Tag: ligjor

  • Diskutohet hartimi i kuadrit ligjor për monopatinat/ Koçiu mbledh institucionet për sigurinë rrugore

    Diskutohet hartimi i kuadrit ligjor për monopatinat/ Koçiu mbledh institucionet për sigurinë rrugore

    Ministrja e Punëve të Brendshme, Albana Koçiu, ka organizuar këtë të premte, më 24 tetor, një tryezë diskutimi me të gjitha institucionet kryesore që luajnë rol në sigurinë rrugore. Takimi u fokusua në hartimin e kuadrit ligjor që do të rregullojë përdorimin e monopatinave elektrike. 

    Pas takimit, ministrja Koçiu bëri një postim në rrjetet sociale, ku theksoi se pezullimi i lëvizjes me monopatina ishte një masë e nevojshme për të garantuar sigurinë e qytetarëve, deri në krijimin e një rregulloreje të qartë dhe të detajuar. 

    “Pezullimi i lëvizjes me monopatina elektrike erdhi si një masë e nevojshme për të garantuar sigurinë e qytetarëve, deri në krijimin e një kuadri të qartë ligjor që rregullon përdorimin e tyre. Në tryezën e diskutimit me institucionet kryesore që luajnë rol kyç në sigurinë rrugore, vumë në fokus hartimin e rregullave të reja që do të përcaktojnë: standardet teknike të mjeteve, rregullat e qarkullimit dhe zonat e lejuara, si dhe përgjegjësitë e institucioneve që do të sigurojnë zbatimin e ligjit.“, shkruan Koçiu. 

    Ministrja shtoi se qëllimi i krijimit të këtyre rregullave do të mundësojë përdorimin e monopatinave në mënyrë të sigurt dhe të organizuar, duke mbrojtur qytetarët dhe duke përshtatur këtë formë të re transporti me nevojat e qyteteve moderne. 

  • “Po zhbëhet shteti ligjor” – Gazment Bardhi reagon pas arrestimit të avokatit Uljan Barjami

    “Po zhbëhet shteti ligjor” – Gazment Bardhi reagon pas arrestimit të avokatit Uljan Barjami

    Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka reaguar ashpër ndaj arrestimit të një avokati në sallën e gjyqit, duke e cilësuar ngjarjen si një tregues shqetësues të prishjes së balancave në shtetin e së drejtës në Shqipëri.
    Përmes një postimi në rrjetet sociale, Bardhi shprehet se një akt i tillë është i papranueshëm dhe përfaqëson një kthim pas në raport me standardet demokratike që vendi synon të përmbushë në kuadër të integrimit në Bashkimin Evropian.

    “Në një shtet të së drejtës, roli i avokatëve për mbrojtjen e të drejtave dhe lirive themelore të qytetarëve është i pazëvendësueshëm. Arrestimi i një avokati pas një debati të tensionuar me përfaqësues të organit të akuzës në sallën e gjyqit, është një ngjarje e papranueshme,” shkruan Bardhi.

    Ai thekson se ngjarje të tilla janë shenjë e qartë që Shqipëria po zhbën çdo standard të shtetit ligjor, një fenomen që sipas tij duhet të alarmojë institucionet përgjegjëse të sistemit të drejtësisë si Këshilli i Lartë i Prokurorisë (KLP) dhe Këshilli i Lartë Gjyqësor (KLGJ).

    “Akte të tilla janë tipare të qarta që Shqipëria po zhbën çdo standard të shtetit ligjor,” vijon Bardhi, duke shtuar se ky veprim rrezikon të kthehet në precedent që ngushton hapësirat profesionale të avokatëve.

    Sipas tij, mbrojtja e të drejtave të qytetarëve është një nga shtyllat kryesore të funksionimit të drejtësisë dhe çdo përpjekje për të frenuar rolin e avokatëve duhet të marrë përgjigje të shpejtë dhe të ashpër nga institucionet.

    “Keqpërdorimi i urdhër-arresteve ndaj avokatëve që kërkojnë zbatimin e ligjit, na kujton të shkuarën aspak të lavdishme kur profesioni i avokatit u ndalua me ligj,” përfundon Bardhi.

    Ngjarja ka nxitur reagime të shumta edhe nga Dhoma Kombëtare e Avokatisë, e cila e ka konsideruar arrestimin si arbitrar dhe të paprecedentë, ndërkohë që çështja pritet të marrë vëmendje edhe nga aktorë ndërkombëtarë të drejtësisë dhe organizata për të drejtat e njeriut.

  • Nëna e ish-ortakut të Olsi Ramës mbron Edi Ramën dhe patronazhistët në Komisionin e Ligjeve

    Nëna e ish-ortakut të Olsi Ramës mbron Edi Ramën dhe patronazhistët në Komisionin e Ligjeve

    Komisionerja për Mbikëqyrjen e Shërbimit Civil, Pranvera Strakosha raportoi sot në Komisionin për Çështjet Ligjore dhe Administratën Publike.

    Strakosha është nëna e Amant Josifit, ish-ortakut të Olsi Ramës, vëllait të kryeministrit shqiptar.

    Amant Josifi është në kërkim për një skemë manipulimi me call-centerat, që u ka kushtuar miliarda qytetarëve europianë. Ndërkohë SPAK e la të lirë që të arratisej në kohë, kur ai po kërkohej nga policitë evropiane.

    Në seancën e sotme, Strakosha mori në mbrojtje Edi Ramën sa u përket shkarkimeve që u bëri drejtuesve vendorë.

    Deputeti i Partisë Demokratike, Arjan Ndoja, referoi disa pyetje për Strakoshën, ku mes tyre ishte edhe ajo për urdhrin e kryeministrit Edi Rama gjatë muajve të verës për drejtuesit vendorë.

    “Për sa i përket pyetjes për urdhrin e dorëheqjeve, kjo është në vullnetin e tyre, e jep apo nuk e jep, është e drejta e tyre. Ne shqyrtojmë largimet në kundërshtim me ligjin, që ankohen për largim nga puna, që lidhen me largimet e me statusin”, tha ajo.

    Edhe për vendet bosh në institucionet e drejtësisë, Strakosha dha një përgjigje të thatë: “Ne nuk jemi gjykatë, jemi indirekt, marrim njoftimin dhe shqyrtojmë procedurën, sepse është gjykata nëse çështja është atje. Ne bëjmë vetëm shqyrtimin apo zgjidhjen pa shkuar në gjykatë. KLGJ, ILD dhe KLP ne i inspektojmë rregullisht, por të tjerat jo. Ne nuk kemi lidhje se çfarë bëjnë ata në gjykata, por me statusin e tyre”.

    Anëtari demokrat, Oerd Bylykbashi iu drejtua komisioneres Pranvera Strakosha, lidhur me sistemin e patronazhizmit gjatë zgjedhjeve, si dhe përfshirjen në fushatë të drejtuesve të administratës.

    Në përgjigje, Strakosha tha se sistemi patronazhist nuk është ligjor dhe komisioneri përfshihet brenda kuadrit ligjor. Ajo tha se gjatë fushatës, nuk janë lejuar emërime apo shkarkime nga detyra.

    Bylykbashi: Kemi të dhëna konkrete, drejtues të lartë të administratës kanë qenë pjesë e fushatës. Kemi tabelat konkrete, sistemi i patronazhimit ka detyrën e profilizimit të zgjedhësve. Ju rezulton nga hetimet, së pari a keni bërë hetime për të parë sa efektiv është ky sistemi i patronazhimit. Të gjithë e dimë që është katastrofë. Çfarë keni bërë ju për të kuptuar kush është efektiviteti i sistemit të patronazhimit.

    Pranvera Strakosha: I kemi shqyrtuar problematikat. Sistemi patronazhist nuk është ligjor që të hetojmë. Këto tabela që thoni ju, nuk e di ku janë. Këto që po thoni ju, tani po i dëgjoj. Nuk kemi dijeni për formularët që janë shpërndarë fare. Komisioneri përfshihet për aq sa i ka caktuar ligji, ata nuk duhet të dalin përgjatë orarit të punës të bëjnë fushatë. Këtë monitoron komisionere. 16 inspektorë i kemi nxjerrë në terren, nuk kemi lejuar emërime gjatë fushatës zgjedhore. Këtë e kemi bllokuar. Këto formularë që thoni ju mund të jenë shpërndarë privatisht.

  • AXHENDA/ Këshilli i Lartë Gjyqësor mblidhet nesër, nuk e ka ndërmend të diskutojë për bllokimin e proceseve

    AXHENDA/ Këshilli i Lartë Gjyqësor mblidhet nesër, nuk e ka ndërmend të diskutojë për bllokimin e proceseve

    Këshilli i Lartë Gjyqësor mblidhet nesër në mëngjes, ku sipas axhendës ka disa çështje në rend të ditës të krakterit emërues administrativ. Sipas axhendës, nuk ka asnjë pikë diskutimi mbi ngjarjen e rëndë të ndodhur në Elbasan, ku një prokuror ka arrestuar avokatin që është palë në sallën e gjyqit.
    Kjo ngjarje ka shkaktuar një përplasje të madhe, sa që avokatët e Shqipërisë kanë venosur bojkotimin e proceseve deri në lirimin e kolegëve të tyre.
    Edhe pse proceset janë në bllokadë që nesër, duket KLGJ as nuk e ka vrarë shumë mëndjen, e kjo duket nga axhenda që publikohet nga njoftimi për media.
    Axhenda
    Shqyrtimi i projektvendimeve:
    1.1 Për renditjen e kandidatëve në procedurën e lëvizjes paralele në Gjykatën Administrative të Shkallës së Parë Tiranë, për pozicionin e lirë të shpallur me vendimin nr. 594, datë 10.09.2025 të Këshillit të Lartë Gjyqësor;
    1.2 Për renditjen e kandidatëve në procedurën e lëvizjes paralele në Gjykatën Administrative të Shkallës së Parë Tiranë, për pozicionin e lirë të shpallur me vendimin nr. 595, datë 10.09.2025 të Këshillit të Lartë Gjyqësor;
    1.3 Për renditjen e kandidatëve në procedurën e lëvizjes paralele në Gjykatën Administrative të Shkallës së Parë Tiranë, për pozicionin e lirë të shpallur me vendimin nr. 596, datë 10.09.2025 të Këshillit të Lartë Gjyqësor;
    1.4 Për transferimin e gjyqtares znj. {…} në procedurën e lëvizjes paralele në Gjykatën Administrative të Shkallës së Parë Tiranë;
    1.5 Për transferimin e gjyqtarit z. {…}në procedurën e lëvizjes paralele në Gjykatën Administrative të Shkallës së Parë Tiranë;
    1.6 Për transferimin e gjyqtares znj. {…}në procedurën e lëvizjes paralele në Gjykatën Administrative të Shkallës së Parë Tiranë.
    1. Shqyrtimi i projektvendimeve:
    2.1 Për pranimin në shërbimin civil gjyqësor dhe caktimin në pozicionin e ndihmësit ligjor në Njësinë e Shërbimit Ligjor në Gjykatën e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, znj. {…};
    2.2 Për pranimin në shërbimin civil gjyqësor dhe caktimin në pozicionin e ndihmësit ligjor në Njësinë e Shërbimit Ligjor në Gjykatën e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, z. {…};
    2.3 Për pranimin në shërbimin civil gjyqësor dhe caktimin në pozicionin e ndihmësit ligjor në Njësinë e Shërbimit Ligjor në Gjykatën e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, znj. {…};
    2.4 Për pranimin në shërbimin civil gjyqësor dhe caktimin në pozicionin e ndihmësit ligjor në Njësinë e Shërbimit Ligjor në Gjykatën e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, znj. {…};
    2.5 Për pranimin në shërbimin civil gjyqësor dhe caktimin në pozicionin e ndihmësit ligjor në Njësinë e Shërbimit Ligjor në Gjykatën e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, znj. {…};
    2.6 Për pranimin në shërbimin civil gjyqësor dhe caktimin në pozicionin e ndihmësit ligjor në Njësinë e Shërbimit Ligjor në Gjykatën e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, znj. {…};
    2.7 Për pranimin në shërbimin civil gjyqësor dhe caktimin në pozicionin e ndihmësit ligjor në Njësinë e Shërbimit Ligjor në Gjykatën e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, znj. {…};
    2.8 Për pranimin në shërbimin civil gjyqësor dhe caktimin në pozicionin e ndihmësit ligjor në Njësinë e Shërbimit Ligjor në Gjykatën Administrative të Apelit, z. {…}.
    2.9 Për pranimin në shërbimin civil gjyqësor dhe caktimin në pozicionin e ndihmësit ligjor në Njësinë e Shërbimit Ligjor në Gjykatën e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, z. {…}.
    2. Shqyrtimi i projektvendimit “Për miratimin e rregullores “Për krijimin, funksionimin dhe procedurat e njësisë përgjegjëse për mbrojtjen e sinjalizuesve ndaj anëtarëve të Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe gjyqtarëve”.
    3. Shqyrtimi i projektvendimit “Për shpalljen e pozicioneve të lira për gjyqtarët e emëruar më datë 31.07.2025, të diplomuar në përfundim të programit trevjeçar të formimit fillestar 2022-2025”. /tema/

  • Shtyhet zhvarrimi i djalit të Pano Ruçit, zbulohet kërkesa e re e familjarëve: Duam ta zgjedhim vetë ekspertin ligjor

    Shtyhet zhvarrimi i djalit të Pano Ruçit, zbulohet kërkesa e re e familjarëve: Duam ta zgjedhim vetë ekspertin ligjor

    Zhvarrimi i trupit të djalit të Pano Rucit, i planifikuar që do të behej ditën e nesërme, është shtyrë nga policia greke pasi familjarët e Dennis Ruçit kanë kërkuar të kenë një përfaqësues ligjor nga ana e tyre në procesin e zhvarrimit.

    Sipas policisë, e cila anuloi zhvarrimin e planifikuar, shtyrja u konsiderua e nevojshme në mënyrë që përfaqësuesi ligjor të marrë pjesë në procedurat e nevojshme të zhvarrimit.
    Bazuar raportimeve nga mediat greke, policia pritet t’i dërgojë prokurorisë një dokument të ri, i cili do të specifikojë ekzaminimet e sakta që familjarët duan t’i kryhen trupit të djalit.
    Në të njëjtën kohë, familjes do t’i kërkohet të emërojë zyrtarisht këshilltarin e saj teknik, i cili do të jetë i pranishëm gjatë zhvarrimit dhe do të monitorojë procesin e testimit laboratorik.
    Megjithatë, familjarët janë ende në pritje të një njoftimi në ditët në vijim, për të konfirmuar sërish se kur do të kryhet i procesi.
     

    Top Channel

  • Berisha: Shqiptarët kanë humbur të drejtën e procesit ligjor, qindra të vrarë për vetëgjyqësi

    Berisha: Shqiptarët kanë humbur të drejtën e procesit ligjor, qindra të vrarë për vetëgjyqësi

    Gjatë mbledhjes së Grupit Parlamentar, kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha duke komentuar ngjarjen e fundit ku u vra një gjyqtar në sallën e Gjyqit, tha se, “shqiptarët kanë humbur të drejtën e procesit ligjor të drejtë!”.
    “Janë qindra të vrarë në 4-5 vitet e fundit për shkak të vetëgjyqësisë”, tha ai
    Kreu demokrat u shpreh se vendimet e gjykatësve shpesh sulmohen dhe ndryshohen nga autoritetet e larta, duke dhënë shembuj të vendimeve të ndërruara për ndërtimet me leje dhe lidhjet e oligarkëve me politikanë të lartë.
    Berisha theksoi se shqiptarët janë të vetmit në Europë që nuk kanë akses në një proces ligjor të drejtë dhe në kohën e duhur. Sipas tij, afatet e gjykimit që më parë ishin 2-4 vite tani arrijnë deri në 15 vite, dhe stokut prej 230 mijë dosjesh mund t’i duhen deri në 20 vite për t’u përfunduar.
    “Sulmet e kryeministrit Rama ndaj gjykatësve të veçantë që bëjnë ligjin, që guxojnë të japin vendime në përputhje me ligjin, janë një inkurajim i madh për krimin, për të gjithë që t’i sulmojnë gjykatës dhe prokurorë dhe me radhë. Ju jeni dëshmitarë se çdo vendim që gjykatësit kanë dhënë në përputhje me ligjin dhe vendimet e tij për ndërtimet me leje apo pa leje, ky zotëri turfullon në mënyrën më vulgare, me një fjalor ordiner kundër gjykatësve. Dhe vetë, pasi shan me gjuhë ordineri, ndryshon vendimin.
    Domethënë vendimin e bëri që katet shtesë t’ia falë oligarkëve, u kujtohet ju kur doli derri në thes, pallati i Arben Malokut. Një administrator i Bashkisë së Tiranës. Kur doli pallati i asaj kompanisë që thonë se është i lidhur me Fatmir Xhafën. Fatmiri mendohet se nuk është i veti. Kur doli Syri i Tiranës. Kur doli koka e Edi Ramës. Dolën këto, tani e ndryshon vendimin ky tani. Ata që kanë zbatuar vendimin, i sulmon. Kurse vetë e ndryshon vendimin. A ka gjë më absurde. Ky është në një degradim total të karakterit njerëzor. Tani, do të më falin shqiptarët, nuk bëj mirë që shkoj aty ku nuk duhet, por nuk mund të mos kujtoj se edhe në gen ky ka problem.Kaq i them dhe Vlora e tërë e di që ky ka një problem shumë serioz.
    Dhe i bëj thirrje memories të Vlorës dhe Bregut të zbërthejnë problemin e tij. Ka probleme serioze. Ndaj dhe ne dënojmë. Ka pasur reagime, siç i keni parë, reagime mendoj unë emotive dhe në bindjen time më të thellë, të padrejta, se me asgjë vrasja nuk justifikohet. Me asgjë vetëgjyqësia nuk justifikohet. Por doni ta dini? Ky është rasti flagrant, por u them unë ju në vetëgjyqësi për shkak të këtij sistemi janë qindra të vrarë në Shqipëri gjatë 4-5 viteve të fundit. Janë qindra të plagosur.
    Po, po, statistika e investiguesve kjo. Nuk ka gjyqe. Shqiptarët, e kemi thënë 100 herë, 200 herë, janë të vetmit në Europë që kanë humbur të drejtën e procesit ligjor të drejtë. Procesi ligjor i drejtë nënkupton procesin ligjor në kohën e duhur. Shqiptarët nuk e kanë këtë. E kanë pasur afatin 2 deri në 4 vite, maksimumi, të procesit ligjor, tani e kanë 15 vite dhe sipas stokut 230 mijë dosje, përfshi në të gjitha shkallët e gjyqësorit, sipas këtij stoku, specialistët thonë duhen 20 vite,” tha Berisha.

  • Vrasja e gjyqtarit Kalaja, Prokurori i Përgjithshëm: Cënim thelbësor i shtetit ligjor

    Vrasja e gjyqtarit Kalaja, Prokurori i Përgjithshëm: Cënim thelbësor i shtetit ligjor

    Prokurori i Përgjithshëm Olsian Çela ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur ditën e sotme në ambientet e Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm në Tiranë, ku u vra gjyqtari Astrit Kalaja.
    Prokurori Çela e cilëson këtë ngjarje si shumë të rëndë, jo vetëm për pasojat njerëzore, por edhe për cënimin e thelbshëm të funksionimit të shtetit ligjor dhe të institucioneve të drejtësisë.
    Reagimi i plotë:

    Prokurori i Përgjithshëm e vlerëson si shumë të rëndë ngjarjen e ndodhur sot në ambientet e Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, Tiranë, e cila përveç se ka sjellë humbjen e jetës së një njeriu dhe plagosjen e dy të tjerëve, në të njëjtën kohë ka cenuar thelbësisht funksionimin e shtetit ligjor.
    Prokurori i Përgjithshmëm i përcjell ngushëllimet familjes së gjyqtarit Astrit Kalaja dhe bën thirrje që të gjithë të ndërgjegjësohen e të kontribuojnë për forcimin e sigurisë së magjistrateve në të gjitha aspektet.
    Prokurori i Përgjithshëm i ka kërkuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Tiranë, të kryejë një hetim të shpejtë dhe të plotë të ngjarjes në bashkëpunim me Policinë e Shtetit.

  • “U qëllua nga një distancë 2-5 cm”/ Seanca gjyqësore për vrasjen e Ademajt, mjeku ligjor rrëfen detaje tronditëse

    “U qëllua nga një distancë 2-5 cm”/ Seanca gjyqësore për vrasjen e Ademajt, mjeku ligjor rrëfen detaje tronditëse

    Të hënën, në Gjykatën Themelore të Prishtinës ka dëshmuar Naim Uka, mjeku ligjor që kreu autopsinë e Lirdona Ademajt. Ekspertiza e tij ka treguar se Liridona u vra nga një distancë 2-5 centimetra.
    “Gjatë ekzaminimit të plagës hyrëse kemi konstatuar përreth vrimës hyrëse prezencën e faktorëve plotësues të qitjes të cilët kanë shkaktuar djegien lëkurore me prezencë të grimcave të barutit dhe në bazë të këtyre provave mjekoligjore është konstatuar se distanca e qitje sillet prej 2 deri në 5 cm”, ka deklaruar mjeku ligjor, që po ashtu ka përjashtuar çdo mundësi të vetëvrasjes.
    Eksperti ka treguar se gjatë autopsisë Liridona kishte hematomë në krahun e majtë të saj, të shkaktuar të minimalisht tre orë para vrasjes. Megjithatë, mjeku ligjor nuk ka përcaktuar mjetin me të cilin është shkaktuar lëndimi.
    “Po. Dora është një nga mjetet e cila nuk mund të përjashtohet si mjet përmes të cilit është shkaktuar ky dëmtim trupor”, shtoi më tej Uka.
    Ai u mor në pyetje edhe nga i akuzuari, Naim Murseli.
    “Në kushte normale unë nuk kam nevojë as me bo pyetje sepse nuk besoj që një shenjë një dorë mund të shkaktohet nga dikush që nuk ka qenë prezent. Por prokurorja pohon se kjo shenjë është shkaktuar nga unë sepse sipas saj kam mbajtur bashkëshorten time për mos të iu shmangur plumbit. A e thotë raporti këtë? Që unë e kam mbajtë gruan time në momentin e vrasjes?”, pyeti Murseli.
    Mjeku ligjor tregoi se nuk mund të bëjë pohime të tilla në raport të autopsisë. Tutje, Murseli e pyeti edhe për kohën e shkaktimit të hematomës në trupin e Liridona Ademajt.
    “Ju në raportin tuaj tregoni që dëmtimi është shkaktuar jo më gjatë se një orë para vdekjes, që d.m.th. ka mund të ndodhë 59 minuta para vdekjes ose 10sec para vdekjes”, pyeti i akuzuari.
    Mjeku ligjor ka sqaruar kohën e shkaktimit të hematomës.
    “Kjo ka mund të shkojë deri në tri orë prej 0 deri në 3 orë para momentit të vdekjes, pasi që siç e theksova edhe më herët pasi e ndjera ka qenë obeze dhe për këtë arsye variablat e periudhës kohore të shkaktimit të këtij dëmtimi, zgjerohen”, deklaroi eksperti, i cili përsëri u pyet nga Murseli. I akuzuari pyeti nëse hematoma do të mund të shkaktohej nga vetëlëndimi.
    “A përjashtohet mundësia e vetëlëndimit në tentativë për të ikë?”, pyeti Murseli. Vetëlëndimin nuk e përjashtoi mjeku ligjore, porse kur u pyet nga gjyqtarja, Naim Ukaj tregoi se në vendin e ngjarjes, në veturën ku u vra Liridona Ademaj, nuk kishte objekt që mund të shkaktonte atë hematomë.

  • Dekreti i Begajt për Tiranën, Celibashi: Detyrimi ta zbatojmë,ja sa është kostoja për zgjedhjet në 6 bashki

    Dekreti i Begajt për Tiranën, Celibashi: Detyrimi ta zbatojmë,ja sa është kostoja për zgjedhjet në 6 bashki

    Kreu i Komisionit Qendror Zgjedhor, Ilirjan Celibashi është shprehur e KQZ ka si detyrim ligjor të zbarojë dekretin e presidentit dhe të garantojë zhvillimin e zgjedhjeve për 6 bashkitë vendore.
    “KQZ ka vetëm një përgjegjësi, organizmin e zgjedhjeve që dekretohen nga një institucion tjetër, që është presidenti sipas një procedure të përcaktuar.LKQZ nuk mund të vërë në diskutim çfarë është zhvilluar nga çdo pikëpamje ligjore dhe kushtetuese deri në daljen e dekretit. Detyra eKZ është të përgatisë procesin zgjedhor për të 6 bashkitë dhe nuk e farë te lejuar të vërë në diskutim vendimmarrjet e presidentit apo të Këshillit të Ministrave.
    KQZ është në detyrimin kushtetues he ligjor për të organizuar zgjedhjet në 6 bashkisë dhe qartazi nuk mund të përfshihet në gjithë diskutimin e bërë lidhur me këtë çështje”, tha Celibashi.
    Ndër të tjera, Celibashi bëri me dije se fondi i parashikuar deri më tani për këto zgjedhje, është 306 milionë lekë të reja.

  • Dekreti i Begajt për zgjedhjet në Tiranë/ Reagon ish-këshilltari ligjor i Presidencës: Bëhet fjalë për kryetarin e Bashkisë, jo një nëpunës civil

    Dekreti i Begajt për zgjedhjet në Tiranë/ Reagon ish-këshilltari ligjor i Presidencës: Bëhet fjalë për kryetarin e Bashkisë, jo një nëpunës civil

    Ish-këshilltari ligjor i Presidencës, Bledar Dervishaj, thotë se shkarkimi nga detyra i Erion Veliajt nuk mund të trajtohet nga Gjykata Administrative pasi nuk është nëpunës civil, por i zgjedhur vendor si kryebashkiak. 
    Si e tillë, thotë Bledar Dervishaj, rasti parashikohet nga Kushtetuta. 
    ” Këtu nuk jemi perpara rastit të shkarkimit nga puna të një të punësuari, sipas Statusit të Nëpunësit Civil apo Kodit të Punës, dhe po diskutohet nëse është Gjykata Administrative apo Gjykata Civile ajo që do trajtojë rastin. Jemi përpara një rasti të shkarkimit të një të zgjedhuri vendor me votë-Kryetar Bashkie, organ që parashikohet nga Kushtetuta. Sipas meje çdo institucion që ka trajtuar rastin deri më tani, e ka konsumuar një shkelje me karakter kushtetues, duke cënuar të drejta e liri themelore”, shprehet Dervishaj.  
    Ky reagim i Dervishajt vjen si përgjigje ndaj dekretit të Presidentit Bajram Begaj, i cili dekretoi datën 9 nëntor për zgjedhjet në Bashkinë e Tiranës, duke anashkaluar faktin që Erion Veliaj e ka dërguar në Gjykatën Kushtetuese vendimin e Qeverisë për shkarkimin e tij, që sipas Kushtetutës parashikohet pezullimi i çdo vendimi tjetër. Por Begaj, në dekretin e tij për datën e zgjedhjeve të parakohshme, argumentoi se Erion Veliaj u shkarkua me motivacionin e mosparaqitjes në detyrë, rast që sipas tij, trajtohet nga Gjykata Administrative dhe jo Kushtetuese.  
    Reagimi i Bledar Dervishajt: 
    Të nderuar miq dhe gazetar, 
    I mirëkuptoj dhe i respektoj plotësisht kërkesat tuaja për një mendim, koment apo opinion publik apo privat lidhur me dekretimin e zgjedhjeve të pjesshme në të 6 Bashkitë, përfshirë dhe zgjedhjet për Kryetarin e Bashkisë Tiranë. 
    Para së gjithash ju falenderoj për respektin dhe besimin profesional që keni ndaj meje. 
    Lidhur me këtë çështje qe mesa duket do të jetë temë edhe për disa ditë, mendoj se së pari është në detyrimin e atyre që marrin vendime që të miratojnë lejimin e stafit të tyre për të sqaruar publikisht vendimarrjet institucionale. 
    Personalisht, përsa kam ushtruar detyrën e Këshilltarit Ligjor në Presidencë, deri në 24 korrik 2022, kam mbrojtur e sqaruar në publik të gjithë aktet dhe dekretet e rëndësishme të Kreut të Shtetit, si në Kuvend, në studio televizive kudo ku jam ftuar, Gj.Kushtetuese, apo dhe në Komisionin e Venecias sëbashku me kolegë të tjerë të nderuar, pa ju shamngur asnjë pyetje me rëndësi për interesin publik dhe qytetar. 
    Në rastin konkret, ata që duhet të flasin të parët dhe të shprehin qëndrimin e tyre, janë ish funksionari që është prekur nga këto vendime të deritanishme dhe/apo përfaqësuesit e tij ligjor, subjektet politike që do vlerësojnë marrjen ose jo pjesë në garën politike tashmë të dekretuar, dhe çdo institucion tjetër kushtetues apo subjekt tjetër që legjitimohet ti drejtohet Gjykates Kushtetuese. 
    Këtu nuk jemi perpara rastit të shkarkimit nga puna të një të punësuari, sipas Statusit të Nëpunësit Civil apo Kodit të Punës, dhe po diskutohet nëse është Gjykata Administrative apo Gjykata Civile ajo që do trajtojë rastin. 
    Jemi përpara një rasti të shkarkimit të një të zgjedhuri vendor me votë-Kryetar Bashkie, organ që parashikohet nga Kushtetuta. Sipas meje çdo institucion që ka trajtuar rastin deri më tani, e ka konsumuar një shkelje me karakter kushtetues, duke cënuar të drejta e liri themelore. 
    Nëse kjo çështje hyn apo jo në juridiksion kushtetues këtë duhet ta thotë vetëm Gjykata Kushtetuese, në rast se, një ankim i kësaj natyre rezulton i administruar nga subjekti i prekur brenda afatit. 
    Ky është mendimi im modest mbi këtë rast! 
    Ju përshëndes me dashamirësi dhe respekt