Policia e Krujës, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve në DVP Tiranë, ka finalizuar operacionin policor të koduar “Transporter”.
Si rezultat i operacionit, u arrestua shtetasi kosovar Libiran Çollaku 43 vjeç, banues në Kosovë, i cili u kap në flagrancë duke transportuar me automjet 23 kg e 65 gramë lëndë të dyshuar narkotike kanabis. Sipas burimeve policore, droga dyshohej se do të trafikohej drejt Kosovës.
Ndërhyrja u krye në vendin e quajtur “Ura e Stafukës”, në fshatin Larushk, ku shërbimet e Policisë ndaluan automjetin tip “Skoda” të drejtuar Libiran Çollaku. Gjatë kontrollit të mjetit u gjetën disa pako të mbushura me lëndë narkotike, të cilat u sekuestruan së bashku me automjetin, në cilësinë e provës materiale.
Hetimet vijojnë për dokumentimin e plotë të aktivitetit kriminal dhe identifikimin e personave të tjerë që mund të jenë të përfshirë në këtë rrjet trafikimi.
Tag: libiran
-

EMRI/ Po transportonte 23.6 kg kanabis drejt Kosovës, arrestohet 43-vjeçari