Tag: ligjor

  • Dokumenti/ Prokuroria pretendoi se nuk ishte pjesë e hartimit të draftit të ri ligjor, shkresat konfirmojnë pjesëmarrjen

    Dokumenti/ Prokuroria pretendoi se nuk ishte pjesë e hartimit të draftit të ri ligjor, shkresat konfirmojnë pjesëmarrjen

    Prokurori i Përgjithshëm, Olsian Çela, doli me një deklaratë të hapur kundër draftit të ri ligjor të propozuar nga ana e Ministrisë së Drejtësisë.

    “Së pari duhet të kishim vendosur binarët ku do të ecte drafti dje do e bënte dhe më të lehtë debatin. Në momentin që po kalon sistemin i drejtësisë aplikimi i një kodi të ri penal do të thotë rivlerësim të secilës çështje në hetim apo gjykim në prizmin e kodit të ri. Drafti është kompleks dhe vetëm njohja do kërkonte mjaft kohë. Ne nuk kemi pasur një përfaqësues në grupin e punës dhe reagimi ynë vjen vetëm pasi na është bërë i njohur produkti përfundimtar”, tha kryeprokurori një ditë më parë.
    I pari i institucionit të Prokurorisë nuk mori pjesë as në takimin e hapur për të diskutuar në lidhje me draftin, pasi sipas tij nuk ishte njohur paraprakisht me ndryshimet.
    Top Channel ka siguruar dy shkresa në të cilat konfirmohet pjesëmarrja e Prokurorisë në diskutimet për draftin e ri ligjor me anë të burimeve të ndryshme pranë grupit të punës. E para është e datës 2 shkurt ku Prokuroria e Përgjithshme konfirmon pjesëmarrjen në diskutimin e draftit të ri ligjor. Madje, personi i përzgjedhur është Kujtim Luli. Ky i fundit mban pozicionin e shefit të sektorit të Koordinimit, Studimeve dhe Integrimit.

    Rreth një muaj më vonë, Prokuroria e Përgjithshme ka dhënë dhe propozimet e tyre zyrtare në lidhje me këtë draft. Ata janë shprehur nëpërmjet prokurorit Kujtim Luli për nenet 34-39 të draftit ligjor.

    Top Channel

  • Mbyllet saga e ankimimeve, Kolegji Zgjedhor i hap rrugën KQZ-së për certifikimin e zgjedhjeve

    Mbyllet saga e ankimimeve, Kolegji Zgjedhor i hap rrugën KQZ-së për certifikimin e zgjedhjeve

    Kolegji Zgjedhor ka mbyllur zyrtarisht procesin e ankimimeve për zgjedhjet e 11 majit, duke rrëzuar 12 paditë e paraqitura nga Partia Demokratike. Mes tyre ishin edhe ankesat e fundit për qarqet Elbasan, Durrës dhe Fier, shkruan A2 CNN. Ky vendim i hap rrugën Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për të certifikuar rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve parlamentare.
    Në një reagim për mediat pas vendimit, përfaqësuesi ligjor i PD-së, Marash Logu, kritikoi ashpër procesin gjyqësor, duke e cilësuar hetimin si të cekët dhe të pabazuar.
    “Komisioni nuk u thellua në hetime. Një trajtim sipërfaqësor. Ky proces është shoqëruar me disa gjëra që habisin. Ju patë që përfaqësues të KQZ-së deklaruan se raportet e OSBE-së nuk janë provë…”, tha – Marash Logu, përfaqësues ligjor i PD-së.
    Ndërkohë, përfaqësuesi ligjor i Partisë Socialiste, Eridian Salianji, vlerësoi vendimet e Kolegjit si dëshmi të qartë se procesi zgjedhor ishte i ligjshëm dhe i rregullt. “Rrëzimi i 12 ankimimeve tregon se zgjedhjet ishin në rregull. Ashtu siç u konstatua në këtë proces prej më shumë se dy muajsh, u vërtetua që asnjë nga pretendimet e PD-së nuk provoi shkeljet që përmendte. 12 vendime, të gjitha brenda shtyllës ligjore, ky ishte një proces që eci në përputhje me ligjin”, tha ai.
    Pas vendimeve të Kolegjit Zgjedhor, të gjitha përpjekjet ligjore të opozitës për të kërkuar përsëritjen e zgjedhjeve janë mbyllur. Tashmë, mbetet në dorën e KQZ-së që në ditët në vijim të japë certifikimin përfundimtar të zgjedhjeve të 11 majit.

  • SYRI TV/ Veliaj akuza SPAK për nxjerrje informacioni, avokatët: Zbulimi i informacionit, për ta paragjykuar

    SYRI TV/ Veliaj akuza SPAK për nxjerrje informacioni, avokatët: Zbulimi i informacionit, për ta paragjykuar

    Reagimi i ekipit ligjor të kryebashkiakut të arrestuar, Erion Veliaj

    Ekipi ligjor i kryebashkiakut socialist të arrestuar, Erion Veliaj, ka akuzuar Strukturën e Posaçme Antikorrupsion (SPAK) për nxjerrjen e informacionit dhe marrjen si të pandehur të klientit të tyre. Në një reagim zyrtar, ata deklarojnë se publikimi i vazhdueshëm i informacioneve që lidhen me çështjen penale të zotit Veliaj bëhet me qëllim për ta paragjykuar atë në opinionin publik.

    Sipas avokatëve të tij, zbulimi i përsëritur dhe i qëllimshëm i të dhënave që përbëjnë sekret hetimor, ka ndodhur në mënyrë të pandërprerë që nga dita e arrestimit të zotit Veliaj. Ata theksojnë se kjo është një taktikë e paligjshme e përdorur nga prokuroria për të sugjeruar fajësinë e klientit të tyre para përfundimit të procesit gjyqësor.

    “Jemi thellësisht të shqetësuar që praktika e nxjerrjes së informacioneve në lidhje me procedurat penale të zotit Veliaj vazhdon edhe në rrethana të tilla, si një takim i supozuar që pritet të zhvillohet nesër mes avokatëve të tij dhe përfaqësuesve të SPAK-ut,” thuhet në deklaratë.

    Sipas tyre, fakti që mediat informohen përpara se vetë personi nën hetim të njoftohet, është një dëshmi tjetër se bëhet fjalë për një strategji të qëllimshme për paragjykim publik.

    Ekipi ligjor i zotit Veliaj thekson gjithashtu se klienti i tyre kundërshton çdo akuzë dhe e cilëson ndalimin e tij si një shkelje të rëndë të të drejtave të tij.

  • Deputeti: Rama e mban në detyrë Avokaten e Popullit, se i shërben! E ka detyrim ligjor të shkojë në Theth

    Deputeti: Rama e mban në detyrë Avokaten e Popullit, se i shërben! E ka detyrim ligjor të shkojë në Theth

    Avokatja e Popullit pa mandat, Erinda Ballanca ka zgjedhur të rreshtohet në krah të Qeverisë, dhe jo siç ja kërkon detyra në krah të popullit.
    Në një dalje për mediat, Ballanca kërkonte denoncime me email që të niste verifikimet për terronin dhe dhunën e ushtruar ndaj banorëve të Thethit për shembjen e ndërtesave, pasi nuk i mjaftonin denoncimet e bëra në media.
    Lidhur me këtë situatë, ndaj Avokates së Popullit Erinda Ballanca ka reaguar ashpër ekspertja e ekonomisë, Brisida Shehaj. Gjatë një interviste për Syri Tv, Shehaj lexoi ligjin për Avokatin e Popullit, ku në nenin 13 theksohet qartë se Avokati i Popullit fillon procedurën e shqyrtimit të çështjes edhe me nismën e vet, për raste të veçanta të bëra publike.
    Pra, sipas Shehajt, Avokatja e Popullit pa mandat, Erinda Ballanca e ka detyrim ligjor të shkojë në Theth. Ajo theksoi dhe se Rama e mban ende në detyrë Erinda Ballancën, pasi i shërben, për shkak se Avokati i Popullit është një strukturë që raporton në Bashkimin e Europian për zbatimin e të drejtave dhe konventave ndërkombëtare për liritë dhe të drejtat e njeriut, por edhe për institucionet e reja të drejtësisë.
    Bisida Shehaj i përmendi Erinda Ballancës edhe “sfiladat e modës”, për të cilat harxhon miliona lekë, duke iu referuar festës së 25 vjetorit të institucionit të Avokatit të Popullit.
    “I them kësaj zonjës, që Esion Konomi që i bëri atë pyetjen dhe dha një shqetësim shumë të madh. Avokati i Popullit është një strukturë që raporton në Bashkimin Europian dhe jo vetëm në zbatimin e të drejtave dhe konventave ndërkombëtare për liritë dhe të drejtat e njeriut, por është pjesë edhe e institucioneve të reja të drejtësisë, është vëzhgues ajo atje, shkon në KLGJ, KLP, ILD. Kjo është edhe arsyeja pse nuk e zgjedh Rama, Avokatin e ri të Popullit, por mban atë ende që i shërben. Por, nëse Esiona aty nuk kishte google, ne në shtëpi gjithësecili e kemi nga një google dhe shqiptarët aty mjaftojnë të shkruajnë ligji për Avokatin e Popullit dhe del ligji. Pastaj ta skrollin pak, meqënëse po përdorte fjalët, atyre po iu digjen shtëpite atje, po iu ikën tepeleku i kokës, t’i bënin një email kësaj. Neni 13 i ligjit, “Vendimi i shqyrtimit të çështjes dhe thotë: “Avokati i Popullit fillon procedurën e shqyrtimit të çështjes kur vëren ose dyshon se ka ndodhur një shkelje e së drejtës, në bazë të ankesës apo të kërkesës së personit të interesuar ose të dëmtuar”, deri këtu jemi te pasarela që bënte Avokatja jonë e Popullit, që është rast unik, se nuk besoj që ka ndonjë vend në botë që bën pasarela dhe harxhon milionat e lekëve për pasarela.
    Por, vazhdon kjo fjalia dhe thotë, “si dhe me nismën e vet, për raste të veçanta të bëra publike.” Që do të thotë se ka detyrimin ligjor të shkojë atje se të gjithë atje ankoheshin dhe thoshin se nuk na kanë dhënë ende një letër. Avokatja e Popullit e cila është shumë e sheqtësuar të bëjë pasarela, e cila pasi pa reagimin e publikut shkoi dhe dha intervistë në një tjetër televizion dhe i shpjegonte sms-në dhe email-in atyre me fadroma dhe me Polici dhe me tërheqje zvarrë. Dhe shkonte të thoshte që s’kemi një ankesë. Nuk ka nebojë për ankesë ajo zonja, e ka detyrim ligjor, të mbylli dhe ato raportet se ka shumë raporte të hapura se mos kujtojë ajo se është e qetë se kur ke 700 halle të tjera, edhe si individ për t’u marrë, por edhe si shoqëri civile, por edhe si opozitë me gjithë këto vjedhjen e zgjedhjeve, etj. Ajo zonja është lënë e lirë dhe ka plot denoncime që na vijnë dhe na thonë se ka ende raporte të pa mbyllura. Nuk i mbyll as raportet. Të cilat, shpresoj që të kërkohet një raportim i plotë se çfarë ka bërë ai institucion, çfarë raportesh ka dhe s’ka dhe se çfarë raportesh ka çuar në Bashkin Europian ajo zonja.” – tha Brisida Shehaj.
    Erinda Ballanca po e ushtron detyrën e Avokatit të Popullit përtej afateve kushtetuese, pasi i ka mbaruar mandati që prej Marsit të vitit 2022.
    Ajo duhet ta kishte liruar “karrigen” para tre vitesh, por zgjedhja e Avokatit të ri të Popullit kërkon 84 vota në Kuvend dhe është mbajtur “peng” nga mazhoranca, e cila nuk e futi në rend dite për të votuar emrat e propozuara nga opozita.
    Ballanca u zgjodh në postin e Avokatit të Popullit më 22 Maj të vitit 2017 pas marrëveshjes Rama-Basha, e duket se me 8 vite në detyrë, ajo ka zgjedhur që të rreshtohet në krah të Ramës për të qëndruar sa më gjatë.

  • Berisha: Raporti i Komisionit Evropian groposi shtetin ligjor

    Berisha: Raporti i Komisionit Evropian groposi shtetin ligjor

    Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë konferencës më gazetarët ditën e sotme, akuzoi me tone të ashpra kryeministrin Rama për kapje të shtetit, manipulim të zgjedhjeve dhe degradim të sistemit të drejtësisë. Berisha e cilësoi procesin zgjedhor të 11 majit si “farsën më të shëmtuar të 32 viteve”, duke denoncuar manipulimin masiv të votave të diasporës dhe kapjen e institucioneve kushtetuese.
    Lideri opozitar tha se raporti i Komisionit Evropian është një “nekrologji” për shtetin ligjor në Shqipëri. Ai theksoi se drejtësia shqiptare është shndërruar në një sistem të fragmentuar dhe të kontrolluar nga qeveria, ku institucione si Këshilli i Lartë Gjyqësor, Këshilli i Lartë i Prokurorisë dhe Shkolla e Magjistraturës funksionojnë si “korporata” pa koordinim e transparencë, të mbushura me emërime të politizuara dhe me mungesë rregullash bazë. Berisha denoncoi edhe faktin se qindra gjyqtarë janë larguar nga sistemi përmes vetingut pa ndjekje ligjore, ndërsa Inspektori i Lartë i Drejtësisë qëndron pasiv përballë mijëra ankesave.
    Gjithashtu, kryedemokrati publikoi dokumente që sipas tij tregojnë se qeveria ka manipuluar votat e diasporës përmes falsifikimit të firmave në zarfet e dërguara me DHL. Ai i cilësoi këto si prova të një krimi elektoral të kryer nga qeveria dhe i drejtoi gishtin Ramës si autor i drejtpërdrejtë i kësaj skeme. “Zarfet nuk u dorëzuan te qytetarët, por u grumbulluan në një qendër dhe u mbushën në mënyrë kriminale për PS-në. Firmat janë vetëm viza, një mashtrim që s’mund të fshihet,” u shpreh Berisha.
    Një tjetër akuzë e rëndë ishte ajo për ndërhyrje të qeverisë qendrore në pushtetin vendor, që sipas tij përbën një shkelje flagrante të Kushtetutës dhe Kartës Evropiane të Vetëqeverisjes Lokale. “Ramaduro është vetë kryeministër, vetë kryeprokuror, vetë kryepolic dhe vetë kryetar bashkie,” deklaroi Berisha, duke theksuar se ky përqendrim i pushteteve ka shkatërruar çdo mekanizëm kontrolli dhe llogaridhënieje.
    Duke komentuar për reformën territoriale dhe atë zgjedhore, kryetari i PD tha se PD nuk e njeh legjitimitetin e Edi Ramës si kryeministër dhe nuk do të ulet me të apo me qeverinë për asnjë reformë. Megjithatë, ai u shpreh i gatshëm të negociojë me Partinë Socialiste për reformën zgjedhore, duke e njohur PS-në si një forcë politike në sistemin pluralist. “Reforma zgjedhore është përgjegjësi e partive politike dhe ne do të diskutojmë me PS-në si faktor politik, por me qeverinë nuk kemi asnjë punë,” shtoi Berisha ndër të tjera.
    Në përfundim të konferencës, Berisha theksoi se fjala e lirë dhe vota e lirë janë themelet e demokracisë, pa të cilat nuk mund të ketë shtet ligjor, liri dhe as drejtësi. Ai bëri thirrje për rezistencë qytetare ndaj regjimit që po i zhyt shqiptarët në një realitet pa shpresë dhe pa drejtësi.

  • “U prek një plagë që po thellohej”, deputetja e zgjedhur reagon për ndërhyrjen në Theth: Natyra dhe historia nuk falin

    “U prek një plagë që po thellohej”, deputetja e zgjedhur reagon për ndërhyrjen në Theth: Natyra dhe historia nuk falin

    Marjana Koçeku e cila fitoi mandatin e deputetes në zgjedhjet e 11 majit nën siglën e Partisë Socialiste, ka reaguar në rrjete sociale në lidhje me përplasjen e banorëve të Thethit me policinë dhe IMKT-në, të cilët kanë zbarkuar për të shembur ndërtimet pa leje në zonë.
    Marjana Koçeku shprehet në rrjete sociale se në Theth është prekur një plagë që po thellohej çdo ditë pasi lidhet me identitetin dhe estetikën kulturore e natyrore. Sipas saj, ndërtimet pa leje, pa historik e pa miratim ligjor u kthyen në një plagë.
    Koçeku thekson se kryeministri Edi Rama dhe kryebashkiaku i Shkodrës, Benet Beci, kanë bërë një ndërhyrje të domosdoshme në mbrojtje të Thethit, të cilin e quan kopertinë të turizmit shqiptar.
    Sipas saj, duhet respektuar një standard i mirëfilltë estetik, urbanistik dhe ligjor në zonat historike dhe turistike.
    “Për hir të të parëve tanë të mos e vrasim identitetin. Natyra dhe historia nuk falin.”-shprehet Koçeku.
    Statusi i plotë
    Dje ne Theth u prek nji plage qe po thellohej dita dites e që lidhet me identitetin dhe estetiken tone kulturore e natyrore. Plaga e ndertimeve pa identitet, pa historik e pa miratim ligjor.
    Kryeministri @ediramaal dhe kryetari @becibenet kane ba nji nderhyrje te domosdoshme ne mbrojtje te fshatit Theth qe asht edhe kopertina e turizmit shqiptar.
    Duhet respektu nji standart i mirefillte estetik, urbanistik dhe ligjor ne zonat historike dhe turistike.
    Per hir te t’pareve tane te mos e vrasim identitetin! Natyra dhe historia s’falin.

  • Ndryshime në Mbretërinë e Bashkuar: Nuk ka më “marrëveshje konfidencialiteti”, stop heshtjes për diskriminimet dhe ngacmimet në punë

    Ndryshime në Mbretërinë e Bashkuar: Nuk ka më “marrëveshje konfidencialiteti”, stop heshtjes për diskriminimet dhe ngacmimet në punë

    Punëdhënësve në Mbretërinë e Bashkuar do t’u ndalohet të përdorin marrëveshje konfidencialiteti (NDA) për të penguar viktimat të flasin për ngacmim seksual apo diskriminim në vendin e punës, sipas një ndryshimi të ri ligjor të propozuar nga qeveria.

    Ky ndryshim është pjesë e Projektligjit për të Drejtat e Punësimit, i cili pritet të hyjë në fuqi më vonë gjatë këtij viti. Ai parashikon anulimin automatik të çdo NDA-je që ka për qëllim të heshtë punonjësit për çështje të sjelljes së pahijshme apo diskriminimit.
    Zëvendëskryeministrja Angela Rayner e përshëndeti ndryshimin si një hap thelbësor, duke thënë:
    “Është koha që ta zhdukim këtë praktikë.”
    Edhe ministri i të drejtave të punësimit, Justin Madders, deklaroi se keqpërdorimi i NDA-ve për të heshtur viktimat ka qenë një “praktikë e tmerrshme” që duhet të marrë fund.
    “Këto ndryshime do t’u japin miliona punëtorëve besimin se sjellja e papërshtatshme në vendin e punës do të trajtohet, jo të fshihet.”
    Nisma për ndryshim ligjor mori hov pas rastit të Zelda Perkins, ish-asistente e producentit të Hollivudit Harvey Weinstein, e cila theu marrëveshjen e saj të konfidencialitetit në vitin 2017 për të zbuluar abuzimin seksual. Perkins, e cila tani drejton organizatën “Can’t Buy My Silence UK”, e përshkroi këtë hap ligjor si një “moment të madh historik”.
    “Kjo është një fitore që i përket atyre që rrezikuan gjithçka për të thënë të vërtetën, kur u tha se nuk mund ta bënin.”
    Rasti i ndjerit Mohamed Al Fayed, ish-pronari i Harrods, ka qenë gjithashtu pjesë e diskutimit publik, pasi ai u akuzua për përdorimin e NDA-ve për të heshtur akuzat për përdhunim dhe abuzim.
    Marrëveshjet e konfidencialitetit janë dokumente ligjërisht të detyrueshme që zakonisht përdoren për të mbrojtur informacionin tregtar ose pronësinë intelektuale. Megjithatë, me kalimin e viteve, ato janë përdorur gjerësisht për të mbyllur gojën e viktimave të sjelljes së papërshtatshme, veçanërisht në vendet e punës.
    Projektligji do të debatohet në Dhomën e Lordëve më 14 korrik dhe, nëse miratohet, do të kalojë në Dhomën e Deputetëve për shqyrtim përfundimtar. Ndryshimi do ta sjellë Mbretërinë e Bashkuar në përputhje me Irlandën, SHBA-në dhe disa provinca kanadeze, të cilat tashmë kanë ndaluar përdorimin e NDA-ve për të heshtur viktimat e ngacmimeve dhe diskriminimit.

    Top Channel

  • “Familja ime po vuan”/ Nëna e Veliajt letër të hapur për burgosjen e të birit: U përfshimë në një makth kafkian!

    “Familja ime po vuan”/ Nëna e Veliajt letër të hapur për burgosjen e të birit: U përfshimë në një makth kafkian!

    Erion Veliaj

    TIRANË- Erion Veliaj, kryebashkiaku i Tiranës është në paraburgim prej 5 muajsh tashmë. Për arrestimin e tij, e ëma, Shqiponja Veliaj ka dërguar një letër të hapur për median “EUreporter”, e cila kërkon që i biri të hetohet dhe më pas të gjykohet me dinjitet. Në letrën publikuar në median europiane EUReporter, nëna e Veliajt pretendon se djali i saj është arrestuar pa prova, duke bërë që e gjithë familja të vuajë. Po ashtu, ndër të tjera Shqiponja Veliaj shkruan në letrën e saj publike, se askush nuk duhet të mbahet në burg pa proces të rregullt ligjor, pa transparencë dhe pa akses te avokatët.
    “Familja ime po vuan shumë, por nuk jemi vetëm,”-shkruan ajo ndër të tjera. 
    LETRA E HAPUR NGA SHQIPONJA VELIAJ: 
    Pse po i mbyll sytë Europa ndaj një shkeljeje flagrante të vetë vlerave mbi të cilat u ndërtua BE-ja?
     
    Nga Shqiponje Veliaj, nëna e Erion Veliajt, kryebashkiaku i Tiranës
    Pak më shumë se katër muaj më parë, familja ime u përfshi papritur në një makth kafkian. Në një ditë ndryshe të zakonshme të shkurtit, djali im, Erioni, tre herë Kryetar Bashkie i zgjedhur i Bashkisë së Tiranës, i cili ka bërë kaq shumë për të rigjallëruar kryeqytetin, u arrestua nga SPAK, institucioni i pavarur antikorrupsion. Arrestimi u bë në bazë të akuzave anonime të bëra nga një individ fiktiv pothuajse dy vjet më parë. Akuza që djali im i mohon kategorikisht. Që atëherë, ai është mbajtur pothuajse në izolim pavarësisht se nuk janë ngritur akuza. Atij i është mohuar qasja në avokatin e tij ndërkombëtar dhe burgosja e tij e vazhdueshme e pengon atë të kryejë detyrat e zyrës së tij, në përputhje me mandatin që i është dhënë nga populli i Tiranës kur votuan për të. Ia vlen të merret në konsideratë konteksti më i gjerë i situatës. Shqipëria është në rrugën e duhur për t’u bërë anëtare e Bashkimit Evropian potencialisht që në vitin 2030. Si një shqiptar krenar, kjo do të jetë e rëndësishme për të gjithë ne për shumë arsye. Do të ndihmojë në sjelljen e prosperitetit në Shqipëri dhe do të hapë dyert për turizëm dhe mundësi të mëtejshme punësimi. Gjithashtu do të sjellë stabilitet të mëtejshëm në këto kohë të pasigurta dhe do të thellojë bashkëpunimin në çështjet që lidhen me sigurinë dhe mbrojtjen.
    Një nga pengesat kryesore për anëtarësim është ruajtja e sundimit të ligjit dhe lufta kundër korrupsionit. Nuk është sekret që Shqipëria ka pasur shumë për të rregulluar në këtë front. E kam parë Shqipërinë të dalë nga komunizmi, një kohë kur njerëzit zhdukeshin nga policia shtetërore dhe jetonin në frikë. Roli i SPAK-ut ka qenë kritik në përballjen me plagën e korrupsionit, zbatimin e reformës në drejtësi në shkallë të gjerë dhe përmirësimin e performancës së gjyqësorit. Megjithatë, tani duket se po ushtron kompetenca të gjera me mbikëqyrje shumë të kufizuar. Familja ime e mbështet plotësisht nevojën për të hetuar çdo dyshim për sjellje të keqe. Korrupsioni në Shqipëri duhet të përballet drejtpërdrejt dhe institucionet e ngarkuara me zhdukjen e tij duhet të fuqizohen për të bërë punën e tyre. Askush nuk duhet të jetë mbi ligjin, as djali im, as ndonjë zyrtar publik. Por po aq, askush, pavarësisht pozicionit të tij, nuk duhet të ndalohet pa akuzë, pa proces të rregullt ligjor, pa transparencë ose pa akses në këshilltarin e tij ligjor.
    Pra, pse institucionet e BE-së dhe shtetet anëtare po i mbyllin sytë ndërsa një nga udhëheqësit më të dukshëm të zgjedhur në mënyrë demokratike në Shqipëri vazhdon të mbahet i ndaluar pa akuza, potencialisht në shkelje të Konventës Evropiane të të Drejtave të Njeriut (“KEDNJ”)? Familja ime po vuan shumë si pasojë e kësaj prove të rëndë. Por nuk jemi vetëm. Ky arrestim, së pari dhe më pas mbledhja e provave, i ndodhi edhe Thoma Gellcit, dhe në rastin e tij, GJEDNJ vendosi që paraburgimi i tij ishte i paligjshëm. Mijëra shqiptarë përballen me paraburgim dhe përqindja e popullsisë së burgjeve në paraburgim e tejkalon shumë mesataren në të gjithë Evropën. Ndonjëherë njerëzit mbahen të paraburgosur për vite me radhë. Kjo veçori e sistemit gjyqësor shqiptar shkatërron jetë dhe karriera. Organet antikorrupsion duhet të veprojnë sipas standardeve më të larta hetimore, duke shmangur arrestimet teatrale që mund të konsiderohen të paligjshme nga gjykatat më të larta nëse nuk ndiqet procesi i rregullt ligjor. Nuk është kjo se si duhet të duket reforma në drejtësi. SPAK ka bërë përparim të vërtetë, por ky përparim duhet të matet jo vetëm nga arrestimet, por edhe nga gjykimet e drejta, gjykatat e pavarura dhe mbrojtja e të drejtave të njeriut.
    Avokati dhe avokati i respektuar i të drejtave civile, Dorian Matlia, e tha së fundmi troç: Në Shqipëri, të fusin fillimisht në burg, pastaj mbledhin provat. Sistemi i burgos njerëzit dhe më pas i justifikon në mënyrë retroaktive. Nëse provat nuk janë të mjaftueshme, gjykatat dënojnë gjithsesi për të racionalizuar muajt e paraburgimit. Udhëheqësit evropianë nuk duhet të heshtin vetëm sepse në letër, narrativa e progresit të Shqipërisë lexohet mirë. Institucionet mund të krijohen, ligjet mund të shkruhen, por ato duhet të zbatohen në mënyrë të drejtë. Në këtë rast, procesi i rregullt ligjor po injorohet. Të drejtat po shkelen. Dhe besueshmëria e sistemit gjyqësor të Shqipërisë është në rrezik.
    Kjo nuk ka të bëjë me mbrojtjen e djalit tim nga përgjegjësia. Ai është vetëm një nga shumë individë të prekur nga kjo çështje sistemike në Shqipëri. Bëhet fjalë për mbrojtjen e parimeve themelore që mbështesin demokracinë, duke përfshirë prezumimin e pafajësisë, të drejtën për liri, detyrimin për të ngritur akuza ose lirim dhe trajtimin njerëzor të të gjithë të ndaluarve, pavarësisht nga bindjet politike. Si qytetare shqiptare, dua ta shoh vendin tim duke vepruar drejt ndaj të gjithë njerëzve të tij. Si nëna e Erionit, dua të di që ai do të trajtohet me dinjitet.

  • Nëna e Erion Veliajt publikon letër në EUReporter

    Nëna e Erion Veliajt publikon letër në EUReporter

    EUReporter ka publikuar edhe një letër të hapur nga nëna e tij, Shqiponja Veliaj, ku ngrihen akuza për shkelje të të drejtave themelore dhe abuzim me masën e paraburgimit.
    Artikulli i plotë:

    Erion Veliaj, Kryetari i Bashkisë së Tiranës (në foto), është mbajtur në paraburgim pa akuza për 5 muajt e fundit, ndërsa hetohet nga SPAK. Ai u arrestua nga Struktura Speciale Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (“SPAK”) në shkurt pas akuzave (të cilat ai i mohon) për korrupsion. Ai ende nuk është paraqitur me prova dhe as nuk është akuzuar. Megjithatë, ai është mbajtur i ndaluar gjatë gjithë këtij procesi. Ekipi i tij ligjor ndërkombëtar (Mishcon de Reya dhe Kasowitz) i ka mohuar të drejtën e vizitës.
    Vazhdimi i paraburgimit të tij u miratua nga gjykata e SPAK-ut pa ndonjë shqyrtim domethënës nëse vazhdimi i paraburgimit të tij është i nevojshëm, proporcional apo i arsyeshëm dhe pa asnjë angazhim të duhur me alternativat ndaj paraburgimit. Ndërsa Erioni dhe familja e tij mbështesin mandatin e SPAK-ut, vazhdimi i paraburgimit të tij pasqyron një trend më të madh dhe shqetësues në Shqipëri. 60% e të gjithë të burgosurve mbahen në paraburgim.
    Ne lidhim këtu një raport përgatitur nga ekipi i tij ligjor, i cili përshkruan shqetësimet rreth paraburgimit të tij, përtej shqetësimeve të familjes dhe fëmijëve të tij.
    Po publikojmë këtu edhe një letër të hapur nga nëna e tij:
    Pse Europa po i mbyll sytë ndaj një shkeljeje flagrante të vlerat mbi të cilat u ndërtua BE-ja?
    Nga Shqiponje Veliaj, nëna e Erion Veliajt, kryebashkiaku i Tiranës
    “Pak më shumë se katër muaj më parë, familja ime u përfshi papritur në një makth kafkian. Në një ditë ndryshe të zakonshme të shkurtit, djali im, Erioni, tre herë Kryetar Bashkie i zgjedhur i Bashkisë së Tiranës, i cili ka bërë kaq shumë për të rigjallëruar kryeqytetin, u arrestua nga SPAK, institucioni i pavarur antikorrupsion. Arrestimi u bë në bazë të akuzave anonime të bëra në polici nga një individ fiktiv pothuajse dy vjet më parë. Akuza që djali im i mohon kategorikisht.
    “Që atëherë, ai është mbajtur pothuajse në izolim pavarësisht se nuk janë ngritur akuza. Atij i është mohuar qasja në avokatin e tij ndërkombëtar dhe burgosja e tij e vazhdueshme e pengon atë të kryejë detyrat e zyrës së tij, në përputhje me mandatin që i është dhënë nga populli i Tiranës kur votuan për të.”
    “Ia vlen të merret në konsideratë konteksti më i gjerë i situatës. Shqipëria është në rrugën e duhur për t’u bërë anëtare e Bashkimit Evropian potencialisht që në vitin 2030. Si një shqiptar krenar, kjo do të jetë e rëndësishme për të gjithë ne për shumë arsye. Do të ndihmojë në sjelljen e prosperitetit në Shqipëri dhe do të hapë dyert për turizëm dhe mundësi të mëtejshme punësimi. Gjithashtu do të sjellë stabilitet të mëtejshëm në këto kohë të pasigurta dhe do të thellojë bashkëpunimin në çështjet që lidhen me sigurinë dhe mbrojtjen.”
    “Një nga pengesat kryesore për anëtarësim është ruajtja e sundimit të ligjit dhe lufta kundër korrupsionit. Nuk është sekret që Shqipëria ka pasur shumë për të rregulluar në këtë front. E kam parë Shqipërinë të dalë nga komunizmi, një kohë kur njerëzit zhdukeshin nga policia shtetërore dhe jetonin në frikë.
    “Roli i SPAK-ut ka qenë kritik në përballjen me plagën e korrupsionit, zbatimin e reformës në drejtësi në shkallë të gjerë dhe përmirësimin e performancës së gjyqësorit. Megjithatë, tani duket se po ushtron kompetenca të gjera me mbikëqyrje shumë të kufizuar. Familja ime e mbështet plotësisht nevojën për të hetuar çdo dyshim për sjellje të keqe. Korrupsioni në Shqipëri duhet të përballet drejtpërdrejt dhe institucionet e ngarkuara me zhdukjen e tij duhet të fuqizohen për të bërë punën e tyre. Askush nuk duhet të jetë mbi ligjin, as djali im, as ndonjë zyrtar publik. Por po aq, askush, pavarësisht pozicionit të tij, nuk duhet të ndalohet pa akuzë, pa proces të rregullt ligjor, pa transparencë ose pa akses në këshilltarin e tij ligjor.
    “Pra, pse institucionet e BE-së dhe shtetet anëtare po i mbyllin sytë ndërsa një nga udhëheqësit më të dukshëm të zgjedhur në mënyrë demokratike në Shqipëri vazhdon të mbahet i ndaluar pa akuza, potencialisht në shkelje të Konventës Evropiane të të Drejtave të Njeriut (“KEDNJ”)?
    “Familja ime po vuan shumë si pasojë e kësaj prove të rëndë. Por nuk jemi vetëm. Ky arrestim, së pari dhe më pas mbledhja e provave, i ndodhi edhe Thoma Gellcit, dhe në rastin e tij, GJEDNJ vendosi që paraburgimi i tij ishte i paligjshëm. Mijëra shqiptarë përballen me paraburgim dhe përqindja e popullsisë së burgjeve në paraburgim e tejkalon shumë mesataren në të gjithë Evropën. Ndonjëherë njerëzit mbahen të paraburgosur për vite me radhë. Kjo veçori e sistemit gjyqësor shqiptar shkatërron jetë dhe karriera. Organet antikorrupsion duhet të veprojnë sipas standardeve më të larta hetimore, duke shmangur arrestimet teatrale që mund të konsiderohen të paligjshme nga gjykatat më të larta nëse nuk ndiqet procesi i rregullt ligjor.
    “Nuk është kjo se si duhet të duket reforma në drejtësi. SPAK ka bërë përparim të vërtetë, por ky përparim duhet të matet jo vetëm nga arrestimet, por edhe nga gjykimet e drejta, gjykatat e pavarura dhe mbrojtja e të drejtave të njeriut.
    Avokati dhe avokati i respektuar i të drejtave civile, Dorian Matlia, e tha së fundmi troç: “Në Shqipëri, të fusin fillimisht në burg, pastaj mbledhin provat.” Sistemi i burgos njerëzit dhe më pas i justifikon në mënyrë retroaktive. Nëse provat nuk janë të mjaftueshme, gjykatat dënojnë gjithsesi për të racionalizuar muajt e paraburgimit.
    “Udhëheqësit evropianë nuk duhet të heshtin vetëm sepse në letër, narrativa e progresit të Shqipërisë lexohet mirë. Institucionet mund të krijohen, ligjet mund të shkruhen, por ato duhet të zbatohen në mënyrë të drejtë. Në këtë rast, procesi i rregullt ligjor po injorohet. Të drejtat po shkelen. Dhe besueshmëria e sistemit gjyqësor të Shqipërisë është në rrezik.
    “Kjo nuk ka të bëjë me mbrojtjen e djalit tim nga përgjegjësia. Ai është vetëm një nga shumë individë të prekur nga kjo çështje sistemike në Shqipëri. Bëhet fjalë për mbrojtjen e parimeve themelore që mbështesin demokracinë, duke përfshirë prezumimin e pafajësisë, të drejtën për liri, detyrimin për të ngritur akuza ose lirim dhe trajtimin njerëzor të të gjithë të ndaluarve, pavarësisht nga bindjet politike.”
    “Si qytetare shqiptare, dua ta shoh vendin tim duke vepruar drejt ndaj të gjithë njerëzve të tij. Si nëna e Erionit, dua të di që ai do të trajtohet me dinjitet.”