Tag: ligës

  • Pas anulimit të Vijareal- Barça, në pikëpyetje edhe Komo -Milan

    Pas anulimit të Vijareal- Barça, në pikëpyetje edhe Komo -Milan

    Pas anulimit të ndeshjes së La Ligës midis Villarreal dhe Barcelonës, fillimisht e planifikuar për në Miami, mundësia që AC Milan vs Komo të luhet në Perth të Australisë në shkurt të vitit 2026 është vënë në shqyrtim. Disa lojtarë e kanë kundërshtuar hapur këtë opsion, përfshirë lojtarët e AC Milan, Maignan dhe Rabiot, ndërsa Masimiliano Alegri komentoi pa u ekspozuar shumë: “Nëse luajmë në Itali, edhe më mirë, përndryshe do të shkojmë në Australi. Thjesht duhet të vendosim shpejt që të mund të organizohemi”, tha ai në një konferencë për shtyp.

    Ndeshja e planifikuar për në shkurt, që përkon me pushtimin e San Siros nga Lojërat Olimpike Dimërore, nuk ka gjasa të luhet në anën tjetër të botës, sipas Guardian, pavarësisht miratimit të UEFA-s. Për më tepër, UEFA mirëpriti faktin që ndeshja Villajeal-Barcelona nuk do të zhvillohet në Florida.

    Para dritës së gjelbër përfundimtare për ndeshjen e Serie A që do të zhvillohet në Australi – ajo që Alegri shpreson, për të qenë të qartë – nevojitet edhe miratimi i AFC (Azi), Shoqatës Australiane të Futbollit dhe FIFA-s. Sipas gazetës angleze, AFC-ja tashmë po përballet me presion për të mos autorizuar ndeshjen, ndërsa vetë presidenti i FIFA-s, Xhani Infantino, e ka cilësuar mundësinë e luajtjes së ndeshjeve të ligës në kontinente të tjera si një “rrezik të madh”.

    Vazhdo leximin

  • Xabi Alonso akuzon për “trukim” të La Ligës: Kjo gjë shtrembëron konkurrencën

    Xabi Alonso akuzon për “trukim” të La Ligës: Kjo gjë shtrembëron konkurrencën

    18 Tetor 2025

    18:54

    Telesport

    Vendimi i La Ligës për të lejuar që ndeshja mes Villarrealit dhe Barcelonës të luhet në Miami në SHBA ka rritur pakënaqësitë e klubeve të tjera në Spanjë. Shoqata e Futbollistëve Spanjollë (AFE) tha të premten se do të ketë një “protestë simbolike” në fillim të çdo ndeshjeje të La Ligës këtë javë.
    Në ndeshjen Real Oviedo-Espanyol, lojtarët refuzuan të lëviznin për 15 sekondat e para të ndeshjes, megjithëse transmetimet e ndeshjes nuk e treguan këtë. E njëjta gjë ndodhi edhe në sfidën e sotme mes Sevilla-s dhe Mallorca-s.
    Ndërkohë, trajneri i Real Madridit, Xabi Alonso, i pyetur për këtë vendim të La Ligës, përsëriti qëndrimin e tij të dy muajve më parë.
    “Opinioni im nuk ka ndryshuar, mbetet ai që kisha dy muaj më parë. Unë jam kundër vendimit që ndeshjet e La Ligës të luhen diku tjetër, kjo gjë shtrembëton kampionatin dhe prish garën. Nuk ka pasur unanimitet apo konsultime që ndeshja të luhet në fushë neutrale. Përsa i përket protestave kundër këtij vendimi, janë një gjë shumë pozitive”, tha Alonso.

  • Barcelona rikthehet në ‘Camp Nou’, derbi me Zhirona dhe…Olimpiakos

    ‘Camp Nou’ i ri është gati. Vendimi tashmë është marrë ndërsa ndeshja midis Barcelonës dhe Olimpiakos, e vlefshme për javën e tretë të ndeshjeve të Fazës së Ligës së Kampionëve, do të luhet në ‘Spotify Camp Nou’ të ri.

    Njoftimi vjen direkt nga UEFA, në faqen e saj zyrtare të internetit, dhe përcakton se stadiumi me ngjyrat Blaugrana do të rihapë portat e tij për ndeshjen evropiane të planifikuar për 21 tetor. Tre ditë më parë, do të luhet ndeshja e La Ligës kundër Zhironas.

    Ende nuk ka konfirmim zyrtar për këtë ndeshje të fundit, por këshilli i qytetit ka shprehur besimin se Camp Nou mund të luhet, raporton MARCA.

    Vazhdo leximin

  • Izraeli pranë përjashtimit, ja rregullorja e UEFA-s për …Makabin

    Izraeli pranë përjashtimit, ja rregullorja e UEFA-s për …Makabin

    Pritet që UEFA të marrë vendimin javën e ardhshme për pezullimin e Izraelit – me shumicën dërrmuese të Komitetit Ekzekutiv dhe Federatave teksa duket se janë në favor të një ndalimi. Për momentin Makabi Tel Aviv pjesë e Europa League eventualisht i ndëshkuari parë.

    Rregulloret e UEFA-s nëse Makabi Tel Aviv përjashtohet nga Europa League:

    “Nëse një klub skualifikohet ose për ndonjë arsye tërhiqet nga gara përpara se të luhen të gjitha ndeshjet e tij në fazën e ligës, rezultatet e të gjitha ndeshjeve të luajtura deri në atë moment mbeten të vlefshme.

    Një llogaritje e pikëve do të duhet të bëhet pas përfundimit të fazës së ligës për të marrë në konsideratë ndeshjet e anuluara.

    Çdo klub që nuk ka qenë në gjendje të luajë ndeshjen e tij të planifikuar kundër një klubi të skualifikuar/të tërhequr i jepet numri mesatar i pikëve të fituara nga të gjitha klubet në të njëjtën vazo kundër klubeve në të njëjtën vazo me atë klub të skualifikuar/të tërhequr në ndeshjet në shtëpi, nëse klubi i prekur duhej të luante në shtëpi, ose në ndeshjet jashtë fushe nëse klubi i prekur duhej të luante jashtë fushe.

    Pikët e fazës së ligës të të gjitha ndeshjeve që janë luajtur, duke përfshirë pikët e fituara nga klubet në ndeshjet që përfshijnë klubin e skualifikuar/të tërhequr para skualifikimit/tërheqjes së tyre, nuk rregullohen në asnjë mënyrë dhe të gjitha merren në konsideratë për llogaritjen e pikëve mesatare.”

    Vazhdo leximin

  • Mbape bën 50 gola me Realin e Madridit: Nuk i kam vendosur limite vetes

    Mbape bën 50 gola me Realin e Madridit: Nuk i kam vendosur limite vetes

    Adriatik BALLA
    Kilian Mbape kap shifrën e 50 golave me Realin e Madridit, ndërsa madrilenët u kthyen nga disavantazhi 1:0 për të fituar 2:1 ndaj Marsejës, të martën mbrëma në ndeshjen e xhiros së parë të fazës së ligës në Champions. Mbape shndërroi në gola penalltitë e minutës së 29-të dhe të 81-të në ndeshjen në “Santiago Bernabeu”. 50 golat e Mbapesë janë shënuar në 64 ndeshje me gjigantin spanjoll. “Është kënaqësi të jesh këtu dhe të shijosh një tjetër natë të Ligës së Kampionëve. Ishte një natë disi e vështirë, pasi mbetëm me 10 lojtarë për një kohë. Por ofruam shpirtin e Ligës së Kampionëve në “Bernabeu”. Është gjithnjë kështu në stadiumin tonë, pavarësisht se çka ndodhë. Ne gjithnjë presim të fitojmë. Këtë herë fituam dhe jemi të lumtur”, tha ai. Marseja kaloi në epërsi me golin e Timothi Ueah në minutën e 22-të, ndërsa Madridi mbeti me një lojtar më pak në fushë në minutën e 72-të. Dani Karvajal u përjashtua pasi goditi me kokë portierin e ekipit francez. “Po ndihem shumë mirë”, theksoi Mbape, që ka gjashtë gola në pesë ndeshjet me Madridin në fillim të edicionit. “Dua që të lëvizim së bashku në drejtim të njëjtë, që të fitojmë trofe”.
    Mbape ka thënë se i duhet të ndiej presionin e situatave, si në rastin e gjuajtjes së penalltive të martën. “Më duhet kjo për të ofruar më të mirën. Kështu që jam shumë i kënaqur që i kam realizuar penalltitë dhe kam kontribuuar që të fitojmë ndeshjen e parë në edicionin e ri të Ligës së Kampionëve”. Golat e tij ndihmuan Madridin që të arrijë 200 fitore dhe 700 gola në epokën moderne të Ligës së Kampionëve. Mbape, që u zgjodh më i miri i ndeshjes, ishte golashënuesi më i mirë i Madridit në edicionin e kaluar, që ishte i pari pas transferimit nga PSG-ja. “Nuk vendosi limite për veten. Dua vetëm që ta ndihmojë ekipin. Nëse kjo do të thotë shënim i golave, atëherë duke shënuar gola.
    Nëse do të thotë të bëj presion, atëherë do të bëj presion, nëse do të thotë të asistoj, atëherë do të bëj asistimet. Dua të ofroj atë që ekipi ka nevojë”, ka vazhduar 26-vjeçari. Mbape ka treguar që trajneri Ksabi Alonso ka kërkuar intensitet nga lojtarët në sulm. “Ai dëshiron që ne ta fitojmë topin shpejtë. Ne duhet të kuptojmë çka po bëjmë dhe të kemi përkushtimin ta bëjmë këtë pasi duam të fitojmë. Unë gjithnjë bëj atë që e kërkon trajneri. Këtë herë më kërkoi të bëj presion përpara, pasi kishim një bllok të lartë dhe është dashur të rikuperojmë topin. Sa më shumë që e bëjmë këtë, më e lehtë do të jetë. Dhe kjo do të ndihmojë ekipin që të fitojë trofe”, nënvizoi Mbape.

  • Finalet e parakohshme të Ligës së Kampioneve, publikohen formacionet që do të vendosin fatin e sfidave

    Finalet e parakohshme të Ligës së Kampioneve, publikohen formacionet që do të vendosin fatin e sfidave

    Mbrëmja e kësaj të mërkure sjell finale të parakohshme, që në raundin e parë të Ligës së Kampioneve, ku rezervohen përballje të gjitha për t’u shijuar.
    Bayern Munich pret në shtëpi Chelsea-n, në një duel ku spektakli është i garantuar, për shkak të emrave të mëdhenj që kanë në përbërje dy ekipet.
    Liverpool luan në shtëpi ndaj Atletico Madrid. Përballjet mes dy ekipeve kanë prodhuar gjithnjë rivalitet të madh dhe s’ka si të jetë ndryshe.
    Duel spektakolar do të jetë edhe ai mes PSG-së dhe Atalanta-s në Francë, dy ekipe që njihen për lojën e tyre sulmuese.
    Në Holandë, Inter-i kërkon të hedhë pas krahëve momentin e vështirë dhe synon fitoren ndaj Ajax-it. Në krahun tjetër, holandezët njihen si skuadër që nuk fal në shtëpi dhe pritet një takim shumë i luftuar.
    Pak minuta para fillimit janë zbuluar edhe formacionet zyrtare.
    FORMACIONET ZYRTARE:
    BAYERN MUNICH-CHELSEA

    AJAX-INTER

    LIVERPOOL-ATLETICO MADRID

    PSG-ATALANTA
     

  • UEFA hap “qesen”, shpërndan para me shumicë për pjesëmarrësit në Champions League

    UEFA hap “qesen”, shpërndan para me shumicë për pjesëmarrësit në Champions League

    Adriatik BALLA
    UEFA ka në plan të rrisë të ardhurat për klubet që marrin pjesë në Ligën e Kampioneve. Në fakt, shpërblimet për fituesit janë të mëdha, e rriten sa më lart të ngjitet një skuadër. Në fillim shpërblehen ekipet për pjesëmarrje, më pas që shkojnë deri në “play-off”, më tej në ligë e në vazhdim në çerekfinale, gjysmëfinale e finale. Skuadra që ia del të fitojë Champions League e që shoqërohet në vazhdim me pjesëmarrjen në finalen e Superkupës europiane, i çon fitimet e veta në më shumë se 30 mln euro. Po çfarë thotë propozimi i fundit për formatin e ri në Champions dhe skemën e shpërblimeve nga UEFA? Bonuse dhe shpërblime marramendës. Kalimi në formatin e ri i ka rritur burimet në dispozicion të klubeve: UEFA, për çdo sezon të Ligës së Kampionëve do t’i shpërndajë afërsisht nga 2,47 miliardë euro për klubet.
    Pjesa fillestare është e njëjtë për të gjitha 36 klubet pjesëmarrëse: 18,62 milionë euro. Këtyre do t’ju shtohen edhe premiot e lidhura me rezultatet në fazën e ligës: 2,1 milionë euro për fitore dhe 700 mijë euro për barazim. Çdo shumë e pandarë do të rishpërndahet bazuar në renditjen përfundimtare. Renditja në fund të fazës së ligës do të ketë gjithashtu një ndikim të drejtpërdrejtë në të ardhurat e klubit: klubi i renditur më poshtë do t’i marrë afërsisht 275 mijë euro, shifër që më pas do të shumëzohet në bazë të pozicionit të zënë. Avancimi në Ligën e Kampionëve,është e qartë se do t’i ketë edhe avantazhet e saj ekonomike: ekipet që do të përfundojnë në barazh do t’i depozitojnë nga 1 milion euro, kurse tetë të parat (që do të shkojnë direkt në të tetën e finales) do t’i çojnë në shtëpi nga rreth 11 milionë euro.
    Çerekfinalet do ta kenë një vlerë prej 12,5 milionë eurosh për klub, gjysmëfinalet nga 15 milionë dhe finalja 18,5 milionë, me një premio të fitores prej 6,5 milionë eurosh dhe 4 milionë të tjerë të garantuar për pjesëmarrje në Superkupën e Evropës. Për ta kompletuar pamjen e të ardhurave minimale, duhet të merret parasysh edhe “shtylla e vlerës”, vlera e së cilës në total në sezonin e kaluar ishte 853 milionë euro, e cila e kombinoi tregun dhe renditjen historike, duke caktuar shuma shtesë bazuar në pjesën “evropiane” (të drejtat televizive kontinentale dhe renditja pesëvjeçare në UEFA) dhe të atyre “joevropiane” (renditja historike/dhjetëvjeçare me disa rregullime.

  • Raundi i parë i Ligës së Kampioneve, vijnë surprizat e para

    Raundi i parë i Ligës së Kampioneve, vijnë surprizat e para

    Pas dy takimeve të orës 18:45, në 21:00 u luajtën 4 takimet e tjera të raundit të parë të Champions ’36’. Real fitoi 2-1 me marsejën tifozët e të cilit “dogjën” Madridin para takimit.

    Vendosi Mbape më dy gola të shnuar nga pika e bardhë e penalltisë. ndërkohë golin për framcezët e shënoi i biri i legjendës Xhorxh Ueah (Topi i Artë 1995) Timoti Ueah. I pari gol me fanellën e Marsejës së De Zerbit.

    Juve shpëton nderin ndaj Dortmundit. Ishte duke humbur 2-4 në fund 4-4. Befason Karabak, mposht Benfikën në Lisbonë 2-4

    Më poshtë rezultatet teknike

    18:45

    PSG- Union Zhilozë 1-3

    Bilbao- Arsenal 0-2

    21:00

    Juventus- Dortmund 4-4

    Benfika- Karabak 2-3

    Totenhem- Vijareal 1-0

    Real Madrid- Marsejë 2-1/Sportiim.al

    Vazhdo leximin

  • Nga finalja e Champions te Superkupa, vendimet e UEFA-s sot në Tiranë ku u prek edhe tema e ndeshjeve jashtë territorit europian pas kërkesave të federatave!

    Nga finalja e Champions te Superkupa, vendimet e UEFA-s sot në Tiranë ku u prek edhe tema e ndeshjeve jashtë territorit europian pas kërkesave të federatave!

    Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s zhvilloi pasditen e sotme mbledhjen e radhës në Tiranë dhe mori disa vendime të rëndësishme lidhur me të ardhmen e futbollit europian.
    Nën drejtimin e Presidentit të UEFA-s, Aleksander Ceferin, anëtarët e Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s votuan stadiumin “Metropolitano” të Madridit si vendin pritës të finales së Ligës së Kampionëve për vitin 2027.

    Stadiumi kombëtar i Varshavës do të presë finalen e Ligës së Kampioneve për vajza në vitin 2027, ndërsa finalja e Superkupës së UEFA/s do të luhet në Salzburg.
    Finalja e Ligës së Kampionëve në futsall për vitin 2026 do të luhet në Pesaro të Italisë, finalja e EURO U-19 në futsall do të luhet në Astana ndërsa finalja e Europianit të futsallit për vajza për vitin 2027 do të luhet në Osijek.
    KE-ja e UEFA-s mori gjithashtu disa vendime të tjera dhe diskutoi çështjet si më poshtë:
    Dëmtimet afatgjata të lojtarëve në fushë në kompeticionet e klubeve të UEFA-s për djemKomiteti Ekzekutiv miratoi një ndryshim në rregulloret e kompeticioneve të klubeve të UEFA-s për djem 2025/26, për të lejuar zëvendësimin e përkohshëm të maksimumi një lojtari në fushë që pëson dëmtim ose sëmundje afatgjatë, gjatë fazës së ligës, deri në javën e gjashtë të ndeshjeve ( e përfshirë).

    Arsyeja e këtij ndryshimi është të garantohet që listat e skuadrave të mos reduktohen në mënyrë të padrejtë dhe që lojtarët të mbrohen nga ngarkesa shtesë.
    Bonuse për Finalet e Ligës së Kombeve të UEFA-s për vajza 2025
    Komiteti miratoi një shumë totale prej 1,000,000 € për shpërndarje, bazuar në renditjen e ekipeve në Finalet e Ligës së Kombeve të UEFA-s për vajza, si më poshtë:
    Vendi i katërt: 150.000 euro (15% rritje)Vendi i tretë: 200,000 (20% rritje)Vendi i dytë: 250,000 euro (25% rritje)Vendi i parë: 400.000 euro (40% rritje)
    Kërkesë për autorizimin e zhvillimit të ndeshjeve të kampionatit kombëtar jashtë territorit të UEFA-s
    Komiteti Ekzekutiv diskutoi kërkesat nga RFEF (Federata Spanjolle e Futbollit) dhe FIGC (Federata Italiane e Futbollit) për të miratuar zhvillimin e një ndeshjeje të kampionatit kombëtar secila jashtë vendit të tyre, në veçanti jashtë territorit të UEFA-s.
    Komiteti e njohu këtë si një çështje të rëndësishme dhe në rritje, por shprehu dëshirën për të siguruar mendimin e të gjithë aktorëve përpara se të merret një vendim përfundimtar.
    Ka shumë çështje për t’u zgjidhur dhe, si organ drejtues i futbollit europian, UEFA ka përgjegjësinë të marrë parasysh të gjithë faktorët e tillë. Si rezultat, nuk u mor asnjë vendim sot, por UEFA do të ndërmarrë një raund konsultimesh me të gjithë aktorët e përfshirë në futbollin europian, përfshirë edhe tifozët.