Tag: lidhen

  • Si ndikon muzika e preferuar në trurin tonë: Efekti i nostalgjisë

    Si ndikon muzika e preferuar në trurin tonë: Efekti i nostalgjisë

    Kur dëgjojmë këngën tonë të preferuar, truri ynë aktivizon rrjete specifike që lidhen me kujtimet, emocione dhe ndjenjat e kënaqësisë. Ky është përfundimi i një studimi të realizuar nga universitetet e Arizonës dhe Kalifornisë, botuar në revistën Human Brain Mapping.

    Muzika ka fuqinë të rikthejë kujtime nga momentet më të lumtura të jetës sonë: Takime festive, dashuri e parë, ose ditë të veçanta si dasmat. Nostalgjia që lind nga këto këngë ndihmon të ruajmë identitetin, të lidhemi me të tjerët dhe të menaxhojmë emocionet e tjera. Një shembull i njohur për publikun shqiptar mund të jetë muzika e fëmijërisë, që rikthen kujtime nga programet televizive apo ngjarje të veçanta të familjes.

    Në studimin me 57 persona, rezonanca magnetike funksionale tregoi se këngët nostalgjike aktivizojnë rrjetet e lobit temporal postero-medial dhe të insulës, që lidhen me përqendrimin, kujtimet dhe kënaqësinë emocionale. Ky efekt është më i dukshëm tek personat më të moshuar, duke treguar se dëgjimi i muzikës nostalgjike mund të ndihmojë në “trajnimin” e trurit gjatë plakjes.

    Muzika ka gjithashtu potencial terapeutik: Studimet tregojnë se mund të përmirësojë kujtesën autobiografike tek personat me Alzheimer ose dëmtime të tjera konjetive, duke ndikuar edhe pozitivisht tek kujdestarët që e dëgjojnë.

    Sipas filozofit Schopenhauer, muzika shpreh thelbin e emocioneve, dhe truri përpunon këtë thelb në dy mënyra: përmes kujtesës së strukturës muzikore dhe përmes asociacioneve kontekstuale që lidhen me emocione dhe kujtime personale. Këto mekanizma përfshijnë zona të ndryshme cerebrale si korteksi dëgjimor, amigdala, striati, hipokampusi dhe rrjeti “default mode”, duke krijuar një eksperiencë të plotë emocionale dhe kognitive.

    Dëgjimi i këngës së zemrës nuk është vetëm kënaqësi, por edhe ushtrim për trurin dhe kujtesën tonë.

  • Vrasja e gjykatësit Kalaja, Çela: Të veprojmë për të përmirësuar sigurinë e magjistratëve

    Vrasja e gjykatësit Kalaja, Çela: Të veprojmë për të përmirësuar sigurinë e magjistratëve

    Prokurori i Përgjithshëm, Olsian Çela, raportoi sot në Kuvend mbi veprimtarinë e institucionit që ai drejton gjatë vitit 2024, duke iu përgjigjur pyetjeve të deputetëve. Një nga çështjet kryesore që Çela ngriti ishte ajo e sigurisë së njerëzve të drejtësisë, pas ngjarjes së rëndë të fillim tetorit 2025, ku gjyqtari Astrit Kalaja u vra brenda sallës së gjyqit në Gjykatën e Apelit.
    “Janë dy elementë, disa lidhen me standardet dhe garancitë që kanë të bëjnë me statusin. Sa i përket godinave, jemi në fazën e projektimit të tyre, por ka një vonesë. U bënë disa vite që e ngre si shqetësim, situata nuk është aspak e mirë”, deklaroi Çela.
    Sipas tij, veçanërisht në Tiranë, kushtet e punës për prokurorët dhe oficerët e policisë gjyqësore janë bërë të papërballueshme. “Në Tiranë nuk kemi më hapësira për prokurorët dhe oficerët. Situata është e papërballueshme. Duhet një zgjidhje sa më e shpejt”, theksoi ai.
    Duke iu referuar vrasjes së gjyqtarit Kalaja, Çela nënvizoi se kjo tragjedi duhet të shërbejë si nxitje për të vepruar menjëherë në drejtim të përmirësimit të masave të sigurisë.
    “Siguria e magjistratëve lidhet me gjendjen e godinave dhe me stafet e sigurisë. Ka shumë vend për përmirësim. Ngjarja e rëndë është një nxitje për të vepruar sa më shpejt. Do të kemi disa kërkesa konkrete për Kuvendin që lidhen me këtë çështje”, përfundoi ai.

  • Çela në Kuvend: Kriminaliteti më i ulët në Berat, më i larti në Sarandë. Rritje e procedimeve për pastrim parash dhe…

    Çela në Kuvend: Kriminaliteti më i ulët në Berat, më i larti në Sarandë. Rritje e procedimeve për pastrim parash dhe…

    Kreu i Prokurorisë së Përgjithshme, Olsian Çela, paraqiti sot në Kuvend raportin vjetor të veprimtarisë së institucionit për vitin 2024, ku evidentoi një sërë tendencash në fushën e kriminalitetit dhe ndjekjes penale në vend.Sipas Çelës, Qarku i Beratit ka regjistruar nivelin më të ulët të kriminalitetit në shkallë kombëtare, ndërsa Qarku i Sarandës rezulton me përqindjen më të lartë të veprave penale gjatë vitit të kaluar.
    Në fjalën e tij, Çela deklaroi se nga prokuroritë pranë gjykatave të shkallës së parë, janë transferuar drejt SPAK 39 procedime penale të veprave që lidhen me korrupsionin në nivele të larta apo vepra penale që lidhen me detyrën.
    “Vepra që lidhen me krimin e organizuar dhe korrupsionin dhe vepra penale që lidhen me detyrën: 569 procedime me 160 të pandehur dhe 157 procedime me 234 të pandehur.
    Prokurorët kanë rritur rolin aktiv për veprat penale që lidhen me korrupsionin, 19 procedime penale, dhe ato që lidhen me detyrën 34 procedime penale.
    Ka çuar në arrestimin e 25 personave të dyshuar për kryerjen e veprave penale në kompetence të prokruroive të gjykatavetë shkallës së parë”, deklaroi Çela.
    Të dhënat e raportuara tregojnë një rritje të fortë të procedimeve penale në disa fusha që prekin sigurinë ekonomike të vendit: pastrimi i parave: +59%; falsifikimi i letrave me vlerë: +48%; krimet në fushën e doganave: afro +40%; veprimtari bankare dhe financiare: mbi +30%.
    Çela theksoi se këto tregues dëshmojnë një forcim të ndjekjes penale dhe një bashkëpunim më të mirë institucional në luftën kundër veprimtarive që dëmtojnë ekonominë kombëtare.
    Prokurori i Përgjithshëm raportoi gjithashtu një rritje të procedimeve të regjistruara për krime të rënda ndaj personit: krime kundër jetës me dashje: +21.7%; krime kundër lirisë së personit: +30.5%; krime seksuale: gati +30%; vepra kundër moralit dhe dinjitetit: +29%.
    Sipas Çelës, kjo rritje “dikon nevojën për ndërhyrje të koordinuara midis institucioneve, për forcimin e mekanizmave ligjorë dhe socialë të parandalimit dhe për mbrojtjen e kategorive vulnerabël”.
    Gjatë vitit 2024, Prokuroria e Përgjithshme ka përfunduar 24,591 çështje, me një rritje prej 5% krahasuar me vitin 2023. Nga këto: 36.7% janë dërguar për gjykim, 33.9% janë pushuar, 26.9% janë pezulluar, një rritje e lehtë e lidhur me zbatimin e ligjit për amnistinë penale.
    Në gjykata janë paraqitur 13,062 kërkesa për masa sigurie personale, nga të cilat në 60% të rasteve është kërkuar masë shtrënguese ndaj të pandehurve; arrest me burg për 3,078 persona; detyrim paraqitjeje për 2,611 persona; si dhe garanci pasurore në 31 raste.
    “Për 2024 60% e të pandehurve të regjistruar është kërkuar masë shtrënguese. Për 59. 5%e kërkesave lidhet me caktimin e një mase sigurimi me arrest, masa këto të kërkuara për 36%tëtë pandehurve të regjistruar ose 20% e personave në hetim.
     Vetëm në 31 raste është kërkuara masa e garancisë pasurore, 3078 persona kërkesë për arrest me burg, detyrim paraqitje 2611 persona. Dënuar 10 mijë e 1 të pandehur, rritje prej 37,87% në krahasim me vitin 2023. U ekzekutuan 5201 vendime, 1090 vendime të paekzekutuara. b155 procedime penale, rritje prej 12.32% krahasuar me 2023. Gjatë vitit të kaluar janë dënuar 10,001 persona, çka përbën një rritje prej 37.8% krahasuar me 2023. U ekzekutuan 5,201 vendime gjyqësore, ndërsa 1,090 mbetën të paekzekutuara. Në total, janë regjistruar 155 procedime penale për korrupsion dhe vepra të tjera, me një rritje prej 12.3% krahasuar me një vit më parë”, tha ai, teksa e mbylli raportimin duke theksuar se forcimi i bashkëpunimit institucional, ndjekja efektive penale dhe mbrojtja e interesit publik mbeten prioritetet kryesore të Prokurorisë së Përgjithshme për vitin në vijim.

  • Kreu i Prokurorisë së Përgjithshme, Çela: Kriminaliteti më i lartë është në Sarandë

    Kreu i Prokurorisë së Përgjithshme, Çela: Kriminaliteti më i lartë është në Sarandë

  • Krimet zgjedhore/ Kryeprokurori: Çështje nën hetim, lidhen me përdorimin e administratës dhe fondet publike

    Krimet zgjedhore/ Kryeprokurori: Çështje nën hetim, lidhen me përdorimin e administratës dhe fondet publike

    Prokurori i Përgjithshëm Olsjan Çela i është përgjigjur pyetjeve me shkrim të drejtuara nga Agron Gjekmarkaj në lidhje me krimet zgjedhore.
    Çela është shprehur se janë disa çështje nën hetim që lidhen me përdorimin e administratës publike dhe fondeve publike në fushatë.
    “Sa i përket krimeve zgjedhore janë marrë disa masa, nga ana e prokurorisë u ndërmorën hapat për forcimin institucional me KQZ dhe SPAK dhe Policinë e Shtetit për të pasur një qasje të koordinuar për të rritur efikasitetin për hetimin e krimit elektoral.
    Nga ana jonë u organizua puna brenda sistemit të prokurorisë, u ngritën grupe të posacme për hetimin e krimeve zgjedhore.
    Janë një sërë cështjet që ka filkluar hetimi. Edhe për veprën që ju i referoheni nga të dhënat nga prokuroritë janë disa çështje penale, që lidhen me përdorimin e administratës publike dhe fondeve publike në fushatën zgjedhore.
    Janë në vijim hetime rezultatet mbeten për tu parë këtë vit apo vitin e ardhshëm. Janë gjyqtarët që do të vlerësojnë çështjet .
    Kemi bërë përpjekjet për tu vënë në dispozicion prokurorëve instrumentat e nevojshme për të kryer detyrën”, tha Çela.

  • Kushtet e sigurisë së magjistratëve/ Mbledhja në Prokurorinë e Përgjithshme, çfarë u diskutua

    Kushtet e sigurisë së magjistratëve/ Mbledhja në Prokurorinë e Përgjithshme, çfarë u diskutua

    Sot u zhvillua mbledhja me drejtuesit e prokurorive dhe prokurorë, për për të diskutuar mbi çështje që lidhen me sigurinë e magjstratëve, nisur nga ngjarja e rëndë ku humbi jetën gjyqtari Asrit Kalaja.

    Në takim u analizua gjendja e parametrave të sigurisë në institucion dhe nevoja për përmirësimin e tyre, kushtet e punës në të cilat punojnë prokurorët dhe problemet e infrastrukturës që lidhen me sigurinë e ambienteve të punës.
    Nga prokurorët u ngrit shqetësimi për sulmet e vazhdueshme publike ndaj tyre të cilat ndikojnë në rritjen e pasigurisë në ushtrimin e detyrës.
    Përfundimet e këtij takimi do të diskutohen më tej me prokurorët në mbledhjet që do mbahen në çdo prokurori për të vijuar më pas me një plan masash institucionale në koordinim edhe me institucionet e tjera të drejtësisë.
    Prokurori i Përgjithshëm mbështet dhe solidarizohet me qëndrimin e trupës së gjyqtarëve në mbledhjen e sotme për të gjitha çështjet që lidhen me sigurinë e magjistratëve, duke vlerësuar se ka nevojë për një rikonfigurim tërësor të standardeve të sigurisë për sistemin e drejtësisë dhe do të kontribuojë në këtë aspekt në koordinim me gjithë institucionet përgjegjëse.

    Top Channel

  • Misteri i Amelia Earhart, Trump urdhëron publikimin e të dhënave qeveritare mbi pionieren e aviacionit amerikan

    Misteri i Amelia Earhart, Trump urdhëron publikimin e të dhënave qeveritare mbi pionieren e aviacionit amerikan

    Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha të premten se kishte urdhëruar deklasifikimin dhe publikimin e të gjitha të dhënave qeveritare që lidhen me pionieren e aviacionit Amelia Earhart, avioni i së cilës u zhduk në mënyrë misterioze ndërsa përpiqej të fluturonte rreth botës në vitin 1937.

    Në një postim në platformën Truth Social, Trump vuri në dukje se misteri që rrethon fluturimin e fundit të Earhart ka tërhequr vëmendjen e miliona njerëzve. “Po i kërkoj administratës sime të deklasifikojë dhe publikojë të gjitha të dhënat qeveritare që lidhen me Amelia Earhart, fluturimin e saj të fundit dhe gjithçka që lidhet me të”, tha presidenti i SHBA-së.
    Amelia Earhart, gruaja e parë që fluturoi vetëm përtej Oqeanit Atlantik (nga Kanadaja në Irlandën e Veriut), u zhduk në mënyrë misterioze me Fred Noonan ndërsa përpiqej të fluturonte rreth globit. Aeroplani i tyre u zhduk mbi Oqeanin Paqësor. Pavarësisht dekadave të kërkimit, nuk është gjetur kurrë asnjë mbetje e avionit.
    Trump ka urdhëruar publikimin e dosjeve të tjera të klasifikuara, duke përfshirë dokumente që lidhen me vrasjen e Presidentit John F. Kennedy në vitin 1963 dhe vrasjen e Martin Luther King në vitin 1968.
    Por ai është kritikuar për shkeljen e premtimeve për të publikuar dosje që lidhen me Jeffrey Epstein, ndërmjetësin e bursës së Nju Jorkut i cili vdiq në burg në vitin 2019 para se të gjykohej për krime seksuale, kryesisht me të mitur.
    Vdekja e Epstein e këtij miku të shumë yjeve dhe politikanëve të fuqishëm nxiti një mori teorish konspirative, sipas të cilave ai u vra për të parandaluar zbulimet që do të bënte rreth figurave veçanërisht të shquara.

    Top Channel

  • Parashikimi i horoskopit 13 shtator, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 13 shtator, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Dashi
    Mund të jetë e vështirë për ju të uleni dhe të mos mendoni për çështjet që lidhen me punën, edhe nëse jeni kilometra larg hapësirës suaj të punës. Bëni një përpjekje të vetëdijshme për të qetësuar veten dhe thjesht për t’u çlodhur. Lëreni çdo energji nervoze dhe të shqetësuar që keni.
    Demi
    Dikush që ka shumë energji fizike të nxit përpara. Hidhu në gjatësinë e valës së këtij personi dhe shijo pasionin e tij ose të saj për jetën. Sigurohu që ta marrësh këtë pasion me vete në vendin e punës. Bëje punën tënde me mirënjohje.
    Binjakët
    Njerëz të tjerë po të shtyjnë në nivelin tjetër. Mund të dorëzohesh para kësaj vale energjie në vend që të përpiqesh ta luftosh. Tani është koha që të planifikosh sulmin tënd. Po ndihesh shumë më i egër se zakonisht. Shfrytëzo zjarrin tënd të brendshëm.
    Gaforrja
    Ndihesh i rikarikuar – sikur të kesh rilindur. Mënyra jote e të menduarit të thotë të jesh i guximshëm dhe i patrembur. Ke një pafajësi në vetvete që të bën të duket sikur po e sheh botën për herë të parë. Shijoje këtë gjendje të mrekullueshme mendore.
    Luani
    Përshpejto ritmin. Kohët e fundit ke qenë duke zvarritur dhe ky qëndrim reflektohet në gjithçka që bën. Ji më agresiv; arri qëllimet e tua me bindje. Ky ndryshim në qëndrim do të ketë një efekt pozitiv në të gjitha aspektet e punës tënde.
    Virgjëresha
    Sot po mendoni të bëni një ndryshim të madh në karrierën tuaj. Nje flakë po ndizet – dhe së bashku me një person, jeni gati të bëni ndryshime të mëdha. Zjarri i krijuar po ju nxit të jeni më ambicioz. Suksesi është brenda mundësive tuaja.
    Peshorja
    Edhe nëse jeni larg vendit tuaj të punës, ka të ngjarë të ndjeni një tension brenda jush vetëm me mendimin për këtë. Dhimbjet e kokës që ju vijnë sot lidhen drejtpërdrejt me stresin që përjetoni në punë. Gjeni një rrugëdalje të shëndetshme për këtë energji.
    Akrepi
    Të flasësh me një person shpirtëror do të të ndihmojë të lehtësosh barrën e shumë shqetësimeve që lidhen me karrierën. Merri për zemër fjalët e sjellshme dhe qetësuese të këtij personi. Ndjej qetësinë brenda teje në vend që të mbingarkohesh nga stresi mendor i punës.
    Shigjetari
    Po frustrohesh dhe po ngatërrohesh në nyje sepse ke kaq shumë zgjedhje dhe kaq shumë energji, por shumë pak drejtim se në cilën rrugë të ecësh përpara. Merr pak kohë vetëm për të qetësuar mendjen dhe për të medituar. Shiko brenda vetes për përgjigjet.
    Bricjapi
    Sigurohuni që të bëni disa ushtrime fizike. Të qenit jashtë në ajër të pastër do të jetë jashtëzakonisht e dobishme. Të paktën, bëni një shëtitje të shkurtër rreth lagjes. Është mirë që t’i shtriqni këmbët dhe ta vini trupin në lëvizje në këtë kohë.
    Ujori
    Mos e lejo mendjen tënde të mbingarkohet me çështje që lidhen me punën. Nuk është e shëndetshme që puna jote të ketë një ndikim kaq të fortë në gjithçka që bën – veçanërisht kur je larg vendit të punës. Kur të largohesh nga puna, lëre barrën e saj atje.
    Peshqit
    Shumë ide do t’ju vijnë në mendje dhe do të krijoni skema të mëdha se si duhet të ndryshoni punë dhe të filloni një biznes të ri, të merrni diploma në diçka të re dhe të shpëtoni botën në të njëjtën kohë. Sigurisht që është në rregull të ëndërroni në këtë mënyrë.