Tag: liderin

  • Vdekja e Fatos Nanos/ Rama ndan një videokartolinë për liderin historik të PS-së

    Vdekja e Fatos Nanos/ Rama ndan një videokartolinë për liderin historik të PS-së

    Kryeministri Edi Rama ka në nëpërmjet një videoje në Facebook, një kolazh nga kujtimet e ish-kryeministrit Fatos Nanos, të përmbledhura me jetën e tij në politikë, por dhe atë private.
    Nano u nda nga jeta më 31 tetor, pas 24 ditësh në reanimacion.
    “MIRËMËNGJES dhe me këtë videokartolinë lamtumire për liderin historik të socialistëve, mikun tim të dikurshëm e të rigjetur sërish, Fatos Nanon, i cili u nda nga jeta pas një lufte sfilitëse me sëmundjen, por që nuk do të ndahet asnjëherë nga kujtimet tona e nga vendi i nderit në historinë e familjes sonë të madhe, u përcjell të gjithë atyre që e patën kryetar, shok e mik, ngushëllimet e mia vëllazërore”, shprehet Rama.

  • Video/ “Muri njerëzor” i Xi Jinping trondit Seulin, rojat vrapojnë për të mbrojtur liderin kinez

    Video/ “Muri njerëzor” i Xi Jinping trondit Seulin, rojat vrapojnë për të mbrojtur liderin kinez

    Siguria për presidentin kinez Xi Jinping ka qenë në qendër të vëmendjes gjatë vizitës së tij në Korenë e Jugut, ku zhvilloi një takim të rëndësishëm me presidentin amerikan Donald Trump.

    Sipas pamjeve të publikuara, limuzina e Xi u shoqërua nga një rresht truprojash që vraponin pranë saj, duke krijuar një “mur njerëzor” mbrojtës.
    Ky nivel sigurie nuk është i ri për liderin kinez, i cili edhe në vizita të mëparshme është shoqëruar nga një protokoll i tillë mbrojtjeje. Një praktikë e ngjashme është vërejtur edhe tek lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong-un, gjatë daljeve zyrtare jashtë vendit.

    @caijinglengyan全球笑柄!习近平把黑帮和群众演员带到韩国!A global laughing stock! Xi Jinping brought gangsters and extras to South Korea!♬ 原聲 – caijinglengyan

    Masa të rrepta sigurie u vunë re dhe para takimit me Trump, me zonën rreth vendtakimit të blinduar nga forca të shumta policore dhe njësi speciale.

    @elonmusk44227 BREAKING 🚨 President Xi Jinping’s Motorcade has arrived. Buckle Up. Trump NEVER backs down #breakingnews #Donaldtrump #presidentxijinping #chinausa #USATikTok ♬ Haunted Water – Spellling

    Vizita e Xi në Seul vjen në një moment me tensione të larta gjeopolitike në rajon, duke e kthyer protokollin e sigurisë në një spektakël të vërtetë politik.

    Top Channel

  • SHBA heq nga lista e zezë ish-liderin e serbëve të Bosnjës

    SHBA heq nga lista e zezë ish-liderin e serbëve të Bosnjës

    Shtetet e Bashkuara e kanë hequr nga lista e sanksioneve ish-liderin e serbëve të Bosnjës, Millorad Dodikun, si dhe anëtaren e Presidencës së Bosnjës, Zhelka Cvijanoviq, njoftoi Departamenti i Thesarit të mërkurën. 
    Përveç tyre, nga lista e zezë janë hequr dhe anëtarët e familjes së Dodikut, kompanitë e tyre dhe bashkëpunëtorët e ngushtë. 
    Dodik, presidenti i Aleancës së Social Demokratëve të Pavarur, ishte sanksionuar dy herë për shkak shkeljes së Marrëveshjes së Dejtonit për Paqe. 

  • Allegri rigjen liderin e tij; ja si do të ndryshojë Milani me rikthimin e Leaos

    Allegri rigjen liderin e tij; ja si do të ndryshojë Milani me rikthimin e Leaos

    Allegri është gati të rikthejë liderin e vet absolut; Rafael Leao. Portugezi, i ndalur nga një dëmtim në Kupën e Italisë kundër Barit, ka munguar në dy javët e para të Serie A. Mungesë që ka konfirmuar edhe më shumë rolin qendror të tij në projektin e Milanit. Leao është stërvitur me grupin në Milanello, duke treguar dëshirën për t’u rikthyer në formën më të mirë menjëherë pas pushimit (kualifikueseve të kombëtareve).
    Me të, Allegri nuk do ta ndryshojë modulin 3-5-2, por mënyrën e interpretimit të lojës. Rafa, ndryshe nga Gimenez që e ka zëvendësuar, është një sulmues i lëvizshëm, i aftë të mos iu japë pika fikse referimi kundërshtarëve. Në krah të Pulisic, ai do të shtojë fluiditet dhe befasi në fazën ofensive, ndërsa alternativat Gimenez dhe Nkunku mund ta kthejnë skemën në një “trident” të rëndë gjatë lojës.
    Për Leao kjo do të jetë eksperiencë e re, pasi nga anësor i majtë do të transformohet në qendërsulmues. Për të, më pak sprintime, më shumë finalizim dhe detyra për të krijuar hapësira për mesfushorët si Loftus-Cheek e Fofana, të cilëve Allegri iu kërkon 15 gola. Përtej taktikës, trajneri e sheh Leao si simbol brenda e jashtë fushës, duke i kërkuar pjekuri dhe fokus të plotë. Rafa e di; është ylli teknik i Milanit dhe rikthimi i tij mund ta ndryshojë fytyrën e kuqezinjve.

  • Trump paralajmëron takim me Kim Jong Un

    Trump paralajmëron takim me Kim Jong Un

    Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, njoftoi sot se do të takohet me liderin e Koresë së Veriut, Kim Jong Un, “në një moment të caktuar”, pa dhënë detaje të mëtejshme mbi kohën apo vendin e mundshëm të takimit.

    “Kam një marrëdhënie shumë të mirë me Kim Jong Unin,” tha Trump, duke theksuar raportet personale me liderin verikorean.

    Deklarata erdhi pak para pritjes së homologut të tij të Koresë së Jugut, Lee Jae-myung, në Shtëpinë e Bardhë, ku do të diskutohet edhe strategjia e SHBA-së ndaj Koresë së Veriut.

    Koreja e Veriut dhe ajo e Jugut kanë qenë shtete të ndara që nga fundi i Luftës Koreane në vitin 1955 dhe ndajnë një kufi shumë të militarizuar, duke e bërë çdo zhvillim diplomatik shumë të ndjeshëm për sigurinë rajonale.

  • Çfarë duhet të dini rreth udhëheqësit misterioz të Iranit, Ali Khamenei

    Çfarë duhet të dini rreth udhëheqësit misterioz të Iranit, Ali Khamenei

    BBC

    Ndoshta keni parë këtë javë lajmet se Izraeli kishte planifikuar të vriste liderin suprem të Iranit, Ayatollah Ali Khamenei, para se SHBA-ja të ndërhynte.

    Donald Trump paralajmëroi gjithashtu në rrjetet sociale se e di “saktësisht ku fshihet ai që quhet ‘Lideri Suprem’.”

    Por kush është Khamenei? Dhe pse Izraeli do të godiste atë?

    Ali Khamenei është kreu i shtetit të Iranit dhe ka qenë në këtë rol për më shumë se tri dekada. Titulli i tij e vendos mbi presidentin Masoud Pezeshkian, duke e bërë liderin më të fuqishëm fetar dhe politik të vendit.

    Përveç pushteteve të gjera në qeverisje, Khamenei drejton edhe regjimin fetar të ashpër që mori kontrollin e Iranit pas revolucionit islamik të vitit 1979.

    Në atë kohë, një kryengritje popullore rrëzoi monarkinë iraniane të udhëhequr nga Shah Reza Pahlavi dhe vendosi në vend të saj një republikë fetare.

    Që atëherë kanë qenë vetëm dy liderë supremë, të dy të zgjedhur nga Asambleja e Ekspertëve të Iranit. Titulli “Ajatollah” i referohet një kleriku të lartë në islamin Shia.

    Si lider suprem, Khamenei është komandanti i përgjithshëm i ushtrisë së vendit, çka mund të shpjegojë pjesërisht pse Izraeli e sheh atë si një objektiv.

    Duke qenë se Irani është një regjim autoritar, populli iranian praktikisht nuk ka të drejtë vote në zgjedhjen e liderit të tyre.

    Disidenca, duke përfshirë edhe kritikën ndaj Khameneit në rrjetet sociale, mund të çojë në burgim.

  • “Presidenti Xi më pëlqen, por…” Trump “ankohet” për liderin kinez

    “Presidenti Xi më pëlqen, por…” Trump “ankohet” për liderin kinez

    Arritja e një marrëveshjeje me homologun kinez Xi Jinping, është shumë e vështirë për Presidentin e Shteteve të Bashkuara, Donald Trump. Teksa pritej që dy liderët të bisedonin këtë javë, në mes të tensioneve të krijuara, Shtëpia e Bardhë duket se është tejet pesimiste. Sekretari i Thesarit të SHBA, Scott Bessent, ka deklaruar se për shkak të një bllokade tregtare të krijuar mes shteteve, bisedimet janë shumë të nevojshme.
    “Më pëlqen Presidenti Xi i Kinës, gjithmonë më ka pëlqyer, por ai është kaq i vështirë për të arritur në një dakordësi”, ka shkruar Trump në platformën e tij Truth Social.
    Washingtoni dhe Pekini kanë fajësuar njëri-tjetrin për shkeljen e një marrëveshjeje tregtare të arritur në Zvicër më 12 maj. Marrëveshja përfshinte një pezullim 90-ditor të shumicës së tarifave, si dhe shfuqizimin e gjerë të kundërmasave tregtare nga Kina kundër SHBA-së të vendosura që nga fillimi i prillit. Kina nuk i ka lehtësuar kufizimet mbi eksportet e metaleve të rralla, në kundërshtim me atë që Washington priste. Po ashtu e ka kritikuar SHBA-në për kufizimin e aksesit në teknologjinë e avancuar.
    Jo më larg se javën e shkuar, administrata Trump njoftoi se do të fillojë edhe revokimin e vizave për studentët kinezë. Trump dhe Jinping folën për herë të fundit në janar 2025, pak para se presidenti i SHBA-së të betohej për mandatin e tij të dytë. Ndërsa Trump shprehet i gatshëm për të komunikuar me liderin e Kinës, pritet të shohim nëse do ketë të paktën një telefonatë mes tyre.

  • Pritje madhështore për liderin e PD në Burrel

    Pritje madhështore për liderin e PD në Burrel

    Gazeta Standard është portali zyrtar i gazetës se përditshme “Standard”. Parimi ynë është informimi i thelluar i mbeshtetur ne objektivitet dhe investigim. “Behu pjese e lajmit”- eshte motoja jone kryesore qe fton lexuesit te jene pjese e jona