Xhevahire Izmaku, tha se pret që kryetari i partisë, Fatmir Limaj, të takohet me liderin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, për një marrëveshje të mundshme në fundjavë.
    Ajo tha se çështje e bisedimeve është që Limaj të jetë kandidat për kryetar të Kuvendit, duke shtuar se “më në fund dikush po del mbi egot personale dhe partiake, e ky duket që do të jetë zoti Limaj pra, sepse nga fillimi e ka ndryshuar diskursin në këtë vend”.
    Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, pasi vendosi flamurin kombëtar në foltore të Kuvendit tek hapësira e Grupit Parlamentar të LVV-së, tha se duhet të punohet ditë e natë që “t’i hiqet maska” kryeministrit në detyrë, Albin Kurtit.
    Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj tha se e gjithë Kosova është lodhur nga situata aktuale. Ai deklaroi se kryeministri në detyrë, Albin Kurti me vetëdije po e mban situatën peng, siç shtoi ai, nuk ka arsye tjetër që të mbahet 48 herë seancë për konstituim të Kuvendit.
    Kjo është hera e 48-të që deputetët u mblodhën, që nga 15 prilli, dhe dështuan ta përmbushin detyrimin kushtetues. Partitë që deri tani kanë qenë në opozitë, edhe kësaj radhe kanë mbajtur fjalime në sallën plenare, pas dështimit të seancës konstituive për herë të 48-të. PDK, LDK dhe AAK akuzuan Lëvizjen Vetëvendosje për krizën politike në vend, derisa thanë se Albin Kurti po punon kundër shtetit të Kosovës.

  • Kuvendi i Kosovës nuk konstituohet përsëri, Nisma paralajmëron marrëveshje të mundshme

    Kuvendi i Kosovës nuk konstituohet përsëri, Nisma paralajmëron marrëveshje të mundshme

    Deputetët e zgjedhur kanë dështuar ta bëjnë Kuvendin e ri të Kosovës edhe në tentimin e së enjtes, pavarësisht se po soset afati i dhënë nga gjykata më e lartë e vendit për formimin e institucionit ligjvënës më së largu deri më 26 korrik.

    Midis kësaj ngecjeje të vazhdueshme, deputetja e Nismës Socialdemokrate, Xhevahire Izmaku, tha se pret që kryetari i partisë, Fatmir Limaj, të takohet me liderin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, për një marrëveshje të mundshme në fundjavë.
    “Presim që në fundjavë të ketë një epilog pozitiv, pra shpresojmë se këto bisedime që kanë vazhduar me muaj të tërë, të prodhojnë rezultat dhe Kosova të ketë institucione”, tha Izmaku për gazetarë.

    Ajo tha se çështje e bisedimeve është që Limaj të jetë kandidat për kryetar të Kuvendit, duke shtuar se “më në fund dikush po del mbi egot personale dhe partiake, e ky duket që do të jetë zoti Limaj pra, sepse nga fillimi e ka ndryshuar diskursin në këtë vend”.
    Kjo është hera e 48-të që deputetët u mblodhën, çdo të dytën ditë që nga 15 prilli, dhe dështuan ta përmbushin detyrimin kushtetues.
    Edhe në këtë mbledhje, partitë deri më tash në opozitë – PDK, LDK, AAK dhe Lista Serbe – refuzuan të propozojnë anëtarët për komisionin që duhet të organizojë votimin e fshehtë për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit.
    Ata e konsiderojnë këtë procedurë si të papajtueshme me Kushtetutën dhe e kanë kundërshtuar në mënyrë të përsëritur.
    Lëvizja Vetëvendosje, si fituese e zgjedhjeve parlamentare të shkurtit, insiston se votimi i fshehtë është në përputhje me ligjin dhe kërkon që procesi të mos bllokohet më tej.
    Emërimi i kandidates së saj, Albulena Haxhiu, për kryetare të Kuvendit u hodh disa herë në votim të hapur, por nuk mori mbështetjen e nevojshme, pasi opozita e votoi kundër.
    Në seancën e 17 korrikut, kryesuesi Avni Dehari ua ndërpreu fjalën deputetëve të PDK-së, LDK-së dhe AAK-së, të cilët nisën të adresonin problemin e ngërçit, në vend që të propozonin anëtarët për komisionin që do të mbikëqyrte votimin e fshehtë.
    Seanca dështoi dhe vazhdimi i radhës do të mbahet më 19 korrik.
    Ndërkohë, më 26 qershor, Gjykata Kushtetuese vendosi që Kuvendi duhet të konstituohet brenda një afati 30-ditor, por pa sqaruar pasojat nëse ky afat nuk respektohet.
    Kjo ka hapur rrugë për interpretime të ndryshme nga partitë politike, të cilat mbeten të ndara në qasjen e tyre ndaj zgjidhjes së situatës.
    Javën e parë të korrikut, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, zhvilloi takime me përfaqësuesit e partive politike, me synimin për të gjetur një rrugëdalje nga bllokada institucionale.
    Pas përfundimit të konsultimeve, ajo theksoi se konstituimi i Kuvendit brenda afatit 30-ditor – të vendosur nga Kushtetuesja – nuk është çështje vullneti, por obligim kushtetues.
    Osmani u bëri thirrje partive që të angazhohen seriozisht për të gjetur një zgjidhje sa më parë.
    Këshilltari i saj për media, Bekim Kupina, tha për Radion Evropa e Lirë se presidentja po shqyrton mundësitë ligjore për t’i drejtuar një kërkesë sqaruese Gjykatës Kushtetuese, me qëllim që të kuptohen pasojat juridike në rast se Kuvendi nuk konstituohet brenda afatit të dhënë.
    Vetëm pas konstituimit të Kuvendit mund të formohet qeveria e re.
    Ngërçi vjen pasi asnjëra parti nuk e fitoi shumicën e nevojshme për të qeverisur e vetme në zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit.
    Vetëvendosje doli e para duke i fituar 48 ulëse, 13 më pak se të paktën 61 të nevojshme ta formuar qeverinë e re e vetme.
    PDK-ja zuri vendin e dytë me 24 ulëse, LDK e treta me 20, AAK-Nisma 8 dhe Lista Serbe 9.

  • Dështon sërish seanca për konstituimin e Kuvendit të Kosovës, Limaj: Do bisedoj me Kurtin 

    Dështon sërish seanca për konstituimin e Kuvendit të Kosovës, Limaj: Do bisedoj me Kurtin 

    Nuk gjendet sërish konsensusi për konstituimin e Kuvendit të Kosovës. Seanca e 47-të ka dështuar edhe këtë të martë (15 korrik) pa gjetjen e një gjuhe të përbashkët nga subjektet politike për konstituimin e legjislacionit të nëntë.
    Vetëm 51 deputetë kanë votuar pro Komisionit për Votim të Fshehtë, dhe mungesa e një kuorumi ka sjellë ndërprerjen e seancës plenare për të vijuar me një tjetër përpjekje të 48-të më 17 korrik.
    Fatmir Limaj nga Nisma Socialdemokrate deklaroi se kjo parti ka ofruar zgjidhje për dalje nga ngërçi politik, ndërsa u ka bërë thirrje të gjitha subjekteve politike që të kenë të njëjtën dëshirë për gjetjen e një zgjidhje.
    “Ne e kemi zgjatur dorën për t’ia dhënë një mundësi dhe të mos quhet ngërç apo situatë e bllokuar, pra për ta zhbllokuar. Ne ia kemi zgjatur dorën e bashkëpunimit për të ndërtuar shumicën parlamentare. Nga Nisma është gatishmëria, dëshira, veprimi konkret për të gjetur një zgjidhje. Do të doja edhe të tjerët të ofronin zgjidhje konkrete”, tha Limaj teksa bëri me dije se do të zhvilloj bisedime me kryeministrin në detyrë për gjetjen e një rruge për daljen nga ngërçi politik.