Përfundimi i sezonit të rregullt të Abissnet Superiore dhe caktimi i finalisteve të Kupës së Shqipërisë ka bërë tashmë të qartë se cilat janë katër skuadrat që do të përfaqësojnë vendin tonë në aktivitetet e UEFA-s gjatë verës.
Egnatia, Vllaznia, Dinamo dhe Partizani janë katër ekipet të cilat do të nisin rrugëtimin në turin e parë të fazës eliminatore, me njërën që si kampione do të shkojë në Ligën e Kampioneve dhe tre të tjerat në Conference League.
Partizani është skuadra me koeficientin më të lartë në UEFA, pasi ka vlerën 6,5. Të kuqtë ndiqen nga Vllaznia me 5, Egnatia me 2,5 dhe Dinamo me 1,375. Kjo e fundit nuk ka pikë në arenën ndërkombëtare, ku llogariten vetëm 5 edicionet e fundit, ndaj përfaqësohet me koeficientin e Superiores.
Qartësisht, me një koeficient të tillë, në Ligën e Kampioneve cilado të dalë fituese e kampionatit, do të renditet në vazon e skuadrave të dobëta. Ndërsa në Ligën e Konferencës, Partizani dhe Vllaznia do të jenë në short në vazon e ekipeve të forta të paktën në turin e parë.
Tag: ligën
-

Mbaron sezoni i rregullt dhe caktohet final four, ja si prezantohen ekipet shqiptare në vazot europiane!
-

Liverpul për festën e titullit të 20-të, Premier League pretendon 6 bileta Champions-i
Liverpul i Arne Slot është gati të festojë titullin e njëzetë në historinë e tij, duke ndërprerë dominimin e Mançester Sitit dhe duke u rikthyer në krye të Anglisë pas pesë vitesh. Festimet – këtë herë pa kufizime për shkak të COVID 19- mund të zhvillohen të dielën, kur Totenhem do të vizitojë ‘Anfield’ teksa një pikë do të jetë e mjaftueshme për Reds për të fituar Premier League 2024/2025.
Të Kuqtë tashmë e kanë siguruar matematikisht aksesin në Ligën e Kampionëve të sezonit të ardhshëm, ku do të ketë pesë ekipe angleze (gjashtë nëse Mançester Junajtid ose Totenhem fitojnë Ligën e Evropës): për momentin vendet e tjera janë të rezervuara për Arsenalin, Sitin, Notinghem Forest dhe Njukasëll, ndërsa Çelsi dhe Aston Vila do të luanin përkatësisht në Ligën e Europës dhe Ligën e Konferencës. Një finale emocionuese duke pasur parasysh se ka pesë ekipe në vetëm katër pikë që konkurrojnë për tre vende.
Ndërkaq dy kupat vendase, Kupa FA dhe Kupa Carabao, i japin të drejtën për një vend në Ligën e Europës dhe një në Konferencë përkatësisht.
Vazhdo leximin
-

Zikaltrit mbushin arkat/ Interi ka fituar dyfishin e ekipeve të tjera italiane, vetëm një klub ka përfituar më shumë se ta në Europë
Interi po përjeton një sukses të madh ekonomik në këtë sezon. Klubi italian po mbush arkat me paraqitjet e kryera në Ligën e Kampionëve. Zikaltrit deri më tani kanë përfituar plot 118.1 milionë euro, që janë përafërsisht dyfishi i klubeve të tjera italiane. Pas tyre vijnë Atalanta me 67.1 milionë euro, Juventusi me 66.4 milionë euro dhe Milani me 61.4 milionë euro.
Ndërkohë më poshtë gjenden edhe skuadrat e tjera italiane që marrin pjesë në Ligën e Europës dhe në Ligën e Konferencës, më konkretisht Lacio (24.2 milionë), Roma (20.6 milionë) dhe Fiorentina (14.1 milionë).
Gjithashtu vlen të theksohet se Interi është klubi i dytë me më shumë përfitime financiare ndër pjesëmarrësit e Ligës së Kampionëve. Sezoni është ende përpara dhe shuma në llogaritë bankare të zikaltërve mund të shtohen me paraqitjet në Botërorin e Klubeve që do të zhvillohet në verë./Sport Ekspres/ -

“Duam Champions-in dhe La Ligën”, Ançeloti nuk fshihet: Kartoni i kuq për Mbapenë ishte i pastër, na kërkoi falje
Reali i Madridit ka marrë një fitore minimale 0-1 kundër Alavesit. Kilian Mbapeja e ndërlikoi këtë përballje të lehtë në letër. Sulmuesi francez kreu një ndërhyrje mjaft të rëndë në minutën e 40, duke e lënë ekipin me 10 lojtarë.
Djali i Karlo Ançelotit, i cili drejtoi skuadrën si pasojë e pezullimit të babait të tij, deklaroi se kartoni i kuq për Mbapenë ishte tërësisht i merituar. Më tej ai shtoi se francezi ka kërkuar falje për veprimin e tij. Ndërkoë, Davide Ançeloti ka shprehur hapur ambicien e madrilenëve për të fituar titullin kampion në Spanjë dhe Ligën e Kampionëve, por është i vetëdijshëm se për një sukses të tillë nuk mjaftojnë vetëm cilësitë individuale të lojtarëve.
“Kjo fitore na ka dhënë besim për të mërkurën. Do të luftojmë për La Ligën dhe gjithashtu edhe për Ligën e Kampionëe. E dimë që duhet ta meritojmë t’i fitojmë dhe vetëm cilësua jonë nuk mjafton. Kilian Mbapeja? Ishte një karton i kuq i pastër. Ai kërkoi falje. Nuk është një djalë i dhunshëm. E ka kuptuar atë që ka bërë. Të gjithë faullet që ka pësuar bënë që të reagonte në atë mënyrë”, ka deklaruar Davide Ançeloti./Sport Ekspres/ -

“Kjo është idiotësi”, Gasperini humb qetësinë pasi e ngacmuan në intervistë: Edhe vjet kështu e fituam Ligën e Europës
Atalanta ka marrë një tjetër rezultat negative. Bergamaskët kanë humbur me rezultatin minimal 0-1 kundër Lacios. Maroki e ka ngacmuar trajnerin e zikaltërve pas ndeshjes, teksa i ka ngritur pyetjen nëse kjo mini krizë e skuadrës lidhet me fjalët e tij për moszgjatjen e kontratës. Gasperini është treguar i ashpër me ish-lojtarin e Juventusit. Ai i ka konsideruar si një idiotësi këtë dyshim, teksa ka theksuar se edhe vitin e shkuar fitoi Ligën e Europës pas një situate të tillë.
“Atalanta ka ngecur pas fjalëve të mia për kontratën? Kjo është idiotësi. Ne më pas fituam 5-0 në Empoli dhe 4-0 në fushën e Juventusit. Është një përpjekje për të gjetur alibi. Duket si një gjë e leverdisshme që hidhet aty. Vitin e shkuar ishte e njëjta situatë dhe më pas ne fituam Ligën e Europës”, ka deklaruar Xhan Piero Gasperini./Sport Ekspres/ -

“Milani e nisi për titull dhe tani po lu.fton për një vend në Champions”, Konte pas fitores: Skudeto? Kemi objektiv Europën
Napoli ka marrë një fitore mjaft të rëndësishme kundër Milanit. Të kaltrit mposhtën kuqezinjtë me shifrat 2-1, duke ruajtur ritmin e Interit në garën për titullin kampion. Antonio Konte nuk e ka fshehur kënaqësinë pas këtij triumfi. Ai gjithashtu ka theksuar për “DAZN”-in pas ndeshjes se objektivi fillestar i skuadrës së tij ishte thjesht sigurimi i pjesëmarrjes në Europë, e madje as arritja në Ligën e Kampionëve.
“Le të mos harrojmë që Milani është një ekip që e nisi sezonin me ambicie për titullin dhe në janar e përforcuan më tepër skuadrën për të luftuar për një vend në Ligën e Kampionëve. Napoli e ka nisur këtë kampionat për të shkuar në Europë, as për për të shkuar në Ligën e Kampionëve. Prandaj me këtë fitore kemi krijuar diferencë me vendin e 5-të dhe gjithashtu po vazhdojmë të jemi në ndjekje të Interit”, ka deklaruar Antonio Konte./Sport Ekspres/ -

Vëllaznimi fiton Ligën Unike, ekipi gjakovar mund Prishtinën në shtesë, trofeu i parë pas 29 vitesh
Vëllaznimi i Gjakovës fitoi trofeun e Ligës Unike për edicionin 2024-2025, duke mundur në një finale dramatike, një tjetër ekip nga Kosova, Prishtinën, me rezultatin 91 me 88.
Një ndeshje shumë e bukur e cila u zgjidh vetëm në shtesë, pasi në kohë të rregullt gjithçka u mbyll në barazim 78 me 78.Lexo edhe :Related Posts
Në minutat e fundit Vëllaznimi fitoi 13 me 10 dhe krijoi diferencën e nevojshme për të fituar për herë të parë një trofe pas 29 vitesh.Më i miri në këtë finale për gjakovarët ishte Azemi që shënoi 24 pikë. Vendin e tretë në Ligën Unike e zuri Beslidhja e Lezhës pasi ylli i Suharekës nuk u paraqit fare në finalen e vogël./vizionplus.tv
-

Berisha dhe Rexhbeçaj spikasin me Augsburgun në Gjermani
Adriatik BALLA
Shqiptarët e kanë rritur prezencën e tyre në disa kampionate cilësore në perëndim, duke qenë gjithnjë e më të kuotuar në treg, më të shumtë në numër e më të paguar, pa harruar faktin se shumë syresh, kanë zgjedhur të luajnë për Shqipërinë. Nuk janë të paktë shqiptarët që luajnë edhe në kampionatin gjerman. Asnjë skuadër tjetër në elitën e futbollit gjerman nuk ka formë më të mirë se Augsburgu në dhjetë ndeshjet e fundit. Skuadra ku aktivizohet mesfushori i Kosovës, Elvis Rexhbeçaj dhe sulmuesi Mërgim Berisha, nuk kanë pësuar humbje në këtë periudhë.
Augsburgu do të mundohet që ta vazhdojë këtë ecuri pozitive të rezultateve edhe të shtunën në udhëtim te Hofenheimi, në ndeshjen e xhiros së 27-të. Berisha do të luajë ndaj ish-skuadrës, pasi tek Augsburgu u huazua në janar të këtij viti nga Hofenheimi. Berisha edhe tek Augsburgu kishte luajtur më parë, ndërsa në total i ka zhvilluar 26 ndeshje dhe ka kontribuuar me nëntë gola e katër asistime. “Mërgim Berisha ka stërvitur me ekipin sipas planit dhe e ka rritur ritmin. Po duket mirë. Ai është i pari në fushë, ndihet rehat dhe mezi pret të luajë. Mërgimi është në rrugë të mirë”, tha trajneri i Augsburgut, Jes Thorup.
Vojvoda, një tjetër shqiptar shkëlqen me Komon
Mbrojtësi i Komos, Mërgim Vojvoda, ka arritur sukses të madh me Kosovën, duke u ngritur në Ligën B të Ligës së Kombeve të UEFA-s për herë të parë në histori. Kosova fitoi dy ndeshjet e plejofit për Ligën B kundër Islandës me rezultat të përgjithshëm 5:2. Në edicionin e ardhshëm të Ligës së Kombeve do të paraqitet në Ligën B. “Arritja në Ligën B të Ligës së Kombeve është arritje e madhe dhe një burim krenarie e madhe për vendin tonë”, ka thënë Vojvoda. Në ndeshjen e parë, të luajtur në Prishtinë më 20 mars, Kosova fitoi 2:1 falë golave të Lumbardh Dellovës dhe Elvis Rexhbeçajt. Vojvoda në fushë ishte gjatë 80 minutave. Në ndeshjen e kthimit, të luajtur tri ditë më vonë në Murcia të Spanjës, Kosova fitoi 3:1 me tregolëshin e Vedat Muriqit. Vojvoda në ndeshjen e kthimit luajti 90 minuta. Kontributi i tij u vlerësua i madh në suksesin historik të Kosovës në Ligën B të Ligës së Kombeve të UEFA-s. 30-vjeçari me fanellën e Kosovës ka shënuar dy gola në 51 ndeshje nga viti 2017.
Ai luan në pozitën e mbrojtësit të krahut të djathtë. Por shpesh është aktivizuar edhe në pozitën e mbrojtësit të krahut të majtë. Vojvoda ka folur edhe për integrimin e tij në Komo. Momenti i mirë i Vojvodës me Kosovën mund t’i shërbejë shumë edhe Komos në ndeshjet e ardhshme. Pasi mbërriti në Komo në shkurt, Vojvoda debutoi në Serie A kundër Napolit, duke iu afruar më pas golit ndaj Romës. Ai në ndeshjen në udhëtim ndaj Romës kishte qëlluar shtyllën në minutat e fundit. “Këtu në Komo ne punojmë shumë në teknikë, posedim të topit dhe ndërtimin e lojës nga prapa. Është një qasje ndryshe në krahasim me ekipin kombëtare, ku ka metoda të tjera dhe një stil tjetër loje. Por ne po stërvitemi mirë dhe tani jemi të fokusuar në ndeshjen e radhës në shtëpi kundër Empolit”, thaVojvoda. Nga triumfi me Kosovën deri në fillimin e kapitulli të tij të ri në Itali, sezoni i Mërgim Vojvodës po merr vlerë.

