Tag: lidhje

  • “Rusia po bën lëshime, Ukraina e kënaqur me bisedimet”, Trump: Afati i vendosur nga unë? Dua thjeshtë që të mbarojë lufta

    “Rusia po bën lëshime, Ukraina e kënaqur me bisedimet”, Trump: Afati i vendosur nga unë? Dua thjeshtë që të mbarojë lufta

    Presidenti amerikan, Donald Trump bëri deklarata të reja për proceset në vazhdim në lidhje me bisedimet për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë, duke u përpjekur të ruante klimën e optimizmit që është krijuar, megjithëse bëri një hap prapa në lidhje me afatin kohor.

    Siç u tha ai gazetarëve në Air Force One, plani 28-pikësh i hartuar nga SHBA-të ishte vetëm “një hartë” dhe jo një plan përfundimtar paqeje, pasi qeveria amerikane po bën “përparim” drejt arritjes së një marrëveshjeje midis Moskës dhe Kievit.
    “E gjitha kjo ishte një hartë udhëzuese. Nuk ishte një plan. Ishte një ide. Ata morën secilën nga 28 pikat dhe pastaj dolën me 22 pika… Ne zgjidhëm shumë prej tyre, dhe në një mënyrë shumë të favorshme. Do të shohim se çfarë do ndodhë”, tha ai.
    Presidenti tha se “kemi pasur bisedime të mira… Kemi pasur disa bisedime me Rusinë. Ukraina po ecën mirë. Mendoj se janë mjaft të kënaqur me këtë. Do të doja ta shihja këtë luftë të përfundonte… po bëjmë përparim.”
    I pyetur në lidhje me lëshimet që Rusia duhet të bëjë, Trump tha se Moska tashmë po ofron “lëshime të mëdha”, duke shtuar: “Ata do ndalojnë së luftuari dhe nuk po pushtojnë më territor”.
    “Është një proces i ndërlikuar. Nuk po ecën aq shpejt”, shtoi presidenti amerikan, duke vënë në dukje se Europa po shtyn për t’i dhënë fund konfliktit.
    “Europa me të vërtetë dëshiron që ai të përfundojë sa më shpejt të jetë e mundur”. Shtoi Trump.
    Kur u pyet nëse kishte një afat kohor, ai u përgjigj: “Afati kohor për mua është kur të mbarojë… Të gjithë janë lodhur nga luftimet”.
    Trump njoftoi gjithashtu se i dërguari special i SHBA-së, Steve Witkoff, ishte planifikuar të takohej me Presidentin rus Vladimir Putin javën e ardhshme në Moskë, duke lënë të kuptohet gjithashtu mundësinë që dhëndri i tij të marrë pjesë në takim.
    “Steve Witkoff do të jetë atje, ndoshta me Jared Kushner. Nuk jam i sigurt nëse Jared do të jetë atje, por ai është i përfshirë në proces, është një djalë i zgjuar dhe ata do të takohen me Presidentin Putin, besoj, javën e ardhshme në Moskë”, u tha Trump gazetarëve në Air Force One.
     

    Top Channel

  • Lefter Maliqi: Qeveria e kapur nga krimi, opozita duhet të ngrihet

    Lefter Maliqi: Qeveria e kapur nga krimi, opozita duhet të ngrihet

    Ish-deputeti Lefter Maliqi, ka komentuar ditën e sotme zhvillimet më të fundit politike në vend, teksa ka akuzuar qeverinë për lidhje me krimin.
    Referuar hetimeve për Belinda Ballukun, Maliqi thotë se qeveria ka rënë, ndërsa shton se paratë e krimit, përfshirë sipas tij fondet e aferave të inceneratorëve dhe tuneleve, janë përdorur nga qeveria për lobime dhe për të krijuar “show mediatik”.
     “Kjo qeveri ka rënë. Po të shikosh zv/kryeministren dhe ministra etj drejt burgut, është bërë tërmet. Në Shqipëri po ndodh ky fenomen, por këto paratë e krimit, inceneratorët, tunelet, etj miliona euro janë përdorur për të blerë ndonjë ndërkombëtar për të lobuar me këta për të bërë show mediatik nga qeveria”, u shpreh Maliqi në News 24.
    Në lidhje me situatën brenda PD-së, ai theksoi se opozita ka detyrë të organizohet, të protestojë dhe të bëjë ndryshime të brendshme.

  • SHBA pa ambasador në Tiranë/ Nano: Nuk ka lidhje me ne, por me dinamikat e politikës amerikane

    SHBA pa ambasador në Tiranë/ Nano: Nuk ka lidhje me ne, por me dinamikat e politikës amerikane

    Prej dy vitesh Shqipëria është pa ambasador amerikan.
    Për analistin Mustafa Nano, kjo situatë nuk ka lidhje me Shqipërinë, por me dinamikat e brendshme në politikën amerikane.
    “Nuk besoj. Kjo që ka ndodhur me ne, ndodh shpeshherë në politikën amerikane. Janë dinamika të brendshme. Atje ka disa filtra para se dikush të shkojë ambasador.
    Filtri i fundit është Senati. Pasi presidenti amerikan bën një propozim, kandidatura shkon në Senat dhe aty bëhet një lloj vetting-u.
    Është një proces vlerësimi që kalon në një filtër të hollë. Shpeshherë ngec, por jo për arsye të integritetit moral apo profesional. Ata janë profesionistë shumë të mirë.
    Kostelancik që ishte kandidat i Biden, ka qenë diplomat karriere dhe ka mbi 30 vjet që punon në diplomacinë amerikane. Është bllokuar për arsye politike, këtë herë e kanë bllokuar republikanët, në raste të tjera e bllokojnë demokratët.
    Nuk është se ka lidhje me Shqipërinë, e përjashtoj. Nuk është Shqipëria vendi i parë. Dhe në vende të rëndësishme ndodh që ambasadori mungon për muaj të tërë, apo për vite të tëra sepse në Senat nuk gjejnë dot gjuhën e përbashkët. Në demokracinë amerikane ndodhin gjëra më të rënda”, tha Nano për MCN.
    Mustafa Nano tha se në Shqipëri ka korrupsion, por ka dhe institucione që bëjnë tyre dhe se gjyqtarët nuk i marrin vendimet e tyre nën presion.
    “Kemi korrupsion, kjo është e qartë, por kemi disa institucion që vigjilojnë, ndërhyjnë, ngrenë padi, çojnë çështje në gjykatë. Vendimet e gjykatave respektohen, sado që mund të komentohen.
    Mund të ketë ndonjë që mund të shajë, por respektimit e gjykatave respektohen dhe gjykatat nuk kanë marrë vendime nën presion, por në rrethana normale. Kjo është një gjë që e konsideroj si një lloj kërcimi cilësor që është bërë në kulturën e elitës politike shqiptare”, tha ai.

  • Horoskopi ditor për nesër, e Hënë 24 nëntor 2025

    Horoskopi ditor për nesër, e Hënë 24 nëntor 2025

    Dashi
    Dite pozitive kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Do ndiheni shpeshherë te lumtur dhe do doni qe dita te mos mbaroje. Beqaret duhet me pare te sigurohen vete pe rate qe duan te bëjnë ne jetën sentimentale e me pas te hedhin hapa. Ne planin financiar me ne fund fati do ju buzëqeshë. Do jeni me te qete kur te kryeni shpenzimet e nevojshme.
    Demi
    Yjet do i shtyjnë ata qe janë ne një lidhje te kërkojnë me shume pavarësi ne jetën e tyre ne çift dhe kjo mund te shkaktoje probleme. Gjithçka duhet bere me njëfarë limiti. Beqaret do takojnë persona me te cilat do ndajnë mendime te përbashkëta dhe do ndihen gati te fillojnë një lidhje. Ne planin financiar do gjeni zgjidhje për problemet qe keni pasur.
    Binjaket
    Do jeni shume xheloze sot për atë qe keni ne krah dhe do doni ta kontrolloni ne çdo moment. Kjo do sjelle përplasje goxha te forta. Kujdes! Beqaret do kenë takime interesante me disa persona te cilët ne fillim do ju duken shume serioze, por ne te vërtetë janë shume me ndryshe. Ne planin financiar mos u dekurajoni nëse ju dalin disa probleme te vogla, por mundohuni t’i zgjidhni sa me shpejt.
    Gaforrja
    Do ndodhin ngjarje te jashtëzakonshme gjate kësaj dite ne jetën tuaj ne çift dhe do kaloni çaste fantastike pranë atij qe dashuroni. As vete nuk i kishit menduar se emocionet sot do ishin kaq te shumta. Beqaret do jene te paqarte edhe vete se çfarë njeriu kërkojnë ne krah dhe nuk do i shfrytëzojnë mundësitë qe do iu jepen. Te ardhurat menaxhojini me maturi dhe nuk do keni vështirësi.
    Luani
    Ju qe jeni ne një lidhje dhe mendoni t’i çoni gjerat me tej duhet te flisni hapur edhe për disa tema delikate sot. Po nuk e kaluat këtë faze është e kote qete bëni plane me tej sepse do ju prishen. Beqaret do kenë fat ne dashuri, mjafton qe vete te duan te përfitojnë sa me shume. Gjendja financiare do jete me e qëndrueshme se me pare. Do jeni te qete.
    Virgjeresha
    Ju dhe partneri juaj do jeni me afër se kurrë gjate kësaj dite dhe do bashkëpunoni se bashku për gjithçka. Marrëdhënia do jete e shkëlqyer. Beqaret do flirtojnë me një person i cili ne fakt e ka një lidhje. Kujdes sepse situata mund te elektrizohet shpejt. Para se te kryeni shpenzime duhet te mateni mire ne mënyrë qe gjendja te vazhdoje te mbetet sa me e qëndrueshme.
    Peshorja
    Do kuptoheni shume mire sot me atë qe keni ne krah dhe fatmirësisht nuk do keni as problemin me te vogël. Dashurohuni ashtu si ta ndjeni. Beqaret nuk duhet te bëjnë asgjë me ngulm sepse nuk kane për te arritur asgjë. Perspektivat financiare duket te jene te mira. Do dini mire sa te shpenzoni dhe si ta menaxhoni situatën qe gjerat te ecin si duhet.
    Akrepi
    Dite shume e qete dhe pozitive kjo e sotmja për te dashuruarit. Do merreni vesh me partnerin dhe do bëni te dy ato qe ndjeni. Beqaret duhet te tregohen te duruar edhe për pak kohe sepse as sot nuk kane për ta gjetur princin e tyre te kaltër. Financat do jene te favorizuara. Një mik i afërt do iu ndihmoje edhe me menaxhimin e tyre.
    Shigjetari
    Do kërkoni me tepër qetësi ne jetën tuaj ne çift sepse jeni te lodhur nga debatet dhe mosmarrëveshjet me njeri-tjetrin. Beqaret do vazhdojnë ende te besojnë tek dashuria me shikim te pare dhe nga pasditja gjithçka do iu ndryshoje. Me te vërtetë ata do e gjejnë princin e kaltër. Financat do mbeten te stabilizuara për aq kohe sa ju te shpenzoni me kujdes.
    Bricjapi
    Do jeni gjithë kohës me nerva gjate kësaj dite dhe mund te përballeni me debate goxha te forta ne çift. Asgjë nuk do shkoje sipas parashikimeve. Beqaret jo vetëm qe do kenë takime interesante, por mund te fillojnë edhe lidhje serioze. Financat do jene te mira, megjithatë mire do bëni qe te mos shpenzoni kuturu. Hiqni disa para mënjanë për te nesërmen.
    Ujori
    Te dashuruarit do kërkojnë nga partneri me shume ngrohtësi dhe përkëdhelje. Ka mundësi qe dëshirat t’iu plotësohen. Beqaret do ëndërrojnë me shume sesa duhet sot dhe a rrezik qe asgjë te mos iu shkoje si e kishin menduar. Mos kërkoni gjera te pamundura sepse jeta nuk është përrallë. Ne planin financiar mos u nxitoni te kryeni shpenzime kuturu pa reflektuar njëherë për gjendjen ne te cilën ndodheni.
    Peshqit
    Hëna do ndikoje shume pozitivisht sot ne jetën tuaj ne çift dhe do iu beje me liberale dhe me te hapur me partnerin. Disa nga ëndrrat me te bukura do iu realizohen. Beqaret do ndihen mire ashtu si janë dhe nuk do e kërkojnë me ngulm krijimin e një lidhjeje. Gjendja financiare nuk do jete ne periudhën me te favorshme. Po e tepruar mund te përballeni edhe me tronditje.

  • Horoskopi ditor për nesër, e Dielë 23 nëntor 2025

    Horoskopi ditor për nesër, e Dielë 23 nëntor 2025

    Dashi
    Do kaloni një dite te këndshme sot pranë atij qe dashuroni. Gjithçka do realizohet për mrekulli dhe do ju duket vetja si ne ëndërr. Beqaret do kenë mundësi plot për takime, mjafton qe ta hapin zemrën dhe te përfitojnë sa te mundin. Financat do jene te favorizuara. Gjithçka do iu realizohet si me magji dhe do ndiheni te qete kur te shpenzoni.
    Demi
    ka shume mundësi qe te mendoni për një ndarje sot ne jetën tuaj ne çift. Problemet dhe debatet kane qene kaq te mëdha saqë nuk mund te duroni dot me. Beqaret do kenë një dite te zakonshme dhe pa ndonjë takim impresionues. Sektori i financave do jete i animuar. Do e dini mire sa te shpenzoni ne mënyrë qe gjendja te vazhdoje te mbetet e mire. Disa te afërm do iu japin këshilla te vlefshme.
    Binjaket
    Dite shume elektrizuese kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Mund te keni shpesh përballje te forta me partnerin dhe do mendoni negativisht për te ardhmen. Beqaret do futen ne një faze te re te jetës sentimentale. Ndryshimet do jene rrënjësore. Financat nuk do jene ne gjendjen me te mire te mundshme megjithatë mire është te mos merrni asnjë para hua.
    Gaforrja
    Ndikimi i yjeve ne jetën tuaj ne çift do jete i kontrastuar gjate kësaj dite. Here do dashuroheni me pasion dhe here do debatoni ashpër me te. Beqaret do realizojnë takime premtuese te cilat dalëngadalë do ua ndryshojnë rrjedhën e jetës. Financat do jene te qëndrueshme. Ata qe do iu besojnë lotove mund te fitojnë edhe shuma goxha te majme. Gjithsesi kjo nuk duhet te behet rruge.
    Luani
    Dashuria për çiftet do lere goxha për te dëshiruar. Ne disa momente do keni debate aq te zjarrta saqë do mendoni menjëherë ndarjen përfundimtare. Beqaret duhet t’i marrin gjerat sa me shtruar dhe jo te nxitohen. Perspektivat financiare janë goxha te mira gjate kësaj dite. Do arrini te kryeni te gjitha shpenzimet e nevojshme dhe mund te blini edhe diçka luksoze.
    Virgjeresha
    Nuk do jeni aspak ne humor gjate kësaj dite për te duruar shakatë e atij qe keni ne krah dhe kjo mund te sjelle mosmarrëveshje te shumta. Beqaret do ndihen te izoluar dhe nuk do mundin dot te kenë njohje te reja. Ne planin financiar do merreni seriozisht me menaxhimin e te ardhurave dhe do e përmirësoni shume shpejt gjendjen.
    Peshorja
    Dite shume problematike kjo e sotmja për te dashuruarit. Do keni debate te ashpra te cilat mund te çojnë ne një gjendja tejet te trazuar. Kujdes! Beqaret ende nuk do ndihen gati te fillojnë një lidhje edhe pse nuk do iu mungojnë mundësitë. Buxhetin menaxhoheni me kujdes dhe maturi nëse doni qe situata te mbetet sa me e qëndrueshme.
    Akrepi
    Dite mjaft e qëndrueshme kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Do kuptoheni me se miri me partnerin dhe nuk do keni asnjë përballje te forte me te. Beqaret do jene te turpshëm dhe nuk do përfitojnë nga ftesat qe do ju bëhen. Nëse nuk duan te mbeten përgjithmonë vetëm duhet te ndryshojnë sjellje. Gjendja financiare do vije duke u përmirësuar.
    Shigjetari
    Do kaloni çaste vërtet te lumtura sot pranë atij qe dashuroni dhe nuk do preferoni te ndaheni për asnjë sekonde. Beqaret do kalojnë një dite me te këndshme se me pare duke qene se do realizojnë edhe disa takime te papritura. Financat do jene mjaft delikate. Jo vetëm qe nuk duhet te jepni hua, por edhe shpenzimet e zakonshme duhet t’i kryeni me kujdes.
    Bricjapi
    Do merrni bekimin e yjeve gjate kësaj dite juve qe jeni ne një lidhje dhe gjithçka do ju shkoje si e kishit ëndërruar. Shfrytëzojeni çdo sekonde. Beqaret do e çojnë me tej një njohje qe kane pasur se fundmi dhe do e ndryshojnë statusin. Për financat duhet te përkujdeseni me tepër sepse po bëtë ndonjë gabim te vogël gjendja mund t’iu dale tërësish jashtë kontrollit.
    Ujori
    Do ndiheni shume te sigurte gjate kësaj dite ne jetën tuaj ne çift dhe do bëni gjithçka qe ta kënaqni veten dhe atë qe keni ne krah. Emocionet dhe kënaqësitë do jene te pafundme. Beqaret do joshin dhe do joshin persona te shumte. Vetëm ne fund te ditës do e gjejnë atë me te përshtatshmin. Financat do jene me te mira, kështu qe do keni mundësi te kryeni ndonjë shpenzim me tepër.
    Peshqit
    Do bëni projekte afatgjata sot juve qe jeni ne një lidhje. Do ndiheni mire dhe te sigurte pranë atij qe dashuroni. Beqaret do e lënë te pamundur edhe sot ta bëjnë për vete personin qe kane kohe qe e pëlqejnë. Kjo do i trishtoje pa mase, por miqtë kurrsesi nuk do i lënë te bien ne pesimizëm. Te ardhurat do vijnë duke u përmirësuar dalëngadalë.

  • 22 Nëntor/ Parashikimi i horoskopit, ja çfarë kanë rezervuar yjet

    22 Nëntor/ Parashikimi i horoskopit, ja çfarë kanë rezervuar yjet

    Dashi
    Jeni ne një lidhje qe prej shume kohesh? Sot do futeni ne një etape te re dhe akoma me te bukur se me pare. Do ndiheni vërtet mire. Nëse jeni beqare duhet te tregoheni me te disponueshem ndaj ftesave qe do iu bëhen ne mënyrë qe te njihni sa me shume persona. Ne planin financiar do iu mungoje realizmi dhe mund te bëni goxha gabime.
    Demi
    Sipas te gjitha gjasave jeta ne çift do ece ne drejtimin e duhur. Do merreni vesh mire me atë qe keni ne krah dhe do mendoni si te ndërtoni një te ardhme te qëndrueshme. Beqaret do kenë dashuri me shikim te pare dhe do e ndryshojnë tërësisht jetën. Me financat tregohuni sa me te matur dhe te kujdesshëm qe te mos keni vështirësi as me vone.
    Binjaket
    Te dashuruarit do kalojnë një dite shume te qete dhe pa asgjë te rëndësishme. Beqaret do ndihen me fat duke qene se yjet do iu krijojnë mundësinë e takimeve mbresëlënëse. Shfrytëzojini sa me shume qe te mundeni. Para se te merrni vendime ne planin financiar duhet t’i bëni mire e mire llogarite sot, përndryshe mund te keni probleme serioze.
    Gaforrja
    Ndikimi i planetëve ne jetën tuaj ne çift do jete shume i madh sot. Ata do iu ndihmojnë te gjeni rrugën e komunikimit dhe bashkëpunimit. Beqaret do e dashurojnë pavarësinë qe kane dhe nuk do ndihen ende gatite fillojnë një lidhje. Mundësitë ne fakt nuk do mungojnë. Sektori i financave do jete shume i turbullt. Duhet shume kujdes me çdo lloj shpenzimi.
    Luani
    Pritet qe jeta sentimentale e beqareve te jete mjaft harmonike sot. Secili do mendoje te beje surpriza dhe ta beje tjetrin te ndihet sa me mire. Beqaret do jene te vetmuar edhe këtë dite dhe kjo sepse do i shfrytëzojnë mundësitë qe do iu jepen për te dale. Financat do jene gjithë kohës te ekuilibruara. Do keni mundësi te kryeni te gjitha shpenzimet e nevojshme.
    Virgjeresha
    Marrëdhënia ne çift do jete eksplozive gjate kësaj dite. Do keni debate te forta me partnerin dhe asnjeri prej jush nuk do hape rruge. Beqaret do ndihen me afër se kurrë me një mik te vjetër. Shprehini me mënyrën tuaj ato qe ndjeni. Me financat nuk do i keni punët shume mire. Tregohuni te kujdesshëm me çdo shpenzim sepse gjendja mund te arrije katastrofën.
    Peshorja
    Dite goxha e ndërlikuar kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Do ju kujtohen disa probleme qe keni pasur ne te shkuarën dhe do mërziteni tej mase. Ne fakt partneri ka ndryshuar. Për beqaret çështjet e zemrës do marrin një drejtim pozitiv. Me paratë do i keni punët mire dhe do dini si t’i menaxhoni si duhet ato. Nuk do keni për çfarë te shqetësoheni.
    Akrepi
    Do merreni vesh me se miri sot me atë qe keni ne krah dhe do i sqaroni menjëherë mosmarrëveshjet e vogla qe keni pasur. Beqaret duhet te tregohen me te arsyeshëm dhe jo te joshin cilindo qe do iu dale para. Financat do vijnë duke u përmirësuar. Do i arrini objektivat qe i kishit vene vetes dhe do kryeni edhe disa transaksione.
    Shigjetari
    Planetët do ju ndihmojnë te vendosni qëndrueshmërinë sot ne jetën ne çift. Do kaloni çaste fantastike pranë atij qe dashuroni. Beqaret me mire ta lënë veten te lire sesa te bëjnë çmenduri te cilat as nuk do ju shpërblehen. Për financat mos u qani. Gjendja nuk do jete e shkëlqyer, por te ardhurat do ju dalin aq sa për te kryer shpenzimet e nevojshme.
    Bricjapi
    Dite e zjarrte dhe emocionuese kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Do ndiheni me se miri pranë personit qe dashuroni dhe do kërkoni te mos ndaheni asnjë çast. Beqaret do kujdesen për çdo detaj ne mënyrë qe te krijojnë një lidhje me personin qe pëlqejnë. Financat nuk do jene aspak te mira. Shpenzimet qe do kryeni do jene te pafundme kështu qe bëni kujdes.
    Ujori
    Do ketë shume debate dhe mosmarrëveshje gjate kësaj dite ne jetën tuaj ne çift dhe nuk do merreni aspak vesh me partnerin. Atmosfera do jete shume delikate. Beqaret nuk do jene ne humorin e duhur për te hedhur hapa ne jetën sentimentale. Duhet ende kohe për te reflektuar. Për financat nuk do shqetësoheni aspak. Gjendja do jete edhe me e mire nga sa pritej.
    Peshqit
    Lëreni veten sa me te lire sot dhe bëni atë qe ndjeni ne lidhjen tuaj. Askush nuk do mund t’iu gjykoje apo t’iu kritikoje. Beqaret duhet t’i besojnë intuitës se pare e cila nuk ka për t’i zhgënjyer. Merkuri do jete si thike me dy prese ne planin financiar. Beni kujdes me shpenzimet e tejskajshme sepse mund te mbeteni ne një gjendje te vështirë.

  • ‘Duhet të kishte bërë një marrëveshje një vit më parë’/Plani i SHBA-së për Ukrainën, Trump: Zelensky ta miratojë, përndryshe të vazhdojë luftën

    ‘Duhet të kishte bërë një marrëveshje një vit më parë’/Plani i SHBA-së për Ukrainën, Trump: Zelensky ta miratojë, përndryshe të vazhdojë luftën

    Donald Trump u pyet në lidhje me planin e paqes të propozuar nga SHBA-të në Kiev për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë pas takimit të tij me kryetarin e zgjedhur të bashkisë së Nju Jorkut, Zohrab Mammani.

    Një gazetar e pyeti nëse kishte folur me Volodymyr Zelensky-n për planin me 28 pika, dhe Trump u përgjigj: “Ne kemi një plan. Është e tmerrshme ajo që po ndodh [domethënë lufta]. Është një luftë që nuk duhej të kishte ndodhur kurrë.”
    “Ne besojmë se kemi një mënyrë për të bërë paqe. Ai duhet ta miratojë atë,” tha ai.
    Në një pyetje tjetër në lidhje me kritikat ndaj planit, Trump u përgjigj: “Do të thuash që Zelensky-t nuk i pëlqen? Atij duhet t’i pëlqejë, dhe nëse nuk i pëlqen, mendoj se atëherë ata duhet të vazhdojnë të luftojnë.”
    Ai shtoi se “[Zelensky] duhet të kishte bërë një marrëveshje një vit më parë, dy vjet më parë,” shtoi Trump.
    Por Trump tha për presidentin ukrainas se “në këtë moment, ai do të duhet të pranojë diçka. Ju kujtohet në Zyrën Ovale, pak kohë më parë, i thashë, ‘Nuk i keni dokumentet’. “E trashëgova këtë luftë. Mendova se ai duhet të kishte bërë një marrëveshje një vit më parë, dy vjet më parë”, përfundoi ai.

    Top Channel

  • Horoskopi ditor për nesër, e Shtunë 22 nëntor 2025

    Horoskopi ditor për nesër, e Shtunë 22 nëntor 2025

    Dashi
    Jeni ne një lidhje qe prej shume kohesh? Sot do futeni ne një etape te re dhe akoma me te bukur se me pare. Do ndiheni vërtet mire. Nëse jeni beqare duhet te tregoheni me te disponueshem ndaj ftesave qe do iu bëhen ne mënyrë qe te njihni sa me shume persona. Ne planin financiar do iu mungoje realizmi dhe mund te bëni goxha gabime.
    Demi
    Sipas te gjitha gjasave jeta ne çift do ece ne drejtimin e duhur. Do merreni vesh mire me atë qe keni ne krah dhe do mendoni si te ndërtoni një te ardhme te qëndrueshme. Beqaret do kenë dashuri me shikim te pare dhe do e ndryshojnë tërësisht jetën. Me financat tregohuni sa me te matur dhe te kujdesshëm qe te mos keni vështirësi as me vone.
    Binjaket
    Te dashuruarit do kalojnë një dite shume te qete dhe pa asgjë te rëndësishme. Beqaret do ndihen me fat duke qene se yjet do iu krijojnë mundësinë e takimeve mbresëlënëse. Shfrytëzojini sa me shume qe te mundeni. Para se te merrni vendime ne planin financiar duhet t’i bëni mire e mire llogarite sot, përndryshe mund te keni probleme serioze.
    Gaforrja
    Ndikimi i planetëve ne jetën tuaj ne çift do jete shume i madh sot. Ata do iu ndihmojnë te gjeni rrugën e komunikimit dhe bashkëpunimit. Beqaret do e dashurojnë pavarësinë qe kane dhe nuk do ndihen ende gatite fillojnë një lidhje. Mundësitë ne fakt nuk do mungojnë. Sektori i financave do jete shume i turbullt. Duhet shume kujdes me çdo lloj shpenzimi.
    Luani
    Pritet qe jeta sentimentale e beqareve te jete mjaft harmonike sot. Secili do mendoje te beje surpriza dhe ta beje tjetrin te ndihet sa me mire. Beqaret do jene te vetmuar edhe këtë dite dhe kjo sepse do i shfrytëzojnë mundësitë qe do iu jepen për te dale. Financat do jene gjithë kohës te ekuilibruara. Do keni mundësi te kryeni te gjitha shpenzimet e nevojshme.
    Virgjeresha
    Marrëdhënia ne çift do jete eksplozive gjate kësaj dite. Do keni debate te forta me partnerin dhe asnjeri prej jush nuk do hape rruge. Beqaret do ndihen me afër se kurrë me një mik te vjetër. Shprehini me mënyrën tuaj ato qe ndjeni. Me financat nuk do i keni punët shume mire. Tregohuni te kujdesshëm me çdo shpenzim sepse gjendja mund te arrije katastrofën.
    Peshorja
    Dite goxha e ndërlikuar kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Do ju kujtohen disa probleme qe keni pasur ne te shkuarën dhe do mërziteni tej mase. Ne fakt partneri ka ndryshuar. Për beqaret çështjet e zemrës do marrin një drejtim pozitiv. Me paratë do i keni punët mire dhe do dini si t’i menaxhoni si duhet ato. Nuk do keni për çfarë te shqetësoheni.
    Akrepi
    Do merreni vesh me se miri sot me atë qe keni ne krah dhe do i sqaroni menjëherë mosmarrëveshjet e vogla qe keni pasur. Beqaret duhet te tregohen me te arsyeshëm dhe jo te joshin cilindo qe do iu dale para. Financat do vijnë duke u përmirësuar. Do i arrini objektivat qe i kishit vene vetes dhe do kryeni edhe disa transaksione.
    Shigjetari
    Planetët do ju ndihmojnë te vendosni qëndrueshmërinë sot ne jetën ne çift. Do kaloni çaste fantastike pranë atij qe dashuroni. Beqaret me mire ta lënë veten te lire sesa te bëjnë çmenduri te cilat as nuk do ju shpërblehen. Për financat mos u qani. Gjendja nuk do jete e shkëlqyer, por te ardhurat do ju dalin aq sa për te kryer shpenzimet e nevojshme.
    Bricjapi
    Dite e zjarrte dhe emocionuese kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Do ndiheni me se miri pranë personit qe dashuroni dhe do kërkoni te mos ndaheni asnjë çast. Beqaret do kujdesen për çdo detaj ne mënyrë qe te krijojnë një lidhje me personin qe pëlqejnë. Financat nuk do jene aspak te mira. Shpenzimet qe do kryeni do jene te pafundme kështu qe bëni kujdes.
    Ujori
    Do ketë shume debate dhe mosmarrëveshje gjate kësaj dite ne jetën tuaj ne çift dhe nuk do merreni aspak vesh me partnerin. Atmosfera do jete shume delikate. Beqaret nuk do jene ne humorin e duhur për te hedhur hapa ne jetën sentimentale. Duhet ende kohe për te reflektuar. Për financat nuk do shqetësoheni aspak. Gjendja do jete edhe me e mire nga sa pritej.
    Peshqit
    Lëreni veten sa me te lire sot dhe bëni atë qe ndjeni ne lidhjen tuaj. Askush nuk do mund t’iu gjykoje apo t’iu kritikoje. Beqaret duhet t’i besojnë intuitës se pare e cila nuk ka për t’i zhgënjyer. Merkuri do jete si thike me dy prese ne planin financiar. Beni kujdes me shpenzimet e tejskajshme sepse mund te mbeteni ne një gjendje te vështirë.

  • Në lidhje me një biznesmen? Egli Tako i drejtohet gjykatës

    Në lidhje me një biznesmen? Egli Tako i drejtohet gjykatës

    Showbiz E Enjte, 20 Nëntor 2025 16:32
    Egli Tako njofton se ”Shihemi në gjyq”. Ajo ka reaguar ashpër pas lajmeve dhe thashethemeve që qarkulluan me shpejtësi gjatë ditës së sotme, duke e lidhur atë në një romancë me biznesmenin e njohur, Endri Topalli. Ky postim u pa si një paralajmërim i qartë ndaj mediave apo burimeve që shpërndanë lajme të paverifikuara rreth jetës së saj private.

     

  • Kina mirëpret pezullimin e urdhrit administrativ nga Holanda në lidhje me Nexperia

    Kina mirëpret pezullimin e urdhrit administrativ nga Holanda në lidhje me Nexperia

    Ministria e Tregtisë e Kinës tha të mërkurën se vendi mirëpret veprimin e qeverisë holandeze, për të pezulluar urdhrin e saj administrativ, në lidhje me prodhuesin e gjysmëpërçuesve Nexperia, një degë jashtë shtetit e kompanisë kineze Wingtech.
    Ky është “një hap i parë në drejtimin e duhur drejt një zgjidhjeje të duhur të çështjes”, tha një zëdhënës i ministrisë.
    Zyrtarët qeveritarë të të dy vendeve zhvilluan dy raunde konsultimesh në Pekin në lidhje me çështjen Nexperia, të martën dhe të mërkurën, gjatë të cilave pala holandeze ofroi të pezullonte urdhrin administrativ, të lëshuar sipas “Aktit të Disponueshmërisë së Mallrave”, sipas ministrisë.
    Megjithatë, pezullimi nuk arrin të revokojë urdhrin administrativ, një veprim që do të adresonte shkakun rrënjësor të turbulencës dhe kaosit në zinxhirët industrialë dhe të furnizimit global të gjysmëpërçuesve, vuri në dukje zëdhënësi .
    Të dyja palët kanë rënë dakord të eliminojnë ndërhyrjen administrative dhe të mbështesin ndërmarrjet në zgjidhjen e mosmarrëveshjeve të brendshme, përmes konsultimeve në përputhje me ligjin, gjë që jo vetëm do të mbrojë të drejtat legjitime të investitorëve, por edhe do të krijojë kushte më të mira për rivendosjen e sigurisë dhe stabilitetit të industrisë globale të gjysmëpërçuesve, sipas zëdhënësit.