Tag: lidhje

  • Ka një lidhje jashtë “Big Brother”, Valbona Mhilli i kundërpërgjigjet Milaim Zekës

    Ka një lidhje jashtë “Big Brother”, Valbona Mhilli i kundërpërgjigjet Milaim Zekës

    Showbiz E Enjte, 27 Mars 2025 12:32
    Ish-opinionisti i Big Brother VIP Kosova 3, Milaim Zeka, ka dhënë disa komente për banorët në formatin në Shqipëri.
    Në “Big Brother Radio”, ai ka folur për dinamikat në shtëpinë e famshme por bëri edhe një deklaratë të fortë.

    Për gazetaren Valbona Mhilli, theksoi se është i sigurt që ka lënë një lidhje jashtë BBVA.
    Valbona pas daljes nga ky reality shou në “Pardon My French” i është kundërpërgjigjur kësaj.
    Ajo thotë me plot bindje se nuk ka marrëdhënie jashtë dhe nuk e ka lënë askënd.
    “Mua më vjen shumë keq që Milaimi është zhgënjyer nga unë. Unë realisht kam një respekt shumë të madh edhe për Milaimin dhe bashkëshorten e tij. E di që jam vajzë veriore, parimet e mia. Unë në shtëpinë e Big Brother VIP Albania 4 jam futur dhe kam qenë pa një lidhje jashtë dhe nuk kam dikë jashtë. Mua nuk më pret dikush jashtë”, u shpreh ajo.
    Tutje tha: “Kam pasur raportet e mia jashtë por kjo nuk do të thotë që, këto raporte janë përfunduar. Kështu që është e mira përpara se të bësh deklarata të prisje të shkoje në shtëpinë time, t’i pyesje nëse kam lidhje jashtë”.

  • Milaim Zeka: “Valbona ka një lidhje jashtë, ka qenë 100% lojë, e njoh…”

    Milaim Zeka: “Valbona ka një lidhje jashtë, ka qenë 100% lojë, e njoh…”

    Iftuar në emisionin “Big Brother Radio”, ka qenë Milaim Zeka për të diskutuar në lidhje me situatat dhe banorët e edicionit të katër të “Big Brother VIP Albania”. Së bashku me Atalanta Kërçykun kanë komentuar dhe analizuar edhe videot më të klikuara në 24 orët e fundit.
    Njerëzit që më kanë zhgënjyer më së shumti mua në këtë “Big Brother” janë Valbona të cilën e kam pasur shoqe, më ka zhgënjyer loja e saj absurditeti, dhuna, vulgariteti. Edhe Rozana, në anglisht thonë e ka dhj*rë komplet personalitetin e saj me vulgaritetin, me agresivitetin që unë nuk e kam pritur prej një femre artiste e ardhur nga një familje artistësh. Në të folur dhe në veprimet e saj çdo gjë e ka pasur vulgaritet, njeri totalisht i frustruar, totalisht zhgënjyes për mua dhe aspak model për t’u ndjekur nga fëmijët tanë.
    Milami deklaroi gjithashtu se duke qenë se e njeh Valbonën në “Big Brother Radio” ai pranoi se ish-banorja ka një lidhje jashtë dhe se e njeh djali
    Unë guxoj të them që Valbona ka një lidhje jashtë.
    Kur Atalanta e pyeti nëse Milaimi e njeh çiftin dhe nëse ka kontakt me ta, Milaimi tha:
    Me çiftin jo por me Valbonën po. E di këtë që po e them, pak para se të hynte në BBV kjo e ka pasur një të dashur dhe e ka një të dashur. Edhe e njoh