Tag: librazhdit

  • 3 mijë dhurata për fëmijët e Mokrës, Librazhdit dhe Përrenjasit nga Gjermania

    3 mijë dhurata për fëmijët e Mokrës, Librazhdit dhe Përrenjasit nga Gjermania

    Një shoqatë gjermane ka dorëzuar pako me dhurata për fëmijët e zonave malore të Mokrrës, Përrenjasit dhe Librazhdit. Një prej përfaqësueseve të shoqatës gjermane shprehet e lumtur që ideja për të ndihmuar fëmijët e këtyre zonave në Shqipëri tashmë është bërë realitet.
    Për shumë fëmijë të zonave të thella, këto pako janë jo vetëm dhurata, por edhe një kujtesë se dikush mendon për ta në prag të festave.

    “Njoh miq gjermanë dhe shqiptarë që prej 20 vitesh ndihmojnë Shqipërinë. Më pëlqeu ideja për të ndihmuar njerëzit këtu. Shqipëria ka kaluar periudha të vështira dhe unë dua të kontribuoj.

    Mundohemi të krijojmë lidhje me banorët për të kuptuar nevojat e tyre dhe duam të tregojmë se Krishtlindja nuk është vetëm festë, por një ndjenjë që duhet përcjellë sidomos te ata që nuk festojnë dot”, thotë, Sabina Becker.

  • Autorët e vrasjes në Elbasan dyshohet se u larguan drejt Librazhdit me një ‘Audi’

    Autorët e vrasjes në Elbasan dyshohet se u larguan drejt Librazhdit me një ‘Audi’

    Detaje të reja kanë dalë në dritë në lidhje me atentatin e regjistruar këtë të diel në Elbasan, ku u vra me armë zjarri biznesmendi Edmond Mëhalla.

    Dyshohet se në atentat kanë marrë pjesë dy autorë dhe pasi kanë qëlluar drejt Mahallës janë alrguar me një automjet tip Audi ngjyrë e zezë në drejtim të Librazhdit.

    LEXO EDHE: EMRI/ Vrasja me armë zjarri në Elbasan, ja kush është biznesmeni i ekzekutuar

    Nuk dihet ende identiteti i tyre apo motivet e ngjarjes.

    Ndërkohë që policia ka shoqëruar disa dëshmitarë në vendngjarje për ti marrë në pyetje.

  • VIDEO/ Reshjet e dëborës “stolisin” fshatrat e Elbasanit, Gramshit dhe Librazhdit

    VIDEO/ Reshjet e dëborës “stolisin” fshatrat e Elbasanit, Gramshit dhe Librazhdit

    Reshjet e dëborës gjatë natës kanë zbardhur disa zona malore në qarkun e Elbasanit, Gramshit dhe Librazhdit.

    Njësia administrative Gjinar në Elbasan, pika turistike Fushë-Studen në Librazhd, si dhe njësia Kukur në Gramsh, janë mbuluar nga një shtresë e hollë dëbore.

    Megjithatë, autoritetet u bëjnë apel drejtuesve të mjeteve dhe banorëve të zonave të thella që të tregojnë kujdes.

  • Fshatrat malore të Librazhdit zbardhen nga bora, rrugët mbeten të kalueshme

    Fshatrat malore të Librazhdit zbardhen nga bora, rrugët mbeten të kalueshme

    Reshjet e para të borës kanë mbërritur në zonat malore të Librazhdit, duke zbardhur fshatrat Stërblev, Qarrishtë dhe Marat.

    Aktualisht rrugët kryesore janë të kalueshme dhe nuk raportohen problematika të tjera. Fshatrat Stërblev, Qarrishtë e Marat janë zbardhur ndërkohë që akset rrugore deri tani janë të kalueshme. Dëbora sapo ka nisur dhe nuk raportohen probleme në qarkullimin e automjeteve apo ndërprerje të tjera.

  • Fshatrat malore të Librazhdit zbardhen nga dëbora, rrugët mbeten të kalueshme

    Fshatrat malore të Librazhdit zbardhen nga dëbora, rrugët mbeten të kalueshme

    Reshjet e para të borës kanë mbërritur në zonat malore të Librazhdit, duke zbardhur fshatrat Stërblev, Qarrishtë dhe Marat.

    Aktualisht rrugët kryesore janë të kalueshme dhe nuk raportohen problematika të tjera. Fshatrat Stërblev, Qarrishtë e Marat janë zbardhur ndërkohë që akset rrugore deri tani janë të kalueshme. Dëbora sapo ka nisur dhe nuk raportohen probleme në qarkullimin e automjeteve apo ndërprerje të tjera.

    Top Channel

  • Fshatrat malore të Librazhdit zbardhen nga borë, rrugët mbeten të kalueshme

    Fshatrat malore të Librazhdit zbardhen nga borë, rrugët mbeten të kalueshme

    Reshjet e para të borës kanë mbërritur në zonat malore të Librazhdit, duke zbardhur fshatrat Stërblev, Qarrishtë dhe Marat.

    Aktualisht rrugët kryesore janë të kalueshme dhe nuk raportohen problematika të tjera. Fshatrat Stërblev, Qarrishtë e Marat janë zbardhur ndërkohë që akset rrugore deri tani janë të kalueshme. Dëbora sapo ka nisur dhe nuk raportohen probleme në qarkullimin e automjeteve apo ndërprerje të tjera.

    Top Channel

  • E rëndë në Librazhd/ 18-vjeçari humb ndjenjat brenda në klasë dhe transportohet me urgjencë në spital, dyshimet e para

    E rëndë në Librazhd/ 18-vjeçari humb ndjenjat brenda në klasë dhe transportohet me urgjencë në spital, dyshimet e para

    Një ngjarje shqetësuese ka ndodhur këtë të martë në një gjimnaz në qytetin e Librazhdit, ku një nxënës 18-vjeçar ka humbur ndjenjat papritur gjatë orës së mësimit.
    Menjëherë pas incidentit, i riu është transportuar me urgjencë në Spitalin Rajonal të Librazhdit, ku gjatë qëndrimit atje ka humbur sërish ndjenjat, duke alarmuar stafin mjekësor të cilët e kanë nisur për mjekim më të specializuar drejt Spitalit të Elbasanit.
    Pritet që mjekët të japin më shumë detaje rreth kësaj situate nëse i riu është helmuar nga diçka ose nëse vuan nga ndonjë sëmundje.

  • Dëborë dhe ngrica në Steblevë të Librazhdit/ Disa fshatra pa energji, rruga drejt Peshkopisë e kalueshme vetëm me zinxhirë

    Dëborë dhe ngrica në Steblevë të Librazhdit/ Disa fshatra pa energji, rruga drejt Peshkopisë e kalueshme vetëm me zinxhirë

    Reshjet e dëborës me intensitet në zonën e Steblevës së Librazhdit kanë vijuar gjatë gjithë natës. Sot në mëngjes, trashësia e dëborës ka kaluar 10 cm, ndërsa temperaturat janë regjistruar deri në -2°C.

    Aksi nacional Librazhd–Peshkopi është i kalueshëm vetëm me zinxhirë dhe goma dimërore për shkak të pranisë së ngricave.
    Disa fshatra të njësisë Steblevë, të cilët janë mbuluar nga dëbora, aktualisht ndodhen pa energji elektrike, pasi disa linja përcjellëse janë këputur për shkak të motit të keq.

    Top Channel

  • Borë e ngrica në Steblevë të Librazhdit/ Disa fshatra pa energji, rruga drejt Peshkopisë e kalueshme vetëm me zinxhirë

    Borë e ngrica në Steblevë të Librazhdit/ Disa fshatra pa energji, rruga drejt Peshkopisë e kalueshme vetëm me zinxhirë

    Reshjet e dëborës me intensitet në zonën e Steblevës së Librazhdit kanë vijuar gjatë gjithë natës. Sot në mëngjes, trashësia e dëborës ka kaluar 10 cm, ndërsa temperaturat janë regjistruar deri në -2°C.

    Aksi nacional Librazhd–Peshkopi është i kalueshëm vetëm me zinxhirë dhe goma dimërore për shkak të pranisë së ngricave.
    Disa fshatra të njësisë Steblevë, të cilët janë mbuluar nga dëbora, aktualisht ndodhen pa energji elektrike, pasi disa linja përcjellëse janë këputur për shkak të motit të keq.
     

  • Grabitje me armë në një karburant në dalje të Librazhdit, kapen autorët

    Grabitje me armë në një karburant në dalje të Librazhdit, kapen autorët

    Rreth orës 23:00 të së hënës, dy persona të armatosur kanë kryer një grabitje në një pikë karburanti në vendin e quajtur Semës,në njësinë administrative Qendër, rreth 1 kilometër larg qytetit të Librazhdit.

    Autorët kanë kërcënuar punonjësit me armë zjarri dhe janë larguar nga vendngjarja duke marrë një shumë te konsiderueshme parash.
    Menjëherë pas sinjalizimit, Policia e Librazhdit, në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan, ka ndërmarrë veprime të shpejta, duke arritur në një kohë rekord të identifikojë dhe kapë autorët e dyshuar të kësaj grabitjeje.

    Të dy personat janë arrestuar dhe ndodhen në paraburgim. Ata janë identifikuar si banorë të qytetit të Elbasanit. Policia vijon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe për të verifikuar nëse autorët janë të përfshirë në ngjarje të tjera kriminale.