Tag: ligue

  • Monaco befason PSG-në dhe e bën garën për titull në Ligue 1 shumë interesante (video)

    Monaco befason PSG-në dhe e bën garën për titull në Ligue 1 shumë interesante (video)

    29 Nëntor 2025

    18:59

    Telesport

    Monaco ka fituar 1-0 ndaj PSG-së në sfidën e javës së 14-të në Ligue 1, të luajtur në “Stade Louis II”. Pjesa e parë u mbyll 0-0, ndeshja filloi tqë behej interesante në 25 minutat e fundit.
    Në minutën e 68-të do të zhbllokohej rezultati. Mohammed Salisu nis një top të gjatë nga mbrojtja për Aleksandr Golovin, mesfushori rus asiston për Takumi Minamino, japonezi dërgon topin në portën e mbrojtur nga Lucas Chevalier.
    Në minutën e 80-të, Monaco mbetet me 10 lojtarë, pasi Thilo Kehrer ndëshkohet direkt me karton të kuq, për ndërhyrje të ashpër. Në fund pati edhe disa minuta për Paul Pogba. Monaco fiton 1-0 dhe mban vendin e gjashtë me 23 pikë, PSG mbetet në vendin e parë me 30 pikë, por do të ketë ndryshim të kreut nëse fitojnë Marseille dhe Lens.
    SHIKOGOLAT

  • Komo e Fabregas kap Interin në rënditje, Getafe tri pikë për …Europën

    Komo e Fabregas kap Interin në rënditje, Getafe tri pikë për …Europën

    Janë kthyer ndeshjet e kampionateve elitare në Europë. Këtë të premte Serie A, La Liga, Bundesliga, Ligue 1 por dhe në Eredivisie u zhvilluan përkatësisht nga një takim.

    Në Itali, Komo me Mërgim Vojvodën në fushë mundi 2-0 Sasuolon aty ku bën pjesë portieri Aro Muriç duke vijuar me rezultatet surprizuese. Tani ekipi i Fabregas ka arritur në vendin e 6-të me 24 pikë. Vetëm 3 larg kreut që mbahet nga Roma.

    La Liga evidentoi fitoren e Getafes 1-0 përballë Elce, në Bundesligë Gladbah- lajpicg 0-0 ndërsa në Ligue 1 Metz u mund nga Renës 0-1. I vetmi takim me 3 gola erdhi nga Holanda teksa Zvolle kaloi 2-1 Herenven. /Sportiim.al/

    Vazhdo leximin

  • N’Golo Kante drejt rikthimit të bujshëm në Europë, e kërkon Parisi… i vogël

    N’Golo Kante drejt rikthimit të bujshëm në Europë, e kërkon Parisi… i vogël

    2 Nëntor 2025

    18:54

    Telesport

    Një nga surprizat e mëdha të merkatos së janarit mund të jetë rikthimi i N’golo Kante në Europë. Për mesfushorin francez, i cili dëshiron të jetë në formën opitmale, para Kupës së Botës, e kërkon Paris FC.
    Klubi i dytë i Parisit, që po ashtu luan në Ligue 1, e sheh Kante-n si një përforcim ideal për të arritur objektivin e tyre kryesor për këtë sezon, që është qëndrimi në elitë.
    Sipas mediave franceze, bisedimet kanë nisur dhe mesfushori është i gatshëm për rikthimin në Ligue 1. Marrëveshja nuk është finalizuar ende, por interesi nga të dy palët është konkret dhe i qartë.
    Para se të transferohej tek Al-Ittihad, Kante spikati te Leicester dhe më pas erdhi hapi i madh në karrierë, transferimi te Chelsea. Pas dy sezonesh në Arabinë Saudite, 34-vjeçari është gati të rikthehet në elitë.

  • Një argjentinas për të zëvendësuar Lewandowski-n, 10 gola në 13 ndeshje në Ligue 1

    Një argjentinas për të zëvendësuar Lewandowski-n, 10 gola në 13 ndeshje në Ligue 1

    1 Nëntor 2025

    20:51

    Telesport

    Një tjetër emër i është shtuar listës së gjatë të sulmuesve që po ndjek Barcelona, për të gjetur mes tyre pasuesin ideal të Robert Lewandowski-t, i cili do të largohet si lojtar i lirë gjatë verës së ardhshme.
    “Mundo Deportivo” raporton se drejtuesit e Barcelonës kanë nisur që tani me negociatat për transferimin e Joaquín Panichelli, sulmuesit argjentinas i cili po shkëlqen me fanellën e Strasbourg këtë sezon, duke shënuar 10 gola në 13 ndeshjet e para.
    23-vjeçari argjentinas u transferua nga Alaves te Strasbourg gjatë verës së fundit për 7 milionë euro, por me formën e treguar deri tani, vlera e tij në fund të sezonit do të jetë shumë herë më e madhe.
    Joaquín Panichelli është gati të rikthehet në Spanjë, aty ku sezonin e kaluar në Segunda Divizion shënoi 21 gola me fanellën e Mirandes, para se të transferohej këtë verë në Ligue 1. E vetëdijshme që sulmuesi është në radarin e disa klubeve, Barcelona kërkon të arrijë sa më shpejt marrëveshjen me Strasbourg.

  • Giroud bën deklaratën e fortë: Nuk shoh diferenca të mëdha mes Ligue 1 dhe Serie A

    Giroud bën deklaratën e fortë: Nuk shoh diferenca të mëdha mes Ligue 1 dhe Serie A

    16 Tetor 2025

    14:01

    Alfred Lleshi

    Pas 13 vitesh nga transferimi tek Arsenali, Olivier Giroud po e sheh sërish Ligue 1 me sy të rinj, duke mohuar se kampionati francez është në rënie. Pas një periudhe jo të suksesshme te Los Angeles FC, sulmuesi i Lille theksoi rëndësinë e rikthimit në Francë të disa kampionëve të botës si Pavard, Pogba dhe Thauvin, të cilët, sipas tij, “i japin vlerë kampionatit në një periudhë delikate për futbollin francez”.
    Golashënuesi më i mirë në historinë e Francës pranoi se Ligue 1 “çdo vit humbet shumë talente, të cilët ikin drejt klubeve më të pasura”, por shtoi se niveli mbetet i lartë: “Nuk po e krahasoj me Premier League, por nuk shoh diferenca të mëdha mes Ligue 1 dhe Serie A”.
    Giroud u shpreh krenar për sukseset e klubeve franceze në Europë, duke përmendur fitoren e Lille ndaj Romës në “Europa League”: “Në Europë po tregojmë se kemi cilësi”. Sipas tij, Ligue 1 mbetet një kampionat konkurrues dhe tërheqës, që rilançon talentet dhe rikthen prestigjin e futbollit francez.
     

  • Topi i Artë/ U shty për mot të keq, Kelaifi afron ndeshjen Marsejë- PSG

    Topi i Artë/ U shty për mot të keq, Kelaifi afron ndeshjen Marsejë- PSG

    Klasikja e Ligue 1, siç njihet ndeshja midis Marsejës dhe PSG-së në Francë, u anulua të dielën në mbrëmje në orën 20:45 për shkak të motit të keq. Ndeshja do të riplanifikohet për të hënën në mbrëmje në orën 20:00, sipas rregulloreve të Ligue 1.

    Megjithatë, vendimi ka shkaktuar polemika sepse një nga momentet më të rëndësishme në futbollin ndërkombëtar, ceremonia e ndarjes së çmimeve Topi i Artë, do të mbahet në të njëjtën kohë në Paris. Ceremonia do të fillojë në orën 20:00 dhe supozohej të përfshinte disa lojtarë nga kampionët francezë dhe evropianë të PSG-së, me Ousmane Dembele që pritet të jetë fituesi i shpallur.

    Ndërkaq pak çaste më parë presidenti i PSG Naser Al-Kelaifi ka kërkuar që klasikja e futbollit francez të zhvendoset në orën 15:00 ose 17:00 sot, pasi mungesa në ceremoninë e Topit të Artë konsiderohet e paimagjinueshme nga presidenti i PSG-së.

    Vazhdo leximin

  • Ansu Fati futet në pjesën e dytë dhe bën heroin për Monaco-n (video)

    Ansu Fati futet në pjesën e dytë dhe bën heroin për Monaco-n (video)

    21 Shtator 2025

    19:18

    Telesport

    Monaco ka fituar 5-2 ndaj Metz, për javën e pestë në Ligue 1. Protagonisti kryesor i këtij takimi dhe që fitoi me të drejtë “Lojtari i Ndeshjes” ishte Ansu Fati.
    Sulmuesi i huazuar nga Barcelona i futur në pjesën e dytë, shënoi dy gola. Pjesa e parë e takimit u mbyll në barazim 1-1. I sapo futur në fushë në pjesën e dytë, Ansu Fati gjeti direkt golin pas asistit perfekt të Camara.
    Në minutën e 82-të, kur rezultati aktual ishte 2-2, Ansu Fati shënoi golin e tretë për Monaco-n dhe të dytin personal. Sulmuesi spanjoll shënoi me kokë, pas asistit të Diatta. Në minutat e mbetura, Monaco shënoi edhe dy herë të tjera, njëri prej tyre autogol. Monaco fiton 5-2 dhe aktualisht mban vendin e dytë me 12 pikë në Ligue 1, vendi i parë mbahet nga PSG, po me 12 pikë, por me një ndeshje më pak.
    Ansu Fati u vlerësua me notën 9.2 dhe në dy ndeshje që ka luajtur me Monaco-n, ka shënuar 3 gola. Kujtojmë që 22-vjeçari është huazuar nga Barcelona me të drejtë blerjeje dhe me këto shifra, është e sigurt që francezët do kërkojnë blerjen përfundimtare gjatë verës.
    SHIKOGOLAT

  • Tre gola për 7 minuta, PSG “mbaron” punë me kundërshtarin që në 15 minutat e para të ndeshjes (video)

    Tre gola për 7 minuta, PSG “mbaron” punë me kundërshtarin që në 15 minutat e para të ndeshjes (video)

    30 Gusht 2025

    21:29

    Telesport

    PSG është padyshim një nga ekipet më të mira të momentit, jo vetëm në Ligue 1, por në gjithë botë. Parizienët po fitojnë 0-3 ndaj Toulouse, ndeshje e vlefshme për javën e tretë në Ligue 1.
    Djemtë e Luis Enrique shënuan tre gola për shtatë minuta. Në minutën e 7-të, Joao Neves shënon një gol shumë të bukur me gjysmë-rroveshatë. duke tundur rrjetën.
    Në minutën e 10-të ishte radha e Bradley Barcola për të shënuar golin e dytë, pas një topi të gjatë fantastik të dhënë nga Fabian Ruiz. Në minutën e 14-të, Joao Neves shënon në mënyrë spektakolare me rroveshatë këtë herë, golin e dytë personal dhe të tretin për PSG-në.
    SHIKOGOLAT

  • Lajm i bujshëm nga Franca. Neymar drejt rikthimit në Ligue 1, zbulohet prapaskena

    Lajm i bujshëm nga Franca. Neymar drejt rikthimit në Ligue 1, zbulohet prapaskena

    26 Korrik 2025

    18:04

    Telesport

    Mediat franceze dhe jo vetëm, së fundmi po raportojnë vazhdimisht për një rikthim të mundshëm të Neymar në Europë dhe konkretisht në Ligue 1, në Francë.
    Sipas katyre raportimeve është Olimpique Marseille që ka nisur bisedimet e para me Santos për një transferim të mundshëm të Neymar. Braziliani është shumë pro rikthimit në Europë, pasi kërkon të jetë në super formë për Kupën e Botës 2026. Duke qenë se e njeh mjaft mirë Ligue 1, Neymar është i entuziasmuar nga ideja për t’u rikthyer në Francë.
    Kujtojmë se Neymar luajti në Ligue 1 për 6 sezone me PSG-në, ku u transferua nga Barcelona në vitin 2017 për 222 milionë euro, transferimi më i shtrenjtë në histori. Në 173 ndeshje me parizienët, Neymar shënoi 118 gola dhe dha 79 asiste.
    Rikthimi i tij në Ligue 1 dhe transferimi te Olimpique Marseille do të ishte një goditje e bujshme dhe për faktin duke ditur rivalitetin historik mes dy klubeve franceze. Në rast se ndodhë ky transferim, atëherë Neymar do jetë padyshim “tradhtari” më i madh për tifozët e PSG-së.

  • Vendimi i Gjykatës/ Lion fiton të drejtën për Ligue 1

    Vendimi i Gjykatës/ Lion fiton të drejtën për Ligue 1

    Jo vetëm aq: UEFA ka njoftuar se Komiteti i saj i Financave ka pranuar pjesëmarrjen e Lion në Europa League, pas revokimit të rrëzimit të tij në divizionin e dytë me arsyen e vështirësive financiare.

    Lion mbetet në Ligue 1 të Francës për sezonin 2025/26. Gjykata Federale e Apelit rrëzoi vendimin e shkallës së parë të Drejtorisë Kombëtare të Kontrollit të Menaxhimit (DNCG), e cila më 24 qershor e kishte zbritur klubin francez në divizionin e dytë për shkak të borxhit të madh, duke i lejuar klubit të vazhdonte të garonte në divizionin e parë.

    Kjo i nënshtrohej disa kufizimeve në paga dhe tarifa transferimi. “Olympique Lyonnais mirëpret vendimin e sotëm të DNCG për ta mbajtur Klubin në Ligue 1”, thuhet në një deklaratë zyrtare të klubit. “OL falënderon Komitetin e Apelit për njohjen e ambicies së ekipit të ri të menaxhimit, i cili është i vendosur të sigurojë menaxhim të shëndoshë në të ardhmen.

    Ekipi i ri i menaxhimit, i mbështetur nga angazhimi dhe përkushtimi i aksionarëve dhe mbështetësve tanë financiarë, është jashtëzakonisht mirënjohës për të gjithë mbështetjen e marrë si nga brenda ashtu edhe nga jashtë Klubit, duke përfshirë tifozët, punonjësit, lojtarët, partnerët dhe zyrtarët e zgjedhur. Vendimi i sotëm është hapi i parë në rivendosjen e besimit në Olympique Lyonnais. Tani mund të përqendrohemi në qëllimet tona sportive, duke u përgatitur plotësisht për sezonin e ardhshëm.”

    Suite à la décision de l’UEFA, l’OL jouera bien l’Europa League la saison prochaine 💫🔴🔵 pic.twitter.com/9nTMlXHHTr— Olympique Lyonnais (@OL) July 11, 2025