Tag: lezhës

  • Ndërron jetë një i dënuar në burgun e Lezhës, ja çfarë dihet deri tani

    Ndërron jetë një i dënuar në burgun e Lezhës, ja çfarë dihet deri tani

    Një i dënuar në burgun e Lezhës ka ndërruar jetë mëngjesin e kësaj të mërkure. Viktima është identifikuar si A.H., 36 vjeç, i cili vuante masën mjekësore “mjekim i detyruar” që nga data 27 nëntor 2021, në zbatim të një vendimi gjyqësor.
    I ndjeri ndodhej në dhomën nr. 3, kati i parë, godina nr. 5 të institucionit, dhe ishte i diagnostikuar me epilepsi, çrregullim të sjelljes dhe prapambetje mendore.
    Sipas dosjes, A.H. ishte arrestuar në vitin 2014 për veprën penale të “Plagosjes së rëndë”.

  • EMRI/ Ndërron jetë i burgosuri në burgun e Lezhës

    EMRI/ Ndërron jetë i burgosuri në burgun e Lezhës

    Një i dënuar në burgun e Lezhës ka ndërruar jetë. Sipas burgjeve, është konstatuar pa puls i dënuari Allush Hysa, 36 vjeç.

    I dënuari ndodhej në dhomën nr. 3, kati i parë, godina nr. 5 dhe vuante masën mjekësore “mjekim i detyruar”, që nga data 27.11.2021, në zbatim të vendimit gjyqësor.

    Ai ishte i diagnostikuar me epilepsi, çrregullim të sjelljes dhe prapambetje mendore.

    Referuar dosjes, Hysa ishte arrestuar në 2014 për veprën penale të “Plagosjes së rëndë”.

  • Makina përplas motoçikleten në dalje të Lezhës, plagoset drejtuesi

    Makina përplas motoçikleten në dalje të Lezhës, plagoset drejtuesi

    Një aksident rrugor është regjistruar mbremjen e sotme në superstradën Lezhë–Milot, në dalje të qytetit të Lezhës.

    Një automjet ka përplasur një motoçikletë dhe si pasojë ka mbetur i plagosur drejtuesi i motorit.
    I dëmtuari është dërguar menjëherë në urgjencën e spitalit të Lezhës, ku po merr ndihmën mjekësore. Fatmirësisht, ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
    Shkaqet e aksidentit nuk janë ende të qarta, ndërsa në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë Rrugore, të cilat kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

    Top Channel

  • Aksident i rëndë në vend/ Automjeti humb kontrollin dhe përplaset me një motoçikletë (Detajet)

    Aksident i rëndë në vend/ Automjeti humb kontrollin dhe përplaset me një motoçikletë (Detajet)

    Një aksident rrugor është regjistruar mbremjen e së hënës në superstradën Lezhë–Milot, në dalje të qytetit të Lezhës.
    Një automjet ka përplasur një motoçikletë dhe si pasojë ka mbetur i plagosur drejtuesi i motorit. I dëmtuari është dërguar menjëherë në urgjencën e spitalit të Lezhës, ku po merr ndihmën mjekësore. Fatmirësisht, ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
    Shkaqet e aksidentit nuk janë ende të qarta, ndërsa në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë Rrugore, të cilat kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes

  • Policia e Lezhës kontrolle për nivelin e zhurmave në zonën turistike të Shëngjinit (Video)

    Policia e Lezhës kontrolle për nivelin e zhurmave në zonën turistike të Shëngjinit (Video)

    Në vijim të masave sensibilizuese, janë organizuar disa takime informuese me persona fizikë, të cilët në veprimtaritë e tyre gjenerojnë zhurma nga muzika, kryesisht në zonat turistike.Ka nisur gjithashtu zbatimi i detyrave të parashikuara në Planin e Masave për garantimin e sigurisë publike gjatë sezonit turistik veror. Strukturat e sigurisë publike të Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë, në bashkëpunim me ato të Komisariatit të Policisë Lezhë, gjatë ditëve të fundit, sipas hartëzimit të zonave me ndotje akustike, kanë organizuar grupe kontrolli në terren.Në kuadër të këtyre kontrolleve, janë testuar me matës të zhurmës disa ambiente dhe subjekte, të hapura dhe të mbyllura, në zonën turistike të Shëngjinit, për verifikimin e respektimit të nivelit kufi të lejuar të zhurmës, të përcaktuar në Ligjin nr. 9774, datë 12.07.2007, “Për administrimin e zhurmës në mjedis”, i ndryshuar.Matjet e realizuara, sipas kushteve të përcaktuara në procedurën standarde për këtë qëllim, kanë rezultuar brenda kufijve të lejuar.Krahas matjes së nivelit të zhurmës, strukturat përgjegjëse kanë ushtruar kontrolle edhe për respektimin e orarit të lejuar për muzikën në ambiente të hapura, në zona apo qendra të banuara, i cili është nga ora 11:00 deri në orën 24:00.Policia e Lezhës mbetet e angazhuar dhe e vendosur për të garantuar një mjedis të qetë dhe të sigurt për banorët dhe vizitorët.

  • Policia e Lezhës kontrolle për nivelin e zhurmave në zonën turistike të Shëngjinit

    Policia e Lezhës kontrolle për nivelin e zhurmave në zonën turistike të Shëngjinit

    Zhurmat nga muzika në zonat turistike kanë qenë në fokus të kontrolleve të policisë së Lezhës këtë fundjavë.

    Policia njofton se, në vijim të masave sensibilizuese, janë organizuar disa takime informuese me persona fizikë, të cilët në veprimtaritë e tyre gjenerojnë zhurma nga muzika, kryesisht në zonat turistike.

    Ka nisur gjithashtu zbatimi i detyrave të parashikuara në Planin e Masave për garantimin e sigurisë publike gjatë sezonit turistik veror. Strukturat e sigurisë publike të Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë, në bashkëpunim me ato të Komisariatit të Policisë Lezhë, gjatë ditëve të fundit, sipas hartëzimit të zonave me ndotje akustike, kanë organizuar grupe kontrolli në terren.

    Në kuadër të këtyre kontrolleve, janë testuar me matës të zhurmës disa ambiente dhe subjekte, të hapura dhe të mbyllura, në zonën turistike të Shëngjinit, për verifikimin e respektimit të nivelit kufi të lejuar të zhurmës, të përcaktuar në Ligjin nr. 9774, datë 12.07.2007, “Për administrimin e zhurmës në mjedis”, i ndryshuar.

    Matjet e realizuara, sipas kushteve të përcaktuara në procedurën standarde për këtë qëllim, kanë rezultuar brenda kufijve të lejuar.

    Krahas matjes së nivelit të zhurmës, strukturat përgjegjëse kanë ushtruar kontrolle edhe për respektimin e orarit të lejuar për muzikën në ambiente të hapura, në zona apo qendra të banuara, i cili është nga ora 11:00 deri në orën 24:00.

    Policia e Lezhës mbetet e angazhuar dhe e vendosur për të garantuar një mjedis të qetë dhe të sigurt për banorët dhe vizitorët.

  • VIDEO/ Efektivët nuk ndaluan në vendin e aksidentit, Policia e Lezhës: Po transportonin një të arrestuar

    VIDEO/ Efektivët nuk ndaluan në vendin e aksidentit, Policia e Lezhës: Po transportonin një të arrestuar

    Policia e Lezhës ka reaguar lidhur me pamjet që u bënë virale ditën e djeshme në media, ku një automjet me efektivë Policie kaloi pranë dhe qetë qetë një aksidenti dhe nuk ndaluan për t’u interesuar mbi të aksidentuarin.

    Sipas bluve të Lezhës, në ato momentet efektivët kanë qenë duke shoqëruar një shtetas të paraburgosur, me masë sigurie “arrest në burg”, drejt burgut të Shënkollit.

    Autoritetet policore thonë se ndalimi i mjetit të shërbimit gjatë transportit të personave të arrestuar nuk lejohet për arsye sigurie, përveç rasteve kur ndalohet në ambientet e burgut ose në strukturat përkatëse të Policisë, siç parashikohet nga legjislacioni në fuqi.

    Kujtojmë se të premten, në aksin rrugor “Milot–Lezhë”, në afërsi të zonës së njohur si “Ishulli Lezhë”, një automjet tip “Mercedes Benz”, ngjyrë e zezë, teksa po tentonte të kthehej nga e djathta në të majtë të rrugës, përplasi një motor. Si pasojë e aksidentit ka mbetur i plagosur drejtuesi i motorit, ku siç shihet edhe në videon e mëposhtme, kalimtarë të rastësishëm dhe vetë drejtuesi i makinës ndaluan për t’i dhënë ndihmën e parë.

    Por, teksa ndalojnë qytetarët, të njëjtën gjë nuk e bën Polici. Një makinë policie, që ndodhej shumë pranë vendit të ngjarjes, kaloi ngadalë fare afër personit të shtrirë në rrugë, pa ndaluar dhe pa marrë asnjë masë për të verifikuar çfarë kishte ndodhur.

    Autoritetet policore thonë se drejtuesi motorit që mbeti i plagosur, shtetasi E. K., është transportuar drejt spitalit të Traumës në Tiranë për ndihmë mjekësore më të specializuar dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

    KOMUNIKATA E POLICISË SË LEZHËS

    Sqarim i Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë

    Në lidhje me një video të publikuar në rrjetet sociale, ku shfaqet një automjet policie që kalon pranë një aksidenti rrugor pa ndaluar, në funksion të informimit të saktë të opinionit publik, sqarojmë se:

    Automjeti i Policisë që shfaqet në video është i Patrullës së Përgjithshme të Komisariatit të Policisë Lezhë, i cili ishte në përmbushje të një detyre zyrtare, duke shoqëruar një shtetas të paraburgosur, me masë sigurie “arrest në burg”, drejt Institucionit të Ekzekutimit të Vendimeve Penale në Shënkoll, Lezhë.

    Sipas përcaktimeve të “Manualit për trajtimin e personave të shoqëruar, ndaluar dhe arrestuar në ambientet e Policisë”, ndalimi i mjetit të shërbimit gjatë transportit të personave të arrestuar nuk lejohet për arsye sigurie, përveç rasteve kur ndalohet në ambientet e burgut ose në strukturat përkatëse të Policisë, siç parashikohet nga legjislacioni në fuqi.

    Përsa i përket aksidentit rrugor, sqarojmë se në vendin e ngjarjes kanë shkuar shërbimet e Policisë Rrugore, të cilat janë njoftuar nga Patrulla e Përgjithshme që po transportonte të paraburgosurin drejt IEVP Shënkoll, Lezhë.

    Gjithashtu, sqarojmë se drejtuesi i motomjetit, shtetasi E. K., i dëmtuar gjatë aksidentit rrugor të ndodhur në aksin rrugor “Milot–Lezhë”, në afërsi të zonës së njohur si “Ishulli Lezhë”, u transportua në Spitalin e Traumës, në Tiranë, për ndihmë mjekësore më të specializuar dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

    Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë garanton opinionin publik se vepron me transparencë, përgjegjësi dhe profesionalizëm, në funksion të zbatimit të ligjit dhe ofrimit të një shërbimi cilësor për qytetarët.

     

  • Rama prezanton skuadrën fituese të Lezhës për Shqipërinë 2030 në BE

    Rama prezanton skuadrën fituese të Lezhës për Shqipërinë 2030 në BE

    Kryeministri Edi Rama prezantoi sot skuadrën fituese të qarkut Lezhë në zgjedhjet e 11 majit, për Shqipërinë 2030 në Bashkimin Evropian.
    Përmes një videoje në rrjetet sociale kreu i qeverisë, renditi mandatet respektive për secilin deputet.

    Në zgjedhjet parlamentare të 11 majit, Partia Socialiste në qarkun e Lezhës mori tre deputetë.
    Deputetët e PS në qarkun LezhëUlsi Manja, mandati 4Admir Kadeli, mandati 1Ermal Pacaj, mandati 1

  • Ben Blushi në darkën e Pjerin Ndreut si në një Kuvend Lezhe

    Ben Blushi në darkën e Pjerin Ndreut si në një Kuvend Lezhe

    Nga Ben Blushi-
    KUVENDI I LEZHËS

    Disa ditë më parë mora pjesë në një mbrëmje shumë të çuditshme për të cilën nuk isha i përgatitur.
    E dija se në darkën që kishte shtruar Pjerin Ndreu, Kryetari i Bashkisë së Lezhës, ishin të ftuar disa miq nga Kosova dhe Maqedonia por nuk e kisha menduar se aty do gjeja më shumë se 50 burra të qeshur që dukej sikur ishin mbledhur për të festuar një ngjarje që unë nuk e dija.
    Pjerin Ndreun e kam njohur prej vitesh dhe që kur e njoh më ka surprizuar tre herë.
    Herën e parë kur fitoi si Kryetar i Bashkisë së Lezhës, megjithëse është nga Puka.
    Hera e dytë ishte dy vjet më parë, kur organizoi prezantimin e romanit tim Komploti dhe më habiti se kishte lexuar çdo libër që kisha shkruar.
    Hera e tretë ishte të shtunën, kur me elegancën e një diplomati detyroi 50 burra të mbajnë secili nga një fjalim patriotik, përfshi edhe mua që jam një dollibash i turpshëm dhe pa kurajo.
    Darka e Pjerinit ishte një tubim ku merrnin pjesë politikanë, kryetarë bashkish, deputetë, ministra, ish kryeministra, ish kryetarë kuvendi, ambasadorë, biznesmenë, shkrimtarë, piktorë, këngëtarë, sportistë, botues dhe historianë.
    Dukej si një parlament panshqiptar që e drejtonin me rradhë Pjerin Ndreu dhe Ramiz Lladrovci ndihmësi  i tij i palodhur nga Kosova.
    Me pak fjalë aty nuk mungonte asnjeri që mund t’i bënte mirë punëve të kombit dhe mungonin të gjithë ata që mund ti bëjnë keq.
    Ajo që më pëlqeu më shumë ishte se aty ishin të gjithë besimtarë, po nuk kishte asnjë hoxhë dhe asnjë prift.
    Nuk kishte nevojë për ndërmjetës se të gjithë besojnë te Shqipëria.
    E treguar në këtë mënyrë duket sikur në darkën e Lezhës u themelua një shoqëri masonike ku disa burra u betuan të ndryshojnë punët e botës duke u takuar herë pas here me një gotë verë në dorë.
    Deri diku është e vërtetë. Me ndryshimin e vetëm që aty nuk u fol për punët e botës por për punët e shqiptarëve të Shqipërisë, Kosovës, Maqedonisë dhe Malit të Zi.
    Tema e darkës ishte e thjeshtë: shqiptarët nuk kanë jetuar kurrë më mirë, nuk kanë qenë kurrë më të integruar, më të respektuar, më të fortë, më të lirë dhe më të pasur se ç’janë sot.
    Por a mund të jenë edhe më mirë se kaq?
    Sigurisht.
    I ndezur nga atmosfera e sofrës dhe i pickuar nga Pjerini që e përdorte mikrofonin si shkop, unë i pyeta miqtë kosovarë se pse nuk bashkohen me ne.
    Shqipëria e sotme është një vend i bukur që ka mundur me sukses armiqtë e vet kryesorë.
    Grindjet e brendshme.
    Egërsinë ndaj natyrës.
    Administratën komuniste.
    Paragjykimin e të huajve.
    Jam i bindur se asnjë vend tjetër ish komunist nuk ka arrritur dot më shumë se ne në tridhjetëvë vitet e fundit.
    Kosova është një demokraci e re, Shqipëria është një demoktaci me det.
    Shqipëria ka shumë male, shumë fusha, shumë lumenj, shumë miq dhe gjithmonë e më pak armiq.
    Shqipërisë nuk i mungon asgjë përvec një gjëje : Kosova
    Kosova është e vetmja pjesë që i mungon mozaikut të mrekullueshëm të Shqipërisë për t’u bërë i madh.
    Ja kjo ishte arsyeja e kuvendit që thirri Pjerin Ndreu.
    Si ta bëjmë Shqipërinë një vend të madh dhe Kosovën një demokraci me det.

  • PD ‘dështon’ në Kolegjin Zgjedhor/ Nuk ka zgjedhje të reja në Lezhë, Kukës e Gjirokastër

    PD ‘dështon’ në Kolegjin Zgjedhor/ Nuk ka zgjedhje të reja në Lezhë, Kukës e Gjirokastër

    Kolegji Zgjedhor certifikoi rezultatin në qarkun e Lezhës, Kukësit dhe Gjirokastrës duke lënë në fuqi vendimin e KAS. PD paraqiti një kërkesë sa i takon procesit zgjedhor të 11 majit ku deklaroi se në këtë qark ka pasur tentativa për manipulim votash, përfshirë dhe ato të Diasporës.
    Nga votat e 11 majit në Lezhë, PD siguroi 4 mandate dhe PS siguroi 3 mandate ndërkohë që në Gjirokastër kryesuan ishin socialistët. Kolegji zgjedhor është hallka e fundit ku mund të ankimohet rezultati ndërkohë që qarku i Lezhës dhe Gjirokastrës janë të parat që i kanë të certifikuara zgjedhjet.