Jam kërcënuar nga 3 numra”/ Ahmetaj: Asnjë provë për transaksione parash në Austri
Ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj ka hedhur akuza të rënda duke e cilësuar çështjen e ngritur ndaj tij si një “tymnajë” të qëllimshme për të shmangur vëmendjen e publikut nga skandalet qeveritare. Në një lidhje telefonike me Çim Peka Live në SYRI TV, Ahmetaj sfidoi SPAK dhe këdo tjetër të paraqesë prova për një “pseudo-transaksion”, duke deklaruar se nëse do të ekzistonte qoftë edhe një transaksion i vetëm prej një euroje, ai “do të ishte i varur në Tiranë”.
“Në rastin tim urgjenca ka qenë shembullore. Dhe e dyta është në fazën e tymnajës, për një transaksion. Unë do e lë në vazhdën tuaj. Nëse ka një transaksion të dalë publikisht. Ka zero transaksion, jo me Austrinë, por në asnjë vend as parajsa fiskale as kripto”, – tha Ahmetaj.
Ai theksoi se një letër-porosi e ardhur nga Austria që në muajin maj, sipas tij, konfirmon se nuk ka asnjë lidhje me të.
“Pse prokurori e ka sjellë sot kërkesën, sepse ka thënë që s’ka lidhje kjo me zotin Ahmetaj. Nëse ka një transaksion, sot do isha i varur. Nëse do kishte një “gjysmë-D” jo “5D”, por vetëm “gjysmë-D” sot do isha i varur,” tha Ahmetaj.
Ai deklaroi se është përballur me kërcënime pas denoncimeve të tij publike, duke përmendur specifikisht ngjarje të ndodhura në muajin tetor. Ahemtaj zbuloi se ka kërkuar verifikimin e 3 numrave telefonikë nga institucione ndërkombëtare “përtej oqeanit”.
Ahmetaj konfirmoi se ngjarjet kanë ndodhur në tetor, por nuk dha detaje të mëtejshme mbi natyrën apo burimin e tyre.
“Para se të flas për kërcënimet, ne do t’i shtjellojmë në të ardhmen. Unë i kam kërkuar institucioneve deri në, përtej oqeanit, për të verifikuar të gjitha numrat e telefonave, të tre numrat e telefonave. Po kjo s’ka rëndësi se s’dua të bëj sot devijim… në tetor, por do ta shtjellojmë këtë pikë të kërcënimeve të mia. Unë po them vetëm kaq sot” – tha ish-zv.kryeministri.
Tag: lidhje
-

“Agjentët e mi po negociojnë me Liverpool për rinovimin e kontratës, por s’ka asnjë marrëveshje”
Ibrahima Konaté duhet të marrë një vendim në lidhje me të ardhmen e tij sa më shpejt të jetë e mundur. Qendërmbrojtësi 26-vjeçar francez, kontrata e të cilit me Liverpool skadon më 30 qershor 2026, foli për të ardhmen e tij në një konferencë për shtyp gjatë kohës që ishte me kombëtaren e Francës.
Konate tha se agjentët e tij po vazhdojnë diskutimet me “reds” në lidhje me një marrëveshje të re. “Kam parë dhe lexuar shumë. Me sa duket, Liverpool më ka bërë një ofertë të re, nuk e di nga ka ardhur ky informacion… Agjentët e mi po vazhdojnë të negociojnë me klubin,” specifikoi Konaté.
Mbrojtësi tha se ende nuk ka asnjë marrëveshje, ndërkohë që verën e ardhshme mund të largohet me koston zero nga “Anfield”. “Shpresoj të jem në gjendje të marr një vendim shumë shpejt në mënyrë që ta njoftoj atë,” tha francezi 26-vjeçar, që kërkohet me ngulm nga Real Madrid.
Pa një kontratë të re me Liverpool, Konate do të jetë një nga lojtarët më të kërkuar nga janari e tutje. Gjatë asaj periudhe, pa rinovim, ai do të jetë i lirë të negociojë me çdo ekip tjetër. Sidomos me klubin e Florentino Perez, i cili do të monitorojë çdo zhvillim në lidhje me kontratën e tij. -

E RËNDË/ U helmuan nga ushqimi në hotel, dy fëmijët dhe nëna e tyre ndërrojnë jetë!
Një hotel në qendrën historike të Stambollit u evakuua, pasi tre anëtarë të një familjeje turistike vdiqën nga helmimi me pesticide. Katër anëtarët e familjes turq, që jetonin në Gjermani dhe po kalonin pushimet në Stamboll u sëmurën, pasi hëngrën ushqim të njohur rruge në zonën turistike të Ortakoy në anën evropiane të Bosforit. Ata u shtruan në spital, por dy fëmijët të moshës 3 dhe 6 vjeç, vdiqën të enjten dhe nëna vdiq të premten, tha Ministria e Drejtësisë.Reklama në FieriWeb – “Oazi i Pishave”
Mediat e huaja kanë raportuar helmim nga ushqimi, duke ngritur dyshime në lidhje me ushqimin që dyshohet se ka ngrënë familja. Disa media madje kanë raportuar se helmimi nga ushqimi mund të ketë ardhur nga midhjet e blera nga një shitës ambulant dhe patatet e mbushura. Restoranti ku familja ka darkuar është mbyllur. Reklama në FieriWeb – “KETU MUND TE JETË REKLAMA JUAJ”
Por dy turistë të tjerë që kanë qëndruar në të njëjtin hotel emri i të cilëve nuk është bërë publik, u shtruan në spital sot pasi kanë përjetuar të përziera dhe të vjella. Hetuesit zbuluan se një dhomë në katin përdhes të hotelit ishte spërkatur së fundmi me pesticide, raportoi gazeta Hürriyet të hënën.Reklama në FieriWeb – “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”
Reklama në FieriWeb – “BREGU CLIMA”
Policia arrestoi një punonjës të hotelit dhe dy punonjës të kontrollit të dëmtuesve, duke e çuar numrin e personave të arrestuar në lidhje me rastin në shtatë, tha Hürriyet. Katër persona ishin arrestuar tashmë në lidhje me helmimin e dyshuar. Të gjithë mysafirët u transferuan në hotele të tjera, thanë autoritetet, pa specifikuar se sa persona u prekën./ OranewsReklama në FieriWeb – “COVIM CAFFE”
-

A është melatonina më e dëmshme sesa e dobishme?
Ndihmësit për gjumin që përmbajnë melatoninë po përjetojnë një lulëzim, por studimet e reja tregojnë një lidhje midis përdorimit afatgjatë dhe rrezikut të pamjaftueshmërisë së zemrës.
Sipas një analize të paraqitur në një kongres të Shoqatës Amerikane të Zemrës në New Orleans, nuk ka lidhje shkakësore, megjithatë ka arsye për shqetësim në lidhje me përdorimin e melatoninës dhe nevojën për hetime të mëtejshme.
“Shtesat e melatoninës mund të mos jenë aq të padëmshme sa supozohet zakonisht. Nëse studimi ynë konfirmohet, kjo mund të ndikojë në mënyrën se si mjekët i këshillojnë pacientët në lidhje me ndihmat për gjumë”, tha Ekenedilichukwu Nnadi, autori kryesor i studimit.
Studimi, i botuar në nëntor, raportoi se pjesëmarrësit në grupin e melatoninës kishin pothuajse dy herë më shumë gjasa të vdisnin nga çdo shkak sesa ata në grupin pa melatoninë.
“Shtesat e melatoninës mendohen gjerësisht si një opsion i sigurt dhe ‘natyror’ për të mbështetur një gjumë më të mirë, kështu që ishte e habitshme të shihje rritje kaq të qëndrueshme dhe domethënëse në rezultatet serioze shëndetësore, edhe pas balancimit të shumë faktorëve të tjerë të rrezikut”, tha Nnadi.
Përpara publikimit të studimit, testuesit e produkteve në Gjermani analizuan 19 spreje melatoninë pa recetë të disponueshme në Evropë dhe zbuluan se përfitimi mund të jetë shumë i vogël, por potencialisht i rrezikshëm.
Gjashtëmbëdhjetë nga produktet e testuara nga revista Öko-Test, u vlerësuan si “të dobëta” ose “të pamjaftueshme”, me vetëm tre që morën një vlerësim “të mjaftueshëm”, në gjetjet e publikuara në tetor.
Melatonina është një hormon i prodhuar nga trupi për të rregulluar ciklin gjumë-zgjim. Si ilaç, ajo përshkruhet për njerëzit mbi 55 vjeç me probleme me rënien dhe mbajtjen e gjumit, ose për fëmijët me probleme specifike, megjithëse vetëm për një kohë të kufizuar.
Ndërkohë, shtesat ushqimore në Evropë mund të tregtohen me një dozë ditore deri në 1 miligram pa u klasifikuar si produkt medicinal.
Përfitim i kufizuar për përdoruesit e shëndetshëm
Një opinion shkencor i porositur nga Öko-Test zbuloi se përfitimi për përdoruesit e shëndetshëm është i vogël, me kohën për të rënë në gjumë të reduktuar mesatarisht vetëm me shtatë minuta.
Në të njëjtën kohë, ekspertët e shëndetit kanë paralajmëruar për efekte anësore të mundshme, të tilla si përgjumje, ulje të vigjilencës ose paqëndrueshmëri, madje edhe me përdorim afatshkurtër dhe doza nën 1 miligram.
Rreziqet afatgjata, për shembull për fëmijët ose njerëzit në rrezik për diabet, nuk kanë qenë ende objekt i mjaftueshëm kërkimesh.
Në tregun evropian, më shumë se gjysma e sprejve të testuar përmbanin sasi melatonine që devijonin ndjeshëm nga etiketat e tyre. Sipas disa autoriteteve të kontrollit, kjo do të thotë që produkte të caktuara e kalojnë vijën duke u bërë produkte medicinale.
Përveç kësaj, shumë ofrues nuk përfshijnë paralajmërime të rëndësishme, për shembull për grupet e rrezikut si fëmijët, gratë shtatzëna ose njerëzit me sëmundje autoimune, ose i përfshijnë ato vetëm në mënyrë të paplotë.
Duke e nxjerrë orën tuaj biologjike jashtë ritmit
Mjekët kanë paralajmëruar gjithashtu për përdorimin rastësor të produkteve të melatoninës tek fëmijët, pasi këto mund të prishin një orë të brendshme ndryshe të qëndrueshme dhe të ndikojnë në hormonet e tjera endogjene.
Në vlerësimet e tyre për 19 spreje melatonine nga farmacitë, testuesit i dhanë vetëm tre prej tyre një vlerësim “të mjaftueshëm”, ndërsa 12 ishin “të dobët” dhe katër “të pamjaftueshëm”. Në përgjithësi, testuesit nuk i rekomanduan sprejet.
Nëse keni probleme me gjumin, është më mirë të mos provoni menjëherë melatoninën, shkruan testuesit. Në vend të kësaj, “kontrolloni higjienën tuaj të gjumit”. Kjo përfshin orare të rregullta gjumi, dhoma gjumi të errëta dhe shmangien e ekraneve para gjumit. Sprejet e melatoninës duhet të përdoren gjithashtu vetëm pas konsultimit mjekësor dhe maksimumi për një periudhë të shkurtër kohore./ DPA News.
-

Agim Ismaili merret nën hetim për hakerim të SPAK! Akuzat për ‘përgjim të paligjshëm’ dhe ‘grup i strukturuar kriminal’
Agim Ismaili
TIRANË- Ish-drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, Agim Ismaili është marrë i pandehur nga SPAK në lidhje me hakerimin e sistemit kompjuterik të prokurorëve të Prokurorisë së Posaçme. Ismaili u paraqit mëngjesin e sotëm në ambjentet e prokurorisë ku i është komunikuar edhe akuza në lidhje me çështjen.
Ismaili po hetohet për ‘Përgjimi i paligjshëm i të dhënave kompjuterike’, ‘Pjesëmarrja në grup të strukturuar kriminal’ dhe ‘Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal’. Pas daljes nga ambjentet e SPAK, ish-drejtori nuk ka folur për mediat.Gjatë muajit prill të 2025, oficerët e BKH-së morën një sinjal telefonik që tregonte se dikush kishte hyrë në mënyrë të paautorizuar në rrjetin e tyre. Ndër kompjuterët ku Arnold Rrokaj, i arrestuar për këtë ngjarje kishte akses, ishin edhe ato të prokurorëve Behar Dibra, Enkeleida Millonai dhe Elida Kaçkini. Këta tre hetues ishin mbi dosje të rëndësishme që përfshijnë raste nga krimi i organizuar deri te zyrtarët e dyshuar për korrupsion.
Nga hetimet rezultoi se autor i këtij veprimi ishte Arnold Rrokaj, i cili i kishte shpërndarë materialet e marra te Zambak Gjonaj ish-zyrtar i burgut Vlorë dhe më pas te shokët dhe të njohurit e tij. Disa nga këto materiale kanë përfunduar në celularin e ish-kreut të burgjeve, Agim Ismaili, si dhe të Dritan Palnikaj, aktualisht sekretar në Ministrinë e Arsimit. Ismaili dhe Palnikaj kanë lidhje familjare mes tyre, daje dhe nip.
Mbetet e paqartë se pse materialet sensitive u janë dërguat atyre nga Rrokaj, ndërkohë që dëshmia e dhënë sot nga Ismaili konsiderohet një sekret hetimor. Më herët edhe Palnikaj, i cili ka qenë sekretar i përgjithshëm në disa ministri, është marrë në pyetje nga prokurorët si dhe i është sekuestruar telefoni. Ndër materialet e komprometuara ka të dhëna që lidhen me dosjen e inceneratorëve dhe hetime të tjera që përfshijnë zyrtarë të profilit të lartë dhe grupe kriminale. Ismali përveç detyrës së kreut të burgjeve, ka drejtuar për rreth 8 muaj dhe Inspektoriatin Kombëtar të Territorit./ZËRI -

Shanset e Shqipërisë për të shkuar në Botëror, flasin specialistë të fushës
Analizat që bëjnë në Federatën Shqiptare të Futbollit e shohin përfaqësuesen e Shqipërisë në pozita të mira për të shkuar në Botëror. Natyrisht s’është e lehtë, por besimi është i madh.
Ndërkohë, në puntatën e gjashtë të emisionit “Në Shtëpinë e Futbollit”, që transmetohet çdo të mërkurë live në FSHF TV, fokusi kryesor ishte te ndeshjet e kombëtares shqiptare në kualifikueset e Botërorit 2026, kundër Andorrës dhe Anglisë. Nën drejtimin e Egi Duros, të ftuar në studio ishin gazetari Sokol Xhihani, ish-futbollisti dhe specialisti i futbollit, Erjon Xhafa dhe Drejtori i Departamentit të Kërkimit, Zhvillimit e Edukimit në FSHF, Alban Tafaj. Në një lidhje live nga Andorra ishte e ftuar specialistja e PR, Lenida Halilaj, e cila bashkë me të ftuarit e tjerë në studio diskutuan mbi situatën në grupin K, formacionin e mundshëm të skuadrës tonë kundër Andorrës, realizimin e ëndrrës “play-off” dhe kundërshtarët potencialë. Pjesë e temave të emisionit të sotëm ishin edhe rezultatet e ekipeve kombëtare të moshave U-17, U-19 dhe U-21. Shqipëria barazoi 1-1 me Holandën në ndeshjen e raundit të parë të kualifikueseve të Europianit U-17 ndërsa përfaqësuesja U-19 u mposht 3-0 nga Ukraina në takimin e parë në “Niko Dovana”. Në një lidhje live për emisionin, trajneri i kuqezinjve U-19, Julian Ahmataj foli për këtë humbje dhe për dy sfidat e radhës të Kombëtares.
Në një tjetër lidhje live nga Kroacia, Ardi Behari foli për barazimin 1-1 të Shqipërisë U-17 ndaj Holandës dhe shanset e kuqezinjve për t’u kualifikuar në Elite Round. Sakaq, Kombëtarja U-21 luan nesër ndeshjen e parë miqësore kundër Moldavisë në transfertë, që do të transmetohet live në FSHF Tv. -

Hygerta Sako: E qeshura ime u keqinterpretua, nuk kishte asnjë lidhje me racizmin
Në një intervistë të drejtpërdrejtë në emisionin “Në kohë reale” në RTSH1, moderatorja e njohur sportive Hygerta Sako ka reaguar për herë të parë pas videove të përhapura në rrjetet sociale, që e tregojnë duke qeshur gjatë një momenti në emisionin “Super Gol”.
Sako ka mohuar kategorikisht çdo akuzë për racizëm apo tallje me ndonjë lojtar, duke e cilësuar situatën si një keqkuptim dhe “dashakeqësi” të qëllimshme.
“Kjo gjë nuk u bë virale në momentin që duhej bërë ndoshta virale, dhe nëse ky opinion kaq i ndjeshëm ndaj kësaj gjëje, duhej të kishte reaguar menjëherë sepse emisioni ishte live, është një emision shumë i ndjekur. Video po serviret pas 4-5 ditësh që ka ndodhur sepse ka ndodhur ditën e premte dhe unë mendoj që është një dashakeqësi, nuk e di se e kujt, se për të dëmtuar imazhin tim, se të “Super Golit”, se të RTSh-së në të tre rastet është vërtet shumë e ulët. Megjithatë e rëndësishme është që s’ka të bëj as me racizmin, as me talljen sepse “Super Gol” dhe unë personalisht e kemi treguar që s’kemi lidhje me këtë pjesë”, u shpreh Sako
Moderatorja sqaroi se situata ka ndodhur gjatë një transmetimi live, në një moment ku ajo nuk kishte arritur të lexonte emrin e një lojtari për shkak të problemeve me shikimin.
Sako theksoi se gjatë 30 viteve të karrierës së saj nuk është përfolur kurrë për bullizëm apo racizëm dhe se ndjen keqardhje që askush nga mediat që publikuan videon nuk e kontaktoi për të sqaruar situatën.
“Ka qenë një situatë në emision ku të qeshurat kishin ndodhur dhe më parë, mbi vendosen dhe mua ma dërgon shefi i garave emrin e lojtarit të ndeshjes, mirëpo me problemet e mia sytë nuk arrita ta lexoj, duke qenë se dhe lojtarin nuk e kisha pasur shumë herë në lidhje ose dhe në ndeshje sepse bëhet fjalë për kategorinë e parë ishte e pamundur për mua që ta riprodhoja si emër, sepse nuk është një personazh i njohur, po themi që sapo e sheh si portret ti e dallon. Ajo ishte një situatë që unë po qeshja me veten time dhe me një problem me sytë e mi që dhe studio dhe të ftuarit e mi e dinë këtë gjë dhe gjithmonë bëjmë shaka. E qeshura mori për kot ashtu siç të zë e qara që nuk e ndalon dot dhe ka momente që nuk e kontrollon dot. Por unë kam 30 vite në këtë profesion, kam moderuar, kam pasur të ftuar pa fund. Kam 12 vite në studio sportive dhe në asnjë rast nuk jam përfolur kurrë as për bullizëm, as për racizëm. Më ka prekur, sepse unë jam realisht profesioniste, jam një njëri që dua ti jap secilit haku, që dua të respektoj këdo për çdo gjë të bukur që sjell në futbollin tonë dhe në momentin që unë denigrohem si figurë, si profesioniste, si gazetare për një gjë që nuk më ka rënë një telefonatë nga të gjitha këto portalet kaq të ndjeshme të më pyesin, Hygerta çfarë ndodhi? Askush, thjeshtë e marrin ashtu siç është dhe e keq interpretojnë ashtu siç duan, sepse sot fatkeqësisht gara është për klikime”, tha ajo.
Nga ana tjetër, futbollisti i Burrelit, Arnold Kwaku Siaw, u shpreh se për të “çdo gjë është në rregull”, duke mbyllur kështu çdo polemikë rreth ngjarjes.Ai me këtë rast ka theksuar se në Burrel ndjehet mjaft mirë dhe se ndjen se ka “një super mbështetje”, gjë të cilën e vlerëson shumë. “Gjithmonë kur bëj gol i drejtohem zotit”, tha ai. -

Skandal në Policinë e Shtetit! Arrestohen dy efektivë që ndihmuan Shalianjin të futej në AMP
Në vijim të komunikimit në lidhje me ngjarjen e ndodhur ditën e djeshme në rrethrrotullimmin pranë aeroportit “Nënë Tereza”, Agjencia e Mbikëqyrjes Policore pas kryerjes së veprimeve hetimore, ka ndaluar punonjësit e policisë Nënkomisar B.C., me detyrë Specialist për Hetimin e Krimeve dhe Inspektor A.Z., me detyrë Nd/Specialist i Policimit në Komunitet, pranë Komisariatit të Policisë Nr. 3, Tiranë, të dyshuar për kryerjen e veprave penale “Falsifikim i vulave i stampave ose i formularëve” dhe “Shpërdorim i detyrës”.
Këta punonjës policie dyshohet se në bashkëpunim kanë përpiluar Vërtetimin e Besueshmërisë për shtetasin M.Sh., pa pasqyruar në të, të dhënat të cilat përbëjnë shkak për cënimin e kushteve të sigurisë. Ky detyrim i papërmbushur është i përcaktuar në dispozitat e ligjit “Për Policinë e Shtetit” dhe ligjet që normojë veprimtarinë e agjencive ligjzbatuese, gjë që ka sjellë punësimin e këtij shtetasi pranë Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore.
Gjithashtu nga veprimet paraprake të kryera nga AMP-ja në lidhje me procesin e rekrutimit të shtetasit M.Sh., u konstatuan shkelje të procedurave ligjore. Në përfundim të verifikimeve, me qëllim hetimin objektiv dhe gjithpërfshirës të çështjes, praktika dokumentare u dërgua në formën e kallëzimit penal në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për të përcaktuar grupin hetimor dhe përgjegjesitë ligjore të personave, të cilët janë konstatuar në paligjshmëri.
Hetimet vazhdojnë për sqarimin e plotë të procedurave të ndjekura dhe përfshirjen e mundshme të personave të tjerë në këtë rast. -

Horoskopi ditor për nesër, e Enjte 13 Nëntor 2025
Dashi
Do i shihni gjerat me një sy ndryshe sot juve qe jeni ne një lidhje dhe gjithçka do jete me e bukur se dikur. Partneri do e çmoje se tepërmi sensin e maturisë dhe vetëpërmbajtjes. Beqaret qe kane kohe qe presin një gjest nga dikush qe pëlqejnë do e marrin atë. Ne planin financiar mos i neglizhoni detajet e vogla sepse do gjendeni përballë vështirësive.
Demi
ka rrezik te përballeni me shume zhgënjime gjate kësaj dite ne jetën tuaj sentimentale. Asgjë nuk do ece ashtu si e kishit menduar. Edhe beqaret do ndihen gati te fillojnë një histori dashurie me personin qe do iu gjendet pranë papritur. Financat do jene ne një gjendje edhe me te mire se disa kohe me pare. Do e keni me te lehte te hiqni edhe ndonjë para mënjanë.
Binjaket
Ata qe janë ne një lidhje do kenë përballje goxha te forta me partnerin. Nuk do bini për asgjë ne te njëjtën mendje dhe kjo do shkaktoje debate. Beqaret do vazhdojnë te jene ne kërkim te prisnin te kaltër, por akoma pa shume fat. Te ardhura do rriten ne mënyrë te papritur. Edhe ju vete do habiteni nga mënyra sesi situata do ju ndryshoje.
Gaforrja
Po u treguat shume autoritare sot me atë qe keni ne krah do përballeni me debate goxha te zjarrta. Mos lejoni qe gjerat te marrin tatëpjetën. Beqaret do ndihen mire edhe ashtu si janë prandaj nuk do kërkojnë me ngulm te krijojnë një lidhje. Financat do konsolidohen goxha. Kjo do iu japë mundësi qe te shpenzoni për pajisje elektronike te cilat i keni ëndërruar.
Luani
te dashuruarit nuk do kenë ndryshime ne jetën e tyre sentimentale. As ata dhe as personat qe kane ne krah nuk do jene ne humor për te provuar eksperienca te reja. Beqaret do kenë veçse mundësi për dashuriçka klandestine. Historitë e mëdha si neper përralla ende nuk do mbërrijnë. Ne planin financiar fatmirësisht do jeni me shume fat dhe do i zgjidhni problemet.
Virgjeresha
Nuk do jeni me te mërzitur sot ne jetën tuaj ne çift pasi partneri do ju çoje neper vende fantastike dhe do përjetoni ndjesi te mrekullueshme. Beqaret do kalojnë çaste te mrekullueshme pranë miqve te ngushte dhe nuk do e ndiejnë nevojën e krijimit te një lidhje. Financat do i menaxhoni me shume kujdes dhe maturi prandaj nuk do keni as probleme.
Peshorja
Dite goxha pozitive kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Do kuptoheni me se miri me atë qe keni ne krah dhe nuk do keni debate për asnjë çast. Beqaret me mire te qëndrojnë me këmbë ne toke dhe te mos kërkojnë gjera te pamundura. Buxheti nuk do jete ne gjendjen me te mire kështu qe duhet një riorganizim tërësor. Vetëm kështu mund te stabilizohet situata.
Akrepi
Do zhgënjeheni tej mase nga partneri juaj gjate kësaj dite dhe do dëshpëroheni pa fund. Ne fakt keni edhe vete faj qe i keni dhënë besim te plote. Beqaret nuk do kërkojnë me ngulm fillimin e një lidhjeje sepse edhe ashtu si janë ndihen te qete. Me financat gjerat do shkojnë mire. Do jeni te zotet te planifikoni çdo shpenzim qe mund te kryeni.
Shigjetari
Ka mundësi qe ata qe kane pasur probleme te mëdha ne jetën e tyre ne çift te mendojnë edhe për një ndarje sot. Nga njëra ane kjo është me mire sesa te qëndruarit ne çift dhe duke vuajtur. Beqaret nuk duhet t’iu besojnë premtimeve te disa personave. Te ardhurat do vazhdojnë te jene te qëndrueshme. Nuk do e keni problem te kryeni edhe ndonjë shpenzim me tepër se zakonisht.
Bricjapi
Sot do e joshni me shume se kurrë atë qe keni ne krah dhe marrëdhënia ne çift do jete me e bukur. Kënaqësitë qe do përjetoni do jene te papërshkueshme. Beqaret me mire t’ia lënë gjerat kohës sepse përndryshe do mërziten kot dhe nuk do nxjerrin gjë ne drite. Me shpenzimet ka rrezik te tregoheni te pamatur. Kjo do shkaktoje goxha tronditje.
Ujori
Çdo gjë do shkoje si e kishit programuar sot ne jetën tuaj ne çift. Do dashuroheni plot pasion me partnerin dhe do ju duket vetja si ne një ëndërr princeshash. Beqaret do mundohen gjithë ditën te bëjnë për vete dike, por serish nuk do ia arrijnë qëllimit. Me shpenzimet tregohuni te arsyeshëm ne mënyrë qe edhe te ardhurat te mos keni tronditje.
Peshqit
Dashuria për ata qe janë ne një lidhje do ece ne rrugën e duhur. Nuk do keni çfarë te kërkoni me tepër nga ai qe keni ne krah duke qene se ai vete do e mendoje capo detaj. Beqaret do realizojnë takime mbresëlënëse te cilat do ua ndryshojnë menjëherë te ardhmen. Shfrytëzoni çdo sekonde. Te ardhurat do jene delikate. Kujdes me shpenzimet e tejskajshme.

