Tag: lidhja

  • Ftesë në 5/ Si u zbulua lidhja e Fatos Nanos me Xhoanën në vitin 2001?

    Ftesë në 5/ Si u zbulua lidhja e Fatos Nanos me Xhoanën në vitin 2001?

    Në “Ftesë në pesë” me Bieta Sulon, pasditen e sotme ishte i ftuar gazetari Neritan Alibali, kryeredaktor i gazetës “Republika” në vitet 2000.

    Asokohe kjo media e shkruar qe e para që publikoi lajmin për një lidhje të fshehtë të kryeministrit të atëhershëm Fatos Nano.
    Por si u zbulua e gjitha?
    Neritani tregoi se pasi u kishin rënë në vesh thashetheme për jetën private të liderit socialist, ai caktoi një gazetare, identitetin e së cilës nuk e zbulon, për të investiguar se çfarë po ndodhte në të vërtetë. Pas një muaj pune, doli në dritë historia e dashurisë së Fatos Nanos me një vajzë 22 vjet më të re e quajtur Xhoana.
    Lajmi u publikua menjëherë, por sipas Alibalit u bë një luftë e madhe më tej për të bindur Rexhinën, bashkëshorten për të qëndruar krahë Nanos gjatë fushatës.

    Top Channel

  • Në Prishtinë janë numëruar vetëm 4 nga 268 kuti, por ka nisur festa!

    Në Prishtinë janë numëruar vetëm 4 nga 268 kuti, por ka nisur festa!

    Kosova E Diel, 12 Tetor 2025 21:16
    Lidhja Demokratike e Kosovës, LDK, ka nisur festën në Prishtinë.
    Muzika dhe dajret kanë shpërthyer në kryeqytetin e Kosovës, pasi Përpaim Rama rezulton i pari sipas rezultateve paraprake.

    Deri më tani kryeqyteti i Prishtinës dominohet nga kandidati Përparim Rama nga radhët e partisë Lidhja Demokratike e Kosovës me 44.27% të votave. I dyti në garë renditet Hajrulla Çeko, kandidat i Lëvizjes Vetëvendosje me 26.50% të votave.

    Ashtu siç e parashikonin dhe exit poll-et, Përparim Rama do të dominojë rezultatin me një diferencë të ngushtë nga Hajrulla Çeko, por nuk është përjashtuar mundësia e një balotazhi. Deri më tani janë numëruar 4 kuti votimi nga 268 në total.

    -Përparim Rama nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK)- 445 Vota -Hajrulla Çeko nga Lëvizja Vetëvendosje- 299 vota -Uran Ismaili nga Partia Demokratike e Kosovës -283 vota -Bekë Berisha nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës-16 vota -Besa Shahini nga Partia Socialdemokrate-15 vota -Fatmir Selimi -6 vota -Merkur Beqiri nga Alternativa-2 vota -Lulzim Syla- 1 votë -Agim Krasniqi- Prishtina në dorën tënde-1 votë -Nedime Belegu nga Epoka e Hyjneshës në Prishtinë- 1 votë.

  • Lidhja e Bizneseve: Nga ngërçi politik po dëmtohet ekonomia e Kosovës, mbi 1 mld euro të bllokuara

    Lidhja e Bizneseve: Nga ngërçi politik po dëmtohet ekonomia e Kosovës, mbi 1 mld euro të bllokuara

    Lidhja e Bizneseve të Kosovës shpreh shqetësimin e thellë për situatën e krijuar pas zgjedhjeve nacionale të 9 shkurtit, ku mungesa e institucioneve funksionale dhe vendimmarrjes ka futur vendin në ngërç të plotë ekonomik. Lidhja e Bizneseve të Kosovës nëpërmjet një reagimi të gjatë kanë shprehur ka shqetësimin për situatën e krijuar pas zgjedhjeve të 9 shkurtit, ku sipas tyre, mungesa e institucioneve funksionale dhe vendimmarrjes e ka futur vendin në ngërç të plotë ekonomik.Sipas tyre për inate politike po dëmtohet ekonomia e vendit, investimet po bien ndërsa qytetarët dhe bizneset po e ndjejnë barrën e papërgjegjësisë politike çdo ditë.“Për inate politike po dëmtohet ekonomia e vendit, ndërsa Kosova po përballet me rritje të importit dhe ulje të eksportit, gjë që thellon më tej bilancin negativ tregtar dhe dëmton konkurrueshmërinë e prodhimit vendor. Mungesa e reformave fiskale dhe pezullimi i politikave zhvillimore kanë krijuar një klimë pasigurie në sektorin privat. Shumë borde dhe agjenci shtetërore kanë mbetur me ushtrues detyre, pa legjitimitet për të marrë vendime strategjike, duke paralizuar proceset ekonomike”.Lidhja e Bizneseve, mes tjerash, thotë se mbi 1 miliard euro kredi dhe grante kanë mbetur të bllokuara në Kuvend teksa nuk lanë pa përmendur edhe çmimet e larta të energjisë elektrike dhe rritjen e kostos së prodhimit.“Mbi 1 miliard euro kredi dhe grante zhvillimore mbeten të bllokuara në Kuvend për shkak të mosfunksionimit institucional. Këto mjete, që do të mund të investoheshin në energji, infrastrukturë, arsim dhe prodhim, sot qëndrojnë të palëvizshme, ndërsa bizneset përballen me vështirësi të mëdha në terren”.“Kosova po përballet njëkohësisht me çmime të larta të energjisë dhe kosto të shtuara të prodhimit; mungesë investimesh të huaja dhe rreziku për largim të kapitalit ekzistues; ngadalësim të rritjes ekonomike dhe humbje të vendeve të punës; pezullim të dialogut strategjik Kosovë–SHBA, që dëmton rëndë imazhin dhe besueshmërinë ndërkombëtare të vendit”.Sipas tyre Kosova po përballet njëkohësisht me:Çmime të larta të energjisë dhe kosto të shtuara të prodhimit;Mungesë investimesh të huaja dhe rrezikun për largim të kapitalit ekzistues;Ngadalësim të rritjes ekonomike dhe humbje të vendeve të punës;Pezullim të dialogut strategjik Kosovë–SHBA, që dëmton rëndë imazhin dhe besueshmërinë ndërkombëtare të vendit.Lidhja e Bizneseve të Kosovës apelon për përgjegjësi institucionale dhe zgjidhje urgjente të krizës politike, në mënyrë që vendi të rifitojë stabilitetin ekonomik dhe besimin e investitorëve. Bizneset kërkojnë qeverisje funksionale, vendimmarrje dhe një klimë të qëndrueshme zhvillimore – jo bllokadë dhe pasiguri.Gjykata Kushtetuese së fundi ka konstatuar se Kuvendi i Kosovës nuk mund të konsiderohet i konstituuar pa zgjedhjen e nënkryetarit nga komuniteti serb. Deputetët kanë 12 ditë kohë nga hyrja në fuqi e aktgjykimit për ta përmbyllur procesin.Ndërkohë që Kushtetuesja ka vendosur qartë për obligimet e deputetëve, partitë politike vazhdojnë të fajësojnë njëra-tjetrën.Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, thotë se opozita është përgjegjëse që nuk e votoi Nenad Rashiqin si nënkryetar të Kuvendit.“Vetëm pesë vota t’ia jepnin këta 52 që janë të opozitës, sot nuk ishim duke i bërë këto pyetje dhe këto përgjigje”.Por, PDK dhe LDK e akuzojnë Vetëvendosjen se ka bllokuar konstituimin e Kuvendit.Për shkak të bllokadës politike, viti 2025 për Kosovën, cilësohet si vit i çuar dëm në aspektin zhvillimor të saj. Si pasojë e bllokadës në Kuvend, qindra miliona euro nga plani i rritjes i Bashkimit Evropian, të destinuara për Kosovën, ende nuk janë vënë në zbatim, ndërkohë që vendet e tjera të rajonit tashmë kanë përfituar mjetet e para nga ky plan.Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.

  • Grupi i gjakut dhe lidhja e tij me rrezikun e goditjes në tru: çfarë zbulon një studim i ri gjenetik

    Grupi i gjakut dhe lidhja e tij me rrezikun e goditjes në tru: çfarë zbulon një studim i ri gjenetik

    Një analizë në shkallë të gjerë sugjeron që grupi i gjakut mund të ndikojë në rrezikun e një goditjeje në tru të hershme, veçanërisht para moshës 60 vjeç. Gjetjet, të botuara në vitin 2022, tregojnë grupin e gjakut A si më të prekshmin , megjithëse ekspertët këmbëngulin se rreziku shtesë është i vogël dhe nuk justifikon alarmin ose shqyrtimin special; diçka që është përsëritur në Science Alert.

    Si lidhet grupi i gjakut A me goditjet në tru në fazat e hershme?

    Studiuesit shqyrtuan të dhënat nga 48 studime gjenetike që përfshinin më shumë se 17,000 pacientë që kishin pësuar goditje në tru dhe gati 600,000 njerëz të shëndetshëm si grup kontrolli, siç është vënë në dukje nga Science Alert.

    Ata zbuluan se ata me variacione gjenetike të lidhura me grupin e gjakut A1 kishin një rrezik 16% më të lartë për të pësuar goditje në tru para moshës 60 vjeç , ndërsa njerëzit me grup gjaku O1 dukeshin më të mbrojtur, me një rrezik 12% më të ulët.

    Ky efekt u vu re vetëm në rastet e fillimit të hershëm , pasi tek njerëzit mbi 60 vjeç lidhja u bë praktikisht zero. Ekspertët besojnë se ky fakt mund të lidhet me formimin e mpiksjeve të gjakut , të cilat janë më të rëndësishme në goditjet e hershme sesa në ato që ndodhin në moshat e vjetra, ku arterioskleroza është zakonisht shkaku kryesor, sipas ekspertëve.

    Çfarë nënkupton ky zbulim?

    Edhe pse lidhja midis grupit të gjakut dhe goditjes në tru mund të duket kurioze, është e qëndrueshme që ky informacion duhet të merret me kujdes.

    Rreziku i rritur tek njerëzit me grup gjaku A është relativisht i vogël, por faktorët e stilit të jetës , siç janë dieta, aktiviteti fizik, presioni i lartë i gjakut ose pirja e duhanit, janë ende shumë më të rëndësishëm . Përveç kësaj, shumica e goditjeve në tru ndodhin pas moshës 65 vjeç dhe rreziku rritet me moshën pavarësisht nga grupi i gjakut.

    Studiuesit këmbëngulin se, në vend që të shqetësohemi për grupin e gjakut, çelësi është dhe gjithmonë do të jetë kontrollimi i faktorëve të njohur të rrezikut dhe miratimi i zakoneve të shëndetshme për të mbrojtur shëndetin vaskular gjatë gjithë jetës, duke pasur parasysh se stili ynë i jetesës është një faktor kyç në kujdesin për veten tonë si nga brenda ashtu edhe nga jashtë.

  • “Ishte lojë…”/ Lidhja me Gjestin pas ‘BBVA’, Egli: Më vjen keq që do i thyej zemrën disa njerëzve

    “Ishte lojë…”/ Lidhja me Gjestin pas ‘BBVA’, Egli: Më vjen keq që do i thyej zemrën disa njerëzve

    E ftuar në “The Dalina Show”, Egli Tako ka folur hapur për Gjestin, një temë që u komentua shumë gjatë kohës së reality show-t. Egli theksoi se lidhja me Gjestin ishte më shumë shoqërore sesa diçka dashurore.
    Sipas saj, Gjesti nuk e frymëzonte në mënyrë të veçantë, por e bënte për të qeshur dhe e ndihmonte të kalonte kohën më lehtë në izolimin e shtëpisë. Egli pranoi se për një moment edhe ajo ka jetuar “në deluzion”, por tani e sheh gjërat ndryshe.
    E pyetur me shaka nëse e ka ende numrin e Gjestit në celular, përgjigjja e saj ishte e prerë:
    “Jo. Vërtet nuk e kam.”
    Deklarata e Eglit:
    “Unë në asnjë moment nuk mund të them që kam qenë menefregiste, aty brenda ka patur disa njerëz që unë i kam dashur fort. Me kalimin e javëve filluan të rralloheshin shumë sepse secili bëhet egoist dhe shikon vetëm lojën e tij. Meqë po flasim për personazhin në fjalë, e kam theksuar dhe atje brenda disa herë, ‘të dua fort si njeri’, dhe për mua kjo është parësore: kalojmë mirë, qeshim, jemi vetëm brenda katër mureve, 24/7 dhe lidhja bëhet më intense.
    Në rregull, por para se të jetë gjithçka, unë të dua fort si njeri. Po njësoj e vuaj dhe për një mikeshë apo mamin tim. Nuk ka të bëjë shumë me obsesionin dashuror, romantik kjo gjëja. Pavarësisht se këto gjërat rozë, dashuria, shesin.
    Po nuk më frymëzonte gjë mi jo. Nuk është se më frymëzonte, më bënte për të qeshur, kaloja mirë. Rasti që je duke folur, ishte personazhi i duhur në vendin e duhur. Është lojë. Unë isha personazhi i gabuar në vendin e duhur.
    Nuk preferoj të flas për asnjë person që nuk është ulur këtu me mua përpara kamerës. Çfarë ka ndodhur atje përpara kamerave, është një reality show i tillë që jeta jote është përpara kamerave. Në momentin që ato kamera fiken, jeta jote nuk është më para kamerave dhe nuk dua t’i jap akses askujt. Di të them që jam single.
    U mbyll. Ka kohë. Absolutisht e pritshme. Më vjen keq që do i thyej zemrën disa njerëzve që i dua shumë fort por nuk duhet të jetoj më në deluzion. Ndoshta dhe unë për një periudhë aty brenda kam jetuar në delulu. Jam kënaqur, mirë kam qenë, pata një eksperiencë të bukur. Dua ta mbaj mend si një shok timin gjatë Big Brother-it.

  • E papritur! Reba McEntire dhe Rex Linn zbulojnë fejesën e tyre

    E papritur! Reba McEntire dhe Rex Linn zbulojnë fejesën e tyre

    Reba McEntire dhe Rex Linn janë fejuar! Lajmi është konfirmuar nga PEOPLE, pasi një reporter i E! News përmendi çiftin si “fiancés” në tapetin e kuq të Çmimeve Emmy 2025, më 14 shtator. McEntire, 70 vjeçe, dhe Linn, 68 vjeç, u njohën për herë të parë në vitet 1990, por lidhja e tyre nisi më vonë, në vitin 2020, pas vdekjes së nënës së Reba-s. Ata patën sërish kontakt gjatë karantinës dhe filluan të kalonin kohë së bashku, përfundimisht duke e nisur një lidhje më serioze.
    Një burim pranë çiftit tha për PEOPLE: “Ka ndodhur disa muaj më parë dhe ata janë shumë të lumtur me vendimin.”
    Në një intervistë për Today në tetor të vitit 2021, McEntire ka shpërndarë më shumë detaje për historinë e lidhjes së tyre: “Në 2020, kur mamaja ime ishte e sëmurë, ai më telefonoi. Kishim pasur mundësinë të shiheshim më parë, sepse të dy ishim në serialin Young Sheldon. Kështu që nga marsi i 2020, vetëm flisnim dhe vizitonim njëri-tjetrin, dhe më pas, në qershor, u takuam dhe që nga atëherë kemi qenë të pandashëm.”
    Lidhja e McEntire dhe Linn është shumë e veçantë, dhe ajo ka theksuar se ata janë shumë të ngjashëm: “Ai është një kuzhinier më i mirë se unë, prandaj më pëlqen, padyshim. Ne duam Longhorns dhe jetën e kaubojëve. Të dy e kemi filluar karrierën në industrinë e argëtimit.”
    Çifti tani po luajnë së bashku në serialin Happy’s Place, dhe Linn e ka quajtur këtë eksperiencë një “ëndërr që është bërë realitet.”
    Në një intervistë për PEOPLE, Linn gjithashtu ka ndarë disa momente të ëmbla: “Herë pas here, do t’i jap një puthje të shpejtë në faqe, pastaj vazhdoj. Është argëtuese,” tha ai.
    Për çiftin, ky është vetëm fillimi i një kapitulli të ri dhe të lumtur në jetën e tyre.

  • Ish e dashura e Brooklyn Beckham flet për herë të parë: Lidhja jonë zgjati më shumë se u mendua

    Ish e dashura e Brooklyn Beckham flet për herë të parë: Lidhja jonë zgjati më shumë se u mendua

    Modelja kanadeze Lexi Wood, e njohur për paraqitjen e saj në reality show Summer House, ka treguar detaje të reja mbi romancën e saj me Brooklyn Beckham. Në një intervistë për Daily Mail, 27-vjeçarja tha se lidhja e tyre ishte më serioze dhe më e gjatë nga sa u perceptua publikisht.
    Lexi dhe Brooklyn nisën të shiheshin bashkë në vitin 2018, menjëherë pas ndarjes së tij nga aktorja Chloë Grace Moretz. Çifti u fotografua duke u puthur në një studio tatuazhesh në Los Anxhelos, por sipas modeles, marrëdhënia kishte nisur më herët dhe zgjati për më shumë se një vit. “Ne ishim shumë të rinj dhe donim privatësi. Mendoj se zgjati më gjatë nga sa mendonin njerëzit,” tha Lexi.
    Duke folur për ish-partnerin, ajo nuk i kurseu fjalët e mira: “Brooklyn është një person i mrekullueshëm. Jam e lumtur që ka gjetur dashurinë e tij me Nicolan. I uroj të dyve vetëm më të mirat.” Lexi shtoi se ka njohur edhe pjesë të familjes Peltz dhe i përshkroi si njerëz të jashtëzakonshëm.
    Brooklyn, tani 26 vjeç, u martua me aktoren Nicola Peltz në prill 2022, në një ceremoni madhështore në Palm Beach. Megjithatë, raportimet për tensione mes çiftit dhe familjes Beckham kanë bërë bujë së fundmi, pasi prindërit dhe vëllezërit e tij munguan në dasmën e dytë të çiftit muajin e kaluar.
    “Unë mund të flas vetëm nga përvoja ime, dhe ajo ishte e mrekullueshme. Romeo dhe Cruz janë ndër njerëzit më të mirë që kam takuar,” tha Lexi, duke lënë të kuptohet se kujtimet e saj me familjen Beckham mbeten pozitive.

  • Cozman feston ditëlindjen, urimin më të veçantë e merr nga ky person

    Cozman feston ditëlindjen, urimin më të veçantë e merr nga ky person

    Reperi i njohur shqiptar, Cozman, ka festuar ditëlindjen, dhe urimi më i veçantë nuk erdhi nga ndonjë koleg apo mik i estradës, por nga e partnerjae tij. Edhe pse lidhja e tyre është mbajtur larg syrit të publikut, këtë herë ajo zgjodhi t’i shprehë dashurinë hapur në rrjete sociale.
    Ajo ndau një fotografi të ëmbël me reperin në Instagram, krahas së cilës shkroi: “Urime ditëlindjen, dashuria e jetës”, një dedikim që emocionoi fansat dhe mori menjëherë vëmendjen e ndjekësve. Cozman e ripostoi menjëherë në profilin e tij, duke e konfirmuar ndjenjën reciproke.
    Ky postim befasoi publikun, pasi deri më tani asnjëri prej tyre nuk kishte ndarë detaje për lidhjen që duket se ka qenë larg syrit të medias. Romanca e tyre mbetet ende misterioze, por ky gjest e bëri të qartë se lidhja e tyre është më serioze sesa mendohej.
    Në planin profesional, reperi ka pasur periudha pauze, por herë pas here rikthehet me projekte që mbajnë të interesuar fansat e tij të shumtë.

  • Fjalimi i plotë i Mit’hat Frashërit në Lidhjen e Kombeve

    Fjalimi i plotë i Mit’hat Frashërit në Lidhjen e Kombeve

    Nga: Aurenc Bebja, Francë

    “Société des nations” ka botuar, me 1 janar 1923, në faqet n°46 – 47, fjalimin e mbajtur asokohe nga atdhetari, shkrimtari, diplomati dhe politikani i shquar shqiptar, z. Mit’hat Frashëri, në selinë e Lidhjes së Kombeve në Gjenevë, që, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e sjell për publikun shqiptar:

    Zoti President. — Fjalën e ka z. Frashëri, Delegat i Parë i Shqipërisë.

    Z. Midhat Frashëri (Shqipëri). –

    Zoti President, zonja dhe zotërinj, po ngjitem në foltore për të përmbushur një detyrë. Unë vij t’i jap llogari Shoqërisë së madhe për mirënjohjen e vendit të vogël që kam nderin ta përfaqësoj dhe që në fakt e konsideroj të lidhur me Lidhjen e Kombeve nëpërmjet lidhjeve të njohjes.

    Shqipëria, zotërinj, mund të quhet ndrikull e Lidhjes së Kombeve. Ishte Lidhja e Kombeve që e ndihmoi në rilindjen e saj, e pranoi në mesin e saj dhe i mundësoi të vendoste marrëdhënie diplomatike me shtetet e tjera. Rruga që i kishte hapur Lidhja e Kombeve ishte më e lehtë më vonë, pasi ky kumbar, ose më mirë kjo kumbarë, nuk pushoi së interesuari për shtetin e vogël.

    Që atëherë – mund ta pohoj këtë pa frikë se të përgënjeshtrohet – Shqipëria ka bërë çdo përpjekje për të merituar përkushtimin e Lidhjes së Kombeve. Gjendja e brendshme e saj është përmirësuar gjithnjë e më shumë, marrëdhëniet me fqinjët kanë hyrë në një fazë normale; Marrëdhëniet diplomatike janë vendosur dhe rruga që ajo duhet të kalojë i është lehtësuar kështu.

    Edhe pse një nga kombet më të rinj që ka hyrë në Lidhjen e Kombeve, Shqipëria është një nga vendet më demokratike për nga kushtetuta dhe administrata e saj. Këtu mund të dëshmoj se idetë e përfaqësuara nga Lidhja e Kombeve gjejnë te shqiptarët partizanët më të bindur. Nuk janë vetëm parimet, por është pikërisht ideali që përfaqëson kjo Shoqëri, është kjo vëllazëri, ky solidaritet midis popujve që ne vijmë të konfirmojmë çdo vit këtu përsëri, të cilët gjejnë ndër shqiptarët më të bindurit.

    Unë i përkas një rajoni të Evropës që ka vuajtur shumë, ndoshta ai që ka vuajtur më shumë gjatë dy dekadave të fundit.

    Është ky rajon i Evropës që kishte më shumë nevojë për paqe, pajtim dhe harmoni midis elementëve të ndryshëm të tij. Popujt ballkanikë kanë filluar të kuptojnë se ka vetëm një mënyrë për të arritur prosperitetin, vetëm një mënyrë për të shkëputur zakonet e këqija të së kaluarës, sipas të cilave çdo popull përtej kufirit konsiderohej armik. Ata tashmë e kuptojnë se një solidaritet interesash të përbashkëta, materiale dhe ekonomike, madje edhe morale e intelektuale, duhet t’i bashkojë popujt dhe jo t’i ndajë ata.

    Kjo ide e popujve ballkanikë mbështetet fuqishëm nga ndikimi i qeverive të tyre përkatëse. Besoj se jam interpretuesi besnik i kësaj ndjenje kur them se perspektiva e një lufte, natyrisht mjaft të largët, tmerron popujt e Ballkanit, që aspirojnë paqen. Megjithatë, të gjitha përpjekjet e tyre nuk mundën të çonin në një rezultat të shpejtë dhe të menjëhershëm.

    Ata përhapin një energji të madhe për këtë qëllim dhe atmosfera e Gjenevës, jo vetëm e këtij qyteti ku njerëzit vijnë për të shijuar lirinë fetare dhe politike, por edhe atmosferën e kësaj Shoqërie të madhe ku ne vijmë çdo vit për të rizhytur veten në idetë e vëllazërisë, bashkëpunimit dhe solidaritetit, kontribuon shumë në këtë. Kjo atmosferë e dobishme kontribuon në masë të madhe në përmirësimin e marrëdhënieve që theksohet dita-ditës.

    Mirëpo, a mjafton të kufizohemi vetëm në ardhjen këtu për t’u mbushur me frymë në atmosferën e Lidhjes së Kombeve, apo nuk është ende e nevojshme të mbështesim përpjekjet e lindura nga nevojat imperative të vendeve të Ballkanit ? Dje, delegati i shquar i Greqisë foli për punën e mirë të një delegati të Lidhjes së Kombeve, i cili aktualisht kryeson zgjidhjen e vështirësive të vogla, të cilat, për fat të keq, ende ekzistojnë midis disa elementeve ballkanike.

    Ky është një shembull i mirë që ilustron qartë punën e dobishme që Lidhja e Kombeve po kryen dhe do të vazhdojë të kryejë në të ardhmen. Ndërhyrja e drejtpërdrejtë e një delegati të caktuar nga Lidhja e Kombeve mund të arrijë më shumë në dy javë sesa tre vjet përpjekje të vetë popujve. Nëse shtetet ballkanike do t’i drejtoheshin Lidhjes së Kombeve, përfaqësuesit e së cilës shfaqin një frymë të madhe pavarësie dhe paanshmërie, çdo herë që do të lindte një vështirësi e vogël, për të kërkuar mbështetjen morale dhe ofiqet e mira mjaft të paanshme, ato do t’i bënin një shërbim çështjes së paqes.

    Sigurisht, zona e rajonit të Ballkanit nuk është shumë e madhe, por idetë që mbretërojnë brenda Lidhjes së Kombeve janë të frymëzuara nga solidariteti i ngushtë që ekziston midis të gjitha vendeve, midis të gjitha rajoneve, të mëdha e të vogla. Kështu, të gjitha shtetet formojnë një tërësi, një trup harmonik. Sëmundja më e vogël, lëndimi më i padukshëm mund të prekë të gjithë trupin; po kështu vështirësitë e vogla, mosmarrëveshjet e vogla ndërmjet elementëve përbërës të një vendi, apo rajoni mund të prekin të gjitha kombet.

    Nëse hyj në këto konsiderata, është sepse duhet t’i jap llogari Lidhjes së Kombeve, si një shoqëri aksionerësh. Lidhja e Kombeve na ka investuar me kapital moral të destinuar të japë fryte. Ky kapital moral, në fakt, shpërblehet çdo vit e më shumë.

    Progresi i arritur në një vend të vogël vetëm sa mund të rrisë numrin e mbështetësve të Shoqërisë sonë të madhe dhe të konsolidojë besimin që duhet të kemi në të ardhmen e saj dhe në shërbimet që ajo është thirrur të bëjë.

    Të nderuar delegatë, Lidhja e Kombeve nuk lindi vetëm nga vullneti i pak njerëzve; nuk lindi vetëm nga një Pakt; përfaqëson, në sytë e popujve të vegjël që kanë filluar të ndërgjegjësohen për të drejtat e tyre, manifestimin e një ideali të ri, atë të vëllazërisë dhe mbi të gjitha të solidaritetit midis vendeve të ndryshme. (Duartrokitje.)/(Blogu © Dars (Klos), Mat – Albania),

  • Raporti i Lidhjes (1878) me sulltan Abdulhamidin II

    Raporti i Lidhjes (1878) me sulltan Abdulhamidin II

    Abdullah Klinaku

    Lidhja Prizrenit u mblodh me 10 qershor 1878 në Prizren në të cilën u vendos krijimi i saj. Kjo mbledhje u zhvillua në Medresenë e Mehmet Pashës dhe në xhaminë “Bajrakli”, pjesëmarrës të cilës ishin nga të gjitha vilajetet përfshi shqiptarë, turq e boshnjakë. Lidhja përfshinte myslimanë dhe katolikë.

    Lidhja e ngriti konceptin e vet nga shtrati i qytetërimit islam, brenda së cilit përfshiu njerëz pa dallim feje, race apo etnie. Ajo u organizua nga intelektualë, kadijë, ylema e imamë të kohës. Qëllimi i saj ishte i qartë, liria, mbrojtja dhe drejtësia për shqiptarët, boshnjakët dhe të gjithë popujt e shtypur në Ballkan. Lidhja me aktet e nxjerra që tani më njihen publikisht kishte hartuar konceptin e qartë politik për të ardhmen e shqiptarëve dhe për mbrojtjen e tokave shqiptare.

    Debati se a ishte Lidhja fetare apo kombëtare tani më duhet të jetë debat i tejkaluar. Lidhja ishte organizim në kuadër të një qytetërimi i cili nuk njeh dallime racore e fetare. Lidhja ishte ngritur mbi vlerat e qytetërimit islam që obligim e detyrim e konsideron mbrojtjen e Atdheut.

    Përderisa shtetet evropiane ja kishin mbyllur dyert, Rusia kishte synuar ti ndante territorialisht nga Dovleti dhe ti gllabëronin gradualisht fqinjët ballkanik, Sulltan Abdulahmid II, me marrëveshjen me Britaninë për sundimin e Qipros në dobi të saj, krijoi kushte të reja për përpjekjen e shqiptarëve për mbrojtjen e tokave të tyre.

    ​Me 2 nëntor të vitit 1878, konsulli Lippich raportonte se Sheh Mustafa i Tetovës, në korrik të atij viti shkoi në Stamboll, i ngarkuar me një mision të veçantë prej anës së Lidhjes, ku kishte takuar ministrin dhe Sulltanin. Me kthimin në Shqipëri kishte biseduar me valiun, Nazif Pashën, në Prishtinë e krerët e Lidhjes, ndërsa në Gjakovë e Pejë me kadiun Ahmet Koronicën, e me tjerë “fanatikë”. Po ashtu edhe konsulli austro-hungarezë në Prizren, Jelinek, informonte kontin Andrash, se Sheh Mustafa i Tetovës, ishte kthyer prej Stambolli në Prishtinë me 21 shtator bashkë me Iliaz Pashën e Dibrës e Haxhi Ymer Efendinë, të nesërmen mbrëma ishin takuar me valin.

    ​Mund të pranojmë si gjë të sigurt se krijimi i Lidhjes së Prizrenit ishte një gjë shumë e volitshme për Portën e lartë dhe qe pritur, duruar me dashamirësi nga autoritetet turke. Ka të ngjarë që në kohët e para Lidhja ka qenë mbajtur me paratë e qeverisë, shkruan Peter Bartel. Ndërsa regjistrohet se Lidhja kërkoi nga Sulltani 18.000 lira flori. Nga kjo shumë gjysma mbërriti menjëherë nga Sulltani, dhe tjetra iu vu në dispozicion në Selanik. Ali Pashë Gucisë iu dërguan nga Meka 2000 lira flori, një flamur i bekuar, dekorata dhe armë. Mitrovicës iu dërguan 16.000 martina.

    ​Raporti i Lidhjes dhe shqiptarëve me Sulltan Abdulhamidin II ishte i vazhdueshëm dhe problemet e mëdha trajtoheshin brenda llojit.

    Edhe mos marrëveshjet po ashtu trajtoheshin brenda llojit. Për këtë Sulltan Abdulhamidi II, deklaron se: Ndonëse midis tyre ka edhe familje kristiane, shqiptarët që si popull gjenden në Evropë, janë vëllezërit tanë myslimanë te të cilët mund të kemi besim në çdo rast, si dhe janë ushtarët tanë besnikë. Nga ky popull kanë dalë ushtarë dhe drejtues të jashtëzakonshëm. A nuk janë prej tyre edhe ata që gjenden përreth sulltanatit tim?”