Tag: librat

  • Panairi i librit në Bookland, botimet e reja dhe autorët më të mirë i gjeni në galerinë ETC

    Panairi i librit në Bookland, botimet e reja dhe autorët më të mirë i gjeni në galerinë ETC

    Panairi i librit ka mbërritur në Bookland, duke e kthyer librarinë ne një stacion të domosdoshëm për dashamirët e leximit.
    Mes botimeve te reja, ofertave dhe atmosferës së ngrohtë letrare, këtu lexuesi gjen gjithçka.
    Që prej hapjes së saj në vitin 2020, “Bookland” ka arritur të krijojë një komunitet të gjerë lexuesish besnikë. Me një gamë të pasur librash, nga letërsia artistike, te librat motivues, filozofikë dhe ato për fëmijë, ky oaz libri është bërë një ndër destinacionet më të vizituara. Edhe këtë vit, synimi është i qartë, ta afrojë sa më shumë publikun me librin dhe të kthejë leximin në një përvojë të përditshme.

    “Çdo vit ne jemi prezent më uljet tona dhe vjeshta tanimë është kthyer në periudhën më të bukur të vitit duke ofruar ulje që nga botimet më të hershme, por dhe ato që janë risi dhe botime të reja. Jemi përpjekur të sjellim sa më shumë tituj duke filluar që te librat për të vegjlit dhe deri te më të rriturit”, tha Enkelejda Koleci, menaxhere e “Bookland”.
    Përfaqësues të “Bookland” vlerësojnë faktin që nga muaji në muaj interesi për librin është në rritje, veçanërisht nga të rinjtë. Ky panair nuk është vetëm një mundësi për të blerë libra më lirë, por edhe një kujtesë e bukur se leximi mbetet një udhëtim që ia vlen të ndërmerret, çdo ditë.
    “Në fakt brezi i tretë është gjithmonë prezent, dhe ndjehemi shumë mirë kur i kemi, sepse është kënaqësi shumë e madhe që pavarësisht moshës vazhdojnë dhe kanë dëshirën e mirë për ti qëndruar sa më pranë librit. sigurisht që praninë më të madhe e kemi me adoleshentë dhe brezin e ri, por nuk mund të bëjmë një ndarje strikte që të themi vetëm kjo kategori. kjo është një mundësi shumë e mirë jo vetëm për uljet dhe të bërë pjesë të bibliotekave të tyre titujt e rinj”, tha Koleci.
    Për të gjithë ata që duan të përfitojnë nga ofertat e panairit, “Bookland” do të qëndrojë i hapur deri më 13 tetor në Galerinë “ETC”, në katin e dytë, ndërsa për ata që nuk mund të jenë fizikisht të pranishëm, librat mund të porositen edhe online në bookland.al.

  • Intelektuali pak Diogjen, pak Sokrat

    Intelektuali pak Diogjen, pak Sokrat

    Çun Lajçi

    “Larg tregut, larg famës, ndodhin gjithë gjërat e mëdha” (Zarathustra)

    Nga Mehmet Elezi

    1.Përmasat e Çun Lajçit nuk janë ato që kemi parë në skenë e në ekran. Megjithëse artist i madh, nga të mëdhenjtë e botës shqiptare.

    Janë të tjera, të tjera.

    E kam takuar virtualisht në vitin 1991, nëpërmjet zërit. Dikush më dha një kasetë të vjetër, të dëmtuar, prurë ilegalisht prej Kosove: Çun Lajçi interpretonte Fishtën. Në një sfond epik, me terr bjeshkësh që ndihet edhe pse nuk shihet, me hutin a lorzën e mistershme. Prapritmas zëri i aktorit men, pushon. I lëshon vendin një lahutari me zë gurre, që këndon “Lahutën e Malsisë”: është prapë ai, Çun Lajçi.

    Jam rritur me “Lahutën”, e mbanim fshehtas si diversant, por kurrë nuk jam përlotur prej saj, si natën që e dëgjova së pari atë kasetë. Çun Lajçi nuk aktron. Ai e thith Fishtën siç ka thithur ajrin e Rugovës, e përpunon nëpër pejzat e shpirtit dhe ia kthen dëgjuesit përmes pejzave të zërit të vet. Fishta – interpreti i madh i gjenit shqiptar. Çun Lajçi – interpret i madh i Fishtës.

    2.Intelektuali nuk është kundrues gjakftohtë i botës. Heshtje quhet vdekja e tij. Ç’shkrimtar a artist është ai që nuk bëzan kur atdheu dergjet në kokërr të shpinës? Heshtja të bën bashkëfajtor. Deklaratat për pavarësinë e “intelektualit cool” vijnë prej nënvetëdijes, si shfajësim. Mund të jesh i pavarur nga partitë, por si mund të jesh i pavarur nga Atdheu? Të paktën varri të bën të varur prej Atdheut. Në mos tjetër, do t’ia kërkosh dy pëllëmbë dhé për jetën e pasosur.

    Çun Lajçit kësaj vere s’i mjaftoi skena. Zgjodhi më të madhen e mundshme: krejt dheun dardan, krejt dheun shqiptar. Artistin brenda vetes e vuri nën urdhrat e intelektualit. Shkrimtarin e muzikantin brenda vetes i vuri nën urdhrat e intelektualit. Të cilit intelektual? Intelektual s’të bën shkolla, thonë filozofët. I shkolluari bëhet intelektual, kur shpërthen përditshmërinë e profesionit dhe rrëmben flamurin për kauza mbarëshoqërore. Rikujtoj Sartrin që thoshte një shkencëtar bërthamor është ekspert; ai bëhet intelektual kur përfshihet në luftën që energjia bërthamore të përdoret për ta mbrothësuar njerëzimin, jo për ta vrarë.

    Pra kësaj vere Çun Lajçit s’i mjaftoi skena. Qytetarët e Prishtinës, të Pejës, të Prizrenit, të Tiranës, të Tetovës… vërenin një burrë me mustaqe e mjekër të thinjur, të prerë shkurt, ulur te një shatërvan, në një shteg lulishteje, te shkallët e Muzeut Kombëtar, duke hapur një valixhe me libra. Librat e tij. Dikush ia blen me e nderue veten. Dikush me botue në feisbuk një foto me autorin, që t’i shtohen pëlqimet (kjo e mërzit!). Ndodh që pronari i vockël i një restoranti i thotë mos më rri përballë derës me ata libra, se m’i pengon klientët! Një pronar tjetër i urdhëron kamerierët: mos guxoni me i marrë pare artistit të madh, sa të rrijë kësajt është mik imi.

    I shet librat?

    Shumëfishin e asaj që fiton duke i shitur librat, e shpenzon duke udhëtuar qytet në qytet. I del zot librit, të përdhunuarit të madh. Kush e do librin e kush shkruan libra të mirëfilltë s’ka pare, shteti e ata që kanë pare s’dinë ç’është libri. O njerëz, kthehuni kah libri, thotë udhëtimi i Çun Lajçit. Kthehuni kah dija.

    3.Kaq? Shumë më tepër se kaq. Në një status ka shkruar:

    “Librat e mi i kuptoj, sepse i kam lindur vetë, fjalë pas fjale, si nënë që lind fëmijën dhe i jep frymë. Por nuk i kuptoj ata që, në emër të pushtetit, duan të hanë edhe librat, edhe mua, edhe Atdheun.

    Dje një burrë zotni më tha:

    -Mirë që ua çon librat edhe bjeshkëve, edhe detit. Po kur bie nata, me kë fle? Me hallet e tua, apo me hallet e miliarderit?

    I thashë:

    -Me shkronjat e mia… dhe me gjëmën e Atdheut”!

    Në çdo ndalesë regjistron një dialog a monolog. I drejtpërdrejtë, nuk fshihet me çorape në krye. E idhnon lufta e paparimtë ndërmjet politikanëve. A nuk po shohim “se shtetin nuk po e shemb anmiku, por inati i vetvetes? A asht kjo dashuni për lirinë, apo veç lakmi për hijet e veta?”.

    Sarkastik. “Jam la e shpërla me partitë. Jam ngjitë mbi majat e tyne, e prej aty shoh se si këta rrinë me krye përpjetë, tue m’i kqyrë herdhet!”. Të kujton Zarathustrën: “Ju vështroni lart kur kërkoni të lartësoheni, ndërsa unë vështroj poshtë, sepse jam lart”.

    Bën thirrje me shkue “tek ata që nuk dinin ç’është të kesh, por e dinin ç’është të japësh gjakun, gjymtyrët, shpirtin, jetën për Atdheun”.

    Ka mëdyshjet e veta filozofike. “Ah! Jeta s’qenka gjë tjetër, veç një shaka e hollë mes Zotit dhe njeriut”!

    Skicat në feisbuk i hedh si piktura impresioniste. Gjuhë plot njomështi, lulnajë fjalësh e shprehjesh. Pesha e dheut shqiptar, era e livadhit të kositur, e shiut që këndell dushk e bar, por i shpërlan lulet e me çka do të ushqehen bletët? Hija e gurëve të vorreve. E gjarpnit – orë, që ia ruan shpinë e mbetur thatë në Drelaj. “Dardhat ishin plot. Por m’u mbushën sytë me lot, tue mendue se ato do të kalben e nuk do të ketë fëmijë me i hangër, si unë dikur. Ato lulëzojnë për bletët, piqen për mizat e kalben për krimbat!”.

    Nuk e ndan sharkinë. Këndon për ata që s’kanë shtatore deri në qiell, por kanë shtatore në zemër të kombit. Ia merr edhe një këngë lirike:

    “Prite verën m’u pjekë qershia/ me i puthë buzët e mia”.

    4.Kohë prove për dinjitetin intelektual.

    Edi Ramës s’i mjaftojnë krejt mediat e blera, i ka shtri metastazat edhe te media pranë opozitës, që ndezin dritën e kuqe për disa intelektualë të padëshiruar (për Edin). Çun Lajçi thotë megjithatë ka plot mënyra me luftue. Pak Sokrat e pak Diogjen, ka zgjedhur për tribunë hapësirat shqiptare. Dhe për ekran, llogarinë e vet në feisbuk. Ndjekësit? Me mija.

    Më ndërmendi një tjetër aktor të dashur për publikun, qëndrestar për Teatrin. Mehdi Malkaj sfidonte diellin e djegagurit, dilte me protestuesit te Bashkia e Tiranës dhe në darkë te Rruga e Shpresës, te Sali Berisha i burgosur pa akuzë. Pësoi sulm në zemër, u shtrua në spital, u përmirësua. Prapë te bashkia. Te Rruga e Shpresës prapë.

    Dje Çun Lajçi botoi një poezi. Disa vargje prej saj:

    Sot vdiq nji bari i Bjeshkëve t’Namuna.I la delet n’rudina e shtagën n’vathë,e u ba artist n’qytet,jo tue rrejtë,jo tue sha shqiptarin,jo tue shitë vendin për pare.

    Mos m’thoni ikonë,mos më krahasoni me tjetrin,se kurrë i madh s’kam qenë.

    “Larg tregut, larg famës, ndodhin gjithë gjërat e mëdha”, thotë Zarathustra.

    ObserverKult

    Mehmet Elezi

    Lexo edhe:

    “DASHNORI”, TREGIM NGA MEHMET ELEZI

  • Baçi “ushqen” dhunën në Kuvend: Ata meritojnë jo vetëm librat, por edhe karrigen në kokë!

    Baçi “ushqen” dhunën në Kuvend: Ata meritojnë jo vetëm librat, por edhe karrigen në kokë!

    Deputeti i Partisë Demokratike, Luan Baçi, i ftuar në studion e “Puls” nga Bruna Çifligu, në A2 CNN, deklaroi se e mira do të ishte që opozita mos t’i bënte veprimet që u panë në seancë plenare, por shtoi se mazhoranca meriton jo vetëm t’u hedhësh librat, por edhe karriget.
    “Mirë do të ishte të mos bëheshin veprimet me hedhje librash apo bidonash. Ata meritojnë jo vetëm librat, por edhe karrigen ta marrësh e t’ia hedhësh në kokë të gjithëve, por ne nuk duhet t’u japim atyre shkak. Ata pretekst duan që ta shesin te opinioni se opozita bën veprime të pahijshme, në shkelje të rregullores, dhe prandaj marrim masa”, tha Baçi.
    “Ne e dimë mirë që Rama nuk e pranon përballjen sepse nuk ka argumente dhe gjithmonë do të gjejë mënyra për të provokuar opozitën. Por, vendoseni veten pak në vendin e opozitës. Çfarë mund të bësh kur të vendosin në shpatulla pas muri dhe duhet të reagosh. Nëse nuk reagojmë, i bie që të ikim farë nga Parlamenti dhe po ikëm nga Parlamenti, jemi prapë fajtorë se e braktisim Parlamentin. Ne argumentojmë shkeljet e Kushtetutës, por ata vazhdojnë me arrogancën e tyre dhe me fuqinë e kartonit. Ato janë momente reagimi, me të drejtë, të disa deputetëve. Nuk është vendim i grupit parlamentar, janë veprime emocionale të detyruara nga mazhoranca. Nuk ishte rënie në kurth, nuk ishte as programim i grupit parlamentar të opozitës sepse ishim përgatitur për të shfrytëzuar 10 minutat që kishim secili si deputet”, shtoi deputeti demokrat.

  • ‘Opozita nuk mund të heshtë’, Baçi: Mazhoranca meriton karriget në kokë, jo vetëm librat

    ‘Opozita nuk mund të heshtë’, Baçi: Mazhoranca meriton karriget në kokë, jo vetëm librat

    Deputeti i Partisë Demokratike, Luan Baçi, i ftuar në një studio televizive deklaroi se e mira do të ishte që opozita mos t’i bënte veprimet që u panë në seancë plenare, por shtoi se mazhoranca meriton jo vetëm t’u hedhësh librat, por edhe karriget.
    “Mirë do të ishte të mos bëheshin veprimet me hedhje librash apo bidonash. Ata meritojnë jo vetëm librat, por edhe karrigen ta marrësh e t’ia hedhësh në kokë të gjithëve, por ne nuk duhet t’u japim atyre shkak. Ata pretekst duan që ta shesin te opinioni se opozita bën veprime të pahijshme, në shkelje të rregullores, dhe prandaj marrim masa”, tha Baçi.
    “Ne e dimë mirë që Rama nuk e pranon përballjen sepse nuk ka argumente dhe gjithmonë do të gjejë mënyra për të provokuar opozitën. Por, vendoseni veten pak në vendin e opozitës. Çfarë mund të bësh kur të vendosin në shpatulla pas muri dhe duhet të reagosh. Nëse nuk reagojmë, i bie që të ikim farë nga Parlamenti dhe po ikëm nga Parlamenti, jemi prapë fajtorë se e braktisim Parlamentin. Ne argumentojmë shkeljet e Kushtetutës, por ata vazhdojnë me arrogancën e tyre dhe me fuqinë e kartonit. Ato janë momente reagimi, me të drejtë, të disa deputetëve. Nuk është vendim i grupit parlamentar, janë veprime emocionale të detyruara nga mazhoranca. Nuk ishte rënie në kurth, nuk ishte as programim i grupit parlamentar të opozitës sepse ishim përgatitur për të shfrytëzuar 10 minutat që kishim secili si deputet”, shtoi deputeti demokrat

  • Agim Vinca: Eva e ëndrrave tona

                    (Tregim)

                Në bibliotekën e qytetit, që gjendej në një rrugicë të qetë jo larg korzos, në një shtëpi të vjetër dykatëshe me çati prej qeramidhesh allaturka e dysheme prej dërrasash bungu, punonin dy gra: Nurija dhe Eva. Që të dyja ishin të bukura e tërheqëse; njëra bjonde, tjetra zeshkane, por Nurija mbahej më të madh e sillej ftohtë me ne, kurse Eva jo: ajo sillej mirë, na priste me buzëqeshje e fjalë të ëmbla; bënte çmos që të na i gjente librat që kërkonim, thua se i vinte keq për ne nxënësit nga fshati, që, edhe pse të veshur keq e të ushqyer dobët, kishim më shumë vullnet për mësim sesa ata djemtë e lazdruar të qytetit… Dhe ndërsa humbte prapa rafteve me libra, na ofronte gazetat e ditës që t’i shfletonin e të mësonin se ç’ndodhte në botë… “Kryetari Tito në vizitë në Afrikë. Në pallat te perandori Haile Selasi… Kriza e Kubës… Tërmet në Agadir… Atentat në Xhon Kenedin… Kush qëlloi?… Karaormani luajti baras me Ohrin: 1:1. Golat: Zarov dhe Bauta. Proletarë të të gjitha vendeve, bashkohuni!”… Pastaj na i sillte librat e kërkuar dhe na i vinte në tryezë një nga një, ditë pas dite. Hamleti, Don Kishoti, Tartufi, Dekameroni, Zonja me kamelie, Xha Gorio, Ana Karenina, Nëna e Gorkit, Afërdita e Sterjo Spasses… Si u kalit çeliku. Zjarri. Për ty. Pa familje. Karvani i bardhë. Rubairat. Ëndrra e një nate vere… Dhe ne ngujoheshim me orë të tëra aty, në sallën e bibliotekës, në orët e pasdites, me sytë herë te librat me shkronja të imta si milingonat e herë te gjunjët e rrumbullakët të Evës, që qëndronte e qetë këmbë përmbi këmbë te tryeza e saj e punës.

                Eva ishte zeshkane, me sy të zinj të mëdhenj si ullinj e vetulla të zeza në formë harku; me fytyrën e plotë pak si me puçrra e mollëza pak si të qitura, që e bënin edhe më tërheqëse; me buzët e plota si rrethi i çerepit (krahasim që i pari e pat bërë shoku im i klasës, Melaniu, të cilin ne, ngaqë ishte më i moshuar se ne dhe kishte “autoritet”, e thërrisnin “Daj’ Melë”); me gjoksin e fryrë e sisët thik përpjetë si dy pëllumba të egër, që nuk arrinin t’i fshihnin e t’i zbusnin dot as trikot e leshta që mbante zakonisht… Ishte gojëmbël, bamirëse, e qeshur dhe modeste Eva. Ndryshe nga Nurija, e ftohtë akull! Zoti ia kishte falë tërë të mirat asaj gruaje të re e të bukur, që dy vjet më parë kishte mbaruar shkollën e mesme të bibliotekarisë dhe kishte filluar punën në bibliotekën e qytetit S. 

                Dhe, ndryshe nga Nurija, që ishte e martuar, madje dy herë (herën e dytë, pasi i kishte vdekur burri – thuhej se e kishin vrarë për shkak të saj – me një ish-nxënësin e vet, që qe dashuruar marrëzisht në të), Eva ishte beqare. Ishte e rreshkët si Klaudia Kardinale! Eva ishte femra e ëndrrave tona. Të gjithë ne ishim të dashuruar marrëzisht në të dhe në bibliotekë shkonim më shumë për shkak të saj sesa për shkak të librave (ndonëse edhe librat i donim fort). Shoku im i klasës, Melani Ziu, të cilin ne, si thashë, ngaqë ishte nja dy a tre vjet më i madh se ne, e thërrisnim Daj’ Mel, thoshte se “kur i binte me dorë”, në shtëpi ose edhe në nevojtore të shkollës në pushimin e gjatë, e mendonte Evën: fytyrën, mollëzat, buzët, faqet, gjoksin, trupin, këmbët, belin, shalët dhe atë vendin e fshehtë të rrethuar me qime të buta si pambuk, që për ne të gjithë – të uritur për seks më shumë se për bukë – ishte epiqendra e botës! Edhe ne të tjerët, kush më shumë e kush më pak, e bënim të njëjtën gjë, por nuk kishim guxim ta pranonim para të tjerëve, shokëve të klasës.

                Emri i saj i plotë ishte Evrosija, por e thërrisnin shkurt Eva. Eva – gruaja e parë e botës, ajo që e joshi Adamin të mëkatonte në kopshtin e Edenit duke kafshuar mollën e ndaluar!

                Të gjithë ne luanim mendsh pas Evës gjokspërpjetë: Masari, Rifati, Bashkimi, Tomori, Bujari, Tefiku, Selmani, Dashi, Nuni, Dokja, Myfiti, Petriti, Krenari, Idrizi, Rifati tjetër nga Ohri…, të gjithë pa përjashtim dhe e ëndërronim sa herë që masturbonim në hatullat e shtëpive tona, por vetëm Daj’ Mela, që ishte më trimi ndër ne, e pranonte publikisht këtë.

                Natyra ishte treguar bujare me Evën, por edhe ajo vetë ia bënte hyzmetin vetes. Vishej bukur. Teshat e ngushta, për trup, fundi i zi zherse dhe bluza e kuqe, frotir, me fyt, më shumë ia zbulonin sesa ia fshihnin shtatin e harlisur, vithet vezake dhe gjinjtë e rrumbullakët. Herë-herë, kur bënte mot i mirë, në pranverë, Eva, pasi na i sillte librat e kërkuar, hapte dritaren, mbështeste bërrylat në parmakët e saj dhe sodiste gjatë sokakun përballë. Thua se numëronte gurët e kalldrëmit që s’kishin fund! Atëbotë, këllqet e saj të plota e të rrumbullakëta spikatnin më fort. Këmbët në formën e shishes së birrës (edhe ky ishte krahasim i Daj’ Melës), poshtë fundit të zi, gjithashtu. Ndërsa tundimi ynë për t’i soditur ato, bëhej i papërballueshëm. “Ec e lexo libra, bacë!” – thoshte daj’ Mela. “Ec e merru me marrëzinë e Hamletit dhe budallakitë e Don Kishotit; me Pavel Vllasovin e Korçaginin, që nuk dinë gjë tjetër në jetë pos klasës punëtore e revolucionit proletar dhe me Afërditën tonë, që e shndërron në parajsë fshatin e varfër e të braktisur të Drithasit …”Ta qifsha Afërditën!” – shante daj’ Mela. “Gjithë ai roman pa asnjë puthje! Afërdita, e vjetra. Ani ajo tjetra, e reja, që shkon ‘përsëri në fshat’, edhe më beter! Propagandistja e dreqit! Askund seks, as dashuri. Thua se s’e ka at’ sendin! A është burrë a grua ajo? Pse s’ia ka lënë më mirë emrin Afrim ai shkrimtari me dy “s” nga Prespa! Pse?“.

                Kurse Eva, eh, Eva! Ajo ishte ndryshe: gruaja që e shtyu të mëkatonte Adamin! Era që frynte nga malet e pëshpëriste këtë emër! Valët e lumit gjithashtu. Kështu së paku na dukej ne. Fletët e librit fëshfërinin qetë-qetë: Eva, Eva, Eva!              

                Flitej se ajo bënte dashuri fshehtas me drejtorin e Gjimnazit, një burrë madhosh, të cilin ne nuk e donim aspak, për të mos thënë se e urrenim, jo vetëm pse fliste turbullt në orën e edukatës qytetare që na mbante një herë në javë (Rregullim shtetëror, quhej lënda), aq sa mezi e merrnim vesh, por akoma më shumë ngaqë ai kokorosh e ngjeshte bibliotekaren tonë të bukur, Evën.

                Edhe këtë sekret, që qarkullonte në qytet si pëshpërimë, por kurrë nuk e morëm vesh plotësisht në ishte e vërtetë, ne e mësuam nga shoku ynë i vjetër, që bënte dashuri për së largu me Evën, “Daj’ Mela”.

                Kur nxehej, Daj Mela thoshte se do t’ia lypte një ditë Evës, por ne e përbenim të mos e bënte këtë gjë, një, ngaqë i frikësoheshim drejtorit, hakmarrjes së tij dhe, e dyta (kjo ishte ndoshta kryesorja), sepse donim, gjakonim fort, që Eva, qoftë edhe në ëndërrimet tona, të ishte e të gjithëve e jo vetëm “e tij”.

    – “Dëgjo, Agush! – më thoshte. – E kapim! E shtrijmë! Ia heqim fundin, bluzën, jelekun, ato poshtë… Pastaj, hajt bir! Nji herë unë, mandej ti…” – shkoqiste planin e tij sekret. Mua veç që s’më binte tavani përmbi. – “A je n’mend, Daj Mel?! Ç’flet kështu? Si s’të vjen turp!… Eva është e mirë. Pastaj, a e di ti se na përjashtojnë alaminut prej shkolle?!” “Pun’ e madhe! Shkinë është ajo! Cop’, po se po! S’i përton asaj pune! Mos u bon budall! Ta shfrytëzojm’ rastin…”.

                 Nuk e di a e kishte seriozisht apo bënte shaka. Ai dinte të tallej shpeshherë me ne pa e vënë buzën në gaz. Aq më shumë që ishte i vetmi mes nesh, që kishte përvojë “erotike”. Thoshte se e kishte shtrirë në arë Desen e Dalip xhambazit. Po, po, ke ara me grurë vardar në Llagjë, verën që shkoi. “Nuk hyn krejt… Vetëm maja” – na mashtronte daj’ Mela. Kurse ne i bënim sytë dollap.

    Gati për çdo ditë ma përsëriste të njëjtën gjë Meliu. – “Un’ për ty e kam, se un’ e kam provu’…” – thoshte, duke dashur të më joshte. – “Jo, Daj’ Mel, jo… Hatrin ta kam, por shok për kët’ punë s’më ke!…”.

                Por, do ti, që atë që s’e bëri kokëkrisuri Daj’ Melë, e bëra unë i turpshmi i dynjasë. Një pasdite vonë, fund marsi, kur tisi i hollë i muzgut lëshohej ngadalë mbi qytet dhe kur Eva po bëhej gati ta mbyllte bibliotekën në orën gjashtë, sipas orarit, në sallë nuk kishte mbetur askush pos meje, që isha lexuesi më i rregullt i Bibliotekës dhe fansi më i madh i asaj, bibliotekares.

                Në sallën gjysmë të errët të leximit, nën tisin nanuritës të buzëmbrëmjes, vetëm unë e ajo dhe askush tjetër! Daj’ Mela kishte ikur më herët, sepse e kishte nënën të sëmurë. Të tjerët, sikush në punë të vet… Mungonte Daj’ Mela, “mësuesi” im i parë i dashurisë, por fjalët e tij ende më ushtonin në vesh: “E kapim! E shtrijmë… E zhveshim… Ia bëjmë at’ punë… Vetëm maja. Hiç më shumë!…”.

                 Në orën shtatë ishte autobusi i fundit për në fshat.

                Tundimi për ta prekur Evën, qoftë vetëm pak, me majat e gishtërinjve, ishte bërë i papërballueshëm. Kështu, kur ajo kaloi pranë për të mbledhur librat e mbetur sipër tavolinave me shpinë kah vendi im i përhershëm në fund të sallës, unë zgjata dorën kinse pas librave, ngadalë, lehtë, derisa hasa në diçka jo edhe aq të fortë sa ç’e kisha menduar, por të rrumbullakët. Për herë të parë në jetë prekja trupin e një femre: mollaqet e saj.

                Nuk di në ishte epsh, tekë a vetëm kërshëri ajo që bëra, por e di se ishte një nga ato veprimet e marra që njeriu i bën në një çast të ligë pa dëshirën e tij.

                …?!

                Eva u kthye kah unë, më buzëqeshi dhe më ra lehtë në faqe me pëllëmbë; në faqen e bërë prush, ku sapo kishte mbirë pushi i parë. “Rri urtë! Je ende i vogël… Merru me librat!… Mirë?… Mos më shtyj të të paraqes në drejtori… Ose t’i them tët vëllai” – shtoi pas pak dhe u largua për te këndi i saj.

                Nuk e di si dola nga salla dhe u sula drejt stacionit të autobusëve, që ndodhej jo larg nga aty, në qendër të qytetit. Në orën shtatë ishte autobusi i fundit për në fshat.

    “Ç’më bëre, daj Melë, ç’më bëre!… Më more në qafë, he nanën! As Drini s’e lan këtë që bëra!” – turfulloja në vete. “Mirë që s’më pa njeri se do të vdisja në vend nga turpi. Po sikur?… Po sikur!…” – hamendësoja duke menduar kallëzimin në drejtorinë e Gjimnazit apo te kujdestari i klasës.

                Por, Eva nuk më kallëzoi në drejtori. Nuk më denoncoi te “direktori”, “shvaleri” i saj, e as te kujdestari i klasës, që ishte im vëlla. Eva shpirtmirë e zemërbardhë, me buzët e trasha si çerep, për të cilat daj’ Mela vdiste që t’i puthte njëherë, ma fali gabimin. Dhe nuk e bëri mall…

                Po të isha sjellë ashtu me Nurijen, do të fluturoja nga shkolla “si kufer”. Dhe dyert e bibliotekës s’do t’i kisha parë më kurrë me sy.    

                Një javë nuk shkova në bibliotekë. Dy. Tri. Ndoshta një muaj. Pastaj vazhdova përsëri aventurën time të leximit. Hamleti. Don Kishoti. Xha Gorio. Si u kalit çeliku. Afërdita. Jeta e re. Sytë që shkrepin dashni… Por Evën nuk guxoja ta shihja në sy.

                                                                *

                Kam dëgjuar, më kanë thënë, se pas vitit 1981, kur filloi gjuetia e shtrigave mbi shqiptarët dhe kur “plisbardhët” u shpallën fajtorë për gjithçka në shtetin me siglën YU, Eva, me dorën e saj, i paskësh hedhur në bodrum librat e “shkrimtarëve nacionalistë shqiptarë”, në mesin e të cilëve edhe librat e mi, që ndërkohë isha bërë njëfarë shkrimtari, por unë nuk dua dhe nuk mund ta besoj këtë gjë.

    (Strugë, verë 2010)

    ObserverKult

  • Librat pjesë e Inteligjencës artificiale, arrihet marrëveshja historike prej 1.5 mld dollarësh

    Librat pjesë e Inteligjencës artificiale, arrihet marrëveshja historike prej 1.5 mld dollarësh

    FOTO ILUSTRUESE

    SHBA-Anthropic, kompania e inteligjencës artificiale, do të paguajë 1.5 miliardë dollarë për të zgjidhur një padi kolektive të ngritur nga botuesit dhe autorët e librave. Marrëveshja i lejon Anthropic të shmangë gjyqin për pretendimet se ka shkelur të drejtat e autorit duke shkarkuar miliona libra pa leje dhe duke ruajtur kopje dixhitale të tyre. Kompania nuk do të pranojë shkelje.
    Zgjidhja është e para e këtij lloji në epokën e inteligjencës artificiale dhe rikuperimi më i madh i të drejtave të autorit në histori. Sipas kushteve të marrëveshjes, Anthropic do të paguajë rreth 3,000 dollarë për libër, me rreth 500,000 libra që pritet të jenë të pranueshëm. Paratë do të shkojnë në një fond zgjidhjeje nga i cili do t’u paguhen mbajtësve të të drejtave, duke përfshirë botuesit dhe autorët, të cilët pretendojnë pjesën e tyre.
    “Marrëveshja e sotme, nëse miratohet, do të zgjidhë pretendimet e mbetura të paditësve për trashëgiminë. Ne mbetemi të përkushtuar për të zhvilluar sisteme të sigurta të inteligjencës artificiale që i ndihmojnë njerëzit dhe organizatat të zgjerojnë aftësitë e tyre, të përparojnë zbulimet shkencore dhe të zgjidhin probleme komplekse.”-tha Anthropic në një deklaratë.
    Librat njihen si burime të rëndësishme të dhënash – në thelb, miliarda fjalë të lidhura me kujdes së bashku – që nevojiten për të ndërtuar modelet e mëdha gjuhësore të inteligjencës artificiale pas chatbot-eve si Claude i Anthropic dhe rivali i tij kryesor, ChatGPT i OpenAI.

  • Denoncim i prindërve: Turp të quhen libra falas, librat e rinj i mbajnë për miq e shokë – VIDEO

    Denoncim i prindërve: Turp të quhen libra falas, librat e rinj i mbajnë për miq e shokë – VIDEO

    Denoncim i prindërve: “Turp të quhen libra falas – librat e rinj i mbajnë për miq e shokë!”
     
    Përshëndetje Saranda Web,Dua të bëj një denoncim publik për gjendjen e librave që u shpërndahen nxënësve në shkolla. Është turp të përdoret fjala “falas”, kur në të vërtetë këto libra nuk shërbejnë për të edukuar brezin e ri, por për ta ç’ edukuar.
     

     
     
    Libra të grisur, pa kopertina, me fjalë fyese të shkruara brenda, nuk mund të konsiderohen mjete mësimore. Si mund të mësojë një nxënës me libra të tillë? Prindërit ndihen të detyruar t’i marrin këto libra të përdorur, ndërsa do të ishte shumë më e drejtë që ata që kanë mundësi t’i blejnë vetë, ndërsa librat e rinj t’u jepen vetëm atyre familjeve që nuk kanë mundësi ekonomike. Mos i mundoni prindërit dhe fëmijët me libra të padenjë për shkollim. Turp!
     
    Një tjetër prind shkruan:“Jam një prind, kam tre fëmijë në shkollën ‘9 Tetori’. Dy më të mëdhenjt morën librat sot dhe ishin në gjendje skandaloze: të grisura, të zhgarravitura. Librat e rinj i mbajtën për miq e shokë…”
     
    Website Saranda Web
    Facebook Saranda Web
    Instagram saranda.web
    Youtube sarandaweb
    Tiktok saranda.web
    Pinterest sarandaweb
    in sarandaweb

  • Viti i ri shkollor në Kosovë nis me kosto shtesë, 80 eurot e Qeverisë nuk mbulojnë shpenzimet

    Viti i ri shkollor në Kosovë nis me kosto shtesë, 80 eurot e Qeverisë nuk mbulojnë shpenzimet

    Në të gjitha shkollat në Kosovë sot nisi viti i ri shkollor 2025-2026. Ndërkohë, ka vazhduar procesi për subvencionimin e teksteve shkollore dhe materialeve. Por, çmim prej 80 nuk ka mjaftuar për blerjen e të gjithë librave.  Në Kosovë ka nisur viti i ri shkollor. Mirëpo, shumë nxënës e kanë pritur ditën e parë të shkollës pa arritur t’i sigurojnë të gjitha librat dhe materialet mësimore.Arsyeja është se procesi i subvencionimit përmes platformës e-Kosova ende nuk ka përfunduar dhe prindërit janë të detyruar të mbulojnë nga xhepi një pjesë të shpenzimeve.Qeveria e Kosovës ka ndarë 80 euro për çdo nxënës të arsimit parauniversitar, por prindërit thonë se kjo shumë nuk është e mjaftueshme, pasi çmimet e librave kanë kaluar këtë vlerë.“Vetëm për librat e klasës së shtatë më shkuan mbi 120 euro. Subvencioni prej 80 eurove nuk mbulon të gjitha shpenzimet, ndërsa pjesën tjetër jemi të detyruar ta paguajmë vetë”, tha një prind në Prishtinë.Të ngjashme janë ankesat edhe në qytete të tjera. Sipas tyre, përveç librave, familjet duhet të sigurojnë edhe fletore, mjete pune dhe uniforma, gjë që e rrit barrën financiare.Nga ana tjetër, Ministria e Arsimit ka bërë të ditur se procesi i subvencionimit është në vazhdim dhe se të gjithë prindërit do të kompensohen sipas aplikimeve në platformën elektronike.Ministrja në detyrë e Arsimit, Arbërie Nagavci, në urimin e saj, ka thënë se sot nis një udhëtim i dijës, i mbushur me sfida dhe mundësi të reja për të gjithë nxënësit, mësuesit dhe prindërit.Në një postim në Facebook ka shkruar se ky është momenti kur fëmijët kthehen me buzëqeshje në bankat shkollore, të etur për të mësuar, për t’u rritur dhe për të realizuar ëndrrat e tyre.“Arsimi është çelësi për një të ardhme më të ndritur dhe të qëndrueshme për vendin tonë. Andaj, të gjithë së bashku duhet të krijojmë një ambient mbështetës dhe frymëzues, ku çdo nxënës të ndihet i vlerësuar dhe i motivuar për të arritur më të mirën. Uroj që ta nisni këtë vit shkollor me energji pozitive, përkushtim dhe shpresë, duke besuar fort në fuqinë e dijes suaj”.Ministrja në detyrë ka thënë se janë realizuar obligimet ligjore nga dikasteri që ajo drejton, për të nisur vitin e ri shkollor.Ajo ka thënë se po vazhdon subvencionimi për tekstet shkollore, duke theksuar se është bërë pagesa për mbi 80 për qind e prindërve që kanë blerë librat për fëmijët e tyre.“Unë kam parë disa reagime, më shumë të personave politikë. Ne i kemi raportet nga terreni, i kemi ndarë nga 80 euro për çka mjaftojnë për librat dhe fletoret e punës. Vlen të përmendet se edhe në vendet më të zhvilluara, tekstet bazë përdoren për vite radhazi”.Nagavci ka shtuar se sivjet i gjithë procesi për blerjen e librave ka qenë shumë i lehtëAjo ka treguar se janë mbi 190 mijë aplikime që janë bërë dhe 90 për qind e tyre janë konfirmuar. Ka theksuar se rreth 3000 aplikime nuk janë pranuar për arsye të ndryshme.Edhe Ymer Ymeri, nënkryetari i SBASHK-ut, ka thënë se gjithçka është gati për fillimin e vitit të ri shkollor 2025/2026.Ai ka pohuar se mësimdhënësit janë të gjithë të gatshëm për të pritur nxënësit e tyre në bankat shkollore.I njëjti shtoi se probleme mund të ketë në disa shkolla të vendit, të cilat janë në rinovim e sipër.“Sa i përket kuadrit arsimor, personeli arsimor është i gatshëm dhe ka filluar punën për përgatitjen e vitit shkollor që nga data 18 gusht. Gjatë këtyre dy javëve, sa kanë qenë nëpër shkolla, kanë bërë të gjitha përgatitjet e duhura për fillimin e vitit të ri shkollor. Ndërsa sa i përket aspekteve të tjera teknike, përgatitjeve të shkollave dhe të tjera, mund të themi se pjesa më e madhe e objekteve të shkollave janë të përfunduara. Disa shkolla janë në procedura renovimi dhe ato, sipas gjitha gjasave, nuk do të mund të fillojnë me kohë. Këto do të duhej të nisin punimet më herët; disa punime fillojnë nga ministria e disa nga komunat”.Ymeri shtoi se telashe, sipas SBASHK-ut, do të ketë me furnizimin me libra shkollorë për nxënësit.Ai është kritik për metodën që Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit është duke praktikuar, duke i bërë prindërit të blejnë vetë librat dhe më pas duke bërë subvencionimin e tyre.“Mendojmë se telashe do të ketë për librat shkollorë. Edhe këtë vit ministria ka zgjedhur një formë të gabuar për furnizimin me libra. Mendojmë dhe qëndrojmë se librat do të duhej të bliheshin nga ministria dhe të shpërndaheshin nëpër shkolla, që ditën e hënë të gjithë nxënësit të pajisen me libra. Vitin e kaluar deri në fund të shtatorit ka zgjatur procesi derisa nxënësit u pajisën me libra; presim që edhe këtë vit të jetë i njëjti problem”.Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka uruar të gjithë nxënësit, mësimdhënësit me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor.Në një mesazh të publikuar në rrjetet sociale ajo thekson rëndësinë e këtij momenti si një fillim i ri, i mbushur me mundësi për zhvillim, dije dhe sukses.“1 Shtatori gjithmonë sjell me vete frymën e një fillimi të ri, ku secili nxënës, mësues dhe prind ka mundësinë ta shkruajë histori të suksesit. Le të hyjmë në këtë vit shkollor me kurajo, me besim dhe me respekt për njëri-tjetrin,” ka shkruar Osmani.Ajo ka bërë thirrje që nxënësit të mos ndalojnë së pyeturi e kërkuari, ndërsa mësuesit të mos kursejnë nga angazhimi për përgatitjen e brezave të ardhshëm.Javën e kaluar  Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit ka treguar se deri tani përmes platformës e-kosova, janë pranuar gjithsej 183.226 mijë aplikime për furnizim me tekste shkollore dhe materiale mësimore.MAShTI beri me dijekanë filluar pagesat e para ku janë ekzekutuar 9.634.000,00 euro për 120.425 aplikues.“Procesi i aplikimit mbetet i hapur, me qëllim që të sigurohet përfshirja e të gjithë nxënësve, në mënyrë që asnjë nxënës të mos mbetet pa tekste shkollore dhe materiale mësimore për vitin shkollor në vijim”. Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.

  • Dashuri, tatuazhe dhe plagë të vjetra: Jacqueline Wilson flet hapur

    Dashuri, tatuazhe dhe plagë të vjetra: Jacqueline Wilson flet hapur

    Jacqueline Wilson ka shkruar për më shumë se pesë dekada dhe ka botuar qindra libra. Ajo e përshkruan romanin e saj të ri, “Picture Imperfect”, vazhdimin për të rritur të “The Illustrated Mum”, si “gjënë më të lehtë dhe më të vështirë” që ka shkruar ndonjëherë.

    Botuar në vitin 1999, “The Illustrated Mum” tregon historinë e dy motrave, Dolphin dhe Star, që përpiqen të përballojnë nënën e tyre të paqëndrueshme dhe plot tatuazhe, Marigold, çrregullimi bipolar i së cilës kërcënon ta shkatërrojë familjen e tyre.

    Vazhdimi fokusohet te Dolphin, tashmë 33 vjeçe, ende duke u kujdesur për nënën e saj dhe e pakënaqur me jetën, duke jetuar në një dhomë me qira dhe duke punuar në një sallon tatuazhesh.

    “E kishte të lehtë sepse e kam dashur shumë atë libër,” thotë Wilson.

    “Por ishte e vështirë sepse njerëzit kanë idetë e tyre për atë që mund t’u ketë ndodhur personazheve. Disa donin që Marigold të ishte shëruar, që Dolphin të kishte një karrierë të shkëlqyer, që Star të ishte motra e madhe perfekte, por jeta reale nuk funksionon gjithmonë kështu, dhe unë gjithmonë kam dashur që librat e mi të jenë të vërtetë ndaj jetës.”

    E vërteta, edhe kur është e pakëndshme, ka qenë gjithmonë shenja dalluese e Wilson-it. Nga “Tracy Beaker” te “Dustbin Baby” dhe “The Illustrated Mum”, ajo ka shkruar për familje të çrregullta, sëmundje mendore, varfëri dhe reziliencën e fëmijëve që përballen me këto gjëra.

    Autorja shumë e dashur, e cila u nderua me titullin “Dame” në vitin 2008, pranon se gjithmonë ka ndier një dashuri të veçantë për “The Illustrated Mum” dhe e konsideron atë “një nga librat e saj të preferuar”.

    “Është i dhimbshëm në disa aspekte, por mora aq shumë letra nga fëmijë që më thoshin: ‘është tamam si mamaja ose babai im’,” thotë ajo.

    “Kohët e fundit në një koncert, një grua më përqafoi dhe më tha ‘faleminderit që më ndihmove të përballoj nënën time’ dhe kjo pothuajse më bëri të qaj. Të mendosh që një libër mund të ketë rëndësi pas kaq shumë vitesh, kjo është arsyeja pse doja t’i rikthehesha personazheve.”

    Jetët e tre grave janë zhvilluar në mënyra si të pritshme ashtu edhe të dhimbshme, Marigold ende nuk arrin të marrë rregullisht medikamentet ose të stabilizohet. Star është bërë mjeke dhe jeton në Edinburg, e shkëputur nga problemet mendore të Marigold-it.

    Ndërsa Dolphin, për të cilën Wilson ndjen më shumë empati, është “ajo tek e cila gjithmonë drejtohen të gjithë, ajo që i mban gjërat bashkë kur Marigold hyn në situata të çuditshme”.

    “Është e kujdesshme, por edhe e mërzitur, ka vështirësi në marrëdhënie dhe nuk ndihet e plotësuar,” shpjegon ajo. “Në këtë libër, doja t’i jepja mundësi në dashuri dhe në punë, në mënyrë që të kuptonte çfarë dëshiron vërtet.”

    Kur “The Illustrated Mum” u botua për herë të parë, Wilson u paralajmërua se një skenë, kur Marigold lyen veten me bojë të bardhë toksike për të fshehur tatuazhet, mund të ishte “shumë e rëndë” për fëmijët.

    “Më thanë që ishte e frikshme, ndoshta tepër,” kujton Wilson. “Por mendova: jo, ajo skenë ishte momenti që do ta shtynte Dolphin të kërkonte ndihmë. Duhej të ishte aty, dhe për fat, ia dola.”

    Wilson këmbëngul që nuk ka pendesa për temat e vështira në librat e saj, megjithëse ka pasur kritika herë pas here që e akuzonin se e kalonte cakun.

    Ajo qesh kur kujton një ankesë nga një nënë e zemëruar që e akuzoi se i kishte prishur vajzës fëmijërinë, sepse njëri nga librat e saj nënkuptonte që fëmijët 11-vjeçarë nuk besonin më te Babagjyshi.

    “Ti s’mund t’i kënaqësh të gjithë,” thotë ajo duke qeshur.

    Megjithatë, për gjithë guximin në temat që trajton, ajo është e qartë për kufijtë që nuk i kalon. Ajo e pranon se të rinjtë sot janë të ekspozuar ndaj shumë më tepër gjërash sesa në vitet 1990 apo 2000, me tema si mizogjinia, abuzimi online dhe kultura “incel” që depërtojnë deri në klasat e shkollës.

    Por sipas saj, këto realitete më të errëta i përkasin letërsisë për të rritur, jo asaj për fëmijë.

    “Nëse do të trajtoja diçka aq shqetësuese si fenomeni incel në një libër për fëmijë, do të ishte vetëm e nënkuptuar,” shpjegon ajo. “Me libra për të rritur, mund të shkruash më lirshëm. Me fëmijët, duhet të jesh i sinqertë, por pa i mbingarkuar.”

    Wilson thekson se “Picture Imperfect” nuk është libër vetë-ndihme.

    “Nuk po them: ‘nëse je si Dolphin, ja çfarë duhet të bësh’, por doja të tregoja realitetin e të qenit fëmijë i një prindi me sëmundje mendore.

    “Shpesh njëri prej vëllezërve apo motrave mban gjithë barrën, ndonjëherë e ndjen si detyrim, ndonjëherë me hidhërim. Nuk ka përgjigje të thjeshta.”

    Autorja ka njohur vetë papërsosmëritë e jetës. Pasi u martua në moshë të re, ajo flet hapur për mospërputhjen me ish-bashkëshortin dhe vitet e vetmisë që pasuan.

    “Mbaj mend një ditë kur martesa sapo më ishte prishur, kaldaja ishte gati të merrte flakë, s’kisha asgjë për të ngrënë në frigorifer dhe u zgjova herët për të bërë katër vizita në shkolla. Një mësuese më tha që më kishte zili për jetën time glamuroze dhe mendova: ‘Ah, sikur ta dije’.”

    Për 23 vitet e fundit, 79-vjeçarja ka qenë në një marrëdhënie të lumtur me një grua, dhe vitin e kaluar tha se ishte “e lumtur” që konsiderohej si ikonë gay.

    Një nga temat më prekëse në “Picture Imperfect” është përpjekja e Dolphin për të kuptuar dashurinë. Wilson thotë se dikur ishte cinike për atë që ndjehet si dashuri, por kjo ndryshoi kur takoi partneren e saj aktuale.

    “Mendoja se ndjenja e madhe e dashurisë ishte një mit, por kur fillova të dilja me partneren time, ndjeva me të vërtetë flutura në stomak, dhe kjo ishte e mrekullueshme.”

    Duke qenë se tatuazhet janë pjesë qendrore si të karakterit të Marigold-it, ashtu edhe të karrierës së Dolphin-it, Wilson pyetet nëse do të bënte ndonjëherë tatuazh vetë.

    Ajo qesh. “Mendova ndoshta një delfin të vogël do të ishte mënyrë e bukur për të reklamuar librin, por lëkura ime është shumë e brishtë, ndoshta do bëj vetëm një me henna.”

    Vitin e kaluar, Wilson publikoi romanin e saj të parë për të rritur, “Think Again”, vazhdim i serisë “Girls”. Ai u bë debutimi për të rritur më i shitur në format të fortë në vitin 2024.

    Ajo thotë se e shijon lirinë që vjen me letërsinë për të rritur. “Në librat për fëmijë, nuk mund të shkosh shumë larg, nuk do t’i frikësosh apo mërzitësh fëmijët me detaje të rënda. Me librat për të rritur, mund të shkruash gjithçka që ndjen si të vërtetë, është si të marrësh dy herë nga e njëjta qershi, dhe ndihem me fat për këtë.”

    Wilson është e rezervuar, por lë të kuptohet se ka shkruar tashmë 30,000 fjalë nga një tjetër vazhdim./BBC/KultPlus.com

  • Shpërndahen librat falas, nxënësit marrin tekstet në shkolla, procesi zgjat deri në 7 shtator

    Shpërndahen librat falas, nxënësit marrin tekstet në shkolla, procesi zgjat deri në 7 shtator

    Maria, nxënëse e klasës së katërt, ka shkuar pranë ambjenteve të shkollës për tu pajisur me librat e vitit të ri shkollor.

    Entuziazmi nuk mungon as te më të vegjëlit. Për nxënësit e klasës së parë, marrja e librave është një moment që ata do ta mbajnë mend shumë gjatë.
    Për nxënësit e klasave të 4 deri 9 librat janë rivlerësuar pas dorëzimit, teksa prindërit thonë se gjendja e tyre është mjaft e mirë.

    Procesi i shpërndarjes do të vazhdojë deri në datën 7 shtator, një ditë para nisjes së vitit të ri shkollor, për të garantuar pajisjen e plotë me tekste.
    Të paktën 236 mijë nxënës pritet të përfitojnë nga ky program I cili përfshin nxënësit e klasave të arsimit fillor dhe gjithashtu për 16 kategori nxënësish të cilët janë në gjimnaze.
    /vizionplus.tv