Tag: licit

  • Akuzohet se largoi nga vendi i krimit vrasësit e Fatbardh Licit, GJKKO zgjat hetimet për ish-partneren e Safet Bajrit

    Akuzohet se largoi nga vendi i krimit vrasësit e Fatbardh Licit, GJKKO zgjat hetimet për ish-partneren e Safet Bajrit

    Eria Ago dhe Safet Bajri

    TIRANË- Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) ka vendosur zgjatjen e afatit hetimor me 3 muaj për Eria Ago, ish-partnerja e Safet Bajrit, pasi sipas prokurorëve të posaçëm ajo ka pasur një rol kyç në vrasjen e Fatbardh Licit në vitin 2018 në Kiras, Shkodër. Eria Ago dyshohet se përkrahur autorët e krimit si dhe ka ndihmuar për tu larguar nga vendi i ngjarjes një prej autorëve të përfshirë. 
    E dashura e Safet Bajrit, Eria Ago ka mohuar akuzat e ngritura ndaj saj, duke thënë se nuk ka dijeni në lidhje me ngjarjen e ndodhur më 10 gusht 2018 në Shkodër, ku u vra Fatbardh Lici. Ago ka deklaruar se gjatë kohës që ka ndodhur ngjarja, vrasja e Fatbardh Lici, ka qenë në Tiranë dhe se nuk ka qenë në Shkodër, si dhe se nuk e ka përdorur asnjëherë makinën e shtetasit Astmer Bilali.
    Miirëpo, sipas dosjes së SPAK siguruar nga ZËRI, rezulton e kundërta. Eria Ago akuzohet se ka transportuar nga Shkodra në Tiranë, Asmer Bilalin. Më 10 gusht të vitit 2018, Eria ka qenë në timonin e mjetit dhe ka ndihmuar në arratisjen e Astmer Bilalit, duke e sjellë nga Shkodra në Tiranë. 

    Ish-missi Ago është arrestuar më datë 26 shkurt, pasi Prokuroria e Posaçme e akuzon për “përkrahje të autorëve të krimit”, ndërkohë që më 21 shkurt të këtij viti Safet Bajri u arrestua nga SPAK, me akuzën se në bashkëpunim me Asmer Bilalin dhe kushëririn e tij të parë Behar Bajrin, se kanë organizuar dhe kanë kryer vrasjen e Licit, vëllait të Mustafa Licit dhe xhaxhait të Ibrahim, Muhamet dhe Hamza Licit.
    Vrasja e Fatbardh Licit ndodhi më 10 Gusht 2018 teksa ai ishte duke pirë kafe në një lokal në lagjen Kiras në Shkodër. Dy persona iu afruan, njëri prej tyre doli nga makina tip “Mercedez Benz” duke qëlluar me breshëri kallashnikovi në drejtim të Fatbardh Licit. Fatbardh Lici është xhaxhai i Muhamet, Ibrahim dhe të ndjerit Hamza Lici, i cili u vra pak muaj më parë në hyrje të lagjes Dobraç, zonë e njohur si territor i Bajrave.

    Të akuzuar për vrasjen e Fatbardh Licit janë Safet Bajri, kushëriri i tij Behar Bajri dhe Astmer Bilali, këto të fundit janë të arrestuar dhe në kuadër të një tjetër dosje penale.
    Për të tre rëndojnë veprat penale: “vrasje me paramendim” kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal në dëm të viktimës F.L, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”./ZËRI

  • Vendimi/ Akuzohet si e përfshirë në vrasjen e Fatbardh Licit, Apeli i GJKKO lë në qeli të dashurën e Safet Bajrit! Roli i ish-Missit në atentat

    Vendimi/ Akuzohet si e përfshirë në vrasjen e Fatbardh Licit, Apeli i GJKKO lë në qeli të dashurën e Safet Bajrit! Roli i ish-Missit në atentat

    Apeli i GJKKO-së ka lënë në qeli Eria Agon, e dashura e Safet Bajrit, e cila akuzohet si e përfshirë në vrasjen e Fatbardh Licit, krim i ndodhur në vitin 2008.

    Eria Ago kishte ankimuar vendimin e GJKKO-së që ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” ndaj saj. Por togat e zeza të Apelit të Gjykatës së Posaçme e rrëzuan kërkesën e saj, duke lënë në fuqi vendimin e shkallës së parë. Reklama në FieriWeb – “VEGA GROUP”

    Lidhur me vrasjen e Fatbardh Licit, u arrestua më 21 Shkurt Safet Bajri. Ndërsa 5 ditë pas tij u prangos edhe Eria Ago, e cila dyshohet se drejtoi një prej makinave të përdorura në atentatin e bujshëm.Reklama në FieriWeb – “VODAFONE ALBANIA”

    Sipas dosjes hetimore të SPAK, dyshohet se pas vrasjes së Fatbardh Licit, Eria Ago ka marrë me makinë dhe ka sjellë në Tiranë, Astmer Bilalin, ndërsa Safet Bajri ka qëndruar në Shkodër.

    “Vrasja e shtetasit Fatbardh Lici ka ndodhur rreth orës 07:00 dhe biseda zhvillohet 20 minuta pas vrasjes, kohë në të cilën rezulton se mjeti tip ‘Benz’ me targë AA 989 TE, që shfaqet në vendin e ngjarjes, po drejtohej nga shtetasja E.A. Nga kjo telefonatë kuptohet që shtetasi Astmer Bilali është nën shoqërinë e shtetasit Safet (Bajri) Rustemi dhe bisedon me të dashurën e Safetit. Nga kjo telefonatë kuptohet gjithashtu që personat nën hetim janë në shoqërinë e njëri-tjetrit, dhe se mjeti tjetër përdoret nga Eria Ago”, thuhet në dosjen hetimore.

    Roli i ish-Missit në krimReklama në FieriWeb – “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

    Për të kryer vrasjen e Fatbardh Licit, Safet e Behar Bajri dhe Astmer Bilali, në shoqërinë e të dashurës së Safetit, Eria Aga, udhëtuan që në orët e parë të mëngjesit të 10 gushtit 2018 nga Tirana për në Shkodër.

    Njëri prej mjeteve “Mercedes Benz CL”, i bardhë dhe me targë “AA989TE” është drejtuar nga Eria, e cila sipas SPAK, konfirmohet përmes komunikimeve që ajo ka pasur me Astmer Bilalin.

    Me këtë makinë, Eria Aga ka udhëtuar nga Tiranë në drejtim të Shkodrës bashkë me Astmer Bilalin, te makina e së cilës Astmeri ka harruar xhupin, që dyshohet se është qitësi në vrasjen e Fatbadh Licit.

    PROKURORIA

    Sipas hetimeve është mësuar se Astmer Bilali, në makinën e vjedhur “Benz 220” ngjyrë gri ka qenë pasagjer, ndërsa drejtohej nga Safet Bajri. Kjo makinë është filmuar në të gjithë itinerarin që ka vijuar që në ardhje para lokalit ku ishte ulur Fatbardh Lici e deri kur është djegur. Bilali, i veshur me të zeza, për të kryer vrasjen doli nga makina, qëlloi disa herë dhe u larguan me shpejtësi.

    Një dëshmitar i tregoi policisë momentin kur është djegur makinën në Dobraç dhe më pas është larguar. Sipas tij, personi ka qenë i maskuar, i gjatë dhe në dukje i ri, ndërsa në maskë kishte njolla të kuqe, me gjasa njolla gjaku. Eria Ago është arrestuar më 26 shkurt nën akuzën përkrahje e autorit të krimit, ndërkohë që më 21 shkurt u arrestua edhe ish-i dashuri i saj Safet Bajri.

    SPAK akuzon treshen Safet Bajri, Behar Bajri dhe Astmer Bilali se në bashkëpunim kanë organizuar dhe kanë kryer vrasjen me paramendim në formën e grupit të strukturuar kriminal. Motivi i vrasjes së Licit sipas SPAK, lidhet me dyshimin e Behar Bajrit se Ibrahim Lici kishte vrarë një pjesëtar të grupit të tyre, ish-policin Boran Bërçana më 15 korrik të vitit të 2018, i cili u ekzekutua në makinë bashkë me partneren Silvi Ndoci, ndërsa fëmija 3-vjeçar shpëtoi. Për këtë ngjarje që autoritetet ende nuk e kanë zbardhur, një muaj më pas Bajrët morën hak duke vrarë xhaxhanë e Licit.

    DOSJA

    Më datë 10 gusht 2018, në orët e para të mëngjesit, Safet Bajri (Rustemi), Astmer Bilali dhe E.A., e dashura e Safet Bajrit janë nisur drejt Shkodrës me dy automjete, njëri i markës “Benz” me targë AA 989 TE, në përdorim të Safet Rustemit dhe tjetri i markës “Volkswagen” me targë AA 383 PN, në përdorim të Denis Brajoviq.

    Pasi kanë mbërritur në Shkodër, Safet Bajri dhe Astmer Bilali kanë zbritur nga makinat e tyre dhe kanë përdorur një automjet të vjedhur të markës “Benz” ngjyrë gri, me targa AA 760 FX. Automjet me të cilin janë afruar tek vendi ku ndodhej lokali me qira i shtetasit Sokol Lici, këtu ku pothuajse çdo ditë, në të njëjtën orë shkonte dhe pinte kafen vëllai i tij viktima Fatbardh Lici, që është njëkohësisht edhe xhaxhai i Ibrahim Licit. Pasi kanë parë që viktima ka qenë i ulur jashtë lokalit, automjeti është afruar pranë tij. Këtu nga dera e pasagjerit ka zbritur, dyshohet Astmer Bilali, i cili ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të tij, duke e lënë atë të vdekur.

    Pasi kanë kryer vrasjen, po sipas grupit hetues, Astmer Bilali dhe Safet Bajri janë parë të lëvizin me makinën e krimit, drejt zonës ku banon ky i fundit, aty nga ku rezulton se Astmer Bilali ka djegur edhe automjetin. Pasi është kryer krimi, po ky automjet ka lëvizur në drejtim të zonës së Dobraçit. Aty është parë të futet në rrugicën që të çon tek lokali që i përket familjes së Bajrave, nga ku dyshohet se ka zbritur Safet Bajri (Rustemi) dhe më pas Astmeri, i cili ka djegur automjetin, për t’u bashkuar më pas sërish me Safetin. Po sipas grupit hetues, fill pas krimit, Astmer Bilali rezulton se është larguar nga Shkodra për në Tiranë me një automjet tip “Volkswagen”, në pronësi të Denis Brajoviq.

  • U përfshi në vrasjen e Fatbardh Licit! Eria Ago kërkoi lirinë, Apeli lë në burg ish-të dashurën e Safet Bajrit

    U përfshi në vrasjen e Fatbardh Licit! Eria Ago kërkoi lirinë, Apeli lë në burg ish-të dashurën e Safet Bajrit

    Eria Ago

    TIRANË-Gjykata e Posaçme e Apelit ka lënë në fuqi masën e sigurisë “Arrest me burg” për Eria Agon, e cila akuzohet si e përfshirë në vrasjen e Fatbardh Licit, ngjarje kjo e ndodhur më 10 gusht të vitit 2018 në lagjen Kiras në Shkodër. 
    Eria Ago akuzohet se ka transportuar nga Shkodra në Tiranë, Asmer Bilalin. Më 10 gusht të vitit 2018, Eria ka qenë në timonin e mjetit dhe ka ndihmuar në arratisjen e Astmer Bilalit, duke e sjellë nga Shkodra në Tiranë. Vetë Ago ka deklaruar se gjatë kohës që ka ndodhur ngjarja, vrasja e Fatbardh Lici, ka qenë në Tiranë dhe se nuk ka qenë në Shkodër.

    Por në dosjen e SPAK, siguruar nga ZËRI rezulton e kundërta. Në dëshminë e saj Eria Ago nuk tregohet e sinqertë dhe lind dyshimi që ajo ka qenë në dijeni të ngjarjes që ka ndodhur. Kjo pasi makina tip “Mercedes Benz CL”, i bardhë dhe me targë ‘AA989TE’ e drejtuar nga Eria, ka marrë gjobë në Shkodër ditën e ngjarjes. 
    “Fakti që personat kanë kryer vrasjen provohet edhe nga mohimi që shtetësja Eria Ago ka patur në deklarimet e dhëna, ku nuk ka pranuar të ketë përdorur automjetin e personit nën hetim Safet Rustemi si dhe ka deklaruar se ka qenë në Tiranë, ditën e ngjarjes (ndërkohë që nga procesvrbali i kqyrjes së sistemit të gjobave provohet që ajo ka marrë gjoba, duke qenë në drejtim të këtij mjeti dhe referuar komunikimeve të kryera, rezulton se ajo ka qënë bashkë me personat nën hetim në Shkodër,”-thuhet në dosjen e SPAK. 
    Ish-missi Ago është arrestuar më datë 26 shkurt, pasi Prokuroria e Posaçme e akuzon për “përkrahje të autorëve të krimit”, ndërkohë që më 21 shkurt të këtij viti Safet Bajri u arrestua nga SPAK, me akuzën se në bashkëpunim me Asmer Bilalin dhe kushëririn e tij të parë Behar Bajrin, se kanë organizuar dhe kanë kryer vrasjen e Licit, vëllait të Mustafa Licit dhe xhaxhait të Ibrahim, Muhamet dhe Hamza Licit./ZËRI

  • Akuzohet se ka marrë pjesë në vrasjen e Fatbardh Licit, GJKKO lë në burg të dashurën e Safet Bajrit

    Akuzohet se ka marrë pjesë në vrasjen e Fatbardh Licit, GJKKO lë në burg të dashurën e Safet Bajrit

    GJKKO ka dhënë vendimin për të dashurën e Safet Bajrit, Eria Agon, duke e lënë në burg.

    Ish-miss Albania akuzohet për veprat penale “Përkrahja e autorit të krimit” dhe “moskallëzim krimi” ndërsa u arrestua me urdhër të SPAK dhe është caktuar masa e sigurisë “arrest me burg”.
    Arrestimi i saj erdhi pas hetimeve për vrasjen e Fatbardh Licit, që solli arrestimin e Safet Bajrit.
    Kujtojmë se Safet Bajri u arrestua më 21 Shkurt 2025 pasi akuzohet për vrasjen e Fatbardh Licit. Ky i fundit u ekzekutua në Gusht të vitit 2018 teksa pinte kafe në lagjen Kiras të Shkodrës.
    Eri Ago mësohet të jetë e dashura e Safet Bajrit e cila është arrestuar me urdhër të SPAK më 26 Shkurt, pesë ditë pas arrestimit të tij, pasi dyshohet se është e përfshirë në vrasjen e Fatbardh Licit në vitin 2018 në Shkodër.

    Top Channel

  • Vrasja e Fatbardh Licit, Apeli i Posaçëm lë në burg të dashurën e Safet Bajrit

    Vrasja e Fatbardh Licit, Apeli i Posaçëm lë në burg të dashurën e Safet Bajrit

    Gjykata e Apelit të Posaçëm ka vendosur të lë në fuqi masën e sigurisë “arrest me burg” për Eria Agon, e dashura e Safet Bajrit.
    Ajo akuzohet se ka ndihmuar Safet Bajrin në vrasjen e Fatbardh Licit në Shkodër, në vitin 2018.
    Arrestimi i saj erdhi pas kërkesës së SPAK dhe masës së sigurisë “Arrest me burg” firmosur nga GjKKO, si e dyshuar për veprën penale “Përkrahja e autorit të krimit” dhe “moskallëzim krimi”.
    Safet Bajri u arrestua më 21 shkurt të këtij viti.

  • Akuzohet si e përfshirë në vrasjen e Fatbardh Licit, Apeli i GJKKO-së lë në burg të dashurën e Safet Bajrit

    Akuzohet si e përfshirë në vrasjen e Fatbardh Licit, Apeli i GJKKO-së lë në burg të dashurën e Safet Bajrit

    Apeli i GJKKO-së ka lënë në qeli Eria Agon, e dashura e Safet Bajrit, e cila akuzohet si e përfshirë në vrasjen e Fatbardh Licit, krim i ndodhur në vitin 2008. Eria Ago kishte ankimuar vendimin e GJKKO-së që ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” ndaj saj. Por togat e zeza të Apelit të Gjykatës së Posaçme e rrëzuan kërkesën e saj, duke lënë në fuqi vendimin e shkallës së parë.
    Eri Ago u arrestua me urdhër të prokurores Elida Kaçkini, nën dyshimin se ka ndihmuar Safet Bajrin dhe Astmer Bilalin ditën kur ndodhi vrasja e Fatbardh Licit në Shkodër, ngjarje e shënuar në verën e 2018. Eria Ago ka mbajtur qëndrim mohues lidhur me pretendimet e prokurorisë së posaçme, duke thënë që ajo nuk ka lidhje me ngjarjen dhe se ditën kur është vrarë Fatbardh Lici ka qenë në Tiranë dhe jo në Shkodër.

    Prokuroria nga ana tjetër thotë se antenat telefonike dilnin në Shkodër, çka ka ngritur dyshimet se ajo është e përfshirë në ngjarje. Gjithashtu Ago është marrë në pyetje lidhur me këtë çështje që në kohën kur ndodhi ngjarja, por është lënë e lirë.

    Arrestimi i Safet Bajrit 
    Safet Bajri u arrestua më 21 shkurt 2025. Bashkë me masën “arrest me burg” GJKKO ka miratuar me kërkesë të SPAK edhe kërkesën për kryerjen e një analize të ADN-së së Safet Bajrit. Sipas raportimeve, ditën që u soll nga Shkodra në policinë e Tiranës e pranishme ka qenë edhe ekspertja që do të merrte kampionet për ADN, por nuk është lejuar në atë moment nga i arrestuari, i cili ka kërkuar të bëhet në një ditë tjetër.
    Në njoftimin e Prokurorisë së Posaçme, pas ekzekutimit të masave të arrestit ndaj tyre thuhej se ndaj Safet dhe Behar Bajrit dhe Asmer Bilalit rëndojnë akuzat për “Vrasje me paramendim”, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”.
    Të tre në bashkëpunim me njëri-tjetrin akuzohen se kanë organizuar dhe kryer vrasjen e Fatbardh Licit. SPAK ka bërë me dije se ka mbledhur prova të mjaftueshme për të zbardhur ekzekutimin e Licit. Në njoftimin e prokurorisë thuhej gjithashtu se motivi i vrasjes së tij dyshohet se lidhet me faktin që Behar Bajri ka bërë fajtor Ibrahim Licin për vrasjen e ish-efektivit të Policisë së Shtetit, Boran Bërçana. Ky i fundit u ekzekutua bashkë me bashkëjetuesen e tij, Silva Ndocin, në mjetin e tyre.

  • Akuzohet si e përfshirë në vrasjen e Fatbardh Licit, Apeli i GJKKO-së merr vendimin për të dashurën e Safet Bajrit

    Akuzohet si e përfshirë në vrasjen e Fatbardh Licit, Apeli i GJKKO-së merr vendimin për të dashurën e Safet Bajrit

    Apeli i GJKKO-së ka lënë në qeli Eria Agon, e dashura e Safet Bajrit, e cila akuzohet si e përfshirë në vrasjen e Fatbardh Licit, krim i ndodhur në vitin 2008. Eria Ago kishte ankimuar vendimin e GJKKO-së që ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” ndaj saj. Por togat e zeza të Apelit të Gjykatës së Posaçme e rrëzuan kërkesën e saj, duke lënë në fuqi vendimin e shkallës së parë.
    Lidhur me vrasjen e Fatbardh Licit, u arrestua më 21 Shkurt Safet Bajri. Ndërsa 5 ditë pas tij u prangos edhe Eria Ago, e cila dyshohet se drejtoi një prej makinave të përdorura në atentatin e bujshëm. Sipas dosjes hetimore të SPAK, dyshohet se pas vrasjes së Fatbardh Licit, Eria Ago ka marrë me makinë dhe ka sjellë në Tiranë, Astmer Bilalin, ndërsa Safet Bajri ka qëndruar në Shkodër.
    “Vrasja e shtetasit Fatbardh Lici ka ndodhur rreth orës 07:00 dhe biseda zhvillohet 20 minuta pas vrasjes, kohë në të cilën rezulton se mjeti tip ‘Benz’ me targë AA 989 TE, që shfaqet në vendin e ngjarjes, po drejtohej nga shtetasja E.A. Nga kjo telefonatë kuptohet që shtetasi Astmer Bilali është nën shoqërinë e shtetasit Safet (Bajri) Rustemi dhe bisedon me të dashurën e Safetit. Nga kjo telefonatë kuptohet gjithashtu që personat nën hetim janë në shoqërinë e njëri-tjetrit, dhe se mjeti tjetër përdoret nga Eria Ago”, thuhet në dosjen hetimore.
    Roli i ish-Missit në krim
    Për të kryer vrasjen e Fatbardh Licit, Safet e Behar Bajri dhe Astmer Bilali, në shoqërinë e të dashurës së Safetit, Eria Aga, udhëtuan që në orët e parë të mëngjesit të 10 gushtit 2018 nga Tirana për në Shkodër. Njëri prej mjeteve “Mercedes Benz CL”, i bardhë dhe me targë “AA989TE” është drejtuar nga Eria, e cila sipas SPAK, konfirmohet përmes komunikimeve që ajo ka pasur me Astmer Bilalin. Me këtë makinë, Eria Aga ka udhëtuar nga Tiranë në drejtim të Shkodrës bashkë me Astmer Bilalin, te makina e së cilës Astmeri ka harruar xhupin, që dyshohet se është qitësi në vrasjen e Fatbadh Licit.

  • FOTO – Momenti kur Safet Bajri largohet pas vrasjes së Fatbardh Licit, SPAK i ka përdorur si prova kryesore

    FOTO – Momenti kur Safet Bajri largohet pas vrasjes së Fatbardh Licit, SPAK i ka përdorur si prova kryesore

    Në emisionin në Shënjestër në News24 janë publikuar pamjet, kur Safet Bajri largohet pas vrasjes së Fatbardh Licit në 2018 Shkodër.
    Gazetarja Klodiana Lala deklaroi se këto janë pamjet, që SPAK i ka përdorur si prova, në procesin ndaj Safet Bajrit, Astmer Bilalit dhe Behar Bajrit. Këto janë provat kryesore ndaj 3 personave të dyshuar për vrasjen e Fatbardh Licit.

    Prokuroria i ka identifikuar me personin 1 dhe 2 e janë identifikuar nga dhjetëra kamera sigurie, që pas kryerjes së krimit e deri kur është gjetur i djegur automjeti, i përdorur në vrasje.
    Një makinë e bardhë është përdorur për vrasjen nga partnerja e Safet Bajrit, e cila është arrestuar për përkrahje të autorit të krimit dhe sigurimi i kushteve për të kryer vrasje.

    Continue Reading