Tag: lille

  • Chelsea, Arsenal dhe PSG nisin garën për mesfushorin që “çmendi” madrilenët

    Chelsea, Arsenal dhe PSG nisin garën për mesfushorin që “çmendi” madrilenët

    7 Dhjetor 2025

    0:30

    Telesport

    Chelsea dhe Arsenal janë në garë për të blerë mesfushorin e ri të Lille, Ayyoub Bouaddi. Para tyre, interes ka shfaqur Paris Saint-Germain.
    Ky djalosh i talentuar ka rritur ndjeshëm reputacionin e tij pas paraqitjeve të forta në Ligue 1, ndërsa Arsenal raportohet të jetë më agresiv në negociata. Mos të harrojmë se edhe Chelsea po e monitoron nga afër për të përforcuar mesfushën.
    Lille, nga ana tjetër, synon të zgjasë kontratën e adoleshentit dhe ta shesë për 50 milionë euro. Francezët kanë treguar se dinë të shesin shtrenjtë.
    Bouaddi ka shkëlqyer sidomos me performancën e tij në fitoren e Lille ndaj Real Madridit në Champions League, kur ishte vetëm 17 vjeç (ditëlindja).

  • Roma e Gasperinit tregon dhëmbët edhe ndaj ekipit befasues të Conference League, Aston Villa i falet Malen. Porto dhe Lille, fitore të lehta. Zhgënjen Fenerbahce (RENDITJA)

    Roma e Gasperinit tregon dhëmbët edhe ndaj ekipit befasues të Conference League, Aston Villa i falet Malen. Porto dhe Lille, fitore të lehta. Zhgënjen Fenerbahce (RENDITJA)

    27 Nëntor 2025

    20:48

    Telesport

    Aston Villa, Lille, Porto dhe Roma kanë arritur sonte fitore në raundin e pestë të Europa League, faza e ligës. Ka ardhur gjithashtu sonte humbja e parë pas 4 fitoresh nga ekipi danez Midtjylland në “Olimpico” të Romës, aty ku djemtë e Gasperinit që gjithashtu udhëheqin Serie A shënuan fillimisht me anë të Neil El Aynaoui dhe në pjesën e dytë me Stephan El Shaaraëy, edhe pse në fund pati drithërima pasi miqtë danezë ngushtuan shifrat me golin e Paulinho.
    Dy gola nga holandezi Malen i mjaftuan Aston Villas së Unai Emery të fitonin takimin ndaj Young Boys, ndeshje e luajtur në Angli dhe ku ne fund zvicerianët u zgjuan vonë. Ndërkohë, Lille shkatërroi plotësisht Dinamo Zagrebin e Arbër Hoxhës.

    Ekipi francez triumfoi 4-0 me golat e Felix Correia, Ngalayel Mukau, Hamza Igamane dhe Benjamin Andre. Hoxha u aktivizua 62 minuta por sonte nuk pati shkëndija për shqiptarin pasi e gjithë skuadra kroate vuajti.
    Zhgënjeu dhe jo pak Fenerbahce në Stamboll, teksa ndaj Ferencvaros, ndeshja përfundoi 1-1 teksa në fund pati edhe karton të kuq nga sulmuesi John Duran. Celtic mori një sukses të pabesueshëm në Holandë ndaj Feyenoord duke shënuar 3 gola kurse Porto shkatërroi Nice 3-0. Barazim sakaq mes PAOK dhe Brann dhe Plzen e Freiburg. Fitore për Ludogorets ndaj Celta Vigos në një ndeshje ku pati 5 gola.

  • EUROPA LEAGUE: Roma dështon në shtëpi. 7 gola në Lille-PAOK. Feyenoord, Nottingham dhe Celtic e kryejnë me sukses misionin

    EUROPA LEAGUE: Roma dështon në shtëpi. 7 gola në Lille-PAOK. Feyenoord, Nottingham dhe Celtic e kryejnë me sukses misionin

    23 Tetor 2025

    22:57

    Telesport

    Kanë përfunduar takimet e mbrëmjes në Champions League, ku nuk munguan golat por edhe surprizat. Një nga takimet më interesante ishte ai mes Lille dhe PAOK, ku grekët fituan 3-4. Pjesa e parë u mbyll 0-3 për PAOK.
    Në pjesën e dytë erdhi reagimi i francezëve të cilët shënuan fillimisht dy gola, grekët humbin penalltinë, por gjejnë golin e katërt pak minuta më pas. Lille shënon edhe golin e tretë, që shërben për statistikë, pasi rezultati përfundimtar mbeti 3-4 për grekët.
    Në “Olimpico”, Roma u mund 1-2 nga Plzen, çekët shënuan dy gola të shpejtë në pjesën e parë. Për verdhekuqtë ngushtoi shifrat Paulo Dybala nga penalltia.
    Rezultatet e plota:
    Roma-Plzen 1-2Lille-PAOK 3-4Malmo-Dinamo Zagreb 1-1Celta Vigo-Nice 2-1Celtic-Sturm Graz 2-1Feyenoord-Panathinaikos 3-1Freiburg-Utrecht 2-0Nottingham Fores-Porto 2-0Maccabi Tel Aviv-Midtjylland 0-3Young Boys-Ludogorets 3-2

  • EUROPA LEAGUE, 45′ e para: Roma befasohet në shtëpi nga çekët, Lille nga grekët

    EUROPA LEAGUE, 45′ e para: Roma befasohet në shtëpi nga çekët, Lille nga grekët

    23 Tetor 2025

    21:50

    Telesport

    Janë mbyllur 45 minutat e para në takimet e mbrëmjes në Europa League, të vlefshme për javën e tretë. Në “Olimpico”, Roma po mundet 0-2 nga çekët e Plzen, të cilët shënuan dy gola për 3 minuta me Adu 20′ dhe Soare 23′.
    Një tjetër rezultat surprizë vjen edhe nga Franca, aty ku Lille po mundet 0-3 nga PAOK. Në sfidat e tjera, Dinamo Zagrebi i Arbër Hoxhës po mundet 1-0 në transfertë ndaj Malmo.
    Rezultatet e plota:
    Roma-Plzen 0-2Lille-PAOK 0-3Malmo-Dinamo Zagreb 1-0Celta Vigo-Nice 1-1Celtic-Sturm Graz 0-1Feyenoord-Panathinaikos 1-1Freiburg-Utrecht 2-0Nottingham Fores-Porto 1-0Maccabi Tel Aviv-Midtjylland 0-1Young Boys-Ludogorets 1-1

  • Supergoli i Nuno Mendes nuk mjafton, Ethan Mbappe i heq fitoren nga duart PSG-së (video)

    Supergoli i Nuno Mendes nuk mjafton, Ethan Mbappe i heq fitoren nga duart PSG-së (video)

    5 Tetor 2025

    22:36

    Telesport

    Me shumë mungesa të rëndësishme, PSG nuk ka arritur të shkojë më shumë se barazimi 1-1 në transfertë ndaj Lille, e vlefshme për javën e gjashtë në Ligue 1.
    Rezultati do të zhbllokohej në minutën e 65-të, ku Nuno Mendes që kishte vetëm pak minuta në fushë, shënoi një gol spektakolar nga goditja e dënimit nga distanca, duke na kujtuar golat e jashtëzakonshëm të Roberto Carlos. Një ekzekutim perfekt me të majtën nga mbrojtësi portugez dhe topi përfundon në rrjetë.
    Ethan Mbappe do të barazonte shifrat në minutën e 85-të. Vëllai i vogël i Kylian Mbappe, kishte vetëm 4 minuta në fushë dhe gjeti direkt golin. Ky është goli i dytë për 18-vjeçarin në këtë sezon të ri. I pranishëm në stadium ishte edhe Kylian Mbappe, që sigurisht nuk mund të rrinte pa duartrokitur golin e vëllait të tij.
    Rezultati përfundimtar 1-1. PSG mban vendin e parë në renditje me 16 pikë, Lille në vendin e shtatë me 11 pikë.
    SHIKOGOLAT

  • Pas David dhe Zhegrovës, Juventus hidhet në “sulm” edhe për yllin tjetër të Lille

    Pas David dhe Zhegrovës, Juventus hidhet në “sulm” edhe për yllin tjetër të Lille

    3 Tetor 2025

    18:49

    Telesport

    Pasi transferoi Jonathan David si lojtar i lirë dhe Edon Zhegrovën për 20 milionë euro, Juventus po përgatitet të “peshkojë” sërish te Lille.
    Objektivi i radhës i bardhezinjve është Ayyoub Bouaddi, vetëm 17 vjeç, por që konsiderohet si një lojtar i ri me të ardhme të madhe. Pavarësisht moshës së re, Bouaddi ka fituar vendin e titullarit te Lille dhe ka treguar një nivel shumë të mirë.
    Përveç Juventusit, për Bouaddi-n ka interes edhe nga Chelsea dhe Arsenal. 17-vjeçari është pjesë e Francë U21 dhe shumë shpejt pritet të bëjë debutimin me kombëtaren e madhe franceze.

  • Ozer, portieri që priti tre penallti Roma-s: i kishte bëri një premtim të dashurës

    Ozer, portieri që priti tre penallti Roma-s: i kishte bëri një premtim të dashurës

    Berke Özer pa popullaritetin e tij të rritej ndjeshëm pasi priti tre penallti në ndeshjen e luajtur kundër Roma-s.
    Në takimin e vlefshëm për Europa League, të fituar 1-0 nga Lille në Olimpico, portieri turk arriti t’i priste dy penallti Dovbyk dhe një Soulé, pasi gjyqtari vendosi ta përsëriste dy herë.
    Ishte një mbrëmje e paharrueshme për portierin e lindur në vitin 2000, i cili, në ekipin francez, ka marrë vendin e Chevalier, me këtë të fundit që ka zëvendësuar Donnarumma-n te PSG.
    Si ia doli? Përveç dëshirës për të kompensuar një fillim të vështirë të sezonit, Berke Ozer kishte një motivim të veçantë: të dashurën e tij.

    Incredible scene during the match between AS Roma and Lille — the penalty had to be retaken three times, and Lille’s goalkeeper Berke Ozer saved all three. 🤯🇪🇺pic.twitter.com/3ETBEp9oP5
    — Tekkers Foot (@tekkersfoot) October 2, 2025

    I emocionuar dhe pothuajse mosbesues, ai ndau një histori pas ndeshjes për Canal+:
    “Ishte një natë e çmendur. Para ndeshjes, i premtova të dashurës sime se nuk do të pësoja gol. Ajo më tha se kishte kaluar ca kohë që kur kisha mbajtur portën e paprekur.
    “Nuk mendoja se do të ishte kaq e vështirë, por në fund ia dola. As nuk e di si e bëra, për të qenë i sinqertë. Nëse do të kishte pasur një të katërt, mund ta kisha pritur edhe atë.
    “Por ishte një natë e jashtëzakonshme për ekipin. Brenda meje, ajo që ka rëndësi janë tre pikët, jo tre penalltitë e pritura”.

  • Portieri i Lille si SUPERMAN, Roma befasohet në shtëpi! Shikoni çmendurinë (VIDEO)

    Portieri i Lille si SUPERMAN, Roma befasohet në shtëpi! Shikoni çmendurinë (VIDEO)

    2 Tetor 2025

    21:52

    Telesport

    Roma bie në shtëpi Lille falë një performance brilante të portierit të ekipit mik, turku Berke Ozer. Ndeshja nisi me një gol të hershëm nga Lille. Në minutën e 6-të, Hakon Arnar Haraldsson shfrytëzoi një pasim perfekt dhe dërgoi topin në qoshen e sipërme të portës së Roman, duke i dhënë mysafirëve avantazhin (1-0)
    Roma reagoi shpejt dhe krijoi disa mundësi për të barazuar, por mbrojtja e Lille dhe portieri Ozer qëndruan në këmbë. Një nga momentet më dramatike erdhi në minutën e 36-të, kur Neil El Aynaoui arriti i pari te një top i kthyer brenda zonës dhe gjuajti drejt portës, por një nga mbrojtësit e Lille bëri një pastrim spektakolar mbi vijën e golit.
    Pjesa e parë përfundoi 0-1 për Lille, ndërsa pjesa e dytë ishte e mbushur me tension dhe mundësi për të dyja ekipet.
    Momenti vendimtar erdhi në minutat 83 dhe 86, kur Roma pati tri penallti të rrezikshme – nga Artem Dovbyk dhe Matias Soule. Por Berke Ozer shkëlqeu, duke ii pritur dhe duke ruajtur avantazhin e Lille deri në fund.
    Këto pritje vendosën fatin e ndeshjes dhe e shpallën portierin turk hero të takimit. Roma ka 3 pikë, ndërsa Lille ka 6 pikë pas dy ndeshjesh.
    VIDEO

  • EUROPA LEAGUE: Lille e nis me këmbë të mbarë falë Giroud, surpriza e Holandës mundet në shtëpi nga ekipi që eliminoi Dritën

    EUROPA LEAGUE: Lille e nis me këmbë të mbarë falë Giroud, surpriza e Holandës mundet në shtëpi nga ekipi që eliminoi Dritën

    25 Shtator 2025

    20:40

    Telesport

    Kanë përfunduar dy ndeshjet e para për sot për raundin e parë në Europa League. Lille fitoi në shtëpi 2-1 ndaj norvegjezëve të Brann. Golat u shënuan të gjithë në pjesën e dytë. Igamane shënoi i pari në minutën e 53-të për francezët, por meritën e pati Fernandez-Pardo, i cili asistoi në fund.
    Në minutën e 59-të, norvegjezët barazuan shifrat me Magnusson, pas një kundërsulmi të shpejtë. Në minutën e 80-të, veterani Oliver Giroud shënoi golin e avantazhit dhe të fitores për Lille, pas krosimit të Tiago Santos. SHIKOGOLAT
    Në ndeshjen tjetër, surpriza e sezonit të kaluar në Eredivise, G.A. Eagles, që fitoi Kupën e Holandës, është mundur në ndeshjen e parë nga rumunët e Steaua Bukuresht me rezultatin 0-1. Kujtojmë që Steaua Bukuresht eliminoi Dritën në rrugëtimin për të arritur deri në grupet e Europa League. Goli i vetëm për rumunët u shënua nga David Miculescu në minutën e 13-të. SHIKOGOLIN
    Në orën 21:00, fillojnë ndeshjet e tjera të programuara për sot në Europa League.

  • Iku Zhegrova dhe Jonathan David, Lille ka një yll të ri. Vëllai i Mbappe i jep fitoren në limit (video)

    Iku Zhegrova dhe Jonathan David, Lille ka një yll të ri. Vëllai i Mbappe i jep fitoren në limit (video)

    14 Shtator 2025

    17:58

    Telesport

    Lille pati dy largime të rëndësishme në merkaton e verës, si Jonathan David dhe Edon Zhegrova, të dy te Juventus. Megjithatë, Lille duket se ka gjetur tashmë yllin e ri, quhet Ethan Mbappe dhe është vetëm 18 vjeç. Lidhja me Kylian Mbappe? Janë vëllezër.
    Lille fitoi 2-1 ndaj Toulouse në fushën e saj, për javën e katërt në Ligue 1. Të tre golat u shënuan në pjesën e dytë. Fillimisht miqtë kaluan të parët në avantazh, ndërsa përmbysja e vendasve erdhi në minutat e fundit.
    Në minutën e fundit të kohës së rregullt, Bentaleb barazon shifrat dhë në minutën e fundit shtesë skenën e merr Ethan Mbappe, i cili shënon golin e parë me fanellën e Lille dhe i jep tre pikë shumë të rëndësishme.
    Lille aktualisht mban vendin e dytë me 10 pikë pas 4 javësh dhe Ethan Mbappe duket se do jetë ylli i tyre i ri dhe protagonis në këtë sezon.
    SHIKOGOLAT