Elmas Bogdani
“Sot qytetarët shqiptarë, janë të vetmit në Europë dhe botë, që nuk kanë një proces ligjor të drejtë. Iu mohohet një proces ligjor i drejtë!”. Kështu deklaroi dje Sali Berisha, i cili gjithnjë e më shumë e ka kthyer veten në një avokat të “drejtësisë së munguar”, por vetë i duhet të përballojë një proces gjyqësor që e ka ndjekur këmbë pas këmbe. Nga njëra anë, Berisha flet për një sistem të kapur, nga ana tjetër, kërkon ta shmangë përballjen e tij me të, me vonesa, zvarritje dhe akuza pa fund ndaj prokurorëve dhe gjyqtarëve.
Kanë kaluar mbi 6 muaj që kur Sali Berisha dhe Jamarbër Malltezi u morën të pandehur nga Prokuroria e Posaçme dhe ende gjyqi nuk ka nisur. Seanca paraprake është shtyrë disa herë dhe tashmë data e radhës është 4 prilli. Pretendimet e avokatëve të Berishës dhe Malltezit kanë përfunduar, dhe tashmë u takon prokurorëve që të përgjigjen më 4 prill. Pas kësaj, fjala i kalon gjyqtares Flojera Davidhi, e cila pritet të marrë vendimin për dërgimin e çështjes për gjykim. Me fjalë të tjera, fundi i lojërave të tij po afron, dhe procesi i vërtetë ligjor ndaj Berishës po troket në derë.
Berisha në panik, vazhdon sulmet ndaj SPAK
Duket se ideja e përballjes së tij me drejtësinë nuk është aspak e preferuar për ish-kryeministrin, i cili ka intensifikuar dje sulmet ndaj SPAK-ut dhe sistemit gjyqësor. Duke pretenduar se “sistemi i drejtësisë është një farsë”, Berisha po përpiqet të krijojë imazhin e një viktime të persekutimit politik. Mirëpo, kjo nuk është hera e parë që e kemi parë këtë skenar. “Unë besoj se çdo forcë politike demokratike është e detyruar të mbrojë interesin e qytetarëve dhe në këtë rast, reforma është jetike, është imperative. Nuk mund të rrinë qytetarët shqiptarë pa të drejtën e një procesi ligjor, siç është sot që duhet të presin 15 vite,” u shpreh Berisha, duke u përpjekur të paraqesë veten si mbrojtës i të drejtave të qytetarëve, ndërkohë që përpiqet të shmangë një proces gjyqësor që i takon atij vetë.
Gjithashtu, ai nuk harroi të përmendë “dështimin” e drejtësisë për të hetuar “krimet monstruoze elektorale”, duke akuzuar SPAK-un se “amniston zyrtarët e lartë dhe ndjek penalisht liderët e opozitës”. Një narrativë e njohur, por që kësaj here duket më shumë si një përpjekje për të fituar kohë sesa si një argument real. Berisha nuk u ndal vetëm tek SPAK, por hodhi akuza edhe ndaj gjyqtares Irena Gjoka. Ai e sulmoi duke thënë se “ka disa mbiemra”. “Tani më thuaj ti mua, ka drejtësi më këtu? Këtu nuk ka gjykatës më. Këtu defakto gjykatësi është bërë me të 4-mbiemra, Irena Gjoka. Por qytetarit i duhen gjykatës dhe kjo nuk mund të vazhdojë. Nuk mundet. Çdo vend duhet të ketë gjykatësin dhe jo afërmendshmin që thotë, se gjykatës bën atë që i themi. Jashtë çdo lloj standardi, kjo nuk mund të vazhdojë.
Nuk mund të vazhdojë një drejtësi e cila në vit elektoral, ka guximin të amnistojë krime monstruoze elektorale që lidhen me zyrtarë të lartë, dhe në të njëjtën kohë arreston dhe ndjekje penale liderët kryesorë të opozitës”, tha ndër të tjera Berisha. Sulmet e tij ndaj Reformës në Drejtësi nuk do “pinë ujë” pasi prokurorët kanë dhënë sinjale se nuk tërhiqen nga presionet dhe pas 4 prillit, pritet që drejtësia të veprojë pa u ndikuar nga taktikat e zakonshme të vonesave dhe propagandës së Berishës. Procesi “Partizani” ka një histori të gjatë, por koha e përballjes së vërtetë po afron. Kujtojmë se Sali Berisha u mor i pandehur me akuzën e korrupsionit pasiv më 11 shtator 2024. Një muaj më pas më 15 tetor, dy prokurorët Arben Kraja dhe Enkelejda Millonai dërguan në gjykatë 333 fashikujt hetimorë, ndërsa të nesërmen më 16 tetor u caktua me short gjyqtarja e seancës paraprake Flojera Davidhi.
Tag: ligjor
-

Sali Berishës i ngushtohet laku, pas 4 prillit pritet të fillojë përballja e vërtetë e tij me drejtësinë, si do i…
-

Analisti ia thotë në sy Berishës: Reformimi i drejtësisë nga PD është gënjeshtër, nuk i bëni dot as…
Kryetari i PD-së Sali Berisha, mohoi mundësinë e një koalicioni të përbashkët PD-PS pas zgjedhjeve të 11 majit.
Berisha tha se edhe nëse për integrimin në BE do të duhej të bënte një koalicion me bazë të gjerë me PS-në nuk do ta pranonte kurrë.
“Për integrimin e Shqipërisë, ne votojmë çdo ligj dhe marrëveshje, por kurrë një koalicion të përbashkët me PS-në,” tha Berisha.
Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ishte i ftuar në emisionin Now në Euronews Albania nga ku përsëriti premtimin për reformimin e sistemit të drejtësisë. Analisti dhe Dekani i Fakultetit Juridik, Shkenca Politike dhe Marëdhënie Ndërkombëtare në UET, Ervis Iljazaj, e cilësoi premtim të pambajtshëm atë të artikuluar nga kryedemokrati duke i kujtuar që për ta bërë këtë i duhen 94 vota, ndryshe i duhet bashkimi i votave me PS, që ai më herët e ka përjashtuar.
Berisha pranoi se nuk mund ta bënte këtë i vetëm, por theksoi se ky është momenti kur të gjithë duhet të ndërgjegjësohet se reforma më drejtësi ishte një eksperiment që dështoi dhe tani duhet të ulemi ti japim drejtim për t’u mundësua shqiptarëve të drejtën e një procesi ligjor.
“Pse u premtoj shqiptarëve sepse kemi një komb që ka humbur të drejtën e një procesi ligjor. Pas të drejtës për jetën është një nga të drejtat më të rëndësishme për një shoqëri; procesi ligjor. Nuk varet nga unë, e di. 34 vite reformat në drejtësi nuk kanë qenë unilaterale, kanë qenë të dyanshme por të jemi realistë kanë qenë edhe me arbitër ndërkombëtarë, Komisioni i Venecias, ekspertë. Çfarë do ndodhë, së pari duhet të ndërgjegjësohen ata që për mua në mënyrë të padrejtë refuzojnë të pranojnë realitetin e krijuar… Nuk ka investime të huaja, janë miliarda të bllokuara në çështje civile, të gjithë ata që kanë një proces janë njerëz të dëshpëruar. Unë jam i bindur, do ndërgjegjësohen; u bë eksperimenti, dështoi, të ulemi t’i japim drejtim. Ne do të votojnë çdo reformë që është për integrimin e Shqipërisë në BE, por nëse BE nuk realizon procesin ligjor…”
“Do ndryshojnë gradualisht… Venecia ka dhënë një paralajmërim të kobshëm dhe ajo ka ndodhur. Shqiptarëve do ju dalim ne zot, me partnerët tanë, po punojmë me fondacionin Adenauer me debate, dëgjesa”, tha Berisha.
Sa i përket drejtësisë, Berisha theksoi se ai mbron interesat e 80% të shqiptarëve, të cilët, sipas tij, nuk kanë një proces ligjor të drejtë.“Për një proces ligjor të drejtë civil, vendimin e gjykatës duhet ta marrësh brenda një kohe të pranueshme. Sot, një proces ligjor civil kërkon deri në 15 vjet. Edhe në diktaturën komuniste ka qenë më mirë se sa sot,” shtoi ai. -

Berisha: Qytetarët meritojnë një proces ligjor të drejtë, jo afërmendshin që kontrollon gjykatësit me përgjime
Lideri i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka kritikuar ashpër sistemin e drejtësisë në Shqipëri, duke theksuar se qytetarët shqiptarë nuk kanë një proces ligjor të drejtë.
Në konferencën me gazetarët, ai u shpreh se qytetarët janë të detyruar të presin vite të tëra për të marrë një vendim gjyqësor dhe se korrupsioni ka bllokuar zgjidhjen e shumë çështjeve civile.
Berisha gjithashtu kritikoi ndikimin e qeverisë në sistemin gjyqësor, duke akuzuar se prokurorët kontrollojnë dhe ndjekin çdo lëvizje të gjykatësve, duke cenuar pavarësinë e drejtësisë. Ai kërkoi një reformë të menjëhershme dhe thelbësore për të garantuar një sistem të drejtë dhe efikas për të gjithë qytetarët shqiptarë.
Fjala e Sali Berishës:
E kam theksuar dhe e theksoj se, PD-ja është e vendosur për një reformë të sistemit të drejtësisë. Pse? Sot çdo shqiptar për një çështje civile nëqoftëse nuk paguan çmimet e kokës rryshfet, do të presë 15 vite.
Sot qytetarët shqiptarë, janë të vetmit në Europë dhe botë, që nuk kanë një proces ligjor të drejtë. Iu mohohet një proces ligjor i drejtë. Defakto se, dejure e kanë. Defakto nuk kanë proces ligjor.
Të lesh qytetarët e tu pa një proces ligjor të drejtë, faktikisht spostohet në një hapësirë parashtetërore. Por edhe kohërat para shtetërore kanë pasur kodet e tyre, sidomos çështjet civile që janë çështje themelore.
Tani a mund të pranohet kjo situatë. Nëse ju ndiqni dinamikën e grumbullit të dosjeve, rritja e grumbullit të dosjeve është e frikshme.
Ka qenë 120 mijë para 3-4 vitesh dhe këto 4 vite që funksionon i tërë sistemi, u rikthye Gjykata e Lartë, në këto 3-4 vite ka arritur në 150 mijë.
Gjykata Administrative që ishte një risi e reformës që bëmë në sistemin e drejtësisë është përgjysmuar në kapacitet dhe faktikisht në vendimet e saj duhet të presësh vite e stërvite dhe përveç kësaj, siç dëshmuan përfaqësuesit e dhomave të biznesit, vendimet janë në tërësi në favor të qeverisë.
Por bllokimi i çështjeve civile i kushton vendit, përveç se mohimi i një të drejtë, e paimagjinueshme, i kushton vendit miliarda euro për shkak të bllokimit të pronave, të kredive, të fondeve etj., në këtë sektor.
Bllokimi i çështjeve civile e bën Shqipërinë absolutisht vendin më të papërshtatshëm për investimet e huaja. Nuk ka investitor që mund të vijë në këtë sistem drejtësie, pasi ti ke zhdukur atë që quhet siguri ligjore. Po nuk ka proces, nuk ka siguri ligjore.
Atëherë ti detyrohesh të firmosësh me të huajt se do të njoh autoritetin ligjor të këtij vendi, apo atij vendi. Ta ekstraterritorializosh procesin, përndryshe ai nuk vjen dhe ka shumë të drejtë.
A mund të pranohet kjo? Besoj se këto sirena bien për çdo qytetar, pavarësisht se një pakicë e qytetarëve kanë punë me sistemin e drejtësisë, por ai është i të gjithëve.
Së dyti. Lëmë krejtësisht karakterin politik, por marrim thjeshtë strukturën, funksionimin. Ky është sistemi i vetëm në botë, që nuk ka ekzistuar as në diktaturën komuniste i tillë, ku prokurori që harton dosjen, survejon me ligj gjykatësin që do shqyrtojë dosjen. E regjistron telefonin e tij dhe pastaj merr vendime mbi të, mbi regjistrimin e telefonit apo informacioneve të tjera që mund të marrë.
Tani më thuaj ti mua, ka drejtësi më këtu? Këtu nuk ka gjykatës më. Këtu defakto gjykatësi është bërë me të 4-mbiemra, Irena Gjoka. Por qytetarit i duhen gjykatës dhe kjo nuk mund të vazhdojë. Nuk mundet.
Çdo vend duhet të ketë gjykatësin dhe jo afërmendshmin që thotë, se gjykatës bën atë që i themi.
Jashtë çdo lloj standardi, kjo nuk mund të vazhdojë. Nuk mund të vazhdojë një drejtësi e cila në vit elektoral, ka guximin të amnistojë krime monstruoze elektorale që lidhen me zyrtarë të lartë, dhe në të njëjtën kohë arreston dhe ndjekje penale liderët kryesorë të opozitës.
Unë besoj se çdo forcë politike demokratike është e detyruar të mbrojë interesin e qytetarëve dhe në këtë rast, reforma është jetike, është imperative.
Nuk mund të rrinë qytetarët shqiptarë pa të drejtën e një procesi ligjor, siç është sot që duhet të presin 15 vite.
Nuk mund të kenë shqiptarët një gjykatës të cilit prokurori i kontrolluar nga qeveria, i kontrollon çdo gjë dhe i di çdo gjë.
Ky është sistemi. Unë ju ftoj ju, ftoj mediat të ua thonë të vërtetën shqiptarëve.
Para se Donald Trump të fitonte, amerikanët u thuheshin superlativa për drejtësinë, sepse ajo përdorej kundër Trump. Donald Trump thotë se, drejtësia nuk do jetë një armë politike kundër kundërshtarëve. Besoj se gjërat po bëhen tani shumë të qarta.
-

Kreu i PD-së, Sali Berisha, denoncon: Reforma në Drejtësi e hartuar në fshehtësi nga fondacioni i Sorosit
Kreu demokrat Sali Berisha, në një tryezë diskutimi për Reformën në Drejtësi, është shprehur se kjo e fundit është projektuar në mënyrë të fshehtë nga fondacioni Shqipëria e Hapur.
Berisha gjithashtu u shpreh se shqiptarët, deri para se të niste zbatimi i reformës, kanë patur procese ligjore të pranueshme, teksa shton se sot një gjë e tillë u mohohet qytetarëve.
Berisha: Reforma në drejtësi në Shqipëri, të jemi të hapur, u projektua në mënyrë të fshehtë në një dokument të fshehtë të fondacionit Shoqëria e Hapur.
Dokument, i cili u bë publik në një nga këto likat e njohura, në të cilat ne pamë se ky fondacion kishte hartuar një strategji në të cilën përcaktonte ndryshime të thella, reformën e Kushtetutës, reformën e sistemit të drejtësisë dhe reformën elektorale.
Unë nuk do ndalem këtu tani në historikun 10-vjeçar, por është normale dhe ne kemi kërkuar ndihmën e miqve tanë, e fondacionit Adenauer që të studiohet ky realitet, që të mos pranohet si tabu, se tabutë janë fenomene tipike për diktaturat dhe autokracitë.
Për sistemin e lirë e demokratik janë reformat, ato të cilat janë konstantja e tij.
Por, në rast se bëjmë bilancin 10-vjeçar të kësaj reforme të realizuar nga ekstremi i majtë, cili është?
E para, është mohimi i të drejtës së shqiptarëve, jo me ligj, por me fakte dhe realitet, për të pasur një proces ligjor të drejtë.
Shqiptarët, kurrë që nga vitet ‘90 gjersa u zbatua ky proces, nuk kanë pasur një proces ligjor të përsosur, por kanë pasur një proces ligjor të pranueshëm.
Ky proces ligjor i pranueshëm, i ka bërë të mundur Shqipërisë, të anëtarësohet në Këshillin e Europës, të firmosë Marrëveshjen e Stabilizim-Asocimit, të firmosë marrëveshjen e liberalizimit të vizave, të marrë rekomandimin e KE për statusin e kandidatit dhe të bëhet anëtare e plotë e NATO-s.
Cilido që lexon raportet e KE, që unë i kam vlerësuar gjithnjë ato, këto raporte, për një vend që të progresojë, kishin dy kërkesa madhore, shteti ligjor funksionues, ekonomia e tregut funksionuese.