Detaje të reja janë mësuar në lidhje me shpërthimin me lëndë plasëse pranë një banesë në Tiranë.
Mësohet se shënjestër e sulmit ka qenë Tonin Qafa, i cili ka jetuar për shumë vjet në Amerikë dhe ka tre muaj që është kthyer në Shqipëri. Në vitin 2009, ai humbi një vëlla, i cili u vra tragjikisht.
Sidoqoftë, dyshimet e policisë dhe hetimet e zhvilluara sugjerojnë se ngjarja ka ndodhur si pasojë e konflikteve që kanë lidhje me djalin e Tonin Qafës, i cili jeton jashtë vendit. Hetimet janë përqendruar kryesisht në këtë aspekt, duke menduar se ndoshta këto konflikte janë arsyeja që ka çuar në tragjedinë që goditi familjen e
Tag: lidhje
-

EMRI/ Detaje nga lënda plasëse në Tiranë, pronari i banesës ishte kthyer pak muaj më parë nga SHBA
-

Lëndë plasëse në Tiranë/ I vranë vëllain vite më parë, zbardhet pista ku po heton policia, pronari i banesës ishte…
Detaje të reja janë mësuar në lidhje me shpërthimin me lëndë plasëse pranë një banesë në Tiranë. Mësohet se shënjestër e sulmit ka qenë Tonin Qafa, i cili ka jetuar për shumë vjet në Amerikë dhe ka tre muaj që është kthyer në Shqipëri. Në vitin 2009, ai humbi një vëlla, i cili u vra tragjikisht.
Sidoqoftë, dyshimet e policisë dhe hetimet e zhvilluara sugjerojnë se ngjarja ka ndodhur si pasojë e konflikteve që kanë lidhje me djalin e Tonin Qafës, i cili jeton jashtë vendit. Hetimet janë përqendruar kryesisht në këtë aspekt, duke menduar se ndoshta këto konflikte janë arsyeja që ka çuar në tragjedinë që goditi familjen e tij. -

Goditet rrjeti i trafikut të drogës në Itali! 45 arrestime, mes tyre shqiptarë. Anëtarët e bandës lidhje me…
Një rrjet ndërkombëtar i trafikut të drogës me qendër në Brescia, Itali, është goditur nga policia italiane, nën koordinimin e Drejtorisë Antimafia.
Droga importohej nga Amerika e Jugut, Maroku dhe Holanda dhe grupi kishte lidhje të ngushta me grupet kriminale të “Ndrangheta”, “Cosa Nostra”, “Camorra”, “Stidda” dhe “Sacra Corona Unita”.
Sipas mediave italiane, janë ekzekutuar 45 masa paraprake, prej tyre 30 “arrest me burg”, 12 “arrest shtëpie” dhe 3 “detyrim paraqitje”.
Të arrestuarit janë shtetas italianë, shqiptarë dhe afrikano-veriorë, rezidentë në provinca të ndryshme italiane, duke përfshirë Brescia, Reggio Calabria, Catanzaro, Napoli, Palermo, Romë, Milano, Foggia, Cosenza, Ragusa, Trapani, Mantua, Kremona, Pavia, Chieti, Bolzano dhe Biella .
Në fokus të veprimtarisë hetimore janë grupet kriminale të specializuara në trafikun e drogës, me një sistem të strukturuar për importimin e drogës nga Amerika e Jugut, Maroku dhe Holanda. Substancat u shpërndanë më pas nga provinca e Brescias në të gjithë Italinë.Lidhje me krimin e organizuar
Hetimi zbuloi se një nga dy grupet kriminale të përfshirë kishte lidhje të ngushta me anëtarë të organizatave të ndryshme mafioze, duke përfshirë “Ndrangheta”, “Cosa Nostra”, “Camorra”, “Stidda” dhe “Sacra Corona Unita”.
Kjo lidhje i lejoi ata të aksesonin sasi të mëdha droge dhe të menaxhonin shpërndarjen përmes kanaleve të mirëstrukturuara dhe të sigurta.
Hetimet
Autoritetet theksuan se operacioni përbën një goditje të rëndë për trafikun e drogës në Itali dhe demonstron angazhimin e vazhdueshëm të forcave të rendit në luftën kundër krimit të organizuar.
Hetimi, i cili zgjati disa muaj, kërkoi përdorimin e mjeteve të avancuara teknologjike për të monitoruar aktivitetet e paligjshme, si dhe bashkëpunimin midis forcave të ndryshme të policisë dhe magjistratëve.Detaje të mëtejshme mbi operacionin do të bëhen të ditura gjatë një konference për shtyp të planifikuar për në 11:00 në selinë e policisë së Brescias.
Autoritetet do të japin informacion më të detajuar për të arrestuarit, konfiskimet e bëra dhe mënyrën e veprimit të organizatave të shpërbëra.
Tregu i drogës
Se si mbërrin droga në Lombardi nuk është mister. Nga Azia, veçanërisht nga Amerika e Jugut , droga mbërrinte nga deti në portet italiane (para së gjithash në portin kalabrez të Gioia Tauro), udhëtonte përgjatë autostradave dhe në fund mbërrinte në magazinat lombarde të menaxhuara nga krimi i organizuar. Prej andej, droga shpërndahej nga mijëra tregtarë të vegjël në sheshe, parqe dhe afër shkollave.
Lombardia është tregu i parë kombëtar për trafikun e drogës. -

I vunë zjarrit lokalit në Darzezë! Ndalohen 5 persona, një në kërkim
pamje nga zjarri
FIER- Pesë persona janë ndaluar në lidhje me ngjarjen e ndodhur më 30 mars, ku një lokal në bregdetin e Darzezës u përfshi nga flakët. Ndërkohë në lidhje me ngjarjen, në kërkim është shpallur edhe një 19-vjeçar, të gjithë të dyshuar si autorë të zjarrit. Lokali i ndërtuar me materiale druri u shkrumbua totalisht.
Njoftimi i policisë:
Në vijim të informacionit të dhënë më datë 30.03.2025, mbi djegien e një lokali në plazhin e Darëzezës, informojmë se në vijim të veprimeve hetimore dhe operacionale në lidhje me rastin, u ndaluan shtetasit A. T., 23 vjeç, E. M., 20 vjeç, A. S., 20 vjeç, E. L., 19 vjeç dhe D. L., 19 vjeç, të pestë banues në Fier, si dhe u shpall në kërkim shtetasi A. R., 19 vjeç, pasi dyshohen si autorë të këtij rasti.
Vijon puna për kapjen e shtetasit A. R., si dhe në drejtimin e Prokurorisë, po kryhen hetime për të individualizuar përgjegjësinë penale të secilit prej këtyre shtetasve, si dhe për të dokumentuar shkakun e zjarrit.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”, kryer në bashkëpunim./ZËRI -

Goditet rrjeti ndërkombëtar i trafikut të drogës në Itali! 45 arrestime, mes tyre shqiptarë. Anëtarët e bandës lidhje me “Ndraghetën” e “Camorrën”
Një rrjet ndërkombëtar i trafikut të drogës me qendër në Brescia, Itali, është goditur nga policia italiane, nën koordinimin e Drejtorisë Antimafia.
Droga importohej nga Amerika e Jugut, Maroku dhe Holanda dhe grupi kishte lidhje të ngushta me grupet kriminale të “Ndrangheta”, “Cosa Nostra”, “Camorra”, “Stidda” dhe “Sacra Corona Unita”.
Sipas mediave italiane, janë ekzekutuar 45 masa paraprake, prej tyre 30 “arrest me burg”, 12 “arrest shtëpie” dhe 3 “detyrim paraqitje”.
Të arrestuarit janë shtetas italianë, shqiptarë dhe afrikano-veriorë, rezidentë në provinca të ndryshme italiane, duke përfshirë Brescia, Reggio Calabria, Catanzaro, Napoli, Palermo, Romë, Milano, Foggia, Cosenza, Ragusa, Trapani, Mantua, Kremona, Pavia, Chieti, Bolzano dhe Biella .
Në fokus të veprimtarisë hetimore janë grupet kriminale të specializuara në trafikun e drogës, me një sistem të strukturuar për importimin e drogës nga Amerika e Jugut, Maroku dhe Holanda. Substancat u shpërndanë më pas nga provinca e Brescias në të gjithë Italinë.

Lidhje me krimin e organizuar
Hetimi zbuloi se një nga dy grupet kriminale të përfshirë kishte lidhje të ngushta me anëtarë të organizatave të ndryshme mafioze, duke përfshirë “Ndrangheta”, “Cosa Nostra”, “Camorra”, “Stidda” dhe “Sacra Corona Unita”.
Kjo lidhje i lejoi ata të aksesonin sasi të mëdha droge dhe të menaxhonin shpërndarjen përmes kanaleve të mirëstrukturuara dhe të sigurta.
Hetimet
Autoritetet theksuan se operacioni përbën një goditje të rëndë për trafikun e drogës në Itali dhe demonstron angazhimin e vazhdueshëm të forcave të rendit në luftën kundër krimit të organizuar.
Hetimi, i cili zgjati disa muaj, kërkoi përdorimin e mjeteve të avancuara teknologjike për të monitoruar aktivitetet e paligjshme, si dhe bashkëpunimin midis forcave të ndryshme të policisë dhe magjistratëve.
Detaje të mëtejshme mbi operacionin do të bëhen të ditura gjatë një konference për shtyp të planifikuar për në 11:00 në selinë e policisë së Brescias.
Autoritetet do të japin informacion më të detajuar për të arrestuarit, konfiskimet e bëra dhe mënyrën e veprimit të organizatave të shpërbëra.
Tregu i drogës
Se si mbërrin droga në Lombardi nuk është mister. Nga Azia, veçanërisht nga Amerika e Jugut , droga mbërrinte nga deti në portet italiane (para së gjithash në portin kalabrez të Gioia Tauro), udhëtonte përgjatë autostradave dhe në fund mbërrinte në magazinat lombarde të menaxhuara nga krimi i organizuar. Prej andej, droga shpërndahej nga mijëra tregtarë të vegjël në sheshe, parqe dhe afër shkollave.
Lombardia është tregu i parë kombëtar për trafikun e drogës.
-

Të gjuash me gur Evropën që të dëgjojë “sherifi”
Nga Skënder Minxhozi/
Kjo fushatë elektorale ka prodhuar një zgjatim toksik të qëndrimeve që pasuan zgjedhjet e fundit amerikane nëntorin e shkuar. Opozita kryesore e udhëhequr nga Berisha i ka përtypur keq dhe me kundërshti deklaratat pozitive të Brukselit në lidhje me negociatat e anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian. Një ditë më parë kreu i opozitës deklaroi se Bashkimi Evropian aprovoi me heshtje krijimin e narkodiktaturës në Shqipëri. Është hera e parë që Berisha shprehet açik dhe kaq ashpër ndaj BE dhe kjo vjen vetëm pak orë pasi komisionerja e zgjerimit Marta Kos u shpreh se negociatat e BE me Tiranën do të mbyllen brenda vitit 2027. Një afat i pashpresuar për ne dhe një surprizë e mirëfilltë në planet e Unionit për zgjerim.
Në anën tjetër kryeministri Edi Rama e ka bërë pasaportën evropiane objektin bazë të fushatës së tij elektorale. Rama duket se e ka përzgjedhur integrimin si kalin e betejës për zgjedhjet e 11 majit, në një mjedis i cili prej dekadash ka konsumuar shumë retorikë evropiane, por që realisht ka qenë i bllokuar në një proces milimetrik avancimi drejt Brukselit.
Shqipëria ndodhet aktualisht në një korsi më të avancuar se vendet e Ballkanit Perëndimor, çka konsiderohej thjesht utopike vetëm një apo dy vite më parë! Ndryshimi i situatës gjeopolitike në Evropë dhe disa zhvillime pozitive në Shqipëri, si fillimi i hetimeve ndaj zyrtarëve të lartë apo edhe hapja e vendit dhe roli i tij stabilizues në Ballkan, kanë bërë që vendet anëtare të premtojnë qilimin e kuq drejt derës së anëtarësimit për shqiptarët në një të ardhme jo të largët. E cila sipas Ramës tashmë ka edhe një datë: brenda vitit 2030!
Kësisoj vendi ynë mund ta gjejë veten në pozitën surreale të anëtarësimit në Union për arsye kryesisht gjeopolitike që lidhen me luftën në Ukrainë dhe të stabilitetit rajonal ku Tirana ka qenë një aktor kyç.
Hymë në NATO në vitin 2009 pa ushtri, mund të hyjmë në Bashkimin Evropian edhe pa pasur një ekonomi dhe shtet ligjor të krahasueshëm me 27 vendet anëtare. Kjo është alkimia e çuditshme me të cilën po përballemi këto kohë në raport me evropianët dhe të cilën Edi Rama duket se kërkon ta kapë në ajër për të shkuar drejt një fitoreje të katërt rresht në zgjedhjet parlamentare.
Opozita, nga ana e saj e përjeton këtë proces në mes të fushatës, ashtu siç e ka përjetuar çdo opozitë shqiptare në kushte identike: si një kërcënim për shanset e saj të fitores në zgjedhje. Berisha e ndjen veten të tërhequr pa dashje në një subjekt i cili po imponohet me insistim nga Rama, duke anashkaluar debatin për korrupsionin dhe keqqeverisjen. Dhe në kushtet kur në media mungon tradicionalisht përballja dhe debati i drejtpërdrejtë i palëve, kjo lojë ping-pongu në distancë përcaktohet nga fuqia e secilës palë për të udhëhequr axhendën elektorale në shtyp dhe rrjetet sociale.
Rama ka kapur saktë në këtë fushatë atë që është lajmi më i rëndësishëm për shqiptarët. Dhe që konsiston në kthimin e procesit të integrimit evropian për dekada të tëra nga retorikë e propogandë gjysëm boshe, në një avancim konkret dhe të prekshëm që ofron më në fund një perspektivë të identifikueshme kohore hyrjeje në Bashkimin Evropian. Cilido politikan e shtetar që do të hynte në këto kushte në një fushatë elektorale, do të vepronte njëlloj si kryeministri shqiptar, aq më tepër që kjo përbën karrotën në një situatë ku shkopi përfaqësohet nga hetimet e shumta për drejtuesit politikë pranë tij.
Përtej fushatës zgjedhore, tema e integrimit po nis të tregojë një anë tjetër të saj: atë të detyrimeve dhe standarteve. Nëse 14 vjet më parë kur u liberalizuan vizat, ne e konceptonim Evropën më shumë si një hapësirë ku mund të shkoje pa mbajtur radhë të rruga e ambasadave, sot po ndeshemi gradualisht me detyrimet që rrjedhin nga afrimi me tregun dhe institucionet evropiane. Fermerët duhet të ofrojnë fruta e perime më cilësore, fasonët dhe prodhuesit e tjerë të industrive ushqimore apo edhe shërbimeve duhet të ngrenë standartin e punës dhe të produkteve finale. Shteti duhet të rishohë ligjet dhe aktet e tjera mbi të cilat funksionon, infrastrukturat, biznesin e vogël dhe të madh, arsimin dhe fushat e tjera të aktivitetit njerëzor të cilat tashmë po fillojnë të përballen me Europën e tabelave dhe rregulloreve.
Nëse e konsiderojmë në këtë prizëm, debati elektoral në lidhje me një pasaportë për momentin të ndërtuar grafikisht në kompjuter, duhet të fillojë të zgjerohet dhe të okupojë të gjithë hapësirën politike në vend. Integrimi po afrohet gradualisht si sfida më e vështirë e shtetndërtimit në historinë tonë të vjetër dhe të re, kurse politikanët e Tiranës shohin vetëm deri në 11 maj dhe sherrosen për një karton me yjet e Evropës mbi të.
Kompleksi i Berishës në lidhje me fushatën e Ramës me pasaportën evropiane nuk ka të bëjë vetëm me garën e majit. Ai ka të bëjë me faktin se ish-kryeministri vijon ta shohë veten jashtë çdo formati bashkëpunimi dhe komunikimi me perëndimorët. Amerika s’po i heq statusin non grata, Britania e Madhe gjithashtu, kurse evropianët mbajnë një komunikim të ngushtë dhe partneritet të plotë me Edi Ramën. Ky është halli real i Berishës në lidhje me BE, të cilin nuk e mbush dot as Doris Spak as disa ambasadorë periferikë në Tiranë të cilët e ftojnë dhe e begenisin. Madje-madje këtë hall nuk e kompensojnë dot as sherifët e Uashingtonit që nuk po duken apo rrufetë mbi Ramën nga Donald Trump që nuk po shfaqen askund në horizont.
Zgjedhjet do të vijnë e do të ikin. Ai që do mbetet është procesi i afrimit me BE, më seriozi e afatgjati për ne si shtet, megjithë efektet thellësisht transformuese që pritet të sjellë. Loja e vogël e zgjedhjeve do duket edhe një herë meskine dhe kalimtare, sepse qysh në krye të herës, në vitin e largët 1991 destinacioni ka qenë Evropa, jo kuajt e kësaj apo asaj gare elektorale. Në këtë pikë Berisha e ka të humbur sherrin me evropianët, ashtu siç e pati dhe e ka ende të humbur me amerikanët dhe britanikët.
-

Flitet për një lidhje jashtë Big Brother, reagojnë ashpër familjarët e Egli Takos
Showbiz E Hënë, 31 Mars 2025 09:13
Gjatë këtyre ditëve bëri bujë të madhe një deklaratë e ish-banorit Gert Ferra për Egli Takon.
Ai tha se banorja është në një lidhje jashtë duke aluduar për një djalë që quhet Mario, i cili njëherësh është trajner i fitnesit.Për këtë ka reaguar në Fan Club kunati i Eglit, Xhulio Todhe, duke treguar të vërtetën.
I njëjti thekson se në këtë histori nuk ka asgjë të vërtetë dhe se po bëhet gjithçka për vëmendje.
Tutje shton se ai e ka shoqëruar gjatë gjithë kohës për në Big Brother dhe se e njohin të gjithë.
“Më duket pak qesharake çfarë nuk shikojmë, çfarë nuk dëgjojmë, kanë dalë shumë veta që flasin por familjari i Eglit jam unë dhe nusja ime.Eglin e kam shoqëruar që nga dita e parë, më njohin të gjithë, nuk e di nga i shohin këta filma”, u shpreh ai.
Ndër tjerash shtoi: “Ti shiko kush i bën çdokush do pak vëmendje. Shumë e lehtë për të zgjidhur. Po e kam shok djalin në fjalë. Nuk ka asgjë të keqe, se këtu në Shqipëri kështu funksionon ta bëjnë direkt dashnor”. -

Ja si qëndron e vërteta e lidhjes së Eglit Takos me instruktorin e palestres
Së fundmi, në rrjetet sociale po qarkullojnë spekulime se Egli Tako është në një lidhje me Mario Olldashin, një instruktor palestre, duke lënë të kuptohet se ai mund të jetë partneri i saj jashtë shtëpisë së Big Brother VIP Albania.
Por e vërteta është krejt ndryshe! Mario dhe Egli janë vetëm miq, dhe ai është thjesht instruktori i palestrës ku Egli stërvitet. Aludimet për një romancë mes tyre nuk janë të reja, pasi një situatë e ngjashme ndodhi edhe pas ndarjes së Eglit me Olsi Bylykyn. Asokohe, Egli reagoi ashpër ndaj këtyre lajmeve, duke shkruar: “Si dreqin jeni kaq të pangopur? Kaq të pacipë dhe të këqinj?”Ajo theksoi se është absurde të mos mund të kesh një mik të ngushtë në rrethin shoqëror pa u aluduar për një lidhje romantike:
“Në atë video mund të ishte kunati im, mund të ishte shoku im i ngushtë që nga 9-vjeçarja, mund të ishte djali i tezes sime apo çdo mashkull tjetër që më do qejfi të mbaj në rrethin tim shoqëror dhe ndihem mirë që i kam pranë!” -

“Bufi, simboli i perëndeshës së mençurisë”, Rama i përgjigjet Berishës: Ai s’ka lidhje me kënetën, po ky u ka rënë për hise shqiptarëve si peshqesh nga komunizmi
Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur deklaratës së kreut të PD, Sali Berisha për epitetin “bufi i kënetës”.
Lidhur me epitetin e vendosur nga kryeministri, Berisha i ftuar në emisionin “Top Story” tha se bufi ka qenë simbol i Perëndeshës së luftës dhe mençurisë, Athinës.
“Ky njeri ka vetëm batuta me realizmin socialist. Ky njeri nuk e di se çfarë nderi i bën Sali Berishës me bufin. Bufi është simboli i Athinasë, perëndeshës së urtësisë dhe mençurisë. Bufi konsiderohej kaq simbol ia arrijë. Athinaja nuk zgjodhi shqiponjën, zgjodhi bufin”, tha Berisha më parë.
Nga ana tjetër, Rama shkruan se ai i Greko-Romakëve quhet Bufi i Vogël dhe s’ka asnjë lidhje me kënetën, ndërsa Berisha u ka rënë për hise shqiptarëve si peshqesh nga llumi i komunizmit në mes të Tiranës.
“Eh eh eh… ai i Greko-Romakëve quhet Bufi i Vogël (Athene noctua) e s’ka asnjë lidhje me kënetën, ndërsa ky i madhi që u ka rënë për hise shqiptarëve si peshqesh nga llumi i komunizmit në mes të Tiranës, quhet Bufi i Kënetës (Strix varia) prandaj edhe populli “o Buf Kënete!” e përdor si për të thënë “Ç’më rri aty akoma!”, shkruan Rama.Top Channel
