Tag: licit

  • Vrasja e Fatbardh Licit, shtyhet seanca në GJKKO ndaj Behar e Safet Bajrit dhe Astmer Bilalit

    Vrasja e Fatbardh Licit, shtyhet seanca në GJKKO ndaj Behar e Safet Bajrit dhe Astmer Bilalit

    Është shtyrë në GJKKO seanca gjyqësorë në ngarkim të Behar Bajrit, Safet Rustemit dhe Astmer Bilalit, të akuzuar për vrasjen e Fatbardh Licit
    Shkak për shtyrjen e seancës, këtë të enjte, u bë mungesa e njërit prej avokatëve mbrojtës.
    SPAK ka mbyllur hetimet dhe ka dërguar për gjykim në GJKKO Safet Bajrin, Behar Bajrin (Rustemi), Astmer Bilalin, të dyshuar për vrasjen e Fatbardh Licit në Shkodër në gusht të vitit 2018.
    Për vrasjen e Fatbardh Licit, SPAK ka ngritur akuzat “Vrasje me paramendim”, kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, si dhe “grupi i strukturuar kriminal” dhe “kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal” ndaj Safet Bajrit, Behar Bajrit dhe Astmer Bilalit.

  • Vrasja e Fatbardh Licit, SPAK çon për gjykim Safet e Behar Bajrin, Astmer Bilalin dhe Eria Agon

    Vrasja e Fatbardh Licit, SPAK çon për gjykim Safet e Behar Bajrin, Astmer Bilalin dhe Eria Agon

    Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka mbyllur hetimet lidhur me vrasjen e xhaxhait të Ibrahim Licit, Fatbardh Licit dhe ka çuar për gjykim Safet Bajrin, Behar Bajrin, Astmer Bilalin dhe Eria Agon, kjo e fundit e liruar pak ditë më parë nga qelia dhe e lënë në masën e sigurisë “arrest në shtëpi”.Reklama në FieriWeb – “Oazi i Pishave”

    Tashmë pritet që Gjykata Posaçme të marrë vendimin nëse dosja do të kalojë për gjykim apo do të rikthehet në SPAK për plotësim hetimesh. Reklama në FieriWeb – “KETU MUND TE JETË REKLAMA JUAJ”

    Për vrasjen e Fatbardh Licit, SPAK ka ngritur ndaj të pandehurve akuzat “Vrasje me paramendim”, kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, si dhe “grupi i strukturuar kriminal” dhe “kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”.Reklama në FieriWeb – “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

    Reklama në FieriWeb – “BREGU CLIMA”

    Ndërsa Eria Ago akuzohet se ka drejtuar një prej makinave të përdorura në këtë ngjarje.Reklama në FieriWeb – “COVIM CAFFE”

    Motivi i vrasjes së Licit, në gusht 2018, sipas SPAK, lidhet me dyshimin e Behar Bajrit se Ibrahim Lici kishte vrarë një pjesëtar të grupit të tyre, ish-policin Boran Bërçana më 15 korrik të vitit të 2018, i cili u ekzekutua në makinë bashkë me partneren Silvi Ndoci, ndërsa fëmija 3-vjeçar shpëtoi.

  • Vrasja e Fatbardh Licit/ SPAK mbyll hetimet për Safet e Behar Bajrin, Astmer Bilalin dhe Eria Agon

    Vrasja e Fatbardh Licit/ SPAK mbyll hetimet për Safet e Behar Bajrin, Astmer Bilalin dhe Eria Agon

    Astmer Bilai, Behar Bajri dhe Safet Bajri

    TIRANË- Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka mbyllur hetimet për Safet Bajrin, Behar Bajrin, Astmer Bilalin dhe Eria Agon lidhur me vrasjen e Fatbardh Licit. SPAK ka zbritur dosjen penale në GJKKO dhe ka bërë kërkesë për kalimin e çështjes në seancë gjyqësore.

    Ndërkohë, më 20 nëntor, u lirua nga qeia Eria Ago, ish-e dashura e Safet Bajrit. Gjykata e Posaçme e Apelit zbuti masën nga “arrest në burg” në “arrest ne shtëpi”. Prej muajsh, Eria Ago mbahej në paraburgim në IVEP Pojskë, pasi dyshohej se ndihmoi Bajrin per tu larguar në vrasjen e Fatbardh Licit. 
    Por si nisi saga e ngjarjeve në Shkodër?
    Saga e vrasjeve në në Shkodër nisi në qershor të 2018 me vrasjen e biznesmenit Mehdi Kavaja. Pas vrasjes së tij, më 15 korrik u vra ish-polici Boran Bërçana dhe bashkëjetuesja e tij, Silva Ndoci.
    Më 10 gusht u vra Fatbardh Lici, kunati i biznesmenit Lulzim Kulla. Lici ishte duke pirë kafe në një lokal në lagjen Kiras në Shkodër. Dy persona iu afruan, njëri prej tyre doli nga makina tip “Mercedez Benz” duke qëlluar me breshëri kallashnikovi në drejtim tij. Në zonën e Shkodrës, ai njihej edhe si kunati i Lul Kullës, i njohur si i “forti” i Shkodrës. Por emri i Fatbardh Licit u ka dalë edhe në rastin e arrestimit të disa gjobvënësve në Shkodër. Fatbardh Lici është xhaxhai i Muhamet, Ibrahim dhe të ndjerit Hamza Lici, i cili u vra pak muaj më parë në hyrje të lagjes Dobraç, zonë e njohur si territor i Bajrave.
    Po në gusht të atij viti më datë 23 u zhdukën Agron Mollaj dhe Gëzim Hysa, të cilit kishin lidhje familjare, dajë dhe nip. Pas zhdukjes së tyre vetëm 4 ditë më vonë, më 27 gusht u vra Prendush Fusha.
    Por, vrasjet nuk u ndalën me aq, më 1 shtator u ekzekutua biznesmeni Arjan Ferracaku, dy muaj më vonë në 14 nëntor, mbeti viktimë Fatos Ferracaku, i cili ishte kushëriri i Arjanit dhe ishte tregtar peshku. Por, pasi viti 2018 u mbyll me 7 vrasje dhe 2 të zhdukur, saga nuk u ndal deri këtu, por ekzekutimet vazhduan deri më 2019. 

    Më 24 shkurt Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar la në fuqi masën e sigurisë “arrest me burg” për Safet Bajrin, Behar Bajrin dhe Asmer Bilalin. Për të tre rëndojnë veprat penale:”vrasje me paramendim” kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal në dëm të viktimës F.L, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”. 
    Sipas SPAK, motivi i vrasjes së tij dyshohet se lidhet me faktin që Behar Bajri ka bërë fajtor Ibrahim Licin për vrasjen e ish-efektivit të Policisë së Shtetit, Boran Bërçana. Ky i fundit u ekzekutua bashkë me bashkëjetuesen e tij, Silva Ndocin, në mjetin e tyre. Kështu për të marrë hak, Bajrajt dhe Bilalit.
    Vrasja e Fatbardh Licit ndodhi më 10 Gusht 2018 teksa ai ishte duke pirë kafe në një lokal në lagjen Kiras në Shkodër. Dy persona iu afruan, njëri prej tyre doli nga makina tip “Mercedez Benz” duke qëlluar me breshëri kallashnikovi në drejtim të Fatbardh Licit. Fatbardh Lici është xhaxhai i Muhamet, Ibrahim dhe të ndjerit Hamza Lici, i cili u vra pak muaj më parë në hyrje të lagjes Dobraç, zonë e njohur si territor i Bajrave./ZËRI

  • Dosja e vrasjes së Fatbardh Liçit i kalon GJKKO-së, Safet e Behar Bajri mes të pandehurve

    Dosja e vrasjes së Fatbardh Liçit i kalon GJKKO-së, Safet e Behar Bajri mes të pandehurve

    SPAK ka përfunduar hetimet për dosjen e vrasjes së Fatbardh Liçit, një ngjarje e rëndë e ndodhur në shkurt të vitit 2024 në Shkodër.
    Të pandehur në këtë çështje janë Safet Bajri, Behar Bajri, Astmer Bilali dhe Eria Ago, të cilët akuzohen për përfshirje në organizimin dhe ekzekutimin e krimit.
    Burime bëjnë me dije se Prokuroria e Posaçme ka dorëzuar dosjen në Gjykatën e Posaçme (GJKKO) dhe ka paraqitur kërkesën për kalimin e çështjes në seancë gjyqësore.
    Me mbylljen e hetimeve, pritet që GJKKO të caktojë datën e gjyqit, ku të pandehurit do të përballen me akuzat e rënda që rëndojnë mbi ta.
    Në vijim, gjykata do të vendosë nëse provat e SPAK janë të mjaftueshme për shpalljen e fajësisë ose jo për secilin prej të akuzuarve.

  • Vrasja e Fatbardh Licit, SPAK mbyll hetimet për katër të pandehur (Emrat)

    Vrasja e Fatbardh Licit, SPAK mbyll hetimet për katër të pandehur (Emrat)

    Prokuroria e Posaçme ka mbyllur hetimet dhe ka dërguar dosjen në gjykatë për vrasjen e Fatbardh Licit. Të pandehurit për të cilët SPAK kërkon nisjen e gjykimit janë Safet Bajri, Behar Bajri, Astmer Bilali dhe Eria Ago.
    Sipas SPAK, Fatbardh Lici u vra në 2018 për shkak të përplasjes mes grupeve. Duke qenë se Ibrahim Lici ishte i vështirë për t’u takuar, Behar Bajri për t’u hakmarrë në lidhje me vrasjen e mikut të tij Boran Bërçana, krijoi një konflikt midis Astmer Bilalit dhe Ibrahim Licit, duke inskenuar vrasjen e xhaxhait të këtij të fundit, Fatbardh Lici.
    Motivi i vrasjes së Licit sipas SPAK, lidhet me dyshimin e Behar Bajrit se Ibrahim Lici, kishte vrarë një pjesëtar të grupit të tyre, ish-policin Boran Bërçana më 15 korrik të vitit të 2018.
    Ai u ekzekutua në makinë bashkë me partneren Silvi Ndoci, ndërsa fëmija 3-vjeçar shpëtoi. Për këtë ngjarje që autoritetet ende nuk e kanë zbardhur, një muaj më pas Bajrat thotë SPAK morën hak duke vrarë xhaxhanë e Licit.

  • Saga e vrasjeve në Shkodër/ EMRAT – Mbyllen hetimet për 4 të pandehurit që ekzekutuan Fatbardh Licin

    Saga e vrasjeve në Shkodër/ EMRAT – Mbyllen hetimet për 4 të pandehurit që ekzekutuan Fatbardh Licin

    Prokuroria e Posaçme ka mbyllur hetimet dhe ka dërguar dosjen në gjykatë për vrasjen e Fatbardh Licit. Të pandehurit për të cilët SPAK kërkon nisjen e gjykimit janë Safet Bajri, Behar Bajri, Astmer Bilali dhe Eria Ago.

    Sipas SPAK, Fatbardh Lici u vra në 2018 për shkak të përplasjes mes grupeve. Duke qenë se Ibrahim Lici ishte i vështirë për t’u takuar, Behar Bajri për t’u hakmarrë në lidhje me vrasjen e mikut të tij Boran Bërçana, krijoi një konflikt midis Astmer Bilalit dhe Ibrahim Licit, duke inskenuar vrasjen e xhaxhait të këtij të fundit, Fatbardh Lici.

    Motivi i vrasjes së Licit sipas SPAK, lidhet me dyshimin e Behar Bajrit se Ibrahim Lici, kishte vrarë një pjesëtar të grupit të tyre, ish-policin Boran Bërçana më 15 korrik të vitit të 2018.

     Ai u ekzekutua në makinë bashkë me partneren Silvi Ndoci, ndërsa fëmija 3-vjeçar shpëtoi. Për këtë ngjarje që autoritetet ende nuk e kanë zbardhur, një muaj më pas Bajrat thotë SPAK morën hak duke vrarë xhaxhanë e Licit.

  • Vrasja e Fatbardh Licit, mbyllen hetimet nga SPAK për Safet Bajrin dhe bashkëpunëtorët

    Vrasja e Fatbardh Licit, mbyllen hetimet nga SPAK për Safet Bajrin dhe bashkëpunëtorët

    SPAK mbyll hetimet për Safet Bajrin, Behar Bajrin, Astmer Bilalin dhe Eria Agon lidhur me vrasjen e Fatbardh Licit. Eria Ago u lirua pak ditë më parë në masën arrest shtëpie.
    Prokuroria e Posaçme ka zbritur dosjen penale në GJKKO dhe ka bërë kërkesë për kalimin e çështjes në seancë gjyqësore.
    53-vjeçari Fatbardh Lici, i vrarë rreth 7 vite më parë, dyshohet se është viktimë e përplasjes së vazhdueshme mes fiseve Lici dhe Bajri në Shkodër.
    Safet Bajri ka qenë më herët i ndaluar nga autoritetet e drejtësisë, gjatë operacionit “Oaz” të zhvilluar nga ish-Prokuroria për Krime të Rënda, por më pas është liruar.
    Ai ka qenë i dënuar edhe në Belgjikë, ndërsa gjatë javëve të fundit banesa e tij në Dobraç është kontrolluar disa herë me urdhër të SPAK, në kuadër të disa procedimeve penale.

  • Lirohet nga qelia ish-e dashura e Safet Bajrit, e dyshuar në rastin Liçi

    Lirohet nga qelia ish-e dashura e Safet Bajrit, e dyshuar në rastin Liçi

    Lirohet nga qelia ish e dashura e Safet Bajrit, Eria Ago. Gjykata e Apelit të Posaçëm zbut masën nga “arrest në burg” në “arrest në shtëpi”.
    Eria Ago, e cila prej muajsh mbahej në paraburgim në IEVP Pojskë, dyshohej se kishte ndihmuar Bajrin në vrasjen e Fatbardh Liçit.
    Sipas dosjes hetimore, ajo dyshohet se ka patur rolin e drejtueses së automjetit me të cilin ndodheshin Astmer Bilali dhe Safet Bajri, duke çuar dy ekzekutorët e Licit drejt Shkodrës ditën e vrasjes.
    Eria Ago është arrestuar që më 26 Shkurt.
    Ngjarja:
    Sipas SPAK, Fatbardh Lici u vra për shkak të përplasjes mes grupeve.
    Viktima është xhaxhai i Ibrahim Licit, kundërshtarit të përbetuar të Bajrave, që ndodhet në kërkim ndërkombëtar.
    Sipas dosjes hetimore të SPAK, dyshohet se pas vrasjes së Fatbardh Licit, Eria Ago ka marrë me makinë dhe ka sjellë në Tiranë, Astmer Bilalin, ndërsa Safet Bajri ka qëndruar në Shkodër.
    “Vrasja e shtetasit Fatbardh Lici ka ndodhur rreth orës 07:00 dhe biseda zhvillohet 20 minuta pas vrasjes, kohë në të cilën rezulton se mjeti tip ‘Benz’ me targë AA 989 TE, që shfaqet në vendin e ngjarjes, po drejtohej nga shtetasja E.A. Nga kjo telefonatë kuptohet që shtetasi Astmer Bilali është nën shoqërinë e shtetasit Safet (Bajri) Rustemi dhe bisedon me të dashurën e Safetit. Nga kjo telefonatë kuptohet gjithashtu që personat nën hetim janë në shoqërinë e njëri-tjetrit, dhe se mjeti tjetër përdoret nga E.A”, thuhet në dosjen hetimore.
    Po ashtu, sipas dosjes hetimore të Prokurorisë së Shkodrës, e cila ka hetuar fillimisht vrasjen dhe më pas SPAK, rezulton se pasi ka ardhur në Tiranë, Astmer Bilali ka komunikuar me shtetasin Denis Brajoviqin, ku i ka bërë me dije se automjetin dyshohet se ia ka lënë tek shtetasi Pëllumb Gjoka.
    Ai ka komunikuar edhe me personin nën hetim Behar Bajri, të cilit i ka kërkuar që të zbriste dhe t’i linte çelësat dhe më pas është larguar në drejtim të Vlorës.
    “Pasi personat kanë kryer vrasjen, personi nën hetim Safet Rustemi ka qëndruar në Shkodër, ndërsa personi në hetim Astmer Bilali është larguar menjëherë për në Tiranë së bashku me shtetasen E.A. Pasi ka arritur në Tiranë, ai i ka kërkuar rojes së parkimit në zonën e ish-kinemës ‘Partizani’ dhe ka komunikuar me shtetasin Denis Brajoviqin, ku i ka bërë me dije se automjetin ia ka lënë dyshohet tek shtetasi Pëllumb Gjoka. Ai ka komunikuar edhe me personin nën hetim Behar Bajri, të cilit i ka kërkuar që të zbriste dhe t’i linte çelësat. Më pas ai është larguar në drejtim të Vlorës.
    Këto rrethana rezultojnë të provuara nga komunikimet e shumta telefonike të kryera ndërmjet personave nën hetim, si dhe nga komunikimet e kryera nga personi nën hetim Astmer Bilali me shtetasen E.A., si dhe nga tabulatet telefonike, pamjet filmike dhe vendndodhjet e personave nën hetim,” thuhet në dosjen hetimore.
    Kujtojmë se Safet Bajri u arrestua me urdhër të SPAK më 21 shkurt 2025. Bajri dhe anëtarët e grupit të tij janë të dyshuar për vrasjen e Fatbardh Licit, vëllai i Mustafa Licit, ky i fundit babai i Ibrahim Licit dhe Hamza Licit, i cili u ekzekutua me breshëri plumbash më 10 gusht të vitit 2018 në Kiras të Shkodrës.

  • Dyshohet se ndihmoi në vrasjen e Fatbardh Licit – Lirohet nga qelia ish e dashura e Safet Bajrit/ Masa e sigurisë që i caktohet

    Dyshohet se ndihmoi në vrasjen e Fatbardh Licit – Lirohet nga qelia ish e dashura e Safet Bajrit/ Masa e sigurisë që i caktohet

    Është liruar nga qelia ish e dashura e Safet Bajrit, Eria Ago. Gjykata e Posaçme e Apelit zbuti masën e sigurisë ndaj saj nga “arrest në burg” në “arrest ne shtëpi”. 
    Eria Ago që prej muajsh mbahej në paraburgim në IVEP Pojskë, dyshohej se ndihmoi Bajrin në vrasjen e Fatbardh Licit. 
    Eria Ago u arrestua në muajin mars të këtij viti dhe mbahej në paraburgim në IVEP Pojskë pasi dyshohet nga Prokuroria e Posaçme se drejtoi një nga automjetet që u përdor për vrasjen e Fatbardh Licit, ngjarje e shënuar në gusht të vitit 2018 në lagjen Kiras të Shkodrës. 
    Pavarësisht se 31-vjeçarja i ka mohuar akuzat e prokurorisë për përfshirjen e saj në këtë ngjarje, pretendimet e saj nuk janë marrë parasysh nga gjykata. 
    Për ekzekutimin e Fatbardh Licit, SPAK ka ngritur akuzat “Vrasje me paramendim”, kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, si dhe “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal” ndaj Safet Bajrit, Behar Bajrit dhe Astmer Bilalit.