Drejtori i Ujësjellësit në Elbasan, Luan Tabaku, paraqitet në SPAK. Paraqitja në SPAK vjen pas kontrolleve në banesë nga agjentët e BKH pasi dyshohet për lidhje me bandën e Suel Çelës.
Burime bëjnë me dije se njerëz pranë Suel Çelës kanë përfituar tendera publikë nga shoqëria e Ujësjellësit Elbasan, e cila drejtohet nga Tabaku.
Tag: lidhje
-

Dyshohet për lidhje me Suel Çelën, paraqitet në SPAK drejtori i Ujësjellësit Elbasan (Emri)
-

“Shqipëria 2030”/ Rama për Hekurudhën “Kuq e Zi”: Nuk ka lidhje me zgjedhjet por…
Kryeministri Edi Rama foli për hekurudhën “Kuq e Zi”, projekti ky, i cili do të lidhë Durrësin me Prishtinën. Ai theksoi se ky projekt nuk ka lidhje me zgjedhjet, por me vizionin e “Shqipërisë 2030”.
“Ky projekt është prezantuar në çdo fazë të tij, madje edhe në një mbledhje të përbashkëta të dy qeverive, kur ishte në nivelin e projekt-idesë. Pra, nuk ka lidhje me zgjedhje, por me fazën e re kur konsulentët austriakë kanë përcaktuar opsionin e kalimit nga Shkodra përmes Gjakovës në Prishtinë si më të mirin. Prandaj, ekipi ynë i përbashkët e ka parë të udhës ta bëjë me dije e edhe mbylljen e kësaj faze, sepse jeta vazhdon.
E dyta, se sa do të kushtojë , këtë do ta nxjerrë projekti i detajuar, i cili përsëri do të bëhet nga një ekspertizë ndërkombëtare e nivelit të lartë dhe do të aprovohet nga Fondi Evropian i Investimeve të Ballkanit Perëndimor. Por një gjë është e sigurt, që pa lekë, hekurudha nuk bëhet dot. A do mbarojë apo s’do mbarojnë këtë projekt, këtë fatmirësisht nuk e kanë në dorë ata që vetëm shajnë dhe tallen nga kafenetë e Tiranës dhe Prishtinë, por e kanë në dorë ata që punojnë në llogoren e të ardhmes. Këto hekurudhat nisin me radhë, por jo më vonë se 2030″, tha ai. -

Financat mund të kalojnë në një fazë të trazuar/ Parashikimi i horoskopit për ditën e sotme
Dashi
Sot do e nisni ditën me shumë frikë, por në fakt gjërat kanë për t’iu ecur për mrekulli. Nëse jeni në një lidhje, jeta juaj sentimentale do jetë vërtet e veçantë dhe e mbushur me emocion. Çdo çast do jetë i bukur dhe emocionues pafund. Ju beqarët do ndiheni gati për të hedhur hapa gjigande. Për fatin e mirë planetët do jenë në anën tuaj dhe do iu afrojnë personat e duhur. Në punë, periudha e stresuar dhe më shumë peripeci, ka për të marrë fund njëherë e mirë. Nuk do jeni më të dëshpëruar dhe do i shihni gjërat me optimizëm. Financat nuk do jenë të këqija megjithatë nëse tregoheni pak më të kursyer sot do keni më tepër përfitime nesër.
Demi
Edhe pse jeta juaj do ece për së mbari sot mirë është të tregoheni disi të matur në situata të veçanta e sidomos nëse keni për të firmosur dokumente. Për ju të dashuruarit jeta sentimentale do jetë e këndshme. Përfitoni për të programuar edhe ndonjë udhëtim romantik, i cili do ju afrojë dhe do ju bëjë më mirë. Nëse jeni beqarë ka rrezik të kaloni një ditë të trazuar dhe nuk do keni as kohë të mendoni për dashurinë. Në punë, njohja e gjuhëve të huaja do iu vlejë tej mase. Ja që gjithë mundi i shpenzuar nuk do ikë kot. Financat do fillojnë të normalizohen disi. Mendoni të mblidhni para për të siguruar të ardhmen dhe jo të shpenzoni për gjëra qejfi.
Binjakët
Mirë është që sot të qartësoni gjërat në çdo fushë sepse po i latë pas dorë situata mund të ndërlikohet. Nëse jeni në një lidhje dhe keni dyshime për partnerin tuaj është koha e duhur për të folur hapur me të e për të zgjidhur gjithçka. Nëse nuk do jeni të qetë nuk do mund të dashuroheni ashtu si e ndieni kështu që mos u vononi t’i zgjidhni problemet. Ju beqarët do keni një ditë me fat dhe do e gjeni dashurinë e madhe. Në punë do jeni mjaft të ndërgjegjshëm dhe atje ku e keni gabim do e pranoni. Do jeni të përulur dhe do preferoni të bëni atë që është më e mira. Në planin financiar do mbizotërojë gjatë gjithë kohës ekuilibri dhe nuk do keni për çfarë të ankoheni.
Gaforrja
Nëse ju ka ardhur në majë të hundës pasiviteti i jetës suaj, sot mundohuni të bëni diçka ndryshe. Nëse keni një lidhje dhe kohët e fundit marrëdhënia juaj në çift është ftohur disi, ka ardhur momenti për të ndrequr gjithçka. Gjeni mënyrat e duhura për të kërkuar falje nëse keni gabuar dhe mendoni për ndonjë surprizë të këndshme. Nëse jeni beqarë do realizoni takime shumë interesante edhe pse nuk mund të filloni lidhje serioze. Në punë do jetë e vështirë arritja e objektivave, megjithatë nuk duhet ta shihni si diçka të pamundur. Financat do kenë goxha përmirësime për shkak të arritjeve profesionale.
Luani
Gjatë kësaj dite do keni dëshirë të lini çdo gjë dhe të bëni atë që keni dëshirë. Epo për njëherë të vetme mund t’i lejoni vetes edhe ndonjë çmenduri. Ju të dashuruarit do keni të njëjtat mendime me partnerin tuaj dhe do jeni gati të provoni eksperienca të reja. E rëndësishme është që do qëndroni më tepër bashkë dhe do përjetoni më tepër emocione. Ju beqarët do keni një ditë monotone dhe pa ndonjë takim mbresëlënës. Në punë kolegët do iu ndihmojnë të përfundoni me sukses një detyrë që iu është dhënë. Falënderojeni dhe ndihmojeni edhe ju atë. Sektori i financave do konsolidohet më shumë nga sa e kishit menduar. Shfrytëzojeni rastin për të shlyer borxhet ose për të bërë investime të mira.
Virgjëresha
Gjatë kësaj dite nuk do qëndroni në një vend dhe duke nxituar shumë mund të bëni edhe disa gabime. Për ju të dashuruarit dita do jetë e mbushur me të papritura dhe me debate të njëpasnjëshme. Në shumë momente do ndiheni keq dhe do kërkoni ndihmë nga miqtë. Ju beqarët do arrini ta bëni për vete atë që pëlqeni, por në fakt shumë shpejt keni për t’u zhgënjyer. Në punë do jeni shumë të ngarkuar dhe do ju duket sikur mezi do merrni frymë. Mos e lëshoni veten menjëherë sepse thjesht sa do gëzoni të tjerët. Financat nuk do jenë aspak të mira kështu që shmangni çdo investim sepse mund të ngeleni me xhepat bosh.
Peshorja
Saturni rekomandon me shume maturi dhe durim sot në mënyrë që të mos ju lindin probleme. Nëse keni një lidhje bëni kujdes me autoritetin e tepruar sepse kjo gjë mund të sjellë probleme serioze në çift. Askush nuk është perfekt dhe kushdo mund të gaboje ndonjëherë. Nëse jeni beqarë do filloni të bëni plane serioze menjëherë pasi të takoni dikë në orët e mesditës. Në punë do jeni të frymëzuar dhe plot ide interesante. Do i kaloni edhe pengesat që dikur iu janë dukur të tmerrshme. Në planin financiar do jeni ambiciozë dhe të vendosur ta përmirësoni situatën. Gjendja mund të përmirësohet.
Akrepi
Dielli do mundohet t’iu mbajë me këmbë në tokë gjatë kësaj dite, por jo çdo gjë do jetë në dorën e tij. Ju të dashuruarit do jeni shumë impulsivë gjatë kësaj dite dhe ka rrezik që në disa momente të bëni gabime të pafalshme. Ju beqarët duhet të siguroheni mirë para se të filloni një lidhje sepse vetëm ashtu nuk do lëndoheni e nuk do vuani. Në punë do iu jepen përgjegjësi të reja të cilat fillimisht do ju trembin. Tregohuni profesionistë dhe nga ana tjetër mos e humbisni besimin tek vetja. Sektori i financave do jetë i qëndrueshëm. Mund të bëni edhe investime më të mëdha dhe gjendja ka për të mbetur e kënaqshme.
Shigjetari
Gjatë kësaj dite do jeni shumë më të organizuar dhe do dini të përshtateni me gjithçka. Për ju të dashuruarit planetët do kujdesen gjatë gjithë kohës dhe do e bëjnë çdo çast të adhurueshëm. Partneri do ju surprizojë dhe do ju bëjë shpesh të ndiheni si mbi re. Ju beqarët do jeni me shumë fat dhe do hidhni hapat e duhura. Në punë do keni stilin tuaj të të bërit të gjërave dhe ato do ju çojnë në rrugën e duhur. Mos dëgjoni aspak çfarë thonë të tjerët. Financat do jenë goxha më të mira se më parë, megjithatë nëse tregoheni ende të kujdesshëm dhe mendoni edhe për të ardhmen gjërat do jenë në favorin tuaj.
Bricjapi
Kureshtja juaj e madhe mundet të sjellë edhe ndonjë problem sot. Gjithsesi gjërat do normalizohen shpejt. Për ju të dashuruarit dita ka për të qenë e nxehtë. Do dashuroheni si të çmendur me partnerin tuaj dhe do ndiheni vërtet si në një botë tjetër. Ju beqarët nuk do keni aspak kohë të mendoni për dashurinë kështu që do mbeteni me të njëjtin status. Në punë do jeni shumë të motivuar dhe do ndërmerrni iniciativa të guximshme. Nuk do humbisni kohë kot, por do ndiqni planet në mënyrë strikte. Në planin financiar do merrni vendimet e duhura dhe gjendja do ketë goxha përmirësime. Do mund të hiqni edhe para mënjanë.
Ujori
Nëse doni që gjërat t’iu ecin sa më mirë gjatë kësaj dite duhet të provoni diçka të re dhe të mos e lejoni rutinën të mbizotërojë. Nëse keni një lidhje, marrëdhënia juaj me partnerin nuk do jetë shumë e ngrohtë. Në disa momente mund të keni edhe debate për gjëra elementare të cilat nuk do ju lënë të qetë. Ju beqarët më në fund do viheni në lëvizje dhe do i shprehni ndjenjat. Ka mundësi që jeta juaj të ndryshojë përgjithmonë. Në punë do vendoseni përfundimisht në një pozicion të ri që do ju pëlqejë më shumë se ai që kishit më parë. Shumë gjëra do ndryshojnë pozitivisht për ju. Financat do jenë goxha delikate kështu që për të shmangur problemet serioze më mirë ulni çdo shpenzim.
Peshqit
Gjatë kësaj dite do keni shumë pakënaqësi dhe gjërat nuk kanë për t’iu ecur aspak siç keni dashur. Nëse keni një lidhje, jeta juaj sentimentale do jetë shumë e trazuar dhe problematike. Do konfliktoheni edhe për gjërat më elementare me atë që keni në krah dhe nuk do i pranoni në asnjë moment gabimet. Ju beqarët do jeni aventurierë dhe do preferoni vetëm lidhje kalimtare. Në punë do keni ndryshime rrënjësore. Edhe pse vështirësitë nuk do mungojnë ju gjithsesi do arrini të konkretizoni disa plane. Me financat duhet të jeni shumë të kujdesshëm pasi nëse gaboni situata mund t’iu dalë tërësisht jashtë kontrollit. -

”Kam qenë i dashuruar”, përplasje e fortë mes Danjës dhe G Banit: Mbylle gojën ti! Skuth
Showbiz E Martë, 15 Prill 2025 21:47
Me tensione ka qenë përballja e Danjës me G Banin këtë mbrëmje në Fan Club. Danja tha se G Bani ka pasur një sjelle agresive ndaj saj në lojë, dhe kjo ka bërë që këngëtari të reagonte ashpër. Në debat u përfshi edhe Aldo, të cilit G Bani i tha se nuk ka punë që të flasë për këtë temë.
G Bani: Unë nuk kam qenë agresiv në lojë me Danjën, kam qenë i dashuruar. Ndjenjat nuk vijnë dhe ikin, nuk më tërheq diçka në personalitetin e Danjës sepse kur dola dhe pashë sesi ishte sjellë ndaj meje, mu duk shumë denigruese sjellja e saj ndaj mejeDanja: Sido të jetë tensioni i një partneri…
G Bani-Aldos: Mbylle gojën! Ç’a lidhje ke ti me atë? Se je ai skuthi që më akuzojë për ndjenjat e mia ndaj saj, dhe pastaj the që ke vete ndjenja për Danjën. Ti s’ke lidhje
Aldo: Qetësohu.
G Bani: Ti s’ke lidhje po futesh kot. Danja të flasë për veten e saj, ky nuk ka punë.
Danja: Të lutem, ose qetësohesh, djalë i dashur për këto mesazhe, këtë tension mund të interpretohej si agresivitet. Fjalinë do ma lesh ta mbaroj, more vesh!
-

“Arrestimet para zgjedhjeve, SPAK pezullon masat”, Karamuço: Kontrolli i BKH s’ka lidhje me Veliajn
Eksperti i kriminalistikës Ervin Karamuço i ftuar në ‘Real Story’ tha se në SPAK ka një frenim që mund të ketë ardhur edhe nga sinjale ndërkombëtare për të mos prishur atmosferën zgjedhore. Sipas tij, kontrollet e BKH nuk kanë lidhje me Veliajn dhe se mbetet për tu verifikuar se cili është pronari i banesës.
“Mund të kemi që edhe persona që janë në paraburgim mund të marrin mandat dhe duhet të lirohen nga paraburgimi.
SPAK ka dhe një frenim, si duket edhe sinjalet nga ndërkombëtarët që nuk duhet të prishet atmosfera zgjedhore se mund të ketë masa edhe ndaj drejtuesve të qarqeve qoftë të majtë apo të djathtë. Kontrolli i BKH dje nuk ka të bëjë drejtpërdrejtë me cështjen Veliaj, gazetarët kanë folur për një shtëpi tjetër ngjitur me Veliajn, kanë nxjerrë emrin e një aktori por mbetet për tu konfirmuar nga SPAK se ku kanë shkuar.
Kemi marrë vesh që diskutohet m,bi identitetin e pronarit të kësaj banese dhe mund ta shohësh nga orenditë etj. Në cështjen e kompleksit Partizani ka një tendencë për shtyrje pas zgjedhjeve, ka dhe një nxitje politike, që gjatë fushatës mos të shkojë në gjyq”, tha ai. -

Vrasja e Erjon Pelivanit në Greqi, nëna e 33-vjeçarit: Djali s’kishte lidhje me vajzën, ajo sajoi të gjitha mesazhet
Ka kaluar një vit nga vrasja e Erion Pelivanit në Greqi nga kunati i tij, Fatmir Tarellari, pasi kishte dyshime se kishte abuzuar seksualisht me vajzën e tij që prej moshës 9 vjeçare.
Por hetimet e fundit kanë zbuluar se gjithçka në këtë ngjarje ishte e sajuar nga vajza 19-vjeçare, e cila më në fund ka pranuar para autoriteteve se ka falsifikuar mesazhet që implikonin viktimën.
Në një lidhje telefonike për emisionin “Me Zemër të Hapur” në News24″, nëna e 33-vjeçarit ka treguar disa detaje të reja.
Në një rrëfim të dhimbshëm dhe tronditës, nëna , tha se familja po përjeton një dramë të dyfishtë humbjen e të birit dhe zbulimin e të vërtetës së vonuar, që sipas saj, e nxjerr djalin të pafajshëm.
“Ne në këtë situatë nuk po ndihemi mirë, sepse jemi prindër,” tha ajo, ‘por jemi të qetë sepse drejtësia, më në fund, po vihet në vend. Djali im nuk kishte asnjë lidhje me vajzën. Të gjitha mesazhet që ajo paraqiti dolën të ishin të sajuara. Nuk kishte asnjë provë që e implikonte Erjonin” tha ajo
E ëma e viktimës theksoi se çdo gjë që 19-vjeçarja kishte deklaruar, ishte ndërtuar mbi gënjeshtra dhe se viktima u përdor për një histori të paqenë. Sipas saj, hetimet nuk kanë gjetur asnjë provë për abuzim, madje as për pretendimet se ngjarja kishte ndodhur kur ajo ishte në moshën 9-vjeçare.
“Të gjithë telefonat janë në polici. Nuk ka asnjë provë. Vajza komunikonte me persona të tjerë dhe për fajet e saj, ia hodhi djalit tim.” tha ajo
Nëna tregon me trishtim dhe zemërim se vrasësi, kunati i djalit të saj, e kishte thirrur në një vend të izoluar me pretendimin se i ishte prishur makina, dhe se Erjoni, ndonëse në marrëdhënie të ftohta me të, kishte pranuar të shkonte për ndihmë.
“I thanë që Fatmiri ishte tek fabrika e çimentos dhe kërkonte ndihmë. Ne e shtymë që të shkonte, edhe pse nuk flisnin më. Ai shkoi, por aty e priste vdekja. Fatmiri e masakroi djalin tim në fytyrë.”
E prekur thellë, ajo kujton me lot në sy se as nuk iu lejua të shihte trupin e të birit, dhe për herë të parë e pa vetëm një foto gjatë seancës gjyqësore:
“Në gjykatë pashë fotografinë e tij. E kishte bërë copë. Nuk do ta harroj kurrë.” përfundoi nëna e 33-vjeçarit. -

Shenjat e horoskopit me më shumë dhe me më pak fat këtë javë
Kjo javë është një ndër më ndriçueset e pranverës, ku lidhje të fuqishme planetare si bashkimi i Mërkurit me Neptunin dhe hyrja e Marsit në shenja të reja sjellin kthesa pozitive në jetën emocionale, sociale dhe krijuese të shumë shenjave.
Ndërsa disa do përjetojnë një ngritje të ndjeshme në dashuri, projekte dhe vetëbesim, të tjerët duhet të lundrojnë me kujdes mes ndjeshmërisë, pritshmërive dhe realitetit.
Ja cilat janë 3 shenjat më me fat dhe 3 që duhet të jenë më të kujdesshme:
3 shenjat më me fat të javës (14–20 Prill 2025):
Dashi
Energjia, kreativiteti dhe magnetizmi janë në kulm. Marsi dhe Neptuni ju japin frymëzim dhe pasion – një javë e artë për dashurinë dhe projektet personale.
Luani
Me Marsin që hyn në shenjën tuaj, vetëbesimi dhe guximi ngrihen në qiell. Çdo hap që hidhni këtë javë ka potencial të bëhet realitet – koha për të kërkuar atë që meritoni.
Peshorja
Dashuria dhe ndjenjat e thella janë në qendër. Një lidhje shpirtërore me partnerin ose një ndjenjë e re që lind nga miqësia mund të ndryshojë rrjedhën tuaj emocionale.
3 shenjat që duhet të jenë më të kujdesshme këtë javë:
Virgjëresha
Ndërsa intuita është e fortë, është e lehtë të humbasësh në mendime apo iluzione financiare. Mos veproni me ngut – mendoni dy herë para çdo angazhimi të madh.
Bricjapi
Lidhjet familjare sjellin emocione të thella, por edhe ndjeshmëri. Kujdes nga keqkuptimet – dëgjoni më shumë se sa flisni dhe shmangni reagimet e nxituara.
Akrepi
Planifikimi është çelësi, por presioni për të arritur rezultate mund të rrisë ankthin. Qëndroni realistë dhe mos lejoni që dëshira për përsosmëri të errësojë rrugën tuaj. -

Ina Majko me mesazh të qartë në fushatë: Po ç’lidhje ka ish-i me të ardhmen?
Kandidatja për deputete e Partisë Socialiste, Ina Majko, ka vijuar fushatën me tone të drejtpërdrejta dhe mesazhe të forta politike. Në një postim në rrjete sociale, ajo ka ironizuar kthimet politike të kundërshtarëve, duke shkruar:
“Po ç’lidhje ka ish-i me të ardhmen? Ai rikthehet me inat, jo me vizion.”
Me sloganin “Voto 5 – për stabilitet, për përfshirje, për të ardhmen tonë”, Majko apelon për mbështetje ndaj forcës që, sipas saj, garanton vazhdimësi dhe progres drejt integrimit evropian.
Postimi është shoqëruar edhe me hashtagë të qartë si #InaMajko #VotoPërEuropën #voto5 #donewithyourex, ku vijon të përdorë një stil komunikimi modern dhe afër gjuhës së qytetarëve, veçanërisht të rinjve. -

Kontrolle te ‘Kodra e Diellit’/ Mediat: Nuk kanë lidhje me Veliajn, kanë qenë 1 kat më lart shtëpisë së kryebashkiakut
Agjentë të BKH-së kanë kryer kontrolle pasdite vonë në rezidencën “Kodra e Diellit” në Tiranë.
Burimet thonë se kontrollet janë kryer në të njëjtën godinë brenda rezidencës ku ndodhet edhe apartamenti i Veliajt, por të njëjtat burime konfidenciale sqarojnë se agjentët kanë qenë në një banesë një kat më lart shtëpisë së kryebashkiakut.
Të kontaktuar nga Report TV, avokatët e Erion Veliajt deklarojnë se kontrollet e BKH-së nuk kanë lidhje me Veliajn, pasi nëse do të ishin për të, do të ishin edhe ata të pranishëm gjatë kontrolleve.
Agjentët e BKH-së raportohet se kanë qëndruar përreth dy orë, ndërsa pritet që në vijim të mësohet se në banesën e kujt janë bërë kontrollet dhe me çfarë hetimi lidhen.
