Tag: lidhje

  • Kontrata e lobimit për non-gratën 6 milionë dollarë e PD me ish-ambasadorin e Trump, reagon SPAK: Po e verifikojmë

    Kontrata e lobimit për non-gratën 6 milionë dollarë e PD me ish-ambasadorin e Trump, reagon SPAK: Po e verifikojmë

    Zyra e shtypit e Prokurorisë së Posaçme Antikorrupsion ka bërë me dije se ky institucion ka nisur verifikimet në lidhje me kontratën e lobimit të Partisë Demokratike.

    “Ju informojmë si vijon: Prokuroria e Posaçme ka nisur verifikimet në lidhje me kontratën e lobimit të subjektit politik Partia Demokratike”, thuhet në njoftim.
    Reagimi i SPAK vjen një ditë pas lajmit se Partia Demokratike ka nënshkruar një kontratë lobimi 6 milionë dollarëshe për dy vjet me një firmë në Uashington DC.
    Kontrata (Kliko për të lexuar kontratën)
    Sipas dokumentit, firma është hedhur pikërisht në 4 prill nga sekretari i përgjithshëm i PD-së, Flamur Noka dhe si garant në SHBA ka dalë një shtetas me emrin Nuredin Seçi.

    Pas publikimit të kontratës së lobimit prej 6 milionë dollarësh, PD tha zyrtarisht dje se nuk do ta paguaj vetë partia, por nga fondacioni “Make Albania Great Again”, një organizatë e krijuar nga komuniteti shqiptaro-amerikan. “Komuniteti shqiptaro-amerikan ka marrë përsipër të mbulojë 100% të kostos financiare të kësaj nisme. Partia Demokratike nuk ka asnjë barrë financiare apo detyrim kontraktual në këtë marrëveshje”, tha PD.

    Kjo është kontrata e dytë brenda pak muajsh që PD-ja nënshkruan me njerëz të afërt të Donald Trump, pas mbërritjes në Shqipëri të një prej dy strategëve të Presidentit të SHBA, Chris Lacivita.
    “Klienti (nëpërmjet Garantuesit/Garantuesve të tij) do t’i paguajë firmës një tarifë fikse mujore prej 250,000 dollarësh për një paketë gjithëpërfshirëse mbështetjeje që përfshin lobim, avokim dhe nisma strategjike ligjore për një periudhë prej 2 vitesh (24 muaj) (“Tarifa Mujore”) dhe në përputhje me Kushtet e Marrëveshjes. Pagesa për tre (3) muajt e parë (pagesë paraprake) do të jetë e detyrueshme në momentin e nënshkrimit të kësaj Marrëveshjeje”, thuhet në kontratë.
    Continental Strategy është një firmë konsulence dhe lobimi me bazë në Shtetet e Bashkuara, e specializuar në marrëdhënie me qeverinë dhe strategji politike. E themeluar në fillim të vitit 2022 nga ish-ambasadori dhe përfaqësuesi shtetëror Carlos Trujillo.
    Në kontratë thuhet se firma bie dakord t’i ofrojë PD-së shërbime të marrëdhënieve me qeverinë në lidhje me këtë fushë shërbimesh si krijimi i marrëdhënieve me aktorë kyç në degët ekzekutive dhe legjislative për të lehtësuar zhvillimin e politikave; ofrimi i mbështetjes për promovimin e demokracisë, nismave kundër korrupsionit dhe reformave qeveritare në përputhje me marrëdhëniet SHBA-Shqipëri; përdorimi i përvojës së gjerë në marrëdhënie me qeverinë, avokim të politikave, shërbime ligjore dhe angazhim të aktorëve të interesit në përputhje me objektivat e Partisë Demokratike dhe koalicionit të saj, Aleanca për Shqipërinë Madhështore.
    “Aktivitetet mund të përfshijnë lobim, përgatitje dhe shpërndarje të materialeve informuese, si dhe angazhim me vendimmarrësit politikë amerikanë”, thuhet në kontratën e nënshkruar.
    Firma me seli në Uashington DC ka lidhje të ngushta me administratën e ish-Presidentit Donald Trump. Themeluesi Carlos Trujillo ka shërbyer si këshilltar i fushatës së Trump dhe si ambasador i SHBA-së në Organizatën e Shteteve Amerikane. Kjo lidhje ka ndihmuar në rritjen e shpejtë të firmës, veçanërisht pas rikthimit të Trump në presidencë.
    ​Continental Strategy ka lidhje të forta politike me figurat kryesore të Partisë Republikane në SHBA, përfshirë Katie Wiles dhe Senatorin Marco Rubio.​
    Katie Wiles është Drejtore në Continental Strategy, me përgjegjësi në zyrat e firmës në Jacksonville dhe Uashington, D.C. Ajo është vajza e Susie Wiles, një stratege e njohur republikane dhe Shefe e Stafit të Presidentit Donald Trump pas fitores së tij në zgjedhjet e vitit 2024. Përpara se të bashkohej me Continental Strategy, Katie ka shërbyer si Drejtore e Komunikimeve në Bashkinë e Jacksonville gjatë administratës së Kryetarit Lenny Curry. ​
    Continental Strategy ka lidhje të ngushta me Sekretarin e Shtetit Marco Rubio përmes Alberto Martinez, i cili u emërua Partner Menaxhues i zyrës së firmës në Uashington, D.C. Martinez ka shërbyer si Shef i Stafit për Senatorin Rubio për një dekadë dhe ka përvojë të gjerë në politikën federale. Emërimi i tij në Continental Strategy është përshëndetur nga Rubio, i cili e ka vlerësuar për përvojën dhe integritetin e tij. ​
    Këto lidhje tregojnë për angazhimin e thellë të Continental Strategy në rrjetin politik republikan dhe ndikimin e saj në politikën amerikane.​
     
    Top Channel

  • Pretendoi se një grua u arrestua për blerje votash për PS, Policia përgënjeshtron Gjin Gjonin: Ja çfarë ndodhi

    Pretendoi se një grua u arrestua për blerje votash për PS, Policia përgënjeshtron Gjin Gjonin: Ja çfarë ndodhi

    Kandidati për Deputet i Partisë Demokratike për Qarkun e Lezhës Gjin Gjoni përmes një postimi në rrjetet sociale ka reaguar ashpër në lidhje me një pretendim të tij se një grua në Lezhë u vendos në pranga pasi sipas tij blinte vota për PS-në.
    Në lidhje me këtë situatë, Gjoni kërkonte transparencë nga policia për këtë operacion të kryer.
    “Jam informuar nga qytetarët se nga Policia e Shtetit është ndaluar nje shtetase në Balldre të Lezhës pasi dyshohet është kapur në flagrancë duke blerë vota për llogari të Partisë Socialiste. Qytetarja me iniciale M.D punonjëse në një lokal në Balldre është denoncuar dhe është ndaluar në flagrancë, por Policia e Lezhës nuk jep informacion zyrtar për ngjarjen për shkak të presionit me kodin e Manualit 184 më të cilin po përballet.
    Kërkojmë urgjentisht transparencë për këtë operacion policor pasi e kemi të qartë se patronazhistët kanë dalë në terren në tentativën e tyre për të blerë vota me urdhër të eprorëve të tyre politikë që mesa duket kanë ardhur me synimin për të poshtëruar Lezhën dhe qytetarët e saj. Dëshpërimi për humbjen e pashmangshme në 11 Maj ka bërë që shefat politikë të kërkojnë kurbanë elektoralë edhe në Lezhë.
    Ne jemi duke dokumentuar dosjen e plotë me kriminelet zgjedhorë dhe do ndjekim edhe rrugën ligjore. Qytetarët e Lezhës të mos intimidohen dhe ti denoncojnë me emra blerësit e votës që duan tu nëpërkëmbin dinjitetin. Ne do ti marrim në mbrojtje edhe personalisht edhe ligjërisht. I bëjmë thirrje SPAK të mos qëndrojë me indiferentë pasi Lezhën nuk do ta lëmë në mëshirë të kriminelëve zgjedhorë”, shkroi Gjoni në llogarinë e tij në Facebook.
    Pas kësaj situate Policia e Lezhës ka reaguar duke shpjeguar se pretendimi i kandidatit për deputet të PD është i pavërtetë. Më tej blutë bëjnë me dije se ka qenë një konflikt mes pronares dhe qiramarrëses së një lokali për përdorimin e pajisjeve.
    Njoftimi i policisë:
    Në lidhje me një shkrim të publikuar në rrjetet sociale, ku kandidati për deputet i subjektit politik Partia Demokratike pretendon se nga Policia e Shtetit është ndaluar një shtetase në Balldre të Lezhës pasi dyshohet se është kapur në flagrancë duke blerë vota për llogari të Partisë Socialiste, sqarojmë opinionin publik se pretendimi i ngritur është i pavërtetë.
    Po në interes të informimit publik, bëjmë me dije se më datë 26.04.2025, rreth orës 16:00, në sallën e Komandimit të DVP Lezhë ka ardhur një telefonatë për një konflikt të ndodhur në një lokal në Balldre, për verifikimin e të cilës shërbimet e Policisë kanë shkuar në adresën e dhënë.
    Nga grupi hetimor dhe shërbimet policore janë kryer të gjitha veprimet procedurale, ku nga tërësia e tyre, si këqyrje lokali, dëshmi palëve të përfshira dhe dëshmitarëve, si dhe veprimeve të tjera hetimore të domosdoshme për rastin, ka rezultuar se:
    Lokali ku ka ndodhur konflikti është në pronësi të shtetases M. D., 62 vjeçe, banuese në Balldre, dhe prej disa kohësh ia kishte dhënë me qera shtetases D. N., 36 vjeçe, banuese në Balldre.
    Të përfshirë në konflikt fizikisht ditën e sotme janë vetë marrësja me qera e lokalit shtetasja D. N., me shtetasen N. N., 32 vjeçe (vajza e shtetases M. D., pronares së lokalit), dhe arsyeja e konfliktit është për motive të dobëta, në lidhje me përdorimin e pajisjeve të lokalit.
    Shtetasja D. N. është dërguar në spital, dhe pas marrjes së ndihmës mjekësore është risjellë në ambientet e policisë për vazhdimin e procedurave.
    Gjithashtu, në cilësinë e personave që kanë dijeni për rrethanat e ngjarjes (dëshmitarë) janë shoqëruar shtetasja M. D. edhe dy shtetas të tjerë banues në Balldre, të cilët kanë qenë të pranishëm në lokal kur ka ndodhur konflikti.
    Pas komunikimit me Prokurorin e gatshëm, do të referohen materialet hetimore në Prokurori për veprën penale “Dëmtime tjera me dashje” në ngarkim të shtetases N. N.

  • Berisha nënshkruan kontratë 6 milionë dollarë me kompani lobimi në SHBA

    Berisha nënshkruan kontratë 6 milionë dollarë me kompani lobimi në SHBA

    Më pak se një muaj nga zgjedhjet e përgjithshme të 11 Majit, Partia Demokratike ka nënshkruar një kontratë lobimi 6 milionë dollarëshe për dy vjet me një firmë në Uashington DC, shkruan Top Channel.
    Firma është hedhur pikërisht në 4 prill nga sekretari i përgjithshëm i PD-së, Flamur Noka dhe si garant në SHBA ka dalë një shtetas me emrin Nuredin Seçi. Kjo është kontrata e dytë brenda pak muajsh që PD-ja nënshkruan me njerëz të afërt të Donald Trump, pas mbërritjes në Shqipëri të një prej dy strategëve të Presidentit të SHBA, Chris Lacivita.

    Kontrata
    “Klienti (nëpërmjet Garantuesit/Garantuesve të tij) do t’i paguajë firmës një tarifë fikse mujore prej 250,000 dollarësh për një paketë gjithëpërfshirëse mbështetjeje që përfshin lobim, avokim dhe nisma strategjike ligjore për një periudhë prej 2 vitesh (24 muaj) (“Tarifa Mujore”) dhe në përputhje me Kushtet e Marrëveshjes. Pagesa për tre (3) muajt e parë (pagesë paraprake) do të jetë e detyrueshme në momentin e nënshkrimit të kësaj Marrëveshjeje”, thuhet në kontratë.
    Continental Strategy është një firmë konsulence dhe lobimi me bazë në Shtetet e Bashkuara, e specializuar në marrëdhënie me qeverinë dhe strategji politike. E themeluar në fillim të vitit 2022 nga ish-ambasadori dhe përfaqësuesi shtetëror Carlos Trujillo.
    Në kontratë thuhet se firma bie dakord t’i ofrojë PD-së shërbime të marrëdhënieve me qeverinë në lidhje me këtë fushë shërbimesh si krijimi i marrëdhënieve me aktorë kyç në degët ekzekutive dhe legjislative për të lehtësuar zhvillimin e politikave; ofrimi i mbështetjes për promovimin e demokracisë, nismave kundër korrupsionit dhe reformave qeveritare në përputhje me marrëdhëniet SHBA-Shqipëri; përdorimi i përvojës së gjerë në marrëdhënie me qeverinë, avokim të politikave, shërbime ligjore dhe angazhim të aktorëve të interesit në përputhje me objektivat e Partisë Demokratike dhe koalicionit të saj, Aleanca për Shqipërinë Madhështore.
    “Aktivitetet mund të përfshijnë lobim, përgatitje dhe shpërndarje të materialeve informuese, si dhe angazhim me vendimmarrësit politikë amerikanë”, thuhet në kontratën e nënshkruar.
    Firma me seli në Uashington DC ka lidhje të ngushta me administratën e ish-Presidentit Donald Trump. Themeluesi Carlos Trujillo ka shërbyer si këshilltar i fushatës së Trump dhe si ambasador i SHBA-së në Organizatën e Shteteve Amerikane. Kjo lidhje ka ndihmuar në rritjen e shpejtë të firmës, veçanërisht pas rikthimit të Trump në presidencë.
    ​Continental Strategy ka lidhje të forta politike me figurat kryesore të Partisë Republikane në SHBA, përfshirë Katie Wiles dhe Senatorin Marco Rubio.​
    Lidhja me Katie Wiles
    Katie Wiles është Drejtore në Continental Strategy, me përgjegjësi në zyrat e firmës në Jacksonville dhe Uashington, D.C. Ajo është vajza e Susie Wiles, një stratege e njohur republikane dhe Shefe e Stafit të Presidentit Donald Trump pas fitores së tij në zgjedhjet e vitit 2024. Përpara se të bashkohej me Continental Strategy, Katie ka shërbyer si Drejtore e Komunikimeve në Bashkinë e Jacksonville gjatë administratës së Kryetarit Lenny Curry. ​
    Lidhja me Sekretarin amerikan të Shtetit Marco Rubio
    Continental Strategy ka lidhje të ngushta me Senatorin Marco Rubio përmes Alberto Martinez, i cili u emërua Partner Menaxhues i zyrës së firmës në Uashington, D.C. Martinez ka shërbyer si Shef i Stafit për Senatorin Rubio për një dekadë dhe ka përvojë të gjerë në politikën federale. Emërimi i tij në Continental Strategy është përshëndetur nga Rubio, i cili e ka vlerësuar për përvojën dhe integritetin e tij. ​
    Florida Politics
    Këto lidhje tregojnë për angazhimin e thellë të Continental Strategy në rrjetin politik republikan dhe ndikimin e saj në politikën amerikane.​/Top Channel/

  • Non grata e Berishës, PD nënshkruan kontratën e lobimit 6 milionë USD me kompaninë e ish-ambasadorit të Trump

    Non grata e Berishës, PD nënshkruan kontratën e lobimit 6 milionë USD me kompaninë e ish-ambasadorit të Trump

    Më pak se një muaj nga zgjedhjet e përgjithshme të 11 Majit, Partia Demokratike ka nënshkruar një kontratë lobimi 6 milionë dollarëshe për dy vjet me një firmë në Uashington DC.

    Firma është hedhur pikërisht në 4 prill nga sekretari i përgjithshëm i PD-së, Flamur Noka dhe si garant në SHBA ka dalë një shtetas me emrin Nuredin Seçi. Kjo është kontrata e dytë brenda pak muajsh që PD-ja nënshkruan me njerëz të afërt të Donald Trump, pas mbërritjes në Shqipëri të një prej dy strategëve të Presidentit të SHBA, Chris Lacivita.
    Kontrata
    “Klienti (nëpërmjet Garantuesit/Garantuesve të tij) do t’i paguajë firmës një tarifë fikse mujore prej 250,000 dollarësh për një paketë gjithëpërfshirëse mbështetjeje që përfshin lobim, avokim dhe nisma strategjike ligjore për një periudhë prej 2 vitesh (24 muaj) (“Tarifa Mujore”) dhe në përputhje me Kushtet e Marrëveshjes. Pagesa për tre (3) muajt e parë (pagesë paraprake) do të jetë e detyrueshme në momentin e nënshkrimit të kësaj Marrëveshjeje”, thuhet në kontratë.
    Continental Strategy është një firmë konsulence dhe lobimi me bazë në Shtetet e Bashkuara, e specializuar në marrëdhënie me qeverinë dhe strategji politike. E themeluar në fillim të vitit 2022 nga ish-ambasadori dhe përfaqësuesi shtetëror Carlos Trujillo.
    Në kontratë thuhet se firma bie dakord t’i ofrojë PD-së shërbime të marrëdhënieve me qeverinë në lidhje me këtë fushë shërbimesh si krijimi i marrëdhënieve me aktorë kyç në degët ekzekutive dhe legjislative për të lehtësuar zhvillimin e politikave; ofrimi i mbështetjes për promovimin e demokracisë, nismave kundër korrupsionit dhe reformave qeveritare në përputhje me marrëdhëniet SHBA-Shqipëri; përdorimi i përvojës së gjerë në marrëdhënie me qeverinë, avokim të politikave, shërbime ligjore dhe angazhim të aktorëve të interesit në përputhje me objektivat e Partisë Demokratike dhe koalicionit të saj, Aleanca për Shqipërinë Madhështore.
    “Aktivitetet mund të përfshijnë lobim, përgatitje dhe shpërndarje të materialeve informuese, si dhe angazhim me vendimmarrësit politikë amerikanë”, thuhet në kontratën e nënshkruar.
    Firma me seli në Uashington DC ka lidhje të ngushta me administratën e ish-Presidentit Donald Trump. Themeluesi Carlos Trujillo ka shërbyer si këshilltar i fushatës së Trump dhe si ambasador i SHBA-së në Organizatën e Shteteve Amerikane. Kjo lidhje ka ndihmuar në rritjen e shpejtë të firmës, veçanërisht pas rikthimit të Trump në presidencë.
    ​Continental Strategy ka lidhje të forta politike me figurat kryesore të Partisë Republikane në SHBA, përfshirë Katie Wiles dhe Senatorin Marco Rubio.​
    Lidhja me Katie Wiles
    Katie Wiles është Drejtore në Continental Strategy, me përgjegjësi në zyrat e firmës në Jacksonville dhe Uashington, D.C. Ajo është vajza e Susie Wiles, një stratege e njohur republikane dhe Shefe e Stafit të Presidentit Donald Trump pas fitores së tij në zgjedhjet e vitit 2024. Përpara se të bashkohej me Continental Strategy, Katie ka shërbyer si Drejtore e Komunikimeve në Bashkinë e Jacksonville gjatë administratës së Kryetarit Lenny Curry. ​
    Lidhja me Sekretarin amerikan të Shtetit Marco Rubio
    Continental Strategy ka lidhje të ngushta me Senatorin Marco Rubio përmes Alberto Martinez, i cili u emërua Partner Menaxhues i zyrës së firmës në Uashington, D.C. Martinez ka shërbyer si Shef i Stafit për Senatorin Rubio për një dekadë dhe ka përvojë të gjerë në politikën federale. Emërimi i tij në Continental Strategy është përshëndetur nga Rubio, i cili e ka vlerësuar për përvojën dhe integritetin e tij. ​
    Florida Politics
    Këto lidhje tregojnë për angazhimin e thellë të Continental Strategy në rrjetin politik republikan dhe ndikimin e saj në politikën amerikane.​

    Top Channel

  • PD nënshkruan kontratën e lobimit 6 milionë USD me kompaninë e ish-ambasadorit të Trump, zbulohet dokumenti

    PD nënshkruan kontratën e lobimit 6 milionë USD me kompaninë e ish-ambasadorit të Trump, zbulohet dokumenti

  • Porositë e nënës dhe dyshimet për lidhje sekrete me Limin, mikesha e Keisit “vë pikat mbi i” në Ferma Club

    Porositë e nënës dhe dyshimet për lidhje sekrete me Limin, mikesha e Keisit “vë pikat mbi i” në Ferma Club

    Dhurata, shoqja e ngushtë e Keisit, u shfaq në studio e Ferma Club për të sqaruar zërat që qarkullojnë mbi një marrëdhënie të mundshme mes Keisit dhe Limi-t në “Ferma VIP” dhe jashtë saj.
    “Keisi nuk ka lidhje me Limin. Është në një njohje jashtë, por jo në lidhje. Dhe nuk është e dashuruar.”
    Ajo shtoi se edhe nëna e Keisit i ka dhënë këshilla që të mos dëmtojë imazhin e saj publik.

    “Për mua, Keisi po bën një lojë të mirëfilltë. Me Limin ka një raport si vëlla-shoqe, asgjë më shumë.”
    Publiku është i ndarë, por një gjë është e sigurt – loja e Keisit vazhdon të jetë ndër më të komentuarat në fermë.

  • Yjet “flasin” për 26 Prill 2025: Çfarë ju pret sot në dashuri, punë dhe financa

    Yjet “flasin” për 26 Prill 2025: Çfarë ju pret sot në dashuri, punë dhe financa

    Dashi
    Sot do kaloni probleme të vazhdueshme dhe në disa momente do ndiheni si të përhumbur. Ka rrezik që situata në jetën tuaj në çift të ndërlikohet edhe më tepër gjate kësaj dite. Do jeni tej mase kokëfortë dhe nuk do doni të hapni rrugë për asnjë moment. Ju beqarët nuk do arrini dot ta afroni pas vetes atë që pëlqeni dhe kjo do iu mërzitë tej mase. Duhet të prisni edhe goxha kohë që situata të ndryshojë. Në punë, po nuk u treguat të logjikshëm dhe po shpenzuat pa kujdes do keni tronditje serioze. Për fat të mirë financat kanë për të qenë më të qëndrueshme. Nuk do keni asgjë për çfarë të qaheni në këtë sektor.
    Demi

    Hëna dhe Urani do ndikojnë njëherësh në jetën tuaj sot. Ata do sjellin vetëm begati dhe hare. Ditë shumë e bukur do jetë kjo e sotmja për ju që jeni në një lidhje. Partneri do kujdeset edhe për detajet më elementare, kështu që nuk do keni për çfarë te shqetësoheni aspak. Ju beqarët nuk duhet ta mbani mendjen tek dashuria sepse ajo nuk do vijë në një moment tjetër kur do jetë edhe më i përshtatshëm. Në jetën profesionale do ketë ndryshime pozitive. Dikush do iu propozojë diçka interesante që nuk duhet humbur. Financat nuk do jenë të shkëlqyera, por me pak maturi mund t’i mbani të stabilizuara.
    Binjakët
    Ditë e ngrohtë dhe e qetë do jetë kjo e sotmja. Nëse jeni në një lidhje do e lini veten të lirë dhe do dashuroheni pa dorashka me atë që keni në krah. Disa gjeste ledhatuese do ju bëjnë mirë të dyja palëve. Ju beqarët do ritakohen me disa persona që kanë pëlqyer në fëmijëri dhe zemra do fillojë të ndiejë sërish emocione. Kësaj herë nuk duhet t’i kenë mundësitë t’iu ikin nga duart. Puna do vazhdojë me të njëjtat ritme si më parë, por për fatin e mirë nuk do ju ndodhin aspak probleme. Buxheti do jetë më i mirë se një ditë më parë. Shfrytëzoni rastin për të bërë disa shpenzime të nevojshme.
    Gaforrja
    Sot do kuptoni një mesazh të rëndësishëm që duan t’iu përcjellin të tjerët. Nëse jeni në një lidhje do keni gjithë kohës mbështetjen e partnerit. Ai do dijë t’iu dëgjojë me kujdes dhe do iu japë mendime të vyera edhe për në punë. Besimi tek ai sa do vijë e do shtohet. Ju beqarët do jeni shpesh me nerva dhe do i merrni për keq disa propozime që do iu bëhen. Në punë do jeni më të vendosur dhe më të përgjegjshëm se më parë. Do arrini t’i kaloni më lehtësisht të gjitha pengesat që do ju dalin. Në planin financiar duhet të jeni më largpamës dhe të mos i shpenzoni të gjitha paratë menjëherë.
    Luani
    Ditë e jashtëzakonshme do jetë kjo e sotmja për të gjithë. Juve që jeni në një lidhje do i keni planetët aleate shumë të forte dhe emocionet kanë për të qenë super të forta me kalimin e orëve. Ju beqarët duhet t’i bëni sytë katër gjatë gjithë kohës pasi personi ideal do shfaqet kur më pak do e prisni. Qielli do hapet dhe dielli do ndriçojë edhe më tepër. Në punë mos mendoni se nuk ja dilni dot dhe mos u dorëzoni pa lëvizur njëherë gurët që keni në dorë. Me shpenzimet tregohuni të matur nëse nuk doni të gjendeni në situata të vështira. Po e kaluat ditën sot pa probleme e nesërmja do jetë akoma dhe më e mirë.
    Virgjëresha
    Sot duhet të jeni më të vendosur. Largoni nga vetja personat që iu bëjnë të vuani dhe të dilni nga ambientet ku nuk ndiheni rehat. Nëse jeni ne një lidhje mundet edhe të mërziteni në disa momente sepse ka për të qene një ditë rutinë dhe pa ndonjë emocion të veçantë. Ju beqarët nga ana tjetër do realizoni njohje që në mëngjes dhe do keni një ditë fantastike. Shumë gjera kanë për të qenë shumë më ndryshe për ju. Në pune do ketë disa ndryshime pozitive. Mund t’iu propozohet edhe ndonjë ngritje në detyrë që duhet menduar me kujdes. Në planin financiar situata do jetë më e qëndrueshme se më pare, por jo aq e mirë sa e keni dashur.
    Peshorja
    Ka shumë mundësi që sot të përkushtoheni me mish e me shpirt tek jeta juaj sentimentale. Ju të dashuruarit do jeni mjaft sensuale dhe marrëdhënia me partnerin do përmirësohet tej mase. Ju beqarët do keni një ditë të veçantë dhe të mbushur me emocione të jashtëzakonshme. As vete nuk e kishit imagjinuar se gjithçka do ju ndryshonte kaq shpejt. Në punë ka rrezik të përballeni me disa probleme dhe nuk do ndiheni aspak mirë. Asnjë koleg nuk do ju mbështesë e disa mundet edhe t’iu tallin. Buxhetin duhet ta organizoni më mire në mënyrë që gjendja të ketë akoma më tepër përmirësime.
    Akrepi
    Sot nuk do rini të mendoheni më, por do hyni në veprim. Nuk do hezitoni, por do i hidhni hapat me shumë siguri. Jetën tuaj në çift do e mbroni nga çdo gjë gjatë kësaj dite dhe marrëdhënia me partnerin ka për të qenë e jashtëzakonshme. Shumë persona do ju kenë zili, por nuk do mundin dot t’ua prishin harmoninë. Ju beqarët do keni një ditë goxha të mërzitshme pasi do lodheni së kërkuari princin e kaltër dhe sërish nuk do e gjeni personin ideal. Në punë do ju duhet të luftoni fort e madje të qëndroni edhe me orare të zgjatura në mënyrë që të arrini objektivat. Nuk do jetë e lehtë, por në fund do ja dilni. Buxheti do jetë i mirë nëse tregoni kujdes dhe nuk shpenzoni për gjëra të panevojshme.
    Shigjetari
    Do jeni shumë nervozë sot dhe në shumë momente mund të keni edhe probleme me ata që do keni pranë. Ju të dashuruarit nuk do ua dini vlerën atij që keni pranë dhe duke e lënë pas dore pak nga pak do e humbisni atë. Merrni masa para se të jetë vonë. Ju beqarët nuk duhet të gënjeni për të bërë për vete dikë sepse shumë shpejt do vijë ndarja dhe do krijoni edhe përshtypje të këqija për veten. Në punë do jeni me të vërtetë profesionistë, por në disa momente zilia mund t’iu shtyjë të bëni gabime. Qëndroni më me këmbë në tokë dhe do dilni të fituar. Sektori i financave do ketë përmirësime më të mëdha nga sa mund ta kishit imagjinuar.
    Bricjapi
    Sot duhet t’i merrni gjërat si t’iu vijnë dhe të mos nxitoheni. Nëse keni një lidhje ka rrezik që gjatë një mbrëmjeje me miqtë të fiksoheni pa dikujt dhe me mendja mund ta tradhtoni partnerin. Kujdes sepse do shkatërroni çdo gjë që e keni ndërtuar me aq mund. Ju beqarët do keni konkurrencë të fortë dhe do ju vështirësohet edhe më shumë puna për të bërë për vete dikë. Në punë do keni më shumë besim tek vetja juaj dhe keni për ta parë që do i arrini më shpejt objektivat. Në planin financiar më shumë do humbisni sesa do fitoni. Vërini vetes fre sa pa qenë vonë.
    Ujori
    Sot do jeni më sharmantë, më të qeshur dhe me më shumë gëzim. Nëse jeni në një lidhje nuk do e mbani mendjen tek debatet që keni pasur më parë përkundrazi do e shihni të ardhmen me ngjyra dhe do doni ta jetoni atë sa më mirë. Nuk do mungojnë as çastet romantike sot. Për ju beqarët do krijohet ambienti më i përshtatur për të realizuar takime vendimtare. Në punë mund të gjendeni edhe në situata të vështira, por do gjeni gjithmonë rrugëdaljen. Financat do jenë mjaftueshëm të mira dhe nuk do ju krijojnë asnjë lloj shqetësimi.
    Peshqit
    Sot duhet të mësoni të frenoni gojën dhe të mos shprehni çdo gjë që mendoni. Disa fjalë mund të lëndojnë më shumë nga sa mund ta kishit menduar ndonjëherë. Ju beqarët duhet të bëni shumë kujdes me sjelljen me partnerin. Çdo gabimin i vogël qoftë edhe me gjestet mund të sjellin përkeqësim të marrëdhënies. Beqarët duhet të binden njëherë plotësisht për hapat që duan të hedhin e më pas të veprojnë. Në punë do jeni plot energji dhe dëshirë për të ecur sa më përpara. Financat do jenë më të qëndrueshme se më parë prandaj mund të bëni disa shpenzime pa pasur frikë.

  • “Një drejtësi që s’po fsheh më anësinë”, Gjokutaj për çështjen “Partizani”: Gjyqtarja është kthyer në “lavatriçe” të…

    “Një drejtësi që s’po fsheh më anësinë”, Gjokutaj për çështjen “Partizani”: Gjyqtarja është kthyer në “lavatriçe” të…

    I ftuar në një emision televiziv, avokati Genci Gjokutaj foli rreth procesit të dosjes ‘Partizani’, ku nën akuzë është kreu i PD, Sali Berisha dhe Jamambër Malltezi.
    Sipas Gjokutajt, prej më shumë se gjashtë muajsh procesi është zvarritur në një fazë paraprake, e cila duhet të përmbyllet me një vendimmarrje mbi pushimin e çështjes, kalimin për gjykim apo kthimin për hetime të mëtejshme.
    Avokati theksoi se mbrojtja ka denoncuar shkelje të rënda procedurale nga SPAK, ndërsa kritikoi ashpër edhe rolin e gjyqtares, e cila sipas tij, ka vepruar me njëanshmëri dhe tashmë “është shndërruar në lavatriçen e SPAK”, duke tentuar të legjitimojë një proces.

    Genci Gjokutaj: Prej gjashtë muajsh ne vazhdojmë në GJKKO, seancën paraprake, është seanca midis hetimit paraprak dhe vendimit të kësaj gjykate, në pushimin e çështjes, dërgimin në gjyq apo kthimin për plotësim aktesh.

    Dje ne kemi përfunduar të gjitha prapësimet tona në lidhje me fazën e hetimeve paraprake, që në krye të herës ne nëpërmjet shumë kërkimeve që kemi bërë pranë asaj gjykate të cilat kanë dërguar në përjashtimin e gjyqtares Irena Gjoka, që ka qenë gjatë hetimeve paraprake. Ne kemi konstatuar njëanshmëri të theksuar dhe pikërisht ne kemi thënë që gjatë hetimit paraprak, gjatë kërkimeve tona, ne kemi dokumentuar shkeljet flagrante që organi i akuzës SPAK, ka bërë në lidhje me këtë çështje.
    Përveç tje vjetëve të mbajtur në hije të kësaj dosje, edhe viti i hetimit pas regjistrimit të këtij procedimi penal, ky hetim është përvijuar me veprime procedurale të pavlefshme e për pasojë edhe me akte të pavlefshme.
    Ne nuk i kemi mëshuar pjesës së kolegjialitetit të vendimmarrjes sepse nuk ka qenë e nevojshme për ta vënë në një nga ‘atutet’ e çështjes sonë. E gjithë dosja, të gjitha aktet nuk kanë lidhje me veprimet apo mosveprimet e zotit Berisha, në lidhje me objektin e këtij procedimi.
    Për më tepër që kjo vendimmarrje, pjesë e programit të PD të asaj kohe, sipas akuzës është bërë enkas për dhëndrrin e zotit Berisha, zotin Malltezi. Nga ky akt ligjor, kanë përfituar 500 mijë shqiptarë. Për më tepër që dhëndrri i zotit Berisha, i përfshirë në këtë çështje, është një pronar real me akte pronësie që përpara luftës së parë botërore. Janë akte që janë në dosjen hetimore. Disa herë janë paraqitur të shtrembëruara e disa herë të tjera janë paraqitur të zhvendosura. Në fillim janë mohuar këto akte. Çështja është që, në lidhje me procedimin në fjalë, gjykata paraprake, kjo gjyqtare që do të derivojë në vendimmarrjen e dërgimit në gjyq apo kthimit të çështjes për rihetim apo kthimin e çështjes, kjo gjyqtare  ka marrë përsipër të bëjë ‘lavatriçen’ e SPAK, të pastrojë fytyrën e SPAK karshi një procesi tërësisht të parregullt.

  • “Ka përgjime ku flitet për rrëmbimin dhe zhdukjen e Jan Prengës”, Lala tregon provat e reja në gjyqin kundër  Rexhepit

    “Ka përgjime ku flitet për rrëmbimin dhe zhdukjen e Jan Prengës”, Lala tregon provat e reja në gjyqin kundër Rexhepit

    Dritan Rexhepi, i ekstraduar nga Turqia para disa javësh nga Tuqia, ka dëshmuar në procesin gjyqësor për zhdukjen e Jan Prengës, para 5 vitesh.
    Rexhepi ka mohuar çdo lidhje në porositjen e rrëmbimit të babait të 3 fëmijëve dhe për herë të parë, prokuroria e Posaçme paraqiti prova të reja, përgjime në SKY EÇ për rrëmbimin dhe zhdukjen e Jan Prengës dhe kjo ndoshta do të jetë prova vendimtare se nuk ka trup dhe nuk ka krim ende.
    “Dritan Rexhepi përballet për herë të parë me drejtësinë shqiptare për zhdukjen e Jan Prengës në 2020. Është një personazh i rëndësishëm dhe është hera e parë që ai jep versionin e tij. Ai e mohoi se kishte lidhje me Gentian Doçin Funiqin.
    Në rastin e Funiqit edhe pse policia ka sjellë informacion se është arrestuar në Spanjë nuk ka përpjekje për ta ekstraduar.
    Për babanë e 3 fëmijëve, Jan Prenga, ende nuk ka asnjë të dhënë, Po ashtu po hetohet në një dosje tjetër edhe Altin Hajri pronari i “Golden Resort” ku u mbajt trupi i pajetë i Jan Prengës.
    Është një krim monstruoz, është marrë peng një person që nuk ka lidhje me asnjë lidhje me aktivitetin kriminale të vëllait të tij, për një sasi të madhe droge në Britani që ishte e Funiqit dhe Dritan Rexhepit.
    Për herë të parë, Prokuroria e Posaçme paraqiti prova të reja, përgjime në SKY ECC, ku është Funiqi, Rexhepi dhe Hajri ku flasin për rrëmbimin dhe zhdukjen e Jan Prengës. Kjo ndoshta do të jetë prova vendimtare se nuk ka trup dhe nuk ka krim ende.
    Në këtë ngjarje ka patur vëmendje për Dritan Rexhepin”-tha Lala.

  • Horoskopi i datës 24 prill 2025, çfarë kanë parashikuar yjet për secilën shenjë

    Horoskopi i datës 24 prill 2025, çfarë kanë parashikuar yjet për secilën shenjë

    DASHI
    Yjet po shkëlqejnë, duke sinjalizuar një periudhë rikuperimi të madh. Projektet e punës dhe dashuria bëhen sërish qendrore falë kalimit të radhës të Venusit në shenjë. Marsi dhe Mërkuri në aspektin pozitiv ofrojnë energji dhe kurajo për takime dhe iniciativa të reja.
    DEMI

    Shumë persona mund të kenë lidhur marrëveshje, të kenë filluar drejtime të reja ose të kenë ndryshuar role, të kenë zgjeruar interesat e një kompanie, të kenë përfunduar blerjet. Është e rëndësishme të mbani mend se megjithëse njerëzit e Demit nuk i pëlqejnë variacionet, ndonjëherë ato janë të nevojshme. Ata që kanë marrë vendime në mënyrë aktive do të ndihen më të qetë pas një periudhe pasigurie, të tjerëve mund t’ju duhet të përshtaten me situatat në ndryshim.
    BINJAKËT
    Kalimi i Venusit në opozitë sugjeron që disonancat dhe tensionet ende shfaqen në marrëdhëniet familjare dhe romantike. Është e mundur që disa të jenë ndjerë të frustruar, ose janë bërë të ndjeshëm ndaj pasigurive të vogla të një marrëdhënieje, madje këto tensione janë relative. Në fakt, prilli tashmë po duket si një muaj shumë më i thjeshtë dhe vendimtar për marrëdhëniet. Në 48 orët e ardhshme, nervozizmi mund të shfaqet më qartë. Jini të kujdesshëm me një ish ose nëse ka çështje në pritje të parave.
    GAFORRJA
    Do të ishte gjithashtu një ide e mirë për të rinovuar një ndjenjë, e kemi fjalën për marrëdhëniet afatgjata, veçanërisht nëse zakoni ka pushtuar pasionin. Ju duhet të përqendroheni në kthimin e disa ndjenjave. Është koha gjithashtu. të mendosh për punën. Është mirë të filloni të planifikoni diçka për verën, do të ketë mundësi për t’u shfrytëzuar dhe do të jetë më e lehtë për të marrë telefonata.
    LUANI
    Prania e Venusit premton një qiell të favorshëm, duke krijuar një atmosferë pasioni dhe vullnet për të ndërmarrë veprime të dobishme, edhe për ata që kanë mbetur vetëm për një kohë të gjatë. Një kohë kur mund të fitoni një sfidë, qoftë ajo personale apo relacionale, fuqia e tërheqjes nuk mungon dhe karizma do të jetë e theksuar.
    VIRGJËRESHA
    Lajme janë në horizont duke filluar nga muaji i ardhshëm, do të ketë mundësi për të rizbuluar dhe rinovuar lidhjet emocionale. Në fakt, Hëna në opozitë nuk përjashton divergjencat dhe tensionet. Edhe nëse situata po përmirësohet në përgjithësi, ka ende ankthe që lidhen me projektet e afërta që duhen përballuar me qetësi dhe kthjelltësi.
    PESHORJA
    Vetëm dashuria është më pak tonike në këtë fazë të vitit. Për disa njerëz, marrëdhëniet romantike rrezikojnë të bien në plan të dytë, ndërsa fokusi i tyre është kryesisht në aspektet profesionale ose bashkëpunuese. Kjo nuk do të thotë se dashuria mungon, por Peshoret priren të kërkojnë përsosmërinë dhe harmoninë, gjë që mund ta bëjë të vështirë gjetjen e personit të përsosur. Të mos dëshpërohemi, e ardhmja ka surpriza.
    AKREPI
    Kapaciteti për veprim rritet dhe njohuritë që dalin në këtë moment rezultojnë të jenë tregues. Ju keni një ndjeshmëri të veçantë. Kjo dhuratë i lejon dikujt të perceptojë ndryshimet dhe zhvillimet përpara se ato të bëhen të dukshme për të tjerët. Në punë, dy muajt e fundit kanë sjellë ndryshime në synime, furnitorë apo partnerë të rinj. Konfirmimet nga qershori.
    SHIGJETARI
    Jupiteri nuk do të jetë më kundër jush pas disa javësh! Pikërisht në këto momente pauze ne mund të reflektojmë dhe të kuptojmë më mirë veten dhe nevojat tona. Njohja dhe pranimi i kësaj faze tranzicioni është një hap vendimtar. Më mirë të prisni dhe të mendoni me kujdes përpara se të bëni zgjedhje drastike. Ndonjëherë mundësitë më të mira vijnë kur ne nuk i presim ato dhe kur jemi më të hapur për t’i pranuar ato.
    BRICJAPI
    Një fazë tranzicioni sjell gjithmonë ndryshime rrënjësore si në sektorin e punës ashtu edhe në atë të dashurisë. Këshillohet që të shmangni kompromentimin e mëtejshëm të situatave tashmë delikate. Frika nga komprometimi i një lidhjeje mund t’ju shtyjë të heshtni, është thelbësore që të merrni kohë për të sqaruar ndjenjat dhe pozicionin tuaj. Do të jetë e dobishme të përcaktoni rolet dhe dinamikat me kolegët ose partnerët tuaj, duke krijuar marrëdhënie më të qarta dhe më produktive.
    UJORI
    Neveria ndaj përsëritjes i shtyn të lindurit e kësaj shenje të kërkojnë mënyra alternative për t’u përballur edhe me detyrat më të zakonshme, të përsëritura, duke u përpjekur të përshpejtojnë dhe shpikin diçka unike. Ata që janë tashmë në një histori dashurie do të gjejnë konfirmim dhe stabilitet në lidhje, për ata që duan të bëjnë një angazhim serioz, dy muajt e ardhshëm, maji dhe qershori do të jenë periudha ideale për të marrë në konsideratë martesën apo bashkëjetesën. Kini kujdes që interesi juaj të mos shkojë tek një person që është shumë larg ose ndoshta tashmë në një lidhje.
    PESHQIT
    Sot do jeni të motivuar dhe entuziastë. Çështjet profesionale nuk do privilegjohen shumë, ndërkohë që marrëdhënia sentimentale do favorizohet gjithë kohës. Nëse jeni në një lidhje do shmangni çdo lloj mosmarrëveshjeje dhe në përgjithësi do jetë harmonia ajo që do mbizotërojë gjithë kohës. Ju beqarët do preferoni të kaloni eksperienca të vogla dhe jo të filloni lidhje serioze menjëherë. Yjet do ju krijojnë ambientin e duhur./vizionplus.tv