Parlamenti serb miratoi sot një ligj të ri për të shembur një monument arkitektonik që NATO e bombardoi në vitin 1999, duke ia hequr mbrojtjen kulturore dhe duke hapur rrugën që familja e Presidentit Trump ta zëvendësojë me një hotel luksoz.
Planet për ndërtimin e një hoteli dhe apartamentesh me markën Trump, me vlerë gjysmë miliardë dollarë, në vendin e ish-kompleksit ushtarak të Shtabit të Përgjithshëm në kryeqytetin serb, Beograd, kishin ngecur pasi zyrtarët qeveritarë që e kishin miratuar projektin u akuzuan për mashtrim.
Por fundjavën e kaluar, deputetët e partisë në pushtet të presidentit Aleksandar Vuçiç njoftuan se do të përdorin një dispozitë të jashtëzakonshme të Kushtetutës për të paraqitur një ligj që do ta rifillonte projektin.
Kjo manovër ligjore solli kritika nga studentët, prokurorët, mbrojtësit e trashëgimisë kulturore dhe politikanët e opozitës. Ky është provokimi më i fundit pas më shumë se një viti protestash kundër korrupsionit ndaj qeverisë së Vuçiçit.
Teksa nisi debati për këtë dispozitë këtë javë, Komisioni Europian shprehu shqetësime të reja për rrëshqitjen e sundimit të ligjit dhe të demokracisë në Serbi, një vend që prej më shumë se një dekade përpiqet të anëtarësohet në Bashkimin Europian.
Megjithatë, askush nuk kishte dyshime se ligji do të miratohej. Ai u propozua nga Partia Përparimtare Serbe e Vuçiçit dhe aleatët e saj, që kanë shumicën në Parlament, dhe zyrtarët thanë sot se ligji do të hyjë në fuqi të shtunën.
Deputeti që paraqiti projekt-ligjin, Milenko Jovanov, tha në Parlament të martën se ajo do të “ringjallte ndërtesat e bombarduara që kanë mbetur bosh për vite të tëra, pa asnjë plan për përdorim.”
Ai shtoi se projekti i hotelit mund të ndihmonte në përmirësimin e marrëdhënieve me administratën e Trump, në një kohë kur Serbia po përpiqet të mbajë marrëdhënie si me Moskën, ashtu edhe me Perëndimin. Trump ka vendosur një tarifë prej 35 për qind mbi importet serbe, dhe sanksionet amerikane kanë dëmtuar një kompani ruse që është furnizuesi kryesor i naftës në Serbi, si dhe disa aleatë të Vuçiçit.
“Ne po hapim hapësira dhe po krijojmë mundësi që vendi të ecë përpara,” tha Jovanov. “Ky është qëllimi ynë kryesor dhe detyra jonë kryesore.”
“Dhe nëse kjo çon në përmirësimin e marrëdhënieve me administratën Trump, me Shtetet e Bashkuara, sinqerisht, unë do ta doja këtë,” shtoi ai.
Kritikët thanë se ligji do të shkatërrojë një ndërtesë që një deputete e opozitës, Marinika Tepiç, e quajti “një simbol të rezistencës, dhe një dëshmi se një komb i shkatërruar, dhe një shtet që ka rënë, mund të ringrihet.”
“Sot ju doni ta ktheni atë simbol në një kompleks luksoz, vetëm për t’i bërë qejfin Donald Trump-it,” tha Tepiç gjatë debatit parlamentar. “Në të njëjtin vend ku dikur binin bomba, tani planifikoni të derdhni shampanjë.”
Ndërtesa e Shtabit të Përgjithshëm u përfundua në vitet 1960 dhe konsiderohet nga disa si një kryevepër e arkitekturës moderniste pas Luftës së Dytë Botërore. Ajo u shkatërrua rëndë nga sulmet ajrore të NATO-s në 1999, për të ndëshkuar agresionet e Serbisë kundër shqiptarëve etnikë në Kosovën fqinje.
(Ish-kompleksi ushtarak i Shtabit të Përgjithshëm në Beograd, Serbi, u shkatërrua nga sulmet ajrore të NATO-s në vitin 1999)
Trump për herë të parë hodhi idenë e ndërtimit të hotelit në vitin 2013. Në maj 2024, Serbia miratoi planet për ndërtimin e hotelit me 175 dhoma, hapësira tregtare dhe më shumë se 1,500 njësi banimi në vendin e Shtabit të Përgjithshëm, nën një qira 99-vjeçare me një kompani të lidhur me Jared Kushner, dhëndrin e Trump-it. Planet përfshinin gjithashtu një memorial për viktimat e bombardimeve të NATO-s.
Pak pas rizgjedhjes së Trump-it, qeveria serbe shpalli se kompleksi nuk do të konsiderohej më si pasuri e mbrojtur kulturore. Megjithatë, prokuroria e krimit të organizuar këtë vit akuzoi drejtorin e institutit shtetëror të kulturës për falsifikim dokumentesh për të justifikuar heqjen e statusit të mbrojtur të kompleksit. Zyrtarë të tjerë të kulturës janë akuzuar më pas.
Ligji i ri anashkalon të gjitha rregulloret ekzistuese që përcaktonin përdorimin e kompleksit, përfshirë mbrojtjen si trashëgimi kulturore e Serbisë. Legjislacioni u hartua përmes një procedure kushtetuese të jashtëzakonshme, që sipas ekspertëve, ishte menduar të përdorej vetëm në raste ekstreme.
Nuk ishte e qartë nëse ligji mund të shfuqizojë çështjet penale ndaj zyrtarëve. Në një deklaratë të martën, zyra e prokurorisë për krimin e organizuar tha se Vuçiç kishte “tentaruar të ushtronte ndikim të papërshtatshëm dhe të paautorizuar” duke kritikuar çështjet në një intervistë televizive. Por prokurorët shmangën të flisnin për rastin konkret.
Një zëdhënëse e Vuçiçit tha se zyra e presidentit nuk ishte e përfshirë në projekt dhe ia kaloi pyetjet ministrit të fuqishëm të financave, Sinisha Mali. Mali, i cili ka lidhje me Shtëpinë e Bardhë përmes Richard Grenell, aleat i ngushtë i Trump-it dhe aktualisht i dërguar për misione të posaçme, nuk iu përgjigj kërkesave për koment.
Vuçiç dhe aleatët e tij kanë përdorur më parë të njëjtën dispozitë të jashtëzakonshme për të shtyrë përpara projekte të tjera, ndoshta përpara se gjykatat të mund të shqyrtonin apelimet për t’i ndaluar, tha Vladimir Obradoviç, profesor në Universitetin e Beogradit.
“Kjo është mënyra e tyre e funksionimit, të heqin kontrollin institucional dhe publik, të krijojnë hapësirë për korrupsion dhe ta mbulojnë me justifikimin e urgjencës dhe zhvillimit,” tha Obradoviç, një ish-politikan që ka kundërshtuar qeverinë e Vuçiçit. Ai është gjithashtu anëtar i një paneli të pavarur që po heton mangësitë e qeverisë që çuan në shembjen e një çatie të stacionit të trenit vitin e kaluar, ku humbën jetën 16 persona.
Këto vdekje ndezën protestat kundër Vuçiçit, përfshirë një grevë urie që filloi këtë javë para Parlamentit nga nëna e një prej viktimave./New York Times/
Tag: ligji
-

NY Times: Vuçiç shpik një ligj dhe i dhuron Trump vendin historik në mes të Beogradit
-

Ligji i ri për gjinitë, Spahia: BE-ja nuk na e kërkon, 21 vende anëtare nuk e kanë një të tillë
Miratimi i ligjit për ‘barazinë gjinore’, i cili përfshin konceptin e ‘gjinisë së shumëfishtë’, ka ndezur debate të ashpra politike, ku në qendër është pyetja nëse ky akt normativ është një detyrim që buron nga procesi i integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian.
Ndonëse mazhoranca argumenton se ligji është një hap i rëndësishëm në përafrimin me legjislacionin europian, duke iu referuar edhe reagimeve nga Komisioni Europian, opozita e hedh poshtë kategorikisht këtë pretendim.
I ftuar në një intervistë në Syri TV, me Armela Ferkon, deputeti i Partisë Demokratike dhe njëherësh Kryetari i Komisionit parlamentar të Shëndetësisë, Bardh Spahia, u shpreh se ky ligj nuk ka absolutisht asnjë lidhje me procesin e integrimit. Për të mbështetur argumentin e tij, Spahia solli fakte konkrete, duke theksuar se 21 nga vendet anëtare të Bashkimit Europian nuk kanë një legjislacion të tillë.
“Mjafton të përmendim faktin që janë 21 vende të Bashkimit Europian që nuk e kanë këtë ligj”, u shpreh ai. Spahia shkoi më tej duke përmendur shembuj si Sllovenia dhe Hungaria, të cilat, sipas tij, kanë ndërmarrë hapa legjislativë në drejtimin e kundërt, duke njohur ligjërisht vetëm dy gjini.
Sipas deputetit Spahia, procesi i integrimit rregullohet përmes direktivave të BE-së, të cilat ai pretendon se janë studiuar me vëmendje. Ai sqaroi se dokumentet europiane për barazinë gjinore përdorin nocione të qarta si “barazia midis grave dhe burrave” (Equality between women and men) dhe “barazi gjinore” (Gender equality), por gjithmonë në kuptimin binar, pra duke iu referuar burrit dhe gruas.
Në kontrast, ligji i ri i miratuar në Kuvendin e Shqipërisë përdor terma të reja si “përkatësi e shumëfishtë”, i cili përsëritet 25 herë në tekst, dhe “gjini gjithëpërfshirëse”. Spahia i cilësoi këto terma si “ideologjike, majtiste dhe pjesë të një kulture Woke”, duke argumentuar se ato nuk janë pjesë e kuadrit ligjor të BE-së, por pjesë e një axhende që synon “transformimin e shoqërive”.
Bardh Spahia: Absolutisht jo. Përkundrazi, ne e kemi theksuar vazhdimisht gjatë gjithë kësaj periudhe të shqyrtimit të këtij projektligji, që tanimë u kthye që mbrëmë në ligj, faktin që nuk ka asnjë lidhje me procesin e integrimit në Bashkimin Europian për Shqipërinë. Mjafton të përmendim faktin që janë 21 vende të Bashkimit Europian që nuk e kanë këtë ligj. Të rikujtojmë për qytetarët edhe faktin që shtete si Sllovenia apo Hungaria së fundmi ëh, kanë bërë të kundërtën e këtij ligji. Janë shprehur qartazi për njohjen e vetëm dy gjinive, për të treguar që nuk ka aspak lidhje me procesin e integrimit europian dhe nuk është kusht. Pasi proceset e integrimit europian rregullohen kryesisht nëpërmjet direktivave që Bashkimi Europian lëshon. Dhe ne i kemi studiuar me vëmendje direktivat e Bashkimit Europian për barazinë gjinore. Ne i kemi nxjerrë madje, i kemi evidentuar. Në këto direktiva përdoren vetëm tre nocione. Dhe konkretisht, ‘Equality between women and men’, pra barazia midis grave dhe burrave. ‘Gender equality’, barazi gjinore në kuptimin binar: burrë dhe grua. ‘Equal treatment in employment, occupation and pay’. Pra, trajtimi i barabartë në punë, profesion dhe paga. Dhe gjithmonë i referohet qartazi kuptimit binar, pra të njohjes së vetëm dy gjinive: burrë dhe grua. Në asnjë prej këtyre direktivave të Bashkimit Europian nuk përdoren termat që përdoren në ligjin aktual shqiptar, ku kryesoret janë, përkatësi, termat përkatësi e dyfishtë, e cila përsëritet 25 herë pothuaj në çdo nen të ligjit. Gjini gjithëpërfshirëse dhe variantet e saj, të cilat përsëriten rreth 10 herë në këtë ligj. Apo burrat dhe gratë në gjithë diversitetin e tyre dhe ky term përsëritet rreth 10 herë në të gjitha nenet e këtij ligji. Janë të gjitha terma ideologjik, majtist, të një kulture Woke, axhende Woke, e cila për hir të së vërtetës synon transformimin e shoqërive. Ne jemi njohur me këto axhenda që herët, ku patën një sponsorizim të fuqishëm nga Soros dhe shoqëritë e tij, por që aktualisht në të gjithë botën dhe veçanërisht në Amerikë po marrin një goditje të jashtëzakonshme.
-

Na i kurseni urimet e Pashkëve dhe të Bajramit
Mark Pashkja
Ligji i shumëpërfolur për barazinë gjinore u miratua. Ashtu shpejt e shpejt, në orët e vona të natës, pa diskutim dhe me një shpejtësi rrufe. Shtatëdhjetë e shtatë burra dhe gra votuan një ligj sipas të cilit gjinia nuk përcaktohet më nga tërësia e tipareve natyrore që dallojnë mashkullin nga femra, por nga rolet e ndërtuara në kontekstin shoqëror. Ne që e refuzojmë, na thonë se nuk e kemi lexuar ose nuk e kuptojmë.
Është shumë e çuditshme sesi, pas çdo drafti që ndryshonte dy a tri herë — për të mos ndryshuar në thelb fare — individë dhe aktivistë të komunitetit LGBTQ+ përpiqeshin të na bindnin se nuk është ashtu siç duket. Megjithatë, ligji kaloi.
Të gjithë deputetët që e miratuan nuk duhet të harrojnë se, përpara se të jenë politikanë, janë ose do të jenë prindër. Në rastin më të thjeshtë, edhe ata vetë vijnë nga prindër mashkull e femër — nga nënë dhe baba. Hapësirat që ky ligj lë për deformime të mëvonshme, në këtë kontekst, janë mëse të qarta. Mos harroni se liria e ndërgjegjes është gjëja më e shenjtë për njeriun dhe ajo i jep atij dinjitetin.
Në raste festash fetare ju kam parë tek përpiqeni me shumë kujdes të gjeni foto kishash apo xhamish; po aq kujdes tregoni edhe në zgjedhjen e fjalëve për të uruar Bajramin apo Pashkët. Por ky ligj që miratuat është krejt e kundërta e asaj që predikohet në këto institucione dhe që përcillet përmes këtyre festave.
Nëse arrini të gjeni fjalët e duhura për t’u justifikuar, mos harroni: Zoti e di të vërtetën. Atë nuk mund ta gënjejmë. Ai e di se ka vetëm një të vërtetë.
Nuk dua dhe nuk kam për qëllim të mas fenë, besimin apo mosbesimin e askujt, por ju lutem — të paktën për Bajram e për Pashkë, na i kurseni urimet. Heshtja vlen më shumë se hipokrizia.
-

Ligji për barazinë gjinore, Luarasi: Nuk ka gjini të reja dhe as prind 1 e as prind 2
Një ditë pasi Kuvendi miratoi me 77 vota pro ligjin për barazinë gjinore, të kontestuar nga opozita dhe shoqëria civile, deputetja e Partisë Socialiste, Iris Luarasi, ka sqaruar se ky ligj nuk prek konceptin e dy gjinive “burrë dhe grua”, por garanton barazi dhe dinjitet të tyre në jetën publike dhe sociale. Në një konferencë për mediat, deputetja socialiste thekson se ligji nuk prek familjen tradicionale, ndërsa i cilësoi si dezinformim deklaratat e opozitës që këmbëngul në të kundërtën për gjini fluide.
Deputetja sqaron se ligji nuk prek familjen tradicionale, ndërsa i cilësoi dezinformim dhe mosnjohje të ligjit deklaratat e opozitës.
“Për shkak të gjuhës së urrejtjes dje në parlament është e rëndësishme të adresojmë debatin që ky ligj ka shkaktuar. Ishte e qartë që shumë kolegë kishin më shumë kohë të lexonin ato që thuheshin në rrjetet sociale sesa lexim të vërtetë të pr.ligjin. Janë shprehu shqetësime për terminologjinë e përdorur duke pretenduar se kërcënon familjen tradicionale dhe shton numrin e gjinive. Në realitet ky ligj nuk krijon asnjë produkt të ri ligjor, asnjë gjini të re vetëm synon të garantojë barazinë reale midis burrave dhe grave. Nëse dikush do të donte të prezantonte gjini të reja, do të duheshin reforma të thella ligjore duke nisur nga ndërhyrjet për ligjin për gjendjen civile apo një kuadër ligjor për njohjen e identiteteve ligjore. Narrativa se po legalizohen 70 gjini në Shqipëri është gënjeshtër e qëllimshme sa disa filluan ta besonin ky ligj nuk shton asnjë gjini tjetër. Nuk krijon gjini të reja”, u shpreh Luarasi.
Sipas saj termi përkatësi e shumëfishtë nuk lidhet me përkatësinë e shumëfishtë gjinore
“Koncepti i përkatësisë së shumëfishtë nënkupton diskriminimin është për shkak të moshës, origjinës, vendbanimit rural, aftësive të kufizuar apo statusit social ekonomik. Ky nuk lidhet me atë që dëgjuam dje përkatësi e shumëfishtë gjinore. Ky togfjalësh nuk ekziston”.
Luarasi u dha përgjigje edhe deklaratave se ligji synon zëvendësimin e shprehjes nëna e babai me prindi një e prindi dy.
“Dëgjuam që pr/ligji detyronte duke zëvendësonte shprehjen nënë e baba me shprehje neutrale si prindi një e prindi dy. As unë e asnjë koleg i PS nuk do të votonte kurrë një ligj që nuk do të na jepte mundësinë që fëmijët të na jepnin mundësinë të na thërrisnin nën e baba. Kjo është gënjeshtër nga at që nuk e kanë lexuar ligjin. Koncepti i gjinisë është i përfshirë në Konventën e Stambollit, e cila është nënshkruar edhe nga Parlamenti shqiptar, edhe kur drejtohej nga opozita e sotme. Ai nuk flet për shumë gjini, por për ndjeshmëri gjinore dhe për korrektësi gjinore në përdorimin e termave, në mënyrë që kolegët të mos nënvlerësohen në punë për shkak të gjinisë së tyre”, theksoi Luarasi.
Sipas saj ky ligj nuk është eksperiment social, por përmbushje e detyrimeve kushtetuese dhe sociale që korrigjon padrejtësi historike.
“Ky nuk është një eksperiment social, por përmbushje e detyrimeve kushtetuese dhe sociale. Politikat gjinore nuk kërcënojnë familjen, por e mbështesin atë dhe krijojnë mundësi të barabarta për të gjithë. Ato nuk krijojnë privilegje, por korrigjojnë padrejtësi historike.
Shqipëria nuk humbet identitetin e saj duke paguar gratë njësoj si burrat; përkundrazi, shoqëria ecën përpara kur gratë trajtohen me dinjitet dhe barazi. Të gjithë ata që dezinformojnë dhe nxisin urrejtje nuk janë mbrojtës të familjes, por pengues të progresit. Shqipëria nuk mund të hyjë në BE me diskriminim dhe pabarazi, por duhet të ecë përpara me barazi dhe dinjitet për të gjithë”, u shpreh Luarasi.
Duke përmendur disa nga shembujt e dhënë nga opozita për vendet e BE që kanë sanksionuar në Kushtetutë njohjen e vetëm dy gjinive, Luarasi u shpreh se vetë BE i ka cilësuar ato në shkelje të parimeve themelore të të drejtave të njeriut.
“Shumë herë nga opozita janë përmendur shembuj nga Evropa. Disa shtete kanë miratuar ndryshime kushtetuese që kufizojnë njohjen vetëm në dy gjini, por kjo nuk është një shembull që duhet ndjekur nga një vend që aspiron të hyjë në BE. KE ka hapur çështje ndaj tyre për shkelje të të drejtave themelore, dhe nëse shtetet nuk i korrigjojnë këto shkelje, rrezikojnë gjoba ditore ose refuzimin e fondeve të BE-së. Pra, nuk duhet të na ofrohen shembuj jo të mirë.
Ndërsa problemet imagjinare nuk duhet të jenë fokusi ynë, duhet të flasim për problemet reale: çdo ditë, 7 gra raportojnë dhunë në familje. Gratë paguhen 4.5% më pak për çdo punë të kryer. Rreth 30% e grave dhe vajzave nuk kërkojnë punë sepse i dedikohen vetëm shtëpisë, duke marrë vetëm 2% të të ardhurave. Kjo është një traditë familjare që disa duan ta ruajnë, ku gruaja mbetet e izoluar dhe e pa paguar”, tha ajo.
Kuvendi i Shqipërisë miratoi mbrëmjen e së enjtes projektligjin për Barazinë Gjinore, me 77 vota pro, pas një seance maratonë të shoqëruar nga debate të forta politike. -

Iris Luarasi: Nuk i kemi hapur rrugë identiteteve të shumëfishta, por shtetet me vetëm dy gjini nuk janë shembull për t’u ndjekur
iris luarasi
TIRANË- Teksa një ditë më parë Kuvendi miratoi me 77 vota pro ligjin për barazinë gjinore, i kontestuar nga opozita dhe shoqëria civile, deputetja e Partisë Socialiste, Iris Luarasi, ka dalë në një konferencë për mediat. Sipas Luarasit, ligji nuk prek konceptin e dy gjinive “burrë dhe grua”, por garanton barazi dhe dinjitet të tyre në jetën publike dhe sociale. Deputetja deklaron se ligji nuk prek familjen tradicionale, ndërsa i cilësoi si dezinformim deklaratat e opozitës që këmbëngul në të kundërtën për gjini fluide.
Deklarata e plotë për media e Deputetes së Partisë Socialiste, Iris Luarasi:
Ligji për Barazinë Gjinore i miratuar dje nga Parlamenti Shqiptar, synon të transformojë në realitet parimin kushtetues të barazisë mes grave dhe burrave në çdo fushë të jetës.
Për shkak të gjuhës së urrejtjes dje në Parlament, është e rëndësishme të adresojmë debatet pa thelb që ky ligj ka shkaktuar, të cilat i i kemi dëgjuar në komisone dhe i dëgjuam edhe dje në seancën plenare dhe ishte e qartë se shumë kolegë kishin më shumë kohë për rrjetet sociale sesa për leximin e projektligjit.
Janë shprehur shqetësime për terminologjinë e përdorur, duke pretenduar se ligji “kërcënon familjen tradicionale dhe shton numrin e gjinive”.
Në realitet, ky ligj nuk shton asnjë realitet të ri ligjor. Ai nuk krijon kurrsesi gjini të reja, vetëm synon të garantojë barazi reale midis dy gjinive që janë burrë dhe grua.
Nëse dikush do të donte të prezantonte gjini të reja në shoqërinë shqiptare do të duheshin reforma të thella ligjore, duke nisur nga ndërhyrjet në Ligjin “Për Gjendjen Civile” apo duke miratuar një kuadër specifik ligjor për njohjen e identiteteve të reja gjinore.
Eshtë pretenduar se ligji “kërcënon familjen tradicionale dhe shton numrin e gjinive”.
Le të jemi të qartë: narrativa që “po legalizohen 70 gjini në Shqipëri” është një gënjeshtër e qëllimshme, e përsëritur aq shumë sa disa filluan ta besonin. Në realitet, ky ligj nuk shton asnjë realitet të ri ligjor.
Ai nuk krijon kurrësesi gjini të reja, vetëm synon të garantojë barazi reale midis dy gjinive që janë burrë dhe grua.
Koncepti i “përkatësisë së shumëfishtë” që referohet në ligj nënkupton diskriminimin e shtuar që mund të përjetohet për shkak të moshës, origjinës etnike, vendbanimit rural, aftësive të kufizuara apo statusit socio-ekonomik.
Ky koncept, nuk lidhet me konceptin “perkatesi e shumëfishtë gjinore” siç është pretenduar gabimisht.
Mjafton një kërkim në tekstin e projektligjit dhe do kuptohet se togfjalëshi “Përkatësia e shumëfishtë gjinore” nuk ekziston.
“Përkatësia e shumëfishtë” është koncept ligjor që do të thotë se një person mund të përjetojë diskriminim bazuar në më shumë se një shkak.
Për shembull, si grua dhe rome dhe si grua me aftësi të kufizuara, si baba i vetëm dhe emigrant, ose si vajzë e re nga zonat rurale. Në realitetin shqiptar, këto ndërthurje janë të zakonshme dhe të dukshme dhe këto realitete nuk mund të injorohen nga ligji kryesor kombëtar që pretendon të adresojë efektivisht barazinë gjinore. Pa njohjen e konceptit të përkatësisë së shumëfishtë, këto raste komplekse bëhen juridikisht të padukshme.
Kemi degjuar gjatë kësaj periudhe se projektligji detyron përdorimin e “gjuhës gjithëpërfshirëse gjinore”, duke zëvendësuar termat “nënë” dhe “baba” me shprehje neutrale si “prind 1” dhe “prind 2”. As unë dhe as kolegët e mi të Partisë Socialiste nuk do votonin kurre per nje ligj qe nuk do na jepte mundesine qe femijet mos na therrasin nënë dhe baba dhe termat prindi 1 dhe prindi 2 në ligj janë vetëm një gënjeshtër e shpikur nga ata që nuk e kanë lexuar projektligjin, por besojnë çdo gjë që lexojnë në rrjetet sociale.
Koncepti “Gjini” i marrë nga Konventa e Stambollit, e nenshkruar dhe ratifikuar nga ky Parlament kur opozita e sotme ishte ne pushtet, nuk flet per shume gjini.
Me lejoni ta citoj sic eshte ne projektligj meqe shumica e narratives eshte ngritur nga njerez qe s’e kane lexuar fare projektligjin, por vetem besojne narrativen e rrjeteve sociale se duan te na shkaterrojne familjen.
Gjini nënkupton rolet e ndërtuara në kontekstin social, sjelljet, aktivitetet dhe atributet që një shoqëri e caktuar i konsideron të përshtatshme për gratë dhe burrat;
Në projektligj nuk përdoret termi “gjuhë gjithëpërfshirëse gjinore”, por flitet për gjuhë me ndjeshmëri gjinore, e cila nuk përfaqëson asgjë më tepër sesa korrektësi gramatikore në terma, qe koleget e mia në vendimarrje mos te nenshkruajne me termin Minister, por te nenshkruajne me termin Ministre. Mos te perdorim termin drejtor, por drejtore kur drejtuesja e institucionit eshte nje grua, e keshtu me rradhe.
Jane permendur disa here nga kolege te opozites ne komisione shembuj nga disa vende europiane. Është e vërtetë që 2-3 shtete anëtare të Bashkimit Evropian, kanë miratuar apo propozuar ndryshime kushtetuese që kufizojnë konceptin e gjinisë vetëm në “dy sekse biologjike”.
Por, këto nuk janë shembuj për t’u ndjekur nga një vend që aspiron të bëhet pjesë e BE-së, pasi janë shkelje të parimeve themelore të së drejtës së Bashkimit Evropian.
Ashtu sic eshte e vertete se Komisioni Evropian ka hapur procedura shkeljeje ndaj disa prej këtyre shteteve dhe ka paralajmëruar sanksione financiare sipas nenit 260 të Traktatit për Funksionimin e BE-së.
Nëse shtetet refuzojnë të korrigjojnë shkeljet, ato rrezikojnë gjoba ditore, pezullim të fondeve të BE-së, apo përjashtim nga programet e bashkëpunimit.
Pra, nuk kemi të bëjmë me “shembuj të mirë” que duhen ndjekur, por me shkelje që po diskutohen në gjykatat evropiane si cenim i parimeve themelore të së drejtës evropiane.
Realiteti që Injorohet
Ndërkohë që disa shpikën probleme imagjinare, le të flasim për problemet reale që ky ligj adresson:
Çdo ditë në Shqipëri 7 gra raportojnë dhunë në familje. Vetëm në 6 muajt e parë të 2025-ës, janë regjistruar 1,260 denoncime—një alarm social që duket se disa kolegë preferojnë ta injorojnë në emër të “familjes tradicionale”.
Gratë në Shqipëri paguhen 4.5% deri në 17.4% më pak se burrat për të njëjtën punë. Për çdo 100 lekë që fiton një burrë, një grua fiton vetëm 82.6 lekë sipas disa studimeve.
31% e grave dhe vajzave nuk kërkojnë punë sepse janë të dedikuara detyrave shtëpiake, krahasuar me vetëm 2% të burrave.
Kjo është “familja tradicionale” që disa duan ta mbrojnë—ku gruaja mbetet në shtëpi, e pa paguar dhe e pa mundësi.
Në përfundim, ky projektligj nuk është një eksperiment social, por përmbushje e detyrimeve kushtetuese dhe ndërkombëtare. Ai nuk kërcënon familjen, por e përforcon atë duke krijuar mundësi të barabarta për të gjithë anëtarët e saj.
Nuk krijon privilegje, por korrigjon padrejtësi historike. Nuk imponon ideologji të huaja, por zbaton vlera universale të të drejtave të njeriut që Shqipëria ka nënshkruar dhe ratifikuar.
Nuk ecën përpara shoqëria shqiptare kur në emër të familjes, do që ta kthesh gruan në rolin e saj tradicional që të mos shkoj në punë, por të kujdeset për familjen.
Shoqëria ecën përpara kur burrë e grua janë partnerë, e paguhen njësoj për të njëjtën punë, e trajtohen me dinjitet pa u ndarë në qytetarë të dorës së parë dhe qytetarë të dorës së dytë.
Dhe të gjithë ata që vazhdojnë të shpërndajnë dezinformim dhe të nxisin urrejtje, le ta dinë: historia nuk do t’i mbajë mend si mbrojtës të familjes, por si pengues të progresit.
Ndërkohë që ne do të vazhdojmë përpara, duke ndërtuar një Shqipëri ku çdo qytetar—burrë apo grua—ka të njëjtat mundësi, të njëjtat të drejta, dhe të njëjtin respekt.
Kjo është Shqipëria që ne po ndërtojmë. Dhe kjo është Shqipëria që do të hyjë në Bashkimin Evropian—jo me diskriminim dhe pabarazi, por me drejtësi dhe dinjitet për të gjithë.
Kuvendi i Shqipërisë miratoi mbrëmjen e së enjtes projektligjin për Barazinë Gjinore, me 77 vota pro, pas një seance maratonë të shoqëruar nga debate të forta politike./ZËRI -

Pr.ligji për barazinë gjinore, Meta reagon nga qelia: Kush voton sot pro, voton kundër familjes e kombit
Ish-presidenti Ilir Meta ka reaguar nga burgu për projektligjin e barazisë gjinore, i cili pritet të votohet sot në parlament. Përmes një postimi në rrjetet sociale, kreu i PL-së e cilëson këtë ligj antiatdhe që godet familjen shqiptare.
“Aleatët e errësirës kanë vendosur të fusin sonte për miratim në Kuvend, në orët e vona, ligjin anti-Familje dhe anti-Atdhe të “barazisë gjinore”, që godet në ADN familjen shqiptare dhe vlerat e shenjta të saj, si dhe kombin tonë, identitetin, traditat, historinë e kulturën”.
Sipas ish-presidentit të Republikës “miratimi i këtij ligji të zi, të kundërshtuar nga të gjitha komunitetet fetare, në fakt është detyrim-përcaktim që “Rilindja” ka ndaj qarqeve mafioze ndërkombëtare që duan të shkatërrojnë Shqipërinë”.
Duke e cilësuar si pjesë të një agjende antikombëtare, Meta thekson se kush e voton këtë projektligj, voton kundër familjes dhe kombit.
“Është avancim i një agjende antikombëtare të këtij Sekti, që në vazhdën e shpopullimit dhe shndërrimit të Atdheut në fermë të surogacisë, kërkon të shpërbëjë edhe me ligj familjen shqiptare. Kush voton sot në errësirë pro këtij ligji voton kundër Familjes dhe Kombit Shqiptar!”
-

“Beteja jonë ka nisur”/ Ligji i propozuar nga qeveria, Berisha: Luftë kundër autorit të këtij ligji te Kryeministria
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar ashpër ndaj një ligji të propozuar nga qeveria, duke e cilësuar si një nismë që cenon vlerat tradicionale të familjes shqiptare.
Në një deklaratë për mediat, Berisha tha se beteja politike dhe qytetare kundër këtij ligji ka nisur tashmë, duke akuzuar Kryeministrinë se po përpiqet të ndryshojë konceptin e familjes.
“Nisim betejën kundër autorit të këtij ligji te Kryeministria. Ky person ka marrë përsipër të ndryshojë konceptin që ka shoqëria jonë për familjen. Kjo është klikë sorosiane, produkt i laboratorit të Sorosit. Beteja jonë ka nisur. Nuk kam shpreh këtu për arsye kohe, as 40% të asaj që përfaqëson ky ligj. Nuk bëhet fjalë për përkatësi të shumëfishtë gjinore në nenet e BE-së. Në asnjë nen.” – deklaroi Berisha.
Ish-kryeministri shtoi se opozita do të kundërshtojë çdo përpjekje që, sipas tij, synon të minojë vlerat tradicionale dhe institucionin e familjes në Shqipëri. -

Berisha: Ligji për barazinë gjinore është produkt i demonit Xhorxh Soros, qëllimi i tij është shkatërrimi i familjes!
Berisha: Ligji për barazinë gjinore është produkt i demonit Xhorxh Soros, qëllimi i tij është shkatërrimi i familjes!
Kryetari i PD, Sali Berisha ka dënuar ligjin për barazinë gjinore, duke e konsideruar atë si të bazuar në ideologjinë e ekstremit të majtë. Berisha tha se, ligji për barazinë gjinore është produkt i demonit Xhorxh Soros, qëllimi i tij është shkatërrimi i familjes!Kreu i PD paralajmëroi se do të vazhdojnë betejën deri në anulimin e plotë të këtij ligji, që ai e quajti “anti shqiptar dhe që shkel kushtetutën e vendit”.Sjellin në parlament një ligj të doktrinës post-marksiste, doktrinës më çnjerëzore që qarkullon sot në botë, doktrinë që dallon nga ajo e Marksit, sepse ajo bazohej në shkatërrimin e pronës private, kurse kjo shkon edhe më tej në shkatërrimin e familjes si qeliza, si themeli i një shoqërie.Ky ligj, i bazuar fund e krye në ideologjinë e ekstremit të majtë, përmbys Kushtetutën e vendit.Përmbys kodet e vendit.Përmbys trashëgiminë pozitive mijëravjeçcare dhe penalizon, ndëshkon të gjithë ata të cilët duhet të mbrojnë familjen dhe vlerat e saj, binaritetin e saj natyral, biologjik.Penalizon ligjet, Kushtetutën e vendit, nenet e familjes.Penalizon dhe përmbys nenet e lirisë së besimit.Nenet e lirisë së mendimit dhe shprehjes së tij.De facto, në emër të përafrimit me direktivat evropiane, që është edhe mashtrimi më i madh, ligji çon me shpejtësi drejt totalitarizmit.Ky ligj, për shqiptarët, i garantoj se është identik dhe i njëjtë me atë ligj që shpalli Shqipërinë shtet ateist në Kushtetutën më të keqe të vendit, atë të vitit 1974.Në germë nuk e shpreh këtë ligji, por ligji duke detyruar iudeoligjinë e gjinisë me përkatësi të shumëfishtë, e gjinisë në të gjithë diversitetin e vet, ligji de facto dorëzon përfundimiisht Kuranin, Biblën, Talmudin në duart e censurës dhe të shtetit.Dhe pas miratimit të këtij ligji, asnjë nga udhëheqësit moralë të besimeve fetare, nuk do mund t’i lexojnë ato ashtu siç janë sepse do konsiderohen se diskriminojnë.Por ligji ndëshkon prindërit, të cilët do mund të penalizohen në rast se duan që djali i lindur i tyre djalë, këta duan që ai të rritet djalë dhe vajza, vajzë.Pra në qoftë se ata i çojnë në shkollë me qëllim që t’u respektohet identiteti gjinor, ata do dënohen sepse faktikisht tani e tutje identitetin gjinor nuk do e përcaktojë natyra, biologjia, por do e përcaktojë shkolla dhe shteti me shumësinë e identiteteve gjinore, me diversitetin e tyre.Të gjitha kodet e vendit bien.Edhe njëherë, pretendimi se ky është përafrim me BE është mashtrimi më i madh në ëktë ligj, sepse direktivat e BE, që citohen në materialin e këtij ligji, në asnjë rresht, në asnjë frazë nuk bëjnë fjalë për shumësi, për gjini me diversitet të gjërë, nuk bëjnë fjalë për përkatësi gjinore të shumëfishta.Pra, janë të gjitha mashtrime që bëhen në emër të një ideologjie demoni i së cilës monstra e së cilës është Xhorxh Sorosi me miliardat e tij.Ligji, de facto, shënon vendosjen e ekstremit të majtë, pasi pas miratimit të tij zhvlerësohen të gjitha përcaktimet ligjore të mëparshme të Kushtetutës, kodeve dhe triumfon çnjerëzorja, triumfon ajo ideologji, e cila për ët krijuar njeriun e ri, komunizmi njeriun e ri do e krijonte njeriun pa pronë, kurse post-marksisti, njeriun e ri e ka me gjini të shumëfishtë apo me diversitet të gjerë gjinor.Kjo është një lloj tiranie ideologjike që vendoset mbi këtë popull.Dhe i garantoj shqiptarët që do vazhdojmë betejën tonë të pandërprerë gjer në anulimin e këtij ligji.Ky ligj nuk mund kurrë të pranohet me këto qëllime kaq të mbrapshta, kaq çnjerëzore, kaq antishqiptare, kaq antifamiljare”, u shpreh Berisha.

