“Fatos Nano ishte dhe mbetet figura më tipike e politikanit liberal, që i mungon shumë sot politikës shqiptare”.
Kështu u shpreh ish-ministri i Jashtëm Paskal Milo, i ftuar në studion e “Terminal”.
“Karakteristikat e tij si një politikan liberal nganjëherë shkonin edhe përtej kufijve që mund t’i lejonin rrethanat shqiptare. Ishte për nga kultura, formimi dhe karakteri tejkalonte intelektualin modern liberal”, theksoi Milo.
“Politika shqiptare ka humbur një model të politikës së shëndetshme europiane”, shtoi më tej Paskal Milo.
Ai kujtoi se ka bashkëpunuar ngushtë me Fatos Nanon kur ndërhyrja e ndërkombëtareve ka qenë e madhe kur Shqipëria po kalonte kohë të vështira.
“Duhej patjetër të koordinoheshim me ndërkombëtarët dhe ministri i Jashtëm shërbente edhe si ndërmjetësues. Kjo më dha shansin në atë kohë që ta kisha bashkëpunimin gati të përditshëm. E njihte politikën e jashtme, kishte nuhatje dhe kuptonte mirë pozicionin e tjetrit. Ai nuk përulej kollaj ndaj të huajve dhe nuk ishte “Yes man”. E shfaqte bindjen e tij me autoritet me argumente dhe këmbëngulte për të arritur objektivat që i kishte vënë vetes. Me të huajt jo gjithnjë arrinte mirëkuptim, pasi të huajt atëherë kërkonin që qeveria shqiptare të mos ishte kaq e pavarur në vendimmarrje. Nano nuk mund ta pranonte diçka të tillë dhe unë kam qenë dëshmitar kur ai ballazi ka kundërshtuar autoritetet ndërkombëtare, qofshin këto edhe amerikane”, tha Milo.
Tag: liberal
-

“Fatos Nano nuk përulej ndaj ndërkombëtarëve”, Milo: Mbante qëndrime dinjitoze
-

“Ringriti shtetin e gjunjëzuar”- tha Gjiknuri për ndarjen nga jeta të ish-presidentit
Deputeti Damian Gjiknuri ka reaguar në lidhje me shuarjen e Fatos Nanos.
Në një postim në Facebook, Gjiknuri shkuan se me modelin e tij liberal Nano udhëhoqi Partinë Socialiste dhe në tërësi të majtën shqiptare, duke e kthyer në një forcë politike të shëndetshme, moderne e progresiste
Postimi i plotë:Me modelin e tij liberal, udhëhoqi Partinë Socialiste dhe në tërësi të majtën shqiptare, duke e kthyer në një forcë politike të shëndetshme, moderne e progresiste. Si kreu i qeverisë, Fatos Nano drejtoi vendin në momente të vështira, kur duhej ringritur shteti i gjunjëzuar në të gjitha hallkat e tij. Njeriu i betejave dhe vendimeve të forta ashtu sikurse i kompromiseve dhe marrëveshjeve si mjeti më efektiv i të bërit politikë.
Ngushëllime të sinqerta familjes, miqve dhe dashamirësve!
-

Ndarja nga jeta e Fatos Nanos, Presidenti Begaj: Do të mbahet mend si lideri liberal dhe reformator
Presidenti Bajram Begaj ka shprehur ngushëllimet për ndarjen nga jeta të ish-kryeministrit Fatos Nano.
Begaj, me anë të një postimi në rrjetet sociale, shprehet se Nano do të mbahet mend si lideri liberal dhe reformatorLexo edhe :Related Posts
Reagimi i Presidentit Begaj;Me hidhërim të thellë mësova ndarjen nga jeta të Fatos Nanos, liderit socialist dhe të tranzicionit të Shqipërisë në vitet ‘90 dhe 2000.
Fatos Nano do të mbahet mend si lideri liberal dhe reformator.
Ngushëllimet i shkojnë familjes, si dhe miqve e dashamirësve të shumtë të tij.
I paharruar!
/vizionplus.tv -

Ndarja nga jeta e Fatos Nanos, ish-presidenti Bamir Topi: Një politikan liberal dhe komunikues modern në politikë
Ish-presidenti Bamir Topi ka shprehur ngushëllime për ndarjen nga jeta të themeluesit të Partisë Socialiste Fatos Nano ditën e sotme.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Topi shkruan se Nano ishte qytetarë liberal dhe komunikues si në politikë ashtu edhe në shoqëri.
‘Nano ishte një politikan qytetar liberal dhe komunikues modern në politikë e në shoqëri. Sjellja tij politike me kundërshtarët politikë ishte plot predispozicion për dialog e kompromis.
Personalisht i jam mirënjohës pasi tejkaloi pozicionin e tij politik për të më votuar si president i Republikës duke mënjanuar krizën politike e kushtetuese. U prehtë në paqen e përjetshme’, shkruan Bamir Topi. -

Putin nga Samiti i BRICS: Ekopa e globalizmit liberal ka marrë fund
Presidenti rus Vladimir Putin deklaroi se epoka e globalizmit liberal është tashmë e tejkaluar dhe se e ardhmja i përket ekonomive në zhvillim të shpejtë. Në një fjalim drejtuar liderëve të vendeve të grupit BRICS, ai theksoi nevojën për të forcuar përdorimin e monedhave kombëtare në transaksionet tregtare ndërmjet këtyre vendeve.
Putin foli në Samitin e BRICS që po mbahet në Rio de Janeiro përmes video-konference, pasi nuk mund të udhëtonte për shkak të një urdhri arresti ndërkombëtar të lëshuar nga Gjykata Penale Ndërkombëtare, ku ai akuzohet për krime lufte në Ukrainë.
“Të gjitha treguesit flasin për faktin se modeli i globalizmit liberal po bëhet i tejkaluar. Qendra e aktivitetit ekonomik po zhvendoset drejt tregjeve në zhvillim,” tha Putin.
Ai u bëri thirrje vendeve anëtare të BRICS të shtojnë bashkëpunimin në fusha si burimet natyrore, zinxhirët e furnizimit dhe sektori financiar, duke e konsideruar këtë si rrugën drejt një arkitekture të re ekonomike botërore që nuk varet më nga sistemi perëndimor. -

Trump po i plotësohet dëshira? Një liberal në krye të Kanadasë, çfarë deklaroi kreu i Shtëpisë së Bardhë
I pyetur për zgjedhjet federale në Kanada, presidenti amerikan Donald Trump nuk ka dhënë një deklaratë të drejtpërdrejtë pas projeksioneve të CBC News që parashikojnë një fitore të liberalëve dhe emërimin e mundshëm të Mark Carney si kryeministër.
Megjithatë, komentet e tij të muajit të kaluar në Fox News hedhin dritë mbi preferencat e tij të mundshme.
“Do të preferoja të merresha me një liberal sesa me një konservator. Mendoj se është më e lehtë të merresh me një liberal, në fakt”, tha Trump gjatë intervistës.
Pavarësisht kësaj deklarate, Trump theksoi se nuk i interesonte vërtet se kush fiton në Kanada, duke mbajtur një qëndrim zyrtarisht neutral.
Kjo qasje mund të jetë pjesë e strategjisë së tij për të shmangur përfshirjen direkte në politikën e brendshme të aleatëve ndërkombëtarë, ndërsa ruan një ton të hapur për bashkëpunim me çfarëdo qeverie që formohet në Otava.
Nëse Mark Carney zyrtarisht bëhet kryeministër, ai do të përballet me sfidën e vendosjes së një marrëdhënie të qëndrueshme dhe efektive me administratën Trump, e cila pritet të ketë ndikim të madh në çështje ekonomike, tregtare dhe të sigurisë kufitare.Top Channel
-

Trup po i plotësohet dëshira? Një liberal në krye të Kanadasë, çfarë deklaroi kreu i Shtëpisë së Bardhë