Tag: ligjor

  • “Rusmali nuk kontrollon shpërthimet e brendshme”, KAS rrëzon kërkesën e PD për përjashtimin e ish-ministrit të Berishës

    “Rusmali nuk kontrollon shpërthimet e brendshme”, KAS rrëzon kërkesën e PD për përjashtimin e ish-ministrit të Berishës

    Përfaqësuesi ligjor i PD, Marash Logu, ka paraqitur sot kërkesë me shkrim drejtuar KAS, ku kërkon përjashtimin e anëtarit Ilir Rusmaili.

    Në seancën e shkuar PD tha se Rusmaili nuk është i paanshëm në shqyrtimin e kërkesave të PD në lidhje me ankimimet për rezultatet e zgjedhjeve në disa qarqe, pasi është këshilltar i Presidentit Bajram Begaj.
    “Duam, proces të rregullt ligjor, që është paanshmëria”, tha Logu.
    “Po ashtu, anëtari Rusmali, në pamundësi për të kontrolluar shpërthimet emocionale dhe bindjet e tij të brendshme ndaj pales ankuese, Partisë Demokratike dhe lidershipit të saj, degradon në sharje dhe ofendime personale ndaj përfaqësuesve ligjor të subjektit zgjedhor “Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore”.
    Sjellje, veprime dhe shprehje, të cilat jo vetëm cënojnë solemnitetin e shqyrtimit administrativ, por dëshmojnë për probleme të thella karakteriale, siç mund të jetë mllefi i akumuluar ndër vite i këtij anëtari ndaj Partisë Demokratike dhe lidershipit të saj, që e bën të humbasë objektivitetin dhe të mos ruajë etikën minimale të komunikimit njerëzor/institucional, që duhet të karakterizojë anëtarët e një trupe kolegjiale të një organi publik”, thuhet në shkresën zyrtare drejtuar KAS.
    Por KAS rrëzoi kërkesën.
     

    Top Channel

  • “Një dëshmitar i gatshëm për SPAK”/ Përfaqësuesi ligjor i PD, ‘plas’ videon: Ju e dini kush i blen votat

    “Një dëshmitar i gatshëm për SPAK”/ Përfaqësuesi ligjor i PD, ‘plas’ videon: Ju e dini kush i blen votat

    Duke iu referuar fjalëve të Duzhës,  “ju e dini kush i blen votat në Elbasan”,  Logu thotë se deputeti i PS është një dëshmitar i gatshëm për SPAK.
    Përfaqësuesi ligjor i Partisë Demokratike, Marash Logu, përmes një postimi në rrjetet sociale, ka publikuar videon e deputetit të Partisë Socialiste, Luan Duzha, një ditë më parë teksa dilte nga Kuvendi dhe jepte intervistë për mediat.
    Postimi i Marash Logut:
    “Një dëshmitar i gatshëm për SPAK. Ju e dini kush i blen votat në Elbasan’ – thotë deputeti i PS, Luan Duzha.

  • Marrëveshja e Pensioneve Shqipëri-Itali, Rama: “Motra” solli në Tiranë dokumentin final të procesit të gjatë ligjor

    Marrëveshja e Pensioneve Shqipëri-Itali, Rama: “Motra” solli në Tiranë dokumentin final të procesit të gjatë ligjor

    Në një kohë kur zhvillimet politike shpesh errësojnë lajmet që prekin jetën reale të njerëzve, një njoftim i bërë nga Kryeministri Edi Rama doli nga atmosfera e Samitit të Komunitetit Politik Europian për të ndarë me publikun si një “Lajm të Mirë” – të thjeshtë në formë, por të thellë në përmbajtje.

    “Motra solli në Tiranë dokumentin final të procesit të gjatë ligjor mbi zbatimin e Marrëveshjes së Pensioneve me Italinë, që do të thotë se nga 1 qershori 2025 shqiptarët e Italisë do të nisin të përfitojnë nga kjo marrëveshje kuptimplotë për nivelin e ri të marrëdhënieve mes Shqipërisë e Italisë”
    Në një postim të shoqëruar me fotografinë e Kryeministres italiane Giorgia Meloni, Rama konfirmoi finalizimin e procesit të gjatë ligjor për zbatimin e Marrëveshjes së Pensioneve mes Shqipërisë dhe Italisë, e cila do të hyjë në fuqi më 1 qershor 2025. Kjo do të thotë se mijëra shqiptarë që kanë punuar ndershmërisht në Itali do të përfitojnë më në fund nga një e drejtë e mohuar për dekada, njohjen dhe shpërblimin e kontributeve të tyre në të dy vendet.
    Ky akt është më shumë se një marrëveshje teknike, është një akt dinjiteti dhe drejtësie. Ai u jep shqiptarëve të Italisë jo vetëm siguri sociale, por edhe ndjesinë e përfshirjes dhe respektit institucional në raport me sakrificat e tyre.
    Italia, që ka qenë një nga portat e para të emigrimit masiv shqiptar pas viteve ’90, përfaqëson jo vetëm një vend pritës, por një hapësirë ku shumë bashkëkombës kanë ndërtuar jetën, familjen dhe kontributin e tyre në shoqërinë italiane. Marrëveshja e pensioneve është një formë institucionalizimi të kësaj historie, një njohje formale se ata nuk janë thjesht numra statistikash, por individë me jetë dhe punë të ndershme që meritojnë përkujdesje dhe reciprocitet.
    Në gjuhën e përditshme politike shpesh përdoret shprehja “marrëdhënie të shkëlqyera dypalëshe”. Me këtë marrëveshje, Shqipëria dhe Italia tregojnë se miqësia ndërmjet dy vendeve nuk është vetëm një dekor diplomatik, por një marrëdhënie që përkthehet në mirëqenie për qytetarët.
    Edhe më domethënëse mënyra se si u dha ky lajm,  jashtë bujës së samiteve, me vëmendje të përqendruar. Një nderim simbolik për emigrantët tanë, të cilët kanë qenë shpesh më të harruarit në ndarjen e lajmeve të mëdha.
    Nga qershori i këtij viti, e drejta e tyre për pension do të jetë më në fund një realitet. Dhe kjo është, pa dyshim, një arritje për Shqipërinë institucionale, një hap më tej në përforcimin e lidhjes së saj me diasporën.
    Albert Vataj

  • Nis numërimi i zarfeve me votat nga Greqia, Celibashi merr vendimin: Kompetencë vetëm e KQZ-së

    Nis numërimi i zarfeve me votat nga Greqia, Celibashi merr vendimin: Kompetencë vetëm e KQZ-së

    Pas një ngërçi disa ditor, kreu i KQZ-së, Ilirjan Celibashi vendos hapjen e kutive dhe numërimin e zarfeve të votave të ardhura nga diaspora shqiptare në Greqi. Teksa shpjegoi edhe tagrin ligjor për grupet e numërimit, komisionet dhe instancat, ai tha se ky vendim merrej vetëm nga KQZ dhe më pas vlerësohej nga KAS apo Kolegji dhe kurrsesi asnjë grup numërimi dhe komision nuk kishte të drejtën të vendoste nëse do numërohej apo jo.
    Pjesë nga fjala

    Si grupet e vlerësimet e votave nga jashtë ashtu dhe komisionet, kanë vetëm kompetencën e numërimit dhe jo vlerësimin e parregullsive. Kjo përgjegjësi është e KQZ-së ose e KAS dhe Kolegjit më pas. KQZ i ka marrë të gjitha kutitë në dorëzim dhe asnjëra prej tyre nuk është përcaktuar si e parregullt. Për sa kohë janë caktuar të rregullta është detyrim ligjor si për grupet dhe komisionet për t’u vlerësuar dhe numëruar çdo votë nga jashtë.
    Ata çmojnë si është një votë e caktuar sepse është detyrim i tyre. Këto bëjnë edhe tabulimin e rezultateve për çdo subjekt, kandidat e qark. Anëtarët kanë të drejtë të kontestojnë vota të caktuara dhe t’i shënojnë dhe nuk kanë asnjë tagër tjetër ligjor zgjedhor.
    Nuk kanë as kompetencë proceduriale për të shqyrtuar ankesa apo kërkesa për procedurat dhe shkeljet. Ky vlerësim bëhet vetëm pasi të ketë përfunduar numërimi dhe tabulimi dhe më tej instancat përkatëse vlerësojnë nëse ka shkelje të kodit zgjedhor dhe të vlerësojnë masën e saj apo nëse ndikojnë në këto rezultate. Në këto rrethana vendos vazhdimin dhe numërimin e të gjitha votave që kanë ardhur nga jashtë si tabulimin e rezultateve dhe të dhënave nga këto rezultate deri në fund.

  • Diddy forcon ekipin ligjor me një avokate me ngjyrë, mbrojtja përmend motive raciste në ndjekjen penale ndaj reperit

    Diddy forcon ekipin ligjor me një avokate me ngjyrë, mbrojtja përmend motive raciste në ndjekjen penale ndaj reperit

    Gjyqi ndaj reperit të njohur Diddy nisi të hënën, më 5 maj, ku ai përballet me akuza serioze për shantazh, trafikim qeniesh njerëzore dhe transportim për qëllime prostitucioni. Në përgatitje për këtë betejë të ashpër ligjore, Diddy ka zgjeruar ekipin e tij të mbrojtjes duke shtuar avokaten me ngjyrë, Nicole Westmoreland.

    Westmoreland do të bashkëpunojë me një tjetër avokat afrikano-amerikan, Xavier Robert Donaldson, si dhe me drejtuesit e ekipit mbrojtës, Mark Anifilo dhe Teni Geragos. Kjo zgjedhje shihet si strategjike dhe me domethënie të veçantë, pasi avokatët e Diddy-t kanë deklaruar se ndjekja penale kundër tij është e motivuar nga paragjykime racore. Sipas tyre, rasti përfaqëson një “persekutim të synuar ndaj një burri të pasur dhe të suksesshëm me ngjyrë”.
    Ekipi i tij ligjor përfshin gjithashtu emra të njohur si Brian Steele, Alexandra Shapiro, Jason Driscoll dhe Anna Estevao, ndërkohë që pritet që edhe avokati me përvojë Mark Geragos të luajë një rol kyç në mbrojtje. Prania e Geragos ka tërhequr vëmendje që në fazën fillestare të përzgjedhjes së jurisë, duke shkaktuar reagime të ndryshme në opinionin publik.

    Diddy has added a second Black attorney to his team of legal eagles … because he just hired Nicole Westmoreland to work with his seven other lawyers to try to get him acquitted at his federal trial in NYC.
    Read more: https://t.co/xUYrnIQZrm pic.twitter.com/c6lOOwp6WZ
    — TMZ (@TMZ) May 7, 2025

    Mark Geragos është një nga avokatët më të njohur dhe më të diskutueshëm në Shtetet e Bashkuara, me një histori përfaqësimi të personazheve të famshëm dhe shpeshherë të kontestuar, si Michael Jackson dhe Chris Brown. Ai është kritikuar për taktikat e tij agresive në sallën e gjyqit, si dhe për daljet e shpeshta në media – element që për disa e bëjnë atë mjeshtër të “gjykimit nga media”. Prania e tij pranë Diddy-t mund të perceptohet si përpjekje për të ndikuar në opinionin publik ose për të ndërlikuar perceptimin rreth akuzave të ngritura.
    Sipas burimeve të TMZ, ekipi i Diddy-t ka qenë në kërkim të një avokateje me ngjyrë jo vetëm për qëllime simbolike, por për të forcuar më tej ndikimin ligjor në një çështje që konsiderohet e ndërlikuar dhe delikate. Nga ana tjetër, ekipi i prokurorisë përbëhet ekskluzivisht nga avokatë të bardhë, dhe deri tani nuk ka asnjë indikacion nëse autoritetet federale do të ndryshojnë përbërjen e tyre përpara se gjyqi të hyjë në fazat vendimtare.

    Top Channel

  • Akuzuesja e Princit Andrew u gjet e vetëvrarë në shtëpinë e saj, deklarata e fortë e avokates: Nuk kishte shenja që donte t’i jepte fund jetës

    Akuzuesja e Princit Andrew u gjet e vetëvrarë në shtëpinë e saj, deklarata e fortë e avokates: Nuk kishte shenja që donte t’i jepte fund jetës

    Akuzuesja e Princit Andrew, Virginia Giuffre, nuk tregonte “asnjë shenjë” që donte t’i jepte fund jetës së saj, tha avokatja e saj për The Sun.

    Virginia, 41 vjeç, u gjet pa ndjenja nga policia në fermën e saj të izoluar, një orë në veri të Perthit, Australi, të premten vonë në mbrëmje.
    Një ekip hetuesish për krime të rënda u nis me shpejtësi drejt vendit të ngjarjes dhe kaluan mes 10 dhe 12 orë duke mbledhur prova në pronë.
    Por avokatja e saj, Karrie Louden, dukej se u distancua nga një deklaratë e bërë nga familja e tronditur e Virginia-s, që njoftonte për vdekjen e saj nga vetëvrasja.
    Mendohet se Virginia mori një mbidozë me pilula, por ende mbeten pikëpyetje nëse kishte për qëllim t’i jepte fund jetës.
    Ky zhvillim tronditës vjen ndërsa zbulohen detaje të reja mbi orët e fundit të Virginia-s.
    Ndërkohë, Presidenti amerikan Donald Trump e përshkroi vdekjen e saj si një “gjë të tmerrshme, të tmerrshme”.
    Karrie, e cila ishte ndër të parat që mbërriti në shtëpi pasi u gjet trupi i pajetë i Virginia-s, i tha The Sun Online: “Kemi shumë pikëpyetje rreth kësaj.
    “Ka vetëvrasje dhe ka fatkeqësi.
    “Unë nuk e pashë atë në dhomë. Nuk isha aty brenda. Familja tha atë që tha, por unë nuk do të spekuloj nëse ishte vetëvrasje apo aksident.
    “Jeni në dijeni që ajo kishte qenë në spital. Ajo merrte medikamente.
    “A ka marrë thjesht shumë qetësues? Apo e ka bërë qëllimisht? Nuk e di…
    “Nuk di as cili ishte shkaku i vdekjes.”
    Karrie, e cila përfaqësonte Virginia-n që nga fillimi i vitit, shtoi: “Ajo kishte shumë dhimbje, por prapëseprapë kishte plane për të ardhmen.
    “Dëshironte të rinovonte këtë shtëpi dhe kishte plane të tjera. Kishte gjëra që donte të bënte.”
    “Kam folur me të ditët e fundit.
    “Sot duhej të isha këtu, tani, për të pasur një takim me të, për të rregulluar disa nga çështjet e saj ligjore.
    “Isha këtu po këtë kohë javën e kaluar dhe gjërat dukeshin pozitive.
    “Jam avokate mbrojtëse, kështu që nuk më pëlqen të spekuloj. Më pëlqen prova përtej çdo dyshimi të arsyeshëm.
    “Deri sa të kemi prova, thjesht po nxjerrim përfundime. Zyrtarisht, policia nuk më tha asgjë.
    “Nuk ma konfirmuan as që kishte vdekur. Ka kaq pak informacion që policia më ka dhënë.
    “Kjo ka qenë një tronditje e plotë për të gjithë ne.
    “Po të kishim dyshuar që mund të bënte vetëvrasje, natyrisht do të kishim marrë masa, do ta kishim çuar në një klinikë ose do t’i kishim siguruar më shumë ndihmë.
    “Kur mora telefonatën, mendova se po bënin shaka. Sepse nuk kishte asnjë shenjë që ajo po mendonte për diçka të tillë.”
    Tani mund të duhen deri në dy vjet para se të përfundojë raporti i mjekësisë ligjore për vdekjen e saj.
    Një zëdhënëse për mjekun ligjor në Perth tha: “Mund të konfirmoj se vdekja e znj. Giuffre është raportuar në Gjykatën e Mjekësisë Ligjore.
    “Rrethanat e vdekjes së znj. Giuffre do të hetohen nga mjeku ligjor.
    “Familjarët më të afërt do të informohen për këto hetime, të cilat nuk bëhen publike.”
    Zonja Louden tha se nuk kishte “rrethana të dyshimta, sa dimë ne”, por shtoi: “Duke marrë parasysh aktivitetet e fundit, është shumë e mundshme që ne kurrë të mos e dimë.”
    “Policia ishte shumë, shumë e paqartë.
    “E di që ajo ka shkuar, por si ndodhi, nuk e di.
    “Nuk jam e sigurt nëse do ta dimë ndonjëherë. Domethënë, ndonjëherë mjeku ligjor mund të thotë që ishte vetëvrasje, mjeku ligjor mund të thotë që ishte fatkeqësi, mjeku ligjor mund të thotë që ishte…”
    Trupi i Virginia-s është larguar nga shtëpia e fermës në Neergabby, në Australi Perëndimore.
    Testet toksikologjike priten të kryhen në ditët në vijim.
    Deri në gjashtë oficerë policie – përfshirë katër nga njësia e krimeve të rënda – kanë shqyrtuar vendin e ngjarjes pasi u ngrit alarmi të premten.
    Por policia në Australi Perëndimore ka refuzuar të japë detaje për rrethanat.

    Top Channel

  • Komisioni i Licencimit, takim me Dhomën Kombëtare të Zgjidhjes së Mosmarrëveshjeve

    Komisioni i Licencimit, takim me Dhomën Kombëtare të Zgjidhjes së Mosmarrëveshjeve

    Komisioni Ligjor dhe i Licencimit pranë Komitetit Ekzekutiv të FSHF-së zhvilloi një mbledhje me anëtarët e Dhomën Kombëtare të Zgjidhjes së Mosmarrëveshjeve, një takim i rëndësishëm për vlerësimin e punës së këtij organi të drejtësisë sportive dhe përcaktimin e prioriteteve për të ardhmen.
    Mbledhja u mbajt në ambientet e “Shtëpisë së Futbollit” dhe në të morën pjesë Drejtori Administrativ i FSHF-së, z. Aldi Topçiu, Kryetari i Komisionit Ligjor, z. Envi Hicka, Drejtoresha e Departamentit Ligjor, znj. Erisa Vora, si edhe arbitra dhe anëtarë të trupës së DHZM. Gjatë mbledhjes u diskutua mbi ecurinë e deritanishme të punës, sfidat e hasura dhe objektivat për mandatin e ardhshëm.
    Në një prononcim për fshf.org, Kryetari i Komisionit Ligjor dhe i Licencimit, z. Envi Hicka, nënvizoi se fokusi i takimit ishte analiza e veprimtarisë katërvjeçare të Dhomën Kombëtare të Zgjidhjes së Mosmarrëveshjeve, problematikat e hasura gjatë kësaj periudhe, si dhe ndikimi i ndryshimeve të bëra në rregullore.
    “Komisioni Ligjor dhe i Licencimit pranë Komitetit Ekzekutiv mbajti një mbledhje me anëtarë të Dhomën Kombëtare të Zgjidhjes së Mosmarrëveshjeve pranë FSHF-së me qëllim analizimin e punës së këtij organi të zgjidhjes së konflikteve për 4-vjeçarin e fundit dhe me qëllimin e rinovimit të tij në 4-vjeçarin e ardhshëm për një mandat të ri. Analiza mori në konsideratë shumë faktorë, zhvillimet dhe rrjedhshmërinë e punës gjatë këtij mandati 4-vjeçar, problematikat që janë hasur nga anëtarët e Dhomës dhe nga klubet gjatë kësaj periudhe si dhe impaktin që kanë pasur ndryshimet që ne i kemi bërë rregullores në vitet e fundit me shpresën për ta modernizuar dhe për ta bërë më fleksibël këtë mekanizëm për të gjithë komunitetin e futbollit që ka nevojë për zgjidhje mosmarrëveshjesh.
    Urojmë, shpresojmë dhe besojmë që në mandatin e ardhshëm me kontributin e të gjithë faktorëve, duke nisur nga klubet, lojtarët, nga FSHF si organizatë dhe profesionistët që ne kemi afruar në këto trupa, të kemi një hov dhe një qasje tjetër, duke i ofruar të gjithë faktorëve një zgjidhje sa më të mirë, të besueshme dhe sa më pak të kontestuar të konflikteve në lëmin sportiv dhe jo vetëm, por edhe në atë tregtar apo me natyra të tjera. Ky ka qenë një qëllim i vazhdueshëm i Komitetit Ekzekutiv për të cilin ne do të marrim edhe miratimin dhe angazhimin e besimin dhe nga Asambleja e ardhshme” – tha Envi Hicka në fjalën e tij për fshf.org.

  • Berisha: Arben Rakipi një mafioz që përdor Magjistraturën për bizneset e tij!

    Berisha: Arben Rakipi një mafioz që përdor Magjistraturën për bizneset e tij!

    Berisha: Arben Rakipi një mafioz që përdor Magjistraturën për bizneset e tij!Lideri i opozitës, Sali Berisha, ka theksuar rëndësinë e çështjes së drejtësisë për shqiptarët, duke e cilësuar atë si një nga problemet më të mëdha që ka përjetuar ky popull.

    Berisha, ka denoncuar Arben Rakipin, duke e cilësuar atë si një individ që ka shfrytëzuar Shkollën e Magjistraturës për të përfituar përfitime personale dhe biznesesht të paligjshme.

    “I dashur Bedri, çështja e drejtësisë është çështja më themelore që kanë shqiptarët dhe që për fat të keq e kanë realizuar vetëm ata që kanë të bëjnë me drejtësi.

    Pra, shqiptarët kanë humbur tërësisht të drejtën themelore të një procesi ligjor të drejtë.

    Quhet proces ligjor i drejtë ai proces që zhvillohet në përputhje me ligjet dhe brenda një kohe të arsyeshme,

    Një proces ligjor në gjykata, që kërkon 15 vite, siç kërkon sot në Shqipëri, është një proces ligjor i vonuar, inekzistent.

    Drejtësia e vonuar është drejtësi e mohuar. Këtë përjetojnë sot të gjithë shqiptarët.

    Sot janë në sistemin e drejtësisë në të gjitha shkallët 230 mijë dosje. Ato duan të paktën 20 vite dhe po vijnë duke u rritur.

    Është një situatë që tejkalon çdo lloj realiteti në një vend të botës. Nuk ekziston në asnjë vend përveçse në Shqipëri.

    Reforma e Xhorxh Sorosit kaq shumë e lavdëruar nga sorosizmi, ishte shkatërrimi përfundimtar, ose mohimi përfundimtar i të drejtës së shqiptarëve për të pasur një proces ligjor.

    Ne kemi shpallur dhe shpallim se rikthimi i kësaj të drejte, se garantimi i procesit ligjor për shqiptarët është një nga detyrimet tona më madhore.

    Ne po bëjmë përgatitje, jemi në kontakt me personalitete të shquara botërore në fushën e të drejtës.

    Si qeveri do vendosim bashkëpunim të ngushtë me Komisionin e Venecias dhe t’u japim përgjigje më të shpejtë të mundshme të kësaj situate asgjësuese të një drejte themelore për shqiptarët, e drejta e procesit ligjor.

    Me gjithë vështirësitë që paraqet, jam optimist.

    Janë mijëra shqiptarë që kanë studiuar në universitetet më të mira të Europës dhe botës për drejtësi, por i kanë dyert e mbyllura, nuk mund të hyjnë në sistemin e drejtësisë në Shqipërisë, sepse duhet të kalojnë shkollën e Rakipit.

    Arben Rakipi është një mafioz që përdor Shkollën e Magjistraturës për bizneset e tij. Këto do marrin fund pas 11 Majit”, tha Berisha.

  • Hoxha: Abuzimet me fondet publike dhe asfalti elektoral, SPAK inekzistent

    Hoxha: Abuzimet me fondet publike dhe asfalti elektoral, SPAK inekzistent

    Hoxha: Abuzimet me fondet publike dhe asfalti elektoral, SPAK inekzistent

    Anëtari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Arjan Hoxha, në një prononcim për media jashtë dyerve të SPAK, ka denoncuar ashpër abuzimet dhe shkeljet e ligjit që sipas tij, po ndodhin çdo ditë në qeverisjen e tanishme.

    Ai theksoi se shumë projekte infrastrukturore, të cilat janë financuar me para publike, po realizohen pa respektuar procedurat ligjore të kërkuara për një transparencë të plotë.

    Hoxha theksoi se shumë nga këto investime, si rikonstruksionet e rrugëve, po kryhen pa pasur akt administrativ dhe pa ndjekur hapat ligjorë që janë të detyrueshëm sipas Kodit Ligjor.

    Ai e konsideron këtë një shkelje të qartë të ligjit dhe një mundësi për të manipuluar qytetarët përmes asfaltit elektoral, duke i joshur ata me infrastrukturë të shtruar, thjesht për të fituar mbështetje përpara zgjedhjeve.

    Hoxha u shpreh gjithashtu se qeveria aktuale po përdor përfitimet nga këto projekte për të manipuluar vullnetin e qytetarëve, duke shpërndarë asfalte dhe projekte që kanë vetëm qëllimin e mashtrimit dhe vjedhjes së parave publike.

    Sipas tij, këto veprime janë një pjesë e një plani elektoral që përpiqet të manipulojë mendimet e qytetarëve para zgjedhjeve.

    Arjan Hoxha:

    “Çdo ditë vidhen, abuzohen dhe bëhen thjesht dhe pa asnjë lloj tenderimi, pa tabela, pa akt administrativ që ka detyrim ligjor që të vendoset në çdo punë publike, sepse ato rrugë që rikonstruktohen nga e para duhet të ketë një akt administrativ që tregon fillimin dhe fundin e punimeve.

    Ka detyrim ligjor dhe kushtetues në bazë të udhëzimeve që ka Kodi Ligjor, që të paktën 4 muajt e fundit ai nuk duhet të bëjë investime të tilla.

    Megjithatë, ai vazhdon çdo ditë me zavor dhe asfalt elektoral vetëm dhe vetëm për të manipuluar vullnetin e qytetarëve me idenë e tij që të vjedhë paratë e qytetarëve duke vjedhur paratë publike, duke i mashtruar ditët e fundit që kanë mbetur para zgjedhjeve.

    Kjo situatë duhet të marrë fund, taks forca që ka ngritur SPAK është inekzistente, vetë SPAK është inekzistent, është i heshtur e i shurdhër dhe unë kam me dhjetra denoncime, dhe tani po të shkosh me kamera nëpër lagje do hedhin asfalt sipër pa shtruar asgjë tjetër, thjesht për të vjedhur dhe intimiduar votuesit”.

  • Berisha: Brukseli ishte dje në anën e shqiptarëve! Edi Rama mund ta censurojë, por ajo rezonon fuqishëm në Evropë dhe në botë

    Berisha: Brukseli ishte dje në anën e shqiptarëve! Edi Rama mund ta censurojë, por ajo rezonon fuqishëm në Evropë dhe në botë

    Berisha: Brukseli ishte dje në anën e shqiptarëve! Edi Rama mund ta censurojë, por ajo rezonon fuqishëm në Evropë dhe në botë

    Lideri i opozitës, Sali Berisha, gjatë konferncës për shtyp deklaroi se, Brukseli ishte dje në anën e shqiptarëve! Ai tha se, nuk mund t’u mohohet atyre e drejta e një procesi ligjor me reformën e Sorosit.

    “Seanca e djeshme është historike. Edi Rama mund ta censurojë këtu me mediat e tij të mëdha, por ajo rezonon fuqishëm në Evropë dhe në botë.

    Në këtë seancë, parlamentarët qëndruan fuqishëm në anën e qytetarëve shqiptarë që kanë humbur të drejtën e një procesi të duhur ligjor.

    Rezonoi në të katër anët e parlamentit stoku i dosjeve për 150 mijë dhe disa të dhëna të tjera më faktojnë që në të gjithë nivelet e sistemit janë shumë më tepër se 150 mijë, çka për ata nënkuptonte se Shqipëria ka drejtësi të munguar.

    Shqiptarët shqiptarë janë me drejtësi të munguar dhe askush nuk mund ta fshehë këtë.

    Parlamenti shqiptar qëndroi në anën e qytetarëve shqiptarë.

    Nuk do mund t’ua shesë më dështimin spektakolar, duke u mohuar shqiptarëve të drejtën e një procesi ligjor me reformën e Xhorxh Sorosit.

    Kjo është një shpresë për një mbështetje të fuqishme të këtyre institucioneve për reformën dhe për t’u dhënë një përgjigje sa më të shpejtë kësaj gjendje katastrofale që lidhet me të drejtën e shqiptarëve për të pasur një proces të drejtë ligjor.

    Të mbrosh këtë reformë është njëlloj si të thuash, qytetarët shqiptarë nuk meritojnë drejtësinë. Por këtë nuk mund ta thotë askush.

    Në burgjet shqiptare është një katastrofë e vërtetë dhe kjo pasojë e kësaj reforme dhe karakterit policesk. Këto u denoncuan fuqishëm në Evropë.

    Qytetarët shqiptarë duhet ta dinë se një e treta e të burgosurve janë plotësisht të pafajshëm, pa asnjë akuzë.

    Se mbi dy të tretat e tyre janë të padënuar, për definicion, të pafajshëm dhe se norma e standarde të tilla nuk kanë ekzistuar as në diktaturën më të zezë staliniste në Shqipëri.

    Ky rekord është ndër më të zinjtë në Evropë.

    Ndjehem shumë mirënjohës ndaj atyre që reaguan në Strasburg dhe Bruksel ndaj kësaj situate katastrofale të lirive dhe të drejtave themelore të qytetarëve shqiptarë.

    Në Bruksel u denoncua me zë të lartë shkelja e vendimeve të Gjykatës Kushtetuese si një gjë e pakonceptueshme, si një gjë e cila nënkupton asgjësimin e shtetit ligjor.

    Në qoftë se vendimet e gjykatës më madhore të vendit nuk zbatohen, kjo në njëfarë mënyre përbën një grusht shteti, ku padrinoja e Shqipërisë ka marrë të gjitha pushtetet.

    Kjo ishte një habi, por opozita ka bërë punën e saj dhe këto dy gjëra madhore ndodhin pas tre rezolutash të mëdha ndërkombëtare, të cilat si të thuash, u komentuan se janë partiake, por mos harroni se janë partitë që qeverisin botën.

    Janë parti që dominojnë në këto institucione që organizuan këto ngjarje madhore për Shqipërinë”, tha Berisha.