Ish-presidenti francez, Nicolas Sarkozy, është shpallur fajtor për konspiracion kriminal në një çështje që lidhet me marrjen e miliona eurove fonde të paligjshme nga ish-udhëheqësi libanez, Muammar Gaddafi.
Gjykata kriminale e Parisit e ka shfajësuar Sarkozy-n për të gjitha akuzat e tjera, përfshirë korrupsionin pasiv dhe financimin e paligjshëm të fushatës zgjedhore.
Më herët, Prokuroria e akuzonte ish-presidentin se kishte përdorur paratë e Gaddafit për të financuar fushatën e tij zgjedhore në vitin 2007, në këmbim të premtimeve për të ndihmuar udhëheqësin libanez të përmirësonte imazhin e tij në vendet perëndimore.
Gaddafi dhe SarkozySarkozy, 70 vjeç, i ka mohuar vazhdimisht akuzat duke i cilësuar ato si politike.
Hetimi për këtë rast nisi në vitin 2013, dy vjet pasi Saif al-Islam Gaddafi, djali i udhëheqësit libanez, e akuzoi për marrjen e miliona eurove nga babai i tij për fushatë.
Në vitin 2014, biznesmeni libanez Ziad Takieddine, i cili për një kohë të gjatë vepronte si ndërmjetës mes Francës dhe Lindjes së Mesme, deklaroi se kishte prova të shkruara që fushata e Sarkozy-t ishte financuar “me bollëk” nga Tripoli, dhe se pagesat prej 50 milionë eurosh vazhduan edhe pas marrjes së presidencës.
Edhe bashkëshortja e tij, Carla Bruni-Sarkozy, u akuzua vitin e kaluar për fshehje të provave të lidhura me këtë çështje dhe bashkëpunim me të tjerë për kryerjen e mashtrimit, të cilat ajo i mohon.
Që nga humbja e zgjedhjeve në 2012, Sarkozy ka qenë objekt i disa hetimeve penale.
Tag: libanez
-

“Tronditet” Franca! Sarkozy shpallet fajtor për konspiracion kriminal me paratë e Gaddafit
-

Presidenti libanez përjashton normalizimin e marrëdhënieve me Izraelin
Presidenti libanez Joseph Aoun përjashtoi të premten mundësinë e normalizimit të marrëdhënieve midis vendit të tij dhe Izraelit, ndërsa shprehu gatishmëri për një marrëdhënie paqësore me fqinjin e tij jugor, i cili ende zë pjesë të Libanit jugor.
“Çështja e normalizimit… aktualisht nuk është pjesë e politikës së jashtme libaneze”, tha Aoun në një reagim të parë zyrtar ndaj Ministrit të Jashtëm izraelit Gideon Saar që shprehu interes për normalizimin e marrëdhënieve me Libanin dhe Sirinë javën e kaluar.
Disa palestinezë janë vrarë duke u përpjekur të sigurojnë ushqim në enklavë që kur Fondacioni Humanitar i Gazës, i cili është kontrovers, filloi operacionet në fund të majit.Në përgjithësi, Izraeli ka vrarë gati 57,800 palestinezë në Gaza që nga tetori i vitit 2023. Bombardimet e pandërprera kanë shkatërruar enklavën dhe kanë çuar në mungesë ushqimi dhe përhapje të sëmundjeve./ Al Arabia English
-

“Mos guxo se të fshimë”, Izraeli kërcënon Hezbollahun: Mos u përfshini
Mes konflikti me Iranin, Izraeli vazhdon të mbajë nën kontroll situatën ne Gaza, e madje lëshoi paralajmërime edhe ndaj Hezbollahut në Liban.
Ministri izraelit i Mbrojtjes, Israel Katz e paralajmëroi grupin libanez të jetë i kujdesshëm, duke shtuar se vendit i tij i është sosur durimi ndaj “terroristëve” që e kërcënojnë.
Israel Katz: Udhëheqësi i Hezbollahut duket nuk paska nxjerrë mësime nga paraardhësit e tij dhe tani po kërcënon të veprojë kundër Izraelit. Unë sugjeroj që përfaqësuesi libanez të jetë i kujdesshëm dhe të kuptojë se nëse ka terror, nuk do të ketë Hezbollah.
Me komentet e tij, Katz iu referua ish-kreut të Hezbollahut, Hassan Nasrallah, i cili u vra nga Izraeli shtatorin e kaluar. Lideri aktual, Naim Qassemi, tha një ditë më parë se grupi i drejtuar prej tij do të veprojë si ta vlerësojë më mirë, në dritë të asaj që e quajti “agresion brutal izraelito-amerikan” kundër Iranit.
Megithatë, në një deklaratë tjetër të bërë javën e kaluar, Hezbollahu nuk bëri ndonjë zotim të qartë lidhur me bashkimin me Iranin në konfliktin kundër Izraelit.
Ky grup libanez bën pjesë në të ashtuquajturin “Bosht i Rezistencës” – një rrjet i bashkëpunëtorëve rajonalë të Iranit, ku përfshihen grupe milicie, por edhe Hamasi, grupi palestinez i shpallur organizatë terroriste nga SHBA-ja dhe BE-ja.Top Channel
-

Armëpushimi Izrael-Hezbollah në Liban, zyrtarët libanez: Kemi çmontuar 90% të infrastrukturës së grupit pro-iranian
Ushtria libaneze ka përfunduar çmontimin e “më shumë se 90%” të infrastrukturës ushtarake të Hezbollahut në jug të vendit, pranë kufirit me Izraelin, tha sot një zyrtar libanez për AFP.
“Ne kemi përfunduar çmontimin e më shumë se 90% të infrastrukturës së Hezbollahut në jug të lumit Litani”, i cili është pothuajse 30 kilometra larg kufirit izraelit, tha zyrtari i sigurisë, i cili kërkoi të mos identifikohej.
Marrëveshja e armëpushimit midis Izraelit dhe Hezbollahut të Libanit parashikon çmontimin e infrastrukturës së Hezbollahut.
Disa ditë më parë, presidenti libanez i kërkoi SHBA-së dhe Francës, garantuesit e armëpushimit mes Izraelit dhe organizatës pro-iraniane Hezbollah që të udhëzojnë forcat izraelitë të ndalojnë sulmet në territorin libanez.
Top Channel
-
Presidenti libanez thirrje SHBA-së dhe Francës: Izraeli të ndalojë sulmet në Bejrut
Presidenti libanez, Joseph Aoun, kërkoi nga Shtetet e Bashkuara dhe Franca, si garantues të marrëveshjes së armëpushimit mes Izraelit dhe Hezbollahut, që të ushtrojnë presion mbi Izraelin për të ndaluar menjëherë sulmet ajrore, pas një goditjeje izraelite në sektorin jugor të Bejrutit.
Në një deklaratë të tij, presidenti Aoun dënoi sulmin e Izraelit dhe theksoi se SHBA dhe Franca duhet të mbajnë përgjegjësinë dhe të sigurojnë që Izraeli të ndalojë agresionin.
Ai paralajmëroi se veprimet e Izraelit për të minuar stabilitetin do të përshkallëzojnë tensionet dhe do të rrezikojnë sigurinë dhe stabilitetin e rajonit.
Sulmi i Izraelit u përqendrua në një depo të Hezbollahut në Bejrut, ku besohej se mbaheshin raketa precize që përbënin kërcënim për sigurinë e shtetit izraelit. Ushtria izraelite goditi magazinën pas një urdhri të kryeministrit Benjamin Netanyahu dhe ministrit të Mbrojtjes, Yoav Katz. Një shpërthim i fuqishëm goditi ndërtesën në sektorin jugor të Bejrutit, menjëherë pas një njoftimi për evakuimin e banorëve nga zona.