Tag: ligjin

  • Seanca maratonë 16 orë! Maxhoranca miraton me 83 vota projektbuxhetin 2026, Braçe dhe Sinaj dalin nga “rreshti”

    Seanca maratonë 16 orë! Maxhoranca miraton me 83 vota projektbuxhetin 2026, Braçe dhe Sinaj dalin nga “rreshti”

    votimi

    TIRANË- Kuvendi ka miratuar në parim projektbuxhetin 2026 me një fond prej 8.8 miliardë eurosh, së bashku me 8 projektligjet që përbëjnë paketën fiskale të vitit të ardhshëm, në një seancë të zgjatur parlamentare që vazhdoi rreth 16 orë dhe përfundoi rreth orës 03:00 të mëngjesit të datës 20 nëntor 2025.
    Projektligjet u miratuan në Parlament vetëm me votat e maxhorancës, ndërsa opozita votoi kundër. Gjithasht, dy deputetë socialistë dolën nga “rresht”, Erion Braçe dhe Vullnet Sinaj. Konkretisht, Braçe mungoi në votimin për ligjin e taksave vendore, ndërsa Sinaj nuk votoi dy nismat e lidhura me paqen fiskale.
    Votimi dhe projektligjet e miratura në parim:
    Votimi: 83 vota pro, 31 kundër
    Projektligji “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 9920, datë 19.5.2008, “Për procedurat tatimore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar.
    Votimi: 83 pro, 32 kundër
    Projektligji “Për disa ndryshime në ligjin nr. 92/2014, “Për tatimin mbi vlerën e shtuar në Republikën e Shqipërisë”
    Votimi: 83 pro, 32 kundër
    Projektligji “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 29, datë 30.3.2023, “Për tatimin mbi të ardhurat”
    Votimi: 82 pro, 32 kundër (Braçe nuk voton)
    Projektligji “Për disa shtesa në ligjin nr. 9632, datë 30.10.2006, “Për sistemin e taksave vendore”, të ndryshuar
    Votimi: 83 vota pro, 32 kundër
    Projektligji “Për faturën dhe sistemin e monitorimit të qarkullimit”, të ndryshuar
    Votimi: 82 pro, 32 kundër (Sinaj nuk voton)
    Projektligji “Për marrëveshjen e paqes fiskale”
    Votimi: 83 pro, 31 kundër
    Projektligji “Për rivlerësimin e pasurisë së paluajtshme”
    Votimi: 82 vota pro, 30 kundër (Sinaj nuk voton)
    Projektligji “Për fshirjen, shuarjen dhe pagesën e detyrimeve tatimore ndaj administratës tatimore qendrore e të detyrimeve të pagueshme në doganë”
    Votimi: 83 pro, 32 kundër
    Projektligji “Për buxhetin e vitit 2026”

  • Seanca maratonë 16 orë, maxhoranca miraton me 83 vota buxhetin. Braçe nuk voton pr.ligjin për taksat vendore, Sinaj “paqen fiskale”

    Seanca maratonë 16 orë, maxhoranca miraton me 83 vota buxhetin. Braçe nuk voton pr.ligjin për taksat vendore, Sinaj “paqen fiskale”

    Maxhoranca socialiste ka miratuar me 83 vota 9 projektligje të rendit të ditës që kanë të bëjnë me buxhetin e vitit të ardhshëm, paqen fiskale dhe rivlerësimin e pasurive.

    Seanca maratona zgjati rreth 16 orë dhe u shoqërua me debate të ashpra mes shumicës dhe opozitës. 
    Gjatë votimit ra në sy fakti që deputeti Erion Braçe nuk mori pjesë në votimin e projektligjit “Për sistemin e taksave vendore”, ndërsa deputeti Vullnet Sinaj nuk votoi dy projektligjet “Për marrëveshjen e paqes fiskale” dhe “Për fshirjen, shuarjen dhe pagesën e detyrimeve tatimore ndaj administratës tatimore qendrore e të detyrimeve të pagueshme në doganë”. 
    Kryeministri Rama mbrojti buxhetin dhe investimet e parashikuara për vitin e ardhshëm, ndërkohë që opozita protestoi në mënyrë simbolike duke i kthyer kurrizin. 
    Në këtë seancë, u rikthye edhe zv.kryeministrja Belinda Balluku e cila foli për herë të parë pas marrjes si e pandehur nga SPAK për tunelin e Llogarasë. 
    Ajo nuk bëri të qartë nëse do të vazhdonte detyrën e saj, apo do të jepte dorëheqjen, por tha se nuk do të flasë kundër kurrë drejtësisë. 
    Ajo i drejtoi gishtin opozitës kur tha se flasin me dy standarde, por nuk dha asnjë shpjegim për akuzën e SPAK për shkeljen e barazisë në tendera, ku akuzohet se ka anuluar tenderin e parë me vlerën 140 milionë euro dhe ka diktuar fituesin e tenderit të dytë që shkoi 190 milionë euro. 
     
    Votimi
    Projektligji “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 9920, datë 19.5.2008, “Për procedurat tatimore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar.
    Votimi: 83 pro, 31 kundër
    Projektligji “Për disa ndryshime në ligjin nr. 92/2014, “Për tatimin mbi vlerën e shtuar në Republikën e Shqipërisë”
    Votimi: 83 pro, 32 kundër
    Projektligji “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 29, datë 30.3.2023, “Për tatimin mbi të ardhurat”
    Votimi: 83 pro, 32 kundër
    Projektligji “Për disa shtesa në ligjin nr. 9632, datë 30.10.2006, “Për sistemin e taksave vendore”, të ndryshuar
    Votimi: 82 pro, 32 kundër (Braçe nuk voton)
    Projektligji “Për faturën dhe sistemin e monitorimit të qarkullimit”, të ndryshuar
    Votimi: 83 pro, 32 kundër
    Projektligji “Për marrëveshjen e paqes fiskale”
    Votimi: 82 pro, 32 kundër (Sinaj nuk voton)
    Projektligji “Për rivlerësimin e pasurisë së paluajtshme”
    Votimi: 83 pro, 31 kundër
    Projektligji “Për fshirjen, shuarjen dhe pagesën e detyrimeve tatimore ndaj administratës tatimore qendrore e të detyrimeve të pagueshme në doganë”
    Votimi: 82 pro, 30 kundër (Sinaj nuk voton)
    Projektligji “Për buxhetin e vitit 2026”
    Votimi: 83 pro, 32 kundër

    Top Channel

  • Nis punën Komisioni i “Zgjedhores”. Gjiknuri: Të vijnë ata që mungojnë. Bylykbashi: Punë e kotë nëse Rama e quan “kinezëri” ligjin

    Nis punën Komisioni i “Zgjedhores”. Gjiknuri: Të vijnë ata që mungojnë. Bylykbashi: Punë e kotë nëse Rama e quan “kinezëri” ligjin

    Ka nisur punën këtë të martë Komisioni i Reformës Zgjedhore, i ngritur për të rishikuar ligjin për zgjedhjet, edhe për shkak të rekomandimeve të OSBE/ODIHR. Nga mazhoranca, përveç përfaqësuesve të Partisë Socialiste, i pranishëm ishte edhe Tedi Mulaj nga Partia Social Demokrate. Ndërsa nga opozita mungon deputeti i Partisë Mundësia. Gjithashtu edhe 2 anëtarët e tjerë të cilët janë pa të drejtë vote, nga koalicioni “Shqipëria Bëhet” dhe Lëvizja Bashkë, nuk janë të pranishëm.
    “Është detyrim i Komisionit Europian, sidomos përmbushja e pikës së transparencës së financimeve të partive. Ligji nuk është i vështirë, e bën të vështirë politika”, tha bashkëkryetari socialist i komisionit, Damian Gjiknuri. “Ju bëj thirrje atyre që mungojnë, të marrin pjesë, të kontribuojnë. Të mos e bëjnë debatin jashtë, por në këtë sallë. Ata e kritikojnë sistemin, edhe pse janë këtu pikërisht prej këtij sistemi”.
    Ndërsa bashkëkryetari nga radhët e opozitës, Oerd Bylykbashi, tha se topi është në fushën e maxhorancës që të tregojë se reforma ka sukses. “Mund të shtojmë nene pa fund, por për sa kohë Kryeministri del e thotë “nuk e zbatoj ligjin, ligji është kinezëri”, ai nuk ka efekt.  Angazhimi maksimal i opozitës është që të angazhohet që të gjitha problemet e adresuara nga OSBE/ODIHR të arkivohen si të zgjidhura. Praktika ka treguar se kemi ndërhyrë edhe në ligje të tjera, përveç atij të zgjedhjeve. Nëse do të jetë e nevojshme duhet të shkojmë atje për t’i zgjidhur. Problemet e zgjedhjeve janë probleme keq qeverisje. Një pjesë e problemeve nuk zgjidhen me kod zgjedhor”, tha ai.

  • Ligji për barazinë gjinore, Berisha: Betohemi se atë ligj nuk do e pranojmë kurrë, shkatërron familjen shqiptare

    Ligji për barazinë gjinore, Berisha: Betohemi se atë ligj nuk do e pranojmë kurrë, shkatërron familjen shqiptare

    Kryedemokrati Sali Berisha gjatë fjalës së tij në protestën para Kryeministrisë u ndal edhe te miratimi i ligjit për barazinë gjinore.
    Ai tha se ky ligj shkatërron familjen shqiptare, prandaj nuk do të lejohet që të hyjë në fuqi.
    Berisha deklaroi se ky është një ligj të cilin vetë Presidenti Donald Trump e anuloi menjëherë sapo mori pushtetin.

    “Narkoparlamenti votoi me shpejtësi ligjin Xhorxh Soros, ligjin e shkatërrimit të familjes. Ligjin me të cilin ekselistë të majtë në SHBA, me ndikimin direkt të George Soros, ndërmorën fushatën më të paimagjinueshme të ndryshimit të gjinisë, ligjin me të cilin u vendos censura më e rreptë. Ligjin me të cilin Trump u formulua ndaj tij 35 akuza, u gjobita qindra e qindra milionë euro, atë ligj votoi parlamenti. Atë ligj shqiptarët s’do ta pranojnë kurrë. Ai ligj është shpërbërja e familjes, po u shpërbë familja zhduket kombi. Ne jemi sot këtu të betuar se atë ligj nuk do e pranojmë kurrë. Familja shqiptare do të mbetet institucioni më i shenjtë i çdo shqiptari, i kombit dhe i Shqipërisë”, deklaroi Berisha.

  • Ligji për Barazinë Gjinore/ Gjoni bën thirrje për referendum

    Ligji për Barazinë Gjinore/ Gjoni bën thirrje për referendum

    Deputeti i Partisë Demokratike, Gjin Gjoni, propozoi sot gjatë fjalës së tij në protestën e PD-së para kryeministrisë, kryerjen e një referendumi për të rrëzuar ligjin për Barazinë Gjinore.
    Gjin Gjoni: Duhet të ngrihemi, të qendrojmë për vlerat familjare që kanë qenë dhe janë themeli i ekzistencës tonë si komb….Prandaj mbledhja e firmave për zhvillimin e referendumit duhet të jetë lëvizja e parë që çdo shqiptar duhet të bëjë për të anuluar ligjin e miratuar. Shqiptarët duhet tu thuhen të vërtetat, por e vërteta bëhet e rrezikshme kur largohet nga realiteti dhe e vërteta është se jemi kthyer në një narkodiktaturë, në një kundërvlerë të demokracisë.

  • Miratimi i ligjit për barazinë gjinore, Berisha nga “Foltorja 2”: Betohemi se kurrë nuk do ta pranojmë

    Miratimi i ligjit për barazinë gjinore, Berisha nga “Foltorja 2”: Betohemi se kurrë nuk do ta pranojmë

    Gjatë fjalës së tij këtë mbrëmje në podiumin e protestës që po mbahet para Kryeministrisë, Sali Berisha u ndal te kalimi i ligjit për barazinë gjinore.

    Berisha tha se “kanë të betuar, se atë ligj nuk do ta pranojnë kurrë”.
    “Mos harroni se Parlamenti votoi me shpejtësi të rrufeshme ligjin George Soros, ligjin e shkatërrimit të familjes, ligjin me të cilin mbështetës të majtë të SHBA-së, me ndikimin e Sorosit ndërmorën fushatën e ndryshimit të gjinisë.
    Ligjin me të cilin u vendos censura më e rreptë. Ligjin me të cilin presidentin Donald Trump, formuluan ndaj tij 35 akuza, e gjobitën qindra milionë euro, atë ligj votoi Parlamenti. Atë ligj, shqiptarët nuk do e miratojnë kurrë. Ai ligj shpërbën familjen dhe po u shpërbë familja, kombi shembet”, tha Berisha.

    Top Channel

  • Ligji për barazinë gjinore/ Berisha jep fjalën: Betohemi se kurrë nuk do ta pranojmë

    Ligji për barazinë gjinore/ Berisha jep fjalën: Betohemi se kurrë nuk do ta pranojmë

    Gjatë fjalës së tij këtë mbrëmje në podiumin e protestës që po mbahet para Kryeministrisë, Sali Berisha u ndal te kalimi i ligjit për barazinë gjinore.

    Berisha tha se “kanë të betuar, se atë ligj nuk do ta pranojnë kurrë”.
    “Mos harroni se Parlamenti votoi me shpejtësi të rrufeshme ligjin George Soros, ligjin e shkatërrimit të familjes, ligjin me të cilin mbështetës të majtë të SHBA-së, me ndikimin e Sorosit ndërmorën fushatën e ndryshimit të gjinisë.
    Ligjin me të cilin u vendos censura më e rreptë. Ligjin me të cilin presidentin Donald Trump, formuluan ndaj tij 35 akuza, e gjobitën qindra milionë euro, atë ligj votoi Parlamenti. Atë ligj, shqiptarët nuk do e miratojnë kurrë. Ai ligj shpërbën familjen dhe po u shpërbë familja, kombi shembet”, tha Berisha.

  • Proda në komision: Policia nuk ka shkelur ligjin për arrestimin e Ilir Metës

    Proda në komision: Policia nuk ka shkelur ligjin për arrestimin e Ilir Metës

    Kronikë E Hënë, 17 Nëntor 2025 14:46
    Kreu i Policisë së Shtetit, Ilir Proda, u pyet sot në Komisionin për Çështjet e Brendshme lidhur me arrestimin e ish-presidentit Ilir Meta.
    Gjatë dëshmisë së tij, Proda theksoi se veprimet e policisë janë kryer brenda kuadrit ligjor, duke sqaruar se përdorimi i forcës ndodh vetëm kur i ndaluari kundërshton urdhrin e policisë.

    “Policia nuk ka shkelur ligjin. Përdorimi i forcës bëhet kur ka rezistencë. I takon personit të sillet në përputhje me detyrën që ka mbajtur. Do të ishte në nderin e tij të sillet sipas detyrës që ka ushtruar,” deklaroi Proda.

    Ai shtoi se forca përdoret vetëm kur është e domosdoshme, duke respektuar protokollet dhe të drejtat e personit të ndaluar.

    Deklarata e tij u bë gjatë diskutimeve për procedurat e ndjekura nga Policia në rastin e ish-presidentit, ku u theksua rëndësia e respektimit të ligjit dhe procedurave administrative në çdo rast të arrestimit.
    Komisioni për Çështjet e Brendshme vijoi shqyrtimin e të gjitha elementeve që lidhen me veprimet e policisë dhe respektimin e të drejtave të individëve, në një proces që synon qartësi dhe transparencë për publikun.

  • Arrestimi i Metës, Proda: Policia nuk ka shkelur ligjin; Pas debateve, Çuçi përjashton Nokën nga komisioni

    Arrestimi i Metës, Proda: Policia nuk ka shkelur ligjin; Pas debateve, Çuçi përjashton Nokën nga komisioni

    Kreu i Policisë së Shtetit, Ilir Proda, u pyet në Komisionin për Çështjet e Brendshme për arrestimin e Ilir Metës.
    Proda tha se Policia e Shtetit nuk ka shkelur ligjin, dhe forca përdoret kur bëhet rezidencë.
    “Policia nuk ka shkelur ligjin. Kemi të bëjmë me përdorimin e forcës, në rastet kur bëhet rezistencë. I takon personit të sillet në respekt të detyrës që ka mbajtur.
    Do ishte në nderin e personit të sillej në bazë të detyrës që ka mbajtur”-u shpreh Proda në komision.
    Ndërprerja e herëpashershme e Flamur Nokës gjatë fjalës së Prodës, solli reagimin e Bledi Çuçit, i cili e përjashtoi deputetin e PD dhe mbylli mbledhjen.

  • Gratë deputete të opozitës kërkesë Presidentit të Republikës: Mos dekreto ligjin për barazinë gjinore, bie ndesh me Kushtetutën

    Gratë deputete të opozitës kërkesë Presidentit të Republikës: Mos dekreto ligjin për barazinë gjinore, bie ndesh me Kushtetutën

    Deputetet e opozitës i janë drejtuar me një kërkesë zyrtare Presidentit të Republikës, që të kthejë për rishqyrtim në Kuvend ligjin për barazinë gjinore.
    Në kërkesë evidentohen të gjitha argumentet për antikushtetutshmërinë e ligjit.
    Në kërkesë theksohet se Presidenti i Republikës është përpara një prove historike: A do të mbrojë parimet e Kushtetutës, të arsyes dhe të lirisë, apo do të dorëzohet para imponimit të ideologjisë? A do të qëndrojë në themelin e së drejtës, apo do të rrëshqisi në autoritarizëm ideologjik të paketuar si “tolerancë”?

    “Për këtë arsye, ju kërkojmë që të paktën një herë të vetme gjatë ushtrimit të detyrës tuaj si President i Republikës, të ngriheni në lartësinë e detyrës, të ndaloni përcarjen, deformimin, denatyrimin, dhe të ndiqni edhe këshillat e komuniteteve fetare, për të ruajtur tradidën shqiptare se asnjë rregull në shoqrinë tonë nuk mund të imponohet në kundërshti me përfaqësuesit e komuniteteve fetare. Për të gjitha sa më lart, Të riktheni për rishqyrtim në Kuvend ligjin “Për barazinë gjinore”, sipas kompetencës që ju njeh Kushtetuta në nenin 85 të saj.” – thuhet në kërkesë.