Tag: liburn

  • Gazetari: Kush është drejtori i ri i Portit të Durrësit dhe lidhjet e ish-ministrit të Kurtit me Serbinë

    Gazetari: Kush është drejtori i ri i Portit të Durrësit dhe lidhjet e ish-ministrit të Kurtit me Serbinë

    Gazetari Gazmend Saiti, ka komentuar emërimin e ish-ministrit të Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës të Kosovës, Liburn Aliu, në postin e drejtorit të Portit të Durrësit.
    Duke folur në “Kosova Live”, sipas Saitit ky emërim ka më shumë prapavijë politike se sa profesionale, dhe shihet si pjesë e një përpjekjeje të vazhdueshme të kryeministrit shqiptar, Edi Rama, për të pasur qasje më të thellë në informacionet që lidhen me qeverisjen e Albin Kurtit.
    “Tentativa ka qenë gjithmonë e vazhdueshme nga ana e Ramës për të marrë sa më shumë informacione në lidhje me qeverisjen e Albin Kurtit. Në rastin konkret me Liburn Aliun, ndoshta nuk do të ketë shumë informacione, por nga disa burime thuhet se ai ka qenë personi kyç që ka pasur marrëdhënie të drejtpërdrejta me Serbinë në kuadër të qeverisë së Kurtit,” ka deklaruar Saiti.
    Sipas tij, për Ramën kjo është një mënyrë për të qenë më i informuar dhe për të ruajtur ndikim rajonal, përfshirë edhe përmes figurave që kanë qenë pjesë e afërt e qeverisë së Kosovës.
    “Njëjtë siç veproi më herët me rastin e Vlorë Hysenit, tani po ndodh e njëjta gjë me Liburn Aliun,” ka shtuar Saiti, duke theksuar se emërimi i tij në Portin e Durrësit ka karakter politik.
    “Pozita kishte një drejtor aktual. Ndryshimi është bërë vetëm për ta goditur politikisht kryeministrin Albin Kurti,” tha ai.

  • Një vetëvendosës në krye të Portit të Durrësit

    Një vetëvendosës në krye të Portit të Durrësit

    Është rikthyer risia e qeverisë shqiptare për emërime kosovarësh në drejtim të shtetit.
    Kështu, Liburn Aliun do jetë drejtor i përgjithshëm i Autoritetit Portual Durrës. Ishte numri dy i qeverisë shqiptare, njëherësh ministrja e Transportit dhe Infrastrukturës, Belinda Balluku, e cila bëri prezantimin e tij në detyrën e re në Shqipëri.
    “E kam njohur në punë, dhe njerëzit njihen në punë. E kam njohur vite më parë kur kemi qenë kolegë të dy qeverive. Ai drejtonte Ministrinë e Mjedisit (në Kosovë). Ky është Liburn Aliu, arkitekt në profesion por me një karrierë të gjatë politike në Kosovë”, është shprehur Balluku.

    “Në fillim të muajit shtator unë bëra një bisedë dhe e pyeta nëse do kishte interes të kontribuonte për Shqipërinë, dhe si rrjedhojë padyshim dhe për Kosovën. E diskutuam dhe ma njohur direkt zemrën, sepse ju duk një propozim shumë interesant, i shkonte për shtat vendimit që ai kishte marrë për të jetuar në Tiranë.
    Këtë propozim e çova te kryeministri dhe Edi Rama ka punuar historikisht për Shqipërinë dhe Kosovën, me pasion dhe dëshirë për t’i parë shqiptarët në lartësinë që ata meritojnë. Nuk është hera e parë që qytetarë të Kosovës janë përfshirë në ekzekutivin shqiptarë. Kryeministri ma ka aprovuar propozimin tim”, vijoi Belinda Balluku.
    Liburn Aliu është njëri nga themeluesit e Vetëvendosjes dhe për shumë vjet një nga njerëzit më të afërt të Albin Kurtit. Deri dy muaj më parë, ai ishte ministër në detyrë i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës në Kosovë, por dha dorëheqjen. /tesheshi.com/
     
     
     

  • SPAK e pret për t’i komunikuar akuzat, Balluku prezanton Liburn Aliun si drejtor të portit të Durrësit

    SPAK e pret për t’i komunikuar akuzat, Balluku prezanton Liburn Aliun si drejtor të portit të Durrësit

    SPAK e pret për t’i komunikuar akuzat, Balluku prezanton Liburn Aliun si drejtor të portit të Durrësit
    Belinda Balluku, zëvendëskryeministre dhe njëherësh ministër për Infrastrukturën dhe Energjinë është nën hetim nga SPAK. Ajo është thirrur të paraqitet në Prokurorinë e Posaçme e shoqëruar me një avokat, për t’i komunikuar akuzat.
    Thirrjes së parë që të paraqitej ditën e hënë ajo nuk iu përgjigj, pasi ndodhej jashtë vendit, por për të ka një tjetër fletëthirrje që të paraqitet ditën e premte në SPAK.
    Por sot, Balluku është shfaqur në Durrës, ku ka prezantuar drejtorin e ri të Portit të Durrësit, Liburn Aliu, ish ministër i Kosovës në qeverinë e Albin Kurtit.
    Ftesa për paraqitje mban firmën e prokurorit të posaçëm Dritan Prençi, i cili ka kërkuar që zëvendëskryeministrja të jetë e asistuar nga një avokat, një praktikë që nënkupton se ndaj saj mund të komunikohet zyrtarisht një akuzë penale.
    Kreu SPAK, Altin Dumani, u pyet dje në Kuvend lidhur me kallëzimet penale të depozituara ndaj zëvendëskryeministres dhe ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku.
    Deputetët e opozitës pyetën nëse SPAK po heton disa dosje që lidhen me Ballukun, përfshirë çështjet mbi shitblerjen e energjisë, projektet e rrugëve, parqet fotovoltaike, tunelin e Llogarasë, si edhe termocentralet “Tigri 1” dhe “Tigri 3”.
    Në përgjigjen e tij, Dumani deklaroi se për sa kohë çështjet ndodhen në fazën e hetimit paraprak, nuk mund të jepen detaje apo informacione për ecurinë e tyre, por tha se inkurajon prokurorin Dritan Prençi.

  • Balluku prezanton Liburn Aliun si drejtor të Portit të Durrësit, ministrja: Propozimin e çova te kryeministri, Rama ka punuar me të njëjtin pasion për Shqipërinë dhe Kosovën

    Balluku prezanton Liburn Aliun si drejtor të Portit të Durrësit, ministrja: Propozimin e çova te kryeministri, Rama ka punuar me të njëjtin pasion për Shqipërinë dhe Kosovën

    Zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, prezantoi sot Liburn Aliun si drejtor të ri të Portit të Durrësit. Gjatë fjalës së saj, Balluku theksoi eksperiencën e gjatë të Aliut në fushën e arkitekturës, politikës dhe qeverisjes, si dhe vizionin e tij për bashkëpunimin ekonomik mes Shqipërisë dhe Kosovës.
    Balluku tha se kreu i qeverisë Edi Rama e miratoi menjëherë propozimin e saj për të emëruar në krye të Portit të Durrësit Aliun dhe tha se shefi i qeverisë historikisht ka punuar për Shqipërinë dhe Kosovën me të njëjtin pasion, me qëllimin për t’i parë në lartësinë e duhur.
    Belinda Balluku: Liburn Aliun e kam njohur vite më parë. Arkitekt në profesion, me një karrierë të gjatë në politikë, dy mandate deputeti, katër vite ministër i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Instrastrukturës dhe një mik i mirë që Kosovën dhe Shqipërinë e ka parë si një treg të përbashkët të zhvillimit ekonomik dhe infrastrukturor. Në fillim të shtatorit e pyeta nëse do të kishte interes që të kontribuonte për Shqipërinë dhe si rrjedhojë edhe për Kosovën.

    Ma ngrohu direkt zemrën sepse iu duk një propozim interesant. Këtë propozim e çova te kryeministri. Edi Rama ka punuar historikisht për Shqipërinë dhe Kosovën me të njëjtën dëshirë, për t’i parë shqiptarët në lartësinë që ata e meritojnë. Nuk është hera e parë që qytetarë të Kosovës janë përfshirë në ekzekutivin shqiptar. Liburn Aliu është më i spikaturi dhe sot merr stafetën dhe rrugëtimi që do të na çojë drejt realizimit të një plani strategjik për transportin e tij do të jetë në duart e tij.
    Nga ana tjetër, Liburn Aliu u shpreh i nderuar për besimin e dhënë, duke e cilësuar Portin e Durrësit si “portin e të gjithë shqiptarëve” dhe duke theksuar nevojën për modernizimin dhe zgjerimin e tij si një projekt i përbashkët zhvillimi për të dy vendet.
    Liburn Aliu: Jam i nderuar që jam sot këtu dhe jam i nderuar nga qeveria e Shqipërisë për një detyrë që më është dhënë dhe më është besuar dhe është mjaft sfiduese. Porti i Durrësit është port i gjithë shqiptarëve, i gjithë rajonit. Kosova pjesën dërrmuese të mallrave e merr përmes Portit të Durrësit.  
    Është e domosdoshme që ky port të modernizohet dhe të zgjerojë kapacitetet. Kjo do të ndihmonte që të dyja vendet të bëhen më të zhvilluara ekonomikisht dhe më të sigurta. Këtë detyrë do ta bëjmë bashkë dhe uroj që të kemi sukses dhe pas tre vitesh urojmë që portin e mallrave ta shohim të realizuar./vizionplus.tv 

  • VIDEO / Liburn Aliu, drejtori i ri i Portit të Durrësit! Balluku: Më i spikaturi nga figurat në Kosovë

    VIDEO / Liburn Aliu, drejtori i ri i Portit të Durrësit! Balluku: Më i spikaturi nga figurat në Kosovë

    Zv.kryeministrja Belinda Balluku prezantoi sot, 28 tetor, drejtorin e ri të Portit të Durrësit, Liburn Aliu. Ky i fundit, ish-ministër i Infrastrukturës në Kosovë.
    “Me një karrierë të gjatë në ekzekutiv dhe padyshim një koleg i mirë i cili Kosovën dhe Shqipërinë i ka parë gjithmonë si treg i përbashkët i zhvillimit”, u shpreh Balluku për Aliun.
    “Edi Rama ka punuar historikisht për Shqipërinë dhe Kosovën, me të njëjtin pasion dhe dëshirë, për t’i parë shqiptarët sa më lart. Nuk është hera e parë që qytetarët e Kosovës janë përfshirë në ekzekutivin tonë, por Aliu unë them është më i spikaturi, për ndërtimin e Shqipërisë. Kryeministri ma ka aprovuar propozimin tim, sepse porti i Durrësit është porti i shqiptarëve”, theksoi ministrja.
    “Porti i Durrësit ka nervojë për një drejtues profesionist, por nga ana tjetër një njohës të mirë politike dhe gjeopolitike. Liburn Aliu i plotëson të gjitha këto kushte duke na bërë besimplotë se detyra që po i ngarkohet sot, do të realizohet në mënyrën më të mirë”, tha Balluku.
    Drejtori i Autoritetit Portual Durrës, tanimë në ikje, Kreshnik Bajraktari falenderoi ekipin e tij për punën e bërë gjatë gjithë kohës që ka pasur këtë detyrë me rëndësi e po ashtu ministren Balluku.
    “I uroj zotit Liburn shumë suksese në detyrën e re dhe jam i bindur se porti i Durrësit do vijojë me ritme të larta në zhvillimin e tij”, tha ai.
    Liburn Aliu: Jam i nderuar, ky është port i shqiptarëve!
    “Jam shumë i nderuar që jam sot këtu, i nderuar nga qeveria e Shqipërisë, nga zv.kryeministrja Balluku për një detyrë që më është besuar dhe është mjaft sfiduese. Është port i të gjithë shqiptarëve, i rajonit, por nga ku Kosova merr pjesën më të madhe të mallrave”, tha fillimisht Liburn Aliu.
    “Kosova ka nevojë të ketë një lidhje të fortë me portin e Durrësit, kjo sasi mallrash të shumëfishohet, kjo do të ndihmonte që ajo varësi t’i bëjë më të zhvilluara ekonomikisht dhe më të sigurta”, tha Aliu.
    “Mbase më shihni si të Kosovës, atje më shohin si të Shqipërisë, nuk është e lehtë, por këtë detyrë do ta bëjmë bashkë dhe pas 3 vitesh ta shohim portin të lidhur me rrjete me të gjithë rajonin”, përfundoi Aliu.
    Ministrja foli për Porto Romanon
    “Pas gjithë ankesave që kemi marrë prej vitesh prej zhurmës apo ndotjes mjedisore nga shkarkimet e anijeve të mallrave gjenerale, sigurisht me një punë shumë të detajuar dhe me mbështetjen e një prej kompanive më të mëdha në Evropë, në sektorin detar, Ministria ka arritur të ketë një dokument të jashtëzakonshëm që parashikon dhe pararend duke dizenjuar të gjithë hapat e ri për ndërtimin e një porti të ri në Porto Romano”, u shpreh ajo lidhur me procesin e ndërtimit të portit të ri.
    “Pesë kompani të huaja kanë garuar dhe në 31 janar do kemi fituesin e garës për ndërtimin e Portit të Durrësit, i dalë nga një garë ndërkombëtare, sigurisht me pjesëmarrjen e të gjitha departamenteve nga Autoriteti Portual i Durrësit”, shtoi më tej.

  • Ish-ministri i Albin Kurtit, Liburn Aliu emërohet Drejtor i Portit të Durrësit

    Ish-ministri i Albin Kurtit, Liburn Aliu emërohet Drejtor i Portit të Durrësit

    Ish-ministri i Infrastrukturës të Kosovës, Liburn Aliu raportohet se është emëruar në postin e drejtorit të Portit të Durrësit.
    Kjo lëvizje vjen dy muaj pas dorëheqjes nga pozita e ministrit në Qeverinë Kurti 2.
    Bëhet e ditur se Aliu është emëruar drejtor me vendim të ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë në Qeverinë e Shqipërisë, Belinda Balluku.
    Liburn Aliu dha dorëheqje më 27 gusht të këtij viti nga posti i ministrit, vetëm një ditë pasi Dimal Basha u zgjodh Kryetar i Parlamentit.
    Në një postim gjatë verës, Aliu theksoi se zgjedhja e Bashës ishte arsyeja kryesore e dorëheqjes së tij.

  • Qeveria Rama ‘peshkon’ në Kosovë, ish-ministri i Kurtit emërohet drejtor i Portit të Durrësit

    Qeveria Rama ‘peshkon’ në Kosovë, ish-ministri i Kurtit emërohet drejtor i Portit të Durrësit

    liburn aliu

    TIRANË- Ish-ministri i Infrastrukturës në qeverinë e Albin Kurtit, Liburn Aliu është emëruar në postin e drejtorit të Portit të Durrësit. Aliu është zgjedhur në këtë pozicion, me vendim të ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë në Qeverinë e Shqipërisë, Belinda Balluku
    Liburn Aliu dha dorëheqje më 27 gusht të këtij viti, nga posti i ministrit në Kosovë, vetëm një ditë pasi Dimal Basha u zgjodh Kryetar i Parlamentit.
    Në një postim gjatë verës, Aliu theksoi se zgjedhja e Bashës ishte arsyeja kryesore e dorëheqjes së tij.
    Porti i Durrësit drejtohej deri tani nga Kreshnik Bajraktari, i cili pritet që të marrë detyrën e kreut të drejtorisë së shërbimeve rrugore, një institucion po asht unë varësi të ministres Belinda Balluku. /ZËRI

  • Dorëheqja e Liburn Aliut, Hysen Durmishi merr drejtimin e Ministrisë së Mjedisit

    Dorëheqja e Liburn Aliut, Hysen Durmishi merr drejtimin e Ministrisë së Mjedisit

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka caktuar sot Hysen Durmishin si ministër të ri të Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, pas dorëheqjes së Liburn Aliut.

    Durmishi, i cili deri më tani mbante postin e zëvendësministrit në këtë dikaster, merr drejtimin e Ministrisë pas vendimit të Aliut për t’u tërhequr nga detyra. Kryeministri Kurti e ka uruar për përgjegjësinë e re dhe i ka uruar suksese në përmbushjen e detyrave.
    Nga ana tjetër, Liburn Aliu bëri të ditur se dorëheqja e tij lidhet me zhvillimet e fundit politike, pas zgjedhjes së bashkëpartiakut të tij, Dimal Basha, në postin e kryetarit të Kuvendit të Kosovës. Aliu theksoi se e kishte njoftuar kryeministrin menjëherë pas votimit të Bashës, duke sqaruar se ky vendim vjen nga bindjet e tij për funksionimin e institucioneve dhe idealin për Republikën.

    “Zgjedhja e Kryetarit të Kuvendit, si institucioni më i lartë ku vendosen ligjet dhe i kërkohet llogari qeverisë, nuk ishte në përputhje me idealin tim për Republikën. Për këtë arsye vendosa të dorëhiqem,” deklaroi Aliu.

  • Ministri Liburn Aliu jep dorëheqjen, për shkak të zgjedhjes së Bashës, kryeparlamentar

    Ministri Liburn Aliu jep dorëheqjen, për shkak të zgjedhjes së Bashës, kryeparlamentar

    Liburn Aliu ka njoftuar të mërkurën se ka dhënë dorëheqje si ministër në detyrë në Qeverinë e Kosovës, për shkak të, siç tha, zgjedhjes së Dimal Bashës në postin e kryetarit të Kuvendit të Kosovës një ditë më parë.
    “Dua t’ju njoftoj që sapo e dorëzova te kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, letrën e dorëheqjes sime nga detyra e Ministrit në Ministrinë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës”, shkroi Aliu në Facebook.
    Ai shpjegoi se dorëheqja e tij vjen pasi dje bashkëpartiaku i tij, Dimal Basha, u zgjodh kryetar i Kuvendit të Kosovës. Aliu tregoi se e kishte njoftuar kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, për vendimin e tij menjëherë pas zgjedhjes së Bashës të martën.
    “Konsideroj që zgjedhja e djeshme e Kryetarit të Kuvendit, institucionit më të lartë, ku vendosen ligjet dhe jep llogari qeveria, nuk është në frymën e në lartësinë e atij ideali për Republikën që ka qenë dhe mbetet arsye angazhimi për mua”, tha Aliu. REL/